Shekulli
--
Intervistė me Natasha Shehun, avokate e sė drejtės ndėrkombėtare, qė pretendon se ėshtė vajza e fshehtė e Mehmet Shehut. Rrėfen pėr herė tė parė se si takohej me Mehmet Shehun, i cili e ka njohur dhe dashur gjithė jetėn, si u rrit nga gjyshėrit nė fshehtėsi tė plotė pėr identitetin e saj dhe pse vendosi ta bėjė publike historinė e saj pikėrisht tani
Unė, vajza ilegale e Mehmet Shehut
Belina Budini
Quhet Natasha Shehu, por pakkush e kishte ditur se ishte vajza e Mehmet Shehut. Kam qenė vajza e fshehtė e Mehmet Shehut, - pranon ajo pas kaq vitesh, kur ka vendosur ta zbulojė kėtė fakt, e detyruar nga rrethanat, pasi, siē thotė ajo, pa lejen e saj, nė median shqiptare ėshtė publikuar testamenti i nėnės sė saj, Hava Isai. Nė njė intervistė tė realizuar me telefon nga Shėn Pjetėrburgu, ku gjendet aktualisht, Natasha Shehu rrėfen, pėr herė tė parė, historinė e saj. Ajo ėshtė avokate e sė drejtės ndėrkombėtare dhe punon e jeton prej vitesh nė Itali. Ėshtė e martuar dhe ka dy fėmijė.
A ėshtė e vėrtetė qė ju jeni vajza e fshehtė e Mehmet Shehut?
Po, ėshtė mėse e vėrtetė. Por unė kisha vendosur tė gjeja njė moment tjetėr pėr ta rrėfyer kėtė histori. Tani nuk ndodhem vetė nė Tiranė dhe gjithēka qė po thuhet pa praninė time atje, nuk mė pėlqen. Aktualisht gjendem nė Rusi dhe jam befasuar kur kam marrė vesh qė historia ime ėshtė bėrė publike. Nė fakt, unė kisha vendosur ta bėja vetė publike njė ditė kėtė histori, por jo nė kėtė formė, duke pėrdorur testamentin e nėnės sime.
Po tanimė historia ka dalė dhe ju duhet tė bėni sqarimet e nevojshme. Ju e dini se rreth Mehmet Shehut ka shumė kureshti dhe opinioni publik kėrkon tė dijė tė vėrtetėn nga goja juaj
Se do ta rrėfeja kėtė histori me telefon nga Rusia, nuk mė kishte shkuar kurrė nė mendje. Megjithatė, po pėrpiqem ta pėrmbledh shkurtimisht, edhe pse ndihem e vrarė qė punėt erdhėn kėshtu dhe historia po mėsohet nė kėtė mėnyrė.
Pra, si u zhvillua kjo histori, sipas jush? E keni ditur gjithnjė qė keni qenė vajza e Mehmet Shehut?
Jo vetėm qė e kam ditur, por edhe e kam takuar dhe dashur shumė, ashtu siē mė ka dashur shumė edhe ai. Nė fakt, unė jam rritur nga gjyshėrit e mi nė Shqipėri, kurse mamaja ėshtė larguar nga Shqipėria pėr nė Francė disa ditė pas lindjes sime dhe atje ka jetuar pjesėn tjetėr tė jetės sė saj. Por unė nuk e kam quajtur kurrė braktisje veprimin e saj, tė ndikuar nga rrethanat, ashtu siē nuk e kam gjykuar kurrė babain tim pse nuk mė njohu zyrtarisht. Rrethanat ishin tė tilla qė kjo gjė do ti kishte kushtuar shumė shtrenjtė.
Sa shpesh e takonit Mehmet Shehun?
Tė paktėn njė herė nė muaj.
A dinin gjė pėr ekzistencėn tuaj familjarėt e Mehmet Shehut, gruaja e tij dhe djemtė?
