Close
Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 165
  1. #61
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    PATI, Adelina


    PATI Adelina (1843-1919) soprane lirike



    * Në moshën shtatëvjeçare familja e Patit jetonte në mjerim. Babai i saj nxori për të shitur edhe stolinë e fundit që i kishte mbetur, një gjilpërë e madhe me kokë prej ari.
    - Do ta shes - tha babai, - po pastaj?
    Adelina e vogël, shumë e turbulluar, iu lut të atit që të mos e shiste.
    - Më mirë këndoj unë para publikut sesa të shesësh atë.
    Kështu babai lejoi që këngëtarja shumë e re të nisë karrierën në një skenë të thjeshtë të Nju- Jorkut. Mjerimi mori fund qysh atë ditë. Shumë vjet më vonë Pati e shihte gjilpërën e ruajtur të cilën e mbante në mes të
    stolive të saj.
    - Do të vë mënjanë nga një diamant në vit, që të kujtohem se sa kohë
    kanë kaluar nga ditët e rënda të jetës sime.


    * Adelina Pati në moshën nëntëvjeçare këndonte me përsosuri pjesët më të vështira të operave. Më 1850 doli për herë të parë para publikut të Nju- Jorkut. Ajo ishte tetë vjeç kur i habiti dëgjuesit duke kënduar rondonë e Sonambulës.


    * Pjesëve që ekzekutonte Pati u bënte ndryshime dhe zbukurime sipas dëshirës së saj. Një mbrëmje, pasi e kishte dëgjuar kavatinën famshme të Berberit te Serviljes. "Një zë pak më parë", Rosini shkoi për ta përqafuar në skenë. Gjithë admirim i tha me atë ironinë e tij të zakonshme:
    - Zë parajse, nuk ke çfarë thua, si melodia e zërit të bilbilit. Edhe muzika që kënduat nuk ishte e keqe. Po e kujt është kjo muzikë?


    * Një mbrëmje kur Pati po këndonte shumë mirë si zakonisht sufleri le partiturën mënjanë dhe nisi edhe ai të duartrokiste duke thirrur:
    - O e bekuara e zotit!
    Pati qeshi dhe u emocionua edhe ajo nga ai shpërthim i publikut dhe i suflerit. Më pas nuk po kujtonte më batutën dhe i tha suflerit:
    - Fjalën, më thoni fjalën e parë që vjen tashti...
    Sufleri, që nuk e kishte marrë veten nga entuziasmi, i tha:
    - Atë që të duash ti o ëngjëll!


    * Pati për shumë kohë nuk donte të këndonte për gramafon. Më në fund ajo pranoi. E para pjesë e zgjedhur prej saj ishte "Juve që dini" e Moxartit. Si e mbaroi diskun e parë ajo ishte shumë kureshtare për ta dëgjuar sa më shpejt. Pati nuk e kishte dëgjuar kurrë zërin e sa. Ajo mbeti si e shtangur, pastaj kaloi në ekstazë, duke puthur instrumentin duke thirrur:
    - 0, zot im! Më në fund e kuptova pse jam Pati! Çfarë zëri? C'artiste? Tashti e kuptoj gjithçka!
    Entuziasmi ishte aq spontan dhe i çiltër, sa të gjithë e miratuan qëndrimin e saj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #62
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    PETËR, Shandor



    PETËR Shandor (1823-1849) poet i madh dhe patriot i shquar hungarez


    * Babi i tij ishte kasap dhe në gjëndje të mirë. Ai e dërgoi të birin te studionte në lice. Djali i ri nuk kishte asnjë dëshirë që të studionte në lice.
    Djali i ri nuk kishte asnjë dëshirë që të studionte dhe në vend që t'u vinte veshin mësimeve të shkollës merrej me poezi. Një ditë iku nga shkolla dhe shkoi në Pest, ku brodhi rrugëve dhe u mor me të gjitha zanatet më së fundi u bë edhe lypës. Shkoi vullnetar në ushtri, por edhe si ushtar ishte i paqetë. Kur ishte në shërbimin e rojës shkarraviste vjersha në mure. Më në fund e la shërbimin ushtarak dhe u fut si aktor në një grup teatral. Këtu nuk pati asnjë sukses. Ndërkohë vazhdonte të shkruante vjersha dhe i dërgote në gazeta e revista të ndryshme, por pa dobi, se askush nuk ia botonte.



    * Njëherë, rastësisbt, raori një ftesë për të bashkëpunuar në një gazetë të madhe të Pestit. Atëherë ishte në një grup teatral të provincës dhe nuk kishte para që të shkonte në kryeqytet. Një shoku i tij i ruajti ato pak të holla që kishte dhe me këto poeti i ardhshëm u nis për të kërkuar fatin në Pest.
    Pak ditë më pas u paraqit te Vorosmarti, që atëherë ishte poeti më i shquar i Hungarisë. Kur treguan ardhjen e Petëfit, ai nuk u tregua entuziast. Porsa Petëfi i lexoi vargjet e veta ai e kuptoi se përpara kishte një gjeni të vërtetë.
    Nga admirimi thirri:
    - Ju jeni i vetmi poet i madh që ka pasur Hungaria deri tani. Ai e premtoi për ta ndihmuar dhe e mbajti fjalën.
    Në Pest erdhi në vitin 1844, Më 1845 botoi vjershat e para, pastaj erdhën vëllimet me poezi "Poezitë e reja", "Gjethet e qiparisit", "Perlat e dashurisë".
    Kështu Petëfi. u bë poet i shquar, madje poeti më popullor i Hungarisë. Kudo këndoheshin vargjet e tij.
    Në shtator të vitit 1847 Petëfi u martua me një vajzë të bukur. Pa mbushur vitin erdhën ditët e stuhishme të 1848- ës.
    Gjithë Hungaria ishte në lëvizje. Edhe pse në kulmin e lumturisë familjare, sepse tashmë i kishte lindur një djalë, Petëfi u rreshtua me luftëtarët e lirisë dhe të pavarësisë.
    - Për dashurinë jap jetën, - thoshte ai - dhe për lirinë jap dashurine!
    Në fund të vitit 1846 ishte me nja dhjetë shokë të tij në një kafene të Pestit. Biseda ra te vdekja. Njëri prej tyre tha:
    - Unë do të vdes kur nuk do të kem gjë për të shkruar. Ndërsa Petëfi bëri këtë deklaratë:
    - Unë nuk do të vdes si frikacak ose ne qetësi. Do të des në fushën e betejës, atje do të më shtypin kembët e kuajve me patkonjtë e hekurt dhe askush nuk ka për ta gjetur më kufomën e time.


    * Ky parashikim u vërtetua plotësisht. Në betëjën e Shazburgut, beteja e fundit e revolucionit hungarez, ushtria revolucionare u mund. Petëfi si ndihmës i gjeneralit Bem ishte gjithnjë në lëvizje dhe sillte urdhra. Gjatë një sulmi të ushtrisë armike Petëfi dhe oficerët e tjerë u vranë. Gjatë një sulmi të ushtrisë armike Petëfi dhe oficërët e tjerë u vranë. Qysh atëherë nuk dihet asgjë më për kufomën dhe eshtrat e tij.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #63
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    PETRARKA, Françesko



    PETRARKA Françesko (1304-1374) poet dhe humanist italian


    * Petrarka arriti me durim ta përgatiste si bibliotekar të tij një fshatar të varfër. Ai gjithë zell rrinte me sy hapur rabi dorëshkrimet e poetit, i pastronte gjithnjë nga pluhuri dhe nga myku.
    -1 shndrisnin sytë nga gëzimi, - thoshte Petrarka, - kur i lëshoja ndonjë
    libër në duar.
    Fshatari kishte arritur të njihte të gjithë autorët e lashtësisë dhe të
    kuptonte se cilat libra i duheshin poetit.



    * Miqtë e Petrarkës ishin shumë të shqetësuar nga etja e tij e pashuar për të lexuar, gjë që i dëmtonte shëndetin. Një miku i tij, ia mori çelësat e bibliotekës. Disa ditë më vonë ia ktheu sërishmi sepse mungesa e librave e dëmtoi edhe më shumë.



    * Në kohën e Petrarkës, bëheshin referendume dhe anketa midis letrarëve dhe personave të shquar. Njëherë u bë një anketë në se duhej të martohej një letrar apo jo. la dërguan këtë anketë edhe Petrarkës, i cili u përgjigj në mënyrë pohuese.
    Më vonë, pavarësisht nga ky pohim, Petrarka shkroi:
    "Studiuesit duhet të jenë të fortë që të mbajnë në të njëjtën kohë peshën e studimeve dhe të gruas".
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #64
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    PISANDELO, Luigji



    PISANDELO Luigji (1867-1936) shkrimtar i shquar italian, fitues i çmimit Nobel


    * Kur hyri në sallën e koncerteve në Stokholm, ku do të jepeshin diplomat e çmimit Nobel, në mbledhjen plenare Pirandelo mbeti midis salloneve dhe sallave të shumta dhe nuk po gjente dot sallën e pritjeve. Në një çast hyri një person zyrtar me uniformë.
    - A mund të më tregoni sallën e pritjeve?, - pyeti Pirandeloja të panjohurin.
    - Pa tjetër, - i tha me respekt ai, - hajdeni me mua. Ecën së bashku dhe arritën te dera e sallës. Shkrimtari e pyeti shoqëruesin për emrin e tij.
    - Emri im?, - u përgjigj ai, - Mbreti Gustav. Mbreti sa mori vesh që italiani ishte Pirandeloja i tha:
    - Jam i lumtur që arrita t'ju njoh edhe përpara ceremonisë. Tashti ju duhet të hyni se është koha, kurse unë nuk mund të hyj me ju, sepse sipas ceremonialit duhet të hyj i fundit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #65
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    PLINI, i vjetër



    PLINI i vjetër (23-79) natyralist i shquar dhe shkrimtar latin



    * Plini i vjetër studionte shumë dhe përfitonte nga çdo pjesë e kohës për të mësuar gjëra të reja. Kështu kur hante, kur bënte banjo dhe kur rruhej shërbëtori i lexonte dhe ai mbante shënime. Një herë kur ishte ulur në tryezë dhe po lexonte me zë, njëri nga ata që po e dëgjonte e ndërpreu për t'i vënë në dukje se kishte shqiptuar keq një fjalë. Plini i acaruar u tha të
    pranishmëve:
    - Po çfarë rëndësie ka nëse një fjalë u shqiptua mirë ose keq, sa kohë që ju e kuptuat mirë se ç'desha të thoja unë. Por nuk mendoni pak se në kohën që më ndërpretë mua për fjalën e shqiptuar keq, unë do të lexoja të paktën gjashtë ose shtatë rreshta të cilët tashmë kanë humbur për mua.



    * Plini i Vjetër vdiq nga shpërthimi i Vezuvit. Ai ishte në ujërat e Napolit në komandën e një skuadre detare. Kur mori vesh se Vezuvi ishte në shpërthim të plotë, e afroi anijen në breg dhe kapitenit që nuk pranonte
    të vinte me të, i tha:
    - A nuk e di more budalla se fati dashuron më shumë vetëm trimat? Zbriti në tokë dhe shkoi për t'i bërë vizitë një mikut të tij, Pompianit,
    që e kishte shtëpinë në faqe të malit. Atë e gjeti duke mbledhur në bohçe gjërat e tij më të çmuara. Plini e këshilloi, e nxiti dhe e bindi mikun të rrinin të dy bashkë në shtëpi. Pastaj qetë-qetë nën shiun e pandërprerë të gurëve dhe të hirit që vullkani hidhte sipër tyre, bëri një banjo dhe u shtrua në tryezë gjithë gëzim. Erdhi një çast që miku nuk qëndronte dot më dhe donte që me çdo kusht të largoheshin. Plini qëndroi përsëri i qetë dhe u shtri për të fjetur. Të nesërmen e gjetën të vdekur nga nxehtësia e llavës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #66
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    PLUTARKU



    PLUTARKU (46-126) moralist dhe historian i Greqisë së Vjetër, autor i 46 jetëshkrimeve të romakëve dhe grekëve të vjetër



    * Plutarku e donte shumë vendlindjen e tij të vogël, Keronenë. Megjithëse i kishin thënë që të jetonte në Romë ose në Athinë, ai e mbylli jetën në fshatin e lindjes. Miqëve të tij u thoshte:
    - Unë e di që Keronea është një fshat i vogël, por nuk do të largohern kurrë prej këtu, sepse nuk dua të bëhet edhe më i vogël me largimin tim.

    --------------------------------------------------------------------
    POLIKLETI



    POLIKLETI Skuptor i shquar grek i shekullit të 5 p.e. r.



    * Polikleti i Sicionit për të mposhtur kritikët e tij filloi në të njëjtën kohë dy shtatore të konceptuara njëlloj: njërën e bëri të hapur, duke ndryshuar idenë e tij sipas sugjerimeve që i bënin kritikët, ndërsa tjetrën duke dëgjuar vetëm frymëzimin e vet. Pasi i mbaroi të dy skulpturat i ekspozoi. Ajo që kishte punuar fshehurazi u lëvdua shumë, kurse për tjetrën pati shumë vërejtje.
    - Kjo që e kritikuat shumë, - tha Polikleti, - është vepër e kritikëve të mij, ndërsa kjo që e lëvduat është puna ime.



    * Skulptorët më të mirë të Greqisë u ftuan ne konkurs për një shattore që do të paraqiste Amazonë. Kur të gjithe i mbaruan veprat e tyre, juria kërkoi nga konkurruesit që të jepnin mendimin për statujën që meritonte çmimin e pare dhe të dytë. Çdo konkurrues pohonte se statuja e vet ishte më e mira dhe meritonte çmimin e pare dhe të gjithë ishin te mendimit se statuja e polikletit meritonte çmimin e dytë. Juria i mblodhi të gjitha mendimet dhe arriti në përfundimin se Amazona e Polikletit ishte më e bukura dhe i dha çmimin e parë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #67
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    PUÇINI, Xhakomo



    PUÇINI Xhakomo (1854-1924) muzikant i shquar italian


    * Suksesi i operës "Manon" në Torino ishte i madh. Pas shfaqjes së shtatë personalitetet më të shquara të qytetit dhanë një pritje për nder të mjeshtrit. Puçini e ndiente veten të lumtur, por druhej të mbante një fjalim: gojtaria ishte ankth për kompozitorin e shquar. Megjithatë ai përgatiti një fjalim të shkurtër dhe e shkroi në manshetën e këmishës. Kur u ngrit për të folur e pushtoi pështjellimi, aq sa nuk mundi të shqiptojë asnjë fjalë nga ato që kishte përgatitur. Buzëqeshi dhe bëlbëzoi me zë të mbytur: - Faleminderit të gjithëve!
    Kur po ulej me një lëvizje të krahut rrëzoi për tokë pesë a gjashtë shishe dhe gota.
    Ky ishte pagëzimi i operës Manon.



    * Gjatë kompozimit të Bohemës Puçimi kujton me shumë përmallim restorantin Excelsior kur ishte në Milano në vitet 1880- 1890. Ai lokal ishte shpëtimi i të gjithë artistëve që ishin pa para. Usta Xhixhi u jepte të gjithëve të hanin pa paguar. Por kishte rast që ndonjeri paguante menjëherë pasi hante. Kjo ishte një gjë e jashtëzakonshme. Kamerieri kur dorëzonte paratë në arkë i pëshpëriste pronarit në vesh:
    - Ai zotnia atje poshtë ka paguar lekët në dorë.
    - Dhe ti pranove? - e pyeste usta Xhixhi me ton qortues.
    - Po çfarë të bëja? Ai nguli këmbë të paguante me zor! Pronari psherëtinte thellë dhe thoshte:
    - Durim, se bota është plot me njerëz origjinalë!
    Ai shkoi në guzhinë për t'i treguar së shoqes me zë të mallëngjyer se ishte një zotni që kishte dashur të paguante.
    - Dua ta vështroj? - thoshte e habitur zonja Terezë dhe afrohej për të parë tipin e çuditshëm.



    * Kur ishte për herë të parë në Vjenë, më 1891, Puçini dinte vetëm katër fjalë gjermanisht. Ditën e parë i bëri shenjë kamerierit me gisht në një rresht të listës së gjellëve ku ishte shkruar Kotoletë me patate. Në këtë kotoletë atij iu duk se kishte gjetur një gjellë italiane sipas dëshirës së tij. Kjo ishte e mirë po...për drekë e darkë dhe për dhjetë ditë me radhë ai nuk hëngri tjetër veçse kotoletë. Kamarierët nuk e shpjeguan dot këtë parapëlqim të çuditshëm.


    * Në çdo qytet të botës Puçini ëndërronte gjithnjë për vendlindjen e tij të vogël. Ja si e shprehte ai mallin për vendlindjen në një letër gjeografike: "Londra, 6 milionë banorë (që janë me të vërtetë shumë), lëvizje e pafund, skëterrë e papërshkmeshme. Gjuha e vështirë, gra të bukura, shfaqje të shkëlqyera, shpenzime të mëdha. Qytet jo shumë i bukur, por tërheqës. Parisi, me i bukur dhe i gëzuar dhe me pak lëvizje dhe më pak karakteristik. Jetohet ne mënyrë të shkëlqyeshme. Kam një dëshirë të çmendur që të argëtohem në këtë qytet per dy, tre, kater ose pesë muaj. Kam mik Zolanë. Kush do ta kishte menduar një gjë të tillë për organistin e varfër të Mutilanos. Mançesteri, vendi i tymit të zi, i të ftotit të tmerrshëm, i shiut, i pambukut (mjerë ai që nuk vishet me të leshta) dhe i mjegullës. Një ferr i vërtetë! Ditë të tmerrshme. Brukseli, shtëpi të bukura, pallate, monumente, rrugë të shkëlqyera, por më shunië provincial në krahasim me Londrën dhe Parisin. Milanoja, vend tepër simpatik, i vetmi në Itali për të jetuar... dhe i nevojshëm për punët e mia. Torre del Lago.) kënaqësi e papërshkrueshme, parajsë e vërtetë... Banorë 120, shtëpi 12".



    * Vitet që kaloi Xhakomo Puçini në konservatorin e Milanos ishin shumë
    të vështira.
    Kur kujton atë kohë, mjeshtri thoshte se i ndiente ende shqetësimet e stomakut. Për të shpenzuar sa më pak duhej të gatuante vetë ndonjë lloj gjelle, ndonëse e zonja e shtëpisë e kishte ndaluar. Shpesh arrinte të fergonte një vezë me gjalpë dhe, që të mos dëgjohej zhurma e skuqjes ne tigan, i binte pianos. Në dhomën tjetër e zonja e shtëpisë i thoshte e mallëngjyer:
    -1 shkreti djalë, ta këput shpirtin, gjithë ditën rri duke studiuar.


    * Për të siguruar qymyrin për gatimet e tij të fshehta, Puçini bënte një lojë tjetër. Me një valixhe në dorë dilte jashtë.
    - Jeni për rrugë zoti Puçini? - i thoshte portierja.
    - Po, po shkoj të bëj një sbëtitje deri në Monxa21,
    - Po e marr edhe valixhen me vete?
    - E, po e marr se rrugë është, nuk i dihet.



    * Kur pas nja treçerek ore, kthehej me valixhen e vogël në dorë, ajo i thoshte:
    - Si? U kthyet kaq shpejt?
    - Po, për fat të keq më la treni për një minutë.
    Pastaj hynte në dhomë, hapte valixhen, nxirrte qymyrin të cilin e blente në një dyqan shumë larg vendit ku banonte, ne mënyrë që të mos binte në sy.


    * Kur studionte në Konservatorin e Milanos, Puçini jetonte së bashku me të vëllanë, Mikelin, dhe me një kushëririn e tij.
    Që të tre kishin pak para për të harxhuar. Një mik i Puçinit gjeti midis letrave të kompozitorit një fletore që ia dha për të mbajtur shënim shpenzimet. Kjo fletore mbante emrin e veçantë dhe profetik: "Regjistri i shpenzimeve. Rruga e bohemës 1881". Nën datën një nëntor që ishte ditë feste, i vetmi shpenzim i ditës ishte një peshk i thatë.
    - Ishte mëngjesi për ne të tre, - tha Puçini kur e pyetën, - madje për katër sepse siç më kujtohet kishim ftuar edhe një mik atë ditë.
    Një harengë e ndarë në katër pjesë, ashtu sikurse tek opera "Bohema".


    * Të gjitha pjesët qe vuri në skenë, Puçini i provoi më parë në jetë. Në periudhën e jetës studenteske Puçini ishte i lidhur me një rrobaqepëse që bënte kapele, një diçka e tillë si Mimija. Për ta marrë për drekë Puçinit i duhej të linte peng pallton, ashtu sikurse Kolini "mantelin e vjetër".


    * Kur Puçini po vdiste, deshi t'i rrinte pranë i biri, Antoni. Atë e kapi fort për dore dhe nuk e lëshoi. I shtrirë në shtrat nguli shikimin përpara sikur shikonte dhe dëgjonte diçka.
    Nuk kishte sy të frikësuar, por më shumë të mrekulluar, si sytë e një fëmije që shikon diçka të habitshme. Pastaj dora e tij lëvizi dhe rrëshqiti sikur binte në një tastierë të padukshme për të interpretuar muzikën që i ndiente thellë brenda vetes
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #68
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    PUSHKIN, Aleksandër



    PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse


    * Pushkini kishte mendimin se nga krushqitë me familjet e huaja mbretërit e shteteve evropiane kishin gjithnjë më pak gjak nga kombi i tyre dhe po bëheshin të huaj për popullin e vet. Për t'u treguar bashk-atdhetarëve të vet për Carët e Rusisë ai mori nga një hanxbi disa gota bosh dhe një gotë plot me verë të kuqe.
    - Kjo, - thoshte duke mbajtur në dorë gotën me verë, është Pjetri ynë
    i madh, njëqind herë rus.
    Në gotën e dytë përzjeu gjysmën verë dhe gjysmën ujë, në të tretën një çerek verë dhe në pjesën tjetër ujë dhe gotën e fundit e mbushi vetëm me ujë dhe shumë pak verë.
    - Dhe këta, - thoshte ai, - janë pasardhësit. Cari i atëhershëm Aleksandri II paraqitej me një gotë uji që skuqej fare pak.



    * Kur kishte miqësi të madhe me poetin e shquar polak Miçkieviç një mik i tha:
    - Kij kujdes Pushkin, ti e lavdëron vazhdimisht Miçkieviçin. Mirëpo do të shohësh se një ditë ky djalosh do të ketë më shumë popullaritet se ti.
    - Miku im, kjo tashmë ka marrë fund. Dhe është një gjë shumë e drejtë sepse Miçkieviçi është poet shumë më i madh se unë.



    * Miqtë e qortonin Pushkinin sepse nuk largohej kurrë nga Rusia.
    - Ka shumë botë për të parë, - i thoshin.
    - E, ç'farë do të bëj nëpër botë? - u përgjigjej Pushkini. Natyra më është paraqitur mua shumë më e bukur se sa është në realitet. Mund të udhëtoj për t'u takuar me njerëz të mëdhenj... kjo po, mirëpo nga çasti që kam njohur Miçkieviçin, që është njeriu më i madh në botë, me të tjerët nuk kam asnjë punë.



    * Në Petërburg një poet polak me emrin Bulgarin, që kishte marrë nënshtetësinë ruse nuk ia pëlqenin poemat.
    Për këtë iu ankua Pushkinit dhe mossuksesin e tij lidhte me origjinën polake. Pushkini iu përgjigj:
    - E keqja nuk është se jeni polak. Edhe Miçkieviçi është polak. Mund të ishit edhe tartar dhe nuk dotë dëmtoheshit aspk. E keqja është se jeni Bulgarin, vetëm kjo ju dëmton.


    * Kur Pushkini përfundoi "Boris Gudonovin"1} nisi ta lexojë nëpër sallone. Censura ndërhyri që t'i ndalonte këto lexime, sepse drama ende nuk kishte kaluar nëpër kontrollin e saj. Madje i thanë se për këtë dramë duhet të jepte mendim edhe vetë car Nikolla I. Cari e lexoi dhe urdhëroi të hiqeshin skenat popullore dhe vepra të merrte trajtën e një romani.
    Pushkini atëherë e mbylli dramën e vet në arkë.




    * Në teatër po luante aktorja e famshme e kohës Asenkova, që Pushkini nuk e duronte dot. Të dy personat që Pushkini kishte në krahë ishin entuziastë dhe duartrokisnin me sa fuqi që kishin. Ata kur panë qëndrimin indiferent të Pushkinit, folën me njëri - tjetrin.
    - Duhet të jetë budalla.
    - Zotërinj, - tha ai, - nuk jam budalla, këtë e kam provuar, jam poeti Pushkin. Për fyerjen që më bëtë meritoi që t'ju jap disa pëllëmbë secilit nga ju, por druaj se nga zhurma e tyre aktorja mund të kujtojë se po e duartrokas.



    * Një ditë poeti ishte në humor të keq se nuk kishte para:
    Në atë kohë erdhi për ta takuar këpucari i tij. Duke kujtuar se kishte
    ardhur për t'i kërkuar paratë e këpucëve që kishte bërë kohët e fundit,
    Pushkini e priti shumë keq.
    - Nuk kam asnjë dhjetësh që të jap! - ulëriu poeti.
    - Po unë nuk kam ardhur për të marrë por për t'ju sjellë - shpjegoi këpucari.
    Kur pa se Pushkini mbeti i habitur ai vazhdoi:
    - Kam prodhuar një xhelatinë për të lustruar këpucët dhe për këtë do të dëshiroja që të bleja nja tetë fjalë nga krijimtaria juaj, tetë fjalë që do të më shërbejnë shumë për të bërë të njohur vlerat e lustrës sime.
    - Ju jeni i çmendur!
    - Jo aspak. Do të doja të shtypja mbi kutinë e lustrës sime vargun tënd "më i qartë ditën, më i errët natën". Dhe ju ofroj për këtë varg Pesëdhjetë rubla.
    Nga gëzimi Pushkini pranoi menjëherë dhe i mori me kënaqësi të pesdhjetë rublat
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #69
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    NERONI


    NERONI (37-68 e.r.) perandor romak që u dallua për aventurat dhe mizoritë e tij të përbindshme

    * Në fillim të karrierës së tij Neroni sikur po i drejtonte mirë dhe me drejtësi punët e Romës.Më pas nisi të shoqërohej me njerëz të shthurur dhe tek ai u zgjuan instiktet më të ulëta njerëzore. Kalonte netët nëpër rrugë e taverna dhe dehej e bënte çdo lloj paturpësie. Një natë një senator po kthehej në shtëpi së bashku me të shoqen. Disa rrugaçë iu sulën por senatori i detyroi që t'ia mbathnin të turpëruar. Në përleshje me ta senatori kishte goditur edhe Neronin, të cilin nuk e kishte njohur në errësirë. Të nesërmen, kur mori vesh se kishte qëlluar perandorin, ai i shkroi një letër ku i kërkonte ndjesë. Neroni e lexoi letrën dhe thirri:
    - Si? Ai më ka qëlluar mua dhe rron ende? Ditën tjetër dha urdhër që të vritej menjëherë.

    * Pasi vrau nënën e tij, Agripinën, gjithë Roma u mbush me urrejtje të pashoqe për Neronin. Një mëngjes statuja e tij u shfaq e mbuluar me një thes. Kjo ishte shenjë e dënimit me vdekje, për ata që kishin vrarë prindërit.

    * Të panumërta qenë krimet mizore. Midis të tjerave, ai e humbi jetën gruas së tij të dytë, Popesë, ministrave e mësuesve të tij Seneka dhe Burro, këshilltarit Petroni e të tjerë.
    Për këto vrasje mizore ai thoshte:
    - Paraardhësit e mij nuk i kanë gëzuar kështu si unë të drejtat pushtetit absolut. Më pëlqen më mirë të jem i urryer sesa i dashuruar, sepse për të qenë i dashuruar nuk varet vetëm nga unë, ndërsa për të qenë i urryer varet krejtësisht nga unë.

    * Neroni kujtonte se ishte artist i madh, veçanërisht si këngëtar. Ai këndonte nëpër teatro dhe rrugëve. Për të ruajtur zërin mbante dietë ushqimore dhe pinte purgativ rregullisht. Midis publikut kishte roje të fshehta që kapnin ata që nuk duartrokisnin. Një nga këta ishte edhe Vespasiani, i cili për pak sa nuk la kokën e tij sepse ishte duke fjetur kur Neroni po këndonte. Një grek bëri "padrejtësi" një herë sepse këndoi më mirë se Neroni. Për këtë u arrestua dhe përfundoi në gjyq.

    * Neroni trodhi një herë një djalë shumë të bukur, një farë Sporo, e veshi si grua dhe e martoi. Një romak që po shikonte këtë dasmë tha:
    - Ah, sikur i ati i këtij përbindëshi të ishte martuar me një grua të këtij lloji.

    * Kur po kalonte rrugës dëgjoi dikë që bërtiti:
    - Digje të gjithë botën, kur unë të kem vdekur. Për mua s'do të ketë asnjë rëndësi.
    - Kurse mua, përkundrazi, - tha Neroni - do të më pëlqente ta shikoja duke u djegur tani që jam ende i gjallë.
    Disa ditë më vonë shpërtheu zjarri i madh në Romë, ndërkohë që perandori këndonte këngën e djegies së Trojës.

    * Mbi truallin e djegur të Romës, Neroni ndërtoi pallatin e tij, një pallat të mrekullueshëm, me kolonata mermeri të çmuar, me lulishte, kopshte, shatërvane, e parqe të mëdha.

    * Senati u lodh me krimet dhe poshtërsitë e Neronit, prandaj vendosi ta hiqte qafe duke e zëvendësuar me Galbën. Për këtë nxori një dekret që e shpallte Neronin armik të shtetit. Kryetar i kësaj revolte ishte Vindiçe. Neroni i tërbuar vuri çmim për kokën e Vindiçes. Ai kur e mori vesh thirri:
    - Neroni i premtoi dhjetë milionë sesterca atij që do t'i shpjerë kokën time, kurse unë jam gati të jap edhe më shumë.
    Do t'i jap kokën time që do të më sjellë kokën e Neronit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #70
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    NEJ, Mishel



    NEJ Mishel (1769-1815) martshall i shquar francez



    * Në betejën e Vaterlosë mareshalli Nej tregoi heroizëm të rrallë. I përgjakur nga plagët që kishte marrë dhe me shpatën e thyer në dorë ai thërriste:
    Hajde shikoni o ushtarë si vdes një mareshall i Francës. Mirëpo vdekja nuk po i vinte dhe i ndinjuar shpërthente: - Si? Nuk ka pra një plumb për mua? Do të doja që të gjitha predhat e pushkëve dhe të topave të më futeshin në bark.


    * Kur burbonët u kthyen për të dytën herë në Francë, Nej u arratis në fshatin San- Alban, ku mbajti emër të rremë dhe qëndroi në shtëpinë e të afërmëve të gruas së tij. Mareshalli kishte marrë me vete shpatën, që ia kishte dhuruar Napoleoni ditën e martetsës. Në këtë shtëpi një mik e pa shpatën dhe u mrekullua shumë prej saj. Bukurinë e shpatës i përshkoi një miku tjetër.
    - E njoh atë shpatë, - tha atëherë ai. Nuk mund ta ketë tjetër kush veçse mareshalli Nej. Pastaj e kallëzoi te prefekti, i cili po atë natë e rrethoi shtëpinë me xhandarë. Të nesërmen në mëngjes Nej hapi dritaren dhe pyeti se ç'kërkonin gjithë ata xhandarë:
    - Kemi ardhur të arrestojmë Mareshallin Nej, - u përgjigjën ata.
    - Epo mirë, mareshalli Nej jam unë, - u përgjigj ai me guxim dhe u dorëzua.


    * Kur Nejin e sollën të lidhur në Paris, një mik i tij, komandant i një njësie të fortë ushtarake, e njoftoi të përgatitej se ai kishte gjetur mënyrën për ta liruar.
    - Jo, - iu përgjigj Nej, - kam dhënë fjalën time të nderit se nuk do të kërkoj të arratisem.


    * Në proçesin gjyqësor kundër mareshallit Nej, mbrojtësi i tij, avokati Dypë, vuri në dukje se Neji kishte lindur në një territor jo krejtësisht francez. Mareshalli u zemërua shumë dhe protestoi:
    - Unë jam francez dhe dua të vdes francez.
    Kryetari i gjyqit special përpara se të jepte dënimin me vdekje lexoi nenet e ligjit. Nej pa e prishur qetësinë dhe pothuaj duke buzëqeshur e ndërpreu duke thënë:
    - Lëri gjithë këta tituj të kotë dhe thoni se Mishel Nej do të jetë mbas pak një grusht me dhë.

    * Mbi varrin e tij e shoqja la këtë mbishkrim:
    "Tridhjetë e pesë vjet i mbuloi me lavdi dhe vetëm një ditë bëri gabim".
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Agim Doçi
    Nga Agim Doçi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  3. Shoqeria apo dashuria me njerez qe marrin droge??
    Nga dodoni në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 05:20
  4. Vajzat tona punojnë si prostituta në Itali: na zhgenjyen
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 08:29
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •