Close
Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 165
  1. #131
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DIOGJENI



    DIOGJENI nga Sinapi, filozof i shquar grek që jetoi në shek. IV p.e.r.



    * E pyetën Diogjenin se cila ishte koha më e mirë për të ngrënë.
    - Në qoftë se je i varfër, ha kur të mundesh, - u përgjigj ai, - kurse po të jesh i pasur ha kur të duash.

    * Diogjeni pa një të ri që u skuq nga turpi.
    - Mos ki frikë djalë, - i tha, - kjo është ngjyra e virtytit.
    Diogjenin e qortuan sepse duke qenë i paditur ngatërrohej me filozofi.
    - Ngatërrohem pikërisht sepse dua të mësoj, - u përgjigj Diogjeni.

    * Diogjenin e kapën piratët dhe si të gjithë skllevërit e tjerë e nxorën në treg për ta shitur.
    - Çfarë di të bësh? - e pyetën.
    Të komandoj njerëzit, - u përgjigj filozofi. Pastaj iu drejtua atij që i binte trumpetës, duke e urdhëruar se në vend të formulës së zakonshme. "Kush do të blejë një skllav? - të thoshte me zë të lartë:
    - Kush do të blejë pronarin e tij?"

    * Diogjeni admironte shumë një harpist me duar tepër të shkathta, por e urrente shumë për karakterin e tij të dobët. Kur e pyetën se pse ushqente gjithë atë admirim u përgjigj:
    - Sepse, duke pasur në duar gjithë atë shkathtësi për të vepruar, është bërë harpist në vend të bëhej vjedhës.

    * Dikush e pyeti Diogjenin nëse kishte shumë njerëz në Lojërat Olimpike. - Kishte shumë shikues dhe pak njerëz - u përgjigj filozofi.

    * E pyetën Diogjenin:
    -Më thoni si mund të hakmerrem me armiqtë e mi?
    -Duke u bërë njeri më i virtytshëm se ata, - u përgjigj filozofi.

    * I thanë Diogjenit një ditë:
    - Lum Kalisteni që jeton në oborrin e Aleksandrit dhe merr pjesë në bankete madhështore.
    - Përkundrazi, - u përgjigj Diogjeni, - duhet vuajtur fati i Kalistenit, që duhet të hajë, vetëm kur ka dëshirë Aleksandri.

    * E gjetën njëherë Diogjenin me duar të shtrira përpara një statuje, sikur i kërkonte lëmoshë. E pyetën përse e bënte atë veprim.
    - I kërkoj lëmoshë një objekti që nuk mund të më flasë, kështu do të mësohem të mos fyhem kur të më refuzojnë ata që flasin.



    * E pyetën Diogjenin se si duhej sjellë ndaj të fuqishmëve.
    - Duke qëndruar si ndaj zjarrit, - u përgjigj Diogjeni, - jo shumë larg dhe jo shumë afër.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #132
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DA VINÇI, Leonardo



    DA VINÇI Leonardo (1452-1519) Personalitet i shquar poliedrik i Rilindjes italiane



    * Leonardoja ishte nxënës i Verokios. Ky i dha një ditë për të bërë një ëngjëll në tablo. Engjëlli u bë kaq i bukur sa që Verokio u pikëllua që ia' kishte kaluar nxënësi i tij. Nuk deshi ta prekte më penelin dhe më pas u tërhoq gjithnjë e më shumë nga piktura derisa iu kushtua vetëm skulpturës.



    * Leonardoja ishte ngarkuar të pikturonte sallën e madhe të kishës së Shën Marisë në Milano. Ai kishte mjaft kohë që punonte për të, rrinte shpesh dhe meditonte përpara kësaj pikture kaq të madhe. Prifti kujdestar i manastirit, i cili mendonte se ai duhet të punonte vazhdimisht pa ndërprerje sikurse bahçevani që punon kopshtin, shkoi të ankohej te duka Ludovik Moro.. Ky e thirri Leonardon dhe e njoftoi atëherë dukën se artisti punon edhe atëherë kur duket se nuk bën asgjë. Në këtë rast ai e kishte mbaruar pikturën e kërkuar, por i mungonin dy koka për të modeluar që e bënin të mendohej shumë. Njëra ishte e Krishtit që duhej të shprehte bukurinë qiellore dhe që nuk gjendej në tokë, tjetra ishte ajo e Judës, që duhej të shprehte papastërtinë morale, mosmirënjohjen dhe egërsinë njerëzore.
    - Tani për tani e kam zgjidhur një prej dy problemeve, - tha mjeshtri - sepse për Judën do të modeloj kokën e priftit në falë.
    Duka qeshi me të madhe nga kjo përgjigje.


    * Leonardo kishte një shpirt të ndjeshëm dhe ishte njeri shumë i dhembshur. Kur kalonte në treg dhe vështronte shitësit e zogjve që mbanin në kafaz zogjtë e vegjël, ai i blinte dhe u jepte atyre lirinë.


    * Duka Ludovik Moro mblodhi muzikantët më të shquar të Italisë për një konkurs. Ai që do të fitonte do të rrinte në shërbim të tij. Leonardo u paraqit në konkurs me harpë të sajuar me dorën e tij. Me të luajti aq bukur një këngë, tekstin dhe muzikën e së cilës e kishte bërë vet, sa që të gjithë konkurruesit u tërhoqën si të mundur. Kështu Leonardoja hyri në shërbim të Ludovikut jo si piktor por si muzikant.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #133
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DE AMIÇIS, Edmondo



    DE AMIÇIS (Edmondo) (1846-1908) shkrimtar italian



    * Sapo kishte mbushur dy vjeç, Edmondi u largua me gjithë familjen nga Onelia dhe u vendos në një qytet ku flitej dialekti piemontez. Edmondi e mësoi nga shokët e tij të rrugës këtë dialekt, pa mësuar ende dilektin e vendit të lindjes. Fëmija i vogël nuk po merrej më vesh me nënën. Kur ajo i dha një ditë ca të shara të mira në dialektin gjenovez, ai e kundërshtoi dhe kërkoi të shfajësohej, duke folur si piemontez, Grindja vazhdoi gjatë deri sa ndërhyri i vëllai i madh që i dinte të dy dialektet, ndërsa të gjithë të pranishmit ia plasën gazit.

    * Ernesto Rosi(aktor i njohur italian) e njohu Edmondin kur ishte i ri, gjashtëmbëdhjetë vjeç, dhe shkonte në dhomën e aktorit të shquar para se të fillonte shfaqja. De Amiçis donte të dinte gjithçka rreth veprës dhe kostumeve të aktorëve Nuk ngopej të pyeste dhe të dinte sa më shumë. Të gjitha i mbante shënim në një bllok të vogël, veçanërisht frazat që i pëlqenin dhe që nuk i kishte dëgjuar më parë.
    * Kur Edmondi ishte nxënës në kolegjin ushtarak të Modenës, shokët dhe eprorët e kishin njohur si poet. Njëherë deshi të qepte një kopsë në xhaketën e uniformës. Provoi disa herë por nuk arriti dot. Kapteri, që kaloi aty për të bërë kontrollin, e pa kopsën të qepur keq dhe i tha me seriozitet:
    - Ju mund të jeni i mirë për të bërë vargje, por për të vënë kopsat jeni njëgind vjet prapa.
    Dhe nxënësit të pamësuar iu desh të bënte disa ditë ndalim gazerme.

    * Edmondi kishte botuar në një revistë fiorentine një tregim që e kishte hedhur në letër shpejt e shpejt pa u menduar për ta përpunuar (një tregim mizerje thoshte ai). Në mbrëmje kur ishte në një sallon të rëndësishëm, iu afrua pranë një letrar i njohur i kohës që i tha gjithë mirësi:
    - Kujdes se në një vend ku përshkruan një fushim ke bërë që të perëndojë dielli në lindje. Nek është edhe ndonjë gabim i madh, por po ta them sa për ta ndrequr.

