BODROGVARI, Ferenc
BODROGVARI, Ferenc shkrimtar filozofie dhe sociologjie (Bezdan 1935 -Novi Sad 1980). Nė vitin 1972 u doktorua nė Budapest, kurse nė vitin 1977 nė Beograd. Nga viti 1977 punoi si docent nė Fakultetin Filozofik nė Novi Sad. Si marksist u mor me shumė probleme aktuale sociologjike dhe filozofike.
Veprat kryesore: Negacija i hutna-nitet (1976); O Marksovom metodu (1977); O prividnoj zajednici (1978)
--------------------------------
BODEN, Zhan
BODEN, Zhan (BODIN, Jean), filozof, mendimtar politik dhe ekonomist franc. (1530-1596). B. konsiderpnte se nocion pėrcaktues pėr shtetin dhe kushtetutėn shtetėrore ėshtė sovraniteti ose ius maiestatis. Sė kėtejmi sundu-esit janė pėrgjegjės vetėm para ligjit natyror dhe jo ligjit kushtetues dhe juridik. Autoriteti dhe mendja janė parime tė jetės shtetėrore, kurse monarkia absolute ėshtė forma mė e mirė e shtetit. Nė fushėn e filozofisė sė religjionit B. ėshtė ithtar i deizmit dhe theksoi sidomos nevojėn e tolerancės religjioze. Nė fushėn e filozofisė sė natyrės zhvilloi teorinė specifike korpuskula-re, kurse nė veprat e tij konceptoi elementet e para edhe pėr njė filozofi tė caktuar tė historisė.
Veprat kryesore: Methodus ad fa-cilem historiarum cognitionem (1566); Six livres de la rėpublique (1577); Domonomanie (1581); Uni-versae naturae theatrum (1596).
Krijoni Kontakt