Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    pershendetje,
    urime per inisiativen. Une s'do aplikoj per medalje ketu, desha vetem te shpreh mendimin tim rreth muzikes shqiptare, vecanerisht me nje profesionist si figura juaj.

    Une jam nje shqiptar ne USA dhe merrem me muzike (jazz). Me pelqejne shume kenget popullore shqiptare. Jane me te vertete nje thesar i mrekullueshem i Shqiperise. Tiparet e muzikes shqiptare ne fakt kane nje perdorim shume te gjere ne muziken boterore etnike tip ethnic-jazz/world fusion. Jam habitur jashte mase duke pare mjaft ansamble te ndryshem te huaj qe perdorin motive popullore shqiptare ne kompozimet e tyre. Per mua kjo eshte e vetmja rryme muzikore qe vleresoj jashte mase.

    Persa i perket kenges se lehte, kam shume respekt per punen tuaj me kete lloj muzike. Qe kur kam qene i vogel kam degjuar me gjithe qejf kenget tuaj. Jam i rritur me to dhe jane nje pjese e pandare e jetes time. Ju falenderoj nga zemra per kontributin tuaj ne kujtimet e mija te te kaluares.

    Megjithate, nuk e di pse kam krijuar mendimin qe muzika e lehte shqiptare gjithmone ka vuajtur nga perkufizimet dhe politiken e kohes. Gjate komunizmit, cdo gje u krijua ne menyre te tille qe te mos kishte ngjyra te thella perendimore. Ritmet ishin shume te prapambetura, instrumentat, dhe stili muzikor i kengetareve gjithashtu. Edhe pse, orkestrat dhe muzikantet impenjoheshin me te vertete per te orkestruar pjeset me te mire me gjithe kufizimet e percaktuara nga regjimi, dhe mungesen e paisjeve moderne. Afatet e shkurtra dhe puna e gjate dukeshin qe ndikonin negativisht perdrejt prezantimin e materialit ne skene. (Tani, mund te gabohem ketu, une nuk i di te gjitha detajet se c'ndodhte pasi kam qene i vogel, por me sa kam pare degjuar dhe aresyetuar me vete). Megjithate, me gjithe problemet e medha muzika shqiptare beri perpara dhe arriti sukses.

    Pas renies se komunizmit, muzika e lehte me duket se mori per dreq. (mos me thuaj qe jam komunist :-) se ska lidhje kjo qe po them) Te gjithe filluan te kopjojne kenge te huaja dhe stile muzikore te huaja. Ne te njejten kohe asnje ne shqiperi dukej se merrte vesh nga standartet e muzikes perendimore. Prandaj ato kenget e viteve te para 90 duken fare qesharake. Pak me vone, duket qe kompozitoret shqiptare sikur ja moren dores kenges tip pop/world/ a ku di une dhe kenget tani sjane dhe aq keq nga ana melodike dhe harmonike. Edhe ato ritmet e bera me kompjuter hahen. Cfare nuk hahet fare tani eshte shkaterrimi i profesionalizmit te muzikanteve. Te gjithe bejne incizime, perdorin shume efekte dixhitale, dhe imitojne ne vend qe ti bien ose te kendojne drejtperdrejt. Kete gje me duket sikur e bejne tani edhe muzikante te mirefillte, edhe pse jo: te shkruash nje kenge pop do bosh me shume leke se te shkruash nje overture klasike.
    Edhe keta kalamajte e rinj qe bejne sikur kendojne ose free-style kot me kot si rapista e kane pleheruar fare ate qe ka mbetur nga muzika e lehte. Eshte e cuditshme te shohesh ca kenge qe shqipetaret degjojne dhe adhurojne kesaj kohe. Te ishin ketej keta grupat nuk do ti binin dot as me nje lokal birre me ate lloj niveli.

    nejse...ky eshte mendimi im. Une jam marre per disa kohe ketej me muzike, tip jazz - fusion, dhe kam patur rastin te punoj dhe te takoj muzikante virtuoza te njohur ne mbare boten. Gjeja qe me ben pershtypje ketu eshte se niveli i profesionalizmit muzikor eshte jashtezakonisht i larte (pervec atyre plehrave te muzikes commerciale si MTV). Muzikantet punojne shume dhe paguhen jo dhe aq shume. Prandaj shumica edhe merren me ndonje profesion tjeter dhe nuk shesin shume 'pordhe' per muziken e tyre. Ne shqiperi ndodhe e kunderta: kompozitore te mirefillte merren me muzike pop e budalleqe te tjera, dhe rob qe skane idene si te shkrujne nje shkalle muzikore jane ne skenat kombetare duke imituar CDne e tyre qe luhet prapa skene. Shume qesharake. Si cdo gje tjeter ne shqiperi...nesje...po e mbyll ketu...edhe nje here ky eshte mendimi im personal dhe ne asnje menyre nuk po mundohem ti kundervihem ndonje mendimi tjeter ketu.

    gjithe te mirat
    -gjergji
    damn right!....I'm funkier than you!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Gjergji, mė kėnaqe! Bile aq me kompetencė ke shkruar saqė do ta kishin zili edhe ata "studjuesit" dhe muzikologėt tanė!
    Mė shkruaj ma gjatė!
    Tė pėrqafoj shumė
    Agim Doēi

  3. #3
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030

    two thumb up

    pershendes iniciaiven e gjergjit
    way to go man.....
    (only one contradiction even the comercial music rock)
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  4. #4
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Keto postime i ndava dhe i futa ne nje teme me vete, pasi s'kishin te benin me konkursin.
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  5. #5
    Kujtova se e kishin fshire fare kete shkrimin tim keta brigadieret e forumit....nejse...ketu qeka.....per ata qe e kane pare dhe qe spo e kupton cfare ndodhi ketu...kjo ishte nje pergjigje per zotin Agim Doci ne temen e tij.

    zoti Agim,
    Megjithese une e nisa duke kritikuar muziken shqiptare, besoj se edhe kritika eshte e rendesishme. Jam i gezuar qe ju si profesionist e pelqeni kritiken time pasi do te thote se duhet te kete sadopak vlere ne fund te fundit. Le ta perdorim kete teme te forumit per kritike. Do te mundohem te shkruaj me gjere se shpejti. Shpresoj te tjere do te marrin pjese gjithashtu.

    -gjergji
    damn right!....I'm funkier than you!!!

  6. #6
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Kjo eshte nje nga kenget qe u ndalua pas festivalit te 11-te. U be pak a shume kenga simbol e atij festivali. Mund te gjendet edhe ne origjinal ne you tube, kur Lindita Sota ishte vetem 14 vjece.
    Ketu eshte nje version i koheve te fundit.


  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar mė parė nga Gjergji T. Lexo Postimin
    pershendetje,
    urime per inisiativen. Une s'do aplikoj per medalje ketu, desha vetem te shpreh mendimin tim rreth muzikes shqiptare, vecanerisht me nje profesionist si figura juaj.

    Une jam nje shqiptar ne USA dhe merrem me muzike (jazz). Me pelqejne shume kenget popullore shqiptare. Jane me te vertete nje thesar i mrekullueshem i Shqiperise. Tiparet e muzikes shqiptare ne fakt kane nje perdorim shume te gjere ne muziken boterore etnike tip ethnic-jazz/world fusion. Jam habitur jashte mase duke pare mjaft ansamble te ndryshem te huaj qe perdorin motive popullore shqiptare ne kompozimet e tyre. Per mua kjo eshte e vetmja rryme muzikore qe vleresoj jashte mase.

    Persa i perket kenges se lehte, kam shume respekt per punen tuaj me kete lloj muzike. Qe kur kam qene i vogel kam degjuar me gjithe qejf kenget tuaj. Jam i rritur me to dhe jane nje pjese e pandare e jetes time. Ju falenderoj nga zemra per kontributin tuaj ne kujtimet e mija te te kaluares.

    Megjithate, nuk e di pse kam krijuar mendimin qe muzika e lehte shqiptare gjithmone ka vuajtur nga perkufizimet dhe politiken e kohes. Gjate komunizmit, cdo gje u krijua ne menyre te tille qe te mos kishte ngjyra te thella perendimore. Ritmet ishin shume te prapambetura, instrumentat, dhe stili muzikor i kengetareve gjithashtu. Edhe pse, orkestrat dhe muzikantet impenjoheshin me te vertete per te orkestruar pjeset me te mire me gjithe kufizimet e percaktuara nga regjimi, dhe mungesen e paisjeve moderne. Afatet e shkurtra dhe puna e gjate dukeshin qe ndikonin negativisht perdrejt prezantimin e materialit ne skene. (Tani, mund te gabohem ketu, une nuk i di te gjitha detajet se c'ndodhte pasi kam qene i vogel, por me sa kam pare degjuar dhe aresyetuar me vete). Megjithate, me gjithe problemet e medha muzika shqiptare beri perpara dhe arriti sukses.

    Pas renies se komunizmit, muzika e lehte me duket se mori per dreq. (mos me thuaj qe jam komunist :-) se ska lidhje kjo qe po them) Te gjithe filluan te kopjojne kenge te huaja dhe stile muzikore te huaja. Ne te njejten kohe asnje ne shqiperi dukej se merrte vesh nga standartet e muzikes perendimore. Prandaj ato kenget e viteve te para 90 duken fare qesharake. Pak me vone, duket qe kompozitoret shqiptare sikur ja moren dores kenges tip pop/world/ a ku di une dhe kenget tani sjane dhe aq keq nga ana melodike dhe harmonike. Edhe ato ritmet e bera me kompjuter hahen. Cfare nuk hahet fare tani eshte shkaterrimi i profesionalizmit te muzikanteve. Te gjithe bejne incizime, perdorin shume efekte dixhitale, dhe imitojne ne vend qe ti bien ose te kendojne drejtperdrejt. Kete gje me duket sikur e bejne tani edhe muzikante te mirefillte, edhe pse jo: te shkruash nje kenge pop do bosh me shume leke se te shkruash nje overture klasike.
    Edhe keta kalamajte e rinj qe bejne sikur kendojne ose free-style kot me kot si rapista e kane pleheruar fare ate qe ka mbetur nga muzika e lehte. Eshte e cuditshme te shohesh ca kenge qe shqipetaret degjojne dhe adhurojne kesaj kohe. Te ishin ketej keta grupat nuk do ti binin dot as me nje lokal birre me ate lloj niveli.

    nejse...ky eshte mendimi im. Une jam marre per disa kohe ketej me muzike, tip jazz - fusion, dhe kam patur rastin te punoj dhe te takoj muzikante virtuoza te njohur ne mbare boten. Gjeja qe me ben pershtypje ketu eshte se niveli i profesionalizmit muzikor eshte jashtezakonisht i larte (pervec atyre plehrave te muzikes commerciale si MTV). Muzikantet punojne shume dhe paguhen jo dhe aq shume. Prandaj shumica edhe merren me ndonje profesion tjeter dhe nuk shesin shume 'pordhe' per muziken e tyre. Ne shqiperi ndodhe e kunderta: kompozitore te mirefillte merren me muzike pop e budalleqe te tjera, dhe rob qe skane idene si te shkrujne nje shkalle muzikore jane ne skenat kombetare duke imituar CDne e tyre qe luhet prapa skene. Shume qesharake. Si cdo gje tjeter ne shqiperi...nesje...po e mbyll ketu...edhe nje here ky eshte mendimi im personal dhe ne asnje menyre nuk po mundohem ti kundervihem ndonje mendimi tjeter ketu.

    gjithe te mirat
    -gjergji
    ...shum mir e paske pershkru....

  8. #8
    I-Skipitari 2.0 Maska e Deusexmachina
    Anėtarėsuar
    21-02-2010
    Postime
    161
    Mund te quehet "globalizmi i muzikes" si te papam qe ishim rame pre ne trendet e kohes megjithate fjala muzike e ka humbur kuptimin me kohe.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •