Close
Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 165
  1. #71
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MOR, Tomas



    MOR Tomas (1478-1535) humanist i shquar anglez i epokës së Rilindjes dhe një nga themeluesit e socializmit utopik

    * Një zotni shumë i pasur i dërgoi Tomas Morit si dhuratë dy amfora të mëdha prej argjendi me një vlerë shumë të madhe, që ai dha ta ndihmonte në një proçes gjyqësor të rëndësishëm.
    Tomas Mori i mbushi të dy enët me verë nga ajo më e mira e kantinës së tij dhe ia ktheu prapë me të njëjtin shërbëtor që ia kishte dërguar.
    - I thuaj, të lutem, atij zotnisë tënd, se gjithë vera e kantinës sime është në dispozicion të tij.



    * Ditën e ekzekutimit të tij me vdekje, berberi e pyeti Tomas Morin në donte t'i qethte flokët.
    - Miku im, - iu përgjigj ai, - po të vë në dijeni se unë dhe mbreti kemi një proçes rreth kokës, prandaj unë nuk dua të bëj ndonjë shpenzim për këtë deri sa çështja të marrë vendim të prerë.

    * Kur Tomos Morin e çuan pranë karamanjollës, ai iu lut dikujt aty afër që t'i jepte dorën për t'u ngjitur lart në vendin e ekzekutimit.
    - Më falni , - i tha atij, - po nuk kam për t'ju kërkuar të njëjtin favor kur të zbres
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #72
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MORELI, Domeniko


    MORELI Domeniko (1826-1901) piktor i shquar realist italian

    * Kur ishte i ri Moreli mori pjesë në revolucionin napoletan të 1848- ës. Më 15 maj u plagos në ballë. Në atë kohë ushtarët e mbretit Fredinand e kishin arrestuar dhe do ta pushkatonin. Pushka me të cilën do të qëllonin ishte aq afër sa maja e bajonetës preku ballin e tij. Me një lëvizje të duarve e kapi fort tytën e pushkës dhe e shmangu plumbin. Ai u gërvisht në fytyrë dhe kapaku i sipërm i syrit të djathtë iu nda më dysh. Sytë për mrekulli nuk iu dëmtuan. Atëherë e goditën shumë herë në kokë dhe e lëshuan për tokë gjysmë të vdekur.

    * Moreli ekspozoi më 1855 në Napoli një tablo ku paraqiste martirin e ndenjave njerëzore. Njëri, të cilit ia kishte treguar tablonë, i kishte thënë: - Kujdes se mos të të futin brenda!
    Në figurën e murgut të martirizuar piktori jepte tipin e një të riu liberal dhe figurën e ekzekutimit jepte tipin e policit të ashpër.
    Këtë kuadër e kuptoi mirë edhe mbreti Ferdinand II, i cili i tha autorit: - Tablo të bukur keni bërë! Por mos bëni piktura që fshehin qëllime të caktuara.

    * Moreli e donte shumë piktorin e ri Çelentano, të cilin e ndihmonte dhe i jepte këshilla. Për të ishte bërë mësues dhe baba. Një herë i vëllai i Çelentanos, në vend që të shprehte mirënjohjen për të gjithë ato që kishte bërë për të, shfaqi pakënaqësinë dhe i tha:
    - Lëreni të qetë vëllanë tim në profesionin e tij. Ju me ato idetë tuaja të reja turbulloni gjysmën e botës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #73
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MOCART, Volfang Amadeus

    MOCART Volfang Amadeus (1756-1791) kompozitor i madh austriak

    * Mocarti i vogël ishte në Paris, kur sapo kishte mbushur shtatë vjeç e gjysmë. Luajti në klaviçembal në mënyrë të mahnitshme, improvizoi arie të vogla e sonete sa që i habiti dëgjuesit. Edhe kur i ati, për t'i bërë më të qarta aftësitë e tij të jashtëzakonshme, ia mbuloi tastierën me një cohë leshi të hollë, ai ekzekutoi jo më keq se kur tastiera ishte e zbuluar. E thirrën në oborr ku mbreti e përgëzoi dhe mbretëresha e ngopi me ëmbëlsira. Në fund donte ta shikonte edhe Zonja Pompadur. Ajo për ta parë sa më mirë e vendosi në këmbë mbi një tryezë. Djali i vogël i zgjati dorën që t'ia puthte, por ajo nuk dënjoi t'i përgjigjej kësaj kërkese. Atëherë Mocarti i vogël, të cilin e kishte puthur perandoresha Mari Tereza, u prek dhe i tha:
    - Kush është kjo grua kryelartë që nuk do të më puthë, kur vetë perandoresha më ka puthur?
    Ai i tha këto fjalë në gjermanisht. Pompadur nuk e kuptoi, ndryshe Mocarti i vogël mund të përfundonte në podrumet e Bastijes.

    * Mocarti u kthye në Paris në moshën njëzetvjeçare, kur i vdiq e ëma. I pikëlluar la hotelin, ku qe ftuar nga Grim, i cili nuk kishte asnjë besim në aftësitë muzikore të Mocartit.
    Ai e detyroi djalin që të largohej të cilit iu desh të ndalej në Strasburg për të dhënë një koncert sepse nuk kishte paratë e nevojshme për udhë. - Salla më kishte pritur, - thoshte më vonë Mocarti, - në një tryezë të përgatitur për njëzetekatër vetë, ku vetëm tre a katër ishin duke ngrënë. Ky ishte dështim i plotë për Mocartin. Pasi u paguan shpenzimet, atij i dhanë si shpërblim një luigj, që ishte i mjaftueshëm vetëm për të bërë me karrocë një copë rrugë tjetër.

    * Mocarti u martua me të bijën e një kopisti të teatrit: Kjo vajzë quhej Kostanca dhe Mocarti u martua me të pas shumë kundërshtimesh. Çifti ishte i lumtur dhe Mocarti qe bashkëshort shumë i mirë. Kur Kostanca ishte e sëmurë, i shoqi, para se të dilte nga shtëpia i shkruante nga një pusullë. Në njërën prej tyre shkruhej: "Mirdita e dashura gruaja ime. Shpresoj se do të kesh fjetur. Nuk po të çoj shpejt se mos ftohesh. Mos u lodh dhe se mos u grind me personelin e shërbimit. Kujdes mos pengohesh në pragun e paradhomës. Mos i bëj të gjitha punët e shtëpisë derisa të vij edhe unë."

    * Kur u dha opera "Don Zhuan" për herë të parë, mbreti e përgëzoi Mocartin, por nga që nuk kuptonte fare nga muzika i tha;
    - More, sa shumë nota që kishte! Dhe Mocarti ia priti:
    - Madhëri, as edhe një më shumë nga ç'duhej.


    * Mbas triumfit të "Don Zhuanit" Mocarti e la Pragën mikpritëse dhe u kthye me shpirt të turbulluar në Vjenë, ku kundërshtarët e tij arritën ta shtyjnë edhe gjashtë muaj premierën e operës.
    Më në fund vullneti perandorak bëri që "Don Zhuani" të shfaqej, por nuk u pëlqye. Perandori Jozef i tha atëherë Mocartit:
    - Vepra është e lartë, ndoshta edhe më e bukur se "Figaro" por nuk është ushqim për dhëmbët e vjenezëve të mi.
    Mocarti iu përgjigj;
    - Atëherë le t'u japim kohë që ta përtypin.

    * Një mbrëmje Mocarti vuri në bast me Hajdenin me një shishe shampanjë në qoftë se ai do të ishte i zoti të luante në piano një pjesë që e kishte kompozuar atë mëngjes. Basti u pranua dhe Hajdeni u ul në piano. Në një çast u ndal edhe tha:
    - Është e pamundur, s'vazhdohet.Dy duart e pianistit mund të rroknin skajet e tastierës, ndërsa një notë që ndodhej në qendër as që mund të ekzekutohej fare.
    Atëherë i erdhi radha Mocartit i cili qetë-qetë u ul në piano dhe nisi të luante. Ai luajti edhe notën fatale, po si?... me hundë! Të gjithë të pranishmit qeshën dhe Mocarti e fitoi bastin.



    * E pyetën një herë Auberin se kush ishte kompozitori më i madh. - Bethoeni, - u përgjigj menjëherë, e pa ngurim ai.
    - Si - thirri bashkëbiseduesi -po Mocarti?



    * Mocarti i vogël shkoi me familjen nga Salcburgu në Vjenë. Në portën e qytetit doganierët u bënë gati për të kontrolluar plaçkat. Mocarti ndërkohë po i binte violinës dhe ata të emocionuar nga interpretimi i fëmijës nuk ia kontrolluan plaçkat sipas rregullit.

    * Në moshën njëzet vjeç Mocarti u fye rëndë nga një fisnik.
    - Në qoftë se nuk jam fisnik, nga shtresa shoqërore, në shpirt jam më fisnik se ju, - iu kthye me kryelartësi. - Nga ky çast që më fyet mua, nuk jemi gjë tjetër veçse një fundërrinë.

    * Në vitin 1791 një i panjohur i tha Mocartit:
    - Shkruamëni një Rekuim.
    Tha këto fjalë misterioze dhe i panjohuri iku, pa u dukur fare sikurse edhe kishte ardhur dhe nuk u pa më.
    Mocarti pati një mbresë të thellë nga ky takim. E shkroi Rekuimin me një forcë misterioze dhe pak ditë më vonë vdiq.
    Ditën që vdiq Mocarti ishte një furtunë e madhe që vazhdoi edhe të nesërmen. Kjo pengoi edhe njerëzit më të afërm që të merrnin pjesë në varrim. Të vdekurin e çuan në varreza të pa shoqëruar puthuaj nga asnjeri.
    Tri ditë më vonë e shoqja shkoi në varreza për të parë vendin ku ishte varrosur burri i saj.
    - Amadeo Mocart? - pyetën varrmihësit.- Nuk e kemi dëgjuar këtë emër dhe nuk kemi varrosur njeri me këtë emër.
    Mocartin e madh, në atë stuhi të tmerrshme të natyrës e kishin varrosur shpejt e shpejt në një varr të zakonshëm ku shiu i zhduku shenjat e grumbullimit të dheut. Edhe sot nuk dihet me saktësi vendi se ku pushojnë eshtrat e kompozitorit të shquar.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #74
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MALINBRAN, Maria



    MALINBRAN Maria (1808-1836) këngëtare e shquar



    * I ati i Maries ishte këngëtari i famshëm italian Garcia, i cili si mësues i kantos i së bijës ishte shumë i ashpër. Ai kërkote aq shumë sa që fëmija nuk arrinte t'i plotësonte. Atëherë filloi dajaku. Kur fqinjët dëgjonin thirrjet me zë të lartë të vajzës së vogël, të cilën e rrihte i ati, dilnin nëpër dyer e dritare dhe u thonin kalimtarëve;
    - Nuk ka asgjë. Është zoti Garcia që i mëson kanto së bijës.

    * Kur Malibrani këndoi në Londër, përveç luleve i çuan në skenë edhe një çek prej njëmijë stërlina.
    Publiku kërkoi që ky çek të lexohej. Një tenor lexoi: "Banka angleze, bono për njëmijë stërlina që i paguhen prurësit me të parë". Malibrani i ndërpreu leximin dhe i tha publikut:
    - Çeku më është dorëzuar gabimisht mua. Në të vërtetë i drejtohet të varfërve të qytetit. Publiku, që e kuptoi mirë artisten, i dyfishoi duartrokitjet.

    * Herën e parë kur Malibrani luajti rolin e Desdemonës, Otelloja ishte babai i saj, tenori i shquar Garcia. Ai e kapi me forcë kur ishte në skenë dhe e goditi. E tmerruar nga shprehja e fytyrës së Garcias, Malibrani i kapi fort dorën dhe ia kafshoi sa e gjakosi. Garcia nxori një britmë të tillë dhimbjeje, të cilën publiku e mori si në efekt recitimi. Akti mbaroi me duartrokitje të vazhdueshme.

    * Lamartini e përgëzonte Malibranin sepse ajo fliste mirë frengjisht, italisht, anglisht, spanjisht dhe gjermanisht.
    - Po, u përgjigj artistja, për mua është shumë e përshtatshme që mund t'i shpreh mendimet e mia në gjuhën që më pëlqen. Kur një fjali nuk më shkon në një gjuhë e kaloj në një tjetër. Unë marr hua një mëngë nga anglishtja, një jakë nga gjermanishtja dhe xhaketën nga frëngjishtja.
    Dhe Lamartini i tha:
    - E gjithë kjo, zonjë, formon një kostum të mrekullueshëm prej arlekini! - Pa dyshim, - u përgjigj me gjallëri Malibrani, por nuk ka rrezik, pra asnjë rrezik, që unë të vë maskën.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #75
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MANXONI, Aleksandër



    MANXONI Aleksandër (1785-1873) shkrimtar romantik, autor lirikash politike, tragjedish, etj.



    * Në kolegjin e Luganos, Manxoni kishte si mësues priftin Soave, i cili ishte i ashpër dhe përdorte një thupër për të ndëshkuar nxënësit e pasjellshëm.
    - Në qoftë se nuk do të jeni të vëmendshëm nuk do të mësoni dot shkencë.
    - Dhe ne do të bëjmë pa të - u përgjigj me guxim Maruoni i vogël.


    * Manxoni përtonte për të kthyer përgjigjet e letrave. Një herë kushëriri i tij, Xhakomo e qortoi se nuk kishte bërë përgjigje urgjente kujdestarit të tij. - Si? - ia bëri Maruoni i habitur, - sapo kanë kaluar tetë ditë që më ka dërguar letrën dhe më duket t'i përgjigjem?
    Po janë gjëra që duhen menduar mirë dhe shkruar me kujdes që pasardhësit të mos na gjejnë gabime gramatikore.


    * Manxonit i bëri vizitë një plak që lëvdohej se ishte shumë i madh në moshë. Kur iku mysafiri, shërbëtorja i tha Manxonit se nuk iu duk aq i vjetër sa thoshte. Manxoni iu përgjigj:
    - Ka mbledhur andej - këtej vitet që hedhin poshtë zonjat.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Faleminderit Davius!

    Tema eshte shume interesante. Nje pyetje: Nga i ke marre keto shkrime (mqs jane ne shqip po te pyes).

  7. #77
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MARAT, Zhan Pol


    MARAT Zhan Pol (1744-1793) revolucionar i vendosur, mjek dhe shkencëtar, një prej gazetarëve më popullorë të revolucionit francez

    * Marat studionte shumë.Për këtë thoshte:
    Studimi është bërë për mua një nevojë nxitëse e shpirtit.Kënaqësitë më të mëdha i kam gjetur në studimet.Për të nxjerrë numrin e parë të gazetës së tij "Miku i popullit" Maratit iu desh të shpenzonte çdo gjë, bile të shiste edhe çarçafët e tij. Gazeta pasqyronte polemika të ashpra të lexuesve, ndaj gazeta u sekuestrua disa herë.
    Marati u fsheh shtëpi më shtëpi deri sa gjeti strehim e mikpritje te qytetari Evrad, me vajzën e të cilit, Simonën, ra në dashuri. Ai e çoi Simonën pranë një dritareje, e vuri dorën e tij mbi dorën e shoqes së tij të dashur dhe i propozoi të martoheshin:
    - Në këtë tempull të gjerë të natyrës kërkojmë dashurinë e zotit për betimin e përjetshëm të besnikërisë.
    Simona u kënaq me këtë rit të thjeshtë dhe që nga ai çast e quajti veten bashkëshortore të Maratit.

    * Kur e akuzoi Konventa, Marati nxori revolverin, vuri grykën e tij në tëmth dhe tha:
    - Në qoftë se ngulni këmbë me këtë akuzë unë do t'i hedh trutë në erë këtu në këmbët e kasaj tribune. Kjo do të jetë mirënjohja që unë kam për atdheun dhe revolucionin.
    Askush nuk e përmendi më akuzën kundër Maratit.

    * Gruaja e Maratit, Simona, nuk po lejonte të hynte në shtëpi një vajzë e re, e bukur dhe elegante. Ajo mbante në dorë freskore dhe në supe kishte hedhur një shall të bukur në ngjyrë të kuqe. Marati urdhëroi që e panjohura të hynte dhe Simona nuk e kundërshtoi më.
    Pak minuta më vonë u dëgjuan rënkimet e mbytura të Maratit që po vdiste. Vizitorja, Karlota Kardai, bashkëpunëtore dhe agjente e zhirondinëve, e kishte vrarë.
    Karlota Kardai e vrau Maratin kur po korigjonte bocat e gazetës së tij. Gjaku që shpërtheu prej plagës së hapur nga thika rodhi mbi faqet e gazetës "Miku i popullit".
    Davidi bëri një tablo kur paraqiste vrasjen e Maratit. Poshtë saj shkroi "Pasi nuk mundën të më korruptojnë më vranë".
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #78
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MENDELSON, Feliks


    MENDELSON Feliks (1809-1847) muzikant i famshëm gjerman



    * Mendelsoni kishte një kujtesë të habitshme. Në një takim muzikantësh me autoritet, Listi solli një pjesë të re nga kompozimet e tij dhe e interpretoi në piano aq bukur sa që i la të gjithë të pranishmit të habitur. Interpretimi dhe kompozimi ishte mjaft i ndërlikuar. Pas kësaj prove asnjë nga muzikantët e pranishëm nuk donte të luante ndonjë pjesë në piano. Mendelsoni u ngrit qetë-qetë dhe midis habisë së të pranishmëve u ul në piano. Ai, luajti atë pjesë të vështirë që kishte luajtur Listi, të cilën e përsëriti me përsosmëri. Çdo notë e mbajti mend në mënyrë të habitshme. Ai imitoi edhe gjestet e Listit, i cili qeshi me përzemërsi për atë shfaqje të pabesueshme.

    * Në një sallon të Londrës po gjykohej ashpër opera e fundit e Donixetit "Elizir i dashurisë". Vetëm Mendelsoni nuk mori pjesë në diskutim. Një prej të pranishmëve kërkoi mendimin e tij dhe muzikanti i madh iu përgjigj; - Po ta kisha bërë unë atë vepër do të isha i lumtur.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #79
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MILE, Zhan Fransua



    MILE Zhan Fransua (1814-1904) piktor i famshëm francez



    * Mile ishte biri i një fshatari të varfër. Kur ishte ende fëmijë, pasi pa dikë që pikturonte, nisi edhe ai të vizatonte.
    Vizatimet e tij të para qenë ilustrimet e librit të lutjeve.

    * Mileja, tashmë i shquar si piktor, dhe një mik i tij shkuan në fshat për një vizitë ditore. Fshatarët që po korrnin grurë nisën të tallen me këta qytetarë të veshur bukur. Kur dëgjoi këto fjalë, Mileja iu afrua më shumë fshatarëve, mori drapërin në dorë dhe nisi të korrë si mjeshtër i kësaj' pune, madje, u dha fshatarëve një mësim të mirë sesi duhej mbajtur drapri.

    * Një ditë familja e Milesë mbeti fare pa bukë. Ra nata dhe fëmijët nisën të qanin se kishin uri. Ata shkuan në shtrat pa ngrënë darkë. Mbas pak dikush trokiti në derë. Ishte miku i tij Diaz që lëshoi mbi tryezë një kulaç. Ai thirri:
    - Gëzuar fëmijë, hajdeni të hamë!
    Mile dërgoi pastaj në Paris, disa nga vizatimet e tij. Diazi shiti tre prej tyre me nga njëzet franga copën. Atëherë Mileja tha:
    - Sikur të ketë mundësi që të shes dy vizatime në javë me këtë çmim, nuk do të jetë keq.

    * Një tregtar pikturash i tha Miles:- Lopët e tua qelben era stallë. Nuk mund t'i bëni pak më të pastra? Kështu duken sikur dalin nga një plehrishte.
    Mile iu përgjigj:
    - E po nga do të donit ju që të dilnin, nga ndonjë sallon? Lopët e mia nuk e frekuentojnë shoqërinë e lartë. Ato nuk shkojnë veçse në fusha dhe në stalla.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #80
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MIRABO, Gabriel


    MIRABO Gabriel (1749-1791) udhëheqës gjatë revolucionit borgjez francez.Orator i shquar.

    * Qysh në fëmijëri Mirabo ishte shumë i zgjuar. Xhaxhai i tij thoshte: - Ky fëmijë do të bëhet vërtet njeri i madh, ndonjë gjeneral i madh, ministër i madh, papë i madh ose gjithçka që të mundet.

    * Kur mbreti donte të shpërndante Përfaqësitë e Përgjithshme, Miraboja u përgjigj me frazën e famshme:
    - Do të dalim prej këtej vetëm me forcën e bajonetave.

    * Miraboja shkonte në mbledhjet e Asamblesë me një karrocë që mbante një baule me sende për nevojat e mbrojtjes dhe të ndihmës vetjake. Kur dikush e kishte pyetur se pse e bënte këtë gjë, ai i ishte përgjigjur:
    - Sepse një njeri që merr pjesë aktive në revolucion, duhet të jetë gjithnjë gati që ose të ngjitet në karamanjollë ose të marrë arratinë.

    * Në një nga mbledhjet e para të Asamblesë Kushtetuese, ku do të zgjidhej presidenti, Miraboja mbajti një fjalim të gjatë për të treguar kolegëve se çfarë cilësish, duhej të kishte kryetari. Portreti i presidentit ideal që duhej të zgjidhej nuk ishte e vështirë të kuptohej, se ai vizatonte në këtë mënyrë personin e tij. Atëherë u ngrit Talejrani dhe tha:
    - Në fjalimin e Mirabosë nuk mungon veçse një gjë: presidenti duhet të jetë i vrarë nga lia në fytyrë.

    * Gjatë periudhës së parë të revolucionit një avokat besnik i mbretit bëri propozimin që të shkonte e gjithë Asambleja dhe t'i bënte nderime Luigjit XVI. Ai tha:
    - Shkojmë o kolegë që të çojmë përshëndetjen e kombit në këmbët e madhërisë së tij.
    Miraboja e ndërpreu:
    - Po madhëria nuk ka këmbë!
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Agim Doçi
    Nga Agim Doçi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  3. Shoqeria apo dashuria me njerez qe marrin droge??
    Nga dodoni në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 05:20
  4. Vajzat tona punojnë si prostituta në Itali: na zhgenjyen
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 08:29
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •