ROSINI, Xhoakino
ROSINI Xhoakino (1782-1868) kompozitor i shquar italian
* Për çapkënllëqet e tij Rosinin e vogël e dërguan të punonte te një
kovaç për t'i fryrë gjyrykut.
- E megjithatë, - u thoshte atyre që e ngacmonin, - ajo punë më ka ndihmuar shumë në punën time si muzikant.
* Më 1852 Rosini shkoi për herë të parë në Paris. Atje i bëri vizitë një shokut të vjetër të shkollës, të cilin e gjeti mjaft të shqetësuar për të vëllanë që shkonte ushtar. Po të kishte mundësi të paguante, ai mund të
shpëtonte nga ushtria.
- Organizo një koncert për të, - i tha Rosini.
- Vetëm në qoftë se më ndihmon ti duke më shoqëruar në piano, - i tha miku nga Parisi, - ndryshe nuk do të arrij të marr as shpenzimet.
Rosini pranoi të merrte pjesë në këtë koncert. Ishte hera e parë që kompozitori i famshën paraqitej para publikut të Parisit. Kjo bëri që shuma e mbledhur të ishte mjaft e madhe.
Kur miku i tij e kujtonte këtë sjellje të Rosinit i mbusheshin sytë me lotë.
* Princi Karafa, autor i shtatëmbëdhjetë veprave teatrale, shihte se kur vihesbin në skenë operat e Rosinit suksesi i rrëshqiste nga duart.
- Sa me fat është ai Rosini - thoshte Karafa, - nuk ka talent dhe ka
gjithnjë sukses të madh. Kurse Rosini thoshte:
- Oh sa gjynah! Karafa ka një talent të madh, po ç'e do gjithnjë dështon.
* Një natë të ftohtë dimri, ashtu i futur në shtrat, Rosini po shkruante një duet. Në këtë kohë një fletë i ra përtokë.
Nga që kishte ftohtë nuk lëvizi nga krevati për të marrë fletën, por shkroi edhe një duet tjetër. Ai thoshte se për një muzikant plot frymëzirnnuk ia vlen të ngrihet për një duet. Pasi e kompozoi duetin tjetër i erdhi një shok në dhomë dhe i dha fletën që kishte rënë për tokë. Rosini i këndoi të dy duetet dhe i tha mikut që të zgjidhte atë me të mirin.
* Gjithë Roma ishte mbushur me shpallje, për "Berberin e Serviljes"1', kurse Rosini nuk kishte shkruar as një otë. Ai rrinte në një hotel së bashku me këngëtarët kryesorë që do të këndonin operën që ai ende nuk e kishte shkruar. Pesëmbëdhjetë ditë e ndanin nga dita e shfaqjes dhe Rosini nuk po vendoste të shkruante operën. Në një çast iu vu punës nga mëngjesi në mbrëmje. Ai bëri aq shumë zhurmë dhe rrëmujë sa që shumë shpejt në hotel nuk mbeti njeri. Edhe natën ai nuk la njeri që të mbyllte sy. Një ditë kngëtarët u paraqitën te Rosini për të protestuar, sepse rrinin atje prej kaq kohësh duke pritur operan e tij. Rosini i la të flisnin, pastaj u shpërndau fletë të ndryshme muzike dhe u tha:
- Ja pjesët tuaja.
Ato ishin notat e pavdekshme të "Berberit të Serviljes' që u shkruan në pak ditë.
Kur u dha shfaqja e "Otellos" së Rosinit, e cila pati shumë sukses, një anglez iu lut mjeshtrit, që t'i jepte pelerinën e kaltër, që kishte sjellë me vete atë natë dhe ai do t'i paguante njëqind stërlina. Rosini ia dha pelerinën nëpërmjet shokur të tij dhe të njëqind stërlinat ua dhuroi pjesëtarëve të korit.
Xhoakino Rosini e adhuronte shumë Moxartin. Mbas partiturës së "Don Zhuanit" ai shkroi: "Shkrim i shenjtë".
* Kur i dha mikut të vet portretin e mjeshtrit, shkroi poshtë:
"Po ju jap një portret të Moxartit. Hiqni kapelën, ashtu sikurse bëj edhe unë përpara mjeshtrit të mjeshtërve".
Poshtë një fotografie tjetër Rosini shkroi: "Ai qe admirimi rinisë sime, dëshpërimi i viteve të pjekurisë dhe ngushëllimi i kohës së pleqërisë.
Ministrit Guizo, Rosini i tha:
- Për mua Bethoveni është i pari i të gjithëve, por Moxarti është i vetmi.
* Xhoakino Rosini punonte me zell shumë të madh për krijimet e tij. Kur kishte frymëzimin krijues asgjë nuk e pengonte.
"Vilhelm Teli", - shkruante ai kompozua brenda pesë muajve, kur gjuante peshk në bregun e një kënete. Skena e perbetimit u skicua një mëngjes duke peshkuar, kur një krap i madh i mori peshkatarit grepin. "Cenerentola" u kompozua në mes të një grumbulli të madh miqsh që
bisedonin me zë të lartë.
- Vazhoni ju lutem, - thoshte Rosimi, - vazhdoni të flisni, në qoftë se ju
do të ikni atëherë mirupafshim frymëzim.
* Njërit që po lavdëronte "Vilhelm Telin" Rosini iu përgjigj:
- Lëre Vilhelm Telin, mos e përmend, se si ajo opera mund të shkruajë
kushdo, por një "Berber Sevilje" nuk do të mund të shkruajë asnjë, as
edhe zoti vetë.
* Një prej trilleve të mjeshtrit të madh ishte se nuk donte të shkelte në tren dhe në anije me avull. Karroca me kuaj ishte i vetmi mjet me të cilin
ai udhëtonte.
Megjithatë pranë shtëpisë së Rosinit kalonte një linjë hekurudhore, ku mbi njëqind herë në ditë lokomotivat kalonin para dritares së tij duke lëshuar fishkëllima shurdhuese.
* Shpesh Rosini i merrte motivet nga operat e tij të mëparshme. Në operën "Otello" pas fillimit të marshit funebër që përcjell Desdemonën në
varr një mik i tha:
- Ky është motivi i shpifjes te Berberi!
- Po mirë, ku është e keqja? - u përgjigj Rosini, - Desdemona a nuk
vdiq nga shpifjet?
* Kur po vihej në skenë "Tankredi", një këngëtare kapriçoze i tha mjeshtrit se kavatina e 'saj nuk i pëlqente dhe se ai duhet të shkruante
një tjetër. Dhe Rosini i tha:
- Në djall të venë këngëtarët. Pastaj u kthye në shtëpi më humor të prishur. Atij shërbëtori i tha se do të hidhte orizin në kusi por mjeshtri donte që zierja të mos zgjaste më shumë se pesë minuta. Ndërkohë Rosini hoqi pallton e madhe, u ul në piano dhe kompozoi kavatinën për këngëtaren kapriçioze përpara se shërbëtori t'i sillte orizin në tryezë. Kështu Rosini përfundoi kavatinën e dëgjuar: "me shumë të rrahura zemre", e cila u quajt prej tij edhe "arja e orizit".
Rosini i kishte borxh një peshkshitësi por nuk kishte që ta shlyente. Peshkshitësi i tha Rosinit se kishte shkruar një poezi dhe do të shlyhej me të në qoftë se do ta vinte në muzikë.
- O ç'ide origjinale, - thirri Rosini, - ma jep poezinë.
Pastaj i muzikoi vargjet të cilat më vonë i futi në operën e tij:
"Laraska vjedhacake".
Mbreti i Portugalisë, që i binte violinçelit, luajti me veglën e tij përpara kompozitorit. Kur monarku mbaroi e pyeti Rosinin:
- E? Si t'u duk?
- M'u duk, - i tha Rosini - se për një mbret nuk ishte keq. Por për aq sa ata bëjnë nuk duhet t'i japin kujt llogari.
* Një mbret iu lut Rosinit që t'i jepte mësime në harmoni. Kur nxënësi me kurorë mbreti i solli Rosinit ushtrimet që kishte bërë i kërkoi mendimin e tij. Ai nuk i vuri re shumë gabimet dhe i tha: - Eshtë bërë si prej mbreti.
Më 1864 një baron shumë i pasur i dërgoi Rosinit si dhuratë pak rrush nga vreshta e tij më e mirë. Mjeshtri i shkroi:
"faleminderit, rrushi juaj ishte shumë i mirë, por nuk më pëlqen ta pi verën me pilulë".
Atëherë baroni i dërgoi një arkë të madhe me rrush.
Një njeri i pasur e pyeti Rosinin sesi një konsrvator si ai kishte mundur të gjente nota nota aq të forta revolucionare tek opera "Vilhelm Teli".
Kur po kompozoja këtë operë, - u përgjigj ai, - ndjeva në vëetvete me të vërtetë diçka që më ekzaltoi. Po të kishte shpërthyer revolucioni, do ta kisha edhe unë pushkën.
* Kur dolën në Itali ligjet e para për të drejtën e autorit, botuesi i njohur Rikordi u muar me të drejtat e tij si autor.
Disa kohë më vonë vetë Rikordi i çoi Rosinit të ardhurat e para prej
45 napolonash floriri.
- Si? - tha mjeshtri - vlejnë ende diçka veprat e mia në Itali?
Në çast u dëgjua zhurma e këmbëve të një gruaje. Rosini e fshehu shpejt qesen me para dhe i tha në vesh Rikordit:
- Hesht, është gruaja ime. Këto do t'i ruaj e do t'i prish për qejfin tim. Nesër takohemi t'ia shtrojmë në hotel.
Me gruan e dytë Rosini jetoi në harmoni të plotë. Ajo ishte jo vetëm amvisë, por edhe infermiere e mirë.
- E di ti Olimpia, - i thoshte Rosini, - çfarë ndryshimi ka midis teje dhe sahatit tim? Ky shënon orët e ditës, kurse ti më bën që t'i harroj ato.
* Një mëngjes në Paris, poshtë dritares së Rosinit, u ndal një organo i vogël. Me të nisi të luhej një pjesë nga "Berberi i Seviljes". Rosini u mërzit dhe i dha pesë lira instrumentistit të varfër, mjafton që të largohej menjëherë. Si u mendua mirë Rosini e thirri, e ngjiti në shtëpi dhe i tha:
- E di ku banon mjeshtri Halevi? Ai u përgjigj se e dinte.
- Epo mirë, - i tha Rosini, - po të jap dhjetë lira dhe shko të luash poshtë dritareve të tij ndonjë pjesë nga "Ebreu".
- Mjeshtër, është e pamundur, - i tha organisti, - se është ai që më ka dërguar këtu për të luajtur Berberin.
* Një mbrëmje në ballo muzikanti i shquar ishte i detyruar të duronte fjalët e shumta të zonjës së shtëpisë'. Zonja i tha mjeshtrit:
- Është e vërtetë se po të hash një lloj peshku të forcohet zgjuarsia?
- Shumë e vërtetë.
- Po mua çfarë peshku do të më këshillonit për të ngrënë?
- Një balenë, - i tha Rosini.
* Rosini fitoi bastin si hamës i madh. Për këtë i kërkoi kundërshtarit një gjeldeti që ta hante të gjithë në një vakt, përndryshe nuk do t'ia jepte. Kaluan disa ditë dhe kompozitori e takoi mikun në rrugë. I kërkoi të plotësonte detyrimin, por ai u gjend ngushtë dhe i tha;
- Po ju them sinqerisht mjeshtër, se stina nuk është ende e përshtatshme.
- Gjepura miku im! Janë lajme të rreme që i përhapin gjelat e detit për të mos përmbushur kushtet.
Në Bolonjë Rosinit i shkoi një grua që donte ta bënte vajzën e saj muzikante. Ajo e pyeti mjeshtrin se ç'mund të bëhej vajza, këngëtare apo pianiste. Rosini e provoi për këngëtare, pastaj për pianiste. Më pas e provoi edhe një herë për pianiste dhe prapë për këngëtare. Këto prova ipërsëriti disa herë. E ëma e vajzës nga padurimi i tha mjeshtrit:
- E? Ç'mund të bëhet, këngëtare apo pianiste? Rosini me një të qeshur dashamirëse iu përgjigj:
- Do të bëhet një nënë e mirë!
* Një violinçelist erdhi me shumë vonesë në një koncert ku do të luante një prelud të Bahut. Rosini nuk duroi më dhe vuri në orkestër një violonçelist tjetër. Kur erdhi violonçelisti i pari kërkoi falje, por Rosini ia ktheu menjëherë:
- Nuk ka falje. Unë me këto shtatëdhjetëekatër vjetët e mi vrapova për të arritur në kohën e duhur, kurse ju vini kaq vonë! Çfarë të duket vetja ty? Violonçelistë si ty gjejmë sa të duash.
Këtë mësim të mirë të mjeshtrit djalosbi e kujtonte me shumë falenderim.
* Në Paris Rosini kishte një mik që i sillte shpesh sardale shumë të shijshme.
Një ditë mjeshtri e falenderoi dhe i tha:
- Do t'ju lutem për një gjë. Ditën e shtunë mos më sillni më sardele. Në këtë dtë të javës unë kam gjithnjë miq për mëngjes dhe më duhet që sardelet t'i ndaj gjithnjë me ta. Peshqit e shijshëm dua t'i ha të gjithë vetë. Si bashkëshort i mirë i jap një gruas dhe të njëmbëdhjetë të tjerët i ha vetë.
Në paris Rosini kërkoi të gjente makarona napolitane. Shkoi te një shitës bashkë me mikun e tij Mikoti. Kur i treguan makaronat Rosini nuk i pranoi sepse sipas tij nuk ishin napolitane. U ndez diskutim i zjarrtë për makaronat. Ca kohë më vonë Mikoti takoi shitësin dhe i tha:
- E dini kush ishte ai zotnia që bëri gjithë ato fjalë për makaronat? Ai ishte mjeshtri i shquar i muzikës, Rosini.
- Rosini? - u përgjigj shitësi - nuk e kam dëgjuar ndonjëherë emrin e tij, po për derisa kupton aq shumë nga makaronat edhe nga muzika duhet të nxjerrë mall të mirë.
Rosini qeshi shumë kur ia treguan.
* Rosini kishte kujtesë muzikore të mrekullueshme. Në moshën trembëdhjetëvjeçare në teatrin e Bolonjës i premtoi mikes së tij kopjen e aries që u duartrokit shumë. I kërkoi kopjen kopistit dhe sipërmarrësit por ata nuk pranuan t'ia jepnin. Ai atëherë u tha:
- E po mirë, sonte do ta dëgjoj me shumë vëmendje operën dhe do të ruaj në kujtesë atë që më duhet.
Në mëngjes ai e kishte gati partiturën për pianoforte. Sipërmarrësi mendoi se mos ishte marrë vesh fshehurazi me kopistin,
por Rosini i tha:
- Në qoftë se nuk beson, prit sa të dëgjoj gjithë operën edhe disa herë të tjera dhe pastaj do ta shkruaj në sytë tuaj gjithë partiturën për orkestër.
* Xhoakino Rosini i donte shumë prindërit.
Qysh kur ishte fëmijë i dorëzonte nënës të gjitha fitimet e tij të pakta.
Në moshën shtatëdhjetëvjeçare u gëzua shumë kur gjeti një portret të saj.
Në mbrëmjen e 27 marsit 1827 në premierën e "Mozesë" në operën e
Parisit e nxorën me zor në palkoskenë. Kur falenderoi me sytë të mbushur
me lot, murmuriti: "Po ajo nuk është më!".
Nëna e tij kishte vdekur më parë.
* Më 1812 Rosinit i dhanë libretin "Shkalla prej mëndafshi" për ta vënë në muzikë. Ky libret ishte shumë i keq dhe Rosinit iu desh të kompozojë një përzierje të çuditshme motivesh. Kur ia dorëzoi muzikën sipërmarrësit, ai i kërkoi ndjesë që i kishte dhënë një libret aq të padenjë.
- Oh nuk ka gjë - tha Rosini - muzika është edhe më e keqe.
Sipërmarrësi nuk besoi por kur shkoi në skenë e mori vesh se ishte shumë e vërtetë. Publiku i indinjuar sa s'kërkoi ta rrihte Rosinin.
Rosini guxoi të futë tamburet dhe orkestracionin në operën "Laraska Vjedhacake". Kjo gjë shkaktoi skandal. Më shumë nga të gjithë u tërbua një nga violinistët e parë të Skalës i cili donte ta rrihte Rosinin. Kur e dëgjoi këtë kërcënim mjeshtri nuk e mori seriozisht, thirri violinistin dhe i tha:
- Në libret ka apo nuk ka ushtarë?
- Po - pranoi violinisti.
- E po mirë, në qoftë se ka ushtarë ata duhet të kenë tamburë. Pra në vend që të më qëllosh me grushta mua, shko dhe bjeri me thikë libretistit.
* Xingareli, drejtor i konservatorit të Napolit, ishte kundërshtar i rreptë për muzikën rosiniane. Kur nxënësi i tij Konti, ndoqi rrugën e Rosinit dhe pati sukses të madh Xingareli i tha ashpër:
- Ju m'i shkatërruat gjithë këta djem! Rosini ia ktheu me këtë epigramë:
- Xingareli ka zgjuarsinë të flasë për muzikën me letrarët dhe për letrarët me muzikantët.
* Në takimin e parë një kompozitor i ri njëzetvjeçar gjeti te Rosini një mikpritje dhe një dashuri të madhe.
Rosini propozoi që një mbrëmje muzikore të interpretonin të dy muzikantët një pjesë muzikore për flaut e klarinetë që ishte shkruar nga Sen Sans.
Në fillim Rosini bëri sikur pjesa ishte e tij dhe të pranishmit e pritën pjesën me duartrokitje të nxehta për mjshtrin . Pastaj ai i tha;
- Jam edhe unë i një mendimi me ju, zotërinj, sepse kompozimi nuk është imi, është i këtij djaloshi që rri këtu në krahun tim.
* Flitej prej shumë kohësh për "Vilhelm Telin" e Rosinit dhe opera nuk po dukej. Madje u fol edhe se mjeshtri përtac ende nuk e kishte filluar punën. Një kritik, shkroi në një revistë teatrale: "Në Amerikë është mbjellë një pemë e një lloji të veçantë që duhet të prodhojë drurin me të cilin do të ndërtohet pianoja që do t'i dhurohet Rosinit, mbasi të shkruajë veprën e Premtuar".
* Ndërmjet Rosinit dhe Majerbejerit kishte rivalitet të madh. Majerbejeri ishte shumë ambicioz. Megjithatë në dukje marrëdhëniet midis tyre ishin miqësore. Një ditë Rosini po shëtiste me një mikun e tij. Papritur ai takoi
Majerbejerin.
- Si jeni, - e pyeti ky i fundit, - a po punoni?
- Të punoj? - ia bëri Rosini. Po si mund të punoj? E ndiej veten shumë keq. Nuk jam hiç mirë me shëndet.
Majerbejeri u hoq sikur u hidhërua shumë cthe i uroi shëndet rë mirë Rosinit. Porsa u largua, miku që ishte në krah e pyeti Rosinin:
- Si është e mundur? Jeni kaq keq me shëndet dhe nuk më keni thënë
asnjë fjalë?
- Jam shumë mirë, - tha duke qeshur Rosini, - nuk kam qenë asnjëherë më mirë se tani, por i gjori Majerbejer, po ta merrte vesh të vërtetën do të bëhej helm.
* Rosini i pëlqente shumë gjellët e mira. Një letër gastronomike, e cila ka vlerën e një dokumenti, është e vitit 1815, kur doli në dritë "Berberi i Seviljes". Ajo i drejtohej këngëtares së shquar Kolbran që u bë pastaj gruaja e Rosinit. Pasi flet për suksesin e bujshëm të operës, Rosini shton:
- Po ajo që më intereson më shumë se çdo gjë, përveç muzikës, e dashur Angjelinë, është zbulimi i një sallate të re, recetën e së cilës po ta dërgoj: "Merrni vaj Provance, sinap anglez, uthull franceze, pak limon, piper dhe kripë, i përzieni mirë të gjitha së bashku, pastaj shtoni disa tartufë të prerë copa-copa. Tartufët i japin një aromë sa që e çojnë në akstazë një hamës. Kardinali, sekretari i shtetit, me të cilin jam njohur këto ditë, më ka dhënë bekimin e tij për këtë zbulim".
* Një ditë Rosini thirri në shtëpinë e tij violinistin e famshëm Sivori. Atij iu lut të luante diçka me violinën që kishte blerë. Rosini donte të provonte se sa vlente instrumenti. Sivori luajti rondonë e famshme "Çenerontolë" e cila e kënaqi aq shumë Rosinin, saqë kur mbaroi pjesa, për të bërë shaka, nxori nga xhepi një monedhë pesëdhjetë qindarka, ia vuri muzikantit në dorë dhe i tha:
- Zakonisht unë u jap dy solda violinistëve të rrugës, por mendoj se ty
dyhet të të jap diçka më shumë.
Sivori e mori duke qeshur moedhën, i bëri një vrimë dhe e lidhi te zinxhiri i orës si kujtim nga mjeshtri i madh.
* Në Firencë në sallonin e arqipeshkopit Minuçi hyri shërbëtori krejt i turbulluar dhe lajmëroi për vdekjen e Silvio Peliko-s1'. Minuçi që e donte shumë Pelikon u hidhërua shumë nga ky lajm. Të gjithë të pranishmit morën pjesë në dhimbjen e tij. Rosini, që po rrinte në piano, improvizoi një marsh funebër për të ndjerin, sa asnjë nuk mundi t'i mbante lotët.
Megjithatë Rosini nuk e hodhi në letër këtë faqe të bukur të atij improvizimi të çastit.
* Më 1816 Rosini shkoi për të pushuar nja dy muaj në vendlindje në Pezaro2). Në një vilë aty pranë ishte princesha Karolina Brunsvik, gruaja e një princi. Ajo e ftoi Rosinin të lunte diçka në piano në vilën e saj. Mjeshtri, që nuk ishte bërë asnjëherë favorit dhe që i dinte sjelljet e këqija të princeshës ndaj qytetarëve, iu përgjigj:
- Nga dhembjet e forta të reumatizmës më ka ngrirë kurrizi dhe nuk mund të përkulem që të plotësoj kërkesat e etiketës.
Princesha, për hakmarrje ndaj këtij mospranimi, një vit më vonë, kur Rosini u kthye prapë në Pezaro për të drejtuar shfaqjen e hapjes së sezonit teatral, dërgoi disa nga shërbëtorët e saj për të fishkëllyer mjeshtrin. Banorët e qytetit u ngritën kundër provokuesve. Ishte vetë Rosini që i qetësoi njerëzit e zemëruar.
* Pasi firmoi kontratën e "Berberit të Seviljes" Rosini nuk e filloi punën menjëherë Ai banonte me tenorin Garcia, që do të këndonte pjesën e kontit Almaviva dhe bufonin komik Kamboni. Që të tre ishin në të njëjtin apartament dhe kishin një sallon të përbashkët ku ishte vendosur pianoja. Mbi legjion e pianos Rosini kishte vendosur libretin, por nuk i afrohej fare.Ishte i heshtur, nuk dilte asnjëherë nga shtëpia, nuk i thoshte asnjë fjalë njeriu dhe nuk bënte gjë tjetër vetëm se shëtiste lart e poshtë nëpër sallon, herë me hapa të lehta dhe herë me hapa të rëndë. Dy javë para kohës së premierës nuk kishte shkruar as edhe një notë. Një mbrëmje, shtatë ditë para shfaqjes, Garcia e qortoi për këtë metodë pune të çudishme.
- A e mendon që koha shkon dhe ti nuk ke bërë asgjë?
- Nuk kam bërë asgjë? - thirri Rosini. Tani do ta shikosh. Dhe përpara tenorit të habitur këndoi arien e Almavivës, kavatinën e Figaros, kavatinën e Rozinës, arien e Don Bazilios, duetin, kuintetin...dhe më në fund gjithë operan. Të gjithë partiturën e kishte në kokën e tij he nuk i mbetej gjë tjetër vetëm që ta shkruante. Ditën e nesërme thirri kopistët dhe i vuri të gjithë përpara. Ai shkruante një copë dhe ata menjëherë e riprodhonin. Sapo kryhej një pjesë në kopjet e duhura, dërgohej menjëherë në teatër për të bërë provat.
* Vilhelm Telim u vu në skenë më 3 gusht 1839. Salla madhështore e Operës së Parisit kishte marrë pamje solemne. Duartrokitjet nisën shpejt dhe erdhën duke u shtuar deri në fund. Në mbarim të shfaqjes mijëra zëra kërkonin që të dilte Rosini në skenë, por ai u largua që të shpëtonte nga zhurma shurdhuese. Atëherë u kërkua që orkestra së bashku me publikun të shkoinin për të bërë serenatë poshtë dritareve të shtëpisë së
Rosinit.
E gjithë orkestra ekzekutoi simfoninë e Operës dhe pastaj tre këngëtarët më të shquar kënduan trion hyjnore. Nga duartrokitjet u tronditën edhe xhamat e dritareve. Një muzikant i njohur i kohës, që banonte një kat mbi Rosinin, zbriti dhe e përqafoi kolegun shquar. Kurse në një kafene aty pranë dy armiq të rreptë të Rosinit u shprehën me keqdashje:
- Arti mbaroi.
* Kur dëgjoi "Vilhelm Telim", Donixeti tha:
- Aktin e parë dhe të tretë i ka bërë Rosini, kurse aktin e dytë e ka bërë vetë zoti!
Krijoni Kontakt