Close
Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 165
  1. #121
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    GOGOL Nikollai



    GOGOL Nikollai (1809-1852) shkrimtar i njohur rus, themelues i realizmit kritik në letërsinë ruse





    * Në moshën nëntëmbëdhjetëvjeçare, Gogoli la vendin e lindjes për të shkuar në Petërburg, që të mbaronte studimet.

    Në vendlindje, midis, njerëzve të dashur, la edhe një vajzë që e dashuronte.

    - Mos prano të flasësh me mua, - i tha ai vajzës, - në qoftë se nuk do të bëhem i shquar.





    * Katër vjet më pas, kur Gogoli ishte pothuaj njëzet e tre vjeç, botoi librin e tij të parë me tregime "Vegimet e kasolles".

    Në tipografi, ku vajti për të korrigjuar bocat e librit, e rrethuan të gjithë tipografët dhe nisën të buzëqeshnin. Ata i thanë se tregimet e tij i kishin kënaqur. Prandaj edhe i shprehën Gogolit mirënjohjen e tyre duke qeshur. - Atëherë kuptova - tha Gogoli me vete, - se unë isha një shkrimtar i pëlqyer prej popullit.






    * Një ditë, kolegu dhe miku Aksakov iu ankua Gogolit për vështirësinë e gjetjes së temave interesante.

    - Jeta, - tha ai, - është monotone dhe e varfër, nuk ka asnjë të re dhe

    interesante.

    Gogoli e pa dhe i tha me ironi:

    - Komiciteti është fshehur në çdo gjë. Në qoftë se artisti do të dijë të

    na tregojë se në ç'situatë qesharake jetojmë, në të gjithë do të mbetemi të

    gajasur.





    * Shfaqja e parë, "Revizori", u dha më 11 Prill 1836. Gogoliishte atëherë 27 vjeç. Në këtë shfaqje Cari u kënaq së tepërmi. Kur mbaroi shfaqja u tha atyre që e shoqëronin:

    - Në këtë komedi të djallëzuar ka për të gjithë dhe secili prej nesh ka

    diçka të vetën aty. Unë ndoshta më shumë se të tjerët.





    * Censuruesi i romanit "Shpirtëra të vdekur" të Gogolit tha:

    - Nuk mundem kurrë të lejoj botimin e një libri që ka një titull të tillë!

    Si? "Shpirtëra të vdekur nuk ka dhe nuk mund të ketë, Autori me këtë

    vepër, ka guxuar të verë në dyshim pavdekësinë e shpirtit!

    Atëherë,miqtë e romancierit u përpoqën t'i shpjegonin censuruesit se ishte fjala për një batakçi që blente te fisnikët bujkrobërit e vdekur, të cilët i paraqiste si të gjallë që të merrte paradhënie nga banka.

    - E po, si kërkon, pra, prej meje të jap autorizimin për botimin e një

    libri që fyen institucionin e bujkrobërisë? - thirri ai.

    Botimi i këtij libri atëherë u ndalua.



    * Gogoli i lexoi Pushkinit të madh dorëshkrimin e "Shpirtërave të vdekur". Gjatë leximit, Pushkini u prish në fytyrë dhe e mbuloi trishtimi. Kur kishte mbaruar së lexuari Gogoli, Pushkini psherëtiu thellë dhe tha:

    - O zot! Sa e mjerë është kjo Rusia jonë!

    Kjo thirrje e habiti Gogolin. Ai kishte pasur dëshirë vetëm të kënaqte lexuesit. Libri i tij kishte rëndësi më të madhe, sepse ishte një satirë e hidhur për gjëndjen e vendit të tij.



    * Vitet e fundit të Gogolit ishin mjaft të trishtueshme. Ai kaloi në një gjëndje të rëndë shpirtërore.

    Fjalët e tij të fundit qenë:

    - Një shkallë, shpejt, më sillni një shkallë.

    Më vonë u gjet një skicë testamenti ku ishte shkruar: "Qofshi shpirtëra të gjallë dhe jo shpirtëra të vdekur".
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #122
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    GOJA Francisko



    GOJA Francisko (1746-1828) piktor i shquar spanjol



    * Goja vizatonte me një lehtësi të çuditshme. Kur po rrinte me disa shokë si për të kaluar kohën, nxori shaminë nga xhepi, e zhyti në llucë dhe nisi të vizatojë një skenë kryengritjeje kaq mirë, sa turma u grumbullua e mahnitur rreth piktorit të ardhshëm.

    * Goja ishte bir i një fshatari. Kur shkoi në Saragosë, u përzie në disa grindje studentësh dhe njerëzish të tjerë. lu desh të largohej nga qyteti, sepse kishte marrë pjesë në një grindje, ku kishin mbetur tre të vdekur. Për t'u fshehur nga policia, shkoi pas një grupi toreadorësh. Me ta bëri turne nëpër Spanjë. Pastaj shkoi në Itali, ku u dashurua me një vajzë të bukur. Prindërit, e mbyllën vajzën në një manastir, por Goja i kaloi muret e manastirit, rrëmbeu vajzën dhe pastaj u nis me të për në Spanjë.

    * Kur u bë i famshëm, Françesko Gojën, e kërkonin të gjitha sallonet aristokratike. Ai hyri edhe në oborrin mbretëror. Megjithatë, Goja simpatizonte njerëzit e popullit. Shpesh, kur dilte nga pallati mbretëror jashtë, e prisnin miqtë e tij toreadorë, shitësit e ujit dhe rritësit e mushkave. Goja nga të pasurit kërkonte të paguheshin mirë tablotë e tij, kurse për të varfërit vizatonte gratis tabelat e dyqanxhinjve të Madritit.- Njerëzit e thjeshtë të popullit e thërrisnin me emër dhe për çështjet e tyre donin ta kishin si gjyqtar, veçanërisht kur ishte fjala për luftërat dhe duelet fshatare.





    * Goja ishte duke punuar për portretin e gjeneralit angez Velington. Një ditë, gjatë kohës së pozimit, Velingtoni i bëri vërejtje sikur po e nxirrte shumë të egër. Goja u zemërua aq shumë sa rrëmbeu pushkën që e kisht pranë dhe deshi ta vriste gjeneralin anglez. Edhe këtë radhë iu desh t'i mbathë nga Madriti dhe të kërkojë strehim në Bordo. Por Velingtoni e fa^ për t'ia mbaruar portretin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #123
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    GORKI Maksim


    GORKI Maksim (1868-1936) themelues i realizmit socialist në letërsinë e BS



    * Prindërit e varfër e lanë Maksim Gorkin jetim. I vetmi i afërm i mbei gjyshi plak, i cili u përkujdes shumë për nipin e vogël. Djali ishte kokëfort e me shpirt kryengritës dhe iu fut shumë zanateve. Ai u bë kamariei këpucar, gdhendës, pastaj piktor, pjatalarës, kopshtar, por të gjitha i 1 dhe mori rrugët. U fut si shërbëtor në një anije, nisi të shëtiste nëpër bot dhe në orët e pushimit, pasi kishte gjetur disa libra të Dymait (babaii dhe të Gogolit, iu vu leximit. Ashtu papritur i erdhi dëshira e papërmbajtu për të mësuar.

    Zbriti në Kazan dhe kërkoi të gjente ndonjë shkollë ku të jepej mësii pa para. Shkollë të tillë nuk gjeti. Përsëri nisi Odisenë e tij, duke u bër hamall, roje në hekurudhë, shitës pijesh. Kështu njohu të gjithë të mjerë dhe të pastrehët që i quajti "Fëmijët e çifutit endacak". Këta i admir< shumë.



    * Qysh në fëmijëri, Gorki kishte miqësi me Shaljapinin, i cili më vonë bë këngëtar i dëgjuar në të gjithë botën. Një herë, Shaljapini dhe Gork për të fituar diçka, shkuan së bashku në një shoqëri teatrale. U paraqitë si koristë. Gorki, u pranua me vota të plota për zërin e tij të bukur pr< tenori, kurse Shaljapini nuk u pranua si i paaftë për të kënduar.

    Më vonë Gorkit, në një natë shumë të ftohtë dimri, i ra të fikët dh mbeti gjatë përjashta. Mori një plevit të fortë me komplikime të shumt në fyt. Kur u shërua, zëri i tij i bukur prej tenori ishte ashpërsuar dh ngjirur.

    * Maksimi mori pseudonimin Gorki, që në rusisht do të thotë "i hidhur Kjo ishte një sfidë për shoqërinë e atëhershme, e cila u soll si njerkë IE të.

    Vetëm në vitin 1892, një student e këshilloi të merrej me shkrime dt të hidhte në letër ato ndodhi që ai vetë ua tregonte me aq gjallëri të njohun të tij. Shkrimtari Korolenko e ndihmoi dhe e bëri Gorkin që të njihej si shkrimtar.



    * Mjeku e kishte ndaluar Maksim Gorkin të pinte cigare. Megjithatë, ai nuk e dëgjonte mjekun dhe pinte cigare pas cigaresh.

    - Përse pi cigare? - i tha një ditë e zemëruar e shoqja, kur ai po teshtinte

    vazhdimisht.

    - Po ti përse jeton? - e pyeti ai i vrejtur.

    Më 1891, ishte në Nizhni Novgorod si shitës shetitës. Ndërkohë, mori vesh se aty rrinte edhe shkrimtari i famshëm Korolenko. Shkoi që të merrte mendim prej tij për një poemë. Korolenko e lexoi poemën dhe thirri:

    - Është e keqe, nuk ka asnjë vlerë.

    Kur e pa Gorkin që u trishtua, shpejtoi të shtonte:

    - Po unë në fund të fundit jam gjykatës i keq për vargjet. Nga poezia

    nuk marr vesh dhe aq shumë. Më sill të shoh diçka nga proza juaj.

    Kjo e nxiti Gorkin të shkruajë novelën e tij të parë. Kështu talenti i tij gjeti rrugën e vërtetë.



    * Një ditë ishte duke lexuar biografinë e Çelinit1' të përkthyer në rusisht. Dikush tha se ishin krejt pallavra. Gorki protestoi duke thënë;

    - E po mirë, në qoftë se janë pallavra mua më pëlqyen edhe ashtu siç janë. Janë pallavra të çuditshme. Vetëm ai dinte t'i thoshte dhe vetëm në kohën e tij të thuheshin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #124
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    GUNO Sharl


    GUNO Sharl (1818-1893) kompozitor francez që shquhet për sensin e masës dhe qartësinë në veprat e tij





    * Në kolegjin "Karli i Madh", në një nga profesorët kishte vlerësim të madh për poezinë latine. Në klasë dikush prishi qetësinë. Profesori kërkoi shkaktarin. Meqenëse ai nuk doli, profesori e dënoi gjithë klasën që të mos dilte për pushimin e javës nga konvikti. Atëherë Guno shkroi një ode sipas stilit latin dhe të nesërmen ia vuri mbi tryezë mësuesit.

    - Kush i ka shkruar këto vargje? - pyeti ai.

    Guno i doli përpara. - Mirë të lumtë! - tha profesori. Për hatrin tënd nuk po i jap dënimin gjithë klasës. Fëmijët e mbytën me brohoritje poetin e vogël, Guno.



    * Si nxënës, i dalluar në kolegj, Gunosë i kishin dhënë leje për të parë një shfaqje. Fëmija i vogël përjetoi në shfaqje një ndjenjë të pashlyer. Salla me drita, muzika, këngëtarët e shquar të asaj kohe, çdo gjë e entusiazmoi pa masë.

    - Dola prej aty, - tregonte shumë vjet më vonë, - krejt i pakënaqur nga jeta dhe i zhytur thellë në ëndërrime. Nuk munda të mbyll sy për disa net me radhë. Një ndenjë e thellë më kishte rrëmbyer gjithë qënien. Desha dhe unë të bëja një vepër muzikore, një "Otello". Kërkova me vendosmëri nga nëna ime që të studioja muzikë.



    * Duke njohur përvojën, (babai i Gunosë kishte qenë piktor) mizerjen dhe vështirësitë e jetës së artistit, nëna u tmerrua nga vendosmëria e të birit për t'u marrë me muzikë. Shkoi te drejtori i kolegjit, një farë Poirson, ku studionte i biri.

    - Djali juaj nuk mund të bëhet muzikant, - e siguroi ai, për këtë mos

    dyshoni aspak, ma lini mua në dorë.

    Thirri djalin dhe kërkoi që ta bindte.

    - Të jesh muzikant nuk është profesion, - i tha ai.

    - Si? Nuk është profesion të jesh Rosin ose Moxart?

    - Eh! Dhe atje synon të arrish ti? Po mirë, atëherë, të bëjmë një provë.

    Merre dhe vure në muzikë këtë poezi. Ai i dha romancën e një poeti të

    dëgjuar të kohës, që djali trembëdhjetëvjeçar nuk e njihte fare. Pas disa

    ditësh, drejtori e pa djaloshin përpara tij me pjesën e kompozuar.

    - Si? E paske bërë? Le ta dëgjojmë atëherë.

    Gunoja u ul në piano dhe nisi të këndojë. Pas pak sytë e drejtorit u mbushën me lot dhe i emocionuar tej mase tha:

    - Shko, shko, biri im, shko që të bëhesh muzikant, se ke të drejtë.

    E ëma nuk mundi ta kundërshtojë më të birin dhe e futi në shkollën e muzikës. Mësuesi që e dëgjoi interpretimin e tij, i tha s'ëmës:

    - Djali juaj di më shumë nga ç'mund t'i mësoj unë, vetëm se nuk arrin

    ta kuptojë këtë. Megjithatë, nëna iu lut atij që të mos ia kursente vërejtjet

    të birit. Pas disa muajve, kur shkoi ta merrte të birin, mjeshtri tha këto

    fjalë:

    - Kam bërë gjithçka për ta dekurajuar, por nuk ia kam arritur.

    Përkundrazi, vështirësitë në vend që ta trembin e kanë nxitur më shumë dhe ia kanë shtuar interesin. Dhe më pëlqen më shumë tek ai, kurioziteti për të ditur sa më shumë.

    Për çdo gjë kërkon të dijë "psenë".

    - Atëherë, - thirri nëna, - më duhet që t'i nënshtrohem.



    * Muzikanti i ri ishte bir i një gdhëndësi dhe disenjatori të dëgjuar në Paris. Kur Gunoja i ri ishte në Romë, në pensionin ku banonte ishte drejtor piktori i famshëm Ingres. Muzikanti i ri dëfrehej në orët e lira, duke shëtitur në periferi të Romës dhe duke bërë vizatime të ndryshme me të cilat mbushi një album. Pasionin për ta vizatuar e kishte trashëguar nga i ati. Një ditë, kur u kthye nga një prej shëtitjeve, takoi te kangjellat e vilës Ingresin. Ky deshi t'i shohë vizatimet që kishte në albumin e tij.

    - Ju i keni bërë këto vizatime? - e pyeti ai i habitur.

    Dhe pasi mori përgjigjen shtoi:

    - Po e dini që ju vizatoni bukur si babai juaj? Po të duash unë mund të

    jap mësime dhe me talentin që ke me siguri do të bëhesh një piktor i

    shquar.

    - Po si thoni ju, zoti Ingres, të lë karrierën që më pëlqen aq shumë për

    të filluar një tjetër? Jo, jo këtë nuk e bëj dot kurrë!



    * Shfaqja e parë e "Faustit" qe shumë e ftohtë. Pak duartrokitje dhe shumë kundërshtime. Një nga kritikët më të mëdhenj të kohës shkroi një ditë më vonë; "Në poemën gjermane doktor Fausti tregohet i lodhur dhe i mërzitur nga jeta. Tashti mjeshtri Guno e ka paraqitur këtë mërzi me vërtetësi të madhe. Eshtë e rrezikshme të nxitet ndërgjegja artistike deri në atë masë".



    * Në shfaqjen e parë të "Faustit" një mik e pyeti Gunonë dyzetvjeçar:

    - Cila do të ishte me saktësi mosha e Faustit në aktin e parë?

    - Zoti im, - u përgjigj Gunoja, - mosha normale e pleqërisë është

    gjashtëdhjetë vjeç.

    Njëzet vjet më vonë, kur Gunoja ishte bërë gjashtëdhjetë vjeç ai i bëri të njëjtën pyetje.

    - Zoti im, - u përgjigj Gunoja, - mosha normale e pleqërisë është

    tetëdhjetë vjeç.



    * Sharl Guno kishte shkruar në portën e shtëpisë së tij: "Kush vjen të më takojë më bën nder, kush nuk më vjen më jep kënaqësi".






    * E pyetën një herë Gunonë në se kishte fituar shumë me muzikën e

    - Muzika si art, - ishte përgjigjur ai, - është më e shkëlqyera ng;

    gjitha, por si profesion është i urryer. Dhe, në fund të fundit, a ëshl

    drejtë të jetë kështu? Toka nuk mund të përshtatet e të pranojë atë <

    përket qiellit.

    * Gunoja e admironte shumë Bahun dhe e quante "Zoti ynë i shei Bah". Por ai nuk donte aspak që ta imitonte. Për këtë thoshte:
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #125
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    FRANKLIN, Beniamin



    FRANKLIN Beniamin (1706-1790) Veprimtar politik amerikan, diplomat, shkencëtar



    * Franklini protestoi kundër sistemit elektoral të zgjedhjeve me Cens nëpërmjet kësaj batute:
    - Unë kam një gomar të mirë dhe për ta mbajtur atë paguaj një taksë, për pasojë jam zjedhës. Po të më ngordhë kafsha nuk paguaj dhe nuk jam më zgjedhës. Tani, pra, në fund të fundit, dua të di, zgjedhës jam unë apo gomari im?


    * Krahas veprimtarive të tjera, Franklini hapi edhe një librari. Një ditë hyri në dyqan një blerës. Shegerti ia dha librin.
    - Sa kushton?
    - Një dollar, - u përgjigj shegerti.
    Blerësi që donte të shpenzonte sa më pak, mendoi se pronari i dyqanit do të bënte ndonjë zbritje. Ai kërkoi të fliste vetë me të. Shegerti e thirri Franklinin, i cili erdhi shpejt. Kur iu kërkua një çmim më i ulët për librin, Franklini u përgjigj:
    - Një dollar e gjysmë.
    - Po shegerti juaj më kërkoi një dollar?
    - E, po tashti më keni shqetësuar mua. Prandaj m'u duk e drejtë një ngritje.
    Tjetri nguli këmbë për ta ulur çmimin.- E po atëherë, cili është çmimi më i ulët?
    - Dy dollarë - u përgjigj Franklini.
    - Po ti më parë the një dollar e gjysmë.- Po, por unë kam një copë herë që rri me ty këtu dhe ju e dini që koha është flori.
    Ndërkaq blerësi shpejtoi të paguajë librin për dy dollarë, që të shpëtonte nga ndonjë ngritje tjetër e çmimit prej këtij librari të paparë e të padëgjuar.



