SENS, San
SENS San (1835 - 1921) Pianist dhe kompozitor francez
* San Sens ishte modest dhe tallej me ata që i bënin lajka. Një ditë një miku i tij organist i tha: - Lum ju mjeshtër që po lini një vepër të pavdekshme. ,
- Dhe cila, - pyeti menjëherë kopozitori, - nga e gjithë muzika ime do ta kalojë provën e shekujve?
- Henriku VI".
- Mirë e ke, ashtu është, edhe unë jam me ju, - i tha kompozitori. Po nga e gjithë opera, cila është ajo pjesë që nuk do të harrohet lehtë?
- Aria e baritonit në aktin e tretë.
- Oh! Mrekulli këtë kam edhe unë në mend. Atëherë nga pjesa që do të jetë e përjetshme a mund të më këndosh diçka?
Organisti, që nuk mund t'i shmangej kërkesës së mjeshtrit, e këndoi arien.
Sen Sansi ia plasi të qeshurit dhe i shpjegoi organistit: Ajo që këndove ishte një pjesë nga "Hugenotët".
* Sen Sansi tregonte se me dëshirën e vet ishte treguar vetëm njëherë mendjemadh gjatë gjithë jetës së tij. Hyri në sallon ku të gjithë të pranishmit po diskutonin me pasion të veçantë për muzikën. Polemika ishte ashpërsuar shumë dhe i kishte kaluar kufijtë e mirësjelljes ndërmjet dy palëve. Njëra palë mbronte Vagnerin, kurse tjetra ishte kundër tij. Ata ishin nxehur shumë saqë po kalonin në fyerje.
- E po mirë, ja të pyesim Sen Sansin, - thanë kundërshtarët. Ti për kë je, për Vagnerin apo për Gunonë?
- Unë jam për Sen Sansin, - u përgjigj ai duke qeshur. Atëherë të gjithë u turrën atij.
- Kështu, - përfundoi mjeshtri, - arrita t'i pajtoj të gjithë me njëri-tjetrin dhe t'i vë kundër meje.
* Një kompozitor i ri kompozoi një kantatë. Kur do të ekzekutohej autori thirri në shfaqje Sen Sansin e shquar për t'i dhënë mendim. Pasi mbaroi koncerti, autori i ri u afrua te mjeshtri i vjetër dhe e pyeti gjithë ankth se Çfarë mendonte.
- Mirë, mirë! - tha Sen Sansi, - e keni kryer etapën e parë të karrierës suaj muzikore. Tashti do të duhet... tashti do të duhet...
- Çfarë do të më duhet? Thuaje mjeshtër të lutem pa lavdërime. Epo mirë pra, tashti ty të duhet të fillosh të studiosh muzikë.
Krijoni Kontakt