Close
Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 166
  1. #51
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ASMUS, Valentin


    ASMUS, Valentin Ferdinandoviē , filozof sovjetik (1894-1975). Porf. i Universitetit tė Moskės (nga viti 1939). Autor i shumė punimeve nga historia e filozofisė (sidomos tė idealizmit klasik gjerman dhe tė filozofisė ruse), nga historia e logjikės dhe e estetikės. Ėshtė e njohur edhe Logjika e tij, qė ishte tekst standard nė fakultetet e shumė vendeve socialiste.


    Veprat kryesore: Materializmi dialektik dhe logjika (1924); Shqyrtime nga historia e dialektikės dhe e filozofisė sė re (1930); Dialektika e Kantit (1930); Marksi dhe historizmi borgjez (1933); Logjika (1947); Descartes (1956).

    ------------------------------------------------------------------------------------
    AST, Fridrih

    AST, Fridrih (AST, Friedrich), filozof gjerm. (1778-1841). Prof. nė Munih. U mor, para sė gjithash, me filozofinė e historisė dhe me estetikė. Si ithtar i Shelingut bėri pėrpjekje qė nė zhvillimin historik tė filozofisė tė vėrtetonte ligjėsinė e brendshme mendore tė domosdoshme.



    Veprat kryesore: Handbuch der Asthetik (1805); Grundlinien der Philosophie ( 1816); Lexikon Platonicum (1834-39).
    ------------------------------------------------------------------------------------
    ASHARI


    ASHARI , (Ali al-Ashari), filozof dhe apologjet islamik (837-935). Sunin dhe Kuranin si dhe mėsimet e tjera fetare islame ortodokse u pėrpoq t'i themelonte dhe t'i arsyetonte nė mėnyrė filozofike.

    ------------------------------------------------------------------------------------
    ATENAGORA


    ATENAGORA , Athinas, filozof grek, apologjet i krishterė (rreth J70). Nė apologjinė e vet drejtuar Mark Aurelit nbrojti tė krishterėt duke bazuar doktrinėn mbi treunitetin hyjnor. Nė shumė teza tė tij ėshtė fare i qartė ndikimi i platonizmit
    -------------------------------------------------------------------------------------
    AUROBINDO, Ghose


    AUROBINDO, Ghose (Sri AURO BINDO) filozof hindas (1872-1950). Metafizikan dhe themelues i lėvizjes sė re fetare. Studioi nė Angli, kurse nė Indi u kthye nė vitin 1893. Nė frymėn e edukimit tė vet tė perėndimit u pėrpoq tė reinterpretonte trashėgimin mendor hindas. Ėshtė mistik.



    Kryevepra: The life Divine( 1949).
    ---------------------------------------------------------------------------------------
    AVISEBRONI


    AVISEBRONI (emri i vėrtet Salomon ibn Gabriel), filozof ēifut (1020/21-1070). Nė veprėn kryesore tė tij Burimi i jetės pėrpiqet tė bashkojė parimin panteist tė krijimit tė botės nga perėndia prej kurrgjėje me idenė e emanacionit. Ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė neoplatonizmit. Materia universale pėrkufizohet sipas Avisebronit si materie trupore dhe shpirtėrore, kurse vetėm perėndia ėshtė e ēliruar nga materia, duke u gjendur «matanė materies dhe formės». Forma univerrsale ėshtė nė shkallėn mė tė lartė tė gradacionit tė hierarkisė sė Avisebronit, ajo pėrmban nė vete tė gjitha format, ndėrsa mė tė ulėta janė sendet ndijore. Ėshtė vullneti - dhe jo tė menduarit - shkak themelor krijues i botės, «burim i jetės». A. shkroi edhe himnet mistike ēifute.



    Veprat: i pėrktheu dhe i botoi S. Munku nė Paris (1859).
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #52
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    AVENARIUS, Rihard

    AVENARIUS, Rihard (AVENARIUS, Richard), filozof gjerm. (1843-1896). Njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė empiriokriticizmit, prof. nė Lajpcig dhe Cyrih. Avenariusi anulon dallimin ndėrmjet pėrvojės «sė brendshme dhe tė jashtme», ndėrsa qėllim i studimit tė tij ėshtė tė arriturit e tė ashtuquajturės «pėrvojė tė kulluar». Tėrė raportin e tė menduarit dhe tė rrethit, unit dhe qenies, A. e redukton nė «koordinimin parimor» tė domosdoshėm nė pėrvojė. Ēdo njohje, sipas A., duhet tė fillojė nė pėrvojė, madje edhe ēdo tabllo mendore dhe konstruksion i botės nuk janė diēka tjetėr veēse pėrvoja tė renditura sistematikisht nė suazen e vetėdijes individuale. Prandaj edhe nuk ekziston ndonjė njohje e pėrgjithshme dhe absolute.



    Sipas Avenariusit nė realitet vetėm «... ndijimi mbetet: andaj qenien duhet pėrfytyruar si ndijim» nė bazėn e tė cilit nuk ka mė kurrgjė qė do tė ishte pandjesi. Tė njohurit ėshtė «ekonomikisht» i renditur - d.m.th. sa mė thjesht dhe mė me kursim i shprehur-pėrvoja-Deklaratat mbi rrethin (tė ashtuquajturat E vlerat) janė tė varura drejtpėrdrejtė nga gjymtyra qendrore, kurse indirekt nga rrethi. Sipas Ave-nariusit bota ekziston vetėm pėr ne, dhe jo bota pavarėsisht nga ne, qė. ndėrkaq, nuk do tė thotė nė tė njėjtėn kohė se ajo ėshtė «nė ne». Pikėrisht, me fjalė tė tjera, kjo «nė ne» ėshtė «introjeksioni» mė fatal sipas tė cilit sė pari ndahet nė botėn fizike dhe psikike, nė atė materiale dhe atė tė vetėdijshme, nė objektin jashtė nesh dhe nė pėrfytyrimin e tij nė ne. Orientimi pozitivist dhe idealist i tėrė konceptit themelor tė Avenariusit i dha shkas kritikės radikale tė Leninit. i cili e kualifikoi nė veprėn «Materializmi dhe empiriokriticizmi» si idealist subjektiv.



    Veprat kryesore: Philosophie aqls Denken der Welt gemiiss dem Prinzip des kleinsten Kraftmasses, Prolegomenn zur einer Kritik der reinen Erfuhrung (1876); Kritik der reinen Erfahrung(l vėll. 1888-1900); Der menschilche Weltbegriff (1891); Bemerkungen zum Begriffdes Gegenstttndes der Psychologie ( 1894-95)
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #53
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    AVEROESI

    AVEROESI (Ibn Roshd). filozof arab (1126-1198). Pėrveē filozofisė studioi edhe teologjinė, shkencat juridike dhe medicinėn. Ėshtė njė nga komentatorėt miė tė shquar tė Aristotelit («Aristoteli e shpjegoi natyrėn kurse Averoesi - Aristotelin»). Ndonėse konsiderohej vetėm nxėnės i Aristotelit, tė cilit nuk i nevojiten kurrfarė korrigjimesh por mbrojtja nga interpretimet e ndryshme disproporcionale, prapėseprapė e interpretoi vetė nė mėnyrė origjinale duke theksuar orientimin materialist.



    Bota materiale nuk ka as fillim as mbarim nė kohė, mirėpo nga aspekti i kohės ėshtė e kufizuar. Lėvizja ėshtė e pėrhershme dhe e pandėrprerė, gjithmonė e shkaktuar nga lėvizja e mėparshme. Ndėrkaq, lėvizjes i nevojitet substrati, kurse A. konsideron se ky substrat i pėrhershėm dhe universal i lėvizjes ėshtė materia. Materia e parė as nuk ėshtė krijuar as nuk zhduket.



    Lidhur me ēėshtjen e raportit ndėrmjet shkencės dhe teolog,jisė, A. ėshtė njė nga themeluesit e mėsimit mbi tė vėrtetėn e dyfishtė, qėllimi i sc cilės ėshtė emancipimi i caktuar i shkencės, dhėnia e autonomisė dhe e lirisė sė caktuar shkencave nga tutorizmi i kishės.



    Doktrinėn e tij e kritikoi ashpėr Universiteti i Parisit nė vitin 1240 dhe papa Leoni (1519). Pėrveē komentimeve tė mėdha dhe origjinale pėr veprat e Aristotelit, ėshtė i njohur edhe shqyrtimi Kulyat, i cili konsiderohej pėr njė kohė tė gjatė si shembull klasik nė medicinė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #54
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    AVISEBRONI

    AVISEBRONI (emri i vėrtet Salomon ibn Gabriel), filozof ēifut (1020/21-1070). Nė veprėn kryesore tė tij Burimi i jetės pėrpiqet tė bashkojė parimin panteist tė krijimit tė botės nga perėndia prej kurrgjėje me idenė e emanacionit. Ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė neoplatonizmit. Materia universale pėrkufizohet sipas Avisebronit si materie trupore dhe shpirtėrore, kurse vetėm perėndia ėshtė e ēliruar nga materia, duke u gjendur «matanė materies dhe formės». Forma univerrsale ėshtė nė shkallėn mė tė lartė tė gradacionit tė hierarkisė sė Avisebronit, ajo pėrmban nė vete tė gjitha format, ndėrsa mė tė ulėta janė sendet ndijore. Ėshtė vullneti - dhe jo tė menduarit - shkak themelor krijues i botės, «burim i jetės». A. shkroi edhe himnet mistike ēifute.



    Veprat: i pėrktheu dhe i botoi S. Munku nė Paris (1859).
    -----------------------------------------------------------------------
    AVICENA

    AVICENA (Abu-Ali ibn Sina), filozof, natyralist, politikan, poet dhe mjek arab (980-1037). Pėrfaqėsues i rėndėsishėm i aristotelizmit arab, mirėpo nė disa vepra tė veta mė tė vogla ėshtė i afėrm edhe me misticizmin, duke u pėrpjekur tė bashkojė neoplatonizmin me pėrfytyrimet fetare islamike. Sipas Avicenes, bota materiale ėshtė e amshueshme, e krijuar nga askush, mirėpo vetėm relativisht ėshtė e domosdoshme dhe i takon kategorisė sė mundėsisė. Kjo botė qė ekziston nė aspektin kohor nė mėnyrė tė pėrjetshme, kushtėzohet nga perėndia e amshueshme qė ekziston jashtė kohės. Shpirti i njeriut ėshtė i pavdekshėm, por jo nė kuptimin fizik por nė atė shpirtėror. Lidhur me ēėshtjen e universalieve, A. ėshtė realist i matur: pėr tė nocionet e pėrgjithshme ekzistojnė para sendeve, nė sendet dhe pas sendeve (ante res, in rebus e post res). Mendja e perėndisė, konsideron A. u paraprin sendeve, kurse mendja njerėzore vjen pas tyre. Pėr tė parim i individualizimit ėshtė materia, kurse parimi i pėrgjithshmėrisė ėshtė mendja. Njohja ėshtė e pamundur pa mendjen kozmike aktive, e cila ėshtė unike te tė gjithė njerėzit. Por njohja gjithashtu nuk ėshtė e mundur pa pėrvojėn shqisore.



    Vepra kryesore e Avicenes, enciklopedia e madhe filozofike (e cila me urdhrin e kalifit u dogj nė Bagdad nė vitin 1160) ndahet nė logjikė, fizikė, matematikė dhe metafizikė. Kanoni i tij u pėrdor disa snekuj nga mjekėt e Lindjes dhe tė Perėndimit. Llogaritet se tėrė vepra e Avicenes pėrmbante rreth 100 libra.



    Veprat: I botoi Andrea Aplago Bellunensi (1495).
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #55
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DESOAR, Maks (DESSOIR, Max)



    DESOAR, Maks (DESSOIR, Max), filozof gjerm. (1867-1947). Profesor nė Berlin, themelues dhe botues i Revistės pėr estetikė dhe shkencėn e pėrgjithshme tė artit qė botohet nga viti 1906.
    Distinkcioni themelor i Desoarit ndėrmjet estetikės dhe shkencės sė pėrgjithshme mbi artin, niset nga supozimi sė fusha e estetikės ėshtė mė e gjerė nga fusha e artit (sepse pėrfshin edhe natyrėn si dhe shumė tė dhėna tė jetės sė pėrditshme) - por edhe arti pėrmban nė vete njė domethėnie mė tė thellė dhe mė tė madhe se fusha estetike tė cilėn e pėrfshin. Arti pėr shembull formėson pėrmbajtjen religjioze, politike, sociale, etike e tė tjera, kėshtu qė funksioni i tij i njėmendtė nė jetėn shpirtėrore dhe sociale e tejkalon shumė kėnaqėsinė estetike. Me E. Uticin D. ėsht themelues i «shkencės sė pėrgiithshme mbi artin» e cila nė njė mėnyrė tė veēantė bashkon disa aspekte tė estetikės, tė teorisė sė disa llojeve tė artit dhe tė historisė sė artit.
    Shkenca e pėrgjithshme mbi artin - ndryshe nga estetika e cila merret me tė bukurėn - pėrpiqet tė pėrcaktojė origjinėn, thelbin, vlerėn dhe raportet reciproke tė artit. Pėrkundėr unitetit konceptual, pėrkundėr «konstruktivizmit tė dhunshėm» qė ėshtė pasojė e domosdoshme e insistimit nė unitetin e idesė filozofike, shkenca e pėrgjithshme mbi artin dėshiron tė evitojė atė «mbytje tė jetės» qė ėshtė karakteristike pėr apriorizmin spekulativ. Mirėpo shkenca mbi artin e cila do tė duhej tė ishte «suazė nė tė cilėn derdhen natyrshėm tė gjitha rezultatet e tė marrit me art, tė arritura nė tė gjitha anėt dhe shpesh krejtėsisht nė mėnyrė tė izoluar», me orientinnin e vet nė themel shkencor dhe pozitivist, nuk arriti gati nė asnjė nga programet e shtruara tė veta ambicioze. Misioni gjoja «ndėrmjetėsues» ndėrmjet hulumtimeve estetike dhe empirike, pėr-fundon shpesh ose nė eklekticizmin tipik, ose nė ndryshimet e pafundme tė tezave qysh moti tė njohura dhe shpeshherė banale mbi artin.

    Veprat kryesore: Geschichte der neueren deutschen Psychologie (1894); Asthetik und allgemeine Kunstwissenschaft (1906) - Estetika i opca nauka o umjetnosti, pėrkth. serbokroatisht -; Lehrbuch der Philosophie (1925); Beiträge zur allgemeinen Kunstwissenschaft (1929); Die Rede als Kunst (1940).
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #56
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DE MORGAN, Augustus

    DE MORGAN, Augustus matematikan dhe filozof angl. (1806-1871). Studioi nė Kembrixh dhe ishte profesor nė Universitetin e Londrės. Bashkė me Xh. Bulin ėshtė njė nga themeluesit e logjikės simbolike nė formė tė algjebrės logjike. Gjithashtu ishte edhe njė nga iniciatorėt e studimit tė logjikės sė relacioneve. D. M. dha kontribut edhe pėr studimin e problemit tė probabilitetit. Polemizoi me Hamiltonin, mirėpo, sikurse edhe ky kėrkoi dhe e zgjėroi silogjistikėn tradicionale. Konsideroi, pėrveē tjerash, se nė silogjizėm ose dy premisat duhet tė jenė universale ose, kur ėshtė vetėm njėra, nocioni i mesėm duhet tė ketė nė secilėn kualitet tjetėr. Pra, me kėtė rast konkluzioni qėndron nė fshihjen e nocionit tė mesėm dhe tė kuantiteteve tė tij.

    Veprat kryesore: An Essay on Probabilities (1838); Formal Logic (1847); A Budgetof Paradoxes (1872).
    ---------------------------------------------------------------
    DEMF, Alois

    DEMF, Alois (DEMPF, Alois), filozof gjerm. (1891 -). Profesor nė Bon, nė Vjenė dhe nė Munih. Preokupimet themelore tė A. Demfit pėrqėndrohen nė kuadrin e studimit tė historisė sė filozofisė mesjetare. Pikėpamja e tij si «filozofia e filozofisė» pėrkatėsisht si vetėkritika e filozofisė, pėrfundon nė «antropologjinė kritike» specifike, tė 'ngjyrosur nė formė tė krishterė dhe re-ligjioze.

    Veprat kryesore: Die Hauptfortnen der Mittelalterischen Weltanschauung (1925); Ethik des Mittelalters (1927); Metaphysik des Mittelal-ters(1930); Kulturphilosophie(1932); Religionsphilosophie (1937); Cristliche Philosophie (1938); Selbstkritik der Philosophie und vergleichende Philozophiegeschichte (1947); Theoretische Antropologie (1950).
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #57
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DEMOKRITI

    DEMOKRITI, filozof grek (rreth 460-370 p.e.r.). Lindi nė Abderė tė Trakisė; udhėtoi nė Egjipt dhe Babiloni dhe njė kohė qėndroi edhe nė Athinė. Nga shumė vepra tė tij tė cilat pėrfshinin tė gjitha fushat e interesimit tė atėhershėm shkencor («K.y, si duket, pėr ēdo gjė ka medituar» -Aristoteli) janė ruajtur vetėm fragmentet. Shkroi mbi teorinė e njohjes, etikėn, fizikėn, matematikėn, astronominė. Mirėpo mbi tė gjitha veprat e tij mė shumė dimė nga veprat e filozofeve tė tjerė (para sė gjithash tė Aristotelit dhe tė Diogjen Laertit) sesa nga veprat e tij (janė ruajtur 299 fragmente origjinale tė Demokritit).

    Demokriti ėshtė pėrfaqėsuesi mė i rėndėsishėm i atomizmit nė filozofinė antike dhe materialist konsekuent. Doktrina e tij nė themel sintetizon filozofinė e eleasve (sidomos tė Parmenidit) mbi njė qenie tė pandarė dhe atė tė Herkalitit mbi ndryshimin e pandėrprerė tė ēdo gjėje ekzistuese. Sipas tij, tėrė njėmendėsia ėshtė e thurur vetėm nga atomet dhe nga hapėsira e shprazėt. Atomet janė thėrrmija kuantitativisht mė tė imta tė cilat mund t'i fitojmė duke ndarė materien. Atome ka pafundėsisht shumė, janė hapėsinore, tė pandryshueshme, tė pandara dhe elemente tė padukshme tė ēdo gjėje ekzistuese.

    Midis tyre dallohen vetėm nga madhėsia, forma dhe pozita, ndėrsa lėvizja e tyre ėshtė e pėrhershme sikurse edhe vetė ato. Ēdo gjė qė lind, krijohet me bashkimin e atomeve kurse ēdo gjė qė zhduket ėshtė rezultat i ndarjes sė tyre. Veprimi i atomeve njėri nė tjetrin zhvillohet nėpėrmjet kontaktit dhe goditjes pėr shkak se atomet mė tė rėnda, qė godisin tė lehtit, bien mė shpejt. Nga lėvizja e atomeve nė rreth krijohet vorbulla qė ėshtė fillim i krijimit tė botėve. Botėt, sipas D. krijohen dhe zhduken, «shkatėrrohen njėra nga tjetra duke goditur njėra tjetrėn», domethėnė atėherė kur bota mė e madhe mund tė voglėn. Por bota ka pafundėsisht shumė - sikurse qė ka pafundėsisht kombinime tė llojllojshme tė atomeve-ndėrsa prej kėtyre botėve vetėm njė ėshtė kjo botė nė tė cilėn jetojmė.

    Sipas Demokritit, tėrė tė ndodhurit ėshtė i determinuar dhe zhvillohet sipas ligjeve tė domosdoshme mekanike rigoroze. Meqė gjithė realiteti ėshtė i pėrbėrė nga atomet, ashtu edhe ēdo gjė ėshtė e strukturuar nga njė lloj i caktuar i kėtyre thėrrmijave mė tė imta; tokėn e pėrbėjnė atomet e rėnda, zjarrin atomet e vogla, tė rrumbulla-kėta dhe tė lehta, kurse shpirtin e pėrbėjnė atomet mė tė holla dhe mė tė lėvizshme, tė rrumbullakta dhe tė lėmu-ara, tė cilat janė renditur nėpėr gjithė trupin, kėshtu qė pas vdekjes shkaktėrrohen.

    Nė kuadrin e problematikės teorike tė njohjes D. mbroi tezėn se kualitetet ndijore (pėr shembull ngjyrat, ngrohtėsia, kėnaqėsia) janė vetėm subjektive dhe relative, kėshtu qė ekzistojnė vetėm pėr ne dhe jo nė vetvete; kėto kualitete, pra, nuk janė cilėsi tė vetė sendeve qė ekzistojnė pavarėsisht nga ne. Tė pėrceptuarit ndijor, ndėrkaq, zhvillohet nė mėnyrė qė «idolet» pėrkatėsisht «figurat e vogla» tė vetė sendeve hyjnė nėpėrmjet organeve ndijore nė shpirt. Kėtu pėr tė parėn herė ėshtė dhėnė nė mėnyrė naive teoria realiste e njohjes, elemen-tet e shutnta tė sė cilės nė esencė ngelin edhe nė disa teza tė teorisė materialiste tė pasqyrimit.

    Sistemi atomik i Demokritit nuk lė vend pėr veprimin e perėndive, meqė ēdo gjė ėshtė rigorozisht kauzale dhe e determinuar me kombinimin e atomeve tė ndryshme. Andaj edhe nė etikė Demokriti (nga veprat e tij etike janė ruajtur mė shumė fragmente) pohoi se njeriu nė vete nuk ka shpirt qė do tė ishte me origjinė transcendente dhe hyjnore. Ndėrkaqė, kuptimi i veprimit tė njeriut nuk ėshtė nė arritjen e kėnaqėsisė trupore tė kalueshme, por tė arrijė njė pasuri sa mė tė vazhdueshme dhe mė tė vlefshme tė shpirtit, kthjellėsinė dhe qetėsinė e tij. «Pėrsosuria e shpirti
    korrigjon dobėsinė e trupit, mirėpo qėndresa e trupit pa urtėsi nuk e bėn shpirtin aspak mė tė mirė». Duke qėn-druar kėshtu nė thelb nė pikėpamjen intelektualiste sikurse edhe Sokrati, D. nė realitet i shndėrroi disa teza tė veta gnoseologjiko-teorike edhe nė kategori etike.

    Sipas teorisė evolucioniste tė Demokritit, nga balta janė krijuar qenie tė atilla tė cilat kanė jetuar nė tokė dhe nė ujė, dhe vetėm pas kėsaj ato qė kanė jetuar vetėm nė tokė. Sipas tij, qeniet vazhdimisht ndryshojnė nė llojet e tyre: tė paaftat pėr njė luftė ekzistenciale duhet tė zhduken pėr t'ua lėshuar vendin llojeve tė afta. Vetėtn pas njė evolucioni tė gjatė, pasi natyra ka kaluar nėpėr shumė forma tė organizimit tė jetės sė kafshėve, u shfaq nė fund edhe njeriu.

    Njė nga sistematizuesit mė tė mėdhenj tė kohės nė tė cilėn jetoi (andaj Vindelbandi e vė pranė Platonit dhe Aristotelit), bashkėkohaniku i Anaksagorės por edhe i Sokratit, Demokriti nė realitet, duke pasur parasysh pro-blemet tė cilat i shqyrtoi, megjithatė i takoi periudhės sė parė kozmologjike tė mendimit filozofik grek. Andaj problemet dhe filozofia e tij nuk kanė mė ndonjė ndikim tė qenėsishėm nė Athinė, e cila preokupimet e veta kryesore filozofike i kishte bartė ekskluzivisht nė planin antropologjik. Megjithkėtė, me zgjidhjet e veta tė guximshme, Demokriti ėshtė padyshim njė nga mendimtarėt materialistė mė tė mėdhenj dhe mė tė gjithanshėm qė ka pasur ndonjėherė Greqia.

    Veprat kryesore: Fragmentet: Di-els: Die Fragmente der Vorsokratiker. Nė gjuhėn serbokroate fragmentet e Demokritit janė pėrkthyer nė librin: Atomisti Leukip i Demokrit (1950).
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #58
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DEMBROVSKI, Edvard

    DEMBROVSKI, Edvard (DEM-BROXVSKI, Edward), filozof polak (1822-1946). Socialist utopist me orientim demokratik revolucionar. Me pikėpamjet filozofike ėshtė pėrfaqėsues i rrymės majtiste tė hegelianizmit polak dhe i filozofisė specifike aktiviste.

    Veprat kryesore: Disa mendime mbi eklekticizmin (1843); Mendime mbi tė kaluaren e filozofisė (1845)
    -------------------------------------------------------
    DELBOS, Viktor-Etjen-Mari-Zhysten

    DELBOS, Viktor-Etjen-Mari-Zhysten (DELBOS, Victor-EtienneMarie Justin), filozof franc. (1862-1916). Profesor i filozofisė nė Sorbonė, anėtar i Akademisė. Kryesisht u mor me historinė e filozofisė dhe para sė .gjithash me Kantin dhe filozofinė franceze.

    Veprat kryesore: La philosophie pratique de Kant (1905); Le spinozis-me (1916); Figures et doctrines de philosophie (posth. 1918); La philo-sophie franēaise (posth. 1919); De Kant aux PostKantiens(poslh. 1940).
    ---------------------------------------------------------
    DELBEF, Zhozef Remi Leopold

    DELBEF, Zhozef Remi Leopold (DELBOEUF, Joseph Remy Leopold),filozof belg. (1831-1896). U mor me matematikė, biologji dhe psikologji. Duke studiuar veēanėrisht hipnozėn, pohoi se sugjestiviteti