Close
Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 165
  1. #111
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    HELVECI, Klod


    HELVECI Klod (1715-1771) filozof dhe letrar i shquar francez. Përfaqësuesi më i shquar i materializmit francez të shekullit XVII

    * Që në rini babai e futi në karrierën financiare dhe shpejt u bë financier i përgjithshëm. Por ndërsa financierët e tjerë njiheshin si shtypës të pamëshirshëm të popullit që e ngarkonin me taksa, Helveci u tregua përkundrazi shumë i mëshirshëm dhe shpëtoi shumë njerëz të varfër nga persekutimet e zyrës financiare. I lodhur nga kjo karrierë, megjithëse me shumë përfitime, dha dorëheqjen për t'iu kushtuar tërësisht studimeve të tij.
    Dorëheqja e tij bëri bujë të madhe.
    - Si? - thirrën njerëzit që e njihnin, po ai nuk ishte i pangopur si kolegët e tij .

    * Për ministrat dhe për ata persona që arrinin këto poste të larta Helveci thoshte:
    Ky është një fat i madh sepse kështu janë të paktë njerëzit në botë që e dinë se sa e madhe është përdhosja e tyre.

    * Duke shkuar një ditë me karrocë nëpër rrugët e Parisit, Helvecit iu desh të ndalej në një rrugicë për të pritur një qerrexhi që po ngarkonte drutë e rrëzuara nga qerrja. Filozofit iu duk se ai po vonohej me qëllim, prandaj e humbi durimin dhe i shpëtoi nga goja fjala: - Maskara!
    Qerexhiu u përgjigj:
    - E di që jam një maskara, sepse, unë eci në këmbë, kurse ju zotërinjtë ecni gjithnjë me karrocë.
    Helveci u prek shumë nga fjalët e tij, zbriti nga karroca e kërkoi falje dhe nisi t'a ndihmonte në punën e tij. Në fund i tha:
    - Sot më dhatë një mësim të mirë dhe nuk do ta harroj kurrë gjatë gjithë jetës sime..

    * Helveci ishte baba, bashkëshort dhe mik shëmbullor. Një zonjë, që kishte qenë disa herë mysafire në shtëpinë e tij tha menjëherë:
    - Në këtë shtëpi fjalët: baba, burrë, grua, fëmijë dhe miq kanë një kuptim krejt të veçantë nga ai që ne u japim në shtëpitë tona.

    * Në bisedë po flitej një natë për djallin. Gjithësecili u lëshua kundër shpirtit të keq. Helveci, që po rrinte krejt i heshtur, më në fund i tha:
    - Zotërinjtë e mi mos flisni kështu kaq keq për djallin Ai ndoshta është administratori i Zotit të mirë.

    * Helveci i tha një ditë Napoleon Bonapartit, që e vizitoi në kopshtin e tij të vogël pasi u kthye nga fushata e Egjiptit.
    - Në qoftë se do ta dinit se sa lumturi mund të gjejë njeriu në tre dynymë tokë, nuk do të kishit shkuar kurrë në Egjipt.
    Napoleoni heshti dhe nuk foli më.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #112
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    HYGO, Viktor




    HYGO Viktor (1802-1885) një ndër shkrimtarët më të shquar, të letërsisë franceze themeluesi dhe përfaqësuesi më i madh i romantizmit përparimtar


    * Hygoi i vogël kishte pasion të madh për punime marangozi. Ai dhe vëllai i tij kishin për të luajtur një dhomë të madhe në katin përdhes të shtëpisë ku banonin. Atje të dy vëllezërit imitonin fushatat dhe betejat e mëdha që bëheshin në atë kohë në Franeë nën udhëheqjen e Napoleonit. Viktori mendoi të ndërtonte një kala. Pasi gjeti disa arka të vjetra, i shqepi dhe me to ndërtoi një kala të mrekullueshme me kulla vrojtimi, fortifikime dhe ura.Edhe më vonë kur ishte plak, gjatë mërgimit të tij në Xhersi kënaqej shumë kur gjente ndonjë mobilje të vjetër. Atë e prishte dhe ndërtonte diçka tjetër të re me pjesët e saj.


    * Viktor Hygoi nisi shumë shpejt të shkruajë vjersha, qysh kur ishte në kolegj. Kujdestari i konviktit e kishte ndaluar të shkruante. Një ditë e thirri në zyrën e tij dhe e qortoi sepse kishte gjetur në raftin e tij disa faqe të mbushura me vjersha.
    - E di që të kam ndaluar, - tha rreptë.
    - Edhe unë të kam dhënë leje, - i tha djaloshi, - që të rrëmosh në raftin tim, prandaj jemi barabar.


    * Një fëmijë u paraqit te botuesi me një vëllim me vjersha. Botuesi i pa vjershat dhe nuk kishte asnjë dëshirë që t'i botonte.
    - E keni gabim, - u përgjigj me krenari djaloshi, - unë do të kisha bërë me ju një kotratë ku do të siguroja pronësinë letrare për të gjitha veprat e mia të ardhshme. Kështu juve ju iku fati nga dora.
    Botuesi qeshi me ironi, ndërsa djaloshi me dorëshkrimin në xhep doli i vrenjtur.
    Ky fëmijë ishte Viktor Hygoi.
    * Viktor Hygoi pati pjekuri të habitshme. Shatobriani e quajti "një djalosh madhështor".
    Kur u bë burrë, djaloshi madhështor i gjeti veprat, për të cilat i kishin bërë aq laude, i mblodhi me kujdes të gjitha fletët e shpërndara, i lidhi në një fletore dhe shkroi përsipër: "Budallallëqe që shkrova para se të lindja".

    * Familjet Hygo dhe Fushe kishin miqësi prej shumë kohësh. Kur Fushe mori vesh se Viktori i ri ishte dashuruar me të bijën Adelën nuk e pranoi më Viktorin në shtëpi. Të dy të dashuruarit për shumë kohë nuk u panë. Ndërkohë Viktoriti vdiq e ëma. Dëshpërimi i Viktorit të ri ishte i madh. Ai kishte nevojë për ngushëllim. Atëherë thoshte me vete:
    - Ah, sikur të takohesha me Adelën dhe të qaja bashkë me të. I dëshpëruar shkoi në Paris përpara oborrit të shtëpisë së Fushesë. Ngurroi një çast, pastaj mori zemër dhe arriti deri te porta e shtëpisë së Adelës. Ishte 29 qershori, festa e familjes së Fusheve. Për këtë ditë ishte organizuar një mbrëmje familjare. Viktori i vetëm në errësirë ndenji gjatë duke vështruar përmes xhamave të dritares gëzimin e të tjerëve. Zemra iu copëtua kur pa Adelën me të bardha e me lule në flokë duke vallëzuar. Një ditë më pas Adela ishte në kopsht. Vuri re që po vinte drejt saj Viktor Hygoi i zbehur dhe i ndërruar në fytyrë.
    - Çfarë ka ndodhur pra? - thirri Adela. - Nëna ime vdiq dhe e varrosa dje!
    - Dje? Dhe dje unë vallëzova!

    HYGO, Viktor


    Faqja: 2/3



    * Viktor Hygoi shkruante me lehtësi të jashtëzakonshme vjersha. Shpesh dha prova të shkëlqyera për prirjet e tij.
    Thuhej madje se ai lodhej po të fliste në prozë.



    * Kur do të shfagej "Hermani" klasicistët ishin krejt të shgetësuar. Quhej skandal i madh se si mund të flisje për vargje tragjike, për fshesa, dollapë dhe për gjëra të tjera si këto pa pikë poezie. Zemërimin e tyre e mori vesh edhe mbreti Karli X sepse po ndërhynin për ta ndaluar shfagjen. Mbreti me buzëgeshje u tha:
    - Për tragjedinë unë nuk kam tjetër veçse vendin tim si shikues në plate!


    * Viktor Hygonë e pyetën:
    - Si është e mundur, që ju, një republikan i flaktë, keni pranuar kryqin e mbretit?
    - Sepse ai më shërben shumë për të më dhënë vende të mira kur udhëtoj me tren, - tha poeti.


    * Kur e çuan në mërgim, i biri e pyeti: - Çfarë mendon për këtë mërgim?
    - Që do të jetë i gjatë, - tha poeti. - E ç'mendon të bësh?
    - Do të sodit oqeanin.
    - Ndërsa unë do të përkthej Shekspirin.
    I biri e mbajti fjalën. Viktor Hygoi për fat të mirë nuk e mbajti të tijën: Gjatë kohës së mërgimit shkroi disa nga veprat e tij më të mira.


    * - Hygo nuk deshi të përfitonte nga amnistitë e Napoleonit për të mërguarit. Ai thosh:
    - Do të kthehem në Francë kur atje të kthehet drejtësia. Mërgimi i tij zgjati njëzet vjet.


    * Kur e përfundoi romanin e tij "Të mjerët" priti për vizitë një mikun e tij. Me të foli gjatë për këtë roman të famshëm.
    - Dantja, - i tha ndër të tjera Hygoi, - ka bërë një ferr nëpërmjet poezisë, kurse unë jam përpjekur ta bëj nëpërmjet realitetit.


    * Të rinjtë intelektualë të Parisit ishin përkrahës të Hygoit kur ishte në mërgim. Në atë kohë u formua një grup që kryesohej prej Anatol Francit. Ky i dërgoi Hygoit një letër të bukur dhe priste përgjigje prej tij që t'a botonte si hyrje në një libër për lëvizjen përparimtare. Nga mërgimi erdhi kjo përgjigje:
    "Djema, unë jam e kaluara dhe ju jeni e ardhmja; unë jam gjethja dhe ju jeni pylli; unë jam një kandil dhe ju jeni rrezet e diellit, unë jam një ka dhe ju jeni "mbreti i mrekullive; unë jam një rrëke dhe ju jeni një oqean etj, etj.
    Kështu Hygoi mbushi katër fage. Të rinjtë e Parisit menduan se kjo letër do të ishte ndonjë mashtrim i tjetërkujt dhe nuk e botuan. Më vonë u mësua se ajo letër ishte shkruar nga dora e Hygoit.

    * Hygoi mori një ditë një letër me këtë adresë: "Poetit më të madh të Francës. Ai pa e hapur ia dërgoi Lamartinit, i cili ia ktheu përsëri Hygoit. Shumë ecejake bëri kjo letër. Më në fund njeri prej tyre e hapi. Për çudi ajo letër i drejtohej Demysesë.


    * Viktor Hygoi e priti me padurim vlerësimin e opinionit publik për veprën "Të mjerët". Ai i dërgoi botuesit një letër ku i kishte vënë këtë shënim: "?". Dhe botuesi për t'i thënë se libri kishte pasur sukses, iu përgjigj me të njëjtën mënyrë: "!".


    * Viktor Hygoi dashuroi një aktore, e cila përkundrazi donte të birin e tij. Sharlin. Sharli kthehej vonë natën në shtëpi. I ati si dënim kishte urdhëruar ta linin pa kotoletë në darkë. Një ditë Viktor Hygoi i shkroi aktores një biletë ku thuhej;"Do të jap gjithçka që të më kërkosh. Ç'farë duhej të bëj unë për ty moj grua mizore?"Aktorja ia ktheu biletën me këtë shënim: "Jepjani kotoletën!".


    * Hygoi ishte kundërshtar i dënimit me vdekje. Një mik i tha:
    - PO sikur një katil të vriste dy nipat e tu, që ju i adhuroni dhe sikur të bënit pjesë në juritë e gjyqit, a do ta dënonit me vdekje vrasësin/! Si do të bënit ndryshe?
    - Do të vdisja, - i tha me krenari Hygoi


    * Viktor Hygoi i ri qe ftuar për drekë në shtëpinë e Sharl Nodierit. Viktori hëngri me aq oreks në këtë drekë, sa që e zonja e shtëpisë e pagëzoi. Hygoi i tha si pa të keq:
    - Oh zonjë, këtë herë isha pak i drojtur, por do të shohësh se do të ha akoma më shumë kur do të njihemi më mirë.


    * - Pas botimit të veprës "Të mjerët", Kesleri, admirues i shkrimtarit diskutoi me Hygoin për romanin e ri.
    Autori qeshi me fantazimet e Keslerit dhe pohoi se asgjë nga ato që thoshte ai nuk i kishte shkuar kurrë në mendje.
    Më në fund Kesleri thirri i zemëruar:
    - Hygo, ju nuk kuptoni asgjë nga ai libër!

    * Viktor Hygoi nuk kishte asnjë pasion për muzikën. Kur një pianist i ri luajti shumë mirë disa pjesë prej autorëve të mëdhenj, e zonja e shtëpisë iu lut poetit që të thoshte ndonjë fjalë të mirë për të. Viktnr Hygoi, i bindur se po bënte maksimumin e mundshëm për ta lavdëruar i tha:
    - Të lumte, të lumtë djalosh, por nuk ka nevojë të filloni përsëri.


    * Kur i thanë Hygoit se ishte sëmurë nga zemra, ai u përgjigj: - Atë do ta shohim!
    Atëherë nisi të bënte vrapime me kalë gjatë bregut të detit.
    - Po të kem fillimin e sëmundjes së zemrës, - thoshte ai, - do ta lë të shkojë deri në fund në rrugën që ka nisur. Mirëpo nuk ndodhi asgjë, sepse Hygoi në të vërtetë ishte shumë mirë.


    * Viktor Hygoi këmbëngulte shumë në misionin e tij prej novatori. Një herë, duke folur me dikë për Rasinin, tha këto fjalë:
    - Njeri i madh ky Rasini, në qoftë se nuk do të kishte shkruar tragjedi.


    * Kanë thënë se Viktnr Hygoi ishte dorështrënguar. Janë dhënë edhe prova të kundërta për të. Një poet të varfër, Hygoi e ftonte darkave për të luajtur me letra në shtëpinë e tij. Dhë lojën e bënte në mënyrë të tillë që të fitonte gjithnjë miku i tij. Ai asnjëherë nuk mundi të kuptojë se si fitonte gjithnjë me Hygoin.


    * Një punëtor me emrin Mazhenie vajti te Hygoi së bashku me një shokun e tij. Viktor Hygoi nuk donte t'i priste, por Mazhenie i shkroi në kartëvizitën e tij në vend të emrit fjalët: "Proletarët e Francës". Atëherë Hygoi i priti menjëherë dhe bisedoi miqësisht me të dy punëtorët. Kur në dhomë u futën dy fëmijë, nipi dhe mbesa e Hygoit, ai, duke i treguar Mazhenienë, i tha vajzës:
    - E sheh këtë njeri? Ky është Franca, hidhu dhe përqafoje.Fëmija vrapoi në drejtim të punëtorit dhe u ul për ta puthur, por më parë kërkoi ta shikonte mirë.
    - Ah, - ia bëri ajo - pra qenke ti Franca? Franca nuk qenka shumë e bukur, përse gjyshi do që unë të të puth?
    Vajza e puthi Mazhenienë i cili nga ajo ditë u bë hygojan i vendosur.


    * Viktor Hygoi kishte një berber shumë supersticioz dhe llafazan.Një ditë u shfaq një kometë dhe u hap fjala se ajo shënonte fundin e botës.
    Berberi i tha Viktor Hygoit kur po e rruante:
    - Ah sa e tmerrshme është. Thonë se ditën e dytë të janarit do të ngordhin të gjitha kafshët dhe ditën e katërt gjithë njerëzit.
    - Fatkeqësi e madhe me të vërtetë, - u përgjigj Viktor Hygoi. Po kush do të më rruajë mua ditën e tretë?
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #113
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    HENDEL Frederik (1685-1759) kompozitor i madh gjerman

    * Kompozitorin e madh e kishte ftuar njëherë një lord anglez. Duke ditur se Hendelit i pëlqente shumë vera e mirë, i solli një verë të tillë prej çifligjeve të veta.
    - Ju pëlqen mjeshtër, - e pyeti ai, - nuk ju duket po aq e mrekullueshme sa oratorit tuaja?
    - Po, po, - u përgjigj Hendeli, - është një verë shumë tërheqëse.
    - Në qoftë se ju pëlqen, mund t'ju sjellë edhe verë tjetër. Kam Tokai,Bordo, Burgonjë, verë Reni etj.


    * Në kohën e rinisë dashuroi shoqen e tij të shkollës, bijë e një familjeje të dëgjuar, Hendeli deshi të fejohej me të, por e ëma nuk e lejoi vajzën që të martohej me një violinist të thjeshtë. Kur Hmdeli u bë i njohur i thanë se prindërit e vajzës do të ishin të kënaqur tashmë me një martesë të tillë. Por Hendeli u përgjigj:
    - Tepër vonë:


    * Në provat e veprës së tij të njohur "Te Deum" përpara se të fillonte Hendeli tha:
    - Kini mendjen zotërinj! Po fillojmë. Kush do të bëjë ndonjë gabim dhe do ta ndërpresë do ta pësojë keq.
    Bukuria e kompozimit e kënaqi aq shumë, sa që harroi të jepte kohën e dirigjimit. Kur erdhi në vete menjëherë thirri me një zë prekës:
    - Kësaj here jam unë që e pësova keq.


    * Hendeli kompozonte shpesh duke qenë i shtrirë në shtrat. Një ditë kur po punonte për në oratorio, e zonja e shtëpisë që i solli kafenë në orën e zakonshme, u shtang kur e pa të qante me ngashërim. Të gjitha fletët e notave ishin lagur nga lotët e tij.
    Nuk ishte hera e parë që ai prekej thellë:
    - Kur shkruaj, - thoshte, - nuk e kuptoj në se jam në trupin tim apo jashtë tij.


    * Në fillim dihej sikur himni kombëtar anglez dhe gjerman janë të njëjtë dhe se autori i këtij himni ishte Hendeli. Të paktën kështu thoshnin gjermanët. Ky himn ishte një kantatë franceze e kompozuar nga Luli për mbretin Luigji XIV me titull "Zoti shpëtoftë mbretin tonë". Hendeli gjatë një udhëtimi për në Francë e dëgjoi kantatën, i pëlqeu shumë dhe kur shkoi në Angli, ia ofroi si një vepër të tijën mbretit të Anglisë Gjergji I- rë.Këto ishin gjëra të zakonshme për Hendelin sa që studiues në librin e tij "kurs i historisë së muzikës" e quajti Hendelin "hajduti më i madh i muzikës që ka jetuar ndonjëherë".
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #114
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    HAJDEN Franc



    HAJDEN Franc (1732-1809) muzikant i shquar gjerman, një nga përfaqësuesit më me emër të klasicizmit në muzikë





    * Kapiteni i një anijeje i kërkoi, në Londër Hajdenit që të kompozonte një marsh për të kënaqur njerëzit e ekuipazhit të tij. Ai i pagoi tridhjetë gine. Hajdeni iu fut punës dhe e kompozoi marshin. Tridhjetë gine ishin shumë për një punë që nuk i hëngri më shumë se hysmë ore kohë, prandaj muzikanti kompozoi edhe dy marshe të tjera që t'ia jepte si dhuratë. Të nesërmen kapiteni erdhi dhe Hajdeni ekzekutoi në piano marshin e parë. Kapiteni mori me kënaqësi partiturën e marshit dhe iku. Hajdeni i vrapoi nga pas për t'i dhuruar dy marshet e tjerë.

    - Po kjo ishte dhuratë për ju, - i tha Hajdeni.

    - Ky më pëlqen dhe mjafton për ne.

    Hajdeni u informua për emrin dhe drejtimin e anijes. Mori vesh që ajo ishte nisur për Kalkutë. I postoi partiturat e të dy marsheve dhe ia dërgoi kapitenit me postë. Ca kohë më vonë zarfi iu kthye me postë i paprekur.

    * Hajdeni nuk mund të punonte në qoftë se përreth tij nuk kishte rregull të përsosur. Ulërinte qoftë edhe sikur një kukull të mos ishte në vendin e vet. Hajdeni kompozonte më lehtë në mëngjes herët. Për këtë thoshte:

    - Frymëzimet më vijnë më lehtë në mëngjes kur këndojnë zogjtë e

    vegjël.

    Kur kompozonte vishej me rrobat e Oborrit, me parukë, dhe me shpatë në brez.

    - Pa këtë veshje dhe pa këto paisje, - thoshte ai, - unë nuk mund të

    shkruaj asnjë notë.





    * Bethoveni që kishte qenë nxënës i Hajdenit e kishte quajtur atë me përbuzje "parukë e vjetër". Zemërimi i mjeshtrit qe i madh.

    - Si ka guxuar të thotë kështu për mua, mësuesin e tij?

    E kush është ai që mund të gjykojë kështu për veprat e mia? Çfarë ka bërë të mirë ai? Ndonjë sonatë të mirë, por asgjë të jashtëzakonshme. Kuartete të mira, - por kuartetet janë me të vërtetë të mira. Pastaj jan simfonitë. Ah këto po! Asnjë kompozitor tjetër nuk do të ishte i zoti t bënte ndonjë të tillë që të qëndronte përpara këtyre. Simfonitë janë hyjnore me të vërtetë hyjnore.

    I gjithë zemërimi i fashitej Hajdenit përpara entuziazmit për simfonit e nxënësit të tij.





    * Midis veprave të Hajdenit është "Minueti i buallit". Ky minuet e k marrë këtë emër jo se ka ritëm të ngadalshëm si hapi i buallit, por s është kompozuar për dasmën e vajzës së një tregtari buajsh, i cili shpërbleu autorin me një buall.



    * Në orët e fundit të jetës së Hajdenit, në Vjenë, francezët bombardua qytetin. Njerëzit e shtëpisë të tmerruar vraponin andej këtej për të gjetu vend që të shpëtonin kokën.

    Hajdeni përkundrazi ishte i qetë. Ai shkoi në pianoforte ku po luant himnin e tij austriak, të ngritur tre tone më lart sepse topat ushtonin for
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #115
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    HEGEL, Georg Fridrih



    HEGEL Georg Fridrih (1770-1831) filozof idealist, përfaqësuesi më i shquar i filozofisë klasike gjermane



    * Një mbrëmje vonë Hegeli priti për vizitë një prej nxënësve të tij. Ky ishte Henrik Hajne që studionte në Berlin.
    Filozofi ishte i zënë dhe po shkruante. Atëherë Hajneja u afrua te dritarja dhe po sodiste yjet.U harrua krejt pas tyre kur ndjeu dorën mbi shpatulla.
    - Djalosh, - i tha Hegeli, - të rëndësishme nuk janë yjet por kontributet e njeriut.

    * Hegeli, tek ishte duke u menduar u shqetësua nga një pjestar i shtëpisë sepse kishte rënë zjarr. Hegeli e vështroi i hutuar shërbëtorin, tundi kokën dhe më së fundi tha:
    - Shko e ia thuaj gruas sime! Ti e di mirë se unë me çështjet e shtëpisë nuk merrem.
    Pastaj qetë qetë u ul në tryezë dhe u zhyt përsëri në mendime.

    * Hegeli i ri jetoi në një pension. E zonja e shtëpisë, u skandalizua një të dielë kur filozofi studionte dhe punonte me ngulm, në vend që të merrte pjesë në shërbesat e shenjta fetare.
    - Zonjë. - i tha Hegeli, - por edhe puna mendore është një shërbesë e shenjtë.

    * Në vitet e fundit të jetës e pyetën Hegelin për diturinë e tij dhe në se kishte shumë dishepuj.
    - Aime, - thirri ai, - prej shumë dishepujve, vetëm një më ka kuptuar dhe ai më ka kuptuar keq.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #116
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    GËTE (GOETHE), Johan Volfgang



    GËTE (Goethe) Johan Volfgang (1749-1832) poet gjerman me famë botërore

    * Atij, që e qortoi për një neologjizëm të përdorur në një nga shkrimet e tij, Gëtja iu përgjigj:
    - Forca e gjuhës nuk është në të lëshuarit, por në të përmbajturit e fjalës.

    * Në një periudhë kohe të jetës së tij, Gëtja u dha pas studimit të mineralogjisë. Shumë shpejt iu neverit, sepse në teoritë e studimeve të kohës gjeti veçse absurditete.
    - Do të parapëlqeja, - thoshte atëherë Gëtja, - të mbetesha në gjykimin e një fëmije. Për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra fëmijët janë një gur prove, ata nuk kanë ende nevojë për të vjetrit që të gënjejnë vetveten.

    * Gëten e vizitonin edhe kureshtarë. Një ditë, vetëm nga këmbëngulja e një anglezi të panjohur, që donte të hynte në shtëpinë e Gëtes, urdhëroi që ta lejonin të hynte. Gëtja u ndal në mes të dhomës: qëndroi në këmbë, me duar të kryqëzuara dhe me sytë në tavan, pa lëvizur si një statujë. Në fillim i panjohuri u befasua. Pastaj ai shpejt e kuptoi dhe pa e humbur qetësinë e tij olimpike, hoqi syzet dhe erdhi rrotull Gëtes. E vërejti mirë nga koka e deri te këmbët dhe doli pa e përshëndetur.
    Vagneri, që ia tregoi këtë mesele një mikut të tij, nuk dinte të thoshte se kush ishte treguar më i madh në këtë mes.

    * Gëtja i ftonte shpesh miqtë e tij për drekë. Biseda gjallërohej shumë gjatë ngrënies. Flitnin për shumë gjëra, veçanërisht për artin dhe për shkencën. E kishin të ndaluar të flisnin për ata që nuk ishin të pranishëm. Gëtja nxehej shumë me ata që flisnin keq për të tjerët dhe thërriste me zërin e tij të fortë:
    - Këtë baltë hidheni në shtëpitë tuaja, dhe mos e sillni tek unë.

    * Gëtja ishte drejtor i teatrit të oborrit. Një mbrëmje në këtë teatër u dha në praninë e dukës së madh një dramë shumë e mërzitshme. Edhe pse në teatër ndaloheshin fishkëllimat, shfaqja i mërziti aq shumë shikuesit, sa që disa prej tyre nuk duruan dhe nisën të fishkëllejnë.
    - Kush guxon të fishkëllejë në praninë e madhërisë sime? Husarë çojeni në burg fajtorin, - thirri duka i madh, i cili më pas ia tregoi këtë ndodhi Gëtes. Poeti u përgjigj:
    - Me të vërtetë ishte një komedi aq e mërzitshme sa që edhe unë kisha dëshirë të fishkëlleja.

    * E pyetën Gëten sesi dallohej klasicizmi nga romantizmi. Poeti i madh gjerman u përgjigj:
    - Romantizmi është krejt ajo pjesa që është e sëmurë.



    * Fjalët e fundit, që shqiptoi Gëtja në shtratin e vdekjes, ishin.
    - Dritë, më shumë dritë
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #117
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    GARIBALDI, Xhuzepe


    GARIBALDI Xhuzepe (1807-1882) një nga udhëhegësit më të shquar të lëvizjeve nacionalçlirimtare të shekullit XIX, heroi më i njohur i Italisë

    * Garibaldi dha prova vetëmohimi dhe guximi që kur ishte dhjetë vjeç. Një herë, duke vënë veten në rrezik, i shpëtoi jetën një gruaje që po mbytej në dallgët e furishme të detit.

    * Për të ndihmuar lëvizjen republikane në Brazil, Garibaldi ankoroi anijen e tij në Montevideo për të ndihmuar kryengritësit. Në atë kohë, u ndesh me një anije armike. Në këtë betejë Garibaldi u plagos rëndë në njërin vesh. Shokët e tij arritën ta kuronin dhe ta shpëtonin. Më pas u kap nga armiku, u burgos dhe u torturua sa që njeri krah i mbeti i gjymtuar.

    * Gjatë luftës së lavdishme në mbrojtje të republikës së Rio Grandes, Garibaldi ra rob në duart e barbarit Millan, komandanti armik, që e torturoi dhe e poshtëroi. Dhjetë vjet më vonë, kur luftonte për Uruguajin, rastisi që ky njeri mizor të bjerë në duart e njerëzve të Garibaldit. Atë e lajmëruan dhe i kërkuan se çfarë duhej të bënin me të. Atëherë, Garibaldi u përgjigj:
    - Nuk dua ta shoh, lereni të ikë.

    * Pasi shpëtoi nga ndjekja e austriakëve, Garibaldi u kthye në Amerikë. Një miku i tij pak kohë më vonë, e gjeti tek merrej me prodhimin e qirinjve. - Eh, ta marrë djalli, që ti më sheh këtu të kërrusur mbi këtë punë, - i tha Garibaldi, - por mos mendo kurrë se do të mbaroj këtu! Do të shihemi prap në det.

    * Pas dështimit të ndërmarrjes fatkeqe të Romës, Garibaldi ishte në dëshpërim të madh. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, për të hequr mërzinë, merrej me peshkim dhe nganjëherë shkonte edhe për gjah. Një herë, kur po gjuante në pyll, shkeli rregulloren e bashkisë për gjuetinë. Për këtë e arrestuan dhe e dërguan para gjyqit lokal. Emri i tij ishte aq i njohur, sa që gjyqtarët me ta marrë vesh se kush ishte e liruan menjëherë dhe e mbyllën procesin gjyqësor. Madje, me këtë rast, disa miq të gjeneralit u zemëruan kaq shumë sa që kërkuan të merreshin masa kundër rojave të bashkisë që kishin bërë shkelje. Garibaldi i qetësoi duke u thënë:
    - Ata që mbajtën qëndrim ndaj meje nuk meritojnë asnjë qortim, madje duhen lavdëruar, sepse kanë kryer detyrën.

    * Në vitin 1854, Garibaldi u kthye në Nisë, ku punonte si marinar i thjeshtë nëpër anijet tregtare. Një bashkëkohës tregonte se e kishte parë në një banket midis punëtorëve duke festuar ditëlindjen e një kolegu. Atëherë ishte kaq i thjeshtë dhe kokëulur sa askush nuk mund ta merrte me mend se ai ishte gjenerali i Montevideos, mbrojtësi i lavdishëm i Republikës Romake. Po ky bashkëkohës, thotë gjithashtu s e kishte parë Garibaldin disa herë gjatë ditëve të pushimit që luante me boçe me marinarët.
    Ushtarët dhe oficerët austriakë tmerroheshin nga frika e Garibaldit dhe e garibaldinëve. Kur hynë në Biela më 1859, gjëja e parë që kërkuan të dinin ushtarët e shtatmadhërisë ishte në se Garibaldi ishte afër tyre. Ata besonin se Garibaldi nuk bënte asnjë lëshim dhe kishte frymën e djallit. Për t'i futur ushtarët në luftë, u thonin se Garibaldi kishte vdekur dhe ishte varrosur nga duart e një burri të fuqishëm.

    * Kur ishte në Londër, më 1864, Garibaldi u dashurua me një vejushë mjaft të pasur. Dy vjet më vonë u kthye përsëri në Londër si mysair tek e fejuara, por luksi i shtëpisë i zuri frymën.
    -Një muaj në këtë lloj jetese dhe unë vdes, - tha Garibaldi.
    Idili i dashurisë së tyre u prish dhe ata ruajtën vetëm një migësi të thellë.

    * Garibaldi kishte shumë vesh për muzikë. Kur ishte ende i ri përtej Varos, që ndan kufirin me Francën ra në duart e xhandarëve francezë. Gjatë kohës së arrestit këndoi me pasion një këngë të bukur të kohës, sa xhandarët u kënaqën shumë prej tij dhe e liruan. Në moshën pesëdhjetëvjeçare, në vitin 1859, kur po e ndiqnin nga afër trupat e Urbanit ai u ndal natën në mes të pyllit për të dëgjuar këngën e bilbilit.

    * Garibaldi e punonte tokën vetë. Ishte bujk dhe këtë e punonte me krenari; kjo shënohet qartë edhe në regjistrin themeltar të gjendjes civile. - Në ditarin e Garibaldit, që mbante kur ishte në Kaprera veç të tjerave gjenden edhe këto shënime: "Lindi një viç", "Plehërova bathët", "Roisin bletët" etj.

    * Garibaldi ishte mjeshtër si rrobaqepës. Kur ishte në Kaprera ai ushtronte këtë mjeshtëri dhe dëfrehej duke shkruar vjersha.
    Një ditë Xhuzepe Nuvolari, një nga të njëmijët, ishte mysafir te Garibaldi. Nuvolari, meqenëse pantallonat e tij ishin bërë zhele, donte të shkonte në Magdalenë për të blerë një palë të reja.
    - Mjafton të blesh stofin, - i tha djali i Garibaldit Menoti. Nuvolari hapi sytë nga ky pohim, por Menoti ia priti menjëherë:
    - Babai do t'i presë dhe unë do t'i qep!...
    Stofi u ble dhe mëngjesin e ditës tjetër, Nuvolari, kur shkoi te gjenerali për t'i uruar ditën e re, u habit, sepse e gjeti Garibaldin në këmbë përpara një tryeze duke prerë pantallonat e tij.
    - Po, kështu, pa më marrë masën gjeneral?
    - Me sy, alla marinarçe! Ju keni afërsisht shtatin tim. Nga prerësi, pantallonat kaluan pastaj në qepje dhe një ditë më vonë Nuvolari veshi pantallonat më të mira që kishte mbajtur deri atëherë. Ato ishin pa xhepa, pa kopsa dhe shtrëngoheshin me një rrip në mes.

    * Gjatë luftës për mbrojtjen e Republikës së Romës, Garibaldit i shkoi mendja tek Anita, që e kishte lënë në Nicë. Mori penën dhe i shkroi këto rreshta:
    "Anita ime e dashur... Ne luftojmë mbi Xhanikolo. Ky popull është i denjë për të kaluarën e tij të madhe. Këtu njeriu di të jetojë, di të vdesë, këtu njerëzit vriten me thirrjen "Rroftë Republika". Vetëm një orë nga jeta jonë në Romë vlen sa një shekull. E lumtura nëna ime që më lindi në një epokë kaq të bukur për Italinë!..."
    E shoqja, që ishte grua guximtare, e gjeti rrugën për të hyrë në qytetin e rrethuar. Dy ditë më vonë, mbi Xhanikolo u duk një grua që u ndal dhe po fliste me ushtarët. Njeri prej tyre i tregoi se ku ndodhej Garibaldi. Ky në këtë çast, ktheu kokën dhe, si në një ëndërr gëzimi u turr drejt së shoqes së adhuruar dhe e shtrëngoi në gjoks. Pastaj e mori për dore dhe u kthye nga shokët;
    - Ja Anita ime, këtej e tutje do të kemi një ushtar më shumë.

    * Pas rënies së Republikës së Romës, Garibaldi me vullnetarët e tij filluan tërheqjen e tyre heroike. Ai me këtë rast iu tha ushtarëve:
    - Luftëtarë, ja çfarë ju afroj atyre që duan të më ndjekin pas: uri, të ftohtë, mungesë strehe, mungesë municioni, por gjithnjë syhapur në beteja dhe pa gjumë, marshime të gjata dhe përleshje me bajoneta. Tani kush e do atdhenë le të më ndjekë pas. Kësaj thirrjeje iu drejtuan katër mijë vullnetarë, që ndoqën pas heroin e tyre.

    * Në fushime, Garibaldi shtrihej për tokë si të gjithë ushtarët e thjeshtë. Një herë, ashtu i shtrirë, kur sapo e zuri gjumi filloi të bjerë shi. Për ta mbrojtur nga shiu disa ushtarë bënë me kapotat e tyre një tendë rreth tij. Ata ndenjën ashtu gjysmë të zhveshur të lagur dhe të heshtur, që të ruanin gjeneralin e tyre. Kur u zgjua, i pa, u buzëqeshi dhe pastaj u tha me ëmbëlsi: - Shkoni djema, vishni kapotat tuaja dhe shikoni se mos lageni. Nënave tuaja do t'u vinte keq po ta merrnim vesh dhe do të më mallkonin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #118
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    GALILEI, Galileo



    GALILEI Galileo (1564-1642) fizikan italian,astronom, një nga themeluesit e shkencave ekzakte



    * Në fushën e anatomisë, Galilei i madh tregoi se vetëm një nerv shumë i hollë arrinte në zemërr. Atëherë besohej se zemra ishte qendra e sistemit nervor.
    Njëri, që besonte shumë në teorinë e vjetër, i tha Galileit:
    - Ju më bëtë që ta shoh aq qartë këtë gjë, saqë sikur Aristoteli të mos kishte thënë se zemra është qendra e sistemit nervor, gati-gati do të besoja se ju keni të drejtë.

    * Galileu vuri në rrezik karrierën e tij universitare, sepse nuk iu bind urdhërit që të mbante togën gjatë leksioneve dhe në rrugë. Disa kolegë të tij, sqimatarë dhe fodullë, i jepnin shumë rëndësi uniformës së profesorit. Galilei u thoshte atyre me shaka:
    - Po si doni ju, që unë t'i jap rëndësi formës së një manteli?

    * Një ditë e pyetën Galilein: - Sa vjeç jeni zotëria juaj?
    - Tetë ose dhjetë vjeç, - iu përgjigj Galilei me mjekrën e tij të gjatë dhe të bardhë. Pastaj shtoi:
    Unë në të vërtetë jam aq vjeç sa shpresoj të më mbeten akoma nga jeta, vitet e kaluara nuk i llogaris, sepse nuk i kam më, ashtu sikurse nuk i vë në hesap paratë që kam shpenzuar dhe nuk i kam më në xhep.

    ------------------------------
    GASENDI Pier



    GASENDI Pier (1592-1665) matematikan i shquar dhe shkencëtar francez



    * Gasendi e admironte shumë Galilein. Dhe ai i përgjigjej me kënaqsi respektit që ushqente Gasendi. Por Gasendi nuk donte që italiani ta trajtonte baraz me veten e tij. - Unë jam shumë më poshtë se ju për zgjuarsi dhe dituri, - i tha Galileit Pier Gasendi, - prandaj nuk mund t'ju jap tjetër, veçse ndjenjat e respektit tim e mos t'ju kërkoj gjë, veçse pak sajdi, që ju, sigurisht, e tregoni për ata që studiojnë.

    * Gasendi, një herë, bëri një udhëtim në Provincë. Shok udhe kishte këshilltarin Moridal, njeri i ditur dhe me autoritet. Gasendi, gjatë gjithe rrugës, nuk i dha të njohur mikut. Moridali arriti në Grenobël dhe u nda me bashkudhëtarin e panjohur. Pas disa ditësh, u takua me një mikun e tij që kishte ardhur në Grenobël enkas për t'i bërë një vizitë. Gasendit. Moridali i shfaqi atëherë dëshirën e zjarrtë që të njihej edhe ai me këtë njeri, që e kishte nderuar aq shumë Francën me studimet e tij. Miku e mori me vete. Sa u habit ai, kur i doli përpara shoku i udhës.



    * Gasendi ishte shumë i ëmbël në diskutime dhe nuk i pëlqente të bënte polemikë. Një ditë, iu përgjigj ashpër një njeriu të mërzitshëm, që donte me çdo kusht të pranonte sistemin e Pitagorës.

    - Dëgjo këtu, - i tha Gasendi, - kam mësuar prej kohe se sipas Pitagorës shpirtrat e njerëzve pas vdekjes kalojnë te kafshët, por nuk e kisha imagjinuar kurrë që nganjëherë edhe shpirti i një kafshe mund të hyjë gabimisht në trupin e njeriut.

    * Përpara se të vdiste, Gasendi mori dorën e mikut të tij, e vuri te zemra e vet, dhe i tha:

    - Shiko tani se sa e shkurtër është jeta e njeriut.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #119
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    GAUS Karl



    GAUS Karl (1777-1855) matematikan i shquar dhe astronom gjerman



    * Pjekuria e parakohshme e Gausit ishte e habitshme. Kur ishte vetëm pesë vjeç, zgjidhte problema matematike dhe kur luante, vizatonte figura gjeometrike në tokë. Ishte gjashtë vjeç, kur mësuesi i tha klasës, ku ishte Gausi, që të mblidhnin të gjithë numrat nga një deri në njëqind. Kështu ai do t'i mbante në punë ndonjë orë. Mirëpo për habinë e tij, pas pak Gausin e vogël që e dorëzoi detyrën të kryer. Si mund të mblidhte në pak kohë aq numra? Gausi nuk kishte mbledhur të gjithë numrat, por kishte arritur në përfundimin e kërkuar me anën e një metode të zbuluar p tij. Dhe pikërisht i kishte bërë veprimet kështu: 1+ 100 =101; 2 + 99= 101 Ai mblodhi shifrën e parë me të fundit brenda qindëshit, pastaj të dy me të parafundit dhe vazhdoi kështu, duke ruajtur gjithnjë përfundir që kishte edhe shuma e kërkuar. Për mësuesin ky ishte zbulim tërhoqi vëmendjen e autoriteteve të kohës. Gausi u dallua në studime mëtejshme dhe me aftësitë e tij të rralla në majat më të larta shkencës.

    * Gausi, që i vogël, kishte mësuar shumë djallëzi për të vënë në ] njerëzit. Për mësuesit e tij, që përveç matematikës merrej edhe me po ai u thoshte shokëve:

    - Mësuesi ynë është një matematikan i madh për poetët dhe një p i madh për matematikanët.



    * E pyetën një herë Laplasin se kush ishte matematikani më i mac Gjermanisë.

    - Është Ptaf, - u përgjigj Laplasi.

    - Si? - i tha bashkëbiseduesi, - po unë mendoja se ishte Gausi.

    - Ah, po, - thirri Laplasi, - po Gausi është matematikani më i mac

    Evropës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #120
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    GLINKA Mihail



    GLINKA (Mihail) (1804-1857) kompozitor i shënuar i muzikës ruse



    * Glinka ishte biri i një oficeri në lirim që mbante, siç bënin në atë kohë njerëzit e shquar në fshat, një orkestrinë me bujkrobër. Kështu, Glinka mundi të dëgjojë muzikë që kur ishte i vogël. Pasioni i tij i madh ishte t'u binte këmbanave. Ky pasion i mbeti edhe kur u rrit. Këmbanat zënë vend të madh në kompozimet e tij. Glinka nuk bëri studime për muzikë. Ai studioi anglishten, frengjishten, gjermanishten, persishten, shkencat dhe veçanërisht zoologjinë. Vetëm nga një herë dhe, sidomos.gjatë pushimit iu vu studimit të muzikës. Vetëm kur u martua, i lindi dëshira të kopozonte muzikë. Atëherë pati pengesë të madhe gruan, e cila e qortonte vazhdimisht se humbiste kohë dhe para për të shkarravitur në fletoret e muzikës. Nga shkaku i këtyre mosmarrëveshjeve u bë njeri i mbyllur dhe i zymtë. Doli nga kjo gjendje vetëm kur u nda nga gruaja.



    * Kryevepra e Glinkës është opera "Ivan Susanin" e cila u shfaq më 1836, kur ishte 32vjeç.

    - Ptuh, - ia bëri një zotëri i pispilluar i oborrit, kur u dha shfaqja e

    parë e kësaj opere, - ç'muzikë plebejsh! Më duket sikur jam në fshat dhe

    jo në opera. Kësaj muzike i vjen erë muzhik një orë larg.

    Ky vlerësim i ra në vesh Glinkës, i cili mbeti shumë i kënaqur.

    - Nuk mund të prisja lavdërim më të madh, - tha ai.
    ---------------------------------------------
    GLUK, Kristofor



    GLUK, Kristofor (1714-1787) kompozitor i shquar gjerman



    * E pyetën Glukun për gjërat që ai çmonte dhe donte më shumë.

    - Tri gjëra, - u përgjigj ai, - paratë, verën dhe lavdinë.

    - Si? Lavdinë e vutë të fundit? Ikni se ju bëni shaka - i thanë ata që e

    pyetën.

    - Nuk tallem aspak, - u përgjigj ai. - Me paratë unë mund të blej verën,

    me verën zgjoi frymëzimin krijues dhe me të fitoj lavdinë. Shikoni

    ç'arsyetim i mirë.

    * Zhan Zhan Rusoi ishte admiruesi i flaktë i Glukut. Pasi dëgjoi "Orfeun", i përmblodhi kështu përshtypjet e tij: - Ja një vepër që nuk do të kisha dashur ta dëgjoja kurrë ose ta dëgjoja gjithë jetën.





    * Në rrugën Shën Honore, Gluku theu pa dashur xhamin e vitrinës së një dyqani. Pronari kërkoi për xhamin e thyer 50 solda zhdëmtim. Gluku nxori nga xhepi një skud, por i zoti i dyqanit nuk kishte t'i kthente.

    - Nuk ka rëndësi. - i tha Gluku, - në vend që të më jepni reston, unë po ju thyej një xham tjetër dhe dalim barabar.

    * Kur u dha opera "Ifigjenia" e Glukut, admiruesit dhe kundërshtarët diskutuan gjatë për vlerat e kësaj vepre. Një nga kundërshtarët e përcaktoi kështu këtë vepër:

    - Kjo opera është muzikë në prozë.

    * Gluku thoshte shpesh për miqtë e tij:

    - Kur duhet të krijoj një vepër në muzikë, shqetësimi im më i madh është se ata nuk duhet të harrojnë asnjëherë se unë jam një muzikant.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Agim Doçi
    Nga Agim Doçi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  3. Shoqeria apo dashuria me njerez qe marrin droge??
    Nga dodoni në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 05:20
  4. Vajzat tona punojnë si prostituta në Itali: na zhgenjyen
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 08:29
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •