Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    As aty, as ketu
    Postime
    15

    Drite... Hije

    Vetem te te shikoja ne drite...


    Rrotullohem ne shtratin e ashper te mendimve. S'kam gjume. Me ka fluturuar. Mori flatrat e nje korbi dhe iku. Per tek ty? S'e di. Ndoshta endet drite hijeve te tua, ndoshta endet perpjekjeve te mija per te te pare ne drite.
    Vetem te te shikoja ne drite doja...
    Nuk e dija qe krahet e deshires mund te sterzgjateshin dhe sterholloheshin aq ethshem dhe te arrinin atje ne skajin tjeter deri tek ty.Nuk di se si arrija here here te te mbertheja me gishtat e lodhur dhe te te nxirrja ne drite. Te mbaja atje shtrenguar,.... te shikoja,.. Ishte bukur. Aspak perfekte. Pa emer... vec ndjesi turbulluese, dhimbese, kerkuese,.... kerkuese,...kerkuese, tejzgjatese,...pakzgjatese. E cuditeshme.... e cuditeshme... e cuditeshme, aspak perfekte!
    Por krahet lodheshin nga sterzgjatja dhe sterhollimi dhe ti i shpetoje gishtave te endrres dhe prap me fshiheshe ne hije. Dhe krahet vareshin pajete deri ne momentin tjeter kur ti prap vezulloje diku aty ne dritehijet e tua. Atehere fillonte sterzgjatja e sterhollimi i ethshem. Gishtat kerkonin midis dritehijeve te tua perseri, te te kapnin dhe nxirrnin ne drite dhe une te shikoja. Pamje aspak perfekte por E VERTETE!
    E pse doja te te shikoja valle? Perse te doja ne drite? A ka ndonje lidhje instiktive midis ethes njerezore per te kerkuar te verteten dhe mazokizmit shpirteror? Pse nuk na gjen shpirti rehat me genjeshtrat e kendeshme por duam patjeter te dime te verteten edhe pse ajo pothuajse gjithmone vret? Genjeshtra eshte hije lozonjare dhe e verteta drite e eger.
    Por krahet nuk kane tru.... Ato kane vetem deshire instiktive zgjatje dhe gishtat kane vetem deshire instiktive mberthimi dhe terheqje drejt drites ku syte plotesojne deshiren instiktive te te kundruarit.
    Sa here jam tejzgjatur nuk e di...Sa shume jam lodhur nuk e di dhe nuk di saktesisht nese kam vdekur akoma apo jo.
    Vetem te te shikoja ne drite doja!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Izabel : 21-05-2005 mė 10:01

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    As aty, as ketu
    Postime
    15
    zbulesa



    .....Ata nuk mbuluan trupin me gjethet atehere, por shpirtin... Ajo qe hengren nuk ishte aspak frut nga nje peme molle, por nga nje peme teper e cuditeshme me nje emer shume te gjate e te nderlikuar.... Pema e hipokrizimashtrimgeneshterligesise. Ishte fruti, pikerisht ai qe helmoi dhe shemtoi ne infinit shpirtrat e tyre pastaj moren me vrap gjethet nga e njejta peme dhe i mbuluan ato....Asaj pemes,ia ndruan emrin ne "Pema e Dijes" dhe asnjehere asgjekundi nuk eshte thene se cila ishte pikerisht dija qe iu mesoi. Ja kjo ishte! Arti i te mbuluarit.
    Sa yje jane shuar valle qe atehere ne qiell dhe sa ujra jane leshuar nga qielli ne toke.... Koha ka rrjedhur dhe gjethet e pemeve me te cilat ato atehere u mbuluan tashme kane marre tjeter dukje.....Ata kane harruar tashme trajtat dhe format e shpirti te tyre. Nuk shohin me kurre ne te, dhe nuk arrijne me kurre te shohin ne te tjetrit. Cdo sekonde qe kalon, nuk ndryshon asgje vec se ngre ne nje shkalle me te larte "shkencen e arte" te mbulimit. Teknologjia dhe shkenca, te gjitha kerkimet dhe zbulimet,behen per nje qellim te vetem final. Gjithsekush perpiqet te gjeje ngjyrat qe i duken me te bukura dhe aromat me hireplote per tu mbuluar.Te gjithe e tregojne pastaj ashtu te mbuluar pas gustos se tyre me mburrje dhe i thone njeri tjetrit : "Ja shikoni shpirtin tim te zbuluar" Nocioni ne origjinal, humbi. Pemes se atehereshme, me dashje ia harruan emrin, dhe thane qe ishte nje peme e zakonshme molle.Dhe per gjethet thane qe ishin gjethe te zakonshme fiku. Askush nuk e permend me emrin e saj te cuditeshem. Askush nuk do qe te kujtoi ate qe hengri. Secili eshte i bindur ne nje bindje idiote qe nuk ka kafshuar kurre nga ajo peme dhe qe kurre nuk eshte mbuluar nga ato gjethe... qe ate e hengri nje tjeter njeri, nga nje tjeter dege e nje tjeter fisi, qe ky nuk i perket.Thelle vetedijes se tyre e dine mire qe jane ata dhe qe jane ashtu, por asnjehere nuk shohin me aty.
    Dhe keshtu udhetojne nga lindja ne vdekje, qeniet mjerane, duke mos bere gje tjeter por vetem duke u mbuluar, duke u mbuluar, duke u mbuluar...... Dhe ska se si ndryshe.... Po te zbulosh nje qoshe nga ajo gjeja e harruar aty brenda, shqyhen syte dhe dhe njerezit largohen me vrap. Nese ndonje qenie e marre tenton te kthehet ne origjinen e lakuriqte, shihet me tmerr dhe akuzohet qe ai pikerisht eshte i mbuluar dhe te gjithe te mbuluarit e tjere jane te zbuluar.Origjina e harruar i tmerron. E mohojne si qenie te llojit te tyre ate qe e shohin lakuriq. Ai nuk i perket atyre.... Ndoshta eshte nje lloj kafshe, ose nje lloj alieni... ose as qe ekziston, por i eshte fanitur ashtu atyre dhe shpejtojne ta harrojne... ta harrojnem ta perzene nga kujtesa e tyre qe i kujton origjinen, ate qe kan fshehur aty brenda prej shekujsh dhe qe e mbajne te pazbuluar sipas nje pakti te fshehte me vetveten dhe te tjeret. Ndonjehere i fluturon nga subkoshienca ne koshience ajo ideja e vagellt e emrit te pemes dhe e asaj cka ndodhi atehere dhe menjehere kthejne syte nga ata qe kane prane dhe pepiqen te gjejne shenjat dhe gjurmet e gjetheve te asaj pemes, te vulosura ne shpirt. Vetem tek tjetri mund te shihen... Ata nuk i perkasin asaj dege te atij fisi.... Tek vetja e tyre nuk ka shenja. Nuk e shihni sa te zbumbuluar qe e kane?
    Vdekjen nuk e kane frike sepse do ikin nga kjo bote, nga e cila kurre nuk kane qene te kenaqur. E kane frike vetem per nje gje te vetme. Sepse shpirti i tyre do iu ngelet i zbuluar do detyrohen ta shohin ate per te cilin gjithe jeten e tyre u perpoqen ta mbulojne dhe ta harrojne.
    Dhe keshtu udhetojne... udhetojne... udhetojne.. nga lindja tek vdekja...
    Ato kishin mbuluar shpirtin... ato kishim mbuluar shpirtin.... kjo paska qene.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    As aty, as ketu
    Postime
    15
    Nxehtesi thithese

    ...mund edhe te mos shkelja fare aty.Mund edhe te anashkaloja dhe te rrija e paster, por nuk e di cfare ndjesie me thoshte nga brenda qe duhet ta provoja edhe une si gjithe te tjeret. Sa me shume afrohesha aq me shume mendoja qe te kaloja anash, por kembet nje force e verber e padukeshme pa emer dhe ngjyre, i shtynte per atje. Dhe pastaj instiktivisht si sonambul, hiqja kepucet dhe pervishja pantallonat deri ne gju, duke psheretire "Eh, gje qe duhet bere eshte, beje tani",.. dhe fusja kembet qetesisht dhe pa emocion ne baltovine. Qenka ngrohte! Balta me prek shputat dhe rreshqet embel mbi lekuren e kembeve.. vazhdoj te hedh... nje hap, dy hapa... Ndjej penetrimin e bute perkedheles ne mes te gishterinjve.Mmhhhh... hedh hapat me kujdes,...prekje lekurezhveshur. Ti je aty matane dhe me buzeqesh... "Po te pres" me thua dhe une vazhdoj hedh kembet ngjitur e shqitur ritmikisht mbi balte. Nuk shoh fare cfare ka nen te, vetem ndjej prekjen perkedhelese ne lekure. Ngrohtesia e pulpave clirohet mbi te dhe duket sikur nuk do qe te mi leshoje kembet por mi thith dhe mi thith dhe mi thith ne brendesi. Hedh hapat.. edhe nje ,.. edhe nje... edhe nje....Mbi balten, mbi veten dhe ja aty tutje je ti qe me pret... Dhe pak dhe arrita... Ishte kendshem, lakuriqesisht e prekur... Me jep doren pas hapave te fundit dhe me terheq drejt vetes.
    "Ishte kendshem... te shkoj ta provoj prap? " " Jo, a nuk e sheh si e shkrive nen ngrohtesine tende?Nuk duhet as te marresh dhe as te japesh. Prishet struktura"
    Pastaj ujrat e harreses lajne.Perseri e mbathur gjendem ne te ngjashmin vend... Perseri ndjesia e anashkalimit dhe forca e verber qe shtyn kembet per atje.....

  4. #4
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    (shume e vecante izabel...shkruan rralle e per mall...)


    Rrefimi i baltes


    Kembet e saja nisen te fundoseshin mes trupit tim te ngrohte…Ia ndjeja gishterinjte e kembeve t’i fergellonin dridhurazi nen kenaqesine e ndjesise se paprovuar qe i vinte nga kontakti me trupin tim…imagjinoja qe ato gishterinj ishin puthur pak me pare ndoshta nga dikush hija e te cilit binte shpesh mbi mua per vite me rradhe…Nje hap…dy..tri…dhe sa me shume qe ecte ajo zhytej cuditerisht e qeshur mes trupit tim te erret…duke bere qe ngrohtesia ime te depertonte lekuren e saj…te ngrihej lart…neper pulpat e bardha…kofshet e hijshme…dhe te ndalonte fillimisht aty…mes tyre…Cudi….sa cudi ! Tek une zakonisht vizitoret e shumte jane te ngrysura…te trembura..te detyruara te me vizitojne…madje disa prej tyre akoma jane ketu mes amorfitetit tim te erret…edhe me te ngrysura se sa kur rishtaz zhyten kembet mes meje…Kurse kjo…ishte aq ndryshe…aq e ndryshme nga te gjitha… E zhytur deri ne mes ajo ngazellonte e tera dhe cuditerisht buzeqeshte me veshtrimin drejt atij qe e priste tej meje…ne anen tjeter…”Dil tani…mjaft u perbalte!”, vinte zeri i atij pertej meje. “ Te lutem, te rri edhe pak…me pelqen…ndjej ngrohtesi te paprovuar me pare…!”, pothuajse ciceronte ajo. “Mire , rri…” kish folur ai qe gjate tere kohes vazhdonte te na mbulonte me hijen e tij…
    Ndersa ajo vazhdonte te lodronte mes meje , ndjeja se pak nga pak ngrohtesine joshese po ma merrte trupi i saj…dhe…dhe…ndjeja ftohte…cuditerisht ftohte…
    E zhveshur e tera lakuriq ajo lodronte…zhytej…ferkonte copeza nga te mijat pas gjinjve te saj te vegjel majat e te cilave forcoheshin dhe rriteshin nga ngrohtesia ime…nga kontakti me masen time te erret…Po ndjehesha e pafuqishme perballe saj…nuk mund te ndaloja as penetrimin e trupit te saj mes meje dhe as depertimin e ngrohtesise sime brenda nenlekures se saj..Tashme nuk isha me balte…dhe as ajo nuk ishte me ajo…ishim perzjere bashke ne nje mase pa emer…por jo pa ngjyre…ndoshta edhe ngjyra ishte pa emer…
    Ndersa ajo ishte zhytur deri ne gjoks ndjeva qe bashke me ftohjen te me perfshinte edhe mendimi se me ne fund edhe ajo do mbetej mes meje si te tjerat…ose ne rastin me te mire..do dilte perseri nga une por ndryshe.. me copeza te mija jo vetem mbi trupin , por edhe nen lekuren e saj…Kjo gje do me ngushellonte pa mase…
    Por…jo..jo…ne nje cast ajo ia beri me dore atij qe rrinte pertej meje duke i thene :” Erdha shpirt…dola!”. Doli prej meje aq e ngrohte duke me lene totalisht te akullt…
    Nderkohe nje shi qe qiejt e leshuan ndoshta me urdherin e atij qe rrinte pertej meje shplau si me magji copezat e mija qe zbukuronin aq perbalteshem lakuriqesine e saj…Rrekete e ujit nisen te rikthenin copezat e trupit tim drejt meje e bashke me to edhe ngrohtesine time…ndersa ajo iu hodh ne qafe magjistarit te saj duke
    i thene : “Oh sa mire ishte…me pelqeu…me dehu ajo ngrohtesi…dhe sa mire qe ishe edhe ti ketu…perndryshe ose do zhytesha pergjithmone aty…ose…ose…do dilja rrugeve e perbaltur pa shiun tend…”…
    Kisha mbetur e pafjale nga gjithshka ndodhi ate pasdite…por u ndjeva e dermuar dhe e plakur kur era e buzembremjes me solli prane fjalet qe ajo i kish peshperitur atij aq embelsisht…:”Do vime perseri…bashke!”…
    Te me ngaterronin valle me nje pishine ?



    ( me fal qe nderhyva ne temen tende ...por shpresoj te mos ia prish bukurine...)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga whisper : 14-08-2005 mė 19:56
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    As aty, as ketu
    Postime
    15
    Bukur whisper, .... Faleminderit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •