Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 39 prej 39
  1. #21
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin

    Teodosi korri cka kishte mbjelle Kostandini. Po te mos kishte mbjelle kostandini ,sdo kishte c'te korrte Teodosi.

    Ishim duke folur per krijimin e kahut politik qe ne fe perfaqesohej ne lindje nga ortodoksia. Kjo ndarje ka ardhur me Teodosin. Eshte vertete qe Konstandini ka qene nismetar i formimit te krahut politik lindor, por jo si polarizim te atij te Romes. Ne fakt, ndarja e perandorise fillon me Dioklecianin, jo Konstandinin.


    Romaket kishin nje 'te mete' te madhe. I percaktonin popujt ne radhe te pare ne baze gjuhe. Meqe edhe nacionalizmi modern i percakton kombet pergjithesisht ne baze gjuhe,apo gjuha eshte elementi i pare sipas teorive te shek 19,atehere nuk kemi ndonje dallim te madh.

    Qe Kostandini ishte Ilir,kete e thone te gjithe historianet e mundshem laike. Nese historianet fetare kane interpretime te tjera kjo eshte ceshtje tjeter.
    Tani nese iliret e Nishit ishin latinizuar apo jo, kete e kemi shume te veshtire per ta percaktuar me saktesi,po ne rast se do pohonim se ishin Latinizuar,atehere shqiptaret e Nishit dalin invazore e jo vendalinj. Hajde e pranojme teorite e serbeve atehere.
    E njejta Logjike ndjek edhe Justianianin. Nese fshatrat e Shkupit ishin latinizuar,shqiptaret e atjeshem jane invazore.

    Persa i perket ndergjegjes kombetare, kjo eshte vetem nje pjese e te qenit pjese e kombesise. Turku quante 'arnaute' edhe ata qe s'kishin aspak ndergjegje kombetare shqiptare. Fakti qe ske ndergjegje kombetare nuk ta heq kombesine duke qene se para ndergjegjes kombetare jane faktore me te rendesishem si gjuha,raca e traditat.

    Keshtu qe Kostandini i Madh ka qene padyshim Ilir e sigurisht qytetar romak. Romak nuk do te thoshte pjesetar i nje kombi. Perandoria romake biles humbi me Dioklecianin edhe rrenjet Italike,Italike ne kuptimin gjeografik sepse nuk ekzistonte ndonje kuptim tjeter,pasi ne Itali banonin njerez me origjine nga 7 popuj te ndryshem.
    Me Dioklecianin Italia u bashkua me Afriken ne nje prefekture.

    Pra Kostandini ishte Ilir/perkatesia grupore i nje Qyteterimi,atij Romak. Eshte njesoj si nese Europa e bashkuar (shqiperia brenda) do formonte nje shtet e nese ne krye do ishe ti apo une,atehere ty ose mua s'do na quanin shqiptar.

    U zgjata pak sepse kam pare qe ti i meshon idese se kostandini nuk ishte Ilir,ide qe eshte palujtshmerisht e gabuar.

    Nuk ke pse zgjatesh hic! Ty te duhet, nqs do patjeter, te sjellesh nje reference te vetme historike, kur te thote se Konstantini ishte ilir. Une nuk kam pare ndonje te tille. Di qe e ema ishte nga Nikomedia e Turqise se sotme. Nqs Konstandini quhet ilir thjesht meqe lindi ne Nish, ky me duket nje faktor per tu mare joseriozisht.
    Pastaj, nqs ka qene ilir i latinizuar, atehere kjo duhet te ekzaltoje ne romantizim para te gjitheve ata vllehe qe pretendojne se jane ilire te latinizuar.




    Sigurisht e pare nga qe qe pretendon se eshte i krishtere(futet edhe albo brenda) nuk mund te jete ndryshe.
    Vecse, harroni qe Kostandini sipas te dhenave historike pretendoi te ishte i krishtere vetem rreth moshes 40 vjec e pastaj vetem kur vdiq u be i tille. Krishterimin ai e aspiroi si fe per
    C'rendesi ka se sa vjec u be i krishtere? Rendesi ka qe faktet dhe bashkekohesit e tij na tregojne per nje rol te rendesishem te krishterimit ne jeten e tij. Konstandini, megjithe kompleksitetin e vet, i takon krishterimit.


    Perandorine, per te ardhmen e saj. Pastaj Krishterimi pa trinitet eshte Fe pa koke,sepse mungon Zoti. Ne kohen e tij krishterimi ishte 'pa koke'. Nderkaq ai koken e tij e zbukuronte me rrezet e Diellit ,apo Sol Invictus .
    Po te vizitosh Panteonin (bazilike kristiane sot) ne Rome e kupton vetiu pse Krishti zevendesoi Sol Invictus. Cdo simbol brenda te kujton Diellin,perfshire te gjithe kryqet te cilet jane te 'zbukuruar' me 12 rreze dielli , 3 rreze ne cdo 90 grade te cdo kryqi.
    Ky eshte banalizim i asaj qe ka qene, e une nuk po zgjatem me te.





    Une e volgarizova ? Po ti po e perdhunon. Krishterimi nuk mund te jete 'rroba e vdekjes'. Ketu ofendove Fene ne vetvete e lere me krishterimin.

    Ti prape po e vulgarizon! Une te pershkrova se si ka qene realiteti, e jo se si duhej te kishte qene realiteti. Pastaj, krishterimi eshte rroba e vdekjes (pa thonjeza fare). Ketu mund te fyhet padija jote ne krishterim, jo krishterimi vete.



    Prandaj une nuk besoj ne ekzistencen e kristianeve te tjereve pervec Krishtit. Utopine e beson vetem ai qe e perpunon. U takon te tjereve ta bejne sa me njerezore utopine e nje nga keta ishte per fat te keq kostandini,i shtyre prej deshires per nje pushtet sa me te qete e te linte per femijet nje pushtet sa me te qete.


    Ky eshte problemi i yti! Jo vetem kaq por, me menyren radikale sic shprehesh ti, ke te dhena qe neser te mund te behesh nje fetar zelot i kahut te kundert me ate qe je sot.



    Sepse donte paqe mes plebejve te qyteteve,te cilet jane mallkimi me i madh i njerezimit dmth kane qene,jane e do jene.
    Vegimi ka 2 simbole te qarta. Dielli e Kryqi. Fatkeqesisht Kryqi eshte simbol i Diellit deri sa e mori krishterimi si simbol,prandaj vegimi nuk eshte i asnje rendesie te vecante per krishterimin,por eshte i rendesishem interpretimi i qellimshem i Kostandinit mbi ate vegim.

    Nuk po thote kush qe kostandini nuk ishte burre i zgjuar. Ishte po aq i zgjuar sa Shen Pali e besonte ne Trinitet me pak sesa Shen Pjetri.

    C'rendesi ka se cfare kerkonte nga krishterimi? Rendesi ka qe fene e persekutuar deri atehere e qe quhej si ofendim per menyren romake te te menduarit, ai e rehabilitoi, i dha dinjitet, i ngrejti shtepi kulti, institucionit kishtar i dha dinjitet shteteror, respektoi te dielen e krishtere, shfuqizoi denimin me vdekje ne kryq, femijet i beri te krishtere, vete vdiq si i krishtere dhe u varros ne kishe.

    E filloi jeten me adhurimin e Diellit te gabuar dhe e perfundoi me adhurimin e Diellit te vertete!

    Ai ishte shume i suksesshem ne perfundimin final te jetes, pasi gjeti ate cfare kishte kerkuar gjithe kohen.


    Qe te korrigjoj Albon kur thote se Konstandini nuk u pagezua me veshjen perandorake, ka dashe te thote se Konstandini thuhet se nuk pranoi te vishte me rroben perandorake pas pagezimit, por qendroi me rroben e bardhe me te cilen u pagezua deri ne fund.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 31-05-2008 mė 05:32

  2. #22
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ishim duke folur per krijimin e kahut politik qe ne fe perfaqesohej ne lindje nga ortodoksia. Kjo ndarje ka ardhur me Teodosin. Eshte vertete qe Konstandini ka qene nismetar i formimit te krahut politik lindor, por jo si polarizim te atij te Romes. Ne fakt, ndarja e perandorise fillon me Dioklecianin, jo Konstandinin.

    Po e mbyll kete pike duke thene lakonisht se; ska Ortodoksi pa Kostandin-opoje.

    Nuk ke pse zgjatesh hic! Ty te duhet, nqs do patjeter, te sjellesh nje reference te vetme historike, kur te thote se Konstantini ishte ilir. Une nuk kam pare ndonje te tille. Di qe e ema ishte nga Nikomedia e Turqise se sotme. Nqs Konstandini quhet ilir thjesht meqe lindi ne Nish, ky me duket nje faktor per tu mare joseriozisht.
    Pastaj, nqs ka qene ilir i latinizuar, atehere kjo duhet te ekzaltoje ne romantizim para te gjitheve ata vllehe qe pretendojne se jane ilire te latinizuar.


    Referencat sillen kur nje ceshtje eshte e diskutueshme. Ne kete ceshtje une skam degjuar ndonjehere para teje se Kostandini nuk ishte ilir. Ne cfaredolloj historie te cfaredo shteti Kostandini quhet Perandor Ilir, prandaj te keshilloj te hapesh nje cfaredo liber historie ne cfaredo gjuhe.

    C'rendesi ka se sa vjec u be i krishtere? Rendesi ka qe faktet dhe bashkekohesit e tij na tregojne per nje rol te rendesishem te krishterimit ne jeten e tij. Konstandini, megjithe kompleksitetin e vet, i takon krishterimit.


    Ka rendesi mosha sepse tregon se Kostandini nuk 'u rrit me fryme kristiane' sikunder pretendohet meqe e ema ishte kristiane.

    Kaq i rendesishem ishte kristianizmi ne jeten e tij saqe deri sa vdiq ngeli kryepagan apo pagani nr 1 i Perandorise. Une ne fakt kam filluar te dyshoj se c'nenkupton ti me kristianizem,sepse une nenkuptoj te jetosh me moralin kristian e te besosh ne Zotin te cilit Krishti i drejtohej me fjalen 'At'.

    Ky eshte banalizim i asaj qe ka qene, e une nuk po zgjatem me te.

    Nuk pretendoj nga nje qe vetequhet kristian te zbuloje rrenjet e besimit te vet. Po ti zbuloje do shikoje qe Jezusi ska folur ndonjehere per trinitet e shen Pjetri s'dinte cdomethene trinitet e jo me ta shpjegonte sic bene me mjeshteri pasardhesit e tij ne shek 4.
    Po qe kristianet e pare deri rreth vitit 60 mblidheshin neper sinagoga e quheshin sekt hebraik njesoj si quhen sekt hebraik edhe farisejte kete ta kane mesuar ty. Nejse se sdua te dal nga tema,po meqe si doje gjerat banale !

    Ti prape po e vulgarizon! Une te pershkrova se si ka qene realiteti, e jo se si duhej te kishte qene realiteti. Pastaj, krishterimi eshte rroba e vdekjes (pa thonjeza fare). Ketu mund te fyhet padija jote ne krishterim, jo krishterimi vete.

    Qe realiteti ka qene ashtu sigurisht qe e di, po me behet qefi qe je edhe ti duke thene se kristianizmi i modifikuar nga shen Pali , nuk eshte feja e jetes por feja e vdekjes si dhe kisha e krijuar prej Palit eshte subjekt i qarte politik.
    Shko thuaje verdalle qe krishterimi eshte rroba e vdekjes,se mos po te denojne per herezi.

    C'rendesi ka se cfare kerkonte nga krishterimi? Rendesi ka qe fene e persekutuar deri atehere e qe quhej si ofendim per menyren romake te te menduarit, ai e rehabilitoi, i dha dinjitet, i ngrejti shtepi kulti, institucionit kishtar i dha dinjitet shteteror, respektoi te dielen e krishtere, shfuqizoi denimin me vdekje ne kryq, femijet i beri te krishtere, vete vdiq si i krishtere dhe u varros ne kishe.

    E filloi jeten me adhurimin e Diellit te gabuar dhe e perfundoi me adhurimin e Diellit te vertete!

    Ai ishte shume i suksesshem ne perfundimin final te jetes, pasi gjeti ate cfare kishte kerkuar gjithe kohen.


    Po u beri nder kristianeve dhe e ngriti krishterimin ne rangun e Fese shteterore duke i zene vendin Sol Invictus i cili e mbante prej rreth 100 vjetesh, por kjo nuk ishte gje tjeter vecse futja e Krishtit ne Pantheonin e Hyjnive,pra njohja e krishtit si Zot,perkrah Diellit,Jupiterit,Herkulit,Dionisit,Mitras,Isides e sa e sa hyjnive te tjera.
    Sol Invictus u ngrit ne rangun e Kryehyjnise nga nje Perandor tjeter,prandaj krishterimi nuk perfitoi ndonje gje te re apo status special ,nuk solli ndonje risi . Roma ka pasur gjithmone nje kult dominant.

    Sa per pagezimin,nuk beri ndonje gje te madhe. Ne shtrat te vdekjes robi rri sa me rehat me nje veshje te holle pambuku a liri ,nuk rri me veshjen perandorake. Ju lumte juve qe jeni te zote qe nje dicka mese te logjikshme e ktheni ne triumf te krishterimit ashtu sikunder beni me nje enderr me ku ka simbole te qarta pagane,Dielli, Kryqi i Diellit e Dielli qe flet(Dielli ishte Perendia e orakujve ne zonen mesdhetare).
    Nejse ,secili ka besimin e tij te cilin e ruan edhe mbi genjeshtra po kjo eshte ceshtje tjeter.

    Rendesi ka qe Kostandini me apo pa dashje vuri themelet e ortodoksise,prandaj edhe katoliket nuk e kane shenjt. Po katoliket ja fusin kot sepse pa Kostandinin sdo kishte as Katolicizem. Vetem Kisha e Armenise mund te pretendoje qe Kostandini nuk eshte shenjtor,te tjerat ja fusin kot.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #23
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Une nuk e kuptoj pse ketij njeriu qe i atribohet titulli i Madh, Shenjt, I barabarte me Apostujt, nuk merret parasysh se ka vrare gjysmen e fisit te vet.

    Asnje nuk do tia dije!
    Ezekiel 25-17.

  4. #24
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Julius nje pjese e shenjtoreve kane vrare me mijra njerez prandaj vrasja e njerezve nuk perben ndonje problem per shenjterine e dikujt. Ka qene nje mbret i Rusise se Kievit, vladislav a jarosllav qe u be shenjtor. Ky ishte pergjegjes per vrasjen e dhjetra mijra njerezve ne periudhe paqeje.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #25
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Referencat sillen kur nje ceshtje eshte e diskutueshme. Ne kete ceshtje une skam degjuar ndonjehere para teje se Kostandini nuk ishte ilir. Ne cfaredolloj historie te cfaredo shteti Kostandini quhet Perandor Ilir, prandaj te keshilloj te hapesh nje cfaredo liber historie ne cfaredo gjuhe.


    Pra, nuk ke reference! E leme.

    Ka rendesi mosha sepse tregon se Kostandini nuk 'u rrit me fryme kristiane' sikunder pretendohet meqe e ema ishte kristiane.

    Kaq i rendesishem ishte kristianizmi ne jeten e tij saqe deri sa vdiq ngeli kryepagan apo pagani nr 1 i Perandorise. Une ne fakt kam filluar te dyshoj se c'nenkupton ti me kristianizem,sepse une nenkuptoj te jetosh me moralin kristian e te besosh ne Zotin te cilit Krishti i drejtohej me fjalen 'At'.

    Nuk eshte e thene qe te jesh i krishtere duhet te jesh rritur si i tille qe ne femijeri.
    Po ashtu, qe u be me i madh i krishtere, kjo nuk do te thote qe e ema se ka rritur, per aq ajo ka pasur mundesi, me fryme kristiane. Ti nxjerr konkluzione terresisht te gabuara, nga ato koti fare.
    Kostandini u rrit ne oborr te Dioklecianit, ne pallatin e tij mbreteror ne Nikomedi, ku e mbante si peng per besnikerine e te atit. (Ja qe turqit se kane shpikur metoden e pengmarrjes te femijes per besnikeri). Roli i mundshem i te emes kristiane, nuk mohohet te kete qene fatal ne zgjedhjen e mevonshme te tij per favorizim te krishterimit. Nuk ka qene pagan deri ne fund te jetes.




    Nuk pretendoj nga nje qe vetequhet kristian te zbuloje rrenjet e besimit te vet. Po ti zbuloje do shikoje qe Jezusi ska folur ndonjehere per trinitet e shen Pjetri s'dinte cdomethene trinitet e jo me ta shpjegonte sic bene me mjeshteri pasardhesit e tij ne shek 4.
    Po qe kristianet e pare deri rreth vitit 60 mblidheshin neper sinagoga e quheshin sekt hebraik njesoj si quhen sekt hebraik edhe farisejte kete ta kane mesuar ty. Nejse se sdua te dal nga tema,po meqe si doje gjerat banale !

    Jezusi ka folur per te qenit Nje me Atin; per te qenit me i madh se Sabati, mbi Ligjin; per pagezim ne Emer te (jo vetem) Atit, (por edhe) Birit e Frymes se Shenjte; se mekati KUNDER Frymes nuk falet as ne kete e as ne ate jete.
    Keto jane te mjaftueshme per te kuptuar sep behet fjale per NJE Perendi Tripersonal. A, se nuk do ti, as na behet vone fare...!



    Qe realiteti ka qene ashtu sigurisht qe e di, po me behet qefi qe je edhe ti duke thene se kristianizmi i modifikuar nga shen Pali , nuk eshte feja e jetes por feja e vdekjes si dhe kisha e krijuar prej Palit eshte subjekt i qarte politik.
    Shko thuaje verdalle qe krishterimi eshte rroba e vdekjes,se mos po te denojne per herezi.
    Une nuk kam thene ne asnje vend se krishterimi eshte modifikuar nga Shen Pali.
    Po ti ne kodin tend moral, e ke per hic gje te genjesh. Po te laxosh mire Ungjillin e Dhiaten e Re ne pergjithesi, do ta kuptosh ate cfare kam thene une.





    Po u beri nder kristianeve dhe e ngriti krishterimin ne rangun e Fese shteterore duke i zene vendin Sol Invictus i cili e mbante prej rreth 100 vjetesh, por kjo nuk ishte gje tjeter vecse futja e Krishtit ne Pantheonin e Hyjnive,pra njohja e krishtit si Zot,perkrah Diellit,Jupiterit,Herkulit,Dionisit,Mitras,Isides e sa e sa hyjnive te tjera.
    Sol Invictus u ngrit ne rangun e Kryehyjnise nga nje Perandor tjeter,prandaj krishterimi nuk perfitoi ndonje gje te re apo status special ,nuk solli ndonje risi . Roma ka pasur gjithmone nje kult dominant.

    Sa per pagezimin,nuk beri ndonje gje te madhe. Ne shtrat te vdekjes robi rri sa me rehat me nje veshje te holle pambuku a liri ,nuk rri me veshjen perandorake. Ju lumte juve qe jeni te zote qe nje dicka mese te logjikshme e ktheni ne triumf te krishterimit ashtu sikunder beni me nje enderr me ku ka simbole te qarta pagane,Dielli, Kryqi i Diellit e Dielli qe flet(Dielli ishte Perendia e orakujve ne zonen mesdhetare).
    Nejse ,secili ka besimin e tij te cilin e ruan edhe mbi genjeshtra po kjo eshte ceshtje tjeter.



    Degjo, ti ke zgjedhur te lexosh pjesen injorante te historise ne nje nivel aq banal sa nuk ka ku te shkoje me e ta perqafosh ate. Perqafe e mbaje fort kete menyre jetese...Une nuk kam ndermend tu pergjigjem lajthitjeve te tua. Ka nje cak!



    Rendesi ka qe Kostandini me apo pa dashje vuri themelet e ortodoksise,prandaj edhe katoliket nuk e kane shenjt. Po katoliket ja fusin kot sepse pa Kostandinin sdo kishte as Katolicizem. Vetem Kisha e Armenise mund te pretendoje qe Kostandini nuk eshte shenjtor,te tjerat ja fusin kot.


    Nga shume pika te historise qe TI NUK I DI, eshte se katoliket qe nga mijevjecari i pare kane pretenduar per Testamentin e famshem te Konstandinit te quajtur Donacioni i Kostandinit, ne baze te te cilit Konstandini jo vetem qe njihte faktin e te qenit pasardhes te Pjetrit dhe autoritetit te tij per Papen (Silvester) por madje u dha atyre ne administrim toka te tera ne Itali.
    Ky dokument eshte mare per te vertete nga e gjithe kisha (edhe lindorja) deri ne mesjeten e vonet.
    Keshtu qe katoliket nuk kane pasur asnje arsye qe ta kishin inat konstandinin aq me teper per politike. Sic e kam thene me pare, papati i sotem i dedikohet shume faktit se ne Rome nuk pati rezidencen e vete perandori, duke i dhene mundesi papes te marre mbi vete gradualisht figuren e nje perandori mbi kishen dhe boten.

    Pastaj ne kohen e Konstandinit, Patrikana ortodokse e Konstandinopojes AS QE EKZISTONTE. Ajo u formua ne 381, ne kohen e perandorit Teodos.

  6. #26
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Julius Lexo Postimin
    Une nuk e kuptoj pse ketij njeriu qe i atribohet titulli i Madh, Shenjt, I barabarte me Apostujt, nuk merret parasysh se ka vrare gjysmen e fisit te vet.

    Asnje nuk do tia dije!

    Nuk behet fjale per ndonje gjysme fisi. Behet fjale per disa persona shume te aferm te tij, deri ne djalin e tij. Ajo qe duhet te kuptosh gjithsesi, eshte, aq me teper per ate kohe, se Mbreti ishte Ligji dhe cenimi i ligjit cenim i autoritetit hyjnor.
    Ne rastin e vrasjeve brenda familjes se vete, kemi te bejme, me apo pa te drejte, me akuza per komplot kundra mbretit. Gjithsesi, kjo i takon nje periudhe shume te hershme te ndoshta konvertimit te tij, periudhes para 325-ses.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,884
    Postimet nė Bllog
    18
    Citim Postuar mė parė nga Julius Lexo Postimin
    Po, dhe nga deshperimi vrau dhe te shoqen, me ndihmen e se emes, Helenes.
    Pastaj u deshperua shume fare, ja keshtu teologjikisht edhe ia mbyti ne Bizant ku ndertoi qytetin e tij.
    Perandori Konstandin nuk kish nevoje per ndihmen e askujt qe te shpinte ne vdekjen e sigurt cdo njeri te oborrit apo perandorise se tij. Hapte gojen dhe mori fund. Dhe Konstandini mori vendime me te medha se vdekja e te shoqes se tij qe i vrau te birin. Ai mori vendimin qe te levizi edhe qendren e perandorise romake, te ndertoje Romen e Re ne Bizant. Kjo qe te kuptosh pushtetin absolut te perandorit.

    Nqs do te ishte keshtu, ai kishte bere mjaft pro krishterimit dhe pa u bere vete i krishtere per tu bere pre e puceve pagane
    Roma ishte qyteti qe vrau Jul Cezarin, birin me famoz te saj. Roma mori edhe jeten e te birit te Konstandinit, vrare nga dora e gruas se tij. Dhe cilado qofshin shkaqet e tjera politike e fetare per levizjen e qendres se perandorise ne Bizantium, kjo drame familjare dhe personale ka qene arsyeja kryesore per nje largim nga Roma dhe per nje fillim te ri.

    Roma ishte qendra e paganizmit ashtu si Bizanti u kthye ne Romen e Re, qendren e Krishterimit.

    Tani qe te kuptosh edhe dicka tjeter mbi jeten e perandorit Konstandin, qe besoj se nuk e ke lexuar ne ato librat e atyre historianeve sekulare, eshte fakti qe perandori Konstandin, prishi nje tradite te madhe pagane te paraardhesve te tij: shpalljen e vetes Zot, August! Romanet e nderonin perandorin si Zot. Dhe ne kete tradite pagane e ka burimin edhe pagabueshmeria e Papes se Romes e papacia. Nje shkrirje e pushtetit politik me ate kishtar.

    Me e bukura me mendjendritur si puna juaj eshte se jeni viktima te vogelsise dhe shpritligesise suaj. Si pa dashur mundoheni te gjykoni jeten e nje Perandori dhe nje Shenjtori te Barabarte me Apostujt! E keni bere pyetjen kush jam une qe ta bej nje gje te tille?! Mbase kur ta beni mesoni te heshtni.

    Nuk ka ngelur Shen Konstandini qe ta vleresoni ju! Eshte nje Kishe 2000 vjecare dhe ata qindra breza besimtaresh ne keto mijera vjet qe e kane nderuar, e nderojne e do ta nderojne, e kjo eshte prova me e mire e atij shenjterimit qe vjen nga Perendia e jo nga gojet e liga te njerezve.

    Albo

  8. #28
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Kisha e vjeter ne Voskopoje "Shen Kostandini & Elena",foto te realizuara me cel:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Feel the pump √

  9. #29
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Me nje korigjim te vogel,per sa i perket emrave te dy shenjtorve:
    (H)elena e ka Elena & jo Ko(n)standini por Kostandini.

    Disa foto te tjera te marra nga e vetmja kishe ende e mbijetuar ne Voskopoje.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Feel the pump √

  10. #30
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Te tjera ............
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Feel the pump √

  11. #31
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Tani qe te kuptosh edhe dicka tjeter mbi jeten e perandorit Konstandin, qe besoj se nuk e ke lexuar ne ato librat e atyre historianeve sekulare, eshte fakti qe perandori Konstandin, prishi nje tradite te madhe pagane te paraardhesve te tij: shpalljen e vetes Zot, August! Romanet e nderonin perandorin si Zot. Dhe ne kete tradite pagane e ka burimin edhe pagabueshmeria e Papes se Romes e papacia. Nje shkrirje e pushtetit politik me ate kishtar.


    Albo

    Po c'jane keto blasfemira ne adrese te kishes katolike, mor bir?
    Ti je duke perdorur ne adrese te kishes katolike logjiken qe perdor Mici kunder krishterimit. Ti nuk je me i mire se ai.
    Po mire, po te ndjekim logjiken tende, qe pagabueshmeria e papes ka burim te mirefillte pagan, meqe perandoret e Romes e mbanin veten per zota, Kostandini, qe e mbajti titullin pagan Pontifex Maximus, eshte definitivisht pagan? Atehere, mos valle berja shenjt e tij, ne vijimesi te logjikes tende, e ka origjinen ne traditen pagane te hyjnizimit te perandoreve?

    Ty te mungon vetja, ajo Hipostaza, qe te korrigjova ne temen e meparshme e qe jo rastesisht ti e ngaterove me usian (qenien, masen). Sepse ne realitet ti sillesh sikur te jesh vetem Usia, pa hipostaze, prandaj ti flet gjithnje si tifoz e partizan, si mase e jo person.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 01-06-2008 mė 05:51

  12. #32
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Pra, nuk ke reference! E leme.

    Ohu une te them hap nje liber cfaredo historie ky thote ske reference. Ke nje liber historie ne shtepi? Shko hape. po s'pate hyr ne ndonje biblioteke ose me thjeshte akoma hap ne internet nje faqe historike. Ti qenke shume i cuditshem,robo !

    Nuk eshte e thene qe te jesh i krishtere duhet te jesh rritur si i tille qe ne femijeri.
    Po ashtu, qe u be me i madh i krishtere, kjo nuk do te thote qe e ema se ka rritur, per aq ajo ka pasur mundesi, me fryme kristiane. Ti nxjerr konkluzione terresisht te gabuara, nga ato koti fare.
    Kostandini u rrit ne oborr te Dioklecianit, ne pallatin e tij mbreteror ne Nikomedi, ku e mbante si peng per besnikerine e te atit. (Ja qe turqit se kane shpikur metoden e pengmarrjes te femijes per besnikeri). Roli i mundshem i te emes kristiane, nuk mohohet te kete qene fatal ne zgjedhjen e mevonshme te tij per favorizim te krishterimit. Nuk ka qene pagan deri ne fund te jetes.


    I rritur me fryme kristiane nuk ka qene aspak dhe pikerisht kete po kundershtoja pasi keshtu ka thene temehapesi dhe ti tani mos i thuaj kekut byrek,se te ka vajt mendja per byrek.

    Se cfare ka qene fatale per tu bere kristian kjo dihet shume mire. Ka qene fatale logjika e pushtetit. Logjika e pushtetit e beri te behet kristian. Ketu harrohet fare lehte qe Kisha eshte organizem politiko-moral qe me Palin,trashegimi e Organizates Politiko-Morale qe ka qene Paganizmi ne teresi.
    Kostandini nuk mori moralin kristian por forcen politike te kishes.

    Jezusi ka folur per te qenit Nje me Atin; per te qenit me i madh se Sabati, mbi Ligjin; per pagezim ne Emer te (jo vetem) Atit, (por edhe) Birit e Frymes se Shenjte; se mekati KUNDER Frymes nuk falet as ne kete e as ne ate jete.
    Keto jane te mjaftueshme per te kuptuar sep behet fjale per NJE Perendi Tripersonal. A, se nuk do ti, as na behet vone fare...!


    Keto jane te mjaftueshme per ty,po jo per Shen Pjetrin,Palin e per te tjeret deri ne shek 4. Ata keto i lexonin ndryshe e s'folen ndonjehere per Trinitet,apo qe Jezusi ishte e njejta qenie me Zotin,sigurisht aq sa mund te jete nje i Ati me te Birin.
    Ne mos gaboj Jezusi tha: Une do jem ulur ne krah te djathte te Zotit ndersa ne te majte eshte ulur Mojsiu. Ta marrsha trinitetin e logjiken tende.

    Degjo, ti ke zgjedhur te lexosh pjesen injorante te historise ne nje nivel aq banal sa nuk ka ku te shkoje me e ta perqafosh ate. Perqafe e mbaje fort kete menyre jetese...Une nuk kam ndermend tu pergjigjem lajthitjeve te tua. Ka nje cak!

    Pse ti kujton se une e kam shkruar per ty ate? E kam shkruar per ata qe lexojne temen e te lexojne te verteten e jo budalliqet qe servirin historianet fetare. Une e di qe ti e di,por thjesht se pranon dot e ke versionin tend.


    Nga shume pika te historise qe TI NUK I DI, eshte se katoliket qe nga mijevjecari i pare kane pretenduar per Testamentin e famshem te Konstandinit te quajtur Donacioni i Kostandinit, ne baze te te cilit Konstandini jo vetem qe njihte faktin e te qenit pasardhes te Pjetrit dhe autoritetit te tij per Papen (Silvester) por madje u dha atyre ne administrim toka te tera ne Itali.
    Ky dokument eshte mare per te vertete nga e gjithe kisha (edhe lindorja) deri ne mesjeten e vonet.
    Keshtu qe katoliket nuk kane pasur asnje arsye qe ta kishin inat konstandinin aq me teper per politike. Sic e kam thene me pare, papati i sotem i dedikohet shume faktit se ne Rome nuk pati rezidencen e vete perandori, duke i dhene mundesi papes te marre mbi vete gradualisht figuren e nje perandori mbi kishen dhe boten.

    Pastaj ne kohen e Konstandinit, Patrikana ortodokse e Konstandinopojes AS QE EKZISTONTE. Ajo u formua ne 381, ne kohen e perandorit Teodos.


    Eshte nje gje cfare pranonin katoliket e mijevjecarit te pare e tjeter gje cfare pranonin ata pas ndarjes.

    E para e punes Primatin e Romes Kostandinopoja e ka pranuar deri sa u nda,sepse ishte Kostandinopoja ajo qe u nda e jo Roma. E dihet qe Kostandinopoja u nda sepse ishte e vetmja menyre per te hequr qafe perfundimisht nderhyrjet e Romes ne zonat e Perandorise.

    E dyta, Primati filloi te vihej ne dyshim te forte vetem pas futjes se gjuhes greke si gjuhe zyrtare ne Bizant ne kohen e Justinianit.

    E treta ,primati u vu ne dyshim akoma me te forte me Krijimin e Patriarkanes Bullgare e cila u krijua me ndihmen e Papes e keshtu Papa i hoqi nga goja Bizantit disa miliona besimtare.

    E fundit , Primati ka qene gati gjithmone Teorik e Teologjik,pasi ne aspektin praktik e politik Bizanti nuk pyeste per Papen.

    Kostandini zgjodhi Kostandinopojen nder te tjera edhe per Fene e Re,sepse Roma ishte qendra e Paganizmit,pra qellimi i Tij ishte edhe nje qytet i paster kristian ne ndryshim nga Roma Pagane.
    Kjo sigurisht qe ka ofenduar dhe eshte vertet ofeze per Romen apo me sakte Papatin.
    Kurse nese do kishte Roma ende Perandor gjerat do kishin shkuar po njesoj sic vajten,Papa do mbyste Perandorin ashtu sic shpartalloi Bizantin me kryqezaten e katert derisa te lindte protestanizmi me te cilin Papa sipas fjaleve te Elizabetes: ishte thjesht Peshkopi i Romes.

    Fakti i mosshenjterimit te Kostandinit prej Papatit i cili i hapi rrugen pushtetit te krishterimit ne europe e me gjere e nderkohe shenjterimi psh qe duan ti bejne Gjon Palit 2 ,qe ne fund te fundit kush eshte ky ne krahasim me Kostandinin e Madh,tregon qarte Indiferencen qe buron prej urrejtjes qe nuk shprehet dot si e tille se Papatit ndaj atij qe ka bere per Krishterimin me shume sesa shen Pjetri e mbase njesoj sa Shen Pali.

    p.s Krishti te shohe punen e tij jashte trojeve te Zotit dhe Perendise.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  13. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,884
    Postimet nė Bllog
    18
    Sot festojne diten e emrit te gjithe ata qe mbajne emrin Konstandin, Kosta, Koco, Eleni, etj.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Shėn Elena-Konstandin - 21 maj

    Sot eshte te dita qe festojne emrin te gjithe ata qe quhen Kostandin,Koco,Kosta,Elena,Kostandina,Eleonora,etj .
    Gezuar ata qe e festojne!

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Shėn Elena-Konstandin - 21 maj

    Shėn Konstandini i Madh Elena mbretėresha

    Konstandini i Madh
    Bir i Konstandin Kloroit dhe i shėn Elenės. Tė dhėnat nė lidhje me origjinėn e tij dhe tė nėnės sė tij, Elenės, i japim nė jetėn e saj qė pason. Kėtu plotėsojmė: Nė vitin 306 ushtria e proklamoi nė Britani august, perandor, pas vdekjes sė tė jatit, perandor tashmė qysh nga 305. Por perandor unik u bė - mbas luftėrave - vetėm mė 324, pasi mė pėrpara ekzistonin qezarėt lokalė dhe augustėt. Atėherė mori fund dyzetvjeēari i pėrgjakur i poliarkisė. Mė pėrpara (313) deklaroi sė bashku me augustin Likini (308-323) tolerancėn fetare (“Dekreti i Mediolanit”). Shpresėtarėt mundeshin tashmė ta adhuronin Jisuin hapur dhe pa u penguar! Kthesa e tij pėrkundrejt besimit tė ri justifikohet edhe nga njė vizion nė mes tė ditės. Pa nė qiell tė ndriēojė njė kryq me nxitjen “Me kėtė fito”. Mori guxim, bėri betejėn kritike nė Tiveri dhe fitoi (312). Qė atėherė, i barabartė me apostujt, ndihmoi nė forma tė ndryshme Kishėn dhe u kujdes pėr unitetin e saj. Mė 321 caktoi tė dielėn si festė. Mė 325 mblodhi nė Nikea Sinodin e Parė Ekumenik dhe dėnoi Ariosin, megjithėse mė vonė u ndikua nga motra e tij filoariosjane Konstandina.
    Midis 324 - 11.5.330 ndėrtoi kryeqytetin e ri tė krishterė, Kostandinopojėn (= qytet i Konstandinit), kufijtė e sė cilės ia kishte treguar njė engjėll gjatė njė vizioni (inagurimi i Konstandinopojės festohet pikėrisht mė 11 maj).
    Mė 22.5.337 i fuqishmi, guximtari, i ndjeshmi dhe i lehti nė vendime, i madhi nė arritje, i pari mbret i krishterė Flavius Valerius Konstandinus (latinisht = i qėndrueshėm), ndėrsa pėrgatitej tė ndėrmerrte njė fushatė nė Persi u sėmur dhe ndėrroi jetė nė Azinė e Vogėl, nė Nikomedi tė Propondidhės. Meqenėse mė pėrpara nuk ishte realizuar aspirata e tij tė shkonte tė pagėzohej nė Jordan, u pagėzua atje, nė Nikomedi, pėr t’u pastruar nga mėkatet e lehta dhe tė rėnda tė jetės sė tij tepėr tė dallgėzuar dhe tė vrullshme. U varros nė kishėn e Shėn Apostujve nė Konstandin-opojė, tė cilėn e kishte ngritur vetė.

    Elena mbretėresha
    Bija e njė hanxhiu tė thjeshtė Flavia Julia Eleni lindi nė vitin 247 nė Vithini, nė Veriperėndim tė Azisė sė Vogėl. Nė moshėn 23 - vjeēare u bė bashkėshortja e gjeneralit kalimtar, Konstandin Kloro nga Naiso (tani Nishi i Serbisė), ku nė vitin 288 (ose edhe mė shpejt) lindi Konstandinin e Madh qė feston sė bashku me tė. Sapo Dioklitiani (284-305) e emėroi Kloronė si qezar (293), e detyroi qė ta largojė Elenin pėr t’u martuar, pėr arsye politike, me bijėn e adoptuar tė bashkėperandorit tė tij Maksimian (286-305). Pėr mė tepėr mori rob djalin e tij, Konstandinin, i cili u edukua pikėrisht nė oborret e Diokli-tianit dhe tė Galerit (305-311). Kloroi bėri atėherė tre djem tė tjerė dhe tri vajza - por shenjtin e donte tej mase. Ai e respektonte thellėsisht nėnėn e tij, kėshtu qė pasi u bė mbret e quajti augusta, mbretėreshė, dhe preu monedha me fytyren e saj. Bile i kushtuan qortimet e saj tė ashpra kur koseguent pėrkundrejt sė drejtės vrau mė 326 admiralin e lavdėruar Krispi, djalin e tij me gruan e parė, Minervinėn. E vrau pasi u bind prej gruas sė tij tė dytė, Faustės sė bukur por zemėr-keqe, bijė e Maksimianit. Domethėnė i kishte shpifur pėr Krispin si tinzar i mbretė-risė sė tij dhe i nderit tė saj, pasi kishte frikė se do t’i linte nė hije tre djemtė e saj - kishte dhe dy vajza. Ndėrkaq u zbulua intriga dhe burri i saj e eleminoi edhe atė, ndėrsa nderoi tė vrarin padrejtėsisht…
    E barabartė me apostujt Eleni (greqisht = llambadhė) tashmė e moshuar, u dėrgua prej Konstandinit nė Vendet e Shenjta. Atje detyroi njė hebre, kryepiskopin e mėpasėm tė Jerusalemit, shėn Qirjakon (28 tetor), i cili e dinte se ku ishte Golgothaja dhe e ndihmoi tė gjente Kryqin e Ēmuar, siē sqarohet nė jetėn e tij (festa e Gjetjes 6 mars - e Lartėsimit 14 shtator).
    Dy nga gozhdat e Kryqit u vendosėn nė stemėn e djalit tė saj. Sė bashku me tė ndėrtoi kisha tė famshme nė Vithle-hem, tek Varri i sė Tėrėshenjtės, nė Malin e Ullinjve, nė Ro-mė, nė Bizant. Fjeti nė Konstandinopojė, mė 328 (ose 335) por u varros nė Romė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 21-05-2013 mė 06:16

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Shėn Elena-Konstandin - 21 maj

    gezuar festen zemra e mamit
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,884
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Shėn Elena-Konstandin - 21 maj

    Gezuar diten e emrit te gjithe Kostandinet, Kosta, Koco, etj. Ta gezoni e trashegoni emrin!

    Albo

  18. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,884
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Shėn Elena-Konstandin - 21 maj

    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  19. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,884
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Shėn Elena-Konstandin - 21 maj


Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Vangjel Meksi, rilindasi i parė shqiptar
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:38
  2. Gjuha Shqipe nė Kishė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:48
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Urdhri i Milanit i perandorit Konstandin, viti 314 Pas Krishtit
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2006, 10:45
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •