Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 69
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit
    dodoni

    Disavantazh, nuke shte vetem SHkupi. Por lexo mire tekstin qe kam postuar nga gazeta....!
    Padrejtesi iu behet shqiptareve me kete rast, sepse disavantazhi qendron ne nje pjese bukur te madhe te trojeve shqiptare, gje qe e permenda "historine e shqiptareve" une ne fund te atij teskti...!
    Per kushtet e tanishme studimi eshte mjaft real, gjerat kane ndryshuar nuk jane njelloj si ne 1913 dhe kerkesat apo pretendimet tona nuk mund te jene njelloj me ato te Qeverise se Ismail Qemalit....Dikur iliret kane qene deri ne Austri mos duhet te pretendojme gjithe Ballkanin perendimor?

    Po qe që Komuniteti perendimor te ua doje te miren "ballkanasve", apo thene shkurt e ship, shqiptareve, atehere s'duhet permendur "coptimi" i pjeses Veriore te Kosoves, s'duhet te largohet Shkupi nga kjo bashkangjitje, pastaj, ku mbeti Cameria....?!
    Po ti meshosh teorise ose te gjitha ose asgje atehere do te fitosh te dyten pasi si zor te lejoje kush qe ti fitosh te gjitha..Kshu eshte dhe puna e ceshtjes shqiptare, duhet ti permbahemi realitetit te tanishem e jo realitetit te dikurshem...Dikur edhe Nishi ka qene shqiptar por as qe behet fjale te pretendosh sot nje gje te tille...
    E njejta gje ndodh edhe me Kosoven, perderisa Veriu i saj banohet nga serbe le ti bashkengjitet Serbise dhe Kosova te kompesohet me trevat shqiptare te Lugines se Presheves te cilat sot ndodhen nen Serbi...

    Persa i perket Camerise fatkeqesisht besoj se kjo treve eshte humbur pergjithmone per ne... Kete teme e kam studiuar si dhe duke bere dhe studime nga afer ne kete treve...Camet e mbetur atje ndihen greke dhe krenare me teper se dhe vete greket...Politika greke si dhe kisha e bene me se miri punen e tyre per shkombetarizimin e kesaj treve....


    Po te thellohemi ne historine tone te lashte, se si ka qene SHQIPERIA dikur, atehere kjo ide e ketij institucioni s'pi uje aspak.....meqenese edhe une jam e bindur qe ky propozim menjehere do te hudhet ne "koshin e plehrave" te komunitetit nderkombetare!....

    ZeM
    Lere historine e lashte dhe merru me realitetin e tanishem...Shqiperi te dikurshme s'ka patuar asnjehere termi Shqiperi perdoret nga 1912 e ketej, pra me krijimin e shtetit te pare shqiptar....Nuk ka patur Shqiperi, por troje shqiptare...E shpreha dhe me siper qe nuk mund te pretendojme Ilirine, por te pakten realitetin e tanishem si dhe trojet shqiptare te tanishme....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #12

    Arrow

    Citim Postuar më parë nga Odeon_relax
    Ka ardhur koha qe nacionalizmi duhet te vdese gradualisht dhe fqinjesia e mire te mbreteroje.

    Dito.
    Odeon, nacionalizmi mund te vdiste (sidomos ne ballkan, meqe tema ka te beje me kete pjese te ndishme te Evropes) vetem atehere kur popujt do t'i gezonin te drejtat e barabarta, e ne kete rast nuk do te kishte as edhe luftera ne kete pjese te Evropes, si dhe atehere do te zhdukej shume mire edhe nacionalizmi. Fjala vjen, SHQIPERIA po te ishte e plote, e pacoptuar, po te ishte me te njejtin kufi si me pare, a thua do te kishte shqiptare te cilet do te ngrenin koken per te luftuar?! JO, sepse atehere s'do kishin pasur pse te luftonin, por perderisa shqiptareve do t'iu behen padrejtesi, nacionalizmi mes tyre do te ekzistoje...Eshte e vetmja menyre kjo, per t'i treguar botes se akoma na behen padrejtesi neve dhe kjo gje do te zhdukej atehere kur komuniteti nderkombetar (Evropa) te i "kthente" kusurin shqiptareve per padrejtesite qe ua ka bere!

    Me respekte,
    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Odeon_relax
    Pa dashur te bej polemike me ju, ju them se une jam shqiptar dhe per kete jam krenar, por gjithsesi popujt nuk mund te fajezohen per udheheqjen e tyre te gabuar. Ska asnje komb i cili mos mbroje interesat e veta qofshin keta serbe, greke, apo te tjere...
    Nuk doja te thoja qe ti personalisht nuk je apo sa % shqiptar je, thjesht komentova ato qe shkruheshin...Gjithmone komentoj shkrimet pa nenkuptuar qe nje shkrim i shkurter karakterizon personin....

    Ka ardhur koha qe nacionalizmi duhet te vdese gradualisht dhe fqinjesia e mire te mbreteroje.

    Gjithsesi respektoj mendimin tuaj.

    Dito.
    Ketu me gjen dakort 100%, por eshte fakt se Ballkani eshte akoma mbrapa ne kete drejtim, pastaj mos te harrojme faktin se nese nacionalizmat e tjere lulezuan dhe vepruan ne Ballkan nga fundi i shek.19-te dhe fillimi i shek.20-te nacionalizmi shqiptar u zgjua i fundit dhe po vepron ende ne shek.21...Nese me te vertete do te deshironim qe ky rajon te qetesohej atehere Fuqite e Medha duhet qe te bejne nje ripercaktim te fundit te ketyre kufijve me pak fjale zgjidhje te ceshtjes shqiptare ose aderimin e ketyre vendeve ne familjen evropiane pra dobesim apo shkrije te ketyre kufijve...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit
    Nje Institut nga Londra propozon reidimin e kufijve ne Ballkan
    "Republika Maqedonase e Ilindenit", transmeton agjencia MIA>
    Nuk po e kuptoj,Çka d.m.th. ''Ilindenit''.Po me duket si nje fjale e shqiptuar nga Kumunistet Sllave?.Kete fjale e ka pas thene nje here ish-kryetari i Maqedonis,Kligorovi,vellau i Milloshit.
    Nese ndodh bashkimi i shqiptareve, do te bashkohen ter trıojet,duke perfshire edhe Shkupin,duke mos lene as nje centimeter(Cm) toke shqipetari nen sovranitetin e armiqeve...
    Ky studijim ka te beje me çregullim mendore te atyre qe jan marre me kete pune.
    Nuk i besoj.Eshte nje prapgante.
    E vetmja menyre eshte bashkpunimi me SHBA.Sot Amerika eshte çelsi i bashkimit te trojave shqiptare.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  5. #15
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Tani Athine
    Mos krahasoni gjera qe nuk jane te njejta....Qipro eshte nje ishull shume larg Greqise dhe shtet i pavarur, ndersa Kosova eshte nje pjese e trojeve shqiptare....
    Pakicat hungareze per nga numri jane te paperfillshme krahasuar me kosovaret qe perbejne 25%te popullsise se Serbise si dhe mbi 85% te krahines se Kosoves...
    Nje sqarim, Tani, persa i perket Hungarezeve nga ana gjeo-politike jane minoriteti me i madh ne Europe jashte kufijve te shtetit perkates: 4 milione.

  6. #16
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sa me iritojne keto vezhgime.
    Vetem te thuajne dicka qe do turbulloj te gjithe me duket se kane ne prapavije.
    Pergjigja ime eshte le te regullojne para punet Britanezet vete, dhe pastaj le te merren me te tjeret.

    Sidoqofte, kjo ide me duket interesante, mirepo mundesite reale per te ndodh dicka e ketille jane te pakta, mos them qe aspak nuk ekzistojne.
    Eshte gati e njejte si te na bashkojne me ndonje shtet tjeter...
    Nejse. Le te merren ata te institutit britanik me kete ceshtje. lol
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #17
    Kjo tregon se problemet ne Ballkan ende jane ne nje gjendje te tille sa qe duhen shume vite te marrin formen reale.
    Forma reale do te duhej te ishte ajo e integrimit te shpejte te tyre ne BE dhe me pas t'i lihej rruga te drejtes se vetevendosjes.
    Ne kete rast vetvendosja do te ishte me e qete dhe me me pak probleme se do te kete kufinj te tjere te jashtem dhe se kufinjte e sotem do te jene kufinj te brendshme te BE.
    Ka vite qe ne Evrope flitet per nje Evrope te Bashkuar te Regjioneve e jo te shteteve nacionale apo federale sic jane tash.
    Ne mendojme se vetem shqiptaret kane probleme te tilla.
    Jo probleme te tilla ka ne Greqi-shqiptaret e Camerise,ne Spanje-basket,ne France-basket dhe korsikanet,ne Belgjike-flamanet,valonet dhe gjermanet,ne Itali dhe Austri-Tiroli,ne Bosnje-serbet,kroatet e boshnjaket myslimane,ne Maqedoni-shqiptaret dhe maqedonet,
    Mali i Zi dhe Serbia mes veti, etj.
    Mirepo brenda nje catie te perbashket do te jete me e lehte rruga e regjionalizimit sipas zgjedhjes se lire.
    Cdo gje eshte e mundshme!
    Po te shihet me syrin dhe mentalitetin e sotem keto duken teper te veshtira ndersa ne nje situate te re ato do te jene ceshtje te zgjidhshme dhe te pranueshme.
    Te pakten ne Ballkanin perendimor mesa kam lexuar shihet ne te ardhmen krijimi i nje Kroacie,Serbie dhe Shqiperie reale e jo te madhe sic perdoret gabimisht.Pra nje Ballkan perendimor me tri forca te ekuilibruara sepse tash eshte e qarte se shqiptaret jane nje faktor teper i rendesishem per stabilitetin rajonal dhe evropian.
    Nuk ka me Ballkan pa marre parasysh faktorin shqiptar!
    Duket ne pamje te pare si nje enderr "nacionaliste" por nese duhet te arrihet nje stabilitet afatgjate i BE dhe nje qendrueshmeri ekonomike atehere kufinjte ashtu sic jane vendosur ashtu dhe mund te ndryshohen por ky ndryshim duhet te behet i kontrolluar dhe pa demtuar interesat e popujve te tjere.
    Megjithate pavaresisht nga propozimi i Institutit ne fjale per shqiptaret duhet te jete e qarte se nga Shkupi nuk duhet ikur kurre por perkundrazi t'i largohen Tetoves dhe t'a bejne politiken,kulturen,artin,sportin,zyrat e partive dhe institucioneve te tjera ne Shkup.
    Shkupi duhet te mbetet nje kryeqytet per te gjithe ata qe duan te jetoje aty.
    Ne fund te fundit shqiptaret ishin aty,jane aty dhe do te mbesin aty.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Nje sqarim, Tani, persa i perket Hungarezeve nga ana gjeo-politike jane minoriteti me i madh ne Europe jashte kufijve te shtetit perkates: 4 milione.
    E kisha fjalen per minoritetin hungarez ne Serbi, eshte i paperfilllshem...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  9. #19
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kush janë këta Hungarezë moj Lioness, sepse në një artikull që kam shqyrtuar kohë më parë flitet për një minoritet prej 4000 Hunësh, qe duan pavarësi shoqerore nëse do ta quaja të tillë nga pjesa tjetër.
    Lind pyetja cfarë është kjo pjesa tjetër që jeton atje nëse nuk janë hunë ?

    Sa për temën mendoj se zgjidhje të tilla jane të vlefshme por jashtë realitetit. Shqiptarët ne Maqedoni janë 35 % tashmë, dhe për 10 vjet bëhen shumicë. Ndarja është parandalim që të merret politikisht gjithë maqedonia në një të ardhme, sic do ndodhi. Prandaj dhe Kosova po shtyhet sepse faktori shqiptar ne Ballkan po rritet.

  10. #20
    Ndeshkuesi,

    Pas shperberjes se Perandorise Austro-Hungareze u lane jashte kufinjve te saj me miliona hungareze te cilet sot e kesaj dite jane ne nje gjendje te tille ne Rumani dhe ne Serbi (krahina autonome e Vojvodines).
    Ndermjet Rumanise dhe Hungarise ky eshte nje problem shume i madh dhe qe heret a vone do te shtrohet per zgjidhje.
    Po ashtu hungarezet ne Vojvodine heret a vone do te kerkojne me shume te drejta se sa kane deri tani.
    Prandaj Lioness nuk ja ka keputur kot por ju merrni mundimin e lexoni dicka per to.
    Ndersa Tani ka nje mendim te gabuar sa i perket hungarezeve ne Serbi.Ata jane shume por edhe ata nuk kane patur te drejtat sikur shqiptaret sepse ishin gjithmone popullsi "armike",damke kjo e mbetur pas renjes se Perandorise se famshme austro-hungareze e cila qe ruajtesja e ekuilibrave evropiane dhe ballkanike dhe ne te njejten kohe nje mike e cmuar e kombit shqiptar.Ata kurre nuk kane patur nje numer te sakte dhe ndaj tyre eshte ndjekur nje politike e ashper e asimilimit.
    Fale Italise dhe asaj Perandorie ekziston sot ky shtet shqiptar qe ne kemi sot.
    Pikerisht shkaterrimi i kesaj perandorie thote Churchill ishte "gabimi me i madh i bere ndonjehere ne histori sepse kjo i hapi rrugen ekspansionit sllav".

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  3. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  4. Informacion i përgjithshëm mbi Republikën e Shqipërisë
    Nga bastardi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •