Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 69 prej 69
  1. #61
    Me flet per fqinjesi me "armikun" se duheshka dashje pa dashje me pas fqinjesi te mire me ta?! S'kam ASPAK KOMENT per kete. Qazim, sikur ty te t'i kishin vrare disa anetare te familjes a thua me ata njerez do kishe fsinjesi te mire...?! Historia s'duhet te harohet, sepse rrezikon te perseritet, madje te keqiat e fqinjeve sllav qe kemi s'duhet te harrohen brez pas brezi!
    Rrofte rruga Durres-Prishtine qe po na ndertohet e qe eshte rruge lidhese mes dy shteteve shqiptare, qe ben mos te kihet kufi mes tyre, e pastaj s'kemi nevoje per fqinjesi me sllavet e Malit te Zi, Serbise, apo Maqedonise e Greqise...!


    Zana,

    A the qe feja eshte "PAQE" atehere si t'i kuptoj keto fjale?
    Nje here po bisedoja me nje shqiptar nga anet e Kumanoves qe eshte nga ata besimtaret e "vertete" te fese islame per pune e lufterave ne Ballkan.
    E pyeta se "a do te luftoje nese serbet e maqedonet te ishin te besimit islam?"
    A e di si u pergjigj:"KURRE,une per vete jo"!
    Pra nga roberimi me dogmen e ndjenjen e "vellazerise" fetare ai ishte i gatshem te pranonte sundimin e tyre nese ata do te ishin te besimit islam?!
    Kombi e ideja kombetare per te ishin gjera te pakuptimta dhe se mbi to ishte "vellazeria" e fese!
    Kesaj une i them verberi,fanatizem e cmenduri!
    Te ishte nje mendim i nje individi kjo nuk do t'i bente pershtypje askujt mirepo nga fjalet e thena nga shume shkrues bindesh se kjo ide ka mbeshtetje me te gjere e kete e kam provuar vete ne biseda me njerez te ndryshem e ne vende te ndryshme.
    Te kam shkruar se une nuk e dalloj kombin tim nga feja e as urrej njeri per besimin qe ai ka e ne kete kuader une nuk kam asnje paragjykim dhe per fqinjet tane ku jane e ku s'jane.
    Une jam per fqinjesi te mire pavaresisht atyre qe kane ndodhur sepse ne kemi gjera qe me shume na lidhin se na ndajne.
    Une e shikoj fqinjesine jo me kendveshtrimin e besimit qe ata kane por ne kuptimin e interesave afatgjata.
    Une nuk shikoj te cdo sllav nje armik ne potence sepse me to ne kemi qene dikur aleate ne lufterat kunder pushtuesit osmane apo jo?
    Ne ato qytetet e katundet e Pollogut ka ushtuar britma e luftetareve te Skenderbeut e komandanteve te tjere legjendare shqiptare e nga popujt tane fqinje sllave.
    A mund te themi se kjo nuk eshte e vertete?
    Jo me larg se aty kane punuar murgjit e devotshem ortodokse per te mbrojtur besimin e per te ruajtur te paprekur ate nga pushtuesi e sa e sa prej tyre u martirizuan.
    Per te mos folur me gjate se per kete duhet nje teme e re ne te cilen duhet te flitet pa doreza per fqinjet tane.

  2. #62
    Feja t'i cel syte, te liron nga shume pranga e s'te ben rrob aspak. Feja- besimi jane pikerisht ata qe shtrijne doren per mirekuptim si mes nacionalitetesh, civilizimesh dhe feshe te tjera. Sa here permendet ne fe fjala "PAQE" pa me thuaj?! A s'do te thote kjo fjale qe feja eshte tolerante, paqedashese dhe ne vete permban durim, mirekuptim e dashuri?!
    Por eshte njeriu qe i jep kahje te ndryshme kuptimit e domethenies se fese. Secili mendon sipas kokes se vet, e ne s'jemi te detyruar te e bejme dike me shume fetar, eshte vet deshira e njeriut per kete.
    Feja, perpos imanit (besimit) permend edhe vatanin. Pra, te luftosh si per njeren si per tjetren.



    Zana,

    Lexoji dhe nje here keto qe ke shkruar qe te shikosh se cfare kunderthenjesh ka me ato qe ke folur pak me lart pra nga nje ane predikon paqen e ne anen tjeter permend urrejtjen e je kunder fqinjesise se mire.

    Si t'a kuptoje lexuesi se cfare ke dashur te thuash me keto fjale?

  3. #63
    Civilizimi" Evropian shihet, e kemi afer, e kemi prezent, prane nesh, s'ka si mos e kuptojme!Vetemqe secili shkon nga prizmi dhe kendveshtrimi i vet!...Ketu qendron dallimi i kuptimeve...


    Zana,

    Civilizimi evropian eshte me te vertete kaq afer por nga ana tjeter me ide te tilla ai eshte shume larg dhe teper i pakuptueshem.
    "Civilizim" eshte dajaku,dhuna,besimi i verber,shtypja e marrja neper kembe e lirive te njeriut,urrejtja per fqinjet,martesa qe ne djep,jeta me njeqind fytyra por e mbuluar me perce etj.
    Perseri detyrohem te them se duhet te njohesh civilizimin evropian!
    Kur flet per Evropen ke folur per vetveten (nese ndjehesh e tille) e kur flet per civilizimin e saj atehere flet dhe per civilizimin tend (nese mendon se i perket) dhe ne kete rast do te kuptosh me mire vetveten dhe civilizimin.
    S'mund te quhesh evropiane nese nuk i perket atij civilizimi prandaj qe te meritosh kete emer duhet te behesh pjese e tij (kjo nuk nenkupton konvertim besimi).

  4. #64

    Arrow

    Citim Postuar më parë nga Qazim RUDI
    [B]

    Zana,

    [B]A the qe feja eshte "PAQE" atehere si t'i kuptoj keto fjale?
    Nje here po bisedoja me nje shqiptar nga anet e Kumanoves qe eshte nga ata besimtaret e "vertete" te fese islame per pune e lufterave ne Ballkan.
    E pyeta se "a do te luftoje nese serbet e maqedonet te ishin te besimit islam?"
    A e di si u pergjigj:"KURRE,une per vete jo"!
    Pra nga roberimi me dogmen e ndjenjen e "vellazerise" fetare ai ishte i gatshem te pranonte sundimin e tyre nese ata do te ishin te besimit islam?!
    Qazim, me vjen keq por kesaj here duhet te jem e drejteperdrejte dhe te te them, merr dhe lexo me shume per fene, ne menyre qe te fisnikerosh shpirtin dhe te mendosh ndryshe nga c'mendon tani (per fene).
    JO cdo bisede me persona te caktuar do te thote se nje opinion kane i gjithe ai popull...!

    Une do te them nje shembull te nje njeriu te madh qe nga feja katolike u konvertu ne fene Islame dhe ai eshte Muhamed Ali- boksieri.

    Ai pasi kishte shkuar te shoh per se afermi se c'kishte ndodhur ne New York, me rastin e shembjes se kullave binjake (nga gjoja muslimanet), gazetaret e pyeten, citoj:

    - A nuk iu vjen turp qe iu tani me i perkisni nje feje e cila e shihni dhe vete s'e c'ka bere ketu?!

    Ai ia ktheu pergjigjen por ne forme pyetjeje:

    - Pse, juve iu vjen turp qe i takoni nje feje te njejte te ciles i takonte edhe HITLERI?!

    Pra, e mora kete shembull per te te thene se secili e sheh fene nga kendveshtrimi i vet dhe sipas deshires se vet, e jo ashtu tamam si duhet! Sidomos nese bisedohet me njerez te kohes "se komunizmit" do te marrish nje pergjigje te tille sic e paske marre, nderkaq SOT ku ke studente dhe njerez te diplomuar ne fe- teolog, do te merrje nje pergjigje krejt ndryshe.

    Nuk futet nje popull me nje thes, sidomos kur vjen ne shprehje nje koment nga nje individ!


    Te kam shkruar se une nuk e dalloj kombin tim nga feja e as urrej njeri per besimin qe ai ka e ne kete kuader une nuk kam asnje paragjykim dhe per fqinjet tane ku jane e ku s'jane.
    Une jam per fqinjesi te mire pavaresisht atyre qe kane ndodhur sepse ne kemi gjera qe me shume na lidhin se na ndajne.
    Une e shikoj fqinjesine jo me kendveshtrimin e besimit qe ata kane por ne kuptimin e interesave afatgjata.
    Une nuk shikoj te cdo sllav nje armik ne potence sepse me to ne kemi qene dikur aleate ne lufterat kunder pushtuesit osmane apo jo?

    Qazim, per kete NUK KAM KOMENT!!!! Me ke habit per te keq!Sidomos nese je nga Kosova, sic the ne njerin nga postimet, duhet ta dishe se kush i beri gjenocidet, vrasjet e djegjet e shkaterrimet ne Kosoven martire?!
    S'eshte e drejte qe ngjarjet e para disa viteve te harohen aq lehte dhe sot ARMIKUN Nr 1 te Kosoves ta besh MIk e fqinj dhe plus te thuash "na qenke per fqinjesi te mire"!!!!!


    ZeM

    P.S. Si hapese e temes qe jam, kerkoj qe tema te mbyllet sepse morri nje kahje te padeshiruar!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 07-06-2005 më 03:38
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #65
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    QAZIM RUDI

    [QUOTE]Nje here po bisedoja me nje shqiptar nga anet e Kumanoves qe eshte nga ata besimtaret e "vertete" te fese islame per pune e lufterave ne Ballkan.[/QUOTE
    E pyeta se "a do te luftoje nese serbet e maqedonet te ishin te besimit islam?"
    A e di si u pergjigj:"KURRE,une per vete jo"!
    Pash andërr se po bisedoja me këtë shqiptarin e Kumanovës që kishe bisedu ti Qazim i nderuar e më tha "e pata gënjy Qazim Rudin për gjithçka që i kam thënë..."

    I nderuar, më vje keq të ta them në këtë mënyrë, por vërtet duhet me ta thënë mu në këtë mënyrë që ta kuptosh se krejt çka ke shkruar janë vetëm bindjet e tua të kota, që kushedi si i ke krijuar??????????? Në çka mi bazon ti këto bindje, në bisedat që mi paske zhvillu me ndonjë çoban të Mateçit në majë të kodrës?

    Po hajt bre Qazim të lutem bëhu pak më serioz dhe mos na dil me këto "teza" ala- komuniste, se komunizmi ka vdekur moti.

    Vërtet kam respekt për mendimet personale të tjerëve, por derisa nuk bëhen me tentim që ti imponohen tjetrit. Këtu flet për bindje personale me sa e shoh?! Nëse jo, na sjell ndonjë bazë të këtyre bindjeve (referenca), që të bindemi dhe ne e ta dijmë ku e paskemi gabimin?????? Përndryshe, harroji mo këto akuzime ndaj fesë... Sidomos kur flet për Evropën dhe vlerat demokratike...


    Nejse, megjithëse nuk është tema e përshtatshme për pyetje të këtilla, po meqë ra llafi, tregom konkretisht çfarë problemi qenka tuj i shkaktu feja integrimit të Ballkanit dhe shqiptarëve në EU?

    ps, sa i përket fqinjësisë së mirë, sikur e kam thënë edhe më herët se "it takes 2 to tango", nuk mund të duash dikë që të urren, nuk mund të shoqërohesh me dikë që të pështyn çdo gjë që është jotja, nuk mund të bëhesh i mirë me dikë që të fut shqelmin ngado që kthehesh... informohu pak më mirë për gjendjen o i nderuar!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga fjollat : 07-06-2005 më 11:36
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryetari i PDSH-së Arbën Xhaferi konfirmon se me Georgievskin kanë pasur plan për ndarjen e Maqedonisë Besnik Iseni, Shkup

    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Arbën Xhaferi, në një konferencë me gazetarë të mbajtur në Tetovë, ka konfirmuar se me ish kryeministrin maqedonas, Lupço Georgievski, duke mos besuar në funksionimin e shtetit shumetnik, kanë pasur plane që në mënyrë të qetë ta ndajnë Maqedoninë.

    “Ne kemi biseduar për këtë çështje edhe me zotëri Georgievski, por edhe me të tjerët, vetëm e vetëm mos të krijojmë tragjedi, sikurse variantet e Bosnjës, apo varianteve te tjera. Ne përpiqeshim të ruajmë mirëqenien dhe jetën e njerëzve, sidomos vlerave shoqërore”, ka theksuar Xhaferi

    I pyetur se, nëse kryeprokurori i Maqedonisë, Aleksandër Perçevski, eventualisht inicion hetime për deklaratën e Xhaferit, ai ka thënë se për këtë çështje është i gatshëm të ballafaqohet edhe me gjyqësinë.

    Postuar më: Sb Blue Sky & Radio Kosova Staff me Jun 07, 05 | 6:20
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #67

    Arrow

    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Kryetari i PDSH-së Arbën Xhaferi konfirmon se me Georgievskin kanë pasur plan për ndarjen e Maqedonisë Besnik Iseni, Shkup

    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Arbën Xhaferi, në një konferencë me gazetarë të mbajtur në Tetovë, ka konfirmuar se me ish kryeministrin maqedonas, Lupço Georgievski, duke mos besuar në funksionimin e shtetit shumetnik, kanë pasur plane që në mënyrë të qetë ta ndajnë Maqedoninë.

    “Ne kemi biseduar për këtë çështje edhe me zotëri Georgievski, por edhe me të tjerët, vetëm e vetëm mos të krijojmë tragjedi, sikurse variantet e Bosnjës, apo varianteve te tjera. Ne përpiqeshim të ruajmë mirëqenien dhe jetën e njerëzve, sidomos vlerave shoqërore”, ka theksuar Xhaferi

    I pyetur se, nëse kryeprokurori i Maqedonisë, Aleksandër Perçevski, eventualisht inicion hetime për deklaratën e Xhaferit, ai ka thënë se për këtë çështje është i gatshëm të ballafaqohet edhe me gjyqësinë.

    Postuar më: Sb Blue Sky & Radio Kosova Staff me Jun 07, 05 | 6:20

    "PASI TE MBAROJE LUFTA TRIMA DALIN PLOT, SA TE DUASH!" thote nje fjale popullore! Nje nder to eshte edhe Xhaferi i PDSH-se!
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    zgjidhja me optimale per maqedonine si belgjika
    keshtu ilirida me tetove gostivar, kercove struge si valonia
    shkup kumanove cashke ne veles, krusheve dolneni si brukseli dhe pjesa tjeter maqedoni ju te maqedonise cmendim keni

  9. #69
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Mbi 100 mije shqiptare te Shkupit te zhvendosen ne Tetove?Ca institut leshi eshte ky?Edhe 100 mije pula do te ishte e veshtire te zhvendoseshin e jo me njerez.Pastaj shqiptarve nuk do ti interesonte ky variant per faktin se shqiptaret jetojne ne nje territor te ngushte gjate kufirit me Kosoven dhe Shqiperine.Me nje copetim kufijsh hapesira shqiptare do te ngushtohej tmerresisht.Edhe keshtu si ndodhi ne humbem shume.Kosova ka nje territor te vogel dhe nje popullsi relativisht te madhe per ate hapsire.Tani kta na propozojne te ngushtohemi edhe me shume?

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  3. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  4. Informacion i përgjithshëm mbi Republikën e Shqipërisë
    Nga bastardi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •