Close
Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 165
  1. #141
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DELAKRUA, Exhen


    DELAKRUA (Exhen) (1798-1836) përfaqësuesi kryesor i pikturës romantike të shekullit XIX në Francë


    * Kur ishte ende fëmijë, dy vëllezërit e tij ishin ushtarë Napoleonit. Ata gjithnjë flisnin për beteja dhe për fitore..Zhëni i vogël me trup të pakët dhe me shëndet të lig, degjonte këto biseda e pastaj shpërthente:
    Dua të bëhem edhe unë një ditë ushtar.
    E ëma ia priste:
    Po nuk ke gjoks ti për atë punë biri im.
    -Gjoks... gjoks? Po çfarë është gjoksi? Do ta shihni se do të kem edhe
    unë gjoks.


    * Për veprën e tij "Barka e Dantes", që ishte tabloja e tij e parë e madhe. kritikët u çorën me të madhe dhe e quajtën skandal. Vetëra Grosi e mori në mbrojtje. Ky piktor i shquar bëri edhe më shumë.Ai e ftoi të riun, në studion e vet. I tregoi vepra të ndryshme dhe i propozoi të bëhej nxënësi i tij. Ky ishte një nder i madh, por Delakrua, pasi e falenderoi për interesimin dhe për propozimin që i bëri, i tha me krenari:
    -Më vjen shumë keq qe detyrohem t'ju thcm jo. Unë tashmë jam i vendosur të mos ndjek tjetër shkollë veçse atë timen, të jem mësuese i vetvetes.


    * Kur e ftonin miqtë dhe shokët për të dëfryer së bashku, ai nuk pranonte t'u shkonte pas.
    -Por edhe artisti duhet të argëtohet. Nuk është e mundur që të
    pikturohet gjithë ditën - i thonin ata.
    Ai u përgjigjej:
    -Artisti duhet të sakrifikojë njerinë, ju nuk e dini se sa i vlen artistit
    mjerimi i viteve të para, vështirësitë që duhet të kalojë dhe sakrificat me
    të cilat duhet të mësohet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #142
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DODE, Alfons



    DODE (Alfons) (1840-1897) romancier dhe poet i shquar francez


    * Qysh fëmijë Alfons Dode pati zhvillim mendor të parakohshëm dhe aftësi per të vëzhguar. Në moshën dhjetëvjeçare ai kënaqej shumë kur ndalonte nëpër rrugët e laonit ndonjë kalimtar dhe e pyeste për profesionin e tij, për shijet, mendimet dhe për çdo gjë që lidhej me të.

    * Një ditë në shtëpinë e Alfons Dodesë erdhi shoku i tij i ngushtë por i varfër. Kur hyri ai tha:
    E di ti Dode? Unë kam ardhur sot që të ndajmë mëngjesin së bashku,
    se unë nuk kisha kurrgjë në shtëpi.
    Sot ke ardhur vonë, - u përgjigj Dodeja, - dhe të them të drejtën më vjen mirë, sepse për mëngjes kisha vetëm një panine të vogël. Po ta kishim ndarë bashkë mua do të më mbetej fare pak për vete.

    * Dode ishte mik i Viktor Hygosë. Shpesh hanin drekën bashkë. Alfonsi pinte më shumë se Hygoi. Ai nuk falte kurrë asnjë nga librat e veta.
    -1 dashur mjeshtër - i thosh Dodeja - është e kotë qe t'ju dërgoj ndonjë nga librat e mi, sepse ju nuk keni për ta lexuar. Per më teper do të më bëni një prej atyre komplimentave që u bëhen zakonisht grave.
    - Dhe Viktor Hygoi, sa ishte gjallë, nuk lexoi asnjë rresht nga krijimtaria ime, - thoshte Dodeja.

    * Për heqjen dorë të Tolstoit nga të mirat e kësaj bote Dode ka thënë: - Nuk do t'i besoj asnjëherë ndryshimet e pleqve shtatëdhjetë vjeçare. Tolstoi kur ishte i ri i ka pasur të gjitha salltanetet dhe ka shijuar gjërat më të zgjedhura që ka jeta, ka provuar gjahun, ballot me maska, vrapimet me kuaj, artet dhe gratë e bukura. Tashti meqenëse pleqëria ia ndalon këto gjëra, ai kërkon që edhe të tjeret të heqin dorë.

    * Dodeja ishte shumë i ndjeshëm. Meqenëse iu refuzua kërkesa për t'u bëre anëtar i Akademisë, nuk pranoi që ta paraqiste sërishmi kanditaturën. Një ditë ftoi per darkë shkrimtarin rus Turgeniev. Gjatë kësaj darke e pyeti se ç'mendonte për romanet e tij.
    Turgenievi e lëvdoi shumë, po shfaqi edhe ndonjë rezervë të vogël. Dodeja u trishtua kaq shumë, sa që kur iku Turgenievi ia plasi të qarit si fëmijë.


    * Dodeja ishte shumë i apasionuar pas muzikës. Kur shkruante ai dëshironte që e shoqja të luante në piano pjesë nga Shuberti, Moxarti, Bethoveni dhe Shumani.
    -Më pëlqen çdo lloj muzike, - thoshte ai, - ajo e mira, madje edhe ajo që nuk është e mirë.
    Atyre që mburnin artet e tjera, u thoshte:
    -Po, po, por muzika është një planet tjetër.


    * Lidhur me përdorimin e mbiemrave Alfons Dode i dha këtë këshillë një letrari të ri:
    -Mbiemri duhet që të jete e dashura e emrit dhe jo gruaja e tij e ligjshme. Ndërmjet fjalëve çdo bashkim duhet të jetë i perkohshëm dhe asnjë herë i përjetshëm. Kjo është ajo qe e dallon shkhmtarin origjinal nga të tjerët.
    Alons Dode ishte zemërgjerë dhe nuk mbante mëri me asnjeri. Ai thoshte:
    -Jeta është shumë e shkurtër, përsa ta përdorim atë për të urryer?
    Kur djemtë ose miqtë e tij zemëroheshin me ndonjë kundërshtar ai i ftonte të përrnbaheshin dhe u thoshte:
    -Lëreni fatin të bëjë çfarë të dojë! Ai do t'jua largojë urrejtjen dhe do t'ju japë kënaqësinë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #143
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DONIXETI, Gaetano



    DONIXETI Gaetano (1797-1848) kompozitor italian, një ndër përfaqësuesit më të mëdhenj të operës italiane të gjysmës së parë të shek. XIX



    * Donixeti nuk e shkëpuste vëmendjen nga tema muzikore deri sa te arrinte në zgjidhjen përfundimtare. Rrinte i përqendruar mbi partiturt deri sa të arrinte fundin e dëshiruar.
    Njëherë, kurishte në Paris, përparavitrinës së një dyqani me punimt të arteve figurative ndenji për gati një orë. Pronari, që doli nga dyqani mt shpresë se kishte gjetur një blerës të mirë, i tba:
    Ç'urdhëroni zotëri?
    Finalen e aktit të tretë të Luçies sime, - u përgjigj kompozitori dhe i
    largua me të shpejtë. Një prej tablove të vitrinës e kishte frymëzuar.


    * Një mbrëmje, kur shkruante operën Torkuato Taso, i erdhën në shtep disa miq. Donixeti dhe miqtë u kënaqën në mjedisin e gëzuar që u krijua Pa pritur kompozitori u ngrit e shkoi në dhomën tjetër dhe u kthye pa: një gjysmë ore.
    Përse na le kështu vetëm, - tha një nga miqte, - mos ndoshta nuk ndjetë veten mirë.
    Jo, jo, - u përgjigj Denoixeti, - po gjatë këaaj kohe përfundova finalei
    e aktit të parë të operës sime Torkuato Tasao.


    * Donixeti i hante shumë makaronat dhe shkonte shpesh në shtëpinë një këngëtareje, e cila i ziente në nje kusi të madhe per kompozitorin dhe për miqte e tjerë. Një mbrëmje Donixeti arriti vonë dhe makaronat ishin mbaruar nga te tjerët. Kjo gjë ia prishi humorin fare.
    - Mos u mërzit, - i tha këngëtarja me bujari, - do të hani edhe ju makarona, por me kuslit që, kur unë të përgatis makaronat, ju të kompozoni dy faqe muzikë.
    I dha çi duhej për te shkruar dhe Donixeti iu vu punës.
    Kur i sollën makaronat ne tryezë, pjesa muzikore ishte mbaruar.

    * Donixeti shkonte shpesh në shtëpinë e një miku. Një mbrëmje, sapo arriti i zoti i shtepisë i tha:
    Nuk më pëlqen të jem i pasjellshëm, por jam i detyruar qe së bashku me gruan te shkojmë te disa miq qe na kanë ftuar. Kështu detyrohemi t'ju leme vetëm.
    Ju po më përzini, - tha duke qeshur Donixeti, - por unë po rri se nuk jam edhe aq keq. Ju shkoni në takimin që ju presin unë ndërkaq po rri pranë zjarrit, sepse jam mire për punë dhe do të kompozoj diçka nga akti i katërt i "Favoritës".
    Në orën dhjetë të darkës ai iu vu punës. Miku u kthye pas mesit të natës. Donixeti duke i treguar punën që kishte bërë i tha i kënaqur:
    -Ja shiko sa mirë e kam kaluar kohen, kam mbaruar aktin e katërt të
    operës.


    * Donixeti i shkruante melodramat e tij në pak ditë. Për këtë dhunti këngëtarja Grisi thoshte:
    - Mirë që Donixeti është tepër i nxituar. Përndryshe do të linte pa punë me dhjetëra kompozitorë si Belini.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #144
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DUZE, Eleonora



    DUZE Eleonora (1858-1924) aktore dramatike italiane


    * Që fëmijë Eleonora ishte shumë e lëvizshme dhe prindërit e saj thonin:
    -Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme te rrëmbimi i saj, ka lindur më 1859"
    dhe ka luftën në qënien e saj.

    * Babai i Duzesë e dashuronte shumë gruan e tij. Kur ajo vdiq në mjerim të madh, ai nuk gjeti dot ngushëllim. Pak ditë pas kësaj vdekjeje i erdhi një letër prej një avokati. I bëhej e ditur se i kishte vdekur një kushëri i largët pa bërë testament, kështu që një pjesë e trashëgimit i takonte atij.
    - Shumë vonë, - tashmë - thirri me ton shpërthyes për fatin e tij, - kjo shumë do ta shpëtonte gruan time ose të paktën do t'i kishte bërë më të mira ditët e fundit të jetës së saj. Tashti nuk di më se çfarë të bëj me këto para, prandaj nuk po i pranoj.
    Ai i shkroi noterit që t'ua jepte të gjitha paratë të afërmëve të tjerë.
    Duzeja e vogël e përjetoi me gojën mbyllur atë skenë, shikoi veshjen e saj të varfër dhe nuk guxoi të tërhiqte vëmendjen e të atit për të lehtësuar mjerimin e tyre.
    * Eleonora recitonte në grupin teatral që drejtohej nga Lui Pecana. Një ditë gjatë provave drejtori e ndërpreu Duzenë:
    - Kjo batutë, - i tha, nuk shkon kështu si e thoni ju.
    Po jua tregoj unë sesi duhet bërë.
    Dhe e përsëriti batutën në mënyrë të atillë që ia ndryshoi krejt kuptimin. Mirëpo. Duzeja nguli këmbë se kishte ajo të drejtë. Tjetri duke e ndjerë veten të fyer u bë si i tërbuar dhe i tha:
    - Po përse vazhdoni të punoni si aktore? Nuk e kuptoni, pra, që kjo luk është bukë për dhëmbët tuaja? Zgjidhni më mirë, një zanat tjetër!
    Duzeja do të donte t'i përgjigjej me të njëjtën gjuhë, por e gëlltiti emërimin.
    * Duze kishte luajtur role të dorës së dytë dhe nuk kishte arritur të linte mirë në dukje talentin e saj. Një mbrëmje në shoqëri me aktoren e ladhe Zhiaçinta Pecana1' e cila nuk deshi të luante në rolin e plakës në ramën "Tereza Rakuin" Rolin më të vështirë ia lanë Duzesë ndërsa tjetrin s luajti Xhiançinte Pecana! Duzeja, gjatë provave luajti keq dhe nuk guxoi t'i ngrinte sytë përpara Pecanës. Natën e shfaqjes, e rrëmbyer nga zjarri i papërmbajtur dhe nga pasioni, e ngriti ballin lart. Ky ishte një zbulim dhe Pecana u habit dhe nuk i besonte syve. Ishin që të dyja të irekullueshme sa që publiku nuk ishte në gjendje të dallonte se kush e luante më mirë rolin.
    Atë mbrëmje lindi aktorja më e madhe e teatrit italian të traditës.

    * Në Torino ishte një grup teatral me Çezar Rosin i cili duhej t'i linte vendin në teatër Sara Bernardit. Ky grup do të luante pjesë të ndryshme. Entuziazmi i publikut për aktoren e madhe franceze, Sarën, ishte i tillë sa që Çezar Rosi nguronte ta fillonte shfaqjen e tij. Më në fund,por jo për t'iu kundërvënë publikut ose pë të bërë krahasim, vendosi të vinte në skenë një komedi të vjetër italiane. Por Duzeja nuk pranoi,
    - Dua të luaj "Princeshën e Bagdatit" - nguli këmbë ajo.
    - Po nuk mendoni pak? Përpara jush ka luajtur një kolose e artit si
    Sara Bernard? Mos doni t'u fishkëllejnë?
    Duzeja ishte e patundur.
    - Më lejoni të luaj "Princeshën e Bagdatit", ose unë po iki.
    - Po ku do të shkosh?
    - Nuk e di.
    Në fund ia doli mbanë dhe luajti "Princeshën e Bagdatit" me Sujdes.


    * Eleonora Duze jetonte vetëm për skenën. Koha tjetër që mbetej ishte një pritje ose pushim deri sa të merrej me teatrin.
    * Në skenë kishte një kujdes të përsosur për mbajtjen e vetes. Zor se mund t'i gjeje një fije floku të ngatërruar. Në rrugë, përkundrazi për anën e jashtme ishte e pakujdesshme. Këtë e bënte se nuk i jepte asnjë rëndësi gjykimit të njerëzve, kur ata nuk ishin në teatër.


    * Sa e përzemërt edhe po aq kundërshtare ishte Duzeja për fjalët dhe xhestet e falenderimit. E bënte të mirën dhe ikte me të shpejtë pa pritur të merrte falenderime. Kur u largua nga Firence, për të jetuar për gjithnjë në Romë, i dhuroi marangozit të saj disa tryeza tualeti që ishin shumë të kushtueshme e plot sende të tjera të çmueshme.
    * Një kolegu i Duzesë u habit, kur ajo i vajti në shtëpi me një veshje të keqe sa që dukej edhe e shëmtuar. Hoqi syzet, ngriti kokën lart, u ndryshua në mënyrë të çuditshme dhe tha:
    - Miku im, unë jam e bukur kur dua vetë.

    * Kur e pyetën Duzenë se cili ishte vendi më i parapëlqyer prej saj, ajo u përgjigj me një buzëqeshje kuptimplote: "Udhëtimi".


    * Duke vizituar studion e Rodenit, Eleonora Duze, u mahnit përpara bustit të Françeskës. E frymëzuar dhe e emocionuar nga përfytyrimi dantesk, që bënte pjesë në grupin skulpturor "Posta e ferrit", aktorja e madhe nisi të recitonte me zë të lartë vargjet e Dantes. Rodeni1' u frymëzua për skulpturat e tij të mëdha: "Dhimbje" dhe "Trishtim".

    * Një kritik, që e kishte acaruar me artikujt e tij, donte të pajtohej me artisten e madhe. Shkoi një ditë në dhomën e saj të vogël dhe pa i thënë asnjë fjalë, i nxorri një degë ulliri përpara. Duzeja nuk kërkoi asnjë shpjegim, i shtrëngoi dorën dhe pa folur i dha dy trëndafila.

    * Në fillim të karrierës së saj Eleonora Duze ishte e dobët fizikisht. Një mbrëmje, kur po shkonte në teatrin e Torinos për të interpretuar një rol, zuri një shtrëngatë shiu që e bëri qull.
    - Çfarë ka ndodhur? - tha drejtori.
    - Ah, sikur ta dini? Një përmbytje e vërtetë. Më ka hyrë ujë deri në kockë.
    - Me siguri shiu nuk ka bërë rrugë të gjatë për të arritur deri atje, - i tha një koleg duke qeshur.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #145
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DYMA, Aleksandër (biri)


    DYMA Aleksandër (biri) (1824-1895) shkrimtar francez, autor vjershash, tregimesh dhe romanesh


    * Suksesi i madh që pati "Zonja me kamelie" nuk ia arriti mëndjen. Shumë vjet më vonë, kur i përmendim këtë dramë, - ai thoshte me modesti: - Megjithatë, ishte një gjë aq e thjeshtë për t'u bërë. Mjafton të jesh njëzet vjeç dhe të kesh dashuruar.

    * Dymai (biri), jepte gjithnjë ndihmë për raste fatkeqësish. Këtë gjë e bënte me shumë urtësi dhe në fshehtësi të madhe.
    - Kam dëshirë të jap vetëm lëmosha anonime, - thoshte ai. - Ato kanë të mirën e madhe se mënjanojnë mosmirënjohjen.

    * Aleksandri pyeti një botues të madh parisian:
    - Si shiten librat e Tales?
    - Mjerisht këto libra nuk shiten fare.
    - E di, - u përgjigj Dymai, - autori, megjithëse njeri shumë i zoti, është
    në gjëndje të mjerë dhe unë dua ta ndihmoj pa u fyer. Ja ku i ke disa para.
    I thuaj se librat e tij shiten mirë dhe këto janë pjesa e të drejtës së autorit.

    * Një aktore e re kërkoi nga Aleksandër Dymai që ta paraqiste në drejtorinë e ndonjë teatri. Ajo kishte dëshirë të luante rolin e ndonjë femre të padjallëzuar.
    Dymai e vërejti nga koka e deri te këmbët dhe i tha: - Por ju, zonjushe, dukeni mjaft e djallëzuar dhe si e tillë e keni të vështirë të luani rolin e së pafajshmes.
    * Dymai nuk kishte bërë deklarata të forta për ateizëm, por edhe nuk donte të shtirej fetar.
    Një prift, i dëgjuar në hierarkinë kishtare, kërkoi me shumë takt që ta bindte për ta futur në rrugën e Zotit.
    - Në qoftë se në botë do të ketë peshkopë kështu si ju, - i tha duke qeshur Dymai, - dhe heretikë si unë, marrëveshja nuk do të ishte e vështirë.
    Megjithatë kjo marrëveshje nuk u arrit asnjëherë.
    * Dikush, që përsëriste vazhdimisht aforizma, një natë tha:
    - Bukuria nuk është asgjë te gratë, gjithë merita e tyre qëndron te
    nderi.
    - Aleksandër Dyma e vërejti dhe me të qeshur i tha:
    Po unë besoj se përpara së gjithash një grua duhet të jetë e bukur, që
    ndershmëria e saj të ketë meritë.

    * I biri i Viktor Hygosë ishte dashuruar marrëzisht me një kurtizane të bukur dhe bënte si i çmëndur pas saj. Kur miku i tij, Dymai, e qortoi, ai i tha:
    - Po unë në fund të fundit kërkoj të rehabilitoj atë fatkeqe, ashtu siç
    ka bërë Armandi yt me Margarita Gotjenë.
    Dhe autori i "Zonjës me Kamelie"ia ktheu:
    - Të gjitha historira, historira për të bërë komedira!
    * Një mik i tha Dymait (birit) për sharjet që disa letrarë i kishin bërë të atit.
    - Babai im, - u përgjigj qetë- qetë Dymai, - është një lum i madh. Çfarë rëndësie ka, në qoftë se një fshatar, që kalon aty, bën shurrën brenda. Ai vetë, përsëri, mbetet lumë i madh dhe i pastër.

    * Një dijetar i kohës bëri një ankesë në gazetë me temën:
    "Çfarë emri duhet t'i venë paraardhësit shekullit që po mbaron?"
    - Duhet të quhet "Shekulli i Napoleonit", - u përgjigj një shkrimtar
    bonapartist.
    - Shekulli i Viktor Hygoit, - i tha një partizan i shkrimtarit të shquar.
    Dyma (biri) u përgjigj:
    Do të quhet me siguri shekulli i nëntëmbëdhjetë.
    * Në vitet e fundit të jetës, Dymai, kishte një parandjenjë të çuditshme për fundin e tij. Kërkoi dorëheqjen nga juria e provimeve të konservatorit, duke thënë:
    - Unë jam i vdekur, do të bëni shumë mirë të më jepni që tani një zëvendës.
    Anëtarët e tjerë të jurisë protestuan se ai ishte madje më i forti fizikisht dhe nuk do ta pranonin kurrë dorëheqjen e tij. Ai atëherë, u tërhoq dhe me të qeshur shtoi:
    - Do ta shihni, pra, që unë kam pasur të drejtë. Pak kohë më vonë ai vdiq.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #146
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DYMA, Aleksandër (babai)


    DYMA Aleksandër (babai) (1803-1870) shkrimtar i shquar francez, autor i romanit të njohur"Konti i Montekristos"

    * Provinciali Dyma arriti të njihej me të famshmin Talma në dhomën e tij të vogël. Ai i shfaqi aktorit të madh dëshirën për t'u bërë dramaturg dhe shtoi menjëherë:
    - Djalosh, ktheu shpejt në shtëpinë tënde dhe vazhdo studimet e tua, pranë atij avokatit.
    Dymai, që kishte vullnet të fortë, kur u kthye në vendin e tij, u zhyt në studimin e Shekspirit, të Lope de Vegës dhe të Kalderon dela Barkës.


    * Një kritik i tha një herë Dymait:
    - Ju, në një nga librat tuaj, keni shkruar këto fjalë:
    "ndjente një zbrazëti plot dhimbje" Unë nuk e kuptoj si mund të ketë dhimbje një gjë e zbrazur. Dymai i gatshëm, duke qeshur me dinakëri i tha: - Po juve a nuk ju ka dhembur koka ndonjëherë?


    * Për të treguar ndryshimin e madh midis artit të tij dhe të të birit, Dymai, thoshte:
    - Unë e marr subjektin tim në ëndërr, kurse im bir në realitet. Unë punoj me sy të mbyllur, ai me sy plot dritë. Unë jam larg botës që më rrethon, kurse ai brenda saj. Unë jam larg botës që më rrethon, kurse ai brenda saj unë vizatoj, ai fotografon. Unë kam lindur në një epokë piktoreske e poetike dhe isha idealist, ai ka lindur në një epokë materialiste dhe është realist.


    * Një ditë një admirues i të jatit e pyeti Dymain (biri) se cili ishte sekreti i artit tërheqës të romancierit të madh.
    -Ja, - u përgjigj Dyma (biri) - një herë, vajta në shtëpinë e tim eti.
    Shërbëtori më tha se nuk mund ta takoja sepse ishte duke punuar.
    Meqenëse kisha një punë me rëndësi e duhej ta takoja patjetër, u ul ta pres në një dhomë afër studios së tij. Papritur dëgjoj një të qeshur të madhe. Nga e qeshura kuptova se babai nuk ishte vetëm dhe se nuk ishte e vërtetë që punonte. Hyra në dhomën e tij të punës dhe për çudinë time e gjeta vetëm dhe të dhënë krejt pas punës. Atëherë e pyeta përse kishte qeshur. Ai më dha një copë letër të shkruar dhe më tha se pasi ta lexoja, do të kuptoja arsyen e të qeshurës.
    -Ja sekreti i babait tim, - përfundoi Dyma (biri). - Për të kënaqur të
    tjerët, më parë shkrimtari duhet të kënaqë veten e tij.


    * Aleksandër Dymai për dymbëdhjetë vjet me rradhë ushqeu falas një njeri, që e mbante veten si shkrimtar dhe nuk kishte as bukë për të ngrënë. Ky e pa se po e tepronte dhe s'i vinte mirë që po hante kot bukën e shkrimtarit të shquar. Një ditë Dymai i tha:
    - Nuk ka gjë, mos u &hqetëso, madje unë mund të të vë në punë të justifikosh ushqimin që ha. Ti mund të më bësh një shërbim të madh, të shkosh çdo ditë tek Ura e Re për të parë temperaturën në termometrin e madh që ndodhet atje. Kjo do të më shërbejë që në bazë të temperaturës, të gjykoj se sa shikues do të venë në teatër për të parë dramat e mia.


    * Aleksandër Dymai ishte i partisë demokratike dhe nuk luftoi asnjëherë në barrikada. Kur në Paris, më 1832, shpërthyen demonstratat, u përhap lajmi se romancieri i shquar ishte arrestuar, sepse ishte në krye të demonstruesve dhe ishte pushkatuar. Sharl Nodie1*, një nga miqtë e tij më besnikë, shkroi këto rradhë: "Thuhet se ju jeni arrestuar dhe jeni pushkatuar. Në se lajmi nuk është i vërtetë, hajde sonte për darkë tek unë, por dhe po qe se je pushkatuar, prapë hajde se të pres".


    * Një mbrëmje, kur po shkonte për të ngrënë darkë, Dymai u kujtua se nuk kishte para në xhep. E ndali karrocën pranë shtëpisë së një mikut të tij për t'i kërkuar dy luigje. Miku i tij, që sapo ishte kthyer nga gjuetia, i dha një lepur kamarieres që t'ia çonte në karrocë. Dymai falenderoi vajzën, që ishte shumë e hijshme dhe i la në dorë dy luigjet që mori hua. Nuk dihet se me çfarë e pagoi karrocierin shkrimtari i shquar.

    * Një mëngjes Dyma (babai), takoi mikun e tij, bankierin Salvador.
    -I dashur mik, - i tha, - po më ndjekin ftuesit e gjyqit dhe në qoftë se nuk paguaj gjysmën e një kambiali, do të më sekuestrojnë gjithë ç'kam. Të lutem më ndihmo.
    Bankieri i dha dymijë franga.
    -Faleminderit, - i tha Dymai, - dhe tashti po mundët më shoqëroni deri te zyra e ftuesit të gjyqit. Po më parë, më duhet të ndalem pak.në shtëpinë e një zonje të hijshme që banon në rrugën Vivienë.
    Të dy miqtë u nisën bashkë. Për një çast Dymai u ndal, pa në vitrinën e një dyqani një statujë të bukur dhe pyeti sa kushtonte. Statuja e vogël kushtonte njëqind franga. Dymai i dha një monedhë prej dyqind frangash dhe dyqanxhiu i tha:
    - Zoti Dyma, nuk po ju kthej kusur, sepse ju më keni dyqind franga borxh, kështu që lahemi bashkë.
    - Shumë mirë, - ia bëri Dymai, - mua nuk më kujtohet, po me siguri duhet të jetë ashtu si thoni ju.
    Pastaj karroca vazhdoi rrugën dhe ndali para shtëpisë së zonjës. Kur Dymai doli nga shtëpia e saj nuk e kishte në dorë statujën, sepse zonjës i kishte pëlqyer shumë dhe ai ia kishte dhënë menjëherë. Nuk mund të bënte ndryshe. Në të dalë të shtëpisë takoi një mik. Dymai ngriti duart përpjetë dhe miku diç i tha në vesh shpejt e shpejt. Pastaj Dymai futi duart në xhep, nxori portofolin dhe ia dha mikut në dorë.
    - Dhe tani, - tha Dymai duke hipur në karrocë, - më çoni në shtëpinë time.
    - Po ftuesit e gjyqit? - i tha bankieri.
    Për ata nuk kam as edhe një qindarkë. Shpresoj të më jepni ju edhe dymijë franga të tjera, se ndryshe nuk kam si shpëtoj nga gjyqi.

    * Kur doli "Marion Delorm" e Viktor Hygosë, të cilin Dymai e admironte shumë, tha me ofshamë:
    - Do të jepja gjithë pjesët e mia teatrale për të shkruar një "Marion Delorm"!
    * Në provën e përgjithshme të një drame të tij, kishte parë që gjatë dy akteve të para, helmeta e një zjarrfikësi nuk kishte lëvizur. Ndërsa gjatë aktit të tretë helmeta dhe zjarrfikësi ishin zhdukur. Dymai e kërkoi dhe kur e gjeti të ulur në një kënd të teatrit e pyeti:
    - Po përse u largove?
    - Sepse nuk kënaqesha më, - iu përgjigj zjarrfikësi. Dymai doli në këmishë, vrapoi te kabineti i drejtorit, mori aktin e tretë e bëri copa- copa dhe e hodhi në zjarr. Kur drejtori protestoi, Dymai u përgjigj:
    - E di mirë se çfarë bëj, nuk e patë që zjarrfikësi u mërzit?
    - Pastaj shkroi me shpejtësi të jashtëzakonshme një variant tjetër të
    aktit të tretë.

    * Dymain e akuzuan se i shkruante romanet e tij me bashkëpunëtorë të tjerë. Një miku i tij gjyqtar e pyeti për një roman, që kishte dalë ato ditë, nëse ishte miell nga thesi i tij. Dymai, që gjeti rastin të tallej me ata që shpifnin për të iu përgjigj:
    - O zoti im! Po atë që botova vitin e kaluar dhe që pati aq sukses ma shkroi kamarieri im. Mirëpo ai faqeziu, kur mori vesh sukesin e madh të librit më kërkoi ngritje - page saqë u detyrova ta përzë. Kështu këtë roman të ri, mjerisht më është dashur ta shkruaj vetë.


    * I kërkuan Aleksandër Dymait (babi) njëzet e pesë franga për të varrosur një të varfër që kishte vdekur nga mjerimi. Dymai, që kishte luftuar gjithë jetën e tij kundër ftuesve të gjyqit, të cilët i shkonin në shtëpi për t'i sekuestruar plaçkat e shtëpisë. Ai nxori nga portofoli një monedhë njëqindfrangëshe.
    - Nuk kam tjetër monedhë, prandaj harxhoni për të disa franga dhe me të tjerat varrosni edhe nja tre të tjerë.
    * Balzaku dhe Dymai e vizitonin shpesh njeri- tjetrin. Një ditë u takuan rastësisht në shtëpinë e një miku. Balzaku iu afrua Dymait dhe i tha me zë të lartë:
    - Kur të matufepsem, do të shkruaj edhe unë për teatrin.
    - Atëherë fillo shpejt, - ia priti Dymai.


    * Dymai (babai) takoi një ditë në Paris, në shtëpinë e një mikut të tij një djalë të ri të cilin e kishte njohur pak kohë më parë. Për të treguar nt sytë e të pranishmëve se ishte shumë i afërt me romancierin e shquar djali thirri me zë të lartë:
    - Tungjatjeta i dashur Dyma, si jeni?
    Dhe Dymai me të njëjtin ton ia ktheu:
    - Tungjatjeta i dashur, si ju quajnë?


    * Pasi shkroi dramat e mëdha, Dymai, i dha teatrit vetëm disa pjesë t< vogla.
    - Kam ngrënë shumë pjata në banketin letrar, - thoshte Dymai, - tan jam te krueset e dhëmbëve.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #147
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    CICERONI, Mark Tuli


    CICERONI (Mark Tuli) (106-43 p.e.r.) orator, burrë shteti romak dhe shkrimtar

    * I thanë Ciceronit se Qezari i kishte ngritur shtatore Pompeut.
    - Kjo, - tha Ciceroni, - është mjeti më i mirë për të siguruar të tijat.

    * Një ditë takoi mikun e vet që vinte nga provinca aziatike e perandorisë. - Ç'farë do ti këtu? - e pyeti Ciceroni.
    - Kam ardhur të kërkoj nga Qezari lirinë për provincën time.
    - Të lumtë, - i tha Ciceroni, - në qoftë se do të arrish ta sigurosh, kërko edhe pak për romakët.

    * Plaku i mençur Deçimo Liberio, kaloi përmes turmës së shikuesve për të kërkuar një vend në radhën e rezervuar për senatorët. Kaloi pranë Cicëronit, i cili, megë donte të tallej me numrin e madh të senatorëve që kishte caktuar Qezari, i tha:
    - Do t'ju liroj vendin tim, ne goftë se nuk do të gjeni vend të lirë.
    - Po ju jeni vetë ngushtë, - iu përgjigj Deçfmo, që donte të ironizonte Ciceronin për luhatjet e tij politike - sepse jeni mësuar të rrini në dy karrige, kurse tashti jeni të detyruar të rri vetëm në një.
    * Një i ri, që akuzohej se kishte helmuar prindërit me ëmbëlsirë fliste kundër Cicëronit, të cilin edhe e kërcënoi.
    - Kërcëno, kërcëno pra, - iu përgjigj Ciceroni, - se më shumë parapëlqej kërcënimet se sa ëmbëlsirat e tua.
    * Ciceroni e vlerësonte shumë Platonin dhe thoshte:
    - Më mirë parapëlqej të gaboj me Platonin sesa të kem arsye me filozofë të tjerë.

    * Kur një shok i tij i vjetër i shkollës, po i mburrej se ishte më i ri. Cicëroni iu kthye:
    - E po atëherë sipas llogarisë tënde, kur studionim bashkë ti nuk kishe lindur.

    * Cicëronin, të cilin shumë vetë e quanin si prototipin e njeriut të retorikës, ishte kundërshtar i tiradave të gjata retorike. Një ditë duke dëgjuar në Forin e Romës(në lashtësi Fori ishte një vend në kryqëzimin e rrugëve të një qendre urbanistike, ku mblidheshin për punë tregtie, për çështje politike e administrative, për të kremtuar festa të ndryshme) një njeri, i cili për të lënë përshtypje te gjyqtarët, po thoshte në mënyrë teatrale:
    - Ky njeri i jashtëzakonshëm - dhe tregoi klientin e tij, - ishte mbajtur nga nëna e tij nëntë muaj nën zemër.
    - Po nënat e tjera ku i mbajnë fëmijët, mos vallë në xhep? - ia priti Ciceroni.

    * Ciceroni ende i ri shkoi në Athinë për t'u përsosur për retorikë. Atje ndogi shkollën e të shquarit Apollon Moloni. Cicëroni deklamonte kaq mirë në kohën e ushtrimeve shkollore, sagë të gjithë, mësues dhe nxënës, mbeteshin të mrekulluar dhe nuk pushonin së lavdëruari atë. Vetëm Apolloni, sa herë që e dëgjonte, kridhej më shumë në mendime. Kur dikush e pyeti për heshtjen e tij të çuditshme, ai u përgjigj:
    - E si të mos bie në mendime dhe në trishtim, kur shoh që deri më tani e shkreta Greqi ishte e para në elokuencë, kurse tani vjen dikush ja grabit për tia shpënë në Romë?

    * Për Cicëronin, Demosteni ishte më i madhi orator i të gjitha kohëve. Një ditë e pyetën se cili ishte fjalimi më i bukur i Demostenit. Ciceroni u përgjigj:
    -Ai më i gjati!
    Cicëroni e ndau gruan. Miqve, që e këshillonin të merrte një tjetër, u përgjigjej:
    - Të dashur miq, përvoja më ka mësuar që nuk është e mundur të martohesh edhe me një grua dhe me filozofinë.

    * Romaku i madh kishte një ditë si kundërshtar një avokat, i cili ishte shumë i njohur për pandershmërinë e tij. Cicëroni foli e foli me atë shpërthimin e tij të rrëmbyer. Kundërshtari e ndërpreu në çast dhe e pyeti:
    - Po përse lehni kaq shumë? Ciceroni iu përgjigj:
    - Sepse kam përpara një hajdut.

    * Kaninio Rezicio kishte qenë konsull në Romë vetëm një ditë. Ciceroni për këtë tha:
    - Në historinë tonë kemi një konsull që ishte shumë vigjilent dhe që gjatë sundimit të tij nuk fjeti fare.


    * Jul Cezari urdhëroi me dekret që tokat e Kampanjës do tu shpërndaheshin ushtarëve. Shumë senatorë që kishin atje prona nuk e miratuan dekretin. Më shumë nga të gjithë kundërshtai Luçio Geli shumë i vjetër në moshë, i cili u ngrit nga vendi dhe thirri me të madhe:
    - Sa të jem unë gjallë, kjo shpërndarje nuk do të bëhet kurrë. Atëherë Ciceroni për të qetësuar gjakrat por edhe me shpotitje e ndërpreu:
    - Kur është puna kështu, le të presim, se nuk do të shkojë gjatë kjo punë. Kolegu ynë Geli nuk kërkon gjë tjetër vetëm një shtytje afati.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #148
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ÇAJKOVSKI, Petar Iliç


    ÇAJKOVSKI (Petar Iliç) (1846-1893) kompozitor i madh rus, përfaqësues i romantizmit

    * I ati e futi Çajkovskin që të studionte për drejtësi. Ai u diplomua ne ketë degë dhe pastaj u emerua nepunës shteti. Me muzike u mor shume vonë. Ishte tetëmbëdhjetë yjeç, kur nisi të studionte pianoforte. Mësuesi i tij thoshte se ai nuk kishte asnjë prirje për muzikë. Aftësinë e tij për muzikë e zbuloi një diletant. Ai dëgjoi një ditë rastësisht një improvizim të tij në pianoforte. Ky i dha zemër t'i kushtohej seriozisht kompozimit.

    * Pak dihet për jetën private te muzikantit të madh, i cili ishte gjithnjë shumë i rezervuar dhe për sliumë çështje jetësore rrinte mjaft ftohtë. Për shembull, mbas vdekjes u mor vesh se kishte pasur grua. Edhe kjo grua ishte mjaft misterioze. Ajo ishte martuar kur kishte qenë tridhjetë e shtatë vjeçe. Edhe familjarët e Çajkovskit e moren vesh kur ai jetonte me të. Para se të vdiste kishte lëne në Konservatorin e Moskës një zarf të vulosur i cili duhej të hapej vetëm tridhjetë vjet pas vdekjes së tij. Nëpërmjet fytyrës së tij nuk mund të depërtojë në botën e brendshme, sepse ai kishte gjithnje një buzëqeshje të ngrirë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #149
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ÇEHOV, Anton



    ÇEHOV (Anton) (1860-1904) shkrimtar i madh rus, një nga përfaqesuesit më të shquar të realizmit rus

    * Çehovi ishte mjek dhe kishte frikë nga përgjegjësitë e rënda të profesionit të tij. Në nje recetë kishte berë nje gabim.
    Nuk kishte vënë një presje në shifrën që tregonte gramët. I hyri frikë e madhe ngapasojat dhe menjëherë shkoi tek i sëmuri. Për fat receta nuk ishte dërguar ende te farmacisti. Frika i hyri edhe kur në familjen e një të afërmi të tij, ku të gjithë pjesëtaret ishin të sëmurë me tifo, rastisi qe te vdiste nëna dhe nje vajzë e vogël. Çehovi u dërrmua shpirtërisht saqë hoqi nga porta e shtëpisë mbishkrimin: "Mjek kirurg".
    Qysh atëhere ai e braktisi profesionin e mjekut
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #150
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BALZAK Honore




    BALZAK Honore (1719-1850), romancier i shquar, përfaqësues i madh i realizmit në Evropën perëndimore



    * Kur ishte fëmijë prindërit deshën që Balzaku të bëhej noter. Por ai këmbëngulte të bëhej letrar.
    - Letrar, - i tha i ati, - do të vdesësh për bukë! Në letërsi ose duhet të jesh mbret ose hiç fare.
    - E po mirë, - u përgjigj Balzaku, - unë do të bëhem mbret.



    * Kur Balzaku ishte i ri çoi te botuesi një dorëshkrim. Ishte një roman i titulluar: "Zana e fundit". Botuesi e lexoi veprën dhe mbeti shumë i kënaqur. Vendosi t'i ofrojë 3000 franga për të drejtëri e autorit. Pastaj kërkoi andresën e Balzakut dhe kur mori vesh që ai jetonte në një lagje të varfër të periferisë, mendoi se 2000 franga do të ishin më se të mjaftueshme. Kur arriti përpara shtëpisë së tij pa se shkrimtari jetonte në papafingo.
    - Atëherë, - tha botuesi, - njëmijë franga do të jenë të pranueshme me kënaqësi prej tij.
    Dhe kur hyri në shtëpizën e varfër ku banonte Balzaku i tha:
    -Zoti Balzak, ja ku i kini 300 franga për romanin tuaj. Dhe Balzaku i pranoi ato.



    * Një mëngjes tek po shkonte për në punë, për t'i rënë sa më shkurt, iu desh të kalonte nëpër disa ara të mbjella. Ende pa u futur mirë në arë e kapën rojet. Ata e dërguan të kryetari i bashkisë, sepse nuk pranonte të paguante gjobën.
    - Si ju quajnë?
    - Honore Balzak.
    -Profesioni juaj?
    - Shkruaj romane.- Si, - thirri i habitur kryetari i bashkisë, - ju jeni ai që shkruani ato romane të bukura që kanë aq sukses?
    Balzaku iu bë qejfi shumë për këtë nderim të madh që i bëhej veprave të tij.
    - Romani juaj i fundit, - vazhdoi kryetari i bashkisë - "Shitësja e qumështit" është mirëpritur shumë nga të gjithë, - unë e kam në shtëpinë time... dhe prandaj po e anuloj dënimin.
    Balzaku për të hedhur lumin, nuk e mohoi autorësinë e romanit, që në të vërtetë ishte i një autori tjetër.



    * Ai jetonte në mënyrë të tillë me veprën e tij, saqë personazhet e romaneve, aventurat, pasionet dhe veshjet e, tyre i bëheshin pjesë e përbashkët e jetës.
    Një ditë një mik e takoi dhe shfryu me dhimbje për sëmundjen e motrës së tij të dashur.Balzaku e dëgjoi, i tha dy fjalë ngushëllimi mikut dhe vazhdoi:
    - Tashti le të flasim për gjëra jetësore. A e di si përfundoi puna e Nusingen- it dhe çfarë ka vendosur Rastinjaku.



    * Balzaku punonte pa ndërprerje dhe pa pushuar. Në raste të rralla, kur merrej me ndonjë dëfrim, pendohej shpejt, zemërohej me vetveten, i binte ballit me pëllëmbë dhe thërriste:
    - Bobo, në këto orë që humba do të kisha shkruar tridhjetë faqe

    * Një nxënës i nevrologut të famshëm Eskuirol mburrej se dinte të dallonte që në pamjen e parë një budalla nga një i mençur. Profesori që e kishte dëgjuar këtë mburrje, e ftoi për drekë studentin, i cili kur erdhi gjeti aty edhe dy të ftuar të tjetë. Njëri ishte serioz, korrekt dhe gjatë gjithë drekës nuk tha as edhe një fjalë. Tjetri ishte i harlisur, fliste shumë dhe në bisedat që bënte tregonte se ishte i kënaqur. Kur dy të ftuarit u larguan, Eskuiroli i tha nxënësit të tij;
    - Njeri prej këtyre është budalla, të shohim në se do ta gjesh. Nxënësi tha se budalla ishte ai që fliste shumë, ndërsa i mençuri ishte ai tjetri që rrinte i heshtur.
    - E po mirë, - i tha profesori, - po ju them se keni gabuar. Ai njeriu i heshtur ishte budalla, që e mbante veten zot të përjetshëm dhe nuk fliste, sepse mendonte që nuk i shkonte një zotërie të madh të fliste me njerëz të thjeshtë, kurse ai tjetri, që fliste shumë dhe me gjallëri, ishte një shkrimtar i ri, që ka nisur të bëhet i njohur, është çmuar në Paris dhe quhet Honore Balzak.
    Balzaku kishte marrë një sekretar të cilin e zgjonte në orën një pas mezit të natës dhe i thoshte:
    - Ju keni ende zakonin e keq të flini natën, kurse nata është bërë për punë. Ja ku po ju jap një kafe, që të mos ju zërë gjumi. Uluni në tryezë dhe shkruani.
    Dhe i diktonte deri në shtatë të mëngjezit, kur sekretarit të lodhur për vdekje i këputej koka duke shkruar. Atëherë Balzaku i thoshte:
    - E sheh se shpirti është i gatshëm, por trupi është i dobët. Shko pra që të flesh. Do të të zgjoj rreth orës dymbëdhjetë që të fillojmë sërishmi punën.



    * Një grafist që do të ilustronte një roman të Balzakut, duke gjetur një frazë të paqartë, i tha autorit që t'ia shpjegonte.
    - I dashuri im, - i tha Balzaku, - as edhe unë nuk e kuptoj fare. Po e kam futur qëllimisht, sepse medet sikur lexuesi t'i kuptojë të gjitha ato që shkruajmë ne. Ai do të kujtonte se mjeshtëria jonë është e thjeshtë dhe e mundshme për t'u bërë nga të gjithë. Kështu do të humbasim prestigjin tonë mbi të.



    * Balzaku punonte intensivisht. Gjatë kësaj kohe (punonte dhjetë orë në ditë) takoi Rosinin, i cili duke e njohur mirë jetën që bënte romancieri i shquar francez, i tha:
    - Si mund t'i qëndroni kësaj jete, duke punuar kësisoj për vite të tëra. Edhe unë kam punuar në një periudhë të jetës sime, por pas pesëdhjetë ditë pune ngulmuese bëhesha gati si i vdekur.
    - Oh, - u përpigj Bahaku, - unë nuk shoh mundësi tjetër për të pushuar veçse në varr. Sidoqoftë puna është mund i këndshëm.



    * Balzaku kur shkruante ndonjë roman ishte aq i rrëmbyer nga tema sa që atij i dukej se po jetonte një ngjarje të vërtetë. Një miku i tij që i shkoi një ditë për ta takuar, sapo hyri brenda e pa Balzakun që po ecte nëpër dhomë duke bërtitur:
    - Oh, fatkeqësi, ajo ka vrarë veten!
    U desh një bisedë sqaruese që miku të kuptonte se ishte fjala për romanin "Evgjeni Grandenë" të cilin ishte duke e shkruar.



    * Një revistë donte të botonte një novelë të tij. Balzaku vuri si kusht që revista të vinte përpara novelës një artikull biografik të shkruar prej mikut të tij Teofil Gotje. Kushti u pranua që artikulli të paguhej pesëqind franga. Balzaku shkoi t'i jepte lajmin e gëzuar Gotjesë, i cili e priti me gëzim të madh këtë porosi të paguar me bollëk. Shkroi një artikull të bukur që u botua së bashku me novelën e Balzakut. Dhe ja, pas pak ditësh mbërriti tek ai Balzaku, i cili i dha dyqind e pesëdhjetë franga.
    - Po a nuk më thatë se artikulli do të paguhej pesëqind franga? - Pyeti Gotjea.
    - Vërtetë - u përgjigj Balzaku, - por pastaj mendova se po të mos ekzistoja unë, ti nuk do të kishe shkruar ato lavde që ke shkruar...dhe prandaj m'u duk e drejtë ta ndajmë përgjysmë shpërblimin.
    Gotje qeshi shumë nga ky argument që e mori edhe ai si të pranueshëm.

    * Një mikut të vet, që u habit me veprimtarinë e tij letrare të mrekullueshme, Balzaku i tha:
    - I dashur mik, unë kërkoj të zë në letërsi vendin më të madh, në mënyrë që të mbetet sa më pak vend për budallenjtë.

    * Balzaku po ankohej një mbrëmje për mjeshtërinë e shkrimtarit, që, sipas tij, nuk shpërblehej mirë dhe nuk jepte kënaqësinë e nevojshme.
    - Po lavdinë, - tha një ndër bashkëbiseduesit, - lavdinë nuk e përmendët fare.
    - Lavdia? - u përgjigj Balzaku, - ta dini si katandiset lavdia e një letrari.
    Një herë kur ndodhesha në Rusi isha i ftuar në një sallon. Në çastin e hyrjes një zonjë po shërbente çajin dhe kishte në dorë një tabaka me filxhanë. Porsa shërbëtori përmendi emrin tim, zonja thirri: "Zoti Balzak" dhe lëshoi për tokë gjithë filxhanët nga emocioni.

    *Tregojnë se kur Balzaku ishte i ri kishte shkruar këto falë ambicioze nën portretin e Napoleonit:
    - Atë që ai nuk mundi ta çonte deri në fund me shpatë, do ta çoj unë me penë.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Agim Doçi
    Nga Agim Doçi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  3. Shoqeria apo dashuria me njerez qe marrin droge??
    Nga dodoni në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 05:20
  4. Vajzat tona punojnë si prostituta në Itali: na zhgenjyen
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 08:29
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •