Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    AC Milani, shembulli i punės sportive

    Nga dr. Rauf DIMRAJ

    Futbolli ėshtė njė sport qė emocionon mbarė botėn. Fusha e lojės ėshtė arena ku pėrzihen emocionet, shpresat, gėzimi, imagjinata dhe dialogu rreth topit, besimi, pėrplasjet, krenaria, dhimbjet; ėshtė vendi i shakave, por edhe i biznesit.

    Fushat e lojės i kemi tė mėdha dhe tė vogla, tė reja dhe tė vjetra, por ka edhe fusha tė zhdukura. Tė gjithė e ndiejmė nevojėn pėr tė pasur suksese ndėrkombėtare nė lojėn futbollistike. Pėr tė arritur atje, shkaqet nuk janė vetėm tė natyrės kryesisht ekonomike.

    S'ka pse tė ndodhė tek ne qė tekniku i futbollit tė luajė edhe rolin e preparatorit fizik, tė mjekut, tė menaxherit, tė kuzhinierit, tė furnitorit. Ky qėndrim i kushton shtrenjtė lojtarit dhe sponsorit. Tė qėndruarit nė pozicionet e veta reale dhe nėpėrmjet bashkėpunimit, tė pėrdorėsh eksperiencat, studimet dhe verifikimet shkencore, do tė thotė tė bėhen tė mundshme arritje tė parrezikshme ndaj rezultatit dhe sė ardhmes sė individit.

    Ku dhe si stėrvitet Milani

    Shpresojmė qė tabloja nė vazhdim tė ndihmojė sadopak pėr njė reformim mė real tė imagjinatės dhe ideve tė organizimit, shkencėrimit, funksionimit tė ekipit me kapacitete botėrore, AC Milan.
    Mirėqenia psikofizike e ēdo lojtari dhe natyrisht e analizuar nė tėrėsinė e ekipit, pėrbėn pasurinė mė tė shtrenjtė tė Shoqėrisė sė Futbollit "Milan". Ngo kjo varet rendimenti nė fushė i skuadrės e pėr rrjedhojė, suksesi sportiv dhe ekonomik i A.C.Milan.

    Ekipi i zhvillon stėrvitjet nė Qendrėn e tij Sportive, Milanelo, e cila ėshtė e ndėrtuar nė pyll dhe ndodhet pranė provincės Varese (Itali).
    Kompleksi sportiv pėrmbledh nė vetvete 6 fusha futbolli cilėsore, njera nga tė cilat ėshtė e shtruar me material sintetik dhe ėshtė e mbuluar. Ajo mund tė hapet nė mėnyrė automatike. Nė kompleks janė ngritur edhe 3 salla tė ndara. Njėra nga sallat pėrdoret si palestėr. Ajo ėshtė e kompletuar me pajisje moderne nė mbėshtetje tė fuqizimit muskular. Salla e dytė ėshtė e plotėsuar me pajisje tė teknologjisė sė sofistikuar amerikane dhe pėrdoret pėr rehabilitimin e lojtarėve tė dėmtuar. Salla e fundit ka pėr qėllim tė ndihmojė riaftėsimin e sportistėve nga ngarkesat e stėrvitjes apo tė ndeshjes. Nė bashkėsi me sallat, ndodhen dhomat e zhveshjes pėr ekipin e parė dhe pėr tė rinjtė, dhoma e masazhit, dhoma e fizioterapisė, dushet etj. Atje gjithashtu ekzistojnė dhomat e fjetjes pėr ekipin e parė dhe pėr tė rinjtė, restoranti, bari, salla mbledhje, ambiente relaksi etj, etj.