    * Gazeta "Italia ushtarake" që botonte vetëm komunikata zyrtare dhe pak lajme të thata ushtarake, nuk kishte shumë lexues; Atëherë drejtori mendoi që ta bënte organin e tij tërheqës me lëndë letrare. Si bashkëpunëtor, drejtori zgjidhi një nëntoger që në shkollën e Modenës kishte qenë kujdestar klase dhe kishte pasur sukses të madh në disa hartime.
    Ai e thirri nëntogerin dhe i tregoi qëllimin e tij Nëntogeri e nisi punën në zyrën letrare, dhe në tipografi. Ky nëntoger i ri ishte Edmond De Amiçis dhe nga zyra e tij dolën shkrimet e para që e bënë të njohur.

    * Edmondit i ofruan një kandidaturë si deputet,të cilën e refuzoi duke thënë:-Nuk më pëlqen që të fle në një gropë të madhe dhe në një vend që quhet parlament.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #134
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DEMOSTENI



    DEMOSTENI (384-322 p.e.r.)orator i shquar dhe veprimtar politik i lashtësisë greke



    * Eskini(orator imadh politik) rival i fortë dhe kundërshtar i Demostenit, nuk pranoi që athinasit ta dekoronin me medalje të artë. Më vonë fitoi gojtaria e Demostenit dhe Eskni u dënua me mërgim në ishullin Rodi. Eskni ra në gjëndje të keqe dhe nuk kishte para në xhep. Demosteni, i ofroi një shumë të hollash me mjaft përzemërsi dhe me mirësjellje. Eskni nuk mundi dot të mos pranonte prandaj i mori paratë dhe tha:
    - Mendo se sa i trishtuar jam që kam lënë një atdhe me një armik kaq zemërmadh sa të imponon respekt. Nuk shpresoj të gjej gjetkë një mik që mund t'i ngjajë.

    * Një ditë në mërgim kur Eskini deklamoi para popullit fjalimin që kishte mbajtur kundër Demostenit dhe për të cilin u dënua, dëgjuesit e duartrokitën nxehtësisht. Ata deshën të dëgjonin edhe përgjigjen e Demostenit. Kur e dëgjuan atë, duartrokitjet ishin prapë të shumta dhe të pandërprera sa që oratorit iu desh të ndërhynte për t'i qetësuar. Më në fund Eskni tha këto fjalë:
    - Po çfarë do të bënit sikur këtë fjalim ta dëgjonit të deklamuar nga goja e tij?

    * Një athinas shkoi te Demosteni për t'i kërkuar ndihmë kundër dikujt që e kishte sulmuar dhe trajtuar keq. Ai i tregoi oratorit të madh çështjen e tij. Demosteni e dëgjoi me vëmendje deri në fund dhe pastaj i tha:
    - Më fal, po unë nuk besoj aspak që t'i të jesh fyer ashtu si thua. Athinasi e rrëfeu çështjen dhe njëherë nga e para dhe prapë pati të njëjtin përfundim.
    - Si? - thirri athinasi gjithë zemërim. - Nuk jam trajtuar keq? Nuk jam fyer?
    - Oh, - tha atëhere Demosteni, - tashti po të besoj sepse tashti më fole si një njeri që është fyer.



    * Një rival i Demostenit, që deshi ta kritikonte për fjalimet e tij tepër të përpunuara, i tha:
    - Demosten, fjalimet e tua...
    - Duket mirë, - ia priti Demosteni, - se ato të tuat, përkundrazi, kanë bërë që të mos harxhosh gjë.

    * E pyetën një ditë Demostenin se me ç'mjete mund të bëhesh orator i madh.
    - Duke shpenzuar më shumë vaj dhe më pak verë, - u përgjigj oratori i madh, i cili me vajin nënkuptonte llampën e ndriçimit që ishte e nevojshme për të studiuar natën.
    * Demosteni shkoi posaçërisht në Korint për të parë bukuroshen Laide. Kur ai i kërkoi dorën, Laidja kërkoi çmim të madh.
    - Unë nuk mund të blej me një çmim kaq të madh një pendim, - përgjigj oratori i shquar.



    * Athinasit donin që Demosteni të mbështeste akuzën kundër një të pafajshmi. Meqenëse ai nuk pranoi, athinasit nisën të flasin lart e poshtë kundër tij.
    - O athinas, - u përgjigj ai, - unë jam gjithnjë gati që t'ju jap këshilla edhe atëherë kur juve nuk do t'ju pëlqejnë, por ama ju nuk mund të më detyroni që unë të shpif për një qytetar.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #135
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DIDRO, Deni


    DIDRO Deni (1713-1784) filozof i shquar materialist francez, shkrimtar dhe kritik arti

    * Dikush habitej që në jetën e salloneve të Parisit, Didroi bënte pak figurë.
    - Po çfarë doni prej meje, - thoshte Didroi, - unë nuk di të them më shumë se "mirëdita". Nuk e njoh gjuhën e ftohtë dhe mospërfillëse të salloneve. Ndaj hesht dhe vështroj.

    * Didroi shpenzonte shumë para për të blerë riprodhimet e pikturave dhe miniaturat, të cilat i koleksiononte. Kur mbetej pa para, ishte i shtrënguar t'i shiste me humbje. Pastaj ai vihej punës me dëshpërim për të riblerë objektet që nuk ishin tashmë të tijat.

    * Kur Didroi nisi karrierën e shkrimtarit fitoi të holla për një punë jo fort të mirë. Në shtëpi e shoqja nuk donte t'ja pranonte ato para, sepse kujtonte se mos vinin nga ndonjë burim i dyshimtë. Sipas saj, nuk ishte e mundur që një botues të jepte aq para për ca fije letër të shkruara keq. Kur i shoqi e bindi plotësisht, gruaja, kërkoi që Didroi t'ia kthente botuesit, sepse, - tha ajo, - do t'i ketë bërë gabim llogaritë".

    * Kur ishte në gjëndje shumë të mjerueshme. Didroi bënte disa lloje punësh, njëherë përkthente nga anglishtja, pastaj jepte mësime private. Kur nuk kishte nga këto lloj punësh, ai sajonte "predikime" për t'ua shitur atyre që... nuk kishin frymëzim. Në atë kohë fanatikët duhej të dëgjonin disa predikime të shenjta nga një person që nuk besonte. Didroi thoshte se mosbesimi në fe ishte fillimi i diturisë.

    * Së zonjës së shtëpisë kur rrinte Didroi i vinte shumë keq për gjëndjen e keqe të shtëpisë. Ajo mundohej fshehurazi të ndryshonte gjithë pamjen e paisjeve të shtëpisë, ndëresat, veshjen, të cilat i zëvendësonte me më të mira. Gjithashtu ajo zbukuronte edhe sallonin e veprave të artit. Kur Didroi kthehej në shtëpi pas një largimi të përkohshëm kujtonte se kishte gabuar hyrjen. Pastaj bindej se ishte shtëpia e tij.. Si filozof i vërtetë kujtonte gjithnjë me përmallim mobiljet e tij ashtu të ndotura, ndërresat e tij të vjetëruara dhe rrobat e tij të holluara dhe të zbardhura.

    * Kur Didroi foli me perandoreshën e Rusisë, Katerinën, i tha:
    - Të kesh kryeqytetin në kuf të perandorisë është njësoj sikur të kesh zemrën në majë të gishtave.

    * Didroi ishte njeri shumë i ndjeshëm. Një herë i vajtën në shtëpi dy miq dhe e gjetën të përlotur.
    - Ç'ju ka ndodhur? - i thanë ata. Didroi, duke fshirë lotët u përgjigj:
    - Asgjë. Po më mundon shumë protagonistja e një tregimi, për të cilën po shkruaj.

    * Babai i Didrosë prodhonte akrepa sahati dhe i shiste. Kur i thoshnin se i biri e nderonte shumë, ai me një frymë përsëriste:
    - Mirë, mirë, unë jam i kënaqur për këtë, por a e dini sa akrepa më kushton ai djalë?

    * Caresha e Rusisë i tha Didrosë:
    - Parimet tuaja, janë shumë të bukura, por nuk mund të shërbejnë veçse për të bërë libra. Tjetër gjë është të shkruash çfarë të duash mbi letrën që hesht dhe tjetër gjë të punosh mbi një material të gjallë, që acarohet dhe preket shpejt sikurse është populli.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #136
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DIKENS, Çarls



    DIKENS (Çarls) (1812-1870) shkrimtar i madh realist, romancieri më i madh i Anglisë



    * Kur Dikensi u ndodh një herë në Njujork, një grua plakë, që nuk e kishte parë kurrë, e ndaloi në rrugë dhe i tha:
    - Më lejoni ta prek atë dorën tuaj, e cila e ka mbushur shtëpinë time plot me miq.
    * Dikensi ishte bërë aq i njohur për romanet e tij saqë në ditët e festave i vinin nga çdo anë e botës lule, urime dhe dhurata të tjera të ndryshme. Këto ia dërgonin njerëzit e thjeshtë të popullit.

    * "Klubi Pikuik" romani i parë i famshëm i Dikensit, u botua (ashtu sikurse u botuan të gjithë romanet e tij) si dispencë. Për numrin e parë ishin shtypur 400 kopje. Kur doli në skenën e romanit personazhi komik Sam Veller, tirazhi u ngrit shpejt dhe në dispencën e trembëdhjetë tirazhi arriti në dyzetmijë kopje. Shitësit e kishin vënë titullin e romanit në tabelën e dyqaneve. Kudo flitej vetëm për këtë roman.

    * Një kritik i shquar i kohës tregonte se kishte dëgjuar një njeri të sëmurë rëndë që kishte thirrur:
    - Sid do që të vejë puna ime,nesër të paktën del dispenca e fundit e Pikuikutdhe unë jam i qetë.

    * Dikensi kishte quar një djalë në Londër për studime.Njëherë i biri ra në shtrat i sëmurë dhe i ati shkoi ta vizitojë në spital.Infermerja e vjetër,kur mori vesh se kush ishte i ati i djalit të sëmurë,mbeti i shtangur.
    - Si?- thirri ajo,- fëmija qenka djali i njeriut... që ka shkruar romanin Dombi?
    Kur të pranishmit e pyetën përse ishte habitur ashtu, ajo u përgjigj:
    - Nuk do të kisha besuar kurrë që një njeri i vetëm të shkraj gjithë atë roman.
    Një nga të sëmurët tha se ajo nuk din të lexonte.Kjo ishte e vërtetë sepse të hënën e çdo muaji ajo mblidhej me disa shoqe që lexonin me zë të lartë romanin.

    * Një herë me një mik Dikensi po fliste rreth edukatës së fëmijëve. Miku i thoshte se nuk duhej të nxitej fantazia e fëmijëve me përshkrime të habitshme. Fantazia ishte e panevojshme në jetë dhe e ndalonte fëmijën të përparonte në karierën e tij të mëvonshme. Gjatë kësaj bisede, në dhomë hyri një flutur shumë e bukur. Dikensi e kapi me dorë, ia shkundi pluhurin e shndrritshëm të krahëve dhe e lëshoi. Mfiku ia priti.
    - Po paske qenë mizor, miku im. Vajtje e i hoqi fluturës gjithë shkëlqimin që kishte në krahë.
    - Unë, - iu përgjigj Dfikensi, - nuk bëra gjë tjetër vetëm se zbatova te flutura sistemin e edukatës së propozuar prej jush, duke u hequr zbukurimin e panevojshëm.

    * Vdekja e Dikensit u ndie shumë në të gjitha familjet angleze, amerikane e australiane.
    Një fëmijë pyeti:
    - Ka vdekur zoti Dikens? Po atëherë do të vdesë edhe plaku i Vitit të Ri.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #137
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DANTON, Zhorzh Zhak



    DANTON (Zhorzh Zhak) (1759-1794) revolucionar i shquar, orator, një nga udhëheqësit e jakobinëve

    * Kur Dantoni ishte një vjeç, një dem i terbuar e goditi fort me brirë dhe ia demtoi rëndë buzën e poshtme. Pasi u rrit dhe mësoi ç'i kishte ndodhur kur kishte qënë i vogël, u shpalli luftë demave. Për t'u hakmarrë i turrej ndonjë demi që shihte në rrugë. Një prej këtyre demave arriti ta qëlloje përsëri me brirë, po këtë herë i shtypi hundën.
    Kur ishte në kolegj, Dantoni dëgjoi se në Reims do të bëhej ceremonia e kurorëzimit të mbretit Luigj XVL Djaloshi donte te ishte i pranishëm, prandaj pa marrë leje, iku fshehurazi, nga konvikti dhe shkoi në këmbë deri në Reims.
    - Dua të shoh, - u tha shokëve të tij, - se si bëhet nje mbret. Në këtë ceremoni, merrte pjesë pra edhe djali i vogël qe një dite do t'i priste kokën këtij mbreti. Kur u kthye.në kolegj, Dantoni kërkoi falje për shkeljen e disiplinës. Ai bëri nje hartim të bukur në te cilin përshkroi kurorëzimin e mbretit. Në këtë hartim mori notën më të mire.


    * Kur lufta kundër Dantonit u bë më e tërbuar,ai papritur u zhduk nga Parisi. Shkoi për të pushuar në vendin lindjes, ne Arçis, për të harruar në qetësinë e fshatit zhurmën e kryeqytetit. Miqtë e tij ngulën këmbë që ai të kthehej dbe të rifillonte luftën. Kur disa prej tyre slikuan posaçërisht në Arçis për ta bindur se vendi i tij ishte në Paris, ai u tha:
    Jam i ngopur me njerëz.

    * Kur Dantonit i shkonin keq punët, një prej miqve të tij i propozoi të largohej përpara se t'i ndodhte ndonjë gjë e keqe.
    - Të largohem? - thirri Dantoni, - dhe mendon se atdheu mund të futet nën shollën e kepucëve?

    * Kur u arrestua me urdhër të Robespierit, Dantoni u burgos në Luksenburg, ku u dënua me vdekje. Atëherë tha i hidhëruar.
    - Sot është dita e përvjetorit të themelimit të gjyqit të revolucionit. Kërkoj të falur ndaj zotit dhe ndaj njerëzve.Përpara gjygjit revolucionar zëri gjëmues i Dantonit mbulonte tingëllimën e ziles. Kryetari përpiqej më kot të vendoste qetësinë.
    Nuk e dëgjon zilen time? - thërriste kryetari.
    Një njeri qe mbron jetën e tij, qesh me zilen tënde!
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #138
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DARVIN, Çarls



    DARVIN (Çarls) (1802-1882) shkencëtar natyralist anglez, themelues i teorisë mbi zhvillimin historik të botës së
    gjallë, krijues i teorisë materialiste te origjinës se llojeve


    * Kur ishte i ri, Darvini nuk donte të mesonte dhe i quante budallenj ata që rrinin gjithë kohën mbi libra. Gjahu ishte pasioni i tij. Duke kujtuar mbresat e para nga gjahu, ai thoshte:
    -Ah, nuk do ta harroj kurrë çastin kur kam vrarë gjahun e parë.
    Shqetësimi im ishte aq i madh, sa që nga emocioni më dridheshin duart
    dhe nuk mund ta mbushja armën përsëri.
    Darvini bente edhe koleksione insektesh.
    -Është një kokërr derabeli- thoshte i ati. - Për turpin e familjes po
    rritet vetëra me pasionin e gjuetisë dhe të qenëve ose duke ndjekur pas
    mizat.


    * Darvinit i vinte keq më vonë që nuk i kishte lexuar poetët asbtu siç kishte dashur ai.
    -Në qoftë se do të rilindja edhe një herë te paktën një herë në javë do
    të lexoja poezi dhe do te dëgjoja muzikë. Humbja e këtyre emocioneve
    është humbja e lumturisë dhe akoma më keq nje zbrazëti në intelekt dhe
    në karakter.
    Darvinit i pëlqenin shumë romanet, më shumë ata që mbaronin mirë.
    -Një ligj, - thoshte ai - duhet ti ndaloje romanet që nuk kanë fund të
    mire.


    * Ata që zgjateshin tepër ne fjalime dhe shkrime Darvini i urrente shumë. Kur hëngri një drekë me Karlajlin", Darvini u tregoi miqve duke qeshur:
    - Për dy orë rresht foli vetëm Karlajli. Dhe a e dini se cili ishte argumenti i bisedës? I thuri lavde heshtjes.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #139
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DEBYSI, Klod



    DEBYSI (Klod) (1862-1918) kompozitor i njohur francez


    * Në rini, Debysi e adhuronte shumë Vagnerin. Kur një mik i solli dhuratë partiturën e "Persifalit". Ai u përkul në gjunjë përpara saj si përpara diçkaje të shenjtë. Një mik i tij i ngushtë u bë edhe ai vagnerian. Kur bëri shtegtimin e shenjtë në vendlindjen e kompozitorit të shquar, u kthye me vrap në shtëpinë e Debysisë për t'i treguar të gjitha përshtypjet e veta. Çuditërisht mbeti i befasuar kur degjoi Debysinë që iu përgjigj qetë- qetë:
    Me në fund Vagneri yt të shtyu të bësh nje shëtitje të bukur.
    Vagneri yt? Një shëtitje të bukur? Po më fal Klod, me që ra rasti, më
    thuaj, të lutem, ti nuk je më vagnerian?
    Për me tepër jam shëruar dhe qetësuar, pranoj që Vagneri është
    gjeni.


    * Katulo Mendes ne kulmin e fuqisë së tij kishte marrë në mbrojtje Debysinë, që atëherë ishte i ri dhe jetonte vetëm me shpresa. Kishte bërë për të një libret me tre akte që titullohej; "Klimene". Ketë ia dha Debysisë që ta paraqiste si opera në një nga teatrot e para te Parisit... Asnjë të riu nuk i ishte dhënë rasti i favorshëm që të dilte kaq shpejt ne plan të parë. Debysi punoi e punoi dhe nuk ishte aspak i kënaqur me ketë opera. Ndërkaq lajmëroi Mendesin që dy akte isbin berë gati, po i treti ende nuk po e nxirrte kokën. Priti njëfarë kohe dhe më në fund Mendesi shkoi në shtëpinë e tij. Atje e pyeti:
    -Po ku e ke aktin e tretë?
    Debysi i tregoi dorëshkrimin,
    -Këto janë dy te parat, - dhe njëherë e beri copa- copa dhe e hodhi në
    zjarr.
    Ndjenja e tij për përsosmëri e bënte te mos kënaqej me atë vepër. Ai nuk deshi te dilte në pubtik me një vepër që nuk i pëlqente. Kështu ai e humbi ketë rast që iu dha.


    * Një poet kishte shkruar tragjedinë në vargje me titull: "Bija e Pasifasë", qe donte ta vinte në muzike, por asnje muzikant nuk ishte i mirë për të, dikush ishte shumë i pagdhendur, një tjetër shumë i stërholluar. Me në fund vendosi për Debysinë. Shkoi ta gjente dhe duke i dorëzuar dorëshkrimin e tragjedisë i tha:
    -Zotni, po ju afroj gjysmën e lavdisë sime!
    Debysi hodhi një vështrim dorëshkrimit. Pastaj ia ktheu duke i thënë:
    -Zotni mbajeni të gjithë lavdinë për vete.


    * Klod Debysisë kur luante me letra i pëlqente të bënte hile.
    -Vështro këtu - i thanë miqtë duke bërë shaka, - në qoftë se të kapim
    duke bërë hile do të të hedhim në arkën e qymyrit.
    Mgjithatë ai humbiste gjithnjë, paguante detyrimin dhe thërriste:
    -Nuk jam i mirë për asgjë! Besoj se vetëm në muzikë mund të bëj
    ndonjë gjë të mirë.



    * Debysija për shaka u kishte lënë miqve të tij një deklaratë, ku zotohej se nuk do të pranonte asnjë titull nderimi që mund t'i jepej. Gjashtë muaj më vonë, e bënë kavalier të Legjionit të Nderit dhe kjo i pëlqeu. Babai dhe nëna e tij jetonin në periferi të Parisit mjaft të pikëlluar se kishin një djalë të mirë, por s'ishte për asgjë, sepse nuk shikonin të pasurohej i biri i tyre dhe nuk shikonin të merrte ndonjë nderim. Këto ishin të vetmit gjëra të cilave prindërit u jepnin rëndësi. Kur Debysi u dekorua, shkoi te prindërit të cilët nuk pushonin duke e përqafuar dhe puthur. Dhe Klodi i emocionuar tha:
    - Tashti mësova krenarinë per të qenë i mirë për diçka në jetë.



    * Një instrumentist organoje e thërriste Klod Debysinë si "kolegun e tij".
    - Në fund të fundit, - thoshte kompozitori, - kjo shprehje është më e sinqertë se ata që më thonë i "dashur mjeshtër".
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #140
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DEKARD, Rëne



    Dekard (Rëne) (1596 - 1650) filozof i madh, matematikan, fizikant dhe natyralist francez


    * Dekarti ishte njeri me ndjenja shumë bujare. Një herë e pyetën se pse nuk ishte hakmarrë me një person që e kishte fyer.
    - Kur dikush më fyen - u përgjigj filozofi, - unë ngrihem me shpirtin tim aq lart, sa që fyerja nuk më arrin dot.

    * Duka Duras e ngacmonte Dekartin, të cilit i pëlqenin shumë drekat dhe darkat e mira.
    - Ju besoni se natyra i ka bërë gjërat e mira vetëm për të paditurit?


    * Dekartin e pyetën njëherë për gjërat më të rralla dhe më të çmuara: - Tri janë, - u përgjigj filozofi i madh, - një orator i përsosur, një libër i mirë dhe një grua pa të meta.


    * Dekarti ishte pak i dobët nga shëndeti. Megjithatë ai i bënte të gjitha detyrat dhe ishte gati për çdo sakrificë për t'i plotësuar ato. Një miku i tij, që mrekullohej me të, mori këtë përgjigje prej Dekartit:
    - Po ç'të bëj? Kur e kam shumë të sigurtë jetën. atëherë merrem me mjetin tjetër të sigurtë që të mos druhem nga vdekja.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Agim Doçi
    Nga Agim Doçi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  3. Shoqeria apo dashuria me njerez qe marrin droge??
    Nga dodoni në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 05:20
  4. Vajzat tona punojnë si prostituta në Itali: na zhgenjyen
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 08:29
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •