Close
Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 165
  1. #81
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MILTON, Xhon


    MILTON Xhon (16O6-1647) një prej poetëve të mëdhenj anglezë

    * Kur Karli II erdhi në fron pas revolucionit të udhëhequr nga Kromuelli, mbreti i ofroi Xhon Miltonit një post të rëndësishëm. Gruaja e nxiti që të pranonte, por poeti refuzoi duke thënë:
    - Ti je grua dhe do të dëshiroje të kishe një karrocë me katër kuaj, ndërsa unë nuk lakmoj tjetër veçse të jetoj dhe të vdes i ndershëm.

    * Poeti Milton që mbeti në të njëjtën kohë i verbër dhe i ve, u martua sërishmi. Një miku i tij u habit me të sepse edhe i verbër kërkoi grua për t'u martuar.Ju gaboheni iu përgjigj poeti- dhe po ju them po të isha i shurdhur do të bëhesha dhëndri më i mirë në Angli.

    * Miltoni i verbër u martua për të tretën herë me një grua shumë të bukur por me karakter të ashpër dhe të vështirë. Duka i Bukingenit i tha se gruaja e tij e re ishte e bukur si një trëndafil.
    - E di, - u përgjigj Miltoni, - veçse unë nuk shoh ngjyrat po ndiej gjembat e trëndafilit.
    Është më lehtë të qeverisësh një mbretëri sesa një grua.

    * Kur Miltoni mbaroi "Parajsën e humbur" ngaqë ishte i panjohur ende, iu desh të lodhej shumë për të gjetur një botues. Të gjithë botuesit i thanë se mjaftonte titulli për t'i bërë lexuesit që të largoheshin. Veprat me temë fetare atëherë nuk i tërhiqnin lexuesit. Më në fund një, farë Tomson, ia mori dhe Miltoni duhej t'i paguante tridhjetë pistole. Por shpejt u bë pishman se i kishte dhënë "shumë". Ai i dha gjysmën e parave dhe i premtoi që gjysmën tjetër t'ia jepte kur vepra të rishtypej. Miltoni nuk arriti kurrë të shihte botimin e dytë të veprës, që e bëri të pavdekshëm sepse kishte vdekur. Trashëgimtarët e botuesit fituan më shumë se dyqind mijë skude nga botimi i kasaj poeme

    .* Miltoni në Itali ndenji aq sa për të mësuar në mënyrë të përsosur italishten. Në kët gjuhë ai shkroi edhe disa poezi. Ishte në Romë kur e kristalizoi idenë për poemën e tij të pavdekshme "Parajsa e humbur". Ai vetë tregon se në Romë rastisi që të shkonte në një shfaqje teatrale të marionetave me titull: "Misteri i mosbindjes së Adamit". Kjo ishte pikënisja e frymëzimit të tij.

    * Mbreti Jakov II bëri vizitë poetit, që atëherë ishte qorruar.
    - Nuk ju duket, - i tha mbreti pa takt, - që humbja e shikimit tuaj është ndëshkim i zotit për gjithë ato që ju keni shkruar kundër babait tim.
    - Në qoftë se fatkeqësitë janë dënim i zotit, - iu përgjigj menjëherë me guxim Miltoni, madhëria juaj të më lejojë të vë në dukje se unë kam humbur veçse sytë... kurse babai juaj humbi kokën.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #82
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MALENBRANSH Nikolla



    MALENBRANSH Nikolla (1638-1715) filozof idealist francez


    * Malenbrashi e qortoi një ditë eruditin e madh Lelong për kohën e madhe që humbiste për të gjetur një datë të saktë ose ndonjë vogëlsi tjetër. Lelongo u përgjigj:
    - Thoni si të doni por e vërteta është aq e bukur sa që nuk duhet të lëmë asgjë pa zbuluar, qoftë edhe gjëra të vogla.

    * Filozofi Malënbransh qeshte me ata që lodheshin aq shumë për të gjetur rimat. Ai thoshte:
    - Unë në jetën time kam bërë vetëm dy vargje. Këto janë:
    "Sot është një ditë e bukur me kalë për të vrapuar qoftë në tokë, qoftë në det për të lundruar."
    - Po në det nuk mund të lundrohet me kalë, - i tha një mik.
    - E di mirë, - iu përgjigj filozofi duke qeshur, - por duhet të më falni. Gabimi bëhet për hir të rimës. Atëherë falni edhe gafat e mëdha të poetëve më të mëdhenj se unë.
    ------------------------------------------------------------------------
    MARKONI Guljem


    MARKONI Guljem (1874-1937) fizikan italian që ka realizuar për herë të parë më 1897 transmetimin radioelektrik në largësi 4 kilometra


    * Në kohën e luftës së parë botërore një peshkop i bëri vizitë Guljem Markonit kur shkencëtari po bënte një eksperiment me një tip të ri aparati marrës.
    - Po, nga hyjnë valët elektrike - pyeti peshkopi, - mos hyjnë nga dritarja?
    - Jo u përgjigj Markoni, - siç e shihni dritarja është e mbyllur,
    - Po atëherë?
    - Ndoshta mund ta shpjegojë hirësia juaj që ka lidhje të ngushta me shpirtin e shenjtë, - tha Markoni duke u tallur me të
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #83
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MASKANJI Pietro



    MASKANJI Pietro (1863-1945 ) kompozitor i shquar italian


    * Pas suksesit të "Raf cliff- it" një admirues i Maskanjit, pasi e përgëzoi autorin, i tha:
    - Mjes'htër kjo është vepër vagneriane!
    - Sigurisht, - ia priti Maskanji, - por ama pa të metat e Vagnerit. Maskanji, si edhe shumë muzikantë të tjerë, grindej shpesh me
    libretistët.
    Një ditë një mik i tha:
    -1 dashur Maskanji, po ti di të shkruash mirë, me finesë dhe gjallëri, përse atëherë nuk i bën vetë libretet?
    Mjeshtri në fillim sikur e pranoi propozimin, por shpejt tundi kokën dhe shtoi:
    - Shumë bukur! Po atëherë me kë do të grindem?


    * Kur Maskanji do të dëgjonte në Romë partiturën e "Kavaleria Rustikana" që të merrte pjesë në konkursin e shpallur nga Sonxonjo, nuk kishte para për udhëtim. lu desh të merrte borxh treqind lira në bankën e Çerinjolës1', duke firmosur kambialin përkatës. Kur triunfoi "Kavaleria Rustikana" në teatrin Konstanci, drejtori i bankës i tha mjeshtrit të shquar që të mos ia kthente paratë me kusht që t'i linte kambialin e firmosur që ta ruante si autograf.


    * Kur luajti në piano Kavalerinë përpara komisionit, një nga anëtarët e tij, një mjeshtër i njohur muzike, i tha Maskanjit:
    - Shiko se këtu duhet një intermexo. Mirë do të jetë sikur të kesh ndonjë copë ta futësh midis ikjes së Turidit dhe daljes së njerëzve nga kisha.
    - Po e kam, - u përgjigj Maskanji.
    Dhe ishte Ave Maria, e kompozuar ca kohë më parë për një kishë të Livornos. Që atëhere kjo pjesë u bë intermexoja e famshme e Kavalerisë.
    Kavaleria Rustikana i ishte besuar për dirigjim një njeriu të tmerrshëm, mjeshtrit Leopold Munjone. Maskanji nuk shkëputej nga provat e operës por nuk guxonte të bënte edhe vërejtjen më të vogël. Shpeshherë i thoshte me zë të ulët mikut që kishte pranë;
    - Këto batuta unë do t'i kisha bërë ndryshe, por po të hap pak gojën, ai atje më hidhet në fyt dhe më ha të gjallë.


    * Kur u shfaq për herë të parë opera e tij "Silvani", një kritik e dha kështu kronikën e Maskanjit:
    "Përpara se të ngrihej perdja publiku duartrokiti autorin në shënjë besimi për suksesin e shfaqjes. Pasi u ul perdja në fund të aktit të parë, publiku duartrokiti prapë, duke shpresuar se akti i dytë do të ishte më i mirë se i pari. Në fund të aktit të dytë dhe të aktit të fundit publiku duartrokiti pjesërisht për një shfaqje... mëshirë".


    * Në Parma tenori që këndoi një romancë të Maskanjit u fishkëllye keq nga publiku. Maskanji, që ishte i pranishëm dhe po rrinte në prapaskenë midis kuintave, iu afrua këngëtarit dhe i tha diçka në vesh.
    Tenori doli shpejt në skenë dhe thirri:
    - Pushoni ju aty poshtë, përndryshe do të këndoj prapë.
    Pas kësaj në sallë u vendos qetësia.


    * Një herë P. Maskanji drejtoi provat e "Dinorah" të Majerbejerit. Një këngëtare e re e me zë të dobët, e këndoi shumë keq "Arien e gjuetarit" nga akti i tretë. Kur provat mbaruan, mjeshtri i tha:
    - Të lumtë, e ke interpretuar aq mirë rolin sa që kur këndoje nuk u dëgjua vetëm gjuetari, por edhe qeni i tij.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #84
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MASNE Jul



    MASNE Jul ( 1842-1912) kompozitor francez


    * Kur i ati u vendos në Paris, Masneja porsa mbushi gjashtë vjeç. Qysh atëherë ai kishte pasion të madh për muzikën.
    Në shtëpinë e tyre ishte një piano e vjetër dhe e ëma për ta provuaf në se djali kishte prirje për muzikë e vuri që të luante një pjesë të Berliozit.

    * Njëherë po flisnin shumë keq për një muzikant të ri
    - E keni gabim, - u hodh e tha Manseja. Është një i ri shumë i dashur
    dhe nuk ka aspak mendjemadhësi. Kjo është një cilësi shumë e rallë kur
    njeriu nuk ka aftësi.

    * Debysi, që nuk e donte fare muzikën e Masnesë, i shkruante një miku: "Në hotelin tim është një zonjë që këndon një opera të Masnesë në ditë. Me siguri ndonjë mjek ia ka caktuar këtë regjim".


    * Kur qëndroi një herë në Bolonjë, Masne hyri në restorant dhe nisi të hajë. Gatimi ishte i keq dhe çmimi shumë i lartë.
    Kur mbaroi mori kapelen dhe thirri kamerierin. Me të ardhur kamarieri, Masneja e pa me dëshpërim dhe nisi të qajë.
    - Zotni, çfarë keni? - e pyeti kamarieri i shqetësuar.
    - Ah i dashur mik, doni të dini pse po qaj? Sepse nuk do të shihemi më asnjëherë bashkë


    * E pyetën njëherë Rejerin1' se ç'mendonte për muzikën e Masnesë.
    - Një aftësi e tillë nuk mund të mohohet, - u përgjigj ai, - por ka tepër gjëra të sheqerosura dhe e përkëdhel shumë shijen e publikut.
    Pas disa kohësh e pyetën Masnenë se ç'mendonte për muzikën e Rejerit.
    - Oh, - thirri Masneja, - një stil i përkryer, një theks me të vërteto energjik dhe koncepte shumë të bukura!
    - Megjithatë, - vuri në dukje një nga bashkëbiseduesit, - Rejeri nuk flet mirë për ju.
    - Ah, po! - u hodh Masneja me buzëqeshje, - ne që të dy themi të kundërtën e asaj që mendojmë.


    * Kur u shfaq premiera e parë e opera "Faust" të Gunosë, suksesi qe shumë i madh. Midis tyre që duartrokisnin më shumë ishte edhe djaloshi i ri, që i binte timpanit në orkestër. Gunoja e vuri re dhe kërkoi t'i mësonte emrin.
    - Një farë Masne, - i thanë.
    - Këtë emër Gunoja nuk e harroi kurrë.
    Njëzet vjet më vonë ata dhanë të dy së bashku në Paris operat e tyre.


    * Mjeshtri Masne ishte ftuar te këngëtarja Paolina Viardo. Pas drekës të ftuarit iu lutën Masnesë që të luante diçka në piano Ai u ul në piano dhe nisi të luajë një pjesë nga krijimtaria e tij.
    Viardoja e entuziazmuar e pyeti se ç'ishte kjo pjesë që nuk e kishte dëgjuar më parë.
    - Ah, - ia bëri Masneja, - është një punë e rinisë sime, "Maria Magdalena", të cilën prej kohësh e kam lënë mënjanë pa shpresë se mund ta shoh në skenë ndonjë ditë.
    - E thoni me të vërtetë? Do të bëjmë që të shfaqet në skenë. Do ta këndoj unë "Maria Magdalenën".
    Opera u shfaq më 11 prill 1873 dhe pati sukses të madh.


    * Këngëtarja e shquar Malinbran e nisi karrierën e saj me një vepër të Masnesë, i cili ishte gjithashtu fillestar. Masneja i kushtoi një kopje të partiturës me këtë mbishkrim: "Një fillestar një fillestareje".
    Disa vjet më vonë, Malibrani e takoi në një mbrëmje mjeshtrin, tashmë të shquar, dhe i tha:
    - Një fillestar a përfill të njihet me një fillestare!
    Masneja u gëzua shumë kur e takoi dhe e pyeti nëse këndonte ende.
    - Jo tashti jam e pajisur dhe jam tërhequr nga jeta skenike, por teatri më terheq gjithnjë shumë dhe, në qoftë se keni ndonjë oper të re të bukur...
    E kam një. Titullohet Manon.
    Me gjithë kundërshtimet e mjeshtrit se ishte shumë vonë, ajo donte qysh atë natë të dëgjonte notat e operës së re. Malibrani ishte e para Manon dhe këndoi për tetëdhjetë net rresht.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #85
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MOLIER, Zhan Baptist Pokëlen



    MOLIER Zhan Baptist Pokëlen (1622-1673) dramaturg francez


    * Babai i tij ishte shumë i pakënaqur që i biri kishte zënë karrierën e komikut. Që t'ia prishte mendjen e dërgoi në provincë. Atje Molieri gjeti shoqërinë e tij të dashur: mësuesin e tij të vjetër, që i kishte mësuar njohuritë fillestare të letërsisë.
    Molieri e priti me gëzim këtë gjë. Ai në vend që të bindej për të lënë karrierën, bëri që edhe mësuesi i tij të luajë role komike doktorësh.


    * Princi i oborrit donte ta merte Molierin si sekretar të tij ndaj një shpërblimi të mirë. Molieri që tashmë kishte personalitetin e tij, nuk pranoi dhe i tha:
    - Unë jam aktor i mirë, kurse ju më propozoni që të bëhem sekretar i keq.


    * Molieri ia lexonte komeditë e tij shërbëtores. Kur kishte ndonjë pjesë që nuk e bënte për të qeshur ai e fshihte ose e ripunonte.
    Një herë nga që deshi t'i bëjë lojë kësaj gruaje të zgjuar, i lexoi një komedi të një autori tjetër. Kur Molieri i lexoi disa skena, shërbëtorja thirri:
    - Kjo komedi nuk është juaja.


    * Më 5 gusht 1667 u shfaq për herë të parë "Tartufi". Natën tjetër, kur teatri ishte mbushur plot e përplot me shikues për të parë shfaqjen e dytë të komedisë së shquar, erdhi urdhëri i kryetarit të Parlamentit për ndalimin e shfaqjes. Atëherë Molieri doli në palkoskenë që të njoftonte publikun me ketë lojë fjalësh:
    - Zotërinj, ne duam t'ju japim tartuf l por zoti kryetar nuk do.


    * Disa ditë mbas shfaqjes së Tartufit mbreti shkoi në teatër për të parë shfaqjen e një farse italiane. Komedia i pëlqeu publikut që qeshte dhe duartrokiste.
    - Nuk e kuptoj, - i thoshte dukës së Kondesë2) që i rrinte pranë, - se si është e mundur që i njëjti publik, që u skandalizua aq shumë për Tarturin, nuk bën gjë tjetër veçse duartrokitet një farsë si kjo.
    - Shikoni madhëri si është puna, - u përgjigj Kondeja, - në këtë farsë flitet keq vetëm për zotin, kurse te Tartufi flitet keq për të tërë fetarët hipokritë.


    * Molieri, kur po kthehej nga fshati i dha një të varfëri si lëmoshë një monedhë prej ari. Pas pak i varfëri i doli përpara dhe i tha:
    - Zotni, keni gabuar, më keni dhënë një monedhë ari.
    - Shoikponi ku arrin ndershmëria e këtij njeriu të thjeshtë, tha Molieri. Dhe i dha edhe një monedhë tjetër prej ari.


    * Dukes Montesie i thanë se Molieri në komedinë "Mizantropi" e ka përdorur atë si model për personazhin e Alçestit.
    Duka shkoi për ta parë komedinë dhe, kur doli nga shfaqja, tha: - Oh, sa do të doja t'i ngjaja me të vërtetë Mizantropit!


    * Një ditë mbreti i tha Molierit:
    - Kam marrë vesh se keni marrë mjek për t'u vizituar dhe pas kësaj jeni bërë mirë me shëndet.
    - Madhëri, - u përgjigj Molieri, - llomotitëm me të një copë herë. Ai më urdhëroi të merrja disa barna, unë nuk i mora dhe pastaj u bëra mirë.


    * Molieri kishte zënë krevatin prej disa ditësh. Kur erdhi mjeku shërbëtori i tha zotnisë së tij të bëhej gati.
    - Mjeku? - thirri Molieri, - thuaji të lutem se jam sëmurë dhe nuk mund të pres asnjë njeri.


    * Mbreti i Prusisë, Frederiku II, ishte në shfaqjen e një komedie. Ai u çudit se të gjithë francezët që ishin në teatër, qeshën për gjëra që atë nuk e bënin fare për të qeshur. Kur pyeti një francez, ai iu përgjigj:
    - Madhëri, kjo gjë ndodh sepse janë shumë iluzione që ju nuk mund t'i kuptoni, sepse nuk e njihni ashtu siç duhet Parisin,
    - Do të jetë shumë mirë, - u përgjigj mbreti, - por kur kam parë "Mizantropin" e Molierit, e kam kuptuar të gjithë komedinë shumë mirë edhe pa e njohur Parisin.


    * Kur vdiq Molieri arqipeshkvi nuk donte ta varroste në varrezat e
    besimtareve.
    E veja iu drejtua mbretit, i cili e zgjidhi mosmarrëveshjen me një
    vendim shumë të mençur.
    - Në çfarë thellësie, - pyeti mbreti, - shkon toka e shenjtë?
    - Në katër metra, - u prgjigj arqipeshkvi.
    - E po mirë atëherë, futeni edhe një metër më thellë, - urdhëroi mbreti
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #86
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MONTESKJË, Sharl Lui



    MONTESKJË Sharl Lui (1689-1753) filozof, iluminist, historian dhe shkrimtar francez


    * Monteskjë ishte shumë i butë me anëtarët e familjes së tij. Një herë iu desh t'i qortonte shumë ashpër fëmijët ndonëse në prani të një mikut të tij, të cilit më pas i tha:
    - Këta janë si orët që duhen kurdisur vazhdimisht.


    * Monteskjë ishte pritur me simpati të madhe në botën e artit. Kur doli vepra e tij "Letrat persiane" personalitetet e shquara e trajtuan shumë ftohtë. Ai vetë e shpjegoi kështu këtë ftohtësi:
    - Duhet ta kuptoni, se është e nevojshme të dish të meritosh shumë, që të mund të mbash me durim lavdërimin e të tjerëve.


    * Suli, artist i madh anglez kur ishte në Francë mbeti shumë ngushtë për të holla. Meqë druhej për t'i kërkuar ndihmë të drejtëpërdrejtë filozofit të shquar, ai ia kërkoi me anën e një letre, të cilën e formuloi kështu: " I dashur Monteskjë, kanë dëshirë të madhe që të më varin, por besoj se nuk do të më varin, në qoftë se do të kisha njëqind skude." Monteskjë e kuptoi domethënien dhe u përgjigj: "I dashur Suli; ja ku i kini të njëqind skudet dhe mos e vononi por ejani sa më shpejt që të më takoni."


    * Monteskjënë e ftonte shpesh një zonjë. Një herë i tha asaj: - Shikoni, e ngrëna është një nga të katër qëllimet e jetës së njeriut. Se cilat janë tre të tjerat, unë këto nuk kam mundur t'i di asnjëherë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #87
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MURZHE, Enrik



    MURZHE Enrik (1822-1861) romancier francez


    * Kur doli "Jeta e Bohemës" një komediograf i kohës donte të kthente në komedi këtë vepër. Kur pyeti për autorin i thanë se jetonte në tavanin e një shtëpie. Atje e gjetën Murzhenë shtrirë në krevat megjithëse ora ishte dymbëdhjetë e mesditës.
    Poeti shpjegoi se ishte i detyruar të rrinte në krevat- sepse kishte çuar për të rregulluar të vetmet këpucë që kishte.
    - Keni ngrënë mëngjes? - e pyeti miku.
    - Po...dje, - u përgjegj Murzhe. Komediografi e ftoi të hanin së bashku mëngjesin.
    - Atëherë më duhet t'i thërres portieres që të më sjellë këpucët. Komediografi kërkoi më kot zilen.
    - Oh, jo, jo! - i tha Murzhe. Këtu ka disa rregulla të vjetra që duhen respektuar. Zile nu ka, por merrni një tjegull nga çatia dhe hidheni nëpër shkallë. Portierja e di sinjalin dhe vjen menjëherë të marrë porosinë.


    * Shkrimtari i "Jetës së Bohemës"e kishte përjetuar gjithë mjerimin dhe mospërfilljen e kohës. Ai kishte qenë redaktor i së famshmes Castaro, e cila nuk ishte gazetë letrare, por një gazetë e vogël profesionale e kapelexhinjve. Prej andej kaloi në një gazetë të vërtetë letrare, megjithëse ishte nga më të parëndësishmet dhe paguante keq. Murzhe thoshte se proza e tij ishte paguar për tetë franga dhe, pak kohë më vonë drejtori u zhduk pa i paguar fare autorit. Kur një mbrojtës i tij i dha treqind franga si parapagim, Murzhe u bë si i çmëndur nga gëzimi. Shpenzoi për të blerë një krevatë të re, një palë këpucë, disa libra dhe një palë çarçafë. Ai fjeti kaqi lumtur sa pa në ëndërr sikur kishte fjetur me ... "Bankën e Francës".


    * Murzhe ishte i dhënë pas gjahut, por nuk ishte shumë i zoti. Një herë një fshatar, të cilit i erdhi keq që poetit nuk i kishte vajtur mbarë gjahu, i fali një lepur të gjallë që të dukej para shokëve se edhe ai kishte vrarë diçka. Meqenëse lepuri ishte i gjallë ai duhej ta vriste, që të dukej si trofe gjahu. Murzhe e lidhi, u mat që ta qëllojë por goditi litarin, dhe lepuri iku.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #88
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MUSORGSKI, Modest



    MUSORGSKI Modest (1839-1881) kompozitor i shquar rus



    * Në shtator 1846 Musorgski ishte oficer dhe komandonte gardën e spitalit të Shën Nikollës në Petërbug. Në këtë spital kryente shërbimin si asistent një mjek i ri e simpatik, të cilin Musorgski e bëri shpejt mik. Një mbrëmje ishin ftuar të dy në shtëpinë e drejtorit të spitalit, Asistenti i ri u ul në piano për të luajtur diçka nga kompozimet e tij. Sapo u ul në piano Musorgski i pa duart që i kishte të trasha, jo fort të shkathëta dhe i tha:
    - E si mund të luash me ato duar?
    Mjeku u ngrit dhe në vend të tij u ul Musorgski për të vazhduar pjesët nga Traviata dhe Trovatore. Mjeku i ri ishte Borodini. Ky ishte takimi i parë midis dy kompozitorëve të mëdhenj.


    * Musorgski e braktisi karrierën ushtarake që t'i kushtohej muzikës. Pas ca kohësh mbeti shumë ngushtë dhe u detyrua të hynte si nënpunës, edhe pse i mbetej shumë pak kohë e lirë. Ai nisi punën si shkrues i gjendjes civile dhe për tetëmbëdhjetë vjet nxiu letër për shkresa të mërzitshme. Si nënpunës i vogël që ishte nuk i dilte rroga për të jetuar. Për të nxjerrë diçka më shumë merrej në shtëpi me kopjime të rëndomta. Për muzikën nuk i mbetej veçse fare pak kohë. Gjatë kësaj kohe ai kompozoi "Boris Godunovin", duke treguar ngulm dhe pasion të madh për punën.


    * "Boris Godunovi" nuk u pranua nga komisioni i oborrit perandorak të Petërburgut. Operën e futi në skenë një këngëtare me emrin Platonova. Ajo vuri si kusht për përsëritjen e kontratës së saj për punë, shfaqjen e "Boris Godunovit". Drejtori, që nuk mund të bënte dot pa këtë këngëtare, thirri kryetarin e komisionit dhe i kërkoi arsyen e mospranimit të operës.
    - Po opera nuk vlen asgjë, - tha kryetari.
    - Kurse mua më kanë folur shumë mirë për të dhe do ta vë në skenë edhe pa pëlqimin tuaj.
    Që në shfaqjen e parë opera pati sukses të bujshëm.
    Me gjithë suksesin e madh kritika u shpreh kundër operas dhe në përgjithësi kundër muzikës së Musorgskit. Muzikanti që ishte i ndërgjegjshëm për vlerën e muzikës së tij, thoshte:
    - Orvajtja ime për të paraqitur në muzikë të gjallë njeriun do të kuptohet vetëm nga njerëz të gjallë. Edhe pse njerëzit që vegjëtojnë hedhin baltë, vepra ime prapë do të ecë përpara më shpejt.


    * Kur dëgjoi "Vallen makabre" të Sen Sansit, Musorgski tha gjithë inat: - Nuk është kjo muzika që na duhet. Nuk na duhet as muzikë, as fjalë, as penela e as dalta. Djalli do t'ju hedhë poshtë juve, gënjeshtarë dhe hipokritë. Jepni mendimin jetësor, hyni në bisedë me njërëzit për subjektin që keni zgjedhur. Arti është një mjet, jo një qëllim, është mjeti për të folur me njerëzit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #89
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    LIKURGU


    LIKURGU (Lindi v. 925 p.e.s.) legjislator i njohur i Spartës



    * Spartanët e pyetën Likurgun se pse nuk e rrethonte me mur qytetin e Spartës.
    - Sepse, - u përgjigj legjislatori i madh, një mur me gjokse heroike vlen më shumë se një mur me tulla.

    * Kur e pyetën Likurgun, se si qe e mundur që e mbante të fortë atdheun dhe të kishte të siguruar fitoren mbi armikun, ai u përgjigj:
    - Duke mbetur të varfër, duke mos kërkuar të shtypim të tjerët dhe duke treguar kësisoj se jemi më të fortë se ata.



    * Likurgu mori dy këlyshë të vegjël nga e njëjta buçe dhe e rriti në kushte krejt të ndryshme: njërin e mësoi të qullët dhe delikat, kurse tjetrin e mësoi me ushtrimet e gjahut. Kur u bënë të mëdhenj i çoi në sheshin publik të Spartës, u vuri në mes një pjatë me ushgim të lakmueshëm dhe lëshoi aty pranë një lepur. Qeni i mësuar delikat u lëshua shpejt tek ushqimi i pjatës, tjetri ndoqi lepurin dhe e kapi. Qytetarët spartanë duartrokisnin ndërsa Likurgu tha:
    - Shikoni sa e madhe është forca e edukatës. Që të dy janë nga e njëjta nënë dhe kanë lindur në një kohë. Kështu ndodh edhe me njerëzit.



    * E pyetën një herë Harilaun nipin e Likurgut se si ishte e mundur që xhaxhai i tij kishte bërë pak ligje.
    - Sepse, - u përgjigj Harilau, - një popull që flet pak, nuk ka nevojë për shumë ligje.



    * Meqenëse zakonet spartane qenë krijim i Likurgut po sjellim disa aspekte nga jeta e institucioneve të këtij qyteti. Një nga institucionet e Likurgut përshkroi ushqimet në përgjithësi. Si gjellë kombëtare ishte i famshmi lëng i zi për të cilin është folur shumë.
    Mbreti i Pontit donte ta shijonte këtë lëng dhe bleu nga një kuzhinier spartan. Një spartan që ishte aty pranë i tha:
    - Zotni në këtë gjellën tuaj mungon diçka që i jep shije.
    - E cila është kjo i tha mbreti?
    - Është ajo që para se të hash duhet të bësh një banjë në Eurota. Kjo do të thoshte se vetëm në Spartë dhe në mjedisin e spartanëve është i pëlqyeshëm ky ushgim.



    * Një i huaj e pyeti një spartan në se kishte rrezik të kaloje nëpër Spartë.
    - Ka rrezik, - i tha spartani - vetëm për luanët, kurse lepujt e kanë çerdhen e tyre në portat tona.



    * Një nënë spartane, kur i biri i tregoi për vdekjen heroike të vëllait, i tha:
    - Përse nuk e shoqërove edhe ti?
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #90
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    LA FAJET



    LA FAJET (1757-1834) një prej eksponentëve kryesorë të revolucionit francez



    * Mbretëresha Maria Antoneta e thirri La Fajetin për t'u këshilluar me të për një dhuratë që donte t'i dërgonte Uashingtonit. La Fajeti i tha se dhurata të tilla do t'u bënin edhe mbretit të Suedisë dhe disa mbretërve të tjerë.

    - Këta nuk janë veçse disa mbretër, kurse Uashingtoni është diçka tjetër.



    * Mirabo me anën e agjentëve të tij e njoftoi La Fajetin se për ta shpëtuar Francën ishte e domosdoshme një marrëveshje midis tyre. Po gjenerali krenar iu pergjigj:

    - Unë e kam mundur mbretin e Anglisë në forcën e tij, mbretin e Francës në autoritetin e tij dhe, sigurisht, nuk do të jetë konti Mirabo që do të më bëjë të jepem.



    * Kur shkoi pranë Uashigtonit La Fajeti i gjeti trupat kryengritëse të pajisur keq dhe shumë të padisiplinuar. Uashingtonit i erdhi keq të paraqiste trupat e tij në atë gjendje para një oficeri francez, kur dihej se francezët ishin shembull në disiplinë dhe të pajisur mirë.

    - U ndodha ngushtë, - tha Uashingtoni, - sepse më duhet të paraqes

    trupat e mia para një gjenerali francez.

    La Fajeti i tha me modesti:

    - Unë kam ardhur këtu të mësoj vetë dhe jo të mësoj të tjerët.



    * Një vit të korrat e grurit ishin të këqia dhe administratori i tha La Fajetit:

    - Ja momenti i përshtatshëm për të shitur me çmim sa më të lartë grurin që ne e kemi vënë mënjanë.

    - Mua, përkundrazi, më duket rasti më i mirë për ta dhënë falas - iu
    përgjigj La Fajeti administratorit që mbeti si i shtangur.



    * Në një pritje publike njeri që kërkonte një post nga La Fajeti, tregoi titujt e fisnikërisë, duke kujtuar se kështu do ta bindëte lehtë. La Fajeti ashtu i ftohtë, i tha:

    - Titujt tuaj të fisnikërisë, më besoni, nuk përbëjnë asnjë pengesë.



    * Kur Napoleoni ishte në kulmin e pushtetit të tij, La Fajeti ishte tërhequr nga jeta publike dhe jetonte thjeshtë në vilën e tij në fshat. Napoleoni atëherë tha;

    - Të gjithë kanë vënë mend në Evropë me përjashtim të njërit, La Fajetit. Ai asnjëherë nuk është kthyer prapa në rrugën e tij. Ju besoni se ai është tërhequr përfundimisht, ndërsa unë po ju them se ai është gati gjithnjë të rifillojë!



    * La Fajeti ka qenë një nga kundërshtarët më të vendosur të Napoleonit. Kur ra Napoleoni një mik i tha La Fajetit:

    - Çke bërë gjatë gjithë kësaj kohe?

    La Fajeti iu përgjigj:

    - Kam ndenjur më këmbë.

    Kështu tregoi se nuk bashkohej me përuljen e përgjithshme para Napoleonit.



    * Pas Vaterlosë Luçiano Bonoparti mbronte me këmbëngulje në Paris
    pozitat politike të të vëllait. La Fajeti e çoi çështjen e Bonapartit në parlament ku tha:

    -Kockat e djemve dhe të vëllezërve tanë dëshmojnë për besnikërine
    tonë ndaj Napoleonit. Prej më shumë se dhjetë vjet tre milionë francezë kanë vdekur për një njeri që donte të luftonte akoma kundër gjithë Evropës.

    Ne kemi bërë shumë për të, tashti detyra jonë është një, të shpëtojmë atdheun. Pas rënies së Napoleonit, La Fajeti, e priti me simpati kthimin e burbonëve, sepse shpresonte se e kaluara do t'u kishte shërbyer si mësim. Por nuk ndondhi ashtu. Shumë shpejt Restaurimi u kthye në shtypje. Atëherë La Fajeti tha:

    - Janë krejt të pandreqshëm.



    * La Fajeti punoi në fshehtësi kundër burbonëve. Gjatë Restaurimit ai përgatiti një grusht shteti për të rrëzuar Karlin X dhe për të vendosur Republikën. Miqtë e tij kërkonin t'i prishnin mendjen që të hiqte dorë nga kjo ndërmarrje e rrezikshme.

    Dita më e bukur e jetës sime, - iu përgjigj me krenari La Fajeti, - do të jetë kur të ngjitem në trekëmbësh dhe të vulos me gjakun tim parimet e jetës sime.



    * Belgët dërguan një komision te La Fajeti për t'i ofruar kurorën e mbretit të tyre. La Fajeti nuk e pranoi dhe, me vendosmëri e duke qeshur iu përgjigj:

    - Një kurorë për mua? Me siguri që do të më rrijë mjaft mirë! Besoj që do të jetë njësoj sikur t'i vësh maçoku unazë!





    * Një anglez bëri një udhëtim të posaçëm nga Londra në Paris për të parë La Fajetin.

    - Desha të shihja, - shpjegoi anglezi kur u kthye në Angli, - se si është një njeri që nuk ka pranuar kurorën mbretërore.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Agim Doçi
    Nga Agim Doçi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  3. Shoqeria apo dashuria me njerez qe marrin droge??
    Nga dodoni në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 05:20
  4. Vajzat tona punojnë si prostituta në Itali: na zhgenjyen
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 08:29
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •