Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 69
  1. #21
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Qazim, heret a vone, ruajtja artificiale e Austro-Hungarise perseri do te sillte probleme gjeo-politike ne Europe, dhe efekte domino, me vone, mund te kishte qene me i rende.

    Megjithate, jam plotesisht dakort me shkrimin tuaj me pare persa i perket minoriteteve ne Ballkan dhe vendeve te tjera. Menyra me e mire eshte integrimi ne BE. Ndoshta do te duhen me shume vite (me shprese, me pak gjakderdhje) qe te pakten ne Ballkan, nocioni i kufijve te humbas sado pak sentimentalizmin "romantik" te shek. 19.
    Ky arsyetim mund te duket paksa "naiv," megjithate ashtu sic tha Martin Luther King: "I have a dream..........!"

  2. #22
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kjo eshte nje nga alternativat me te mira te publikuara nga te huajt per zgjidhjen e ceshtjes sone kombetare.

    Eshte fakt qe ne duam Shkupin, por sipas ketij projektit, ne marrim Kumanoven dhe Strugen ne teresi per Shkupin, dhe popullata shqiptare e Shkupit shkembehet me popullaten sllavo-maqedone ne Kumanove dhe Struge.
    Poashtu, per ato qytetet e vogla ne veri te Kosoves si Leposaviqi, Zvecani dhe Zubin Potoku, ne po japim ato, ku banojne vetem disa qindra shqiptare ne Caber, dhe po rikthejme Presheven, Bujanocin, e Medvegjen, gje qe eshte shume me interes per ne. Poashtu, po rikthejme Ulqinin dhe trojet tjera shqiptare ne Mal te Zi si Malesine, Plaven, Gucine, Krajen etj.
    Pra, per ne eshte shume me interes nje zgjidhje e tille.

    Per punen e Maqedonise, eshte fakt qe ne nje Maqedoni demokratike, ne shume shpejt (brenda 20-30 vitesh) do behemi shumice, por shtrohet pyetja ketu, kur do behet Maqedonia demokratike. Shqiptaret atje jane ende te diskriminuar, gjuha shqipe nuk e gjen perdorimin e saj aq sa e meriton me konventa nderkombetare, marreveshja e Ohrit ende nuk eshte zbatuar teresisht. Shqiptaret atje dhe gjithe shqiptaret, bashke edhe me institucionet nderkombetare duhet te reagojne dhe ti kushtezojne sllavo-maqedonasve integrimet dhe donacionet, me zbatimin e plote dhe te menjehershem te marreveshjes se Ohrit, dhe zhvillimin e demokracise atje.
    Sllavo-maqedonasit, jane duke u ulur ne numer gjithe kohen, kurse shqiptaret atje, edhe pse tani kane nje norme shtimi me te vogel se kishin perpara, prape jane duke u rritur gjithe kohen. Por diskriminimi eshte shume i rrezikshem per ceshtjen kombetare, sepse pastaj po i detyron shqiptaret te largohen nga atje, sot psh. ke me mijera shkupjane, dibrane, tetovare, strugane etj. ne gjithe boten. Pra, ne nje Maqedoni demokratike, shqiptaret shume shpejt per jo me shume se 20-30 vite do jene shumice. E Maqedonia, nuk ka care pa u bo demokratike.

    Per punen e minoritetit hungarez ne Serbi, ai atje tani eshte shume i vogel ne numer, per shkak te diskriminimeve, dhe per shkak te largimit te tyre drejt Hungarise dhe vendeve tjera. Monika Selesh, ka qene hungareze e vojvodines.
    Ne Vojvodine tani jane serbet shumice. Keshtu qe, ata e kane humbur perfundimisht dhe pergjithmone Vojvodinen, dhe cuditem se si Hungaria nuk ka bere asgje, kurre per ate toke te tyren. Pra, kurrfare angazhimi.


    Une mendoj se zgjidhja me e mire ne Ballkan do ishte, krijimi i shteteve etnike, psh. Kroacia do merrte pjesen kroato-boshnjake te Bosnjes, Serbia pjesen serbe te Bosnjes, Shqiperia do merrte Kosoven, Luginen e Presheves, Maqedonine perendimore, dhe trojet shqiptare ne Mal te Zi, dhe eventualisht Sanxhakun. Sllavo-maqedonasit do kishin mundesine e zgjedhjes ne mes te Shqiperise, Bullgarise, e Serbise.
    Kjo do ishte zgjidhja me e mire, qe do zgjidhte gjithe problemet etnike ne Ballkan, dhe poashtu do rregullonte shume marredheniet fqinjesore, sepse pastaj nuk do kishte me pretendime ndaj njeri-tjetrit, dhe te gjithe do orientonin gjithe forcat drejt perparimit sa me te shpejte.

    Tung Tung

  3. #23
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    ..Fale Italise dhe asaj Perandorie ekziston sot ky shtet shqiptar qe ne kemi sot..

    kryesisht fale asaj Perandorie, pastaj Italise.. cuditem si nuk i bejne kontit Bertold nje monument gjigand ne Shqiperi.


    .. persa i perket minoriteteve ne Ballkan dhe vendeve te tjera. Menyra me e mire eshte integrimi ne BE. Ndoshta do te duhen me shume vite (me shprese, me pak gjakderdhje) qe te pakten ne Ballkan, nocioni i kufijve te humbas sado pak sentimentalizmin "romantik" te shek. 19.

    Ky arsyetim mund te duket paksa "naiv," megjithate ashtu sic tha Martin Luther King: "I have a dream..........!"
    me fal, por arsyetimi eshte naiv pa i perdorur thonjezat..

    Ballkani por dhe Europa nuk jane Amerike.. rruget i kane me emra qe kane nje histori brenda, dhe jo me numra. Pra dhe BE-ja nuk do te beje dot efektin e "amerikanizimit" te theksuar.

    Pastaj, pse duhet te ngaterrohet koncepti i nacionalizmit me ate te shovinizmit, dhe te arrije puna (sic kam lexuar dhe shkrime ketu) qe i pari te duket si nje gangrene qe duhet te eleminohet patjeter?
    Nacionalizmi eshte devocion ndaj interesave dhe kultures se nje kombi, eshte besimi se kombet do te veprojne te pavarura dhe jo ne menyre kolektive, pra duke vene theksin drejt qellimeve kombetare dhe jo nderkombetare.. cfare te keqe ka ketu?


    "I have a dream.." ?!



    Cfare endrre kishte MLK? Per ate te asaj ceshtjes se hotelit thua.. apo ate te bisedave te regjistruara nga FBI (qe me duket se do ti hapin per historianet nga viti 2025)?


    Une mendoj se zgjidhja me e mire ne Ballkan do ishte, krijimi i shteteve etnike

    Zgjidhja me e mire dhe e arsyeshme. Shtete etnikisht te pastra dhe homogjenizim kombesh brenda kufijve te caktuar.
    Prektora

  4. #24
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Qazim RUDI
    Ndeshkuesi,

    Fale Italise dhe asaj Perandorie ekziston sot ky shtet shqiptar qe ne kemi sot.
    Pikerisht shkaterrimi i kesaj perandorie thote Churchill ishte "gabimi me i madh i bere ndonjehere ne histori sepse kjo i hapi rrugen ekspansionit sllav".
    Megjithmënd e ke ?
    Rilindasit tanë dhe ata që e kanë jetuar atë periudhë besoj do të mallkonin nëse do ta thoje dicka te tillë. Megjithatë ti je në gjëndje të shohësh retrospektivën në retrospektivë.


    Ndërsa ti dodon patriot i shkëmbimeve sikur po bëhet bixhoz bën mirë ta shikosh dhe një herë artikullin dhe këtë propozim që i paraprin një fakti tashmë, marrja e komplet maqedonisë për 10-15 vjet nga ana e shqiptarëve, ashtu sic ka qenë gjithmonë.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Londer, 18 maj- Instituti jo shume i njohur per studime politike nga Londra,

    Kërkova në këtë studim (ndoshta është jo komplet?) për të dhënat ekonomike,ose për përqindjen e kapitalit shtetëror që mund të kontrollojnë shqiptarët në Maqedoni.
    Privatizimi,ka vite që ka filluar në Maqedoni dhe me sa di unë (më përmisoni ju që keni të dhëna më zyrtare) shqiptarët me kapitalin e tyre janë shumë pak të kyçyr në këtë reformë ekonomike si në sistemin bankar (m'duket e kontrollojnë grekët) si dhe industrinë prodhuese.
    A kanë shqiptarët BANKË/A të vete private në Maqedoni,ku kapitali i tyre nga mbrenda e jashtë do të menaxhohej nga kjo bankë ku më pastaj në formë kredie,investime etj do t'i ofrohej shqiptarëve etj.
    Sa për qind të objekteve (fabrikave) industariale i kanë blerë shqiptarët gjatë privatizimit?
    Kishte një kompani private të fluturimeve (Vardar apo Mërgimi?),ka bankrotuar apo jo?
    Kanë dy Univerzitete,por që dyja janë të vendosura në Tetovë!!!Pse njëra të mos ishte në Shkup?
    Sa për qind të Policisë,Ushtrisë,Gjykatës etj (oficerë,pozita komanduese,kuadër etj) e përbëjnë shqiptarët?
    Nëse pas 20-30 vite (a do të jetë deri at'herë Mak.në BE) shqiptarët "bëhen" shumicë në këtë vend,ç'farë roli luan kjo e dhënë,nëse kapitali-ekonomia kontrollohet nga "pakica"?
    Unë më shumë bëra pyetje (mungesë informacioni) që të shohim se çka kontrollojnë shqiptarët në Maqedoni dhe ç'farë fuqie politike dhe ekonomike janë në Maqedoni.
    tung!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 27-05-2005 më 06:21
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  6. #26
    Darwin pershendetje per mendimin e dhene ne lidhje me kontin Berthold sepse me te vertete jane shume figura evropiane qe meritojne mirenjohje nga shteti shqiptar.
    Kur te shkruhet nje histori kombetare e paideologjizuar atehere do te dalin ne pah shume figura qe publiku i gjere pak i njeh.

    Ndersa Ndeshkuesi lidhur me reagimin tend ne lidhje me formimin e shtetit shqiptar duhet qe te lexosh (sinqerisht) me teper se sa librat e Historise se Shqiperise qe te kuptosh se si eshte krijuar shteti qe kemi sot.Ai nuk eshte ne kufinjte e pretenduar nga Rilindasit tane por eshte me mire aq se sa fare pa te.
    Sepse ra ky shtet qe kemi sot dhe u mbajt e ndezur fryma atdhetare tek shqiptaret jashte kufinjve dhe per te patur gjithnje nje busull.
    Vete ekzistenca e ketij shteti ishte e mjafueshme per te mbajtur gjalle enderren shqiptare te bashkimit kombetar.
    Ai shtet u krijua si nje pengese ndaj ekspansionit greko-sllav ne Ballkan sepse as Austro-Hungaria e as Italia nuk "deshironin" te kishin te benin me to.
    Dhe po ashtu ishte ajo perandori e famshme qe beri me shume se kushdo per njohjen e gjuhes,kultures,origjines se shqiptareve.
    Nuk ka nevoje te te permend emra se ato mund t'i gjesh me lehtesi.
    Rilindasit shqiptare e ringjallen frymen e shuar kombetare pas 500 viteve roberi osmane dhe per kete ne duhet t'ju jemi mirenjohes perjetesisht.
    Ishin ata qe i kujtuan shqiptarit se eshte i tille permes librave,poezive,kengeve,levizjeve te armatosura lokale dhe kombetare.
    Ata me romantizmin dhe idilizmin e tyre nxorren nga hiri nje komb te harruar!
    Frasherllijnte e gjenin modelin e tyre tek Zvicra evropiane dhe jo tek ndonje model lindor dhe per kete s'e besoj se ata do te mallekonin dike qe thote te verteten.
    Lexo pak me teper per Ismail Qemalin,Avni Rustemin etj qe me aktet e tyre mbeshteteshin pikerisht tek keto dy forca te lartpermendura ne realizimin e pavaresise dhe ate te shpetimit te saj nga sllavo-greket (akti i Avni Rustemit ne pamje te pare ngjan me nje akt terrorist por ne te vertete ai permban nje akt madhor ndaj perpjekjeve te Esat Pashes per te sunduar ne nje Shqiperi qe kufizohej ne mes Tiranes dhe Durresit e per te lene jashte saj pjesen me te madhe per te kenaqur ambicjet greko-sllave vetem e vetem qe ai te ishte prijesi i ketij cope xhuxhoshteti).

    Nejse pa dale jashte temes me duhet te them se ne duhet ende te njohim sakte historine e kombit tone e se per kete duhet nje studim i kryer nga historiane te rinj me nje shkollim modern.

  7. #27
    Citim Postuar më parë nga Harudi
    Londer, 18 maj- Instituti jo shume i njohur per studime politike nga Londra,

    Kërkova në këtë studim (ndoshta është jo komplet?) për të dhënat ekonomike,ose për përqindjen e kapitalit shtetëror që mund të kontrollojnë shqiptarët në Maqedoni.
    Privatizimi,ka vite që ka filluar në Maqedoni dhe me sa di unë (më përmisoni ju që keni të dhëna më zyrtare) shqiptarët me kapitalin e tyre janë shumë pak të kyçyr në këtë reformë ekonomike si në sistemin bankar (m'duket e kontrollojnë grekët) si dhe industrinë prodhuese.
    A kanë shqiptarët BANKË/A të vete private në Maqedoni,ku kapitali i tyre nga mbrenda e jashtë do të menaxhohej nga kjo bankë ku më pastaj në formë kredie,investime etj do t'i ofrohej shqiptarëve etj.
    Sa për qind të objekteve (fabrikave) industariale i kanë blerë shqiptarët gjatë privatizimit?
    Kishte një kompani private të fluturimeve (Vardar apo Mërgimi?),ka bankrotuar apo jo?
    Kanë dy Univerzitete,por që dyja janë të vendosura në Tetovë!!!Pse njëra të mos ishte në Shkup?
    Sa për qind të Policisë,Ushtrisë,Gjykatës etj (oficerë,pozita komanduese,kuadër etj) e përbëjnë shqiptarët?
    Nëse pas 20-30 vite (a do të jetë deri at'herë Mak.në BE) shqiptarët "bëhen" shumicë në këtë vend,ç'farë roli luan kjo e dhënë,nëse kapitali-ekonomia kontrollohet nga "pakica"?
    Unë më shumë bëra pyetje (mungesë informacioni) që të shohim se çka kontrollojnë shqiptarët në Maqedoni dhe ç'farë fuqie politike dhe ekonomike janë në Maqedoni.
    tung!
    Harudi ke prekur nje nga pikat me te dobeta te organizimit te shqiptareve ne Maqedoni.
    Ne Kosove ishte dhe ka qene gjithnje ndryshe sepse Kosova kishte nje autonomi e prej se ciles arriti te krijonte institucionet.
    Ndersa shqiptaret ne Maqedoni per shume aresye kane qene shume prapa ne kete drejtim.
    Marre si individe,shqiptaret ne Maqedoni kane kapitale shume te medha mirepo ata nuk jane te kanalizuara por te shperndara neper xhepa apo sendyqe.
    Kjo shperndarje e kapitaleve neper duar dhe biznese individuale,largimi nga Shkupi dhe probleme te tjera qe nuk duhen permendur ne kete shkrim e ulin shume forcen e tyre ndikuese ne Maqedoni.
    Pikerisht mungesa e nje strategjie te tille i ben problemet atje te veshtira dhe se politikanet shqiptare kudo qe jane duhet te mendojne dhe per nje strategji te tille sa me shpejt qe te jete e mundur qe te pakten ashtu sic hyri INSIG te hyjne dhe bankat e Kosoves dhe Shqiperise ose te pakten te krijohej nje banke nga shqiptaret e Maqedonise.
    Por per kete qellim ka pergjegjesi shteti shqiptar dhe qeveria e sotme e Kosoves e cila ndonese nuk ka ato kompetenca qe ka nje shtet duhet dhe mund te beje me teper per t'i afruar shqiptaret e Maqedonise jo vetem politikisht.
    Ne fund te fundit ekonomia eshte ajo qe do te diktoje zhvillimet e ardhshme
    ne Ballkan e nese ne vazhdojme si jemi sot atehere mund te jemi njezete milione shqiptare por me nje force diktuese politike te paperfillshme e me pas do te vazhdojme te jemi ende te pakenaqur e t'ua veshim si gjithnje fajin te tjereve per prapambetjen tone.
    Nje komb me shpirt konkurues i zgjidh gjithnje vete problemet e sfidat e se ardhmes!

  8. #28
    kush osht n'Angli.... n'mujtë let shkon dej te qaj Institut..... e le t'ju kallxon se Shqiptartë jon t'zotë e me fjalë edhe Kinen e bojnë t'veten..... veçse edhe mi vetë ata të atij Instituti si n'dheztë ky farë propozimi i tyne..... sa qeveri duhet mi pasë Shqiptartë masnej?..... për kryetar kallxoni atij Instituti se jon tonë Shqiptartë.....

    masnej me ja bo me dije atij Instituti se duhet mi menu emnat qysh me e qujtë ndërhymjen pej jashti në atë farë veni.... diçka si "unmish" nashta kish kry punë..... masnej kishin mujtë me e thirrë atë ven unmishistan.....

    ...............

    ky farë Instituti sikur me e pas "zbulu ujtë e nxetë"..... shtetet etnike në Ballkan kanë qenë të "vizatuara" moti.... e edhe në marrëveshje të takimeve të Milosevicit e Tudjmanit.....

    pej atyne marrëveshjeve..... jo pahiri..... emni i Milosevicit osht bo njo me fjalen gjenocid..... thuni qysh të doni e arsyetoni qysh të doni..... veçse mos u boni kishe nuk e dimë se çvendosja e njerëzve shkakton gjenocid.....

    qysh jetësohet puna e çvendosjes të njerzve..... masi nuk ka gjasa n'ditë të sotit me u përkrah me të drejtë ndërkombtare..... jetësohet me ligjin e ma t'fortit..... gjashtë vjet ma parë Shqiptartë e kanë provu se kush o i fortë në atë rreth..... shkitë i paten qu ni grumull Shqiptarë për në deti..... e jau paten shti ethet edhe tjerëve se e dishin se me vazhdu qashtu tonve ju vjen reni..... e kumedit çka kish me ndodh nëse nuk kish me ndërhy bota.....

    ..............

    edhe me konë Shqiptartë te tonë me ni shtet nuk domethonë se jetojnë ma mirë..... edhepse i kanë thonë shkini.... a jugosllavi a çkado ku o konë gjysa e Shqipnisë e kurthume (robnume) mas luftsë të dytë botnore..... osht e vërtet se kanë pas ma shumë liri e kushte të jetesës ma të mira se sa pjesa e Shqipnisë si o kon e (pa)varne.....

    nuk o n'të mirë të Shqiptarve me i njek emnat e kufitë..... se ka Shqiptarë nëpër tonë botë..... kshtu si nuk muj hinë ton me i ven...... për Shqiptarë..... ma mirë me u bo t'zot e me i fitu t'drejtat e tyne kudo si jonë..... e edhe n'Kinë e n'Alaskë e kudo tjetër..... si për shembull..... t'drejten me lëviz lirisht..... e t'drejten me shkëmby mallna me kon të dojnë..... e atëher nëse e dojnë njoni tjetrin aq fortë.... shkëmbejnë mallna e hinë e dalin me njoni tjetrin.....

    kto t'drejta nuk o tuj jau mohu najkush Shqiptarëve në pjesen e Shqipnisë si osht nër unmik sot..... e mas luftsë të funit..... shkëmbimi ma i madh i mallnave atje bohet me ata si i kan luftu Shqiptartë..... edhepse Shqiptartë me ta nuk paten luftu shumë se po get ju pat ardhë keq..... pra..... me shkije....

    ...............

    "po ju bike mirë" Shqiptarëve me ato shkëmbime si i kish përmen ai Institut.... nashta po ju bikë Shqiptarëve me e mar naj burim t'ujtë të tharbtë najkun..... e për nrrim me i jep tokat t'pasne me xehe....

    ...............

    sa me vetë najsen.... pa pritë përgjigje...... po e shkruj ktohen..... si pe nxojmë si Shqiptartë e kanë ushtrinë për me e jetësu jo vetëm shkëmbimin e njerzve e tokave qysh ka shkru ky farë Instituti.... po përtrimjen e krejtë Ilirisë.....

    sa Shqiptarë kishin me i rujtë kufijtë..... e edhe a kishi shku ju masnej pej kudo si të jini me ja rujtë kufitë atijë veni?.....

    ...............


    çdo të mirë......
    Shqiptari.
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  9. #29
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Shtete homogjene, ethnike?! Domosdo, mentalitet Ballkani i shek. 19, fillimit te shek. 20!
    Te shkembejme popullesine thate? Nje levizje popullesie e tille quhet pastrim ethnik, qe le te supozojme do kryhet pa gjakderdhje nqs njerezit vullnetarisht do te "duan" te shperngulen nga nje vend ku kane jetur breza te tere per te vajtur diku tjeter.

    Cfaredo ta quani kete fenomen, ne thelb eshte racizem. Me thoni ju qe doni shtete te pastra homogjene ethnike ne Ballkan, ka ndonje shtet ne perendim, apo ne bote, qe eshte 100 % homogjen? Ne nje kohe globalizimi qe jetojme me nje levizje te popullesise ne mase, shtete homogjene jane vecse endrra nacionaliste/raciste. Po sikur te fillojne shtete e perendimit te ndermarin iniciativa te tilla? Te largojne te gjitha minoritet? Sidomos Europes se Lindjes, duke perfshire dhe Ballkanin do t'i digjte, pasi shume prej nesh jane vendosur me familje, kane krijuar jeten e tyre, dhe nuk kane mendje te kthehen.

    "I have a dream ....... " eshte nje shprehje, nuk po i rreferohesha gjithe fjalimit te MLK. I have a dream ....... enderroj per nje Ballkan pa urretje!

  10. #30
    Lioness,

    Ne parim ashtu eshte sic thua ti por faktet jane kokeforta.
    Vetem analizo pak zhvillimet ne Bosnje dhe Kroaci ne vitet 1993-1995 kur cdo dite palet ne konfliktet ju duhej te shqyrtonin hartat e Lordit Owen dhe Kerrington e si perfundim u lane ato harta qe parashikonin zhvendosjet e dhunshme te popullsise.
    Pra u pranua vullneti i me te fortit,i atij qe kishte armet.
    Shiko harten e Kroacise dhe Bosnjes para dhe pas konfliktit qe te kuptosh se ata qe servirin teorite e bashkejeteses dhe mirekuptimit te popujve se ne fund cfare pranojne.
    Atje u legjitimua dhuna.
    Te njejtin eksperiment provoi dhe Millosheviqi me shqiptaret ne Kosove por ajo nuk e tolerua sepse perberja etnike e Kosoves ishte tjeter nga ajo e Bosnjes.
    Teorikisht asnje nuk pranon spastrimet etnike por ne fakt ata i pranojne!?
    Shqiptaret nuk kane pse te pergatitin skenare te tille kunder popujve te tjere por ata duhet te jene te pergatitur per ngjarje te paparashikuara.
    Historia kur harrohet gjithnje eshte e destinuar te te perseritet!
    Shume drejt ke folur per shtetet homogjene qe ne kohen e sotme duhet te jene te papranueshme por ama duhet te gjendet nje zgjidhje per problemet e Ballkanit sepse ka shume-shume probleme.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  3. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  4. Informacion i përgjithshëm mbi Republikën e Shqipërisë
    Nga bastardi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •