TUNG
Ne mesdite Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Tirane ka shpallur rezultatet zyrtare te 44 zonave elektorale. Zedhenesi per shtyp ne KQZ, Erton Sinani ben te ditur se ka perfunduar procesi I numerimit te votave ne 45 zona te tjera nderkohe qe vazhdon numerimi ne nje zone ne jug te vendit e pikerisht ne ate me numer 92. Ne 44 zonat per te cilat u shpall rezultati zyrtar Partia Demokratike ka fituar ne 31 dhe Partia Socialiste ne 13 prej tyre. Nderkohe disa parti te vogla kane kundershtuar sistemin e numerimit te votave ne proporcional. Levizjes Socialiste per Integrim e cila ngriti dje padi prane Gjykates Kushtetuese per mosnjohjen e rezultatit te proporcionalit i jane bashkuar edhe Levizja Kombetare per Zhvillim, Partia Demokristiane dhe Partia Demokracia Sociale. Te gjitha keto parti kerkojne anullimin e te ashtuquajturit "mega Dushku". Sipas rezultateve te deritanishme nga sistemi proporcional partite e majta fitojne 21 mandate dhe partite e djathta 19 mandate
Krijoni Kontakt