VLORA ESHTE NE RREZIK
( Leter sensibilizimi drejtuar qytetareve te Vlores dhe gjithe Shqiperise)
Cunami, sё shpejti nё Vlorё, jo nga deti, por nga helmi i TEC-eve, rafinerive, depozitave tё karburanteve,e gazit etj.Vlonjate, a keni degjuar per nje TEC qe do te ndertohet ne Vlore ? Nuk eshte nje Tec por Tecet ( 4 deri 6 te tjere te tille te pa deklaruar qe do te behen me pas ) te tjera qe do te behen rafinerite, depozitat e gazit dhe te naftes... Plot 10-12 industri,plot 550 hektare, te gjitha keto vijne ne Vlore pa dijenine tone, si nje peshqesh i tmershem per ne dhe femijet tane, per brezat qe do te vijne ... dhe ata skane per te na i falur sepse kjo eshte shume here me e keqe se plehrat e Italise qe duhej te digjeshin ne Shqiperi apo Cimentua e Greqise ( fabrika e cimentos ne Radhime,anes detit ). Me e keqe se humbja e lekeve ne piramida,se humbjet e vitit 97 apo te gjitha te marra se bashku .Sepse ajo s'ka per tu shkulur per breza te tere, duke vjell cdo dite helme, tyme, acide, ndotje hidrokarbresh, per njerezit , bimesine perreth, peshqit ne gjirin e Vlores.
Meendoni nje shifer....vetem Rafineria do te perpunoje nafte 40 here me shume se Ballshi. Po Tecet, depozitat gjigande,petrolierat gjigande? Ne jo me shume se 10-15 vjet Vlora do te braktiset nga vete Vlonjatet, sepse efekti shi acid dhe shume helme te tjere ( 7 te tille ), do te rrezikojne deri dhe pyllin e Llogarase, sepse do te kemi nje gji pa jete te gjalle, me uje te piste si uje pellgu,sepse do te fillojne problemet me shendetin e popullates, ndersa per turizem as qё mund te behet fjale. Hotelet do te jene mbyllur me kohe, pemet do te jene te venitura, femijet e familjeve qe do te ngelen eshte mundesia te lindin me probleme si ne shume vende ku industri te tilla zhvillohen kaq afer qytetit.Deri ne 80 km shkon efekti shkaterues i kesaj industrie.
Cuditerisht apo tinezisht, institucionet nuk flasin! Por le te dalin vendimarresit apo vet investitori ne menyre publike dhe te garantoje popullin e Vlores se ska per te ndodhur kjo gje, se Vlora mund te zhvilloje normalisht turizmin dhe te jetoje normalisht ne pranine e kesaj industrie Por investitorit sigurisht intereson ta beje investimin me koston me te ulet dhe kjo arrihet ne Vlore, ne zonen e Triportit,brenda gjirit,me nje porte te ngritur dhe me 550 Hektar blere me 1 $ per meter katror. Ai as qe ka idene se Vlora eshte nje qytet turistik dhe eshte kjo e ardhmja e afert ,dhe as do tja dije , ai se vret mendjen kur se vrasin te zotet e shtepise.
Te dashur bashkqytetare !
Ne duhet te kerkojme te jemi te informuar per cdo gje.Duhet te kerkojme shifra konkrete dhe te mbeshtetura, se cfare do te fitojne realisht vlonjatet,po ne fund te fundit, le te dale vet qeveria dhe investitori dhe te na mbushin mendjen se nuk do te kemi te keqia, se cte mira do te kemi per 550 hektar qe jane shitur (falur) me cmim 50 here me te ulet se vlera reale, me nje cmim qe eshte vertet per te qeshur por dhe per te qare Vlonjate dhe Shqiptare ! Po na shesin cdo vlere,po na shesin shume lire, duke na sakrifikuar jeten dhe te ardhmen ne breza...
Vlonjate kudo qe jeni ska me kohe, punimet fillojne se shpejti...
Kushdo qe hesht qofte ky qytetar i thjeshte vlonjat, merr nje pergjegjesi, te pakten perpara brezave qe do te vijne.Ne se dikush ka vendosur te helmohet per vete, ska te drejte ta vendose kete per ata qe do te vijne Brezat do te na etiketojne me gjithfare emrash pervec emrit brezi i injoranteve dhe hajduteve,dhe cdo emer tjeter qe ka turp brenda.Mos u genjeni me fjalet industrializim i vendit. Kjo u tha dhe per plehrat e italianeve, per fabriken e cimentos ne Radhime.
Qytetare te Vlores !
Ju qe keni vendosur te mos largoheni nga Vlora mbroni qytetin tuaj dhe te femijeve tuaj, sepse askush me pare apo tani nuk e ka vrare seriozisht mendjen per probleme industralizimi apo zhvillimi. Ne se duan ta ndertojne kete industri le ta bejne gjetke ? Atje, ku nuk ka popullate, ku nuk ka turizem apo ne fund te fundit, hic fare. Nafta te jete vetem tranzit ne Shqiperi, cfare do te fitoje Vlora nga kjo ? 40-50 te punesuar ? ( roje te gardhit qe do te vendoset rreth kesaj industrie ) , 50 miljone dollare qe fiton shteti Shqipetar? .Sa do te ngelen te perfitoje Vlora pas qarkullimit te tyre ne zyrat e shtetit ? Maksimumi 1-2 % te shumes ( pra me pak se 1 miljon $ ), kethyer ne forme therrimesh .
Vlonjat duhet pasur parasysh dhe qe ky nuk eshte nje biznes I Vlores, por i nje firme te huaj, qe te ardhurat e biznesit nuk do te riciklohen apo depozitohen ne Vlore Atehere cfare ngelet ? Vlora do te jete thjesht kurrizi, ku do te shijne interesa biznesi e aferash, sic ka qene dhe sic eshte gjithe Shqiperia. Po a e dine Vlonjatet se sa fitojne sot nga turizmi dhe sa do te fitojne pas 10-15 vjetesh? Llogarite jane te pa krahasueshme ne favor te turizmit.Vetem Vlora me vijen e saj bregdetare 145 Km me gjirin e saj te paperseritshem Karabrunin,Sazanin, Lagunen deri ne Vjose, me kuroren e kodrave mbi det,Kaninen, Llogarane unikale dhe brigjet deri ne Himare , etj. etj. ku mund te zhvillohen deri ne 20 lloje turizmi pas 10-15 vjetesh mund te perballoje 1-1.5 miljon turiste ne vit qe do te thote mbi 1 miliard dollar ne vit, te pakten 500 here me shume te ardhura se projekti i helmit , pervec se brezat do te gezojne nje jete te qete ne ajer te paster.
Vlonjate ! Vlora dhe sot fiton shume here me teper nga turizmi se nga therrimet qe ofron pushtimi i kesaj industrie. Kjo qe behet ketu smund te behet askund tjeter pervec ne vendet te varfra dhe me injorante te botes.Ka vetem nje shprese: Vlonjatet te kundershtojne Cunamin e Helmit brenda ne qytetin e tyre. Cfare do te jete Vlora duhet dhe do ta vendosin vet Vlonjatet dhe kursesi zyrtaret kalimtar
Le te vendosin vet Vlonjatet !
Jane te lutur ne radhe te pare gjithe Vlonjatet, por dhe gjithe Shqipetaret kudo qe jane , te votojne ne internet ne Portalin www.albania-guide.net ,( ne rubriken Albania - Guide - Sondazh ) ne se duhet pikerisht ne Vlore te ndertohet 550 hektare industri nafte e Tece apo Vlora te zhvilloj ate qe natyra ja ka falur pa kuresim, potencialin per nje industri turizmi ,e cila mund te jete pas 10-15 vitesh nga me atraktivet ne Europe.Po ne kete portal ne rubriken lajmi I dites mund te lexoni gjithcka per kete problem dhe botimet ne gazetat qendrore.Njoftojme se, kerkohen 50.000 firma per te shpallur referendumin sipas Kushtetutes per te ardhmen e Vlores. Firmat do te kerkohen ne te gjithe vendin,sepse Vlora u perket te gjitheve.
Nga Aleanca pėr Shpėtimin e Gjirit tė Vlorės.
- Ne kete aleance bejne pjese,shoqata ambientaliste ne gjithe vendin,specialiste te fushes se industrise se naftes dhe kimise, pedagoge, ambientaliste te universitetit te Tiranes, personalitete publike, shoqata te Vlores, perfaqesues te sferes se turizmit ne gjithe vendin etj.
Krijoni Kontakt