TIRANE (20 Maj)
-Banka e Shqiperise pohon ne nje njoftim zyrtar te saj, se elemente keqberes kane futur ne qarkullim kartemonedha te falsifikuara te prerjes 1 000 leke, emetim i vitit 1992 dhe 1994 (rishtypje e 1992). Me evidentimin me te pare te bere nga Banka e Shqiperise, ketu ne Tirane dhe ne deget e saj ne rrethe, jane njoftuar te gjitha bankat e nivelit te dyte lidhur me prezencen e ketyre kartemonedhave. Si rezultat i njoftimeve dhe ne zbatim te udhezimeve e rregulloreve te Bankes se Shqiperise per te parandaluar e per te mos lejuar qarkullimin e kartemonedhave te falsifikuara jane marre masat perkatese per konfiskimin e tyre ne sportelet e bankave te nivelit te dyte. Sipas Bankes, numri i kartemonedhave te falsifikuara eshte pothuajse i paperfillshem, por qe eshte vleresuar dhe jane marre masat e duhura per parandalimin e futjes ne qarkullim te kartemonedhave te falsifikuara.
Banka sqaron publikun lidhur me elementet e sigurise se kartemonedhave shqiptare, te cilet jane lehtesisht te dallueshem, si: shtypi i thelle i realizuar me reliev boje, i cili dallohet lehte me ferkimin e mollezave te gishterinjve tek portreti, numrat qe tregojne vleren nominale te saj, teksti i shtypur dhe elementet zbukurues, ngjyra e shqiponjes, e cila kur shihet nga kende te ndryshme varion nga ngjyra violet ne ngjyren jeshile, numrat e serive, te cilet jane te shtypur me boje jeshile, etj. Per te evituar rrezikun e kartemonedhave te falsifikuara, nga publiku kerkohet te perdore sa me shume bankat dhe sherbimet qe ofrojne ato. db/db(NEWS24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt