HELVECI, Klod
HELVECI Klod (1715-1771) filozof dhe letrar i shquar francez. Përfaqësuesi më i shquar i materializmit francez të shekullit XVII
* Që në rini babai e futi në karrierën financiare dhe shpejt u bë financier i përgjithshëm. Por ndërsa financierët e tjerë njiheshin si shtypës të pamëshirshëm të popullit që e ngarkonin me taksa, Helveci u tregua përkundrazi shumë i mëshirshëm dhe shpëtoi shumë njerëz të varfër nga persekutimet e zyrës financiare. I lodhur nga kjo karrierë, megjithëse me shumë përfitime, dha dorëheqjen për t'iu kushtuar tërësisht studimeve të tij.
Dorëheqja e tij bëri bujë të madhe.
- Si? - thirrën njerëzit që e njihnin, po ai nuk ishte i pangopur si kolegët e tij .
* Për ministrat dhe për ata persona që arrinin këto poste të larta Helveci thoshte:
Ky është një fat i madh sepse kështu janë të paktë njerëzit në botë që e dinë se sa e madhe është përdhosja e tyre.
* Duke shkuar një ditë me karrocë nëpër rrugët e Parisit, Helvecit iu desh të ndalej në një rrugicë për të pritur një qerrexhi që po ngarkonte drutë e rrëzuara nga qerrja. Filozofit iu duk se ai po vonohej me qëllim, prandaj e humbi durimin dhe i shpëtoi nga goja fjala: - Maskara!
Qerexhiu u përgjigj:
- E di që jam një maskara, sepse, unë eci në këmbë, kurse ju zotërinjtë ecni gjithnjë me karrocë.
Helveci u prek shumë nga fjalët e tij, zbriti nga karroca e kërkoi falje dhe nisi t'a ndihmonte në punën e tij. Në fund i tha:
- Sot më dhatë një mësim të mirë dhe nuk do ta harroj kurrë gjatë gjithë jetës sime..
* Helveci ishte baba, bashkëshort dhe mik shëmbullor. Një zonjë, që kishte qenë disa herë mysafire në shtëpinë e tij tha menjëherë:
- Në këtë shtëpi fjalët: baba, burrë, grua, fëmijë dhe miq kanë një kuptim krejt të veçantë nga ai që ne u japim në shtëpitë tona.
* Në bisedë po flitej një natë për djallin. Gjithësecili u lëshua kundër shpirtit të keq. Helveci, që po rrinte krejt i heshtur, më në fund i tha:
- Zotërinjtë e mi mos flisni kështu kaq keq për djallin Ai ndoshta është administratori i Zotit të mirë.
* Helveci i tha një ditë Napoleon Bonapartit, që e vizitoi në kopshtin e tij të vogël pasi u kthye nga fushata e Egjiptit.
- Në qoftë se do ta dinit se sa lumturi mund të gjejë njeriu në tre dynymë tokë, nuk do të kishit shkuar kurrë në Egjipt.
Napoleoni heshti dhe nuk foli më.
Krijoni Kontakt