pershendetje,
urime per inisiativen. Une s'do aplikoj per medalje ketu, desha vetem te shpreh mendimin tim rreth muzikes shqiptare, vecanerisht me nje profesionist si figura juaj.
Une jam nje shqiptar ne USA dhe merrem me muzike (jazz). Me pelqejne shume kenget popullore shqiptare. Jane me te vertete nje thesar i mrekullueshem i Shqiperise. Tiparet e muzikes shqiptare ne fakt kane nje perdorim shume te gjere ne muziken boterore etnike tip ethnic-jazz/world fusion. Jam habitur jashte mase duke pare mjaft ansamble te ndryshem te huaj qe perdorin motive popullore shqiptare ne kompozimet e tyre. Per mua kjo eshte e vetmja rryme muzikore qe vleresoj jashte mase.
Persa i perket kenges se lehte, kam shume respekt per punen tuaj me kete lloj muzike. Qe kur kam qene i vogel kam degjuar me gjithe qejf kenget tuaj. Jam i rritur me to dhe jane nje pjese e pandare e jetes time. Ju falenderoj nga zemra per kontributin tuaj ne kujtimet e mija te te kaluares.
Megjithate, nuk e di pse kam krijuar mendimin qe muzika e lehte shqiptare gjithmone ka vuajtur nga perkufizimet dhe politiken e kohes. Gjate komunizmit, cdo gje u krijua ne menyre te tille qe te mos kishte ngjyra te thella perendimore. Ritmet ishin shume te prapambetura, instrumentat, dhe stili muzikor i kengetareve gjithashtu. Edhe pse, orkestrat dhe muzikantet impenjoheshin me te vertete per te orkestruar pjeset me te mire me gjithe kufizimet e percaktuara nga regjimi, dhe mungesen e paisjeve moderne. Afatet e shkurtra dhe puna e gjate dukeshin qe ndikonin negativisht perdrejt prezantimin e materialit ne skene. (Tani, mund te gabohem ketu, une nuk i di te gjitha detajet se c'ndodhte pasi kam qene i vogel, por me sa kam pare degjuar dhe aresyetuar me vete). Megjithate, me gjithe problemet e medha muzika shqiptare beri perpara dhe arriti sukses.
Pas renies se komunizmit, muzika e lehte me duket se mori per dreq. (mos me thuaj qe jam komunist :-) se ska lidhje kjo qe po them) Te gjithe filluan te kopjojne kenge te huaja dhe stile muzikore te huaja. Ne te njejten kohe asnje ne shqiperi dukej se merrte vesh nga standartet e muzikes perendimore. Prandaj ato kenget e viteve te para 90 duken fare qesharake. Pak me vone, duket qe kompozitoret shqiptare sikur ja moren dores kenges tip pop/world/ a ku di une dhe kenget tani sjane dhe aq keq nga ana melodike dhe harmonike. Edhe ato ritmet e bera me kompjuter hahen. Cfare nuk hahet fare tani eshte shkaterrimi i profesionalizmit te muzikanteve. Te gjithe bejne incizime, perdorin shume efekte dixhitale, dhe imitojne ne vend qe ti bien ose te kendojne drejtperdrejt. Kete gje me duket sikur e bejne tani edhe muzikante te mirefillte, edhe pse jo: te shkruash nje kenge pop do bosh me shume leke se te shkruash nje overture klasike.
Edhe keta kalamajte e rinj qe bejne sikur kendojne ose free-style kot me kot si rapista e kane pleheruar fare ate qe ka mbetur nga muzika e lehte. Eshte e cuditshme te shohesh ca kenge qe shqipetaret degjojne dhe adhurojne kesaj kohe. Te ishin ketej keta grupat nuk do ti binin dot as me nje lokal birre me ate lloj niveli.
nejse...ky eshte mendimi im. Une jam marre per disa kohe ketej me muzike, tip jazz - fusion, dhe kam patur rastin te punoj dhe te takoj muzikante virtuoza te njohur ne mbare boten. Gjeja qe me ben pershtypje ketu eshte se niveli i profesionalizmit muzikor eshte jashtezakonisht i larte (pervec atyre plehrave te muzikes commerciale si MTV). Muzikantet punojne shume dhe paguhen jo dhe aq shume. Prandaj shumica edhe merren me ndonje profesion tjeter dhe nuk shesin shume 'pordhe' per muziken e tyre. Ne shqiperi ndodhe e kunderta: kompozitore te mirefillte merren me muzike pop e budalleqe te tjera, dhe rob qe skane idene si te shkrujne nje shkalle muzikore jane ne skenat kombetare duke imituar CDne e tyre qe luhet prapa skene. Shume qesharake. Si cdo gje tjeter ne shqiperi...nesje...po e mbyll ketu...edhe nje here ky eshte mendimi im personal dhe ne asnje menyre nuk po mundohem ti kundervihem ndonje mendimi tjeter ketu.
gjithe te mirat
-gjergji
Krijoni Kontakt