    Nė kėtė periudhė kampionati, Milani, pėr arsye se zhvillon dy ndeshje nė javė, kryen vetėm njė stėrvitje ditore, e cila zgjat rreth 2 orė e 10 minuta. Ja njė stėrvitje e plotė e datės 31 mars 2005: nxehje individuale + kuadrat me njė takim tė topit nė kombinimin 10:2 brenda hapėsirės, 8m.x8m (20 minuta), ushtrime dinamike fleksibiliteti nė vend (7,5 minuta), ushtrime fleksioni pėr fuqizimin e muskujve tė barkut, tė krahėve dhe tė shpinės a) pėr barkun 18 seri x 30 pėrsėritje = 540 fleksione b) ulje ngritje mbi krahė 2 seri x 15 pėrsėritje (tė kryera ndėrmjet ēdo 4 serish muskuj barku) totali baraz 120 pėrkulje c) ushtrime pėr zhvillimin e muskujve tė shpinės 7 seri x 30 pėrsėritje = 210 fleksione, ushtrime nė ecje 3 serix (nėnkalime tė 9 pengesave me lartėsi 80 cm.+ mbikalime tė 8 pengesave ), totali 25 minuta. Ushtrime shpejtėsie, koordinimi dhe kėrcime tė shkurtra e tė shpejta (10 minuta), lojė me top nė hapėsirėn e 3/4 tė fushės. Pas lojės me top, futbollisti Rino Gatuzo hyri nė palestėr dhe zhvilloi 37 minuta ngarkesė, nė pragun anaerobik: 14 minuta vrapim nė tapetin rrotullues + 9 minuta nė ergometrin me duar + 14 minuta nė ergometrin biēikletė. Gatuzo ėshtė futbollisti qė ka njė pėrgatitje fizike?atletike tė shkėlqyer dhe nė ndeshje realizon mbi 300 sprinte.
    Territori i Milanelos ėshtė i rrethuar me kangjella tė larta dhe jashtė tyre ēdo ditė prisnin shumė fansa, femra dhe meshkuj, tė cilėt shpresonin tė pėrvetėsonin autografė nga lojtarėt e zemrės, kur ata pas stėrvitjes largoheshin nga kompleksi.

    Njė ditė para ndeshjes, ekipi qėndron i grumbulluar nė Milanelo. Stėrvitja e kėsaj dite shtjellohet nė kohė zgjatje rreth 1 orė e 40 minuta dhe konkretisht, para ndeshjes me Breshian, skuadra zhvilloi kėtė program: nxehje sipas programit individual, pėrfshi fraksione tė zhvillimit tė forcės nė palestėr + kuadrat me njė takim tė topit nė kombinimin e lojtarėve 10:2 nė hapėsirėn e fushės 8m.x8m. (25 minuta). Ushtrime shpejtėsie dhe koordinimi (8 minuta), nė hapėsirėn e gjysmėfushės, organizimi i sulmit me 7 lojtarė (mesfushorė dhe sulmues), pa kundėrshtarė, duke qenė nė portė vetėm portieri (35 minuta). Goditje standarde tė topit, pėrballė barrikadės sė imituar nga 5 lojtarė nga distanca 18 deri 24 metra (rreth 25 minuta ). Goditje e topit nga pika e 11-metėrshit.

    Shkenca nė dobi tė skuadrės

    Nė kėtė kompleks futbolli, tepėr modern, ėshtė ngritur Qendra Kėrkimore Shkencore me pėrmbajtje tė lartė teknologjike, e emėrtuar "Milanlab". Objektivi i saj: Arritja dhe mbajtja e formės sportive tė futbollistėve nė nivel tė shkėlqyer. Daniele Tonjiaēini ėshtė pėrgjegjėsi i Qendrės Shkencore "MilanLab". Ai ėshtė 40 vjeē, i diplomuar nė ISEF dhe i specializuar nė Amerikė. Qendra numuron 6 (gjashtė) trajnerė tė pėrgatitjes fiziko?atletike dhe Tonjiaēini bėn pjesė aty nė rolin e drejtuesit. Qendra shkencore bazohet nė idenė se niveli i formės sportive tė futbollistit ka tė bėjė me tri aspekte tė tij: strukturore, biokimike, mentale.

    Ajo funksionon jo mbi vrojtime empirike, por bazohet mbi procedura planifikimi, drejtimi dhe kontrolli, qė udhėhiqen nga dijet e disiplinave tė ndryshme, si neuroshkencat, biokimia, biomekanika, psikologjia, shkencat konjitive dhe shkencat lėvizore.
    "MilanLab" llogarit profilin e formės optimale tė futbollistit, tė korreluar me karakteristikat fiziologjike tė rolit tė tij nė fushė.
    Platforma shkencore e qendrės kėrkon tė arrihen suksese sportive nė nivelin botėror. Aty janė tė ndaluara diagnozat dhe prognozat nė nivelin e eksperiencave joshkencore.

    Qendra shkencore kryen matje dhe analiza, pėr tė konverguar kushtet gjenetike optimale tė ēdo lojtari me kushtet optimale tė stėrvitjes. Kėto tė dhėna shėrbejnė pėr tė personalizuar programin stėrvitor tė ēdo subjekti.
    Kontrolli, variacioni nervor dhe hormonal, pėrcaktojnė cilėsinė e koordinimit dhe cilėsinė e proceseve fiziologjike qė zhvillohen nė organizmin e secilit sportist, duke inflencuar nė shkallėn e rezultatit sportiv. Aty, nėpėrmjet matjeve ritmike tė parametrave tė sistemit nervor dhe hormonal, pėrcaktojnė nivelin e koordinimit neuro?muskular dhe shkallėn funksionale fiziologjike tė ēdo individi.

    Ritmet stėrvitore nė futboll kalkulohen duke u nisur nga vlera e pragut anaerobik, i cili identifikohet me nivelin e acidit lakrik nė gjak, aty ku edhe matet, baraz me 4 milimol. Analitikisht, pragu anaerobik pėrkon me njė vlerė tė frekuencės kardiake dhe respektivisht me njė vlerė tė shpejtėsisė apo tė konsumit tė oksigjenit (i shprehur nė % tė VO2max) pėr subjektin qė aktivizohet fizikisht.

    Pra, me anėn e kardiofrekuencmetrit bėhet i mundur monitorimi i stėrvitjes, pa qenė nevoja tė ndėrhyjmė nė procedura gjaku, aspak tė kėndshme pėr futbollistėt.

    Futbollisti, gjatė stėrvitjes mban tė lidhur nė trup kardio? frekuencmetrin personal, aksesor i telemetrisė, i cili i shėrben tė njohė nė ēdo moment frekuencėn e punės sė tij kardiake. "MilanLab" memorizon te kardiofrekuencmetri i ēdo personi frekuencat ekstreme tė diapazonit tė intensiteteve tė stėrvitjes, nė pėrputhje me nevojat e llogaritura pėr zhvillimin bio?fiziologjik tė secilit. Aparati e orienton sportistin edhe me anėn e sinjaleve akustike dhe e bėn atė tė vėmendshėm, qė tė respektojė frekuencat ekstreme tė diapazonit efikas tė stėrvitjes.

    Dinamika e frekuencės kardiake e ēdo lojtari vrojtohet nga trajneri tek telemetria, gjatė gjithė procesit stėrvitor. Telemetria bėn tė mundur vrojtimin dhe regjistrimin e njėkohshėm tė stėrvitjes, deri nė maksimum pėr 32 veta.
    Midis tė tjerave disponojmė grafikisht njė stėrvitje domethėnėse ?vrapim i pandėrprerė, fartlek me kohėzgjatje 1h 46min. e 35 sekonda, e zhvilluar nga njė mesfushor i Milanit, mė datė 21 mars.

    Po paraqesim vetėm distancat e vrapit intensiv (sipas pragut anaerobik):
    (1x1,5min )+( 1x4min )+( 4x6min )+( 3x1,5min )+( 2x2,5min )+( 1x4min )+( 4x6min )+( 3x1,5min )+( 2x2,5min )+( 1x4min )+ ( 2x2min )+( 1x6min )+( 1x2min )+( 1x6min )dhe nė 4 minutat e fundit lojtari vrapoi lirshėm me pulsacione nė zbritje nė 140 rr/min.
    Frekuenca kardiake mesatare e punės gjatė fartlekut u shtri nė diapazonin 131deri 179 rr/min.

    Ka shumė interes tė prezantojmė se volumi stėrvitor i realizuar, vetėm nė ushtrimin e vrapimit, nga futbollisti Gatuzo, pėr njė periudhė 9-ditore, ėshtė i barabartė me 82,3 km.
    Ndėr tė tjera, "MilanLab" bazohet nė faktin se nė qendėr tė tė gjitha rezultateve fizike ndodhen muskujt skeletorė, tė cilėt prodhojnė forcėn. Me anėn e dinamometrit tė kompjuterizuar, ai kryen matjen e forcės nė grup-muskujt shtrirės dhe matjen e forcės nė grup-muskujt mbledhės tė gjurit, nė secilėn nga gjymtyrėt e poshtme. Aty vlerėsohet me shumė kujdes edhe raporti i kėtyre dy forcave. Ky raport duhet tė jetė i madhėsisė = 2,2. Vlera tė kėtij raporti, tė ndryshme nga 2,2, pėrbėjnė faktor rreziku pėr strapo muskulare te lojtari nė ekzaminim.

    Stėrvitja e portierėve u zhvillua e veēuar dhe drejtohej nga specialisti i mirėnjohur Veēhi. Programi i tyre konsistonte nė praktikimin e ushtrimeve reaktive dhe nė zhvillimin e forcės nė zhdėrvjelltėsi, para porte, me top dhe pa top, nė zhvillimin e forcės eksplozive.
    Nė kėtė mėnyrė, portierėt praktikoheshin nė realizimin e ushtrimeve komplekse, duke synuar pėrmirėsimin e aftėsive tė koordinimit tė lėvizjeve nė hapėsirė dhe nė kohė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    As une nuk do e kisha shkruar me mire.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    As une nuk do e kisha shkruar me mire.
    Normal, ai qe e ka shkruar ka qene ndonje milanist i rrepte se te kishte qene ndonje neutral e kishte bere llom me fjale te keqija
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Normale, deri ne ate pike kemi arritur saqe pardje me duket tek faqja e pare e gazetes Shekulli kishim Kakane a nje lojtar tjeter te Milanit. Dy lajme me poshte kishim vetvrasjet, korrupsionin etj. Nesje, besoj se nese do zgjidhnim drogen dhe milanin per te dalur nga realiteti(pa marre parasysh zgjedhjen(opsionin dmth ne shqip) qe mund te bejme vete dicka konkrete) atehere do zgjidhnim Milanin.

    Brravo ketit doktorrit. Ndonje gje per sportin shqiptar ka ne kete mes ?

  5. #5
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Citim Postuar mė parė nga Ndėshkuesi
    Normale, deri ne ate pike kemi arritur saqe pardje me duket tek faqja e pare e gazetes Shekulli kishim Kakane a nje lojtar tjeter te Milanit. Dy lajme me poshte kishim vetvrasjet, korrupsionin etj. Nesje, besoj se nese do zgjidhnim drogen dhe milanin per te dalur nga realiteti(pa marre parasysh zgjedhjen(opsionin dmth ne shqip) qe mund te bejme vete dicka konkrete) atehere do zgjidhnim Milanin.

    Brravo ketit doktorrit. Ndonje gje per sportin shqiptar ka ne kete mes ?
    Ne rradh te par Shekulli si dhe Gazeta Shqiptare, Kohajone, Korrieri...asnjeher nuk nxjerin lajme sporti te huaj nga fillimi sic po thua ti edhe as lajme nga sporti shqiptar vetem ndonjeher per komtaren por te gjitha gjithnje i ka nga fundi aty e ke fut rrenes mir. Ne ket teme ska perse te vij inat nuk ka ndonje gje te madhe me u bo me nerva, si Milani apo Juve dhe Inter njesoj i kan kushtet apo stervitjen.

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shkenca dhe teknologjia mė moderne e aplikuar nė njė nga skuadrat mė tė mėdha tė kontinentit

    Milanelo, aty ku stėrviten "Djajtė"

    Nga dr. Rauf Dimraj


    Dihet se forca maksimale kontraktuese e muskulit ėshtė e lidhur direkt me sipėrfaqen tėrthore tė tij, ndėrsa shpejtėsia e kontraksionit ėshtė e korreluar me tipin e fibrave muskularė tė angazhuar (fibra tė shpejtė ose fibra tė ngadaltė). Nėpėrmjet tomografisė kompjuterike, aty realizohen matjet e sipėrfaqes tėrthore tė muskulit dhe kėto tė dhėna demonstrojnė madhėsinė e forcės sė muskujve tė interesuar.

    Tė gjitha matjet qė rezultojnė nga testimet e ndryshme pėr secilin futbollist, mblidhen dhe pėrpunohen si informacione nga softuerė, nė pėrbėrje tė rrjetit tė Qendrės Shkencore, me teknologji tė sofistikuar. Nė kėtė mėnyrė, bėhen konkluzione tė personalizuara mbi rezultatet aktuale tė rendimentit sportiv, mbi nivelin e cilėsive fizike, tė cilėsive psikologjike, tė burimit tė sistemit energjitik, ose mbi rrezikun e mundshėm tė dėmtimeve pėr secilin lojtar. Kėto pėrfundime shėrbejnė edhe pėr pėrcaktimin dhe zhvillimin e stėrvitjeve tė nevojshme, nė favor tė fuqizimeve tė synuara.
    Ēdo ditė, lojtarėt kryejnė ngarkesa stėrvitore nė aspektet e pėrgatitjes fizike atletike, nė mėnyrė individuale ose kolektive.

    I famshmi Paolo Maldini, frekuentonte individualisht ēdo ditė palestrėn dhe zhvillonte shumė forcėn muskulare, si nevojė fiziologjike referuar moshės sė tij 37-vjeēare.
    Njė nga cilėsitė kryesore fizike tė lojtarit tė futbollit ėshtė startimi me shpejtėsi tė lartė.
    Rezultatet e garės 30 metra start nga vendi pėr tė gjithė ekipin, shtrihen nė diapazonin: 3 sek.e 7/10 deri 3 sek.e 9/10, ku lojtari mė i shpejtė ėshtė Serzhinjo.

    Programi ditor i Milanit, referuar varianteve taktike dhe teknike me topin, shtrihej nė rreth 65 % tė kohės totale stėrvitore. Gjatė kėsaj periudhe kohe, kryetrajneri Karlo Anēeloti praktikon variantet e shquara taktike tė tij, duke mbajtur gjithmonė intensitetin stėrvitor tė lojtarėve nė pėrputhje me frekuencat kardiake tė caktuara nga "MilanLab".

    Praktika e punės nė Milanelo ėshtė e thjeshtėsuar: ēdo lojtar ka tė pėrcaktuar dhe tė modeluar nga "MilanLab" nevojat e tij tė zhvillimit bio?fiziologjik, tė cilat janė memorizuar nė njė "ēelės". Ky ēelės elektronik me emrin e lojtarit, faktikisht, pėrmban programin individual stėrvitor ditor. Kur futbollisti fut ēelėsin personal nė pajisjen stėrvitore, psh., tapet vrapimi, atėhere pista hapet. Ekrani i pajisjes shpall emrin e lojtarit dhe ai nis tė vrapojė mbi pajisjen qė rrotullohet me shpejtėsitė e personalizuara.
    Si pėrfundim, duhet thėnė se Qendra Shkencore "Milanlab" ka nėn kontroll tė plotė punėn e kryer nga tė gjithė futbollistėt e saj nė sezonin agonistik. Ajo ėshtė njė arkiv i ēmuar i tė dhėnave stėrvitore tė kryera nga lojtari ndėr vite, si edhe pėr ecurinė e rritjes sė tij atletiko?teknike.
    Nė takimin qė bėra me drejtorin e pėrgjithshėm tė A.C. Milan, zotin Ariedo Braida, ai deklaroi se sė shpejti shoqėria e tyre do tė shesė teknologji shkencore tė qendrės sė saj.

    Disa konkluzione qė mund tė shėrbejnė nė vendin tonė
    Pėr tė ruajtur shėndetin, pėr tė stimuluar sakrificat e lojtarėve, si edhe pėr tė mbėshtetur, jo vetėm moralisht, kontributin e sponsorėve apo tė investitorėve nėpėr klubet e futbollit, ėshtė efikas:
    1. Aplikimi i njė kujdesi tė veēantė pėr shėndetin e pėrgjithshėm tė lojtarėve, duke e mbajtur atė vazhdimisht nėn kontroll, nėpėrmjet bashkėpunimit tė pėrhershėm tė mjekut sportiv.
    Nė botė, gjatė zhvillimit tė stėrvitjeve dhe garave, vdesin shumė sportistė.
    2. Vendosja e preparatorit fiziko?atletik tė profilizuar nėpėr ekipet e futbollit.
    3. Pėrgatitja fiziko?atletike duhet tė fillojė nė futboll qė nė moshėn 6?10 vjeēare, me objektiva: zhvillimin e aftėsive koordinuese, tė lėvizshmėrisė artikulare, tė fleksibilitetit, tė forcės sė shpejtė dhe tė rezistencės nėpėrmjet ndėrhyrjes me lojėra tė ndryshme.

    4. Pėr tė disiplinuar profesionalisht stėrvitjen dhe pėr t'u paraprirė nė njėfarė shkalle sigurie mbingarkesave, tė cilat mund tė dėmtojnė rėndė, pėrveē rendimentit sportiv, edhe shėndetin e lojtarėve, ėshtė e nevojshme tė kontrollohet aktivizimi i tyre fizik me anėn e kardiofrekuencmetrit.
    5. Ka kohė qė nė vendin tonė ėshtė krijuar bindja pėr praktikimin e rezistencės sė futbollistėve gjatė gjithė vitit. Madje ka tek-tuk specialistė futbolli, tė cilėt pėrdorin mjete dhe dozime tė dėmshme:
    a) Stėrvitin rezistencėn e shpejtėsisė (cilėsi shumė e vlefshme), me anėn e zhvillimit tė njė numri tė madh sprintesh me intensitet tė lartė dhe me pushim tė shkurtėr. Ky tip stėrvitje, duke mos respektuar pushimet e nevojshme, bėn shtimin e sipėrfaqes dhe tė numrit tė fibrave muskulare tė ngadalta dhe shkakton zvogėlimin respektiv tė sipėrfaqes dhe tė numrit tė fibrave tė shpejta.

    Ky transformim fibrash shkakton te futbollisti uljen e rendimentit sportiv. Gjithashtu, kjo stėrvitje konsumon vrullshėm glikogjenin muskular, duke shkaktuar prodhimin e acidit laktik nė sasi tė larta, tė panevojshme dhe lojtari prezantohet i lodhur. Rivendosja e glikogjenit tė konsumuar nė nivelin e pėrshtatshėm ėshtė e ngadalshme dhe plotėsimi i tij nė muskul kėrkon mė shumė se dy ditė. Kur seancat stėrvitore (atletike+futbollistike) pėrsėriten njėra pas tjetrės, atėhere mungesa e glikogjenit automatikisht ul angazhimin neuro?muskular dhe koncentrimin neuro?psikik tė lojtarėve nė stėrvitje dhe nė ndeshje, referuar diapazonit tė pozicionimit personal ? nė raport me kundėrshtarin ? nė marrėdhėnie me shokėt e skuadrės. Pėrdorime tė mėtejshme tė kėtyre stėrvitjeve, krijojnė stėrmundim etj.

    b) Trajneri, nė vrapime tė gjata, e kryeson vetė stėrvitjen e ekipit, ku automatikisht adaptohen edhe lojtarėt me ritme shumė tė ngadalta. Kjo praktikė stėrvitore tjetėrson fibrat e shpejta nė fibra muskulare tė ngadalta, ul theksueshėm rendimentin sportiv dhe pengon pėrvetėsimin e teknikės.
    c) Pėrjashtojnė nga programi stėrvitor pėrsėritjen e distancave 1000 m, duke i pėrcaktuar si pa interes. Analitikisht, fiziologjikisht dhe praktikisht, ėshtė e kundėrta dhe ato janė tė dobishme, pasi pėrmirėsojnė aftėsinė e pėrdorimit tė oksigjenit nė njė sekondė, rrisin fuqinė e pragut anaerobik, laktik, d.m.th rrisin fuqinė pėr tė luajtur futboll me rendiment tė lartė gjatė 90 minutave.

    6. Organizimi progresiv qė ka ndėrmarrė presidenti i KF "Apolonia", Koēo Kokėdhima, nė favor tė institucionalizimit tė hallkave tė klubit tė tij, si dhe puna qė po bėhet pėr shkencėrimin dhe profesionalizimin e duhur tė tyre, pėrbėn njė shembull real, qė duhet tė shėrbejė si nxitės nė futbollin shqiptar.
    Pėrveē kompletimit tė palestrės profesionale dhe fushave sportive moderne, tashmė tė ndėrtuara, ai po influencon pėr krijimin e Librit tė Baterisė sė Testeve tė Pėrgjithshme dhe Specifike nė Futboll, nga ku mund tė pėrcaktohet nė mėnyrė thuajse ekzakte gjendja e stėrvitshmėrisė sė futbollistit dhe mundėsohen modifikimet eventuale.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Pershendetje!!!

    Ndeshkuesi: Nese ke te ngecesh me Milaninstat nuk ja del dot.
    Atehere rri dhe mos fillo te shpifesh gjera te kota se po na del qe edhe Shekulli fliska vetem per Milanin aman re nuk jeni lodh duke SHPIFUR ???

    Tema: Ja pra shikoni se c'fare pergatitje bejne "Djajte E Kuq" kjo tregon qe jane nje nga ekipet me te mire tani per tani ne Bote.


    Shkenca dhe teknologjia mė moderne e aplikuar nė njė nga skuadrat mė tė mėdha tė kontinentit
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  8. #8
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Sa me pelqejne keta pseudogazetaret tifoza te milanit si puna e Raufit...

    Nuk kam ndermend te lexoj artikullin se shifen me syte e nje tifozi te flakte...ashtu sic jane shume gazeta shqiptare qe cuditerisht jane te gjitha me milanin...eshte normale se jane bere tifoze te gjithe ne kohen e treshes hollandeze ...
    Nejse...Secili ka te drejte te bej tifozllek me ate qe i do kokrra e qefit...


    Ne nje sit sportiv gjeta kete POSTIM te bere nga nje tifoz JUVENTIN....
    Nuk po bej komente ...
    .



    ANTI-DOPING dhe MILAN - LAB , rastesi ????

    Sipas jush eshte vetem RASTESI qe kur ndodhi SKANDALI me Gatuson dhe Pancaron , per analizat e gjakut ( ate ndeshje Milani lozi shume mire ) , Milani nuk ka bere ASNJE ndeshje bindese ?????

    30.Barazon me Brescian ne kampionat ...
    31.Humb me Sienan.
    32.Fiton me nje Parme inekzistente.
    33.Fiton me Fiorentinen , ku Fiorentina dominon gjithe ndeshjen.
    34.Humbet me Juven ( gjendja fizike shume inferiore , ne krahasim me Juven) ...
    35.Barazon me Leccen ( Lecce 10 lojtare )...

    In Champions ..
    Kulaifikohen me Interin ( nuk dominuan anjehere )...
    Kualifikohen me PSV ( te gjithe e pame superioritetin e PSV )...

    Padyshim pas ndeshjes ROMA - MILAN lojtaret e milanit nuk mund te refuzonin me analizat urine+gjak....
    Nga ajo ndeshje Milani fizikisht eshte i mbaruar...


    NO COMENT...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  9. #9
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Aty mbaj shpresat tek doping dhe qe nuk dominuan lojen se asnji ekip nuk o 100% i pamundshem te fitoj te gjitha neshjet po te pakten Interit ja rrasi nga te gjitha anet me dominim apo pa dominin sna boet. Te ishte doping e vertet nderhynte FIFA menjeher sic ka ber me lojtaret e tjere qe asnjeri nuk i priste te bente doping. Nuk kena nevoje me nigju ty se FIFA i di rregullat me mir dhe aksionet qe mer po te jet e vertet.

Tema tė Ngjashme

  1. Transferimet e futbollistėve [THASHETHEME]
    Nga RaPSouL nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 435
    Postimi i Fundit: 31-08-2009, 13:30
  2. AC Milan - Djajte Kuq & Zi ne sezonin 2008-09
    Nga beerti nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 504
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 19:24
  3. Margaritari i Pėrzgjedhur Rreth Vlerave tė Fesė Islame
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:39
  4. Elmaz Plava
    Nga Davius nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:28
  5. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •