Nga Londra,
Muhamed VELIU
Adoleshentët shqiptarë me përfshirjen e tyre në krime po bëhen
gjithnjë e më problematik për shoqërinë dhe policinë angleze. Ky
është një konstatim i kahershëm i cili ditët e fundit është
përforcuar së tepërmi nga përfshirja e tyre në dy vrasje ku kanë
humbur jetën shtetas anglez. Arsyet për përfshirjen e adoleshentëve
shqiptarë në botën e rrezikshme të krimit janë disa, ku më kryesorja
është mungesa e ngrohtësisë familjare dhe kontrolli në këtë moshë
shumë delikate vendimtare për të ardhëmen e tyre. Krejtësisht të
lirë, pa asnjë kontroll, me dëshirë për të imituar jetën e
bashkëmoshatarëve anglez të cilët në bankat e shkollës formojë të
ashtuquajturit "grupe gangsterësh" edhe të rinjtë shqiptarë po
ndjekin fatëkesqësiht po të njëjtin rrugë. Shërbimet sociale angleze
që kanë për dtyrë kujdesjen për ta, e kanë të pamundur t'i
kontrollojnë e monitorojnë lëvizjet gjatë të gjithë kohës. Kapriçot
e moshës, dhe shembulli aspak pozitiv i shokëve të klasës ka
shërbyer si një inspirim i rrezikshëm që edhe ata të kenë grupet e
tyre ku falë shkathtësisë bëjnë rolin e liderit që bën ligjin duke i
miksuar ato me të huaj.
E nësa të tilla grupe formohen në shkollë, një tjetër kategori e
rrezikshme me të rinjtë shqiptarë ka vite që ka filluar të militojë
në ushtrinë e madhe të grabitësve të shtëpive. Është një krim
shqetësues njohur nën emri "Burglary" që ka joshur ata, pamvarësisht
se në shtepitë angleze mundësia për të gjetur para të thata (cash)
është zero. Por, në vend të parave vidhen çelsat e makinave të
parkuara përjashta shpeshë herë me vlerë mijëra paundëshe që më pas
shiten për një capë buke garazheve ku u merren pjesët. Rroli i
minorenëve si korierë droge njihet në të gjithë Europën dhe po
përdoret me efikasitet nga kriminelët shqiptarë në moshë të madhe
edhe në Britaninë e Madhe, duke i instriuktuar ata se çdo të thonë
nëse kapen, me shpresë për pak vite burg. Një justifikim klasik kur
ata kapen është :"Punojmë për mafian shqiptare. Na detyruam me focë
ta bejmë këtë. Në të kundërtën do të na vrasin familjen në
Shqipëri…" Gjatë një vizite timen në burgun e të rinjve "Feltham
Young offender institution" në Londër mësova se numri i të rinje
shqiptarë i kalonte të 30 ndër ta të dënuar dhe të në pritje të
dënimeve. Kur vetëm në një burg 30, po në të tjera burgje? Është
fatëkeqësi e madhe për ta që do të vuajnë ditët e burgut ku
shpeshherë frika më e madhe është se ata dalin si njerëz të
sofistikuar të botës së krimit, se sa të reabilituar dhe edukuar.
Fatkeqësia bëhet më e madhe për familjet në Shqipëri. Krasah mallit
për ta gjatë viteve të kurbetit, duhet ti shtohet edhe një tjetër
mall i gjatë nga të qënurit e fëmive të tyre në burgjer angleze, dhe
pamundësia për ti takuar. Mos vallë është një gabim i tyre për ti
hapur dritën jeshile drejt një jete më të mirë por të pakontrolluar
për adoleshentët në pikun e një moshe që kërkon afrimitet mbi të
gjitha qëndrim mbi kokë?
Duhet pranuar se më shumë se një gabim, është vendosja prindërve me
shpatulla pas murit nga varfëria e atjeshme, ajo që detyron të
rinjtë të fitojnë lirinë drejt perëndimit, dhe të hallaken si pa
busull në det të hapët, në jetën e vrullshme perëndimore e cila i
glabëron në spiralen e krimit.
Nuk më vjen aspak mirë të pohoj se përballë kësaj panorame krimi ku
brezi i ri i emigrantëve shqiptarë në Angli po bëhet gjithnjë e më
shqetësues. Jo vetëm kaq por më tragjkja është se ky çfremin i që i
ka zënë, po merr edhe jetë njerëzish. Po se po brënda komuniteti
shqiptarë por edhe jetë shtetasit anglez që janë takspagusit me
paratë e të cilave atyre u paguhet shkolla, strehimi, ushqimi,
shërbimet shëndetësore dhe një jetë normale.
Është e dhimshme për pjesën tjëtër të komunitetit shqiptarë të
lexojë lajme gazetash për ta dhe krimet e shëmtuara të tyre, të
cilat bëjnë që pjesa e ndershme e këtij komuniteti me turp të ulë
kokën.
Shqiptarët e Anglisë duhen të gjejë forcat, të fillojnë një fushatë
sensibilizuse për të parandaluar krime të tilla nga më të rinjtë e
komunitetit të tyre.
Përndryshe ata të cilët tani janë përbërës së grupeve gangstere në
shkolla nesër do të jenë krimineët e thekur shqiptarë që do të
prodhojnë më shumë kryeartikuj gazetash, ndoshta do të marrin edhe
jetë njerëzish siç kanë filluar ta bëjnë.
Të gjithë ne mund ta marrin me mend se si është ndjerë familja,
miqtë, e gjithë zona Berkshere kur ka marrë vesh se njëri nga
vrasësit e Mary Ann Leneghan ishte shqiptari Indrit Krasniqi, apo
ajo e anglezit Vincent Sëift në Londër ku katër nga pesë vrasësit e
tij ishin adoleshentë shqiptarë. Kjo valë krimesh është e
papranushme e patolerushme dhe duhet ti thuhet ndal në shtetin
ishullor i cili i ka hapur dyert këtyre të rinjve që në vend të
shfrytëzojnë rastin për tu shkolluar po vrasin. E që ti thuhet mjaft
krimeve, çdo prind që ka lejuar fëmitë e tij të emigrojë në Angli
duhet të reagojë. Një telefonatë, një këshillë një lutje miqve në
Angli për kujdes dhe afrim familjar mund të bëj ndryshim. Fëmitë
tuaj emigrantë kanë nevojë të largohen nga krimi. Atyre u duhet një
orjetimin drejt jetës noramale mbi të gjitha shkollimi. Bëjeni për
të mirën e tyre, në emër të jetës për ta jetuar nga ata jashtë
burgjeve, apo nga ndonjë tjetër që mund ti meret jeta po nga fëmitë
tuaj emigrantë.
Krijoni Kontakt