    * Beniamin Franklini shkoi për të vizituar një manifakturë stofrash, në Norvik të Anglisë. Pronari i tregoi me kënaqësi makineritë dhe prodhimet.- Këto, - i tha, janë stofra për Indinë. Këto të tjerat për Amerikën. Ato poshtë për kolonitë e Austrisë.
    Ndërkohë Franklini vuri re se punëtorët ishin veshur si mos më keq. Iu drejtua fabrikantit dhe i tha:
    - Po për njerëzit këtu çfarë stofi keni?
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #126
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    FARADEI, Majk



    FARADEI Majk (1791-1867) fizikan anglez, zbulues i dukurisë së induksionit elektromagnetik


    * Fizikani i madh anglez Devi kishte në dorë një letër.
    - Çfarë e ke atë? - e pyeti një mik i tij.
    - Oh, është letra e një nxënësi që kërkon vend pune në laboratorin
    tim. Po nuk di se çfarë të bëj, ta marr apo jo?
    - Ja, se ç'do të bësh, - u përgjigj miku. Jepi dy shishe për t'i shpëlarë;
    në qoftë i mirë për diçka, do ta bëje këtë punë me kënaqësi, po nuk pranoi,
    do të thotë se nuk është i zoti për asgjë.Devi e vuri në jetë këtë këshillë. I riu që kërkoi vend pune ishte Faradei që u bë më vonë shumë i njohur në lëmin e shkencës.

    * Faradei ishte biri i një kovaçi. Në moshën trembëdhjetë-vjeçare, sapo mësoi të shkruante dhe të lexonte, i ati e vuri si shegert në dyqanin e një librashitësi. Këtu i zuri syri një libër të vogël kimie me karakter popullarizues. E lexoi me etje të madhe sa e mësoi përmendësh. Pastaj, me ato mjete të pakta që kishte, nisi të bënte ekperimentet që përshkruante libri. Kështu i hyri pasioni i madh për kiminë. Pas tetë vjetësh, në moshën njëzet vjeç, hyri si ndihmës në laboratorin e Devit.
    * Ministri përkatës në atë kohë propozoi t'i lidhte një pension Faradeit, për zbulimet shkencore që kishte bërë. Këtë ia njoftoi nëpërmjet një personi të rëndësishëm. Faradei nuk pranoi, duke thënë:
    - E si mund të pranoj? Do të ishte e nevojshme që ministri të shkruante një letër, ku të kërkonte falje. Tani, a mund ti kërkoj unë ministrit një gjë për të cilën atij duhet ti kishte shkuar vetë në mendje?
    Letra që kërkonte falje erdhi. Ajo ishte shkruar në mënyrë të atillë që e detyronte Faradein të pranonte pensionin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #127
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    FRANS, Anatol


    FRANS Anatol (1844-1924) shkrimtar i shquar realist francez


    * Një ditë po flisnin përpara Anatol Fransit për disa autorë që kishin arritur lavdinë, pa qenë të zot. Fransi ia ktheu:
    - Ju thoni se nuk kanë zotësi. Po duhet më shumë zotësi për të shitur libra sesa për t'i shkruar ato.
    - Një herë tjetër, njeri nga shokët u habit për mossuksesin politik të
    një personi me aftësi të jashtëzakonshme. Dhe Fransi ia priti: - Po a e dini përse ka ndodhur ashtu? Ai e ka besuar se janë personat e zgjuar që udhëheqin budallenjtë, nuk e ka ditur që është krejt e kundërta.

    * Ministri i arsimit, që e simpatizonte shumë shkrimtarin e shquar, i tha një ditë:
    - Në qoftë se keni ndonjë nevojë, më thoni pa druajtje.
    Franci duke qeshur i tha:
    - Po të ketë mundësi më jepni dëftesën e pjekurisë.
    Anatol Franci, njeriu i ditur dhe erudit, nuk e kishte marrë deftesën e shkollës së mesme, sepse kishte marrë notën zero në gjeografi.
    Si ndodhi që Franci mori zero në gjeografi në provimin e maturës?
    Një anëtar i komisionit, që ishte gjerman, kënaqej kur i ngatërronte nxënësit me pyetje mashtruese. Kur u paraqit Franci, ai i tha:
    - Për ju kanë ndërhyrë shumë, prandaj, do t'ju bëj pyetje të lehta.
    Sena derdhet në ngushticën e La Manshit, apo jo?
    Fransi, që atëherë ishte shumë i druajtur dhe i turbulluar përpara provimit, u përgjigj:
    - Vërtetë zoti profesor!
    - Mirë. Laura derdhet në Atlantik, e vërtetë?
    - Shumë e vërtetë.
    - Shumë mirë. Përgjigje e saktë. Dhe Romo derdhet në liqenin Miçigan, kështu?
    Franci, që nuk i kishte vënë veshin pyetjeve, u përgjigj:
    - Po, kështu zotni!
    - Ah, po Roni derdhet në liqenin Miçigan. Jeni një kafshë, një gomar dhe do t'ju vë lulen.
    Ai i vuri zero në gjeografi dhe Franci nuk e mori dot dëftesën e pjekurisë.


    * Një ditë, në rrugë, kalonte funerali. Franci i bëri nderim të veçantë dhe me shumë respekt. Një miku i tij për ta ngacmuar i tha:
    - Si është e mundur, nuk e kuptoj këtë nderim kaq të madh. Nuk
    mund të besoj që ti, një ateist, të kesh dashur të përshëndetësh priftin
    dhe të vdekurin të cilin nuk e ke njohur për së gjalli.
    Anatol Franci ndenji njëherë i menduar, pastaj me seriozitet i tha:
    - Kam përshëndetur atë që më pret mua nesër.


    * Anatol Franci nuk lodhej kurrë kur merrej me ndreqjen dhe rindreqjen e dorëshkrimeve të tij, madje edhe të librave të botuar. Një miku i tij u habit shumë, kur pa një volum të mbushur me korrigjime. Ai e pyeti Francin sesi ishte e mundur të kishte bërë aq korrigjime. Franci, duke qeshur, i tha:
    - Vetëm budallenjtë e mbajnë veten të përkryer.

    * Një ditë, Franci bëri disa vlerësime humoristike për obeliskun e sheshit të konkordës.
    - Obelisku është zbukuruar nga të katër anët me shënime enigmatike. Aty duken zogj, duar, luanë. Një shkencë ka lindur nga këto krijime. Por një shkencë që nuk ka një katedër universitare. Një katedër është një rrogë dhe një rrogë është një person që rregullohet në punë, një zgjedhës ose një nip.
    Një nip nënkuptohet një xhaxha dhe një zgjedhës një deputet.
    - Një deputet të sjell ndërmend një ministër. Dhe një ministër dashurohet me të ardhura të shumta e pa mundim. Obelisku është pema e fushatës elektorale, e atyre që e marrin rrogën kot.
    * Kur Anatol Franci zemërohej shumë, vetëm i nipi mund ta kthente në humor të mirë, duke i bërë ndonjë shaka të bukur. Një ditë, ishte me disa miq dhe familjarë. Gjatë bisedës, u zemërua shumë sa e humbi kontrollin e vetes. Ai e ngriti shaminë në mënyrë kërcënuese dhe Luçiani i vogël ndërhyri aty për aty.
    - Gjysh, - thirri ai, - përse e ngrini flamurin e bardhë? A duhet të dorëzohesh ti kaq lehtë?
    Të gjithë të pranishmit nuk e mbajtën dot gazin. Francit i kaloi zemërimi dhe nisi të qeshte.

    * Sa më shumë plakej Anatol Franci, aq më tepër i pëlqente shoqëria me njerëz të thjeshtë. Ditëve të diela, shtëpia e tij ishte e hapur për shumë vizitorë. Një të dielë, kur Franci ishte me një mik, një familje e veshur si për ditë feste hyri në shtëpinë e tij. Franci i shtrëngoi dorën me dashuri babait, i puthi dorën me respekt nënës dhe përkëdheli fëmijën. Kur u larguan ata, miku e pyeti Francin se kush ishin ata.
    - Ku ta dish? Unë nuk e di, - u përgjigj Franci. - Fëmija ka dashur të vizitojë kopshtin zoologjik për të parë majmunët në kafaz, zonja ka dashur të shkojë në kinema dhe babai i ndodhur ngushtë, për t'i kënaqur të gjithë, me sa duket u tha: "Do të shkojmë të takojmë Anatol Francin". Në këtë rast, unë përse duhej t'i zemëroja ata njerëz? - përfundoi shkrimtari i shquar.

    * Francit i vdiq një njeri shumë i dashur. Për të përfituar nga gjendja e tij e rëndë shpirtërore, një abat, miku i tij, që prej kohësh mundohej ta fuste në"rrugën e zotit", erdhi ta ngushëllonte romancierin me përdëllim të madh:
    - Shikoni, po të bëheni besimtar, - i tha abati, - mund të takoheni në botën tjetër më të mirë me këtë që po ndahet nga ju sot.
    Franci u përgjigj:
    - A besoni se në botën tjetër më të mirë do të pimë kafenë së bashku me të? Oh, sa mirë do të jetë atëherë për të bërë dashuri!
    Abati u largua pa u ndjerë.Francit nuk i pëlqente të shkruante kushtime mbi librat e tij. Shumë të paktë ishin ata që mburreshin se kishin ndonjë kushtim prej tij. Vetëm ndonjë mik i tij i ngushtë, e kishte këtë fat. Njeri prej tyre gjeti kopjen e fundit të librit të tij me tregime.
    - Mjeshtër, - i tha, - nuk arrita të gjej kopjen origjinale të librit dhe m'u desh të kënaqem me këtë kopje të botimit të fundit.
    Franci qeshi me dashamirësi, mori penën dhe shkroi në kapakun e librit; "Zotit...i bëj të ditur se botimi i fundit është gjithnjë më i mirë".

    * Mysafirët e shumtë të Anatol Francit ishin njerëz të thjeshtë. Midis atyre, kishte edhe nëpunës hekurudhe për të cilët kishte shkruar një novelë dhe ua kishte dërguar në shenjë nderimi. Mbante vazhdimisht për drekë edhe berberin, kur shkonte ta qethte ose për ta rruar.
    - Këta njerëz të thjeshtë të popullit, - thoshte ai, - më kanë mësuar më shumë sesa e gjithë Akademia.
    Kur Franci ra në shtrat i sëmurë rëndë, erdhën nga Parisi miqtë të thjeshtë e të përditshëm të shkrimtarit.
    - Guxojnë që të na trajtojnë keq ne që ishim shokët e tij më të afërt pikërisht ata që nuk shiheshin kurrë te shkrimtari - u ankuan njerëzit e thjeshtë
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #128
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Fushe Josef



    Fushe Josef (1759-1820) Ministër i policisë në kohën e Napoleonit



    * Më 24 dhjetor 1800 u përgatit një atentat kundër Bonapartit. Shpërtheu një fuçi barut dhe për pak Napoleoni do të ishte hedhur në erë. Zemërimi i tij u derdh furishëm kundër Fushesë. lu lëshua si një i çmëndur, e qortoi se ishte shumë i dobët ndaj shokëve të dikurshëm, Jakobinëve.

    Fusheja, ashtu qetë- qetë, i tha se sipas tij ajo që ndodhi nuk ishte dora e Jakobinëve, por e monarkistëve. Po të mos ishte futur në mes Josefina, Bonaparti do ta kishte qëlluar ministrin e policisë.

    Atëherë Bonaparti filloi ta qortonte për të kaluarën, për gjakderdhjet e Nantës, të Lionit etj. Sa më shumë bërtiste Napoleoni, aq më shumë Fusheja tregohej gjakftohtë e i heshtur.

    Heshtja e Fushesë zgjati pesëmbëdhjetë ditë. Ditën e gjashtëmbëdhjel e zbrazi goditjen e tij, komploti u zbulua dhe ashtu siç mendonte Fushej atentati ishte^epër e monarkistëve. Bonapartit iu desh të pranonte:

    Ai kishte të drejtë!



    * Gjatë njëqind ditëve^ Fusheja ishte në krah të Napoleonit si ministë por urrejtja e vjetër ndërmjet tyre nuk shuhej. Napoleoni shfrynte mllefin e tij të vjetër.

    - Ju më tradhëtuat, zoti Duka i Otrantos, - thërriste ai, - dhe duhej 1

    ta kisha hequr kokën me kohë.

    Pastaj duke vringëlluar një kamë nëpër duar, shtonte:

    - Ose më mirë do të ishte të më kishe futur këtë thikë në zemër.



    * Fusheja shpresonte se perandori kishte një farë mundësie për t rikthyer në pushtet:

    - Brenda katër javëve, - u thosh të afërmëve Fusheja - do t'i laj hesapt me këtë të çmendur.



    * Në ceremoninë e madhe solemne, që bëri Napoleoni për të festut martesën e tij me Arkidukeshën Maria Luiza, për ta ngacmuar pa Fushenë, që e kishte bërë Duklë të Otrantos dhe që në tryezë rrinte përbal tij, e pyeti vrazhdë:

    - Është e vërtetë, o Duka i Otrantos, që ju keni votuar për vdekjen

    Luigjit XVI, xhaxhanë e perandoreshës që rri këtu në krahun tim?

    Fusheja pa u turbulluar ia priti:

    - Po, shumë e vërtetë madhëri, dhe po ju kujtoj se ka qenë i pari shërbii

    që kam bërë për Madhërinë tuaj perandorake.

    - Kjo është ndonjë lojë nga ato të Fushesë.





    * Dyqanxhinjtë e Lionit kishin dërguar në Paris një përfaqësues, më dinakun, prej tyre, njëfarë Zhol, që të kërkonte Xherardin, njeri i falimentuar, që i kishte mashtruar me një milion franga. Për këtë mendohej se ishte fshehur diku në Paris. Zholi erdhi natën vonë në kryeqytet. Aty nga mesi i natës, kur po bënte një gjumë të thellë, erdhi roja e zgjoi i tha të vishej dhe e dërgoi para Fushesë. Zholi, për habinë e tij të madhe, dëgjoi aty të gjithë historinë se kush ishte dhe çfarë kërkonte në Paris.

    -Po ju, - i tha ndër të tjera Fusheja, - keni bërë një veprim të papjekur

    se u keni treguar kamarierëve të hotelit se keni vlera monetare në valixhet

    tuaja. Kështu kamarierët kanë organizuar së bashku me kusarët një sulm

    kundër teje për të marrë gjithçka ke dhe pikërisht sonte, aty në të gdhirë,

    hajdutët do të hyjnë në dhomën tuaj, ku do të kërkojnë edhe që t'ju vrasin.

    Tani shkoni në hotel, bëni sikur po flini dhe të tjerat i rregulloj unë, ju mos u bëni merak fare, rrini i qetë.

    Natën e mirë.

    Ai u kthye në dhomë i habitur. Gjithçka ndodhi ashtu si i kishte thënë Fusheja: para agimit mbërritën kusarët, kurse policët e Fushesë, që ishin fshehur, dolën menjëherë dhe i arrestuan të gjithë "mysafirët".

    -Herë tjetër, - porositi Fusheja duke qeshur, - paratë tuaja i derdhni

    në kasafortën e hotelit.



    * Më 15 mars 1815, kur Fusheja po dilte nga pallati i tij, një komisar policie i ndali kuajt dhe tregoi një urdhër arrestimi për të.

    Fusheja u tha se mos ishte ndonjë keqkuptim dhe prandaj dërgoi një besnikun e tij për ta verifikuar në polici.

    - Ndërkohë, sa të kthehet ai, - tha me ëmbëlsi Fusheja, - unë po ju le të vizitoni shtëpinë time.

    Ndërkaq i bëri nderimet e mikpritjes komisarit dhe agjentëve të tij e u tregoi atyre çdo gjë. Ata po vështronin me admirim mobiljet e bukura dhe pajisjet luksoze të shtëpisë. Në kohën kur Fusheja ishte mbështetur në një faqe muri, u zhduk papritur nga sytë e të pranishmëve. Muri u rrotullua rreth vetes dhe Fusheja nuk u pa nga shkoi. U kontrollua çdo cep i shtëpisë, por më kot. Fusheja u kthye disa ditë më vonë, por tashmë ai ishte ministër i policisë së Napoleonit, i cili ishte kthyer nga Elba dhe askush nuk u kujtua më pas për arrestimin e tij.



    * Pas njëqind ditëve, kur u kthye në fron Luigji XVIII, Fusheja u pranua si ministër. Megjithatë, mbreti nuk kishte besim tek ai dhe i vuri pas, për ta ruajtur, komisarin Fodras. Ky, i fundit, ishte vartës i Fushesë dhe donte që Luigji XVIII të besonte se Fodras do të ruante vërtetë çdo veprim të eprorit të tij Fodras përdori një mënyrë shumë të paskrupullt. Vuri në dijeni për çdo gjë. Fushenë dhe në marrëveshje me të, përpilonte raportet që i dërgonte çdo ditë mbretit. Si njeri shumë dinak, Fusheja i vuri në shërbim të tij vëzhgimet që i bëheshin pas shpine. Sipas rastit, për ta qetësuar ose turbulluar mbretin, Fusheja hartonte raportet raportet e punës. Kur në mëngjes shkonte në Tyleri, e dinte gjendjen shpirtërore të lartmadhërisë dhe kështu i dilte përpara çdo të papriture.

    Kur Napoleoni bëri grushtin e shtetit dhe me ndihmën e Fushesë u bë i plotfuqishëm, duhej të shpëtonte nga Barrasi. Këtë detyrë ia besoi Fushesë si ministër i policisë. Kur ishte braktisur dhe lënë mënjanë nga të gjithë, Fusheja kishte pasur vetëm një mbrojtës i cili e kishte shpëtuar nga gijotina dhe e kishte ndihmuar të merrte veten. Ky ishte Barrasi, që ruante në shtëpinë e tij të gjitha letrat kompromentuese të Fushesë.

    Fusheja nuk e njihte as mirënjohjen, as frikën. I dërgoi Barrasit urdhërin e internimit, i bastisi shtëpinë dhe i mori të gjitha letrat. Barrasi u fye shumë.

    - Kam vetëm një ngushëllim, - tha ai, - që Bonapartie ka marrë hakun,

    kur të përplasen me njëri - tjetrin.



    * Mirëkuptim midis Napoleonit dhe Fushesë nuk kishte kurrë. Ftohtësia e akullt e ministrit të policisë e irritonte tepër perandorin. Napoleoni zemërohej shpesh kundër Fushesë, herë me të vërtetë e herë duke u shtirur. Fusheja nuk e jepte veten kurrë në asnjë rast. Ai e dinte se fitorja ishte gjithnjë me atë që qëndronte i qetë. Një ditë Napoleoni thirri me të madhe:

    - Dukës së Otrantos duhet t'i pritet koka.

    Ndërsa Fusheja iu përgjigj me qetësi:

    - Po unë nuk mendoj kështu madhëri!

    Ai e dinte mirë se perandori me gjithë mosbesimin, zemërimin dhe urrejtjen nuk mund të bënte dot pa të.



    * Kur Napoleoni e shkarkoi Fushenë dhe e zëvendësoi me dukën Roviko, Fusheja i bëri këtë dredhi pasardhësit të tij.

    Me atë buzëqeshjen e tij të rafinuar e bëri të besojë se do ta linte karrierën me kënaqësi, sepsc ishte lodhur nga punët e shumta. Kështu, i kërkoi vetëm dhjetë ditë që ta linte t'i përgatiste të gjitha shkresat për dorëzim. Duka i pafajshëm e besoi dhe ia dha të dhjetë ditët. Fusheja, gjatë atyre ditëve, përfitoi me djallëzi për të djegur letrat e rëndësishme, për të fshehur të tjerat dhe për të pështjelluar çdo gjë, duke ndërruar numrat e praktikave, duke shkatërruar çdo klasifikim, me një fjalë për ta kthyer zyrën përmbys.



    * Kur erdhi në fron Luigji XVIII, i dha urdhër ministrit të policisë, Burie, për të arrestuar Fushenë.

    - Madhëri u përgjigj Burie, - nuk është e lehtë të arrestosh atë që ka

    ditur të shpëtojë shëndoshë e mirë nga Robespieri, me mandat arrestimi

    nga Konventa, dhe nga Napoleoni.

    Mbreti,nguli këmbë për ta arrestuar më 18 mars 1815.

    - Agjentët e policisë e rrethuan nga të gjitha anët karrocën e Fushesë

    në mes të bulevardit dhe e deklaruan atë të arrestuar.

    - Një ish - senator nuk mund të arrestohet në rrugë, - ia bëri Fusheja

    me një të qeshur përbuzëse. Sa do të hidheshm agjentët për ta kapur,

    karrocieri thirri me të madhe dhe i fshikulloi kuajt. Karroca u nis

    fluturimthi dhe agjentët nuk e kapën dot Fushenë.



    * Kur agjentët e policisë e njoftuan Burien për ikjen e Fushesë, ai u tërbua fare dhe i dërgoi menjëherë t'i rrethonin shtëpinë. I priti agjentët në mënyrë të njerëzishme dhe kërkoi të vështronte urdhërin e arrestimit.

    - Mirë pra, çdo gjë qenka në rregull, - tha ai, - a mund të kundërshtoj unë një urdhër të madhërisë së tij? Më lini pak sa të rregulloj disa punë të vogla dhe për dy minuta jam gati.

    Agjentët prisnin që Fusheja të kryente tualetin. Koha kaloi dhe agjentët nisën të dyshojnë. U futën në dhomën më të afërt dhe vunë re se Fusheja kishte ikur vjedhurazi. Ai kishte zbritur me shkallë nga dritarja dhe ishte hedhur pranë kopshtit të mbretëreshës Ortensia.

    * Kur Napoleoni u nis për në fushën e betejës gjatë Njëqind ditëve, i dërgoi lajm Fushesë që të kishte mendjen, sepse akti i parë që do të bënte kur të kthehej nga lufta do të ishte urdhëri për arrestimin e tij. Një mik i ngushtë i Fushesë, që mësoi se Napoleoni do ta arrestonte, e porositi atë që të ruhej shumë.

    - Mos u mërzitni, - u përgjigj qetë dhe duke qeshur Fusheja - edhe Robespieri pati thënë me të njëjtën vendosmëri se brenda pesëmbëdhjetë ditëve, njëra kokë do të binte në tokë, o imja, o koka e tij. Por ja që ra koka e tij.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #129
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    EDISON Tomas



    EDISON Tomas (1847-1931) elektroteknik amerikan dhe sipërmarrës industrial

    * Më 1912, Edisoni ra i sëmurë në shtrat. Si gjithnjë ai nuk i jepte rëndësi dhimbjeve të tij. Me këmbënguljen e pjesëtarëve të familjes, më së fundi, thirrën mjekun. Ai erdhi, e vizitoi Edisonin, shkroi recetën dhe u largua.
    Kur barnat i erdhën, Edisom për çudinë e të gjithëve, hapi dritaren dhe i hodhi poshtë.
    - Ç'bëtë kështu? - e qortuan miqtë dhe të afërmit.
    - Të dashur miq, - u tha Edisom, - duan edhe mjekët të jetojnë dhe këtë e pranova, e thirra dhe pagova vizitën e tij. Dërgova për të më blerë barnat, sepse edhe farmacistët duan të jetojnë. Më së fundi edhe unë kam dëshirë të jetoj dhe prandaj i hodha barnat nga dritarja poshtë.

    * Edisoni ishte shumë i hutuar. Darkën e martesës harroi të merrte gruan. Pas banketit të dasmës, lajmëroi se duhej të shkonte për një çast në laboratorin e tij, ku kishte lënë një preparat për të zier. U fut në laborator, i hyri aq thellë punës shkencore dhe eksperimenteve, sa që kaloi aty gjithë natën.
    Kjo ishte nata e parë e martesës.

    * Edisoni për muaj e muaj të tërë punonte nga mëngjesi deri në mbrëmje pa pushuar fare. Ai flinte vetëm dy ose tre orë. Shpesh e gjenin duke fjetur në orët e para të mëngjesit, pasi kishte kaluar një natë të tërë pa gjumë mbi tryezën e eksperimenteve. Asnjëherë nuk arriti të kuptojë pse të tjerët nuk e kishin
    qëndresën e tij.

    * Në vitin 1878, Edisom po punonte që të riprodhonte tinguj dhe fjalë. Të gjitha përpjekjet kishin shkuar kot. Ateherë, ai përdori një metodë të re. Një darkë, sapo u fut në laboratorin e tij, së bashku me asistentët, e mbylli derën me çelës dhe u tha atyre për aparatin që ende nuk kishte folur:
    - Djema, nuk do të dalim këndej, deri sa kjo makinë të flasë. Dhe mrekullia ndodhi.

    * Një mik shkoi një ditë ta takonte Edisonin në vilën e tij të vogël, në fshat. Kur hyri, i tha shpikësit të madh:
    - I dashur Tomas, porta jote e hyrjes kërkon një forcë të madhe për t'u hapur. Ti, që je i apasionuar pas mekanikës duhet të sajosh diçka që porta të bëhet më e lehtë për t'u hapur... përshembull, ta lyesh me diçka. Edisoni qeshi me gjithë shpirt.
    - Nuk është e mundur, - i tha më në fund, - hajde ta shohësh vetë. Dhe i tregoi një fije teli të fortë që fillonte nga porta dhe shkonte drejt kopshtit.
    - E sheh? Ky tel është pjesë e një mekanizmi me anën e të cilit kushdo që vjen të vizitojë, kur hap portën me forcë, nxjerr nga pusi i kopshtit njëqind e dhjetë litra ujë. Tani e kupton përse porta është aq e fortë për t'u hapur.

    * Kur zhytej thellë në studimet e tij, Edisoni shpesh hutohej. Njëherë u kthye nga një udhëtim me tren dhe u ankua se i ishin marrë mendtë nga që kishte udhëtuar me shpinë nga lokomotiva.
    - Po përse, e pyeti e shoqja - nuk kërkove që të ndërroje vendin me udhëtarin që kishe përballë.
    - Nuk munda ta bëja, sepse në kabinë isha vetëm fare dhe nuk kisha njeri përballë me të cilin të mund të këmbeja vendin.
    - Zotni, ju jeni ai që keni bërë makinën e parë folëse?
    - Oh, ta marrë e mira, - tha Edisom, - po makina e parë folëse është bërë shumë e shumë shekuj më parë nga brinjët e Adamit.



    * Në një sallon, disa zonja, e pyetën se cila ishte shpikja e tij e parë. Edisoni nisi të tregonte një histori të sajuar që nuk kishte ndodhur kurrë, po që aty u besua si e vërtetë.
    - Po mirë, po cila është shpikja juaj e fundit? Dhe Edisom duke qeshur tha:
    - E fundit? Doni të dini edhe të fundit? E po mirë zonjë, shpikja ime e fundit është historia që ju tregova tani.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #130
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    EURIPIDI



    EURIPIDI (480-496 p.e.r) dramaturg i shquar i Greqisë së lashtë

    * Euripidi përqëndrohej shumë kur shkruante tragjeditë e tij dhe punonte me ngadalësi të madhe. Njëherë iu ankua poetit Alçest për ngadalësinë e tij:
    Kam tri ditë rresht që po punoj dhe kam arritur të shkruaj vetëm katër vargje.
    - Unë , - i tha Alçesti, - gjatë kësaj kohe kam përfunduar një tragjedi.
    Është e vërtetë, - u përgjigj Euripidi, - po vargjet e tua po qëndrojnë
    tri ditë, kurse të miat do të jetojnë në shekuj.
    * Arkelau, mbrojtësi dhe miku i Euripidit, i shprehu tragjedianit të madh dëshirën që të bëhej personazh i shquar në ndonjë nga veprat e tij. Euripidi iu përgjigj:
    - Nuk do qielli, që të bëhesh subjekt për tragjedi.

    * Një sundimtar i mërguar nga Azia e vogël ishte vendosur në Athinë. Atje u njoh me Euripidin dhe lidhi me të një miqësi të ngushtë. - Është e vërtetë që kam humbur një mbretëri, - thoshte ai, - por jam shpërblyer se kam fituar një mik. Ky dëmshpërblim më mjafton.
    * Kur u dha shfaqja e një tragjedie të Euripidit, athinasi thanë se ishin mbledhur copa të ndryshme të papëlqyeshme. Atëherë, në një shfaqje tjetër Euripidi doli në skenë dhe thirri para shikuesve me zë të lartë:
    - Unë nuk i kam shkruar tragjeditë e mia për të mësuar prej jush, por për t'ju mësuar juve.

    * Një pjesë të jetës së vet Euripidi e kaloi në mërgim pranë pallatit të Arkelaut, mbretit të Maqedonisë, ku u prit shumë-mirë.
    Megjithëse te mbreti ishte shumë i mirëpritur, nuk e shfrytëzoi kurrë rastin për të kërkuar gjë.
    Në një banket mbretëror, ku ishte edhe Euripidi, Arkelau i tha një skllavi:
    - Merre këtë vazo (ishte një vazo e bukur me shumë vlerë) dhe çoje në shtëpinë e Euripidit. Ai është i vetmi këtu që nuk ka kërkuar gjë dhe është i vetmi i denjë për një dhuratë të tillë.

    ---------------------------------------------------------
    ESKILI



    ESKILI (525-456 p.e.r.) poet dhe tragjedian i shquar i Greqisë së lashtë. Nga gjithë krijimtaria e tij ruhen 7 tragjedi.

    * Eskili kishte vënë në tragjedinë e tij "Eumenidët" një kor prej pesëdhjetë vetësh, të cilët kishin maska kaq të frikshme sa që shumë gra me barrë dështuan në teatër, kurse disa vajza të reja vdiqën nga frika. Me ndërhyrjen e magjistarëve të Athinës u vendos që kori duhej vetëm me pesëmbëdhjetë vetë.


    * Orakulli i kishte parathënë Eskilit se do të vdiste nga shëmbja e një shtëpie. Që nga ajo kohë poeti udhëtonte në fushë të hapur, larg shtëpive të banimit. Nga kthetrat e saj ra një breshkë mbi kokën tullace të poetit. Goditja e fortë e rrëzoi për tokë të vdekur. Atëherë, kafkën e breshkës e morën për shtëpinë e kësaj kafshe të vogël dhe thënia e Orakullit, sipas tyre, doli e vërtetë.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Agim Doçi
    Nga Agim Doçi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  3. Shoqeria apo dashuria me njerez qe marrin droge??
    Nga dodoni në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 05:20
  4. Vajzat tona punojnë si prostituta në Itali: na zhgenjyen
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 08:29
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •