Ju pershendes te gjitheve te apasionuar pas letersise. Klikoni ne firmen time per me teper informacion!![]()
Ju pershendes te gjitheve te apasionuar pas letersise. Klikoni ne firmen time per me teper informacion!![]()
Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!
"-1-
Ishte hera e parė, qė kur mbretėria ndodhej nė duart e tij, qė ai kalonte ditėt e para tė fillimit tė vitit nė pallat. Gjithė mbretėria sapo kishte festuar ngjarjen mė tė madhe tė vitit. Ishte urdhėrimi i pėrjetshėm nga Perėndia, qė kurse i kishte ēliruar nga egjiptasit, qė njerėzit tė pėrkujtonin ēdo vit Pashkėn, shpėtimin e tyre. Ishte me tė vėrtetė njė nga ēastet mė tė bukura tė vitit, pėr tė kujtuar madhėshtinė, mirėsinė dhe besnikėrinė e Perėndisė ndaj Izraelit, por edhe njė nga mė tė vėshtirat. Ēdo fillim viti, ai me ushtrinė e tij, dilnin kundėr vendeve qė Perėndia u kishte premtuar tu jepte, ndėrsa sivjet diēka e ēuditshme e kishte mbajtur nė pallat.
Mbreti ndihej disi i vetmuar dhe kishte dėshirė tė thellohej nė mendime, pėr ato qė kishin ndodhur. Viti qė kishte kaluar, kishte qenė i mbushur me ngjarje qė i kujtonin fitore, mall, mbajtje premtimesh e, mbi tė gjitha, mirėsi nga Perėndia, tė cilin ai e adhuronte me gjithė forcėn e qenies sė vet.
Ai ishte rritur nė mes tė pėrkėdheljeve tė prindėrve dhe ēapkėnllėqeve tė vėllezėrve. U rrit nė njė kohė kur vetėm dashuria dhe hiri mund tė ruanin familjen dhe jetėn. Populli dhe vendi i tij ishin nė zgjedhė, por jo ai dhe shpirti i familjes sė tij. Ata ishin tė lirė nė Perėndinė e Izraelit, qė ata adhuronin dhe prisnin shpėtimin e gjithė popullit prej tij. Ēdo ditė, Davidi mbėshtetej nė prehrin e sėmės dhe, me ata sytė kureshtarė, priste tė dėgjonte ēhistori shpėtimi do ti rrėfente ajo. Ai mahnitej me mrekullitė qė populli i tij kishte pėrjetuar gjatė viteve me Perėndinė dhe, i rrėmbyer nė pasionin e Zotit, pyeste njeriun qė, sipas mendjes sė tij, dinte gjithēka: Nėnė, po pse tani ne vuajmė, a nuk i mbajnė mend njerėzit shpėtimet e Perėndisė? Ajo ia ledhatonte kaēurrelat dhe, me njė zė tė ngrohtė, i thoshte: Biri im, njerėzit janė tė dobėt dhe tė paduruar. Ata harrojnė mirėsinė dhe ndjekin udhėt e tyre, kur nuk kuptojnė. Po kėshtu, edhe ky popull, ka harruar tė mirėn dhe ėshtė fundosur nė dobėsinė e vet. Ruaj zemrėn tėnde nė vullnetin e Zotit dhe gjithmonė do tė gjesh hir dhe mirėsi nė rrugėt e tij.
I kujtohej nėna njė qenie e ēuditshme, e brishtė si vetė ai, e fortė si asgjė tjetėr, e zhveshur nga vetė jeta kur ishte me tė, e thellė dhe e pafund nė dashuri ndaj frutit tė barkut tė saj. Ajo vėshtronte blunė e thellė tė syve tė tij, qė i tregonin sa shumė e donin dhe kujtonte se, si dikur, edhe ajo vetė kishte dhuruar dashuri pa kushte dhe pa dyshim. Nė atė blu tė thellė tė atyre syve ajo mahnitej dhe bekonte atė mrekulli qė vetė Perėndia i kishte dhuruar. Ai ishte i dashuri, ishte Davidi."
......
"
Ai ishte njė djalosh me njė zemėr plot melodi dhe fjalė kėngėsh, qė bėnin ēdo ligėsi tė largohej, ēdo vėshtirėsi tė sheshohej, ēdo errėsire tė ndriēohej, ēdo pengesė tė kthehej nė zgjidhje, ēdo armik nė mik dhe ēdo urrejtje nė dashuri. Ky djalosh po i tregonte mbretit se nuk kishte frikė nga frika, as druajtje nga guximi, ai ishte gati tė merrte Perėndinė, tė sulej pėrpara e ti vinte gjoksin ēdo tė keqeje. Tek shihte sytė e tij tė vendosur dhe shpirtin e tij tė mbushur besim e kėmbėngulje, Sauli mendoi: Kush jam unė tė ndaloj atė qė Perėndia do tė bėjė me kėtė njeri? Ja, Ai na ka folur, por ne nuk e kemi dėgjuar. Tani qė njė njeri qė ka veshė, ka dėgjuar dhe do tė bindet, kush jam unė tė mos e lejoj?
-Biri im, shko dhe na sill fitoren qė tė ka premtuar Perėndia!
Kėto ishin fjalėt e tij, bekimi i tij dhe pranimi i tij. Davidi nuk do ta harronte kurrė kėtė ēast qė e bėri burrė dhe pjesėtar tė luftės sė popullit tė vet, tė njė populli qė vuante dhe qė digjej pėr liri dhe pėr fjalėn e Perėndisė."
....
"Ai, Davidi, qė kishte luftuar dhe vrarė Goliathin, armikun mė tė tmerrshėm tė Izraelit, tani fshihte jetėn e vet mbrapa njė njeriu qė ishte fajtor vetėm pėr trimėrinė e tij. Ai, mbreti, qė ishte bekuar me gjithė ēkishte dėshiruar, po i vidhte njė njeriu tė vetmen dhuratė qė kishte veē jetės, gruan. Por si mund tė vinte ai nė vend drejtėsinė qė kishte shkelur nė zjarrin e njė dashurie pėrvėluese? Ēdo mėkat kėrkon ofertė pėr shlyerje dhe ai mund tė jepte gjithēka, pėrveē jetės sė tij tė cilėn donte ta fshihte bashkė me atė ēast mrekullie nė bindjen dhe vdekjen e njė trimi tė pėrkushtuar. I mbytur nga njė sfilitje qė ia thėrrmonte kockat, i fundosur nė fajin e vet priste me ankth flijimin, kryerjen e njė sakrifice tė pamerituar. "
...
" Ah, sikur ti tė mos ishe, sikur tė mos ishe shkruar kurrė, sikur Zoti tė kishte krijuar Universin pa ligje dhe dashuria ime tė mos tradhtonte, tė mos vriste, tė mos dėnohej... Te fajėsoj ty, jo veten, tė fajėsoj, sepse qenesia jote, ėshtė dėnimi im, njė dėnim qė nuk e meritoj, njė dėnim qė nuk duhet tė mė ndjekė pas, njė dėnim, qė do tė vrasė dashurinė time. Ah, Zot, sikur tė kishe ndėrhyrė, tė mos lejoje mashtrimin as vrasjet, tė mė lejoje tė doja pa ligje, pa ndėshkime. Ah, Zot, sa vonė ėshtė tani, dora ime ka ndėrhyre aty ku nuk ndėrhyre ti dhe tashmė nuk pres mė asgjė, veēse atė, Bath-Shebėn time, dashurinė time, tradhtine time, vrasjen time, tė jetoje me mua dhe jeta e saj tė fshijė kėtė hidhėsi... "
...
""Ki mėshirė pėr mua o, Perėndi.
Sipas mirėsisė sate, pėr dhembshurinė e madhe qė ke,
Fshiji tė ligat qė kam bėrė!
Mė pastro tėrėsisht nga paudhėsia ime!
Dhe lamė nga mėkati im!
Sepse pranoj ligėsitė qė bėra, mėkati im mė rri gjithnjė pėrpara.
Kam mėkatuar kundėr Teje, vetėm kundėr Teje.
Dhe kam bėrė atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Tu.
Qė tė njihen drejtėsia dhe ndėrshmėria Jote nė gjykimin Tėnd,
Mos e kthe fytyrėn Tėnde nga mėkatėt e mia
Dhe fshiji paudhėsitė e mia.
Bėj qė tė ndiej gėzim dhe ngazėllim qė vijnė veē prej teje.
Kockat qė ke thyer, le tė kremtojnė dhe ato.
Krijo nė zemrėn time dritė, o Zot, mos hiq prej meje Frymėn tėnde tė Shenjtė,
Lermė tė gėzoj nė Shpėtimin qė Ti jep,
Dhe nė shpirtin tim dritė le tė kėtė!"
Ai qante dhe rėnkonte i penduar, ngashėrente, me shpresė se Perėndia do tia kthente turpin nė nder dhe trishtimin nė gėzim."
Davidi dhe Bath-sheba
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 22-05-2005 mė 09:08
Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!
Davidi dhe Bath-shebaPostuar mė parė nga Manulaki
Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!
Krijoni Kontakt