Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867

    Politikanët, të varfër me gra të pasura

    Në deklaratat e pasurisë, krerët kryesorë të shtetit kanë deklaruar pagat e tyre dhe llogari modeste bankare


    Ja sa kanë deklaruar Nano, Xhoana, Moisiu, Berisha, Ruçi, Meta dhe Idrizi



    Politikanët shqiptarë nuk kanë patur ndryshime të mëdha në pasuritë e tyre brenda një viti. Nga maji i 2004-ës, kur ata bënë publike për herë të parë pasuritë e tyre në një deklaratë që e dorëzuan pranë Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Verifikimit të Pasurive, shumica e tyre ka lëvizje të vogla në kursimet vetjake, por vihet re se disa prej tyre kanë jetuar vetëm me pagat që ata kanë marrë dhe të ardhurat e bashkëshorteve në disa raste të tjera. I pari në listë, kryeministri Fatos Nano, përveç pronësisë së një Master Card, në të cilën një vit më parë kishte 3139,07 euro, këtë vit vihet re se ajo është shtuar në 5 043 euro si dhe 308 177 lekë, kursime korrente këto në një llogari rrjedhëse në Raiffeisen Bank ashtu si e para. Ndërsa bashkëshortja e tij, këtë vit deklaron se shoqëria e saj “Joy Travel”, nuk zotëron më asnjë kuotë në shoqërinë Alba Copter, pasi ka bërë shitje të kuotave prej 50% që zotëronte, ortakut tjetër të shoqërisë. Ajo deklaron një fitim nga “Joy Travel” rreth 15 323 280 lekë, që do të thotë më i ulët se një vit më parë, kur rezultonte rreth 25 654 012 lekë fitimi neto i kompanisë “Joy Travel” sh.p.k. Ndërsa kapitali i kësaj shoqërie nga 21 654 593 që ka qenë në maj të vitit të kaluar, sivjet ka shkuar në 32 843 430 lekë, sipas bilanit të saj, e po kështu bashkëshortja e kryeministrit deklaron se ka bërë një tërheqje nga të ardhurat e kësaj shoqërie prej rreth 1 milion lekë.


    Berisha
    Kryetari i opozitës nuk ka ndonjë ndryshim në deklaratën e tij të pasurisë. Rroga vazhdon të mbetet po ajo si deputet i Kuvendit me 1 381 215 lekë dhe paga e bashkëshortes po ajo e një viti më parë. Berisha është i vetmi politikan që, sipas deklaratës së pasurisë, nuk ka asnjë llogari bankare e që rezulton të jetë sërish më i varfri, ashtu si një vit më parë, ku ai, përveç pagës, kishte deklaruar edhe një shtëpi 69 m2 në Tiranë, ku zotëronte 33% të saj.


    Moisiu
    Presidenti Alfred Moisiu deklaron se i ka dhuruar shtëpinë vajzës së tij, Mirela, në shtator të vitit 2004, e po në këtë muaj, urdhër-pagesë të Byrosë shqiptare të sigurimit nr. 110 datë 22.10.2004 ai dhe nusja e djalit u zhdëmtuan për pasojë të vdekjes në një aksident rrugor të djalit Admirit, dhe ai vetë ka marrë gjysmën e zhdëmtimit prej 2 184 757 lekë. Ndërsa gjendja në kesh është 1 milion lekë. Presidenti vazhdon të marrë pagën prej 2 225 880 dhe njëkohësisht vajza e tij, Mirela, merr pagën 240 000 lekë në fshatin SOS. Për këtë vit ai ka përfituar përqindjet e interesave më dollarë amerikanë deklaruar më parë prej shumës 974,74 $ në Bankën Amerikane, përqindjet e interesave në lekë shqiptare të deklaruara më parë në Raiffeisen Bank prej shumës 69 070 lekë, si dhe përqindjet e interesave të depozitës së vajzës në lekë shqiptare të deklaruara më parë prej shumës 700 000 lekë me 6,8% në Bankën Kombëtare të Greqisë.


    Ruçi
    Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi, deklaron se nuk ka ndonjë ndryshim të pasurive të tij të paluajtshme dhe të luajtshme. Sipas kësaj deklarate, Ruçi vetë merr pagën prej 1 523 364 si deputet. Ndërsa bashkëshortja e tij merr 853 057 lekë nga puna e saj në Ministrinë e Financave dhe tek Avokati i Popullit. Ndërsa djali, Ledian Ruçi, deri në gusht 2004 ka marrë një pagë 137 820 si shofer i Kuvendit, ndërsa tani është student.


    Meta
    Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, deklaron se tashmë merr vetëm pagën e Kuvendit prej 1 735 404 lekë, si dhe ka për të shlyer një hua bankare në Bankën Italo-Shqiptare, shuma e pashlyer e së cilës tashmë është 44 532 dollarë, ndërkohë që është shlyer deri tani 19 809 dollarë.


    Shpëtim Idrizi
    Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Shpëtim Idrizi, në deklaratën e këtij viti shënon se ka blerë një apartament nga kursimet e vitit 2003, ndërsa gjatë vitit 2004 është blerë shtëpi në Durrës me sipërfaqe 82 m2 me çmim 1 milion e 400 mijë lekë të reja, por në pronësi të bashkëshortes së tij. Idrizi ka një llogari bankare me vlerë 964 071 lekë në Raifaizen Bank dhe gjendje kesh 500 mijë lekë të reja. Idrizi ka marrë edhe një kredi bankare në Bankën e Shqipërisë që vazhdon ta paguajë, gjithsej 3 milionë lekë për 30 vjet me interes 1%, ku kanë mbetur pa u shlyer edhe 2 468 568 lekë.


    Xhoana Nano ka deklaruar se i ka shitur ortakut shoqërinë “Albakopter”

    Nano ka 5 043 euro, Xhoana ka
    fituar 15 323 280 lekë nga “Joy Travel”

  2. #2
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Pasuria e e ciftit Nano

    Kryeministri Fatos Nano gjatë këtij viti nuk ka patur ndonjë shtesë të madhe në financat e tij personale, ndërsa vihet re pakësim i pasurisë së bashkëshortes së tij nga shoqëria që ajo ka në pronësi, “Joy Travel” sh.a. Kështu kryeministri, përveç pronësisë së një Master Card, në të cilën një vit më parë kishte 3139,07 euro, këtë vit vihet re se ajo është shtuar në 5 043 euro si dhe 308 177 lekë, kursime korrente këto në një llogari rrjedhëse në Raiffeisen Bank ashtu si e para. Ndërsa bashkëshortja e tij këtë vit deklaron se shoqëria e saj “Joy Travel”, nuk zotëron më asnjë kuotë në shoqërinë “Alba Copter”, pasi ka bërë shitje të kuotave prej 50% që zotëronte, ortakut tjetër të shoqërisë. Ajo deklaron një fitim nga “Joy Travel” rreth 15 323 280 lekë që do të thotë më i ulët se një vit më parë, kur rezultonte rreth 25 654 012 lekë fitimi neto i kompanisë “Joy Travel” sh.p.k. Ndërsa kapitali i kësaj shoqërie nga 21 654 593 që ka qenë në maj të vitit të kaluar, sivjet ka shkuar në 32 843 430 lekë, sipas bilancit të saj, e po kështu bashkëshortja e kryeministrit deklaron se ka bërë një tërheqje nga të ardhurat e kësaj shoqërie prej rreth 1 milion lekë. Një vit më parë, Nano deklaroi se kishte në pronësi edhe një Mercedes Benz, i cili i ishte dhuruar nga Asa Auto Star Albania me president Basri Ruka. Ndërsa i kishte dhuruar bashkëshortes Xhoana Nano një apartament në qendër të Tiranës me sipërfaqe 260 m2, me një vlerë 35 mijë dollarë e që vetë kryeministri e kishte blerë me paratë që mori nga dëmshpërblimi i viteve të burgut.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    --

    Me paratë që i kanë marrë këtij populli…


    Alma Kola, Laprakë

    Këto ditë fushate duket se po na mbushin boshllëkun lajmet. Po mes shumë të tjerave më ka bërë shumë përshtypje deklarata e znj. Kokëdhima, ku thoshte jo në ligjëratë të drejtë: “O popull, merruani paratë kandidatëve të PS-së, pasi juve ua kanë vjedhur dhe votoni kundër tyre…”. Ishte shumë domethënëse për mua kjo deklaratë, pasi dita-ditës shoh në lajme deklarata të njëpasnjëshme të kandidatëve të PS-së që “do të investojmë kaq apo aq milionë në zonë”, thua ti po i marrin këto shuma në llogaritë e tyre personale jo në buxhetin e shtetit, i cili është i të gjithëve, pasi të gjithë, në një mënyrë a në një tjetër, jemi taksapagues. Të gjithë deputetët e PS-së këto ditë kanë zënë me dorë kazma e lopata për të ndërtuar vendin në 45 ditë… O zot, a kanë fytyrë këta, vallë? Kandidati për deputet i PS-së në Shkodër, thotë “më thanë zgjedhësit na bëj rrugën”, dhe o burra, nuk pyet fare se ekziston edhe një tjetër projekt për këtë rrugë; një kandidate në Tiranë deklaron “kam investuar kaq... në zonën time ,kam në plan edhe aq...”; një drejtor i përgjithshëm, edhe ky kandidat, thotë: Kam planifikuar për këdo një ndihmë konkrete, të cilën edhe pse jemi në fushatë apo dhe pse dikujt nuk i intereson, do ta bëj të prekshme këtë ndihmë…”. Kjo është ofertë e hapur, vetëm se nuk i ka vënë dhe vlerën zoti kandidat… A thua, vallë, nuk i peshojnë fjalët këta njerëz apo mendojnë se varfëria, ku e kanë katandisur këtë popull, u jep të drejtën të luajnë me varfërinë e tyre, të tallen duke u ofruar lekët të cilat ua kanë vjedhur po këtij populli të varfër... “Çoniu shqiptarë prej gjumit çoniu..”. Po nuk u thamë jo hajdutëve, veç vargjet e Pashko Vasës do të jenë “pasuria” jonë.






    24/05/2005

Tema të Ngjashme

  1. UNICEF: Ne bote femijet me varfer ne Azi, ne Ballkan, femijet me te varfer ne Shqiper
    Nga iliria e para në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-10-2006, 09:38
  2. LUTJA: Mesues na meso te lutemi...!?
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-07-2006, 10:42
  3. SHBA: 1.5 milione shqiptare, te varfer
    Nga Orku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-09-2003, 11:19
  4. Shqiptaret, sa popull i varfer - Nga Tirana!
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2002, 05:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •