..............
..............
Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 28-05-2005 më 17:48
dodon, i zgjuari, paska dhe budallenje te tjere mes nesh.Postuar më parë nga Odeon_relax
gjithsesi, respektoj mendimin tuaj.
Po te mos ishim keshtu, ne sot do te kishim tokat tona e te pareve tane, nen kontroll dhe shfrytezim tone. Ne sot nuk do te kishim Kosoven jashte, dhe as serbi nuk do te kishte pasur mundesine qe ta shfrytezoj ate toke per gati 100 vite. Pokeshtu tokat tona ne Maqedoni. Shkupi deri me 1912, ka qene me shumice absolute shqiptare, eshte nje nga qytetet e para shqiptare te cliruara nga turqit. Shiko librat e Historise, ke edhe foto nga hyrja triumfale clirimtare e batalionit te Idriz Seferit me shoke. Sot Shkupi ka 30-40 perqindje te popullsise se saj shqiptare. Manastiri e Ohri poashtu kane qene me shumice absolute shqiptare, kurse sot i ke me vetem disa perqind te popullsise atje shqiptare. Edhe prape sot, ato qelbesirat sllavo-maqedone jane duke kerkuar edhe disa hektare tjere toke te Kosoves. Ku eshte Cameria, Nishi, Tivari, e tokat tona tjera. Shto ketu edhe gjithe ate gjak te derdhur nga te paret tane, nga vellezerit dhe motrat tona etj. (12 mije shqiptare jane vrare ne Kosove vetem me 1998-1999).
Te thuash se nuk duhet te jeshe nacionalist, eshte njesoj sikur te thuash, qe nuk duhet mbrojtur pasurine tende personale, nuk duhet kontrolluar llogarite tuaja ne banka (dhe ne to te marri kush te doje sa te doje), te mos mbyllesh makinen tuaj (dhe ti lesh hajnat qe ta vjedhin ate kur te doje), mos te mbyllesh shtepine tuaj (dhe ti lesh hajnat qe ta vjedhin e te marrin cfare te dojne nga aty), te lesh kriminelin qe te vrase dhe ti te mos e mbrosh veten tuaj etj. budallalleqe si keto. Hajna gjithmone ka pasur e gjithmone do kete, kriminela po ashtu.
Fatmiresisht, sic po e sheh edhe ne kete teme, tani shqiptare me mendime si puna juaj, jane pakice, prandaj edhe i kemi me mire punet, prandaj edhe anglezet, amerikanet, e bota, po na respekton, perkrah, dhe mbron te drejtat tona, pronen dhe pasurine tone kombetare.
Tung
Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 28-05-2005 më 17:54
Dodon,Postuar më parë nga dodoni
Te pershendes sinqerisht por shprehja e mesiperme nuk duhej te zinte vend ne shkrimet tuaja,prandaj si nje person i civilizuar terhiqe dhe Lioness kerkoj te falur.
Nuk ka pse te perdoren terma te tilla vetem e vetem se dikush shpreh mendimin e vet ashtu si e thote mendja e tij apo e saj.
Shpresoj ne mirekuptimin tuaj!
ouu?!Postuar më parë nga Lioness
Pa he.. te shohim si vazhdon mentaliteti iluminist njezetenjesh
Kane ndodhur keto shkembime, hera e pare qe i degjon?Te shkembejme popullesine thate? Nje levizje popullesie e tille quhet pastrim ethnik, qe le te supozojme do kryhet pa gjakderdhje nqs njerezit vullnetarisht do te "duan" te shperngulen nga nje vend ku kane jetur breza te tere per te vajtur diku tjeter.
Cfaredo ta quani kete fenomen, ne thelb eshte racizem.
Me fal, jam kurioz ta di.. Cfare do te thote race per ty ?(qe pastaj te kemi mundesi te dalim dhe te fjala racizem.. me kupton?)
Me thoni ju qe doni shtete te pastra homogjene ethnike ne Ballkan, ka ndonje shtet ne perendim, apo ne bote, qe eshte 100 % homogjen? Ne nje kohe globalizimi qe jetojme me nje levizje te popullesise ne mase, shtete homogjene jane vecse endrra nacionaliste/raciste.
Shtet ka.. eshte Haiti! edhe Izraeli po ta shohesh me pak kujdes (po te them per politiken e imigracionit, se e di qe do me thuash per palestinezet me nenshtetesi izraelite qe "gezojne te drejtat e plota")..
Globalizimin nuk ke pse e pergezon ketu.. mbaje per vete dhe brohorit per te kur te dalesh ne demostrata paqesore..
Pse suleni urgjent te etiketimi nacionalist/racist? Ne shqiptaret me duket se kemi fqinj te bardhe.. Tani se po te pyes, cfare te keqe ka nje shtet homogjen, qe dhe ta mesoj fundja..
"Frankly darling.. I don't give a damn!!"Po sikur te fillojne shtete e perendimit te ndermarin iniciativa te tilla? Te largojne te gjitha minoritet? Sidomos Europes se Lindjes, duke perfshire dhe Ballkanin do t'i digjte, pasi shume prej nesh jane vendosur me familje, kane krijuar jeten e tyre, dhe nuk kane mendje te kthehen.
.. me fal se tani po e mesoj kete shprehjen... dhe mbi te gjitha nuk e kuptova pse e the.. e kisha mendjen te heroi enderrimtar.. nuk po i referohesha fjalimeve"I have a dream ....... " eshte nje shprehje, nuk po i rreferohesha gjithe fjalimit te MLK. I have a dream ....... enderroj per nje Ballkan pa urretje!
Cili institut?Instituti britanik: Maqedonia Perëndimore t'i...
?Nje Institut nga Londra propozon...
?...thuhet ne kete studim te Institutit nga Londra per studime politike...
?Londer, 18 maj- Instituti jo shume i njohur per studime politike nga Londra,
MIA = Agjencia Informative e Maqedonisë?transmeton agjencia MIA
Pra, cili institut?Instituti ne fjale propozon qe
Ky burimi citon MIA-n që duket se citon Ministrinë e Sllavopropagandës e IRJM-së...Burrimi: "Gazeta "Lajm Ekskluzive"
Ashtu sic tha dhe KVS, ky propozim nuk ia vlen te merret seriozisht, megjithate per hir te debatit (pa epitete dhe metafora) do shtoja disa gjera.
Darwin, jam plotesisht e informuar per shkembime te popullesise, sidomos ne Ballkan: kosovaret nga trevat shqiptare shek. 19-20 (te shperngulur me force nga Serbia) camet nen preteksin apo traktatin e Lozanes etj etj etj. Vertete nga keto shkembime ishin shqiptaret qe vuajten dhe vazhdojme te vuajme me shume, dhe detyrimisht kerkojme nje zgjidhje absolute.
Megjithate duhet te jemi racional dhe realist. A mund te kete zgjidhje absolute ne Ballkan? Nqs do ishte e mundur, jam shume dakort. Por cili eshte realiteti?
Para se te gjykojme Ballkanin, historia ka plot shembuj perafersisht te tille. India dhe Pakistani, qe u armatosen deri ne dhembe mbi ceshtjen e Kashmirit. Te dyja palet i referohen hartave te ndryshme ne kohe te ndryshme per te justifikuar palen perkatese. Me mijera te vrare, per te mos folur per demet financiare dhe perqindjen e madhe te GDP qe harxhohet per ushtrine, fonde keto qe mund t'i kushtohen zhvillimit ekonomik.
India dhe Kina, ku konflikti arriti deri ne lufte ne 1962, (me mijera te vrare) per ceshtjesh kufijsh. Zgjidhja? Integrimi ekonomik i dy vendeve, dhe me ne fund, ne 2005 u firmos paqja.
Qiproja, nuk dua te hyj ne detaje, per me teper opinionet mund te jene te ndryshme per origjinen e konfliktit por mjaftoj te them se zgjidhja sic duket eshte integrimi, anetaresimi ne BE.
Persa i perket minoriteteve, ne Europe, sic eshte permendur dhe me lart, shqiptaret nuk jane te vetmit qe vuajne nga probleme te tilla. Pervec shembujve te sjelle me siper, nje minoritet tjeter jashte kufijve (per te cilin pervec nacionalisteve perkates shume pak vemendje i kushtohet ne media) eshte minoriteti gjerman, sidomos ne Poloni dhe ne Sudete (Ceki), qe sipas statistikave eshte me qindra mijera.
Qe t'i kthehemi serish Ballkanit, sic e dime dhe nga eksperienca e se kaluares dhe te sotmes, cdo shtet ka hartat e tij dhe versionin perkates te historise. Eshte i pa kontestushem fakti qe Shqiperia ka vuajtur me shume nga copezimet dhe aventurat e "Fuqive te Medha" ne Ballkan. Por demografia e Ballkanit ka ndryshuar qe nga 1913. Disa forumista me pare debatuan ceshtjen e Shkupit. Shqiptaret kurrsesi (te supozojme se ky "plan" behet realitet) nuk do largohen, shperngulen nga Shkupi, sic sygjerohet nga ky "institut." Cfare do behet? Shperngulje me force? Pastaj Serbia dhe Shqiperia nuk jane te vetmit qe kane pretendime ne Maqedoni. Bullgaria gjithmone ka pasur pretendime territoriale, historike, dhe demografike (sipas te cilave sllavet e Maqedonise jane shumica bullgare dhe jo serb.)
Te vazhdohet ne ate rruge kjo ceshtje nuk zgjidhet kurre ne menyre paqesore pa gjakderdhje, ky fshat ketu, ky fshat atje, cilat harta referohen? Per me teper, nuk mendoj se njerezit "vullnetarisht" sic e kam thene me perpara te lene shtepite e tyre ku kane jetuar me breza. Eshte permendur dhe minoriteti grek ne jug te Shqiperise. Sikur vertete te behet dicka e tille, dhe te shperngulen 50 mije (plus minus sipas pretendimeve greke ... ) mund te thote Greqia dakort, po bejme shkembim te popullesise, 600 mije shqiptare te vene nga kane ardhur. Nejse, nuk dua te zgjatem me ne keto "fantazira" te institutit britanik.
Ne thelb te ketij arsyetimi eshte nocioni qe ne Ballkanasit nuk jetojme dot me njeri-tjetrin, qe jemi si fiset e Afrikes ne gjendje perpetuale lufte civile (pasi kur u vendosen kufijte e Afrikes pas WWII, fise te ndryshme qelluan ne nje shtet.) Kuptohet, historia ka treguar qe "kemi veshtiresi." Por a guxojme te imagjinojme nje Ballkan tjeter? Nje Ballkan ne paqe, te integruar nga ana ekonomike, sociale, dhe kulturore? Te korruptuara apo jo votat, me erdhi shume mire qe Ballkanit votuan per njeri tjetrin ne Eurovizion, unitet ky qe cuditi dhe nje nga gazetaret e BBC.
Racizmi, Darwin, nuk eshte vetem ndermjet njerezve me pigment te ndryshem. Personalisht, mbaj mend qe thosha (shume vite me pare ... ) nuk kam per te mesuar kurre gjuhen sllave (shume prej prinderve tane e kishin te detyruar ta merrnin ne shkollen gjate viteve te xhaxhi Verit) se eshte gjuha e vendeve barbare. Analogji e varfer, megjithate ne nje menyre ose ne tjetren ky eshte racizem.
Perkufizimi i nacionalizmit mund te jete ndryshe per secilin nga ne. Nuk kam nevoje te shpalos identitetin tim shqiptar, ate e kam ne shpirt. Por nuk eshte tradheti, apo mungese patriotizmi te mendosh, te enderrosh te jetosh ne paqe me fqinjet, te zhvillohet rajoni nga ana ekonomike, dhe pastaj me pas vjen historia. Ballkanit e kane shkruajtur me gjak historine deri tani. Si mund te jete nqs e shkruajme me paqe? I have a dream........!!!!!!!
Persa i perket "institutit britanik" le te shtrydhin trute e tyre per Irlanden e Veriut, pastaj te merakosen per te tjeret.
Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 29-05-2005 më 17:02
Eshte gati shume e thjeshte per te veshtruar problemet e nje shteti nga jashte, pasi qe perkufizimet qe jepen jane aq hipotetike saqe mund me dy tre fjale shtojce te nderrohet komplet teza qe shtrohet.
Problemi nuk eshte se a duan Shqiptaret e Maqedonise t`i bashkangjiten Shqiperise, neve ketu qe jemi ate dhe duam.Problemi poashtu nuk qendron edhe tek ajo se c`ka thene ky lloj instituti.
Problemi me i madh eshte ne fakt, a duan Shqiptaret e Shqiperise qe pjese e Maqedonise t`ju bashkangjitet.
Nga aty duhet nisur debati.![]()
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Me 1944-45, ne perfundim te luftes se dyte boterore, disa nga kreret ish-komuniste tane, si Ramiz Alia etj. kishin po te njejten Dream, dhe morren batalione shqiptare me vete, e ndihmuan ne lufta per clirim deri ne Sarajeve. Ai eshte gjalle, dhe mund te shkosh ta pyesesh dhe vertetohesh per kete.
Poashtu, pastaj mund te shkosh ne Kosove, dhe te shikosh e prekesh Dream-in e serbeve te se njejtes periudhe, ne kockat e mijera shqiptareve, poashtu mund te shkosh e takosh shqiptaret e Kosoves ne gjithe Europen, qe jane shperngulur dhunshem, me masakra, tortura etj. etj. Poashtu, mund te shkosh e shikosh Dream-in e grekeve, ne Cameri, ne kockat e shqiptareve atje, dhe mund te shkosh e takosh camet e ti pyesesh per Dream-in e grekeve.
Martin Luther Kingu, nuk ka thene, une kam Dream te jetojme ne paqe me te bardhet, por une kam Dream, qe zezaket e mi, do gezojne te gjithe te drejtat njerezore, sikur gjithe racat e tjera, dhe nuk do diskriminohen, nuk do skllaverohen, nuk do shtypen nga racat tjera. Dream-i i Martin Luther Kingut, ka qene totalisht i kundert me Dream-in e budallafte tendin.
Anglia i ka te zgjidhur problemet e veta kombetare, dhe zgjidhi edhe ti problemet kombetare sikur ta, ne nuk duam me shume nga ty. Irlanda e Veriut, edhe sot po deshi mund te bashkohet me Irlanden, por ata nuk duan sepse pervec gjuhes qe kane njesoj me anglezet, irlandezo-verioret (60% e tyre) edhe fene e kane te njejte me anglezet. Kane qene irlandezo-verioret katolike (40% e tyre) qe kane luftuar me pjesen tjeter irlandezo-veriore qe jane protestane dhe shumice, dhe me Angline. Pra, atje 60% e irlandezeve deshirojne te rrijne me Angline e jo me Irlanden, prandaj edhe Irlanda e Veriut rri me Angline e jo me Irlanden, sepse shumica atje deshiron nje gje te tille.
Ne shqiptaret e mencur e normal, i jemi shume mirenjohes Anglise, per ndihmen dhe perkrahjen e tyre ne clirimin e Kosoves, (ku Anglia ka derguar edhe ushtare te tyre per te ndihmuar luften tone te drejte, dhe shume prej tyre edhe i kane lene edhe kockat ne Kosove, per neve), te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni, dhe poashtu edhe per kete projekt.
Stormangel, ke te drejte, eshte nje nga problemet me te medha qe kemi pasur ne shqiptaret, edhe zaten ky eshte edhe problemi kryesor qe na ka lene neve jashte (Kosoves, Maqedonise etj.) sidomos pas LIIB, vetem pse ne Shqiperi kemi pasur shume shqiptare te budallafte me Dream-a te tille. Por, tani te jeshe i sigurte, dhe une jam shume i sigurte, qe keta njerez keshtu jane pakice. Edhe pse ende angazhimi i tyre ne ceshtjet tona kombetare eshte ende shume i vogel, dhe ende larg nga ai qe duhet te jete.
Gjithe bota, lufton edhe per centimetra te tokes se tyre, se jo me per hektare, fshate, qytete, krahina etj. etj. etj. sepse kjo eshte pasuri qe po te kthehet ne vlera monetare, dtth. miliarda e miliarda dollare. Shto ketu edhe fuqine sepse pasuria dtth. fuqi. Prandaj, mendoj se edhe shqiptaret e Shqiperise, jane mbushur mend me ne fund, duke aluduar ne kete aspekt.
Tung Tung
Problemi me i madh eshte ne fakt, a duan Shqiptaret e Shqiperise qe pjese e Maqedonise t`ju bashkangjitet.
Nga aty duhet nisur debati.[/QUOTE]
Storm Angel,
Shqiptaret e Shqiperise nuk i pyeti kush ndonjehere nese doni apo nuk doni te jetoni me shqiptaret jashte kufinjve te sotem.Te pakten historikisht kurre nuk eshte kryer ndonje referendum me nje pyetje te tille.¨
Pastaj ajo qe ti e quan "pjese te Maqedonise" ka qene dhe eshte Shqiperi ndersa ai shtet ku ti jeton nuk ka ekzistuar ndonjehere (ka ekzistuar ne lashtesi si emertim gjeografik) por u shpik nga Tito.Se pse dhe qysh dihen.
Ndersa shqiptaret e Shqiperise kurre nuk e kane vene ne dyshim identitetin e asaj "pjeses ne Maqedoni" dhe po ashtu te pjeseve te tjera shqiptare te mbetura jashte (jo per faj te shqiptareve te Shqiperise).
Perderisa asnjehere ata nuk e braktisen (nuk flas ketu per politiken apo politikane shqiptare) atehere nese neser do t'ju jipet mundesia qe permes nje referendumi te zgjedhin duhet te kesh bindjen se rezultati do te jete pro bashkimit (absolut).
Mos ki frike nga shqiptaret e Shqiperise per kete ceshtje!
Shqiptaret e Shqiperise shqetesohen per probleme te tjera nder shqiptaret e "pjeses ne Maqedoni" per te cilat duhet bere me shume e me te gjitha menyrat per t'a larguar dhe cliruar nje pjese te madhe te saj nga verberia,fanatizmi e indoktrinimi...dhe te cilat neser mund t'ju sjellin deme te gjithe shqiptareve.
Besoj se nuk ka nevoje te te shpjegoj me gjate.
Krijoni Kontakt