Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Si të jemi në formë për plazh

    Për të shijuar diellin dhe për të shkuar deri në fund të pushimeve me një nxirje dhe lëkurë perfekte, filloni që tani numërimin. Përgatituni si më poshtë.

    Fytyra: ndiheni e sigurtë për të përballuar verën?

    Një muaj para
    Parandalo rrudhat : tashmë dihet që rrezet ultravjollcë janë armiqtë më të këqinj të lëkurës. Për të shmangur shenjat para kohe, filloni të merrni ushqime ose vitamina me përbërje antioksidantësh, që rrisin mbrojtjen natyrale të lëkurës.

    Dy javë para
    Fillo nxirjen: nuk do të pëlqente të shkoje në plazh me fytyrë të praruar? Atëherë çdo mëngjes lyhu me një krem vetënxirës, të përshtatshëm për tipin tënd të lëkurës: aplikojeni në fytyrë dhe qafë me lëvizje të shpejta duke shmangur në këtë mënyrë krijimin e njollave pak a shumë të errëta.

    Një javë para
    Gjallëro ngjyrën: për të përgatitur lëkurën për nxirje e për të siguruar një ngjyrë homogjene e të ndritshme, bëji fytyrës një pastrim të kujdesshëm në një institut bukurie. Kështu elimionon qelizat e vdekura dhe pastron poret, duke rritur padyshim cilësinë e lëkurës.


    Tre ditë para
    Rregullo vetullat: është një rit bukurie i domosdoshëm, pasi parregullsia e tyre zbeh shkëlqimin e vështrimit dhe të fytyrës. Nëse nuk je eksperte lër një estetiste të të ndihmojë.

    Një ditë para
    Bëj një maskë hidratante: penetron më në thellësi sesa kremi dhe siguron një lëkurë vitale dhe elastike, që është gati për të pritur “sulme” të ndryshme.

    Flokët, përgatiti për pushime
    Kujdes i vazhdueshëm, permanent, prerje, lyerje; tridhjetë ditë programi intensiv për të shkuar në plazh me flokë të fortë, të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.


    Një muaj para
    Fillo një kurë forcimi : floku duhet të jetë i fortë dhe i ushqyer para se të goditet nga dielli, era dhe klori. Bli në farmaci një flakon një përdorimsh, që ka si bazë proteina të vezës, substanca me aftësi rigjallëruese dhe riforcuese. Apliko çdo mëngjes mbi flokë të larë një flakon, duke masazhuar mirë me gishta rrënjën dhe gjithë gjatësinë e flokut.


    Dy javë para
    Mund të bësh permanent : përshpejtimi i trajtimit prej disa ditësh është idealja për të arritur në plazh me flokë me efekt natyral. Në fakt shenjat e bikutinave, të dukshme në fillim, por jo aq të bukura për t'u parë në flokë të lagur, mbajnë vetëm dy javë. Sa mbajnë kaçurrelat mund të vlerësohet vetëm pas dy, tre larjeve të para të kokës. Për çdo të papritur ka kohë për rregullime. Nuk asnjë rrezik që permanenti të zhduket para përfundimit të pushimeve: në fakt permanenti mban më shumë në det, ku flokët rrinë gjithmonë të lagur.

    Një javë para
    Mund t'i presësh : është mënyra më e mirë për të pasur një kokë gjithmonë të rregullt duke harruar, të paktën për pushime furçën dhe krehjen. Kjo këshillë vlen edhe për atë që duhet të presë vetëm majat: në këtë mënyrë eliminohet problemi i flokëve me maja të djegura e të ndara më dysh. Ndryshe rrezikohet që larjet e shpeshta në det të bëjnë të humbasë shkëlqimi dhe shëndeti i flokëve.

    Tre ditë para
    Po lyerjes: lyerjet me bojë, këna apo fije është mirë të bëhen vetëm pak ditë para pushimeve, në mënyrë që të shmanget problemi i rritjes së flokëve gjatë pushimeve. Idealja është të zgjidhni një ton më të errët sesa ai i zakonshmmi, pasi uji i detit dhe klori i pishinave tentojnë ta çelin flokun.

    Një ditë para
    Përgatit çantën e kozmetikës me produktet e duhura për mbrojtjen e flokëve: një specialitet me filtra UV për ta përdorur në plazh, shampon, balsamin dhe një maskë që ta përdorni çdo tre ditë për të shmangur tharjen e flokëve dhe prishjen e fibrës kapilare.

    Mit: Nëse përdorni kremin kundra diellit ka më shumë të ngjarë të merrni kancerin e lëkurës

    E vërteta: Kremi i diellit nuk shkakton kancer të lëkurës. Ju duhet të aplikoni një sasi të madhe të kremit me faktor të lartë mbrojtjeje (me mbrojtje UVA dhe UVB), për t'i dhënë një shkëlqim të dukshëm lëkurës së trupit para se të dilni në diell, për më tepër që duhet të lyheni çdo dy orë gjatë kohës së ekspozimit.

    Mit: Kremi i nxirjes nuk të bën mirë

    E vërteta: çdo gjë që vendoset në lëkurë përmban një rrezik potencial për të shkaktuar një reaksion alergjik te disa njerëz dhe kremi i diellit këtu nuk përjashtohet. Megjithatë është më e mundur që trupi të reagojë negativisht ndaj aromës së kremit sesa ndaj substancave kimike që përdoren për t'u mbrojtur nga rrezet UV. Edhe pse ka pasur shqetësime se disa nga filtrat kimike UV përthithen nga lëkura, nuk është provuar që këto të jenë të dëmshme. Për të qenë super të sigurtë përdorni kremra me filtra fizikë, siç është titaniumi.

    Mit: Dëmtimi nga dielli mund të rikuperohet


    E vërteta: Pjesa më e madhe e dëmtimit të shkaktuar nga rrezatimi UV është e pakthyeshme, veçanërisht kur ato shkaktojnë kancer lëkure. Terapia lazer mund të regullojë vetëm disa shenja të dukshme të plakjes së lëkurës, rrudhat dhe pigmentin e shkaktuar nga ekspozimi në diell.

    Mit: Lëkura nuk e humbet elasticitetin deri në moshën 25 vjeç, kështu që jam në rregull nëse nxihem para kësaj moshe.

    E vërteta: Tetëdhjetë përqind e dëmit të shkaktuar nga dielli ndodh para moshës 18 vjeç, prandaj është më e domosdoshme të mbroheni në moshë të re duke shmangur pasojat negative. Nxirja është reagimi i lëkurës që tregon se dëmi është bërë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Gjene me kryesore paskan harruar!

    Ikni ne palester qe te tonifikohen muskujt.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Mua me pelqen te lahen, por nuk durroj dot diellin. Asnjehere ne jeten time, gjithashtu prinderit e mi jane bere sebep, nuk jam nxire. Davius eshte 100% sakte!

  4. #4
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Citim Postuar më parë nga angeldust
    Gjene me kryesore paskan harruar!

    Ikni ne palester qe te tonifikohen muskujt.
    Ke harruar edhe ti gjene me kryesore!
    Qe te shkosh ne palester duhet ta kesh hobi Gjimnastiken

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ata , që kanë marrë pjesë tek temave e llupsave " Çfarë hani me dorë", nuk u lejohet të shkojnë në plazh këtë vit, se trembin miletin.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    na paska zene malli kaq shpejt prap per plazhin, nuk u ngopkemi ne...

    Citim Postuar më parë nga angeldust
    Gjene me kryesore paskan harruar!

    Ikni ne palester qe te tonifikohen muskujt.

  7. #7
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Une keshilloj eksfolim dhe hidratim, per te mbetur lekura e lagesht, keshtu nuk eshte e predispozuar per rrudha. Ruajuni sa me shume diellit, sidomos ata qe kane nishane te zinj ne trup dhe fytyre. Pas ores 11 ekspozimi ne diell eshte shume i rrezikshem.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lipoplastika, për pulpa dhe kavilje të hijshme

    Kete stine, kaviljet dhe pulpat do te jene protagoniste te bukurise ne plazhe. Kjo do te thote se keto dy elemente duhen shoqeruar edhe me sandale seksi si dhe me nje depilim te kujdesshem te ketyre zonave, e cilat qe jane mjaft ndjellese. Por si i behet atyre qe kane probleme me keto dy elemente, aq me teper, kur ne keto zona ka shume deformime. Fale sistemit te lipoplastikes, ne 30 minuta arrihet ajo qe kerkon, duke korrigjuar defektet ne kavilje si dhe muskujt e tepert ne pulpa.

    "Lipoplastika, mundeson rregullimin e defekteve ne zonen e kaviljeve dhe pulpave. Eshte eshte nje teknike e re, e cila jo vetem qe sjell ne forme keto dy pjese te trupit, por mundeson edhe nje harmoni midis trupit dhe veshjeve qe na shoqerojne"-shpjegon Raoul Novelli, kirurg estetike. Grumbullimi i dhjamrave ne zonen e pulpave, ben te mundur humbjen e elegences dhe vetem ne saje te nderhyrjes me Lipoplastike, mund te sjellim ne forme kembe te bukura dhe plot sharm. Behet fjale per nje operacion pa dhimbje, i cili zgjat vetem 30 minuta.

    Burimi: Shekulli
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Verë 2005, si të “rimorkojmë” në plazh

    Ajo dhe ai nën diellin e nxehtë mbi plazh. Kësisoj mund të gjesh pafundësisht në plazh, beqarë ose jo që janë të gatshëm për lidhje të shkurtra. Por cilat janë hapat që duhen ndjekur për të tërhequr vëmendjen e personave që hyjnë në listën e të pëlqyerve të tu, për të përjetuar në flirt apo një histori e cila do të mbushë me emocion ditët e tua të pushimeve. Nëse pranvera është stina që ndez gjakun, vera konsiderohet stina e flirteve dhe historive dashurore kalimtare.

    Kjo sipas seksologëve ndodh edhe për faktin se disa është më e gjatë, që do të thotë se hapësira kohore mundëson më shumë kësi njohjesh, aq më tepër që koha që ju shpenzoni në këtë stinë, ka vetëm një qëllim : njohjet. Përpos vapës këto lidhje arrijnë të mbajnë ekulibrin e trupit tuaj në formën më të mirë dhe në këtë pikë dashuria shërben si një kondicioner i gjendjes emocionale. Një nga antropolgët më të njohur amerikanë David Givens, pohon se së pari këto lidhje nuk duhen konceptuar si lidhje serioze, gjithcka duhet të nisë si një lojë.

    Hapi i parë, që duhet të bëni është të vëzhgoni terrenin dhe të vendosni piketat tuaja, ndaj personave që janë afër jush ndaj së cilëve ju keni tërheqje fizike. Së dyti përpiqu të bësh interesantin, nxirr në pah anën tëndë sensuale dhe energjike. Përpiqu të jesh i gatshëm për të ndihmuar vajzat që ke ngjitur cadrës tënde. Mos thuaj asnjëherë “JO”, ofertave që ato të bëjnë për ti ndihmuar të hapin cadrën apo t’i vendosësh kremin në trup. Kjo tregon jo vëtëm gatishmërinë tëndë për një njohje të mundshme në horizont, por është qartësisht edhe tregues i shkallës së sjelljes. Nuk është e nevojshme të përdorësh fishëkëllimat për t’i tërhequr vëmendjen. Përpiqu të zbatosh atë që quhet gjuha trupore.

    Ftojë për një lëng në barin aty afër dhe lër shteg për të dalë në mbrëmje së bashku. Nëse qysh ditën dhe natën e parë asgjë nuk ka ndodhur prit ditën tjetër. Destinacioni yt është cadra ku ajo pushon. Bëji komplimente për ngjyrën e lëkurës, rrobat e banjës apo lookun. Këto janë tre pika mjaft ngacmuese për femrat. Gjej batutat më të goditua për ta bërë të qeshë, edhe ato më banalet shpesh luajnë rol pozitiv, duke treguar se je një tip pa komplekse dhe mjaft i hapur. Nëse ajo të fton në det, tregohu i gatshëm për stilet e notit që njeh dhe përpiqu të afrohesh me të, duke qenë i gatshëm për ta mësuar se cilat janë lojrat më praktike ne det.

    Mos u tregoni shumë entuziast aq sa ti lësh të kuptojë, që ti po përpiqesh ta fusësh në kurth. Lëri të kuptojë se kjo njohje, ka në qendër miqësinë e mirë dhe nëse ajo pranon të hajë një akullore me ty ose një darkë të pasur me asortimente detare, kjo tregon se edhe ajo është e interesuar. Nëse ke arritur në pikën që ju keni krijuar një miqësi, propozoi të kaloni një ditë larg miqve tuaj dhe vëzhgimeve të të tretëve, duke pushuar në vende të qeta, ku të kesh mundësi të rrëmbesh puthjet e para.

    Nëse keni arritur të gjitha këto, mos thuaj kurrë se cila është ferma jote ideale apo gjëra që i lënë asaj të kuptojë se kjo lidhje nuk do të zgjasë. Zakonisht 5 për qind e njohjeve ndodhin gjatë pushimeve, larg zhurmës së shoqërisë, familjes dhe zyrës. Pasi të keni vendosur pikat mbi “I”, tregoi se kjo lidhje ka në qendër miqësinë e shkurtër, me qëllim që ajo të mos kalojë në iluzione tipike, që lidhen me vijimësinë e lidhjes.

    Shekulli.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Tradita verore, në plazh së bashku me fëmijët tuaj

    Në det fëmija juaj është i lumtur: më në fund i lirë, luan , vrapon dhe shpërthen. Spërkatet me ujë bashkë me miqtë e tij të vegjël dhe ndërton kështjella rëre të përshtatshëm për një princeshë. Po ti? Nuk e humb nga sytë sepse noti nuk është pika e tij më e fortë. Dhe pastaj, duhet ta mbrosh nga dielli. Të shmangësh djegiet është e rëndësishme jo vetëm për të shmangur skuqjet e lëkurës, por edhe si parandalim për të ardhmen. Sepse lëkura “kujton” traumat që pëson, në këtë rast skuqjet. Dhe dobësohet. Atëherë nëse do të jeni e qetë, për fëmijën përdorni gjithmonë solarë me tregues të lartë mbrojtjeje dhe që i rezistojnë ujit.

    Aplikoja çdo dy orë dhe pas çdo banjoje ( edhe nëse është waterproofshkon edhe kur than të voglin) Dhe bëni kujdes që produkti të mbulojë çdo zonë të trupit. Për të mos gabuar, filloni gjithmonë nga e njëjta pikë, për shembull nga krahu i majtë dhe mbuloni gjithë lëkurën në mënyrë të rregullt. Siç dihet, fëmijëve nuk u pëlqen ndërprerja e argëtimeve, shndërrojeni këtë operacion në një lojë: përfshijeni në vendosjen e kremit, nxite të kujtojë nga ke filluara herën e parë. Ka kozmetikë që, sapo i aplikon, ngjyrosin lëkurën dhe bëjnë “një hartë” të nevojshme për të përhapur mirë kremin. Mos harroni pikat kritike si qafa, pas veshëve, këmbët dhe bordurat e kostumit të banjos. Kundër të nxehtit, më së fundi, lagini shpesh kokën dhe vijini një kapele.

    Shekulli
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •