Close
Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 165
  1. #41
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    SHOPEN, Frederik



    SHOPEN Frederik (1810 - 1849) kompozitor i madh romantik dhe pianist virtuoz



    * Kur Shopeni ishte në Londër u tha miqve se një natë më parë nuk kishte mundur të flinte. Ditën tjetër në shtëpi gjeti një krevat me sustë, një dyshek me pupla dhe dy jastëkë. Ato i kishte sjellë fshehurazi një admirues i Shopenit. Më vonë u mor vesh se ky ishte një fabrikant pianofortesh.


    * Në Angli dhe në Skoci për Shopenin tregonin kujdes të madh.
    Ai u thoshte miqve të tij:
    - Gjithë ky interesim më mërzit dhe më shqetëson shumë. Edhe pse kudo më rrethojnë njerëz, e ndiej veten të vetmuar tmerrësisht të vetmuar. Anglezët nuk janë si francëzët e mi të dashur. Ata e duan artin jo se e kuptojnë po sepse është një luks. Ç'duhet bërë kur mbas darkës ata e zhytën në bisedat e tyre që unë nuk i kuptoj dhe në uiskin e tyre që unë nuk e pëlqej?
    Nuk mund të bëj gjë tjetër vetëm se t'i vështroj kur flasin dhe t'i dëgjoj kur pinë.


    * Shopeni ishte shumë i varfër. Miqtë e tij përpiqeshin që t'i jepnin para fshehurazi, sepse nuk pranonte. Admiruesja e tij Stërling i dërgoi një letër anonime me njëzetepesëmijë lira. Portierja, që nuk e dinte se ç'kishte ajo letër, e vuri në sahatin e madh dhe e harroi atje. Muzikanti po jetonte gjithnjë e më keq. Pas disa kohësh Stërling e pyeti Shopenin në se e kishte marrë letrën. Kur mësoi se ai e kishte marrë, ajo qe e detyruar të thoshte të vërtetën. Shopeni protestoi dhe i tha:
    - As mbretëresha e Anglisë nuk do të më detyronte të pranoja një dhuratë si kjo!


    * Një këpucar i pasur e ftoi Shopenin në shtëpi. Pasi hëngrën drekë ai iu lut mjeshtrit të ulej në pianoforte. Shopeni deshi të shmangej por tjetri nguli këmbë.
    - Aman të lutem, - i tha i zoti i shtëpisë, - vetëm sa të shoh sesi luhet në piano.
    Shpeni u detyrua të luante në piano. Disa ditë më vonë ishte ai që e ftoi për drekë këpucarin. Pasi hëngrën i solli të ftuarit në mes të dhomës një tryezë të vogël këpucari me gjitha veglat e duhura dhe iu lut të bënte një palë këpucë.
    Kjo i habiti të gjithë, por Shopeni i tha pa të keq:
    - Kini mirësinë, ju lutem, vetëm sa të shoh se si bëhen këpucët.


    * Midis admiruesve të Shopenit ishte edhe një zonjushë shumë e bukur skoceze nga një familje mjaft e pasur që kishte një kështjellë të mrekullueshme dymbëdhjetë milje nga Edinburgu. Ajo ishte dashuruar me Shopenin dhe donte të martohej me të. Miqtë e tij i thanë për këtë gjë Shopenit. Ai, duke tundur kokën me trishtim, u përgjigj:
    - Po pse nuk më thoni më mirë të martohem me vdekjen?
    Kjo ndodhi më 1848 kur muzikanti e ndiente veten shumë keq dhe po i vinte vdekja
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #42
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    SHOU, Zhorzh Bernard



    SHOU Zhorzh Bernard (1856-1950) dramaturg i shquar anglez dhe personalitet politik, në vitet 1880-1890 ka qenë një nga krerët e shoqërisë fabiane





    * Në artikujt kritikë për teatrin, që i botoi në një revistëLondrës, Shou ishte shumë ironik dhe i ashpër. Megjithatë mendonte se ishte më dashamirësi midis kritikëve. Atyre që e akuzonin se ishte shumë i ashpër, u përgjigjej:
    - Sikur njerëzit të dinin se çfarë nuk u them!


    * Kritiku Arker qe ai që e nxiti Shoun të shkruante komedinë e parë dhe meqenëse Shou ngurroi, ai i tha që ta shkruante së bashku. Shou e ndërtoi dialogun sipas Arkerit. Mbas akteve të para pa se struktura kishte ndryshuar dhe kishte mbetur vetëm dialogu. Arkeri nuk e pranoi bashkëpunimin dhe tha se Shou nuk mund të bëhej kurrë komediograf. Por përkundrazi u bind se teatri ishte dhunti e tij dhe për të ai ngulte këmbë.


    * Shou e tregonte kështu historinë e martesës së tij:
    - Një ditë në fund të shekullit XIX, po kaloja me biçikletë diku pranë në fshat. Aty u rrëzova dhe nxora kupën e gjurit. Zonjusha Karlota Fein më kuroi me përkujdesje të veçantë për disa javë kur unë rrija shtrirë në shtrat. Atëherë unë e kuptova se duhej të martohesha me të. Ditën që do të nisesha nuk kisha asnjë dëshirë ta braktisja atë shtëpi. U ngrita para agimit për t'u larguar fshehurazi, por sapo bëra hapin e parë për të kaluar nëpër shkallën e madhe që të nxirrte në kopsht, këmba e sëmurë më shkau dhe u rrokullisa deri në fund të shkallëve. Karlota doli me të shpejtë dhe më ndihmoi që të ngrihesha. Ky ishte çasti që vulosi martesën tonë.


    * Më 1899 shtëpia botuese, që do të nxirrte një fjalor biografik të bashkëkohësve, i dërgoi një skedë Shout. Ai duhej t'i përgjigjej pyetjes: "Si e kaloni kohën e lirë?"
    Shouupërgjigj:
    - Kudo, vetëm jo në sport.



    * Një avokat dhe një kirurg, miq të Bernard Shout, ishin duke diskutuar gjatë darkës për dramaturgët. Shou dëgjonte dhe heshtte.
    - E po tashti, përse nuk na treguat edhe ju ndonjë gjë? - i thanë miqtë.
    - Di vetëm një, - tha dramaturgu, - dhe do t'jua tregoj me pak fjalë. Gjatë një operacioni një kirurg, që unë e njoh, e humbi gjakftohtësinë dhe në vend që t'i hiqte pacientit organin e sëmurë, i hoqi atë pjesë të sistemit nervor që kishte lidhje me ndërgjegjen.
    - E po mirë - e ndërpreu avokati, - po pastaj ç'ndodhi?
    - I sëmuri - vazhdoi Shou, - megjithatë u shërua, por meqënëse nuk ishte me ndërgjegje u bë avokat.


    * Një admiruese amerikane i shkroi këtë letër Bernard Shout: "Zotni ju jeni njeriu më i zgjuar në botë dhe unë gruaja më e bukur. Fëmija që do të Hndë do t'i ketë këto cilësi tona", Shou u përgjigj: "Po si do ti bëhet po të *në ngjajë mua nga bukuria dhe ty nga mençuria?"

    * Në vitin 1925 akademia suedeze i dha çmimin Nobel, që shoqërohej me tetëmijë stërlina.
    Atëherë Shou me shaka tha:
    - Sigurisht, ata kanë dashur të më japin çmim që unë të mos shkruaj më. Çmimin ai e pranoi por nuk deshi të merrte paratë që i takonin. Ai shprehu dëshirën që ato para t'ua jepnin autorëve të varfër suedezë.


    * Një herë Shou u dërgoi minatorëve të Durhamit tridhjetëmijë stërlina si ndihmë për të ndërtuar shtëpinë e tyre. Gazetarët, të frymëzuar nga një vepër kaq njerëzore, i kërkuan arsyen e këtij veprimi, por nuk mundën të nxirrnin nga goja e tij veçse këto fjalë:
    - Gjashtë për qind!

    * Bernard Shou iu afrua pas shfaqjes një të panjohuri që fishkëllente një komedi të tij.
    - A është e vërtetë se është shumë e keqe kjo pjesë? - e pyeti.
    - Po shumë e keqe, - i tha tjetri.
    - Po ky është edhe mendimi im, por ç'mund të bëjmë ne të dy vetëm kundër mendimit të të gjithëve?


    * Shou i hante shumë barishtet dhe ishte kundër mishit.
    Për këtë ai thoshte:
    - Mendoni ç'energji të jashtëzakonshme ka në një kokër gruri. Mblidhni një lëndë lisi dhe shihni më vonë ç'dru i madh do të rritet e do të mbushë pyllin. Po të futni në dhe një kofshë mishi do të shihni se ç'farë do të lindë.


    * Shou kishte në shtëpi një grua që i shërbente si kameriere dhe si sekretare. Një ditë ajo i vuri një letër të shkruar dhe i tha: "Një gazetar ka lënë këtë shkrim dhe ju lutet t'i përgjigjeni kur të keni pak kohë të lirë". Shou i hodhi një sy letrës, ia ktheu kamarierës dhe i tha:
    - Përgjigjuni ju në vendin tim. Sot kam shumë punë dhe nuk kam kohë. Letra e gazetarit ishte një pyetësor për jetën intime dhe regjimin jetësor të shkrimtarit të shquar.
    Ajo iu përgjigj të gjitha pyetjeve: "Në ç'orë ngriheni në mëngjes? Ç'bëni porsa ngriheni? Kur shkoni për shëtitje? Ç'bëni rreth orës njëmbëdhjetë deri në mesditë?
    Pas disa ditësh Shou lexoi në gazetë se çdo ditë ai fshinte këpucët e guzhinieres dhe midis orës njëmbëdhjetë dhe mesditës qëronte patatet.


    * Në një darkë ndodhej pranë një zonje, që e kishte dashuruar njëzet vjet më parë. Shou i pëshpëriti në vesh:
    - Ju keni letrat e mia të dashurisë. M'i ktheni ju lutem, sepse autografet e mia sot vlejnë shumë.
    - Oh, sa keq që po më vjen, - i tha zonja, - po unë ato i kam shitur.


    * Censura e ndaloi menjëherë shfaqjen e një komedie të Shout. Shumë vjet më vonë, më 1924, më në fund u dha leja për shfaqjen e saj. Kur e pyetën Shoun për këtë, ai u përgjigj:
    - Tani që kam arritur moshën gjashtëdhjetë e tetë vjeç dhe po i afrohem fundit,censuruesi më dha lejen për ta shfaqur këtë punë rinore të shkruar rreth tridhjetë vjet më parë. Duke më dhënë lejen e shfaqjes ai kërkon të poshtërojë emrin dhe famën time letrare. Po të kërkohej mendimi im për shfaqjen e komedisë unë do të përgjigjesha pa ngurim: - Më mirë kurrë se vonë!


    * Kur Shou shkoi në gjendjen civile për ceremoninë zyrtare të martesës, ishte mjaft i sëmurë, ecte me paterica dhe kishte veshur një xhaketë të përdorur dhe të grisur në sqetulla: Dëshmitarët e tij përkundrazi ishin veshur me rrobat e tyre të zeza, siç qe në modë në ceremoni të tilla.
    - Nëpunësi i gjendjes civile, - tregon vetë Shou, - u habit shumë kur mori vesh se dhëndri isha unë. Ai më kishte marrë për ndonjë lypës të zakonshëm, nga ata që ndjekin shpesh dasmorët. Veçanërisht njëri nga dëshmitarët, një burrë me trup të gjatë, i veshur mirë, iu duk nëpunësit të gjendjes civile si heroi i çastit dhe me qetësinë më të madhe do ta martonte me të fejuarën time. Për burrin e gjatë, që ishte si dëshmitar, ishte shumë e vështirë formula që i kërkohej, prandaj për një çast nguroi, u zmbraps dhe ma la mua vendin e tij.


    * Kur po diskutonin në shtëpinë e një miku se a mund të vdisje nga një dashuri e papërfillur, Shou u rreshtua në anën e tyre që besonin se njeriu mund të vdesë nga dëshpërimi i dashurisë së pafat. Me këtë rast ai tregoi për një mikun e tij, që ishte dashuruar marrëzisht pas një vajze e cila nuk donte të martohej me të.
    - Dhe miku juaj vdiq nga dhimbja? - pyeti një vajzë shumë e emocionuar.
    - Po, - u përgjigj Shou, - ai vdiq nja pesëdhjetë vjet më vonë.


    * Duke kujtuar, se ndoshta pritja e ftohtë e publikut për romanet e tij vinte nga shikimi i tij i gabuar, Shou shkoi të vizitohej te një okulist. Ai e siguroi duke i thënë se shihte mirë, pamja e tij ishte normale.
    - Por normale, - shtoi mjeku, - nuk do të thotë krejt e zakonshme, sepse vetëm dhjetë përqind e njerëzve kanë vështrim normal.
    Atë çast Shou tha:
    - Tashti e kuptova shumë mirë përse publiku nuk më kupton. Unë shkruaj vetëm për ata që kanë shikim normal dhe ata qenkan kaq të paktë.


    * Një admiruese e Bernard Shout i shkroi: "Do të dëshiroja të njihemi. Jam në shtëpi të mërkurën që vjen, nga ora pesë deri më shtatë".
    Bernard Shout i thanë se ishte fjala për një zonjë të vjetër dhe shumë të mërzitshme, e cila i ndiqte nga pas njerëzit e shquar. Shou iu përgjigj: "Edhe unë jam në shtëpi të mërkurën e ardhshme e në të njëjtën orë, sepse pres një mik".


    * Komediografin e shquar që po ecte rrugës i zhytur në mendime, e takoi një mik.
    - Çfarë ke, - e pyeti ai, - po më dukesh shumë i shqetësuar. Shou psherëtiu thellë dhe tha:
    - Po, është një çështje që më ngacmon dhe për të cilën nuk arrij të gjej zgjidhje. A e dini se mbas disa miliona vjetësh toka do të zhduket? Dhe unë dua të di se ku do të ulen aeroplanët që fluturojnë në qiell.


    * Bernard Shou ishte me një grup shokësh nga Anglia në restorantin e stacionit hekurudhor të Romës. Kur erdhi çasti për të paguar, asnjeri nuk dinte si t'i thoshte kamerieres e cila nuk dinte anglisht, që llogarinë ta bënte veç e veç për secilin. Miqtë e Shout e dinin se ai kuptonte pak italisht dhe kërkuan që të merrej vesh me të. Komediografit, që nga koha kur e kishte mësuar në shkollë, i kishin mbetur në kujtesë vetëm disa fragmente letrare të ndryshme. Një çast i erdhën ndërmend disa vargje të Dantes: "Gjithëkund për vete, gjithësecili për qiellin". Këtë e deklamoi me shumë sukses.
    - Miqtë e mi duartrokitën fort, - tregonte Shou - dhe fama ime si njohës i mirë i italishtes u rrit njëqind herë.


    * Shou u tregoi këtë ndodhi admiruesve të tij:
    - Një herë në zyrën e drejtorit të teatrit, ku shfaqeshin komeditë e mia, hyri marangozi i tearit që kërkonte ngritjen e rrogës.
    - Po puna jote këtu është shumë pak e lodhshme. Rrallë të ndodh që të bësh ndonjë riparim. Pastaj mos harro se ke përparësinë të dëgjosh çdo mbrëmje komeditë e Bernard Shout, - i tha drejtori.
    Atëherë marangozi ngriti sytë me trishtim në tavan dhe tha:
    - Po është pikërisht kjo arsyeja që unë kërkoj rritjen e mëditjes sime.


    * Shou shkoi shumë i ri në Londër dhe punoi si nëpunës. Dëshira e tij ishte të bëhej shkrimtar. Prej tij 1876 deri më 1885, pra brenda nëntë vjetëve, gjithë fitimet e tij letrare përmblidheshin në gjashtë stërlina, katër prej të cilave i kishte fituar me një shpallje, që i kishte bërë një farmacisti. Të pesë romanet që shkroi në këtë periudhë të gjithë botuesit ia kthyen.
    Në njërin prej tyre të titulluar "Papjekuria", botuesi i përgjigjej midis të tjerave: "Edhe autori është i papjekur".
    Shou tregonte:
    - Romani shkoi si ushqim për minjtë në tavan, por edhe ata nuk e mbaruan dot. Me sa duket ishte i thartë edhe i papjekur edhe për minjtë.


    * Në vitet e para të qëndrimit në Londër Shou e kaloi mirë me paratë e prindërve dhe me ato që fitonte vetë.
    - Përse mund të ankohesha?
    - Thoshte Shou. Kisha në dispozicionin tim një bibliotekë, atë të British Muzeut, një pinakotekë të mrekullueshme si ajo e Londrës. E po, për çfarë do të më duheshin paratë? Për të blerë cigare? Po unë nuk e pi fare. Për të blerë shampanjë? Po të kisha veshje të tilla njerëzit do të më ftonin në pritje dhe atëherë si do t'u shmangesha? Për të blerë kuaj? Po ata janë të rrezikshëm. Tashti që kam para aq sa dua nuk kam blerë asgjë. Më mjaftuan që kur mbyll sytë shoh atë ëndërr që dua.


    * Një gazetar e ftoi Shoun për një intervistë, i cili iu përgjigj: - Bernard Shou është një beqar irlandez gjetarian, gënjeshtar, llafazan, që bën vullnetarisht konferenca e dashuron muzikën, nuk e pranon qëndrimin e shoqërisë së sotme ndaj gruas dhe beson seriozisht te forca e artit.
    Veprat e Shout patën sukses veçanërisht në Amerikë. Ai thoshte duke qeshur:
    - Gjithnjë kam pasur kujdes dhe zell të madh që të mos shkruaj asgjë të mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Banorët e atjeshëm i kam trajtuar si fshatarë të pagdhendur dhe kam shkruar se amerikani është nëntëdhjetë e nëntë përqind idiot. Përfundimi i gjithë kësaj është se ata më lavdërojnë aq shumë, sa që një ditë do të gënjehem dhe do të shkruaj ndonjë fjalë të mirë për ta. Atëherë ata do të dyshojnë edhe do të arrijnë në përfundimin se unë nuk jam veçse një shkrimtar mediokër dhe do të më braktisin.


    * Shou mbajti një konferencë me temë për borgjezinë. Ai u duartrokit shumë, megjithëse nuk dha ndonjë përkufizim për borgjezinë. Në fund të konferencës një prej dëgjuesve e pyeti pikërisht për këtë përcaktim:
    - Ç'mendoj unë për borgjezin? - u përgjigj Shou duke fërkuar mjekrën. - Është një gjë e thjeshtë për ta kuptuar.
    Borgjezi është një njeri që nuk pranon bakshish më pak se pesë stërlina.


    * Kur intervistuan në gazetë, një shkrimtar amerikan, tha:
    - Gjithë koha ime e lirë kalon me propagandë socialiste dhe me tenis. Kur e dëgjoi këtë intervistë Bernard Shou, mbas leximit të romanit
    gjoja socialist të këtij shkrimtari, tha:
    - Do të bënte mirë të merrej më shumë me tenis.


    * Gjatë provave të një komedie Shou ndërpreu aktoren kur po interpretonte.
    - Të lutem, - i tha, - mos shtoni gjë nga humori juaj në tekstin tim, sepse ai i juaji paska shije të keqe.
    Aktorja e vështroi e habitur dhe i tha:
    - Po zotni, unë nuk po bëj gjë tjetër veçse po përsëris fjalë për fjalë ato që keni shkruar ju. Pastaj i zgjati tekstin Shout. Ai pasi pa se aktorja kishte të drejtë, tundi kokën dhe thirri:
    - Bobo në ç'llum paskam rënë!


    * Një autor i ri ngulmonte që Shou t'i jepte gjykimin e tij për një komedi që kishte shkruar. Djaloshi nisi t'ia lexonte, por shpejt pa se Shoun po e merrte gjumi.
    Autori e zgjoi Shoun dhe i tha:
    - Po më premtuat të më jepni gjykimin tuaj, kurse ju ia futët gjumit.
    - Shiko more djalë i mirë, edhe gjumi është një gjykim, - përfundoi Shou.


    * Kur udhëtoi për në Skoci, Bernard Shou ishte në një vagon me dy vetë, të cilët, nisën të flasin rreth shkrimtarit të shquar. Ata e kishin pranë por nuk e njihnin për fytyrë. Njëri e admironte dhe tjetri e shante. Pasi nuk u morën vesh me njëri-tjetrin, kërkuan mendimin e bashk-udhëtarit të tyre.
    Ai iu shmang duke thënë:
    - Zotërinj, po si mund t'ju jap ndonje mendim për Shoun?
    Nuk e kam parë kurrë ballëpërballë dhe nuk kam blerë asnjë herë ndonjë libër të tij.


    * Ç'është optimizmi dhe ç'është pesimizmi? Po diskutohej shumë për këtë temë në një darkë dhe gjithësekush jepte mendimin e tij. Bernard Shoun e ftuan për ta mbyllur diskutimin:
    - Ja, marrim një shishe të mbushur deri në gjysmë me verë dhe e vëmë përpara dy vetave. Optimisti do të thotë: "Oh, ç'fat! Shishja është mbushur për gjysmë. Ndërsa pesimisti do të flasë duke rënkuar: "Ç'fatkeqësi shishja qenka mbushur përgjysmë"!


    * Në një mbledhje letrarësh të mbledhur nga e gjithë bota Bernard Shou satirizoi të gjithë njerëzit më të dëgjuar të Londrës.
    Midis tyre ishte edhe një shkrimtar, që gjatë jetës së tij nuk donte të ndeshej me asnjë, sidomos me njerëzit e fuqishëm të Londrës. Ai iu afrua Shout dhe i tha në vesh:
    - Ju me këtë ironinë tuaj të tmerrshme do të përfundoni pa asnjë mik. Dhe Shou ia priti:
    - Vërtet, po ju me atë ëmbëlsinë tuaj keni përfunduar që tani pa asnjë armik dhe jeni shumë më keq se unë.


    * Bernard Shou ishte armik i radios. Kur ishte në Londër hante një një restorant modest. Pasi u largua prej Londrës për një periudhë të gjatë, u kthye në lokalin e tij të preferuar. Pronari e kishte modernizuar restorantin dhe kishte shtuar edhe një radio. I zoti i lokalit i tha Shout:
    - A do të dëgjosh gjë të bukur? Dhe Shou iu përgjigj:
    - Dua një gjysmë ore qetësi.


    * Paul Vitman, mbreti i famshëm i xhazit, shkoi në Londër për të dhënë koncert në radio. Një të diel shkoi në bregdet për të kaluar ditën dhe atje u njoh me Bernard Shoun. Shkrimtari i shquar nuk ishte në humor të mirë atë ditë. I kërkoi ndjesë muzikantit se këtë gjendje ia shkaktonte migrena. Vitmani u mundua që ta sjellë sa do pak në humor.
    - Po mos doni t'i bie saksofonit që të vini në formë ndopak?
    - Jo, faleminderit, - iu përgjigj Shou, - më mirë le të më dhembë koka.


    * E pyetën Shoun ç'mendonte për ekzistencën e njerëzve në Mars. - Jo, - u përgjigj qetë-qetë Shou, - rfjerëzimi është sëmundje e tokës. Planetet e shëndetshme nuk kanë njërëz.


    * Dy nga maksimat që parapëlqente Shou:
    - Mos u bëj të tjerëve atë që dëshiron për vete, sepse shijet e tyre mund të jenë të ndryshme nga ato të tuat.
    - Mos qëndro kurrë përpara tundimeve. Provo çdo gjë dhe pastaj mbështetu te më e mira.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #43
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    SHTRAUS, Johan



    SHTRAUS Johan (biri) (1825 - 1899) muzikant i famshëm austriak që u quajt "mbreti i valsit"


    * Babain e Johan Shtrausit prindërit donin ta bënin libralidhës dhe jo muzikant, sikurse dëshironte ai. Vetë e mësoi violinën, mori pjesë në një orkestër dhe u bë dirigjenti i saj. Më vonë ai nuk donte ta dërgonte djalin e vet që të studionte për muzikë, por kërkoi ta çonin në gjimnaz. Johani i nxitur nga nëna e tij mësoi violinën nga violinisti i orkestrës së babait. Kur e mori vesh i ati e dëboi violinistin nga orkestra dhe e ndaloi të birin të studionte muzikë.


    * Një herë Johani i vogël u kthye nga shkolla në shtëpi i mërzitur shumë. Një shoku i tij i kishte sjellë një libër muzike. Ai harroi se ishte në shkollë dhe nisi të këndonte. Profesori si dënim e dëboi nga shkolla.
    Për fatin e Johanit të vogël babai u nda nga e shoqja e cila mbeti me të birin. E ëma e dërgoi të birin të studionte muzikë. Pak vjet më vonë djali arriti të drejtonte vetë një orkestër dhe të bënte kompozimet e para. Atëherë ishte tetëmbëdhjetë vjeç. Dalja në publik ishte triumf i vërtetë. Valsi i tij i parë u përsërit katër herë për të kënaqur kërkesat e dëgjuesve të entuziasmuar.
    Kur i ati mori vesh suksesin e të birit donte të pajtohej me të. Por Johani nuk pranoi asnjë ndihmë nga i ati.


    * Kur u luajt për herë të parë valsi i famshëm " Valët e Danubit" nuk u pëlqye. Pasi u luajt disa herë me radhë nga orkestra e Shtrausit, suksesi ishte mesatar. Kur shkoi në Paris për të dhënë koncert në një veprimtari ndërkombëtare, Shtrausi luajti këtë vals për të provuar publikun parisian. Kësaj radhe suksesi ishte i madh dhe valsi shumë shpejt u bë mjaft popullor. Suksesi i Parisit e ndihmoi në Vjenë, ku më së fundi vepra e mjeshtrit u çmua. Qysh atëherë i ra rreth e qark botës në mënyrë triumfale. Botuesi i pagoi Shtrausit për këtë vals dy qind fiorina dhe për vete siguroi disa qindra mijë fiorina.


    * Për Balabilen1' e Johan Shtrausit admirimi kishte arritur deri aty sa një admiruese e la me testament që në funeralin e saj të merrte pjesë orkestra e Shtrausit dhe e drejtuar prej tij. Orkestranëve iu dha shpërblim i jashtëzakonshëm. Gjatë gjithë funeralit u luajtën disa valse që ishin caktuar në testament.
    Megjithëse njerëzit e kësaj admirueseje ishin fetarë nuk mundën të kundërshtonin vullnetin e shprehur prej saj. Funerali u zhvillua ashtu siç deshi admiruesja e Shtrausit.


    * Johan Shtrausi shkoi në Boston për të dirigjuar në një festival ku merrnin pjesë 20.000 ekzekutues dhe 100.000 dëgjues. Disa admiruese entuziastë kërkuan nga shërbëtori i mjeshtrit, ndaj një shpërblimi të madh, një tufë nga flokët e kompozitorit. Për t'i kënaqur të gjithë shërbëtori preu qimet e zeza të një qeni kaçurel si të kompozitorit dhe zonjat e Bostonit... paguan shpërblimin.
    Pas kësaj pune të lodhshme tha:
    - E ndiej veten shumë të tronditur, më duhet të pushoj pak, por nuk mundem, nuk mund të bëj ndryshe, dua të këndoj si bilbili deri sa të vdes.


    Johan Shtrausin e pyetën nëse gratë mund ta bënin mirë punën e dirigjentit.
    - E përse jo, - u përgjigj kompozitori i shquar, - përderisa ato drejtojnë pothuaj gjithnjë burrat e tyre, shumë prej tyre janë pikërisht drejtuese të shkëlqyera orkestre.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #44
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    SHUBERT, Franc



    SHUBERT Franc (1797 - 1828) Kompozitor i shquar romantik i muzikës gjermane. Gjatë jetës së tij të shkurtër ka shkruar një numër të madh veprash të gjinive të ndryshme muzikore




    * Shuberti shumë herë parapëlqente muzikën e të tjerëve ndaj muzikës së tij. Dhe në qoftë se gjente diçka të bukur, nuk pushonte së lavdëruari.
    Kur po dëgjonte të përsëritej muzika e tij, e ndërpreu interpretuesin dhe i tha:
    - Mjaft me këtë muzikë se më mërziti. Letë dëgjojmë diçka nga muzikante të tjerë, për shembull diçka nga Moxarti.
    Pasi dëgjoi një pjesë prej "Rrëmbimit nga Saraji" kërkoi të përsëritej dhe thirri i emocionuar:
    - Kjo pjesë është shumë e bukur, shumë e bukur, unë do të rri këtu ta dëgjoj me orë të tëra pa u mërzitur fare.


    * Bethoveni që deri atëherë nuk kishte treguar ndonjë interesim për muzikantin e ri, ra i sëmurë rëndë në shtrat. Mjeku i tha se kishte nevojë të pushonte dhe për të kaluar kohën i dërgoi partiturat e Shubertit. Mjeshtri u habit shumë nga numri i madh i këngëve që ishin rreth pesëqind. Si njohu edhe muzikën e tyre mbeti më i habitur dhe thirri:
    - Tek ai ka me të vërtetë një shkëndijë hyjnore.


    * Pasi u kthye nga funerali i Bethovenit, Shuberti me disa shokë u futën në një pijetore anës rrugës. Ishte shumë i mallëngjyer dhe i trishtuar. Pastaj piu një gotë me verë në kujtim të mjeshtrit, duke thënë:
    - Për atë që tani porsa e varrosëm!
    Kur do të pinte gotën e dytë tha i dëshpëruar:
    - Për atë që do ta ndjekë i pari!
    Kjo parandjenjë e Shubertit u vërtetua më vonë prej tij.


    * Edhe kur u bë i famshëm Shuberti kaloi jetë shumë të rëndë. Gjatë dimrit të fundit të jetës Shuberti vuajti shumë nga të ftohtit dhe uria. Me një mikun e tij muzikant ishte në kafene. Pasi pinë pijen e zakonshme hëngrën bukë veresie. Ata hëngrën mjaft dhe u habitën me njëri- tjetrin për oreksin e madh që kishin. Më në fund Shuberti tha:
    - Po për mua shpjegohet, sepse kam qysh dje që nuk e kam vënë gjë në gojë.
    Miku i tij pohoi se edhe ai ishte në të njëjtën gjendje.


    * Një shoku i tij e thirri një mëngjes për të bërë një shëtitje, por Shuberti po vonohej duke rrëmuar nëpër disa rafte për të gjetur një palë këpucë pa vrima.
    - Më duket, - i tha me shaka shokut të tij, - se në Vjenë nuk prodhojnë këpucë pa vrima.
    Në tetor të vitit 1808 Shuberti u paraqit me të atin në kapelën perandorake, kur donte të hynte në shkollën e muzikës. Franci i vogël, i veshur me rroba të bardha, doli midis kandidatëve, të cilët filluantë qeshin me të.
    - Ai, - thanë ata, - është i biri i ndonjë mullisi. Të gjithë kandidatët i thirrën me radhë. Në fund i erdhi radha edhe Shubertit të vogël.
    - Ja edhe mullisi i vogël, - thirrën duke qeshur fëmijët e tjerë, - shikoni se tashti do të shkrihemi.
    Por të qeshurat nuk zgjatën. Sapo nisi të interpretonte Franci i vogël, komisioni u habit nga mjeshtëria e tij dhe e pranoi menjëherë në shkollë.


    * Dashuria e parë e Shubertit ishte e parakohshme. Ai ishte ende adoleshent kur dashuroi një vajzë, një farë Tereza Grop.
    Ajo nuk ishte as shumë e bukur, madje kishte edhe fytyrën të vrarë nga lia. Por ajo ishte shumë e mirë si njeri, shumë e urtë, shumë e dashur dhe shumë e ëmbël. Kur prindërit e saj i thanë të martohej me një tjetër (Shuberti i ri nuk kishte atëherë mjetet për t'u martuar dhe për të siguruar të ardhmen e gruas) ajo nuk kishte forca për të kundërshtuar.
    - Kështu, - thoshte Shuberti shumë vjet më vonë, - nuk munda ta kisha atë. Dhe nuk kam mundur kurrë në jetë të kem atë që kam dashur.


    * Shuberti ishte shumë fatkeq në dashuri. U dashurua me një konteshë të bukur, të bijën e një fisniku mburravec austriak, por ndryshimi i gjendjes së tyre shoqërore i pengonte për t'u martuar.
    - Përse nuk më ke kushtuar mua asgjë? - e pyeti një ditë kontesha.
    - Po çfarë thua? - ia priti në mënyrë të papërmbajtur Shuberti. E gjithë ajo që bëj të përket ty dhe të është kushtuar vetëm ty
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #45
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    SHUMAN, Robert



    Shuman Robert (1810 - 1856) muzikant dhe pianist i shquar



    * Në kohën e rinisë Shumani studjoi nga të gjitha, nga violina e deri te filozofia, nga pianoja te drejtësia. U laurua në drejtësi, por në fund iu kushtua krejtësisht pianos. Ai deshi të bëhej pianist koncerti. E rrëmbeu ideja që të ndërtonte një sistem të ri të gishtit, - sipas të cilit duhej t'i binte pianos vetëm me katër gishta, duke e lidhur një gisht me një copë rrip. Kjo shpikje të cilën e mbajti në fshehtësinë më të madhe, i shkaktoi një paralizë të gishtit. Ai hoqi dorë nga ëndrra për t'u bërë pianist.


    * Shumani u ftua një herë në Oborr së bashku me gruan.
    Mbreti injorant mendoi se muzikanti ishte e shoqja dhe jo ai. E ftoi në piano dhe gruaja luajti një pjesë të burrit. Mbreti e përgëzoi shumë gruan e artistit, pastaj i tha, që t'i prezantonte burrin.
    - Po ju, - i tha, - jeni edhe ju muzikant?
    - Nganjëherë madhëri, - u përgjigj Shumani.


    * Nëpër sallone Shumani ishte gjithnjë i heshtur.
    - Po ju zotni nuk flisni kurrë, - i tha një zonjë.
    - Zonjë, unë flas kuf jam në pianoforte.
    Me gjithë vështirësitë materiale dhe shëndetin e dobët Shumani kompozonte në mënyrë të palodhur. Brenda njëzet ditëve kompozoi dhe shkroi të njëzeteshtatë faqet e Mirtit1'. Pas kësaj pune të lodhshme tha:
    - E ndiej veten shumë të tronditur, më duhet të pushoj pak, por nuk mundem, nuk mund të bëj ndryshe, dua të këndoj si bilbili deri sa të vdes.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #46
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    RABLE, Fransua


    RABLE Fransua (1495-1553) mjek, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj francezë



    * Rable ishte një mik i një kardinali të njohur të kohës. Një ditë u vu në një lloj peshku i mrekullueshëm. Rable e preku me pirunin e tij tha: "Është e vështirë për t'u tretur". Kardinali, që kishte shumë frikë ushqimet që nuk treteshin lehtë, e hoqi peshkun mënjanë. Pas pak Pa Rablenë që po e hante pjesën e tij qetë-qetë.
    jo për peshkun.

    * Kur Rableja dhe kardinali shkuan në Romë i priti Papa.
    Kardinali u lëshua që t'i puthte pandoflën shenjtërisë së tij, kurse Rableja me ta parë u largua pa thënë asnjë fjalë.
    Kur e pyeti Kardinali për shkakun e largimit, Rableja iu përgjigj:
    - Ju që jeni padroni im i puthët pantoflat, po unë atëherë çfarë dreqin do t'i kisha puthur?

    * Rable arriti një herë natën vonë në Marsejë. Në hotel nuk kishte vende dhe portieri nuk mund ta pranonte. Pas lutjeve të shumta hotelxhiu e pranoi në një db.omë të rezervuar, me kusht që të mos bënte as më të voglën zhurmë, se në dhomën pranë tij ishte një njeri me rëndësi, që nuk donte asnjë lloj zhurme aty pranë.
    - Ma jep se do të jem i heshtur si varri, - i tha Rableja.
    Pastaj hoqi këpucën e lëshoi pa kujdes në dyshemenë me dërrasë. U bë zhurmë e madhe në qetësinë e natës. Atëhere. u kujtua dhe këpucën tjetër e hoqi me kujdesin më të madh e pa bërë asnjë zhurmë. Pastaj u fut qetë-qetë në krevat. Pas pak kohë dëgjoi nga dhoma pranë një thirrje të fortë:
    - E po ç'pret akoma, more kafshë, që nuk e heq edhe këpucën tjetër?

    * Kur Rableja ishte i sëmurë rëndë për vdekje, u mblodhën rreth shtratit kolegët e tij, mjekët më të mirë, që përpiqeshin të bënin diçka për të. Ai iu drejtua me këtë lutje të fundit:
    "Lermëni të vdes me vdekje natyrale!"

    * Rableja e ruajti humorin e tij deri në pikën e fundit të jetës. Kur erdhi prifti për t'i bërë ritin e fundit, një nga të pranishmit e pyeti:
    - Ja zotnia jonë që vjen të të vizitojë. E njihni?
    - Po, - u përgjigj Rableja, - e njoh nga kafsha e tij e preferuar. Dihej se kafsha që parapëlqente shërbëtori i Jezu krishtit ishte gomari.

    * Fjalët e fundit që tha Rableja në shtratin e vdekjes ishin:
    - Uleni siparin, komedia mbaroi! Unë po shkoj të kërkoj një "Ndoshta më të madhe.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #47
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    RAFAEL, Santi



    RAFAEL Santi (1483-1520) një nga piktorët më të mëdhenj të Rilindjes italiane të gjysmës së parë të shek. XVI



    * Dy kardinalë po e qortonin një ditë Rafaelin sepse u kishte dhënë ngjyrë shumë të gjallë apostujve Pjetër dhe Pavël.
    - Megjithatë kjo nuk duhet t'ju çudisë, - u përgjigj artisti. - I kam pikturuar pikërisht kështu se janë në parajsë të skuqur nga turpi, duke parë kishën që ka rënë në këto duar të këqija.
    E pyetën Rafaelin sesi kish arritur në këtë nivel të lartë përsosmërie, Ai u përgjigj:
    - Duke mos lënë asgjë pas dore.

    * Rafaeli i donte shumë nxënësit e tij dhe sillej me ta me një përzemërsi të madhe, duke u dhënë pa kursim "sekretet" e artit. Prandaj atë në rrugë e rrethonin me dashuri një numër i madh nxënësish dhe dashamirësh.

    * Rafaeli pranonte këshilla dhe sugjerime edhe nga miqtë e tij letrarë. Midis tyre ishte Ariosto, i cilii e kishte frymëzuar për veprën "Dashuri dhe shpirt". Koncepti i tij artistik ishte: "Artisti nuk duhet të japë natyrën siç është, por si duhet të jetë".


    * Rafaeli ishte shumë i njerëzishëm dhe i dashur me njerëzit. Kur dëgjoi që një plak nga Ravena ishte shumë i ditur por i varfër, e mori në shtëpinë e tij dhe e rrethoi me një kujdes të veçantë. Dëgjonte gjithnjë me vëmendje mendimet e tij dhe e deshi shumë deri sa jetoi. Shumë i lidhur ishte edhe me Kastilionen. Gjithnjë u tregua mirënjohës me xhaxhain e tij që e kishte marrë në shtëpinë e vet kur ai ende fëmijë mbeti jetim. Kur vdiq Rafaeli, njerëzit e thjeshtë, që jeta nuk i kishte lejuar të merreshin shumë më artin, e qanë me lot dëshpërimi dhe e përcollën me një respekt të jashtëzakonshëm.
    Pas vdekjes së tij Roma u plaçkit dhe u rrënua nga gjermanët të cilët dëmtuan edhe Dhomat e famshme të Rafaelit në Vatikan që më vonë u restauruan nga Sebastiani i Plumbit.
    Ticiani, që nuk dinte gjë për këto ripunime dhe që nuk i kishte parë kurrë. Dhomat e famshme, takoi në rrugët e Romës mikun e tij Sebastianin e Plumbit dhe iu lut që ta çonte për t'i vizituar. Me të arritur te Dhoma, Ticiani i indinjuar thirri:
    - Kush është ai i krisur e i papërmbajtur që ka guxuar të bëjë këto marrëzira mbi këtë kryevepër?
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #48
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    RASIN, Zhan



    RASIN Zhan (1639-1699) Poet i madh francez



    * Prindërit dëshironin që Zhani i vogël të bëhej prift dhe e dërguan në kolegj. Djali nuk kishte asnjë dëshirë për shërbimin fetar dhe i kalonte orët e studimit duke lexuar romane dhe tragjedi. Një herë kujdestari i kolegjit e kapi kur po lexonte një tragjedi dhe ia mori librin. Rasini gjeti një kopje tjetër të tragjedisë, e mësoi përmendësh pjesën dhe ia dha librin kujdestarit duke i thënë:
    - Tashti mund ta merrni dhe madje mund ta digjni.


    * Kur u dha për të parën herë shfaqja e komedisë "Grindavecët" e Rasinit, ajo u fishkëllye. Molieri, që e pa shfaqjen, mendonte se ishte një komedi e mirë. Ky gjykim i vajti në vesh mbretit. Ai e kërkoi ta shikojë vetë dhe komedia u dha në Oborrin mbretëror. Mbreti i dha të drejtë Molierit dhe komedia pati sukses të madh. Aktorët donin t'i jepnin lajmin e gëzuar Rasinit po atë natë. Megjithëse kaloi mesi i natës ata me një varg karrocash u nisën për te shtëpia e tij. Fqinjët menduan se kishin ardhur xhandarët për të arrestuar Rasinin, sepse ai kishte folur keq për gjyqet në komedinë e tij. Të nesërmen në Paris u hap fjala se Rasini ishte burgosur.


    * Mbreti Luigji XIV, kur u kthye në Versajë pas një beteje, u habit me Rasinin dhe Bualonë,1' që të dy historianë të Oborrit, që nuk kishin shkuar në fushën e luftës për të parë sesi ishte bër rrethimi i trupave.
    - Si thatë madhëri? - i tha mbretit Rasini, - po ne nuk kishim rroba për të qenë dhe gjatë kohës që rrobaqepësi po qepte rrobat tona, madhëria juaj i dhatë fund betejës shumë shpejt përpara se ai t'i përfundonte.


    * Dy autorë kishin bërë një pjesë teatrale me titull "Ifigjenia", për të
    konkurruar veprën me të njëjtin titull të Rasinit.
    Shfaqja e tyre nuk pati sukses. Rasini që të hakmerrej ndaj tyre u tha: - Përpara se të jepej shfaqja secili nga autorët pretendonte vetë për
    autorësinë. Menjëherë pas shfaqjes secili donte t'ia jepte tjetrit autorësinë
    e veprës.


    * Rasini mirëpritej në sallonet mondane megjithëse nuk mashtrohej prej tyre. Një herë u tha fëmijëve:
    - Mos besoni se njerëzit më përkëdhelin për vargjet e mia. Korneji i bën më të mira se unë dhe megjithatë askush nuk thotë gjë për të. E vërteta është se në sallonet mondane gjithkush flet për të që i intereson dhe askush nuk thotë gjë për mua. Ja pra ky është sekreti.
    Kur shkroi tragjedinë "Mitridati", doli të shëtiste në kopshtin e Tylerive, ku disa punëtorë po punonin. Rasini ecte duke deklamuar me zë të lartë vargjet e tij. Punëtorët lanë punën dhe po e ndiqnin nga pas, sepse, duke e parë ashtu që bënte gjeste dhe fliste fjalë të palidhura, menduan se mos ishte çmendur e do të mbytej në liqenin e kopshtit
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #49
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    REMBRAND, Harmaus Van Rejn



    REMBRAND Harmaus Van Rejn (1607-1669) Piktor i shquar dhe skalitës holandez



    * Rembrandi ishte miqësuar me një kryetar bashkie dhe të dy bashkë shkonin shpesh në fshat. Një ditë, sapo ishin ulur në tryezë, kryetarit i ra ndërmend se kishte harruar mustardën. Ai dërgoi shërbëtorin që të blente në fshatin fqinjë.
    - Atëherë nuk kemi për të ngrënë, - tha Rembrandi.
    - Oh, jo, - ia priti miku, - fshati ja këtu afër është, dy hapa larg dhe për pak minuta mustardën e kemi këtu.
    - Eshtë aq larg sa po të shkojë dhe të vijë ai unë ndërkohë mund të mbaroj së gdhënduri një copë dru.
    Për këtë ata vunë një bast. Rembrandi iu vu punës shpejt, vizatoi dhe pastaj gdhendi peisazhin që vështronte nga salla e ngrënies dhe e mbaroi punimin edhe më përpara se të kthehej shërbëtori me mustardën. Kështu e fitoi bastin dhe i habiti mysafirët për shpejtësinë me të cilën punoi.


    * Për të ngritur çmimin e veprave të tij Rembrandi ra në ujdi me të shoqen që të largohej për ca kohë nga Amsterdami dhe të hapte fjalë se kishte vdekur. Gruaja e tij për ta bërë më të besueshme lojën u vesh me të zeza dhe mbajti zi. Atëherë amatorët vrapuan nga të gjitha anët e Holandës për të blerë veprat e tij me çmime më të larta.


    * Një ditë një koleg e qortoi sepse kishte përdorur bojëra që e bënin tablonë jo shumë të qartë. Rembrani i tha me krenari: - Po unë bëj piktura, nuk bëj bojëra.


    * Bashkëkohësit tregojnë se nxënësit e Rembrandit kishin pikturuar aq mirë disa monedha ari mbi dysheme, sa ai i kujtoi si të vërteta dhe u
    përkul që t'i merrte.
    Thonë gjithashtu se kur vinte në ankand disa nga veprat e tij Rembrandi maskohej, futej në mes të turmës që të mbante të larta çmimet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #50
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    RISHËLJE, Armand


    RISHËLJE Armand (1585-1642) Klerik, statist i shquar francez



    * Më 17 prill 1607 Rishëlje shkoi në Romë që të shugurohej peshkop. Papa e pyeti nëse kishte moshën e duhur për ofiqin e ri dhe ai iu përgjigj se e kishte. Pas ceremonisë së rastit peshkopi i ri u lëshua në këmbët e Papës për t'i kërkuar falje për gënjeshtrën që i kishte thënë.
    - Shenjtëri unë nuk e kam moshën e duhur për të qenë peshkop, mirëpo tani çështja ka mbaruar dhe nuk ka më ilaç për shërim.
    Papa e vërejti në sy, u kthye nga shoqëruesi dhe i tha:
    - Ky djalë do të bëhet dinak i madh.


    * Kardinali Rishëlje i tha një mikut të tij:
    - Nuk ndërmar kurrë asnjë punë pa e menduar mirë më parë. Vetëm kur gjithçka e kam sqaruar, atëherë shkoj përpara drejt qëllimit duke përmbysur dhe rrafshuar çdo pengesë.
    Pastaj e mbuloj çdo gjë me veladonin tim. Megjithëse ishte shumë i zgjuar, Rishëlje kishte edhe çaste çmendurie. Shpesh i dukej vetja se ishte bërë si kalë, vraponte dhe hidhej përpjetë rreth bilardos së tij deri sa mbytej në djersë, pastaj fshihej, futej në krevat dhe flinte me kënaqësi të madhe. Kur ngrihej nga gjumi nuk kujtohej fare për atë që kishte bërë.


    * Rishëlje i tha njëherë gjykatësit të tmerrshëm Labordmo: - Më jepni dy rreshta të shkruara nga një njeri të cilin ato e bëjnë të pafajshëm, kurse unë do të gjej argumente për ta dënuar me vdekje.
    Rishëlja i tha një shkrimtari:
    A mund ta gjesh se ç'bëj unë më me kënaqësi?
    - Pa tjetër duhet të jetë ajo që është për të mirën e Francës dhe për lumturinë e banorëve të saj.
    - Aspak, - tha Rishëlje, - përkundrazi, është ajo kur unë shkruaj vjersha. Ai kalonte orë tëra për të bërë vjersha të këqija dhe gjatë kësaj kohe nuk priste njeri.
    Për Rishëljenë thuhej se padroni i vërtetë i Francës ishte ai ndërsa mbreti nuk komandonte asgjë. Duka d'Eparnon thoshte atëherë:
    - Në të vërtetë ai i ka lënë mbretit privilegjin që të shërojë sëmundjen e skrofullës (stërkungullit).
    Kardinali Rishëlje kur po vdiste i tha mbretit:
    - Madhëri, po të lë ministra të mirë. Dëgjoi gjithnjë ata.
    Por më shumë se t'u druhesh armiqve të jashtëm, ki mendjen për armiqtë që flenë në Oborrin tënd. Ata janë më të rrezikshëm. Janë ata që mua më kanë shqetësuar dhe më kanë hapur më shumë punë.


    * Kur vdiq kardinali Rishëlje kapiteni i gardës Truasvejë tha:
    - Në qoftë se kardinali tani ndodhet në Parajsë, kjo do të thotë se gjatë
    për parajsë djalli u gënjye prej tij.


    * Në paris u përhap një epitaf për Rishëljenë:
    "Këtu dergjet një kardinal i famshëm që bëri më shumë keq se mirë. Të mirën e bëri të keqe kurse të keqen e bëri të mirë".
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Agim Doçi
    Nga Agim Doçi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  3. Shoqeria apo dashuria me njerez qe marrin droge??
    Nga dodoni në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 05:20
  4. Vajzat tona punojnë si prostituta në Itali: na zhgenjyen
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 08:29
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •