
Postuar mė parė nga
edspace
Nuk pashė as edhe njė gjė
Nuk pashė asnjė gjė
Nuk pashė asgjė
Meqė nevojitet nė gjuhėsi, po e themi fjalėn. Rregulli gramatik kėtu ėshtė se fjala asgjė, qoftė si emėr, qoftė si pėremėr, pėrdoret vetėm nė fjali mohore (rėndom tėrėsore).
Togu asnjė gjė dhe fjala asgjė nuk kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė fjalėformimi (ndoshta shpjeguese leksikore nė kėtė rast). Fjala asnjė ėshtė pėremėr i pacaktuar pėrjashtues i krijuar nga pjesėza parashtesore mohuese as dhe rrėnja njė (e nė togun asnjė gjė sillet pėr tė mohuar qenien e gjėsė). Fjala asgjė, hasur, qoftė si pėremėr i pacaktuar pėrjashtues, qoftė si emėr abstrakt, ndjek tė njėjtėn rrugė fjalėformimi, por nuk vjen prej pėremrit asnjė. Mund tė duken sikur kanė lidhje nė pamje tė parė, por nuk ndodhen nė lidhje etimologjike me njėra tjetrėn.
Ideja ėshtė ajo qė u tha mė lart dhe vjen si rezultat logjik dhe jo aq gjuhėsor. Asgjėja nuk ekziston dhe si e tillė detyrimisht tėrė fjalitė e ndėrtuara qė pėrfshijnė nė kuptim tė drejtpėrdrejtė fjalėn asgjė (si emėr a pėremėr) janė fjali mohore.
Nėse do tė shkohej sipas zbėrthimit tė mėsipėrm, do tė kishim sipas tė njėjtės metodė, pėr pėremrin askush:
As edhe njė kush,
asnjė kush,
askush,
gjė qė ėshtė e pasaktė. Dhe shpjegimi leksikor nė kėtė rast do tė ishte: Askush - asnjė njeri, asnjeri.
Ky zbėrthim do tė ishte i pavlefshėm dhe nė anglisht ku nothing shpjegohet si not one thing, not a thing nga ana leksikore, por krijohet nga no+thing. Thjesht anglishtja duke pohuar asgjėnė (qė nuk ekziston) bie nė gabim logjik pasi nga natyra e vet fjala asgjė shpreh gjithnjė njė koncept abstrakt mohues.
Ky lloj fjalėformimi ndajshtesor nė shqip ėshtė themelor e kryhet me morfema tė gatshme tė shkurtra qė nuk vijnė duke u thjeshtuar (pasi janė tė thjeshta qė mė parė), por mbeten pak a shumė nė tė njėjtėn gjendje si nė fillesat e veta. (Pėr rastin nė fjalė: As+kush, as+njė, as+gjė, etj.) Ky ėshtė njė plus i madh pėr shqipen, pasi nė kėtė mėnyrė shqipja trupėzon e siguron vazhdimėsi gjuhėsore e historike vetėprovuese.
shnet
Krijoni Kontakt