Unė di qė ata kanė qenė nė dijeni tė kėsaj historie. Por nė fakt, prezantim me ta nuk kam patur. E vėrteta ėshtė qė kjo histori nuk ka dalė asnjėherė hapur, ėshtė mbajtur e fshehtė nga tė dyja palėt. Si nga ana ime, ashtu edhe nga ana e tyre.
Po, a ju kishin pranuar ata?
Jo. Veēanėrisht Fiqrete Shehu, nuk mė duronte dot. Madje unė nuk kam mundur ta takoj babain nė shtėpinė e tij pikėrisht pėr kėtė fakt.
Si vijoi jeta juaj nė kėto kushte?
Nuk kam patur njė jetė tė lehtė sigurisht, sidomos nga pikėpamja sentimentale. Jam rritur jetime te gjyshėrit, pa mamanė dhe me njė baba qė, ndonėse mė deshte shumė, e takoja njė herė nė muaj.
A ju ndihmonte ekonomikisht Mehmet Shehu?
Mund tė them qė nė jetėn time, pėr sa i pėrket anės materiale, pėr sa kohė babai ishte gjallė, nuk mė ka munguar asgjė. Isha e suportuar nga ai pėr gjithēka, madje edhe pėr kurset e gjuhėve tė huaja, shkollimin dhe tė gjitha. Babai im, Mehmet Shehu, ka pėrmbushur tė gjitha detyrimet e tij ndaj meje, duke mi plotėsuar tė gjitha kushtet.
Kur e keni takuar pėr herė tė fundit Mehmet Shehun?
Me sa mė kujtohet, ditėn e njė parade, nė 30 prill tė 1979-ės ose 1980-ės. Ky ishte takimi i fundit dhe di tė them qė mė ka munguar shumė. Ditėn kur mėsova pėr vdekjen e tij, mu duk sikur u pėrmbys bota. Sepse ai pėr mua nuk ishte aspak njė njeri i ashpėr, siē e portretizojnė tani, por njė baba i madh.
A keni ndonjė fotografi me tė?
Jo, njė gjė e tillė nuk ishte e mundur, pėr shkak tė rrethanave qė dihen. Historia jonė duhej tė mbetej e fshehtė dhe e tillė mbeti. Nė fakt, mamaja ime gjithnjė kishte dashur qė unė tė njihesha si vajza e Mehmet Shehut dhe qe testamenti i saj, i cili u bė nxitės pėr publikimin e kėsaj historie qė unė nuk doja ta bėja tė ditur tani. Do tė doja tė kisha gjetur njė moment tjetėr pėr kėtė.
A ka lidhje publikimi i historisė suaj pas kaq kohėsh me ndonjė pretendim financiar apo tjetėr, qė ju keni ndaj trashėgimtarėve tė Mehmet Shehut?
Jo, absolutisht jo. Unė nuk kėrkoj asgjė. Thjesht kam dashur qė tė plotėsoj dėshirėn e mamasė sime, e cila ma ka lėnė amanet njė gjė tė tillė, madje tė shprehur edhe nė njė testament qė unė nuk e di si ka arritur tė publikohet pa lejen time.
Prononcim i Skėnder Shehut, djalit tė Mehmet Shehut
Skėnder Shehu: Prindėrit nuk mė kanė folur kurrė
pėr njė vajzė tė fshehtė tė Mehmet Shehut
Jeni nė dijeni tė historisė sė fundit tė publikuar nė shtypin shqiptar nė lidhje me babain tuaj, Mehmet Shehu. Natasha Shehu pretendon se ėshtė vajza e fshehtė e Mehmet Shehut dhe pėr mė tepėr, pohon se nė familjen tuaj kjo gjė ėshtė ditur gjithmonė.
Nuk di ēfarė tju them. Unė nuk e kam ditur njė gjė tė tillė dhe akoma nuk mund tė them qė e di, sepse njė gjė tė tillė nuk ma kanė thėnė njerėz tė besueshėm. Di aq sa kam vesh se ėshtė shkruar nė shtyp.
Ajo thotė pėr Shekullin, se familja Shehu ka qenė gjithnjė nė dijeni tė kėtij fakti, pra qė babai juaj kishte njė vajzė ilegjitime. A ėshtė e vėrtetė kjo?
Jo, unė nuk mund tė them gjė pėr kėtė. Por as nuk mund ta pėrgėnjeshtroj atė qė thotė ajo. Nuk di kė ka parasysh ajo me familjen Shehu, sepse nuk mund ta di nėse pėr kėtė kanė ditur apo jo, mamaja dhe babai im. Por unė vetė nuk kam patur dijeni.
Po me Bashkimin, vėllain tuaj, keni folur rreth kėsaj tani qė kjo histori ėshtė bėrė publike?
Sigurisht qė tani kam folur, por as ai nuk e ka ditur, ashtu sikurse edhe unė.
Pra, nė familjen tuaj nuk ėshtė folur asnjėherė pėr tė dhe nuk ėshtė se ju keni dashur ta mbani vetė tė fshehtė?
Unė nuk kam dėgjuar tė flitet kurrė pėr njė histori tė tillė nė familjen time. Nuk mė ka folur pėr tė as mamaja, as babai im. Ne qė jemi gjallė, nuk e kemi ditur. Ēmund tė them tjetėr?
Si e keni pritur kėtė dėshmi?
Me habi. Por nuk kam ndonjė koment nė lidhje me ēfarė thuhet, sepse jam jashtė kėsaj historie.
HISTORIA
Sipas testamentit tė Hava Isait, gruas qė u dashurua nė Shkollėn e Partisė me Mehmet Shehun dhe qė sė bashku, siē shkruan ajo, vendosėn tė kishin njė vajzė, tė cilėn Mehmeti e pagėzoi me emrin Natasha
Dashuria e fshehtė e Mehmet Shehut?!
Ėshtė vėrtet njė histori e jashtėzakonshme rozė, ajo qė ėshtė publikuar kėto ditė nė shtypin shqiptar. Historia e njė gruaje me origjinė nga Tepelena, qė ka qenė e dashura e fshehtė e Mehmet Shehut dhe qė tė dy bashkė, siē ka lėnė tė shkruar ajo nė njė testament (pasi ėshtė ndarė nga jeta vetėm pak ditė mė parė), kishin vendosur tė kishin njė vajzė, emrin e tė cilės Mehmeti e kishte zgjedhur qė mė pėrpara nga letėrsia ruse, pikėrisht Natasha. Gruaja qė shkruan se ka qenė e dashura e Mehmet Shehut, quhej Hava Isai dhe ishte dashuruar me Mhmet Shehun qė nė atė kohė ishte i martuar, gjatė kohės kur ndiqte studimet nė Shkollėn e Partisė nė Tiranė. Ajo ka shkruar se nė atė kohė, madje hynte e dilte nė shtėpinė e Mehmetit, pėr shkak tė njė miqėsie familjare. Sipas saj, Natasha ishte vajza qė Mehmeti gjithnjė kishte dashur tė kishte pas tre djemve. Megjithėse, siē shkruan ajo, dashuria ishte reciproke, kushtet i detyruan qė tė ndaheshin fill pas lindjes sė vajzės. Me anė tė njė delegacioni, ajo thotė se Mehmeti mundi ta ndihmonte tė shkonte nė Paris, ku tanimė do tė shkonte pjesėn tjetėr tė jetės, gjatė sė cilės u martua me njė miliarder egjiptian dhe mori mbiemrin Hadibi. Arsyeja qė e lė kėtė testament, sipas saj, ėshtė se ka dashur ti kėrkojė falje vajzės sė saj, Natashės, pėr dashurinė qė nuk ka mundur ti japė dot, pėr shkak tė rrethanave tė kohės dhe qė ajo tė njihet me identitetin e saj tė vėrtetė, si vajza e Mehmet Shehut. Nė kėtė testament ajo i lė trashėgim vajzės sė saj edhe tė gjithė pasurinė nga martesa e saj me njė sheik egjiptian shumė tė pasur.
Nė lidhje me testamentin qė ėshtė publikuar nė njė media shqiptare kėto ditė.
17/05/2005
Krijoni Kontakt