MOR, Tomas
MOR Tomas (1478-1535) humanist i shquar anglez i epokës së Rilindjes dhe një nga themeluesit e socializmit utopik
* Një zotni shumë i pasur i dërgoi Tomas Morit si dhuratë dy amfora të mëdha prej argjendi me një vlerë shumë të madhe, që ai dha ta ndihmonte në një proçes gjyqësor të rëndësishëm.
Tomas Mori i mbushi të dy enët me verë nga ajo më e mira e kantinës së tij dhe ia ktheu prapë me të njëjtin shërbëtor që ia kishte dërguar.
- I thuaj, të lutem, atij zotnisë tënd, se gjithë vera e kantinës sime është në dispozicion të tij.
* Ditën e ekzekutimit të tij me vdekje, berberi e pyeti Tomas Morin në donte t'i qethte flokët.
- Miku im, - iu përgjigj ai, - po të vë në dijeni se unë dhe mbreti kemi një proçes rreth kokës, prandaj unë nuk dua të bëj ndonjë shpenzim për këtë deri sa çështja të marrë vendim të prerë.
* Kur Tomos Morin e çuan pranë karamanjollës, ai iu lut dikujt aty afër që t'i jepte dorën për t'u ngjitur lart në vendin e ekzekutimit.
- Më falni , - i tha atij, - po nuk kam për t'ju kërkuar të njëjtin favor kur të zbres
Krijoni Kontakt