Perandorin e Shenjtė Konstandin (306-337) Kisha e quan "Tė barabartė me Apostujt", dhe historianėt e quajnė "i Madh". Ai ishte i biri i Konstandin Klorus (305-306) qė qeveriste tokat e Galisė dhe Britanisė.
Nė kėtė periudhė perandoria e madhe romake ishte ndarė mė dysh nė Perandorinė Perėndimore dhe nė Perandorinė Lindore, nė krye tė tė cilave qėndronin dy perandorė tė pavarur qė ishin bashkė-sundimtarė dhe quheshin "Ēezarė". Nė Perandorinė Perėndimore Romake, babai i Shėn Konstandinit ishte Ēezar. Nėna e Shėn Konstandinit ishte perandoresha Helena e cila ishte e Krishterė.
Konstandini, sundimtari i ardhshėm i tė gjithė Perandorisė Romake, ishte rritur me frymėn e respektit ndaj besimit tė Krishterė. I ati i tij nuk i persekutonte tė Krishterėt nė tokat ku qeveriste. Kjo ishte gjatė asaj kohe kur nė gjithė Perandorinė Romake tė Krishterėt i nėnshtroheshin persekutimit tė egėr nga perandorėt Diokletian (284-305) dhe bashkė-sundimtari i tij nė Lindje Maksimian Galerius (305-311), dhe nga perandori Maksimian Herkuli (284-305) nė Perėndinm.
Pas vdekjes sė Konstandin Klorus nė vitin 306, Konstandini u shpall nga ushtria si perandor i Galisė dhe Britanisė. Urdhri i parė i perandorit tė ri ishte qė t'u falte njerėzve lirinė e tė praktikuarit tė Krishtėrimit nė tokat qė ai kishte nėn kontroll. Perandori pagan Maksimian Galerius nė Lindje dhe tirani i egėr Maksentius nė Perėndim e urrenin Konstandinin dhe po bėnin plane qė ta vrisnin, por Konstandini i mundi ata nė njė seri betejash, duke i mundur kėshtu kundėrshtarėt e tij me ndihmėn e Perėndisė. Ai iu lut Perėndisė qe t'i jepte njė shenjė qė tė mund tė frymėzonte ushtrinė e tij qė tė luftonte me vendosmėri, dhe Perėndia i tregoi Shėnjėn vezulluese tė Kryqit nė qiell tė shoqėruar me fjalėt "Me kėtė Shenjė, pushto."
Kur arriti tė bėhej sundimtari i vetėm i Perandorisė Romake Perėndimore, Konstandini lėshoi njė Edikt tė Milanit nė vitin 313 qė lejonte tolerancėn fetare. Nė vitin 323, kur arriti tė bėhej sundimtari i vetėm i gjithė Perandorisė Romake, ai e aplikoi Ediktin e Milanit edhe nė gjysmėn Lindore tė Perandorisė. Pas 300 vjet persekutimi, tė Krishterėt mund tė praktikonin besimin e tyre pa frikė.
Duke hedhur poshtė paganizmin, Perandori nuk lejoi qė kryeqyteti i Perandorisė tė qėndronte nė Romėn antike, qė kish qenė epiqendra e paganizmit. Ai e transferoi kryeqytetin nė Lindje, nė qytetin e Bizantium, qė u mbiquajt Konstandinopojė [qyteti i Konstandinit]. Konstandini kishte bindje tė thellė se vetėm Krishtėrimi mund tė bashkonte Perandorinė e madhe Romake me popujt e ndryshėm tė saj. Ai e mbėshteti Kishėn nė tė gjitha mėnyrat. Ai u fali tė krishterėve dėnimet, ndėrtoi kisha, dhe tregoi kujdes pėr klerikėt.
Perandori e nderonte jashtėmase Shėnjėn fitore-mbajtėse tė Kryqit tė Zotit, dhe ai donte tė gjente Kryqin e vėrtetė mbi tė cilin u kryqėzua Zoti ynė Jezu Krisht. Pėr kėtė qėllim, ai dėrgoi nėnėn e tij, Perandoreshėn e shenjtė Helena, nė Jeruzalem, duke i dhėnė asaj pushtet dhe para. Patriarku i Jeruzalemit Makarius dhe Shėn Helena filluan kėrkimin, dhe falė Vullnetit tė Perėndisė, Kryqi Jetė-Dhėnės u zbulua nė mėnyrė tė mrekullueshme nė vitin 326. (Historia e gjendjes sė Kryqit tė Perėndisė gjendet nė pėrshkrimin e Festės sė Lartėsimit tė Kryqit, nė 14 shtator). Kisha Orthodhokse pėrkujton Zbulimin e Kryqit tė Ēmuar dhe Gozhdėve tė Ēmuara nga Perandoresha e Shenjtė Helena nė 6 mars.
Kur ishte nė Palestinė, perandoresha e shenjtė e ndihmoi shumė Kishėn. Ajo urdhėroi qė tė gjitha vendet qė janė lidhur me jetėn tokėsore tė Zotit dhe Nėnės sė Tij tė Tėrėshenjtė, duhet tė ēlirohen nga tė gjitha gjurmėt e paganizmit, dhe ajo urdhėroi ndėrtimin e kishave nė kėto vende.
Perandori Konstandin dha urdhėr qė mbi Varrin e Zotit tė ndėrtohet njė kishė mahnitėse nė nder tė Ringjalljes sė Krishtit. Shėn Helena ia dha Kryqin Jetė-Dhėnės Patriarkut pėr ta ruajtur, dhe mori vetėm njė pjesė tė kryqit me vete pėr t'ia shpėnė perandorit. Pasi shpėrndau plot ndihma nė Jeruzalem dhe pasi ushqeu tė varfėrit (herė pas here ajo u shėrbente edhe vetė), Perandoresha e shenjtė Helena u kthye nė Konstandinopojė, ku edhe vdiq nė vitin 327.
Falė shėrbimeve tė saj tė mėdha pėr Kishėn dhe pėrpjekjeve nė gjetjen e Kryqit Jetė-Dhėnės, perandoresha Helena quhet "E barabartė me Apostujt."
Gjendja e paqme e Kishės sė Krishterė u prish nga zėnkat, debatet dhe herezitė qė ishin shfaqur brenda Kishės. Qė nė fillim tė sundimit tė Shėn Konstandinit, herezitė e Donatistėve dhe Novatianėve kishin lindur nė Perėndim. Ata kėrkonin njė pagėzim tė dytė pėr ata qė devijuan gjatė persekutimeve tė tė Krishterėve. Kėto herezi, tė hedhura poshtė nga dy kėshille lokale tė Kishės, mė nė fund u dėnuan nė Kėshillin e Milanit nė vitin 316.
Nė mėnyrė tė veēantė, e dėmshme pėr Kishėn ishte lindja e herezisė Ariane nė Lindje qė mohonte Natyrėn Hyjnore tė Birit tė Perėndisė, dhe u mėsonte njerėzve se Jisu Krishti ishte thjeshtė njė krijesė. Me urdhėr tė Perandorit, Kėshilli i Parė Ekumenik u mblodh nė qytetin e Nikeas nė vitin 325.
318 peshkopė morėn pjesė nė kėtė Kėshill. Nė mes tė pjesmarrėsve ishin peshkopė-rrėfimtarė nga periudha e persekutimeve dhe shumė figura tė tjera tė shquara tė Kishės, ne mes tyre edhe Shėn Nikolla i Mirės nė Licia. (historinė e kėtij Kėshilli e gjeni nė pėrshkrimin e Ditės 29 Maj). Perandori ishte i pranishėm ne sesionin e Kėshillit. Herezia e Ariusit u dėnua dhe Simboli i Besimit (Kredoja) u krijua, nė tė cilėn u pėrfshi edhe termi "bashkėsubstancial me Atin" (tė njė esence me Atin), duke konfirmuar kėshtu tė vėrtetėn e hyjnisė se Jisu Krishtit, i Cili mori natyrėn njerėzore pėr shpengimin e gjithė njerėzimit.
Njerėzit habiten nga njohja e problemeve theologjike tė Shėn Konstandinit nė diskutimet e Kėshillit. Termi "bashkėsubstancial" u pėrfshi nė Simbolin e Besimit me insistimin e tij.
Pas Kėshillit tė Nikeas, Shėn Konstandini vazhdoi rolin e tij aktiv nė mirėqėnien e Kishės. Ai pranoi Pagėzimin e shenjtė kur ishte gati pėr tė vdekur, pasi ishte pėrgatitur pėr tė gjithė jetėn e tij. Shėn Konstandini vdiq nė ditėn e Pentekostės nė vitin 337 dhe u varros nė kishėn e Apostujve tė Shenjtė nė njė dhomė tė nėndheshme qė e kish pėrgatitur vetė.
Tropari - Toni 8
Shėrbėtori yt Konstandin, O Zot dhe i Dashuri i vetėm i Njeriut,
E pa formėn e Kryqit nė Qiej,
Dhe ashtu si Pavli, nuk u thirr nga njerėzit,
Por si njė Apostull ne mes sundimtarėsh i ngritur me dorėn Tėnde nė qytetin mbretėror,
Ai e ruajti paqen me anėn e lutjeve drejtuar Hyjėlindėses.
Kontakioni - Toni 3
Me nėnėn e tij Helena, Konstandini sot nxjerr nė dritė Kryqin e ēmuar:
Turpin e jobesimtarėve,
Armėn e tė Krishterėve Orthodhoksė kundėr armiqve tė tyre,
Sepse na ėshtė shfaqur si njė shenjė madhe dhe e frikshme nė luftė!
Krijoni Kontakt