Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 165
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Jetëshkrime nga njerëz të mençur!

    ZOLA, Emil

    ZOLA Emil (1840-1902) romancier francez, përfaqësues i natyralizmit në letërsinë frënge

    * Alfons Dode i tha Emil Zolasë:
    - Eshtë një autor që i kalon të gjithë.
    - E si quhet? - pyeti Zola me kureshtje.
    - Rinia!
    Atëherë Zola vazhdoi:
    - Po, por ka edhe një kritik që do t'i bëjë gjykimin.
    - E kush është pra?
    - Rinia, - u përgjigj Zola.


    * Kur Berzhera iu drejtua Zolasë me shprehje falenderimi, romancieri i madh e ndërpreu menjëherë:
    - Berzhera, unë nuk kam votuar aspak për ju.
    Zola për mossuksesin e komedisë së tij thoshte:
    - Oh, ky mossukses më rinon, më bën të kthehem në moshën njëzet-vjeçare. Suksesi i Asomuasë më bëri të squllët. Kur mendoj për serinë e pafund të romaneve që më kanë mbetur ende pa shkruar e ndjej se vetëm në gjëndje lufte dhe tensioni mund të shkruaj diçka të mirë.
    Zola ishte njeri që nuk pyeste për para. Ai mund të shpenzonte me tepri po të mos e frenonte e shoqja.
    Kur ishte fëmijë të parën monedhë prej njëzet soldash që i ra në dorë e shpenzoi për të blerë një portofol që kushtonte nëntëmbëdhjetë solde. Brenda vuri të vetmin sold që i kishte mbetur.


    * Zola ishte ende i ri kur sapo filloi të shkruante. Ai bënte jetë shumë të keqe dhe shpesh detyrohej të linte peng pantallonat e vetme. Atëherë rronte në shtëpi i veshur me këmishë. Gruaja i quante ato ditë "ditët kur Zola vishej si arab". Ai nuk kujtohej për varfërinë e tij se e kishte mendjen vazhdimisht te një poemë që do të shkruante në tre pjesë:
    Gjeneza, Njerëzimi, E ardhriija. Ajo do të ishte historia ciklike e planetit tonë para dhe pas daljes së njerëzimit. Zola ishte shumë i lumtur për gjendjen e tij dhe për suksesin e ardhshëm letrar.
    - Nuk di ende se ç'do të bëhem, - thoshte ai, - po me siguri diçka do të bëhem.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    XENONI



    XENONI (340-254 p.e.s.) filozof grek i lashtësisë



    * Xenoni e hapi shkollën e tij në portikët e Stoas që çdo ditë mbushej ,me shumë studentë. Ai ishte shumë i ashpër me ta dhe kërkonte qetësi. Xenoni thoshte;
    - Natyra na ka dhënë dy veshë dhe vetëm një gojë që të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak.


    * Një prej parimeve themelore të filozofisë se Xenonit ishte se, njeriu i nënshtrohej fatit të paracaktuar dhe të pashmangshëm. Një shërbëtor i tij vodhi dhe filozofi dha urdhër që ta rrihnin.
    - Po unë jam i papërgjegjshëm, - kërkoi të shfajësohej shërbëtori, fati e do që unë të vjedh.
    - Është e vërtetë, - u përgjigj Xenoni, - fati e do që ti të vjedhësh dhe po fati e do që ti të rrihesh mirë.


    * E pyetën filozofin Xenon në se duhej të dashuronin njerëzit e ditur. - Për të bukurat do të na vinte shumë keq, - u përgjigj filozofi, - po të dashuroheshin vetëm nga budallenjtë.


    * Ambasadorët e mbretit të Persisë, të ftuar një një banket po tregonin për zotësitë e tyre. Vetëm filozofi Xenon nuk tha asnjë fjalë. Atëhere ambasadorët i thanë:
    - Por në qoftë se ti nuk thua asnjë fjalë, atëherë çdo t'i themi për ty mbretit tonë?
    -1 thoni, - u përgjigj Xenoni, - se keni parë një plak që dinte të heshtte mirë në tryezë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    XHILI, Beniamino



    XHILI Beniamino (1890-1957) tenor i famshëm italian



    * Kur ishte ende fëmijë e ëma e vinte të këndonte dhe e dëgjonte me dhimbsuri të madhe.
    Nënë, a këndoj mirë? - e pyeste vogëlushi.
    - Po, ke zë të bukur. Por mos harro se për të kënduar duhet të kesh guxim dhe t'i duash shumë të gjithë.



    * Të gjithë ata që dëgjonin zërin e bukur të Xhilit e nxitën të studionte për kanto. Familja bëri sakrificë dhe e dërgoi të studionte në Romë. Këtu hasi në vështirësi dhe e kërcënoi uria. Për të jetuar iu desh të ndërronte njëqind zanate: shërbëtor farmacie, fatorino, fotograf etj., Me asnjë nga këto nuk siguroi mjetet për jetësë. Shpesh Xhili duhej të kënaqej duke kënduar... në vend që të hante. Ai jetoi në atë kohë me një letrar dhe më skulptorin XanetP. Ata e dëgjonin fqinjin e tyre kur këndonte në papafingo. Kur e takonin nëpër shkallë e ndalonin dhe pyesnin me kureshtje për studimet e tij. Ata parashikonin një të ardhme të shkëlqyer për të. Kjo ishte e vetmja kënaqësi për djalin e ri.


    * Më 1914 një mecenat amerikan shpalli në Parma një konkurs për këngëtarët e rinj të botës. Midis konkuruesve mori pjesë edhe Xhili. Ai zuri vendin e parë midis tenorëve.
    Në skedën e tij komisioni shkroi: "Më në fund e gjetëm tenorin".
    Ky sukses i madh i solli Xhillit ofertën për rolin e parë te "Xhokonda". Me këtë shfaqje Xhili deputoi i drojtur, me ankth të madh, po edhe me sukses të dukshëm. Që atëherë Xhili u bë i famshëm.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    XHONSON, Beniamin



    XHONSON Beniamin (1574-1637) dramaturg i njohur dhe letrar anglez



    * Kur Xhonsoni botoi fjalorin e tij dhanë një pritje. Një zonjë i tha autorit:
    - Më e madhja vlerë e fjalorit tuaj është se keni lënë jashtë të gjithë fjalët e turpshme.
    Të gjithë të pranishmit qeshën për padjallëzinë e zonjës dhe Xhonsoni e shpjegoi këtë të qeshur duke thënë:
    - Zonjë e dashur, ju kështu jepni të kuptoni se i keni kërkuar të gjitha një për një.
    Xhonsoni ishte bir i një muratori. Në fillim ai deshi të merrte zanatin e të atit. Shumë shpejt mjeshtëria e babait nuk i pëlqeu më sepse nuk përputhej me ëndërrat e tij. Brodhi gjithandej duke ndërruar shumë zanate, deri sa hyri si aktor komik në një trupë teatrale. Këtu nisi të shkruajë komedi. Në njërën, që arriti të vihej në skenë, pati rol të rëndësishëm një aktor i ri. Suksesi i madh bëri që komedia të duartrokitej edhe pse nuk kishte shumë vlerë. Ky aktor i ri ishte Uiliam Shekspiri. Për të ky ishte fillim i mirë.


    * Xhonsoni e urrente shumë Çesterfildin. Për këtë thoshte: "Për mua mund të jetë njeri i zgjuar midis lordëve, por midis njerëzve të zgjuar nuk është veçse një lord".


    * Xhonsoni ishte për drekë te një zonjë pedante, që i mbajti leksion për barazinë e njerëzve. Xhonsoni i mërzitur më kot kërkonte që zonja të ndërronte bisedë. Më në fund u ngrit dhe vuri një kamarier në vendin e tij.
    - Ç'bëni? - i tha zonja e habitur.
    - Oh, asgjë, - u përgjigj Xhonsoni, - vura në praktikë atë që ju po mbroni me aq zjarr
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    XHORDANO, Luka



    XHORDANO Luka (1632-1705) piktor i shquar napoletan



    * Xhordano nisi të pikturonte sapo mbushi pesë vjeç. Rastisi që pranë dyqanit të babait të tij kaloi piktori Masimo Stanconi. Ai u ndal për të parë fëmijën e vogël që po pikturonte në mes të rrugës. Pasi e përkëdheli i tha:
    - Ky fëmijë kur të rritet do të bëjë që të flitet shumë për të.


    * Babai i Lukës ishte piktor i rëndomtë. Një herë mori përsipër të bënte një afresk në një kishë. Duhej të bënte figura fëmijësh të vegjël por këmbët e tyre nuk i pikturoi dot vetë. Kur po hanin në tryezë tha se do të shkonte të gjente një piktor tjetër.
    I ati shkoi të gjente një piktor dhe e la Lukën të ruante punën e filluar mbi armaturën e kishës. Luka mori penelat, vizatoi, pastaj e ngjyrosi njërën nga figurat e fëmijëve kaq bukur sa edhe ai vetë u habit. Kur erdhi i ati me piktorin që do ta ndihmonte, pyetën se kush e kishte pikturuar atë fëmijë. Ata nuk e besuan Lukën e vogël, i cili për t'u treguar atyre përfundoi me sukses dhe fëmijën tjetër.

    * Kur ishte nxënës shkolle studionte shumë, nuk kënaqej me ato që i jepte mësuesi dhe kopjonte veprat e piktorëve më të shquar. Kur shkoi në Romë për të parë pikturat e Rafaelit i kopjoi disa herë me radhë për të depërtuar në të gjitha sekretet dhe hollësitë e pikturës. Ai e kishte kopjuar dhe rikopjuar disa herë një tablo të shquar të kohës.
    I ati kur shkoi në Romë për ta takuar, e gjeti në kishën e Shën Pjetrit duke pikturuar. Ishte zhytur aq shumë në punë, sa nuk dëgjoi as zërin e tij. U përmend vetëm atëherë kur babai e përqafoi.


    * Në Napoli ishte një tregtar pikturash, një farë Romer, njeri tepër i shkathët në profesionin e tij dhe shumë i aftë për të dalluar pëlhurën e tablove të vjetra. Ai blente tablo edhe nga Lukë Xhordanoja. Lukën e ri ai e paguante pak dhe tablotë ia vlerësonte si fillestar. I fyer nga ky qëndrim ai pikturoi disa tablo sipas mënyrës së Ticianit dhe të Tintoretos.
    la dërgoi Romerit me një njeri tjetër, që i paraqiti sikur të ishin origjinale. Romeri i pagoi mirë.
    Mbas pak Luka shkoi vetë te Romeri. I çoi një tablo, kur i kërkoi që ta paguajë pak më mirë i tha:
    - Po mirë, herën e fundit më ke paguar shumë!
    Ai nguli këmbë se kjo nuk ishte e vërtetë. Luka tregoi me gisht tablotë që pak më parë Romeri i kishte blerë si të Ticianit dhe Tintoretos. Për t'ia vërtetuar plotësisht i tregoi se në një kënd të fshehtë kishte vënë firmën e tij. Romeri u pikëllua shumë që ishte gënjyer, sepse mbahej edhe si njohës shumë i mirë i pikturave. Luka e qetësoi me fjalë të ngrohta duke i premtuar se do t'i bënte edhe tablo të tjera.


    * Në Firence një piktor cmirëzi i tha mikut të tij, një poeti, që të bënte një satirë të ashpër kundër Lukës. Këtë ai e shpërndau, por Luka nuk u shqetësua. Kur e takoi poetin që kishte bërë satirën i tha:
    - Miku im, satira juaj nuk më ka shqetësuar aspak, madje, ajo ka disa vargje që më pëlqyen shumë. Por pse nuk e përdor aftësinë tënde për një
    punë më fisnike?
    Poeti u largua i turpëruar nga Luka dhe qysh atëherë shkroi vetëm
    lavde për piktorin e shquar.


    * Xhordano kishte kujtesë të shkëlqyer. Duke diskutuar me shokët e tij për një tablo të një autori të njohur, nuk ra në ujdi për vendosjen e figurave. Luka, që e kishte parë njëzet vjet më parë, mori një laps dhe e vizatoi tablonë ashtu siç ishte në të vërtetë.
    Një herë tjetër kur ishte kthyer nga Spanja u ftua për drekë te një miku i tij. Pasi hëngri, kërkoi kruese dhëmbësh. Shërbëtorët i thanë se nuk kishin në shtëpi, i kishin harruar në Napoli.
    - Jo, jo- tha Luka - ka, po shikoni mirë në atë kameran prapa dritares së kuzhinës. Më kujtohet se i kam lënë vetë disa të tillë herën e fundit që isha për drekë këtu para se të shkoja në Spanjë.
    Ata shkuan dhe i gjetën në vendin e treguar prej tij.


    * Kur ishte në Spanjë, në Napoli u hap lajmi i rremë për vdekjen e Lukës. Për ta siguruar gruan e tij se ishte shëndoshë e mirë mori një letër bixhozi, nga ato që kishte në dorë kur luante, vizatoi prapa portretin e tij dhe ia dërgoi asaj nëpërmjet një napolitani që kthehej në Itali.


    * Piktorin Lukë Xhordano e thirrën për të pikturuar në Oborrin e Karlit II të Spanjës. Kur po punonte, erdhi mbretëresha për ta vizituar. Ajo nisi ta pyeste për gruan e tij, duke shprehur dëshirën që ta njihte. Për të kënaqur kuriozitetin e saj, në tablonë që kishte në dorë, Xhordanoja, filloi të pikturonte portretin e gruas së tij. E bëri kaq shpejt, saqë mundi ta mbaronte kur mbretëresha ende nuk e kishte mbaruar fjalën.
    - Ja portreti i gruas sime, - i tha piktori.
    Mbretëresha u habit se ai e pikturoi shumë shpejt. Atëherë i dha një brez të bukur me perla dhe iu lut që t'ia jepte gruas si dhuratë.


    * Mbretëresha e Spanjës kishte një xhuxh. Në oborrin e saj, kur po flitej për portretet, ai i tha Lukës:
    - Për mua Luka nuk ka për të bërë kurrë ndonjë portret, sepse unë nuk kam pozuar kurrë ndonjëherë përpara tij.
    Në kohën që shkurtabiqi fliste, Luka nxori shpejt një copë letër dhe pa mbaruar të qeshurat e të pranishmëve, portreti ishte gati.


    * Xhordonoja pikturoi portretin e një klienti. Ai nuk po vinte ta merrte se '- kishte para. Atëherë piktori e ekspozoi portretin në publik me këtë hkrim: "Jam këtu sepse pronari im nuk ka të holla që të më marrë". i turpëruar kërkoi hua paratë që i duheshin dhe e mori portretin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    XHOTO



    XHOTO (1265-1337) piktor i madh italian i epokës së paralindjes



    * Ishte dhjetë vjeç, kur ruante bagëtitë në një lëndinë. Atëherë kohën e kalonte duke vizatuar me thëngjill figura kafshësh mbi gurë. Çimabue, piktor i shquar, pa vizatimet e bariut të vogël dhe i kërkoi të atit ta dërgonte për të ndjekur studimet. E dërguan në Firence, në studion e një piktori ku edhe u bë mjeshtër.


    * Kur ishte ende fëmijë në studion e Çimabues vizatoi një mizë mbi hundën e një figure të bërë nga .mjeshtri. Ai u kthye në studio, e pa "insektin" dhe bëri me dorë që ta largonte. Disa herë e përsëriti këtë veprim por "miza" nuk fluturoL
    Kur Xhoto pikturonte në një kishë të Padovës shkoi për ta vizituar Danteja.
    Për fëmijët e shëmtuar të piktorit Danteja tha:
    - Më habit, miku im, që si piktor i shkëlqyer ke bërë për të tjerët punë të bukura, kurse për vete punë të rëndomta.
    Dhe Xhotoja ia ktheu:
    - Po këto janë punët e natës, kurse pikturat janë punët e ditës.


    * Një ditë shumë të nxehtë mbreti i tha piktorit:
    - Xhoto, po të isha në vendin tënd, në këtë vapë unë do të kisha ndërprerë punën.
    - Edhe unë do ta kisha bërë po të isha në vendin tuaj, - tha Xhoto.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    VAGNER, Rihard



    VAGNER Rihard (1813-1883) kompozitor, dirigjent, kritik arti e dramaturg gjerman



    * Në rininë e tij Vagneri nuk mendonte gjë tjetër veçse si të siguronte para për të luajtur me letra. Në darkë hynte në lokalin e lojës ku rrinte deri në mëngjes. Atje humbiste vazhdimisht. Nëna shqetësohej për qëndrimin e tij të padenjë dhe pikëllohej që i biri kthehej aq vonë në shtëpi. Një mbrëmje e ngarkoi të birin që t'i merrte pensionin. Me këto para ai luajti deri sa i humbi të gjitha, përveç një monedhe të vogël. E vuri edhe monedhën e fundit, por këtë herë fitoi. Fitoi edhe disa herë të tjera deri sa siguroi pensionin e nënës. Atëherë ai u betua se nuk do të luante më dhe e mbajti fjalën gjatë gjithë jetës.


    * Më 1839 një poet dhe muzikant i ri gjerman u largua nga vendi i vet dhe shkoi në Francë për të shfaqur veprat e tij me një letër rekomandimi për drejtorin e operës së Parisit.
    Në këtë letër shkruheshin vetëm këto fjalë:
    "I dashur mik, ma hiq qafe këtë budalla".
    Dhe ky "budalla" ishte vetë Vagneri.

    * Muzika vagneriane u vlerësua vonë jo vetëm nga publiku i gjerë, por edhe nga muzikantët e shquar. Rosini më 1865 thoshte:
    - Nuk do të arrij kurrë ta kuptoj edhe sikur të rroj sa Noja.


    * Verdi po atë vit i shkruante një mikut të tij muzikant:
    "Kam dëgjuar simfoninë e operës "Tanojzeri" është një mall për
    budallenjtë".
    Dhe Berliozi mbas "Tristanit" deklaroi: "Ai është i çmendur, i çmendur
    e për t'u lidhur".


    * Vagnerit, i pëlqente muzika e Rosinit. Tregon vetë se kur po kompozonte "Lohengrinin" u shkëput nga puna për të dëgjuar "Vilhelm Telin". Një herë një princëshë tha:
    - Po ju them në konfidencë se mua më pëlqen shumë muzika e Rosinit, por mos ia thoni këtë vagnerianëve sepse nuk do të ma falin kurrë.


    * Xhuzepe Verdi e admironte shumë operën "Tristani dhe Izota" të Vagnerit. Ai thoshte për të:
    - Përpara kësaj ndërtese gjigande rri gjithnjë me tmerr dhe me habi, dhe nuk e kuptoj sesi mund të jetë e një njeriu kjo vepër. Akti i dytë është një prej veprave më madhështore të shpirtit njerëzor.

    * Vagneri i donte shumë kafshët. Në shtëpinë e tij kishte një kafaz të madh me majmunë. Shkonte vazhdimisht në kopsht për të vizatuar një buf. Kur shkruante thërriste:
    - Ja natyra pa maska. Është e egër por e çiltër. Ky buf e ka kokën si të luanit.
    Kur i tregonte mikut të tij për dashurinë e madhe që kishte për të, i thoshte:
    - Unë ju kam në zemër midis gruas, luanit dhe qenit.


    * Vagneri kishte sjellje të çuditshme dhe krejt të veçanta. Ai e ndërtoi vetë varrin e tij kur ishte gjallë. Varrin e ngriti në kopsht në pjesën e poshtme të shtëpisë dhe fare pranë saj. Kur kishte miq të ftuar në tryezë shpesh u fliste për varrin dhe për vdekjen e tij.
    - Miqtë e mij - thoshte ai, - edhe kur jeta na buzëqesh shumë, jemi gjithnjë pranë, vdekjes. Kam dëshirë të madhe t'ju tregoj varrin tim.
    Të gjithë të ftuarit shkonin për të vizituar varrin e tij.


    * Kur ishte në humor të mirë Vagneri e shpotiste shpesh muzikën.
    Kur bëheshin provat e "Mjeshtërve Këngëtarë"1' nga fundi i aktit të dytë, u tall me interpretuesit:
    - E po muzikë është kjo? Çfarë malli është ky?
    Pastaj mjerë ai që i bënte edhe me të voglin qortim për muzikën e tij, qoftë edhe për muzikën e kohës së tij rinore për "Riencin"2) për shembull.


    * Në një nga operat e fundit të "Parsifaltit"3) një nga figurantët nuk rrinte në vendin e tij. Vagneri i zemëruar tha:
    - Ç'bën atje, more, copë hajvan? Shko në vendin që të takon.
    Tjetri u bind, por u tha të gjithëve se nuk do të merrte pjesë në shfaqje në qoftë se Vagneri nuk i kërkonte të falur. Mjeshtri e mori vesh këtë, u afrua te figuranti dhe duke qeshur i tha:
    - Unë të quajta një "copë gomar" dhe kam bërë padrejtësi, sepse ju jeni një gomar i tërë.


    * Vagneri ishte nëntë vjeç kur dëgjoi për herë të parë Freischut të Veberit. Kjo shfaqje i la mbresa aq të thella sa ai vendosi që të bëhej muzikant dhe të imitonte Veberin. E ëma, për të kënaqur dëshirën e tij, e çoi djalin te mjeshtri Human që të merrte mësime në piano. Kur e dëgjon Vagnerin që interpretoi plot me gabime mësuesi i inatosur tha:
    - Kur të rritesh mund të bëhesh ç'të duash, po muzikant kurrë. Atëherë nëna e dërgoi te një mësues tjetër për të mësuar violinën. Por edhe ai i tha se ishte nxënësi më i keq që kishte.
    - Si mund të bëhesh muzikant, - i tha e ëma, - kur nuk mund të mësosh dot asnjë instrument?
    - Nuk ka rëndësi, - u përgjigj Vagneri, - unë po të them që do të bëhem muzikant dhe ke për të parë se do të bëhem.



    * Muzikën e Rosinit e nënçmonte dhe e quante pjesë për kitarë. Në vitet e fundit të jetës së tij ndërroi mendim:
    Kur Vagneri vajti në Venedik një mbrëmje u ul me familjen e tij në kafe "Floria" . Në mes të sheshit po luante banda. Në një çast pushimi Vagneri u ngrit, kaloi në mes të turmës që rrethonte ekzekutuesit u afrua te dirigjenti dhe tha:
    - Jam Vagneri, - tha.
    Mjeshtri i orkestrës, i befasuar nga ky prezantim u përkul me nderim të madh para muzikantit të shquar. Të gjithë orkestranët e rrethuan me admirim. Vagnreri u bëri atyre lavdërimet e rastit për interpretimin e mirë, që i habiti orkestranët.
    - A mund të luani për mua sinfoninë "Laraska Vjedhacake", - i pyeti Vagneri.
    - Mjeshtri u bë copë për të kënaqur Vagnerin.


    * Roshi ishte një nëpunës i varfër i doganës që e donte shumë poezinë dhe të dielën. Të vetmen ditë të lirë që kishte e kalonte duke bërë vjersha kur hyri në zyrën e tij, dëgjoi një të huaj gjerman që ankohej për vonesën në doganë. Roshi ndërhyri:
    - Si ju quajnë? - e pyeti të huajin.
    - Rikard Vagner!
    - Jam i lumtur, - u përgjigj Roshi, - që i shërbej një muzikanti të madh.
    - Po si më njohët?
    Si përgjigje ai nisi të këndojë disa pjesë nga "Tanhojzeri".
    - Ah, - ia bëri Vagneri, - kjo është një shenjë e mirë. Nesër hajde të hamë mëngjesin së bashku.
    Muzikanti i madh dhe poeti i vogël u morën vesh kaq mirë sa ditën tjetër Vagneri i dha Roshit detyrën që të përkthente frëngjisht Tanhojzerin
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    VERDI, Xhuzepe



    VERDi Xhuzepe (1813-1901) kompozitor i shquar italian



    * Xhuzepe Verdin kur ishte fëmijë e shpëtoi nga terrori austro- rus e ëma, e cila e futi në fillim në sakristi dhe pastaj në këmbanore të kishës. Më vonë Bepini i vogël ra në një kanal me ujë. Atje do të mbytej po të mos e shpëtonte një njeri që kaloi aty pari. Në një kishë ra rrufeja dhe vrau priftin me katër vetë të tjerë, ndërsa Verdi që ishte aty pranë tyre përsëri shpëtoi.


    * Që kur ishte fëmijë bëri punë të ndryshme në hotelin e vogël të babait. Atje ai shpesh i linte punët mënjanë dhe ngulte vështrimin në qiell.
    Gëzimin më të madh djali i vogël e kishte kur një violinist shëtitës ndalonte para shtëpisë së tij dhe i binte instrumentit. Ai atëherë linte çdo gjë dhe dëgjonte meloditë që dilnin nga telat e violinës. Më vonë Verdi u bë mik i violinistit të varfër. Ai zbuloi te fëmija prirje të theksuar për muzikë, foli me prindërit dhe i këshilloi që ta dërgonin djalin për të studiuar muzikë. Ai parashikoi të ardhmen e madhërishme të Verdit.


    * Në moshën tetëvjeçare i ati sakrifikoi për t'i blerë një spfnetë^ të vjetër. Kjo vegël muzikore ishte përdorur keq dhe duhej goditje e fortë që të nxirrte ndonjë tingull. Atë e qëlluan fort duart e Verdit sa u prish shpejt. Një mjeshtër i mirë e rregulloi instrumentin pa asnjë shpërblim.
    - Bepini juaj, - i tha ai babait të djalit, - tregon një dashuri të tillë për muzikën, sa mua me ngazëllen dhe më bën që të mos kërkoj asnjë shpërblim.


    * Verdi, që të dëgjonte sa më shumë organon hyri në punë në kishë. Në vend që të bënte detyrën e ngarkuar harrohej duke dëgjuar muzikë. Prifti e shau rëndë Verdin dhe ai shkoi në shtëpi duke qarë. Atëherë iu lut nënës:
    - Nënë, të lutem shumë më dërgo të mësoj për muzikë.
    Të dhënat e mira të djalit të vogël dhe zgjuarsia e tij e madhe i vunë në lëvizje të gjithë për ta ndihmuar me mjetet e mundshme që ai të përparonte. Një tregtar i pasur i dha paratë, një organist i dha mësimet e para muzikore, prifti i fshatit i mësoi latinishten. Mirëpo prifti që deshi t'i jepte profesionin e vet gjeniut të ardhshëm të muzikës, thoshte:
    - Nuk e kuptoj, se çfarë bmmi ka ky njeri që të studiojë muzikë? Kur organisti u sëmur keq dhe e zëvendësoi Verdi, prifti dëgjoi duke i
    rënë instrumentit të kishës, ndërroi mendim dhe i tha:
    - Biri im, ti ke të drejtë, shko pra të studiosh muzikë.


    * Verdi i vogël e kishte pasion të madh muzikën. Në Buseto një farmacist Antonio Barezi^ i binte klarinetës dhe çdo mbrëmje jepte koncerte bashkë me muzikantë të tjerë. Çdo mbrëmje shikonin një fshatar të vogël, të varfër, që mbështetej pas murit të shtëpisë dhe dëgjonte. U përpoqën disa herë ta dëbonin, por më kot. Ai kthehej prapë aty për të dëgjuar muzikë.
    Atëherë farmacisti'i tha djalit të vogël:
    - Biri im, meqenëse të pëlqen kaq shumë muzika, hajde brenda në shtëpi të dëgjosh dhe mos rri jashtë në mes të rrugës, se do të marrësh të ftohtë.
    Fshatari i vogël ishte Xhuzepe Verdi. Ai u fut në shtëpi gjithë druajtje dhe rrinte i fshehur në një kënd. Verdi shkoi disa herë dhe krijoi marrëdhënie familjare me farmacistin.
    Atje u dashurua me të bijën e tij Margaritën, me të cilën edhe u martua.


    * Në moshën nëntëmbëdhjetëvjeçare Verdi u paraqit si kandidat për t'u pranuar student në konservatorin e Milanos.
    Dha provim para një komisioni muzikantësh, ku bënin pjesë mësuesit më të famshëm që kishte Milanoja në atë kohë. Interpretoi Kapriçion në La të Hercit, pastaj priti gjithë ankth përgjigjen... por ajo nuk i erdhi. Vetëm pak kohë më vonë një nga anëtarët e komisionit e lajmëroi se ishte rrëzuar.
    Verdi e ndjeu veten shumë të fyer dhe mësuesit i erdhi shumë keq. Ai e këshilloi që të vazhdonte mësimet privatisht, i dha zemër që të gjente ndonjë mësues. Megjithatë, Verdi nuk u ngushëllua dhe iku duke u thënë të gjithëve: - E kuptoni, më quajnë të paaftë për muzikë dhe më kanë rrëzuar.


    * Pas duksesit të bujshëm të Nabukos, Verdi u bë i pamëshirshëm me libretistët. Ai donte që ata t'i nënshtroheshin vullnetit të tij të fortë. Gjithnjë bënte ndryshime në librat.
    Njërin nga libretistët e tij që nuk ulej në punë, e mbyllte me çelës në dhomë dhe e lironte pasi kish kryer punën e ngarkuar. Verdi arriti ta nënshtronte libretistin dhe qeshte sa herë e kujtonte atë ndodhi.


    * Verdi ende i ri, që banonte në Milano, u bë shumë i njohur.
    Një ditë gjenerali austriak, guvernator i qytetit, e thirri mjeshtrin e ri dhe i kërkoi një marsh për trupat e tij.
    - Gjeneral, - u përgjigj ftohtë Verdi. - Po të doni unë kam vetëm ariet e tërheqjes.


    * Verdi ishte patriot dhe për këtë ka prova të shumta. Që nga "Oberto" (1839) e deri te "Falstafi" (1893) gjithë vepra muzikore e Verdit përshkohet nga dashuria e zjarrtë për atdheun.
    Çdo notë e muzikës së tij ishte një thirrje për luftë kundër pushtuesit dhe çdo melodi kthehej në himn popullor.Çdo shfaqje kthehej në një demostrim patriotik, që shkaktonte zemërimin e policisë austriake. Në shenjë mirënjobjeje kompozoi një himn kushtuar Maxinit J). Gjatë Luftës së Parë për pavarësi përkrahu nënshkrimin e një dokumenti në favor të të plagosurve në luftë. Më pas u zgjodh deputet në Parlamentin e parë italian.


    * Kur Verdi ishte në shtëpinë e botuesit për t'i dorëzuar partiturën e Trovatores erdhi një kritik muzike, i cili e pa partiturën dhe i kërkoi leje au-torit që të provonte në piano disa pjesë të operës. Verdi ia dha lejen dhe zgjo-dhi vetë pjesët që kritiku do të luante në piano. Në fillim ishte kori Xhitanët.
    - Si të duket? - i tha Verdi kritikut. Kritiku nuk mbeti aspak i kënaqur. Verdi fërkoi duart duke qeshur dhe i dha një pjesë tjetër të operës. As kjo nuk u miratua prej tij.
    Verdi u tregua shumë i kënaqur dhe e përqafoi:
    - Po çfarë do të thotë ky përqafim? - thirri i habitur kritiku.
    - I dashur miku im, - iu përgjigj mjeshtri, - duhet ta dini se unë kam bërë një vepër popullore që t'iu pëlqejë të gjithëve përveç kritikëve. Në qoftë se të pëlqen ty nuk do t'i pëlqejë shumicës. Tashti gjykimi yt mohues më siguron suksesin e muzikës sime.


    * Opera e parë "Oberto" pati sukses të plotë. Ajo i siguroi Verdit mbrojtjen e një sipërmarrësi me emër, i cili që nga ky rast pati besim të patundur te muzikanti i ri. Ai i besoi Verdit për të vënë në muzikë një libret me titull "I syrgjynosuri". Po në këtë kohë sipërmarrësi i dha edhe Merelit1J një libret për kompozim, por ky nuk e pëlqeu dhe shkoi te Verdi për të këmbyer libretin me të. Verdi kishte respekt për Merelin dhe pranoi ta këmbente. Libreti që mori ishte "Nabuko".
    Nga leximi i libretit të "Nabukos" Verdi mbeti i pakënaqur, nuk e pëlqeu dhe vrapoi te Mereli për të rimarrë libretin e parë. U deshën përpjekje të mëdha për ta bindur që të hiqte dorë nga mendimi i tij. "Nabuko" ishte krijuar enkas për gjeninë e Verdit, kurse "I syrgjenosuri" ishte i dobët dhe nuk u vlerësua fare kur u paraqit në skenë.


    * Verdi ishte shumë kërkues në prova. Në Firence provat e "Makbethit" vazhduan tre muaj. Vetëm dueti midis baritonit dhe primadonës në aktin e parë u provua në piano pesëqind herë. Megjithatë, Verdi nuk ishte i kënaqur. Kur teatri ishte plot me njerëz në shfaqjen e premierës dhe aktorët kishin veshur kostumet, mjeshtri thirri baritonin dhe primadonën, i futi në një sallë dhe kërkoi nga dy artistët të provonin dhe një herë duetin e famshëm.
    Baritoni i lodhur nga provat nuk duroi më dhe thirri:
    - Po kemi bërë tashmë pesëqind prova! Dhe Verdi qetë- qetë i tha:
    - Mbas pak nuk do të më thuash më kështu, sepse do të bëhen pesëqind e një.


    * Provat e "Rigoletos" kishin mbaruar por mungonte kënga që tenori duhej të këndonte në fund të aktit. Vetëm në provat e përgjithshme, kur tenori ishte shumë i preokupuar, Verdi dorëzoi të famshmen "La dona e mobile" (gruaja është e lëvizshme). Për këtë arie mori shkas nga një sonatinë e Bethovenit. Publiku e mësoi shumë shpejt dhe nisi ta këndojë menjëherë pas shfaqjes së parë.
    Viktor Hygoi u zemërua shumë me Verdin kur vepra e tij "Ernani" u shfaq në Paris me titullin "I syrgjynosuri". E njëjta gjë ndodh edhe me "Rigoleton", titulli i veprës së tij të njohur "Mbreti dëfrehet". Kjo ndërhyrje e muzikantit italian e inatosi shumë.
    Hygoit nuk po i durohej sa ta shikonte shfaqjen, kur dëgjoi kurtetin final, në të cilën dy vetë qajnë dhe dy të tjerë tallen, dramaciteti i lartë romantik arriti kulmin me emocionet e thella lirike. Atëherë poeti i madh francez e delkaroi veten të mundur dhe pranoi që drama e tij ishte ndjerë më shumë nga rivali i tij italian.


    * Franca e donte Verdin ta kishte për vete dhe i propozoi disa herë të vendosej në Paris ku të shkruante opera për teatrin e tij të madh të muzikës dhe të drejtonte konservatorin.


    * Më 1862 u dha në Firence "Atila" që nuk pati shumë sukses sepse këngëtarët ishin të papërshtatshëm. Kur mbaroi shfaqja sipërmarrësi e pyeti Verdin sesii ishte dukur shfaqja.
    - Një Atila i përkryer, pikërisht në karakter, - thirri Verdi, - aq i vërtetë saqë të gjithë këngëtarët ishin ostrogotë dhe vizigotë, barbarë të vërtetë.


    * Në kohën kur kompozonte Traviatën, Verdi ishte në humor të keq. Fliste shumë pak dhe rrinte i mënjanuar orë të tëra në dhomën e tij. Ta lajmëroje për të ngrënë mëngjesin dhe drekën ishte punë e vështirë. Askush nuk guxonte ta thërriste. Një mbrëmje, kur kishte kaluar një gjysme ore nga koha e caktuar për të ngrënë darkë, e shoqja, Xhuzepina, mori guximin që ta thërriste për të ngrënë. Kur u bë gati për të trokitur në derën e dhomës, u tërhoq sepse dëgjoi disa tinguj që mjeshtri po përsëriste në piano. Verdi e përdorte rrallë pianon për të kompozuar, prandaj së shoqes iu duk e çuditshme dhe ndenji prapa derës për t'a dëgjuar. Melodia ishte aq mallëngjyese saqë ajo harroi përse kishte ardhur dhe sytë iu mbushën me lot. Ishte e famshmja: "Lamtumirë o e kaluar".
    Ai kishte një shtëpi në Buseto", ku kalonte orët më të mira të jetës së tij. - Këtu, - thoshte Verdi, - jam gjithnjë në mes të kafshëve, të atyre kafshëve më të mira që janë me katër këmbë.


    * Verdi po shëtiste afër shtëpisë së tij në Sant Agata2), me poetin Gislanconi, autor i libretit të Aidës. Jo shumë larg vilës ishte një grumbull i madh plehu i rregulluar dhe i sistemuar mirë.
    - Unë nuk e kuptoj sesi ti e mban kaq afër shtëpisë një grumbull plehu, - i tha poeti.
    - Duket që nuk merr vesh nga buqësia. Unë e njoh mirë vlerën praktike të këtij plehu. Kurse ti flet si për një gjë pa vlerë. E di ti se ky plehu këtu, që ty nuk ta zë synë kushton të paktën pesë mijë lira?
    - Pesë mijë lira? Lum ti. Po ky vleka më shumë se libreti i "Aidës", që sapo ma paguan. Mjeshtri qeshi dhe heshti, por nuk e harroi vërejtjen e poetit. Pastaj i shkroi shtëpisë Rikordi që të llogaritej një, dy ose tre përqid mbi të gjitha të ardhurat e kaluara të "Aidës" dhe kjo përqindje t'i shkonte libretistit edhe për shfaqjet e ardhshme.
    Gislanconi arriti kështu të siguronte të ardhura të mira jashtë kontrate.


    * Verdi ishte i përmbajtur në raste gëzimi. Kur në Napoli u dha "Aida", megjithëse shfaqja ishte triumfale, mjeshtri nuk i tha asgjë drejtuesit të orkestrës, Uzilio, që kishte bashkëpunuar dhe kishte ndihmuar shumë për realizimin e spektaklit.
    Uzilio i tha:
    - Po si kështu, as dhe një shtrëngim dore.
    Një mbrëmje pas shfaqjes, kur binte shi i rrëmbyer, Uzilio e ftoi mjeshtrin në karrocë, që ta çonte në shtëpi. Verdi pranoi të hipë. Gjatë rrugës kuajt u trembën dhe karroca u zmbraps. Verdi u hodh përpjetë dhe u përplas në qafën e drejtorit të orkestrës.
    - Ah, ja më në fund, më përqafuat, - thirri i kënaqur ai.
    Kur rreziku kaloi dhe karroca u nis prapë për udhë, Verdi e përqafoi Uzilion dhe i tha:
    - Ky është përqafim falenderimi, ndërsa ai i pari ishte nga që u hodha përpjetë. Pastaj ia dha të qeshurit.


    * Verdi po rrinte në një kafene të Montekatinit me dy miq të tij. Drejtori i orkestrës së lokalit duke u përkulur me respekt, i kërkoi se ç'pjesë muzikore duhej të luanin për ta.
    - Zgjidh vetë ç'të duash, - i tha mjeshtri ftohtë, - vetëm të lutem jo nga malli i Xhuzepe Verdit.
    Të dy miqtë që e lëvduan për modestinë e tij Verdi iu përgjigj:
    - Jo të dashur miq, nuk është çështje modestie. Dua ta ruaj veten nga dhembja që më shkakton interpretimi i keq i muzikës sime.


    * Për një nevojë të ngutshme personale, në mesin e një dimri të ashpër, Verdi shkoi në vilën e tij në Sant Agata, ku ndejti nja dy a tre ditë. Aty pranë kalonin fshatarët dhe fëmijët e zbathur nëpër borë. I mallëngjyer dërgoi njerëz në Parma që të blinin njëqind palë këpucë me numra të ndryshëm, shtatëdhjetë e pesë për të rritur dhe njëzet e pesë për fëmijë. Këpucët i blenë në dy-tre dyqane të ndryshme dhe i fytën bashkë në një thes, ku u ngatërruan njëra me tjetrën. Në mbrëmje mjeshtri i shquar i muzikës i bëri palë-palë dhe i futi prapë në thes. Atë thes Verdi ia dorëzoi priftit të Busetos dhe i tha:
    - U a shpërndani atyre që janë zbathur, nuk mund t'i shoh të varfërit që të ecin në mes të janarit, këmbëzbathur nëpër borë. Vetëm nuk dua që ata ta marrin vesh që këto këpucë i kanë prej meje.


    * E pyetën Verdin se cilën prej operave të tij pëlqente më shumë.
    - Është një pyetje - tha ai, - që nuk di t'i jap përgjigje.
    Po mund t'ju them vetëm këtë: po të isha mësues muzike do të pëlqeja - "Rigoleton", po të isha diletant "Traviatën" dhe po të isha as njeri as tjetri do të pëlqeja "Trovatoren".


    * Xhuzepe Verdi priti gjatë në stacionin hekurudhor të Rakoltës, sepse treni i tij priste të shkëmbehej me atë të Venecies. Konduktori i tha kryetarit të stacionit se në një vagon të klasit të parë ishte kompozitori i "Traviatës". Kryetari i stacionit, admirues i Verdit, pati rastin e mirë që të shkëmbente ca fjalë me muzikantin e madh dhe po të ishte e mundur të merrte autografin e tij. Mirëpo Verdi nuk afrohej lehtë dhe admiruesit të tij iu dha të gjente rrugëzgjidhje. Hapi portën e vagonit dhe i kërkoi biletën. Verdi ia dorëzoi dhe kryetari i stacionit, pasi e kontrolloi, filloi bisedën për shërbimin në tren.
    - A nuk po ju shqetëson ky vagon kaq i papastër?
    - Po nuk gjeta tjetër më të mirë - dhe u ula këtu.
    - Megjithatë, ju nuk duhet t'i vinit këmbët në ndenjëse. Më falni po nuk është gjest i kulturuar.
    - Po më merrni për person pa edukatë, ë? -Po!
    - Ah, po kjo është e padurueshme. Më jepni librin e përshtypjeve dhe do të merrni vesh se kush jam unë. Kryetari i stacionit shkoi shpejt, mori librin e tij të autografëve dhe Verdi bëri vërejtjet e tij. Atëhere ai i tregoi Verdit të vërtetën dhe i kërkoi falje muzikantit të madh. Pastaj admiruesi i flaktë e çoi në një vagon tjetër të pastruar mirë dhe të stolisur me lule.


    * Një ministër shkroi në shtyp: "Pas Eosinit, nuk ka gjë tjetër të mirë, përveç katër operave të Majerbejerit". Verdi shkroi letër proteste kundër këtij gjykimi të padrejtë. Ai nuk protestoi për veten e vet, por për injorimin zyrtar të Belinit dhe të Donixetit. Me këtë rast ia ktheu ministrit dekoratat që i kishte dhënë qeveria italiane. Thonë se për t'u hakmarrë ndaj ministrit, Verdi shkroi "Aidën".


    * Verdi i donte shumë qentë. Ai thoshte:
    - Në teatër shpesh jam i rrethuar nga qen të racës së keqe. Mbaj pranë meje një, që të paktën nuk pretendon se leh mirë.
    Xhuzepe Verdi e fshihte ndjeshmërinë e tij. Një mikeshe të dashur ai i tha një ditë:
    - Më besoni, vetëm mos i thuaj askujt, po unë nganjëherë qaj në vetmi.


    * Kur vdiq Vagneri, Verdi u hidhërua shumë dhe thirri i pikëlluar: - Oh, trishtim, Vagneri vdiq! Pietro Maskanji shkoi për të takuar Verdin. Ai kishte hapur mbi piano një volum të Bahut. Verdi që e vuri re se Maskanji po shikonte, volumin e hapur të Bahut, i tha:
    - Ky ky duhet studiuar!Dhe do të më pëlqente shumë që ju ta interpretoni në koncertet e konservatorit tuaj në Pezaro. Kur u takua me Maskanjin e pyeti në se kritikët po e trajtonin mirë. Në fakt, në atë kohë Maskanji nuk po trajtohej mirë, por ai u hutua nga kjo pyetje e papritur dhe nuk diti si të përgjigjej. Mjeshtri e kuptoi mirë atë që nuk mund të thoshte Maskanji dhe duke qeshur i tha:
    - Eh, more Maskanji, për të qenë i dashur dhe i vlerësuar nga kritikët duhet të bëhesh plak.



    * Një herë tjetër Verdi i tha Maskanjit se kishte marrë vesh se ai po e kompozonte "Mbretin Lir".
    - Në qoftë se kjo është e vërtetë, - i tha Verdi, - unë kam një material të gjerë të studiuar për këtë temë dhe do të jem i lumtur t'jua jap.
    - Mjeshtër, po pse a nuk e keni kompozuar vetë "Mbretin Lir"? Verdi mbylli sytë si për të kujtuar diçka. Pastaj i tha ngadalë:
    - Skena kur Mbreti Lir është vetëm në pyll më kall datën. Maskanji kërceu në këmbë dhe fytyrëzbehtë i tha:
    - Ju, gjigandi i dramës... jeni frikësuar... po unë... unë. Maskanji nuk foli më për kompozimin e Mbretit Lir.


    * Në moshë të thyer, Verdit iu shtua hidhërimi. Një mikut të tij i tha: - Mendoj se jeta është një marrëzi e madhe dhe është ajo më e keqja,
    më e padobishmja. Ç'kemi bërë?Mendohu sa të duash, përgjigja është një
    e vetme, poshtëruese dhe e trishtuar: asgjë.


    * Edhe pse ishte zgjedhur deputet, Xhuzepe Verdi u mor shumë pak me politikë. Kur gjendja ishte shumë e trazuar e nga kjo erdhi kriza ministeriale, Verdi nuk u shqetësua për ato që ndodhnin rreth tij në parlament, por kompozoi me përsosmëri e me gjallëri një tekst ritual. Përveç këtyre fjalëve mjeshtri vuri në muzikë rrokjen "Uh" dhe shënimin poshtë: "Me gojë të mbyllur"!


    * Një mik udhëtonte me Verdin në tren. Kur erdhi kontrolli Verdi nxori biletën. Miku u habit dhe e pyeti sesi ishte e mundur që ai, një senator i mbretërisë, të blinte biletë. Mjeshtri u ngrys në fytyrë dhe me një lëvizje të shpatullave u përgjigj vrazhdë dhe i mërzitur.
    • T'u japin udhëtimin falas senatorëve që janë senatorë. Unë jam mjështër muzike dhe nuk njoh asnjë të drejtë që të udhëtoj me shpenzimet e shetit.


    * Pas suksesit të "Obertos" sipërmarrësi Mereli, deshi që mjeshtri i ri të merrte përsipër të kompozonte tri opera të tjera. Midis tyre njëra do të ishte komike ("Tinzari Stanislav") dhe do vihej në skenë në vjeshtën e vitit 1840.
    Në atë kohë mjeshtri u sëmur shumë rëndë për disa ditë, dhe pa u bërë mirë, ia nisi punës për operën komike. lu sëmurën rëndë të dy fëmijët dhe njëri pas tjetrit vdiqën. Mbas pak i vdiq edhe gruaja e adhuruar, Margarita, e goditur nga një hemorragji cerebrale.
    Midis këtyre fatkeqësive familjare ai duhej të kompozonte një opera komike për të përmbushur detyrimin. Vepra doli e dobët dhe, kur më 2 shtator 1840 u shfaq në Skala për herë të parë, ajo nuk pati fare sukses.


    * Kur ishte në Petërburg, Verdi duke dalë nga stacioni i trenit, dëgjoi disa nota të "Trovatores" dhe pa në mes të sheshit një grumbull njerëzish që kishin rrethuar disa instrumentistë italianë që po sakatonin melodinë e kësaj opere.
    - Megjithatë, - u tregonte Verdi më vonë të afërmve të tij, - nuk mund ta merrni me mënd se sa më mallëngjeu muzika ime, ndonëse e luajtur keq nga disa bashatdhetarë të mërguar në tokë të huaj.


    * Kur u shfaq në Petërburg "Forca e Fatit", cari tha për Verdin: - Ai është shumë më i fortë se unë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    VERNE, Horac



    VERNE Horac (1789-1863) piktori vizatues francez



    * Horac Verne udhëtoi për në Zvicër dhe u ndal për të bërë skica në bregun e liqenit të Gjenevës. Një damë angleze iu afrua piktorit për të parë ç'po bënte. Ajo mori guximin t'i jepte disa këshilla. Artisti i moshuar e dëgjoi me shumë vëmendje dhe e falenderoi mësuesen e tij të re. Një ditë më pas Verne u nis për në Lozanë. Në të njëjtën anije ishte edhe dama angleze, që i kishte dhënë këshilla. Ajo iu afrua dhe i tha:
    - Më kanë thënë se në këtë anije është edhe Horac Verne, ju jeni francez dhe duhet ta njihni, prandaj ju lutem të ma tregoni.
    - Patjetër, - u përgjigj Verne me të qeshur, - piktori që kërkoni ëhtë ai që dje ka pasur nderin të marrë leksion prej jush.


    * Mareshalli Kornobel porositi portretin.e tij te Horac Verne. Kur e mori iu duk se ishte bërë shumë i trashë dhe i ngjallur.
    Atëherë piktori mori kompasin dhe me të mati çdo përmasë të portretit dhe të origjinalit.
    Si u bind për saktësinë e përmasave mareshalli tha:
    - Meqë jam pikërisht kështu si dukem në portret, qenkam i shëmtuar, një i shëmtuar që të kall datën


    * Baroni Rotshild1) e porositi portretin e tij te Horaci por për çudi e quajti të lartë çmimin njëqind e pesëdhjetë luigj që i kërkoi piktori i shquar. Kur filloi të bënte pazarllëk, Horaci ia ngriti çmimin në dyqind luigj, pastaj në treqind dhe më në fund thirri me sa fuqi që kishte:
    - Pesëqind luigj ose pa para fare!
    Ai bëri një tablo të shquar ku e paraqiti baronin si çifut që kërkon të shpëtojë arkën e tij plot me flori dhe gurë të çmuar.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    VERNE, Klaud


    VERNE Klaud (1714-1789) një nga piktorët më të njohur të peisazhit francez të shekullit XVIII



    * Piktori Klaud Verne shkoi te Volteri. Ai e priti me dashamirësi të madhe dhe i tha:
    - Verne, ju do të mbeteni i pavdekshëm. Ngjyrat tuaja janë të pashlyeshme.
    Verne u përgjigj me modesti:
    - Por më e pashlyeshme është ngjyra juaj e shkrimit.


    * Klaud Verne ishte në bordin e një anijeje në det të hapur. Papritmas shpërtheu furtuna që tronditi edhe detarët më të mësuar. Dallgë të larta në ngjyrë shumë të errët dhe kreshta me shkumë e përplasnin anijen. Ajo herë ngrihej shumë lart dhe herë fundosej në humnerën e errët. Të gjithë në anije u tmerruan dhe përpiqeshin t'i jepnin zemër njeri- tjetrit. Vetëm Verne, që se kishte mendjen te frika, ishte mbërthyer te parapeti i anijes dhe admironte shfaqjen e mahnitshme duke thirrur:
    - 0 zot i madh. Sa gjë e bukur!
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Agim Doçi
    Nga Agim Doçi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  3. Shoqeria apo dashuria me njerez qe marrin droge??
    Nga dodoni në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 05:20
  4. Vajzat tona punojnë si prostituta në Itali: na zhgenjyen
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 08:29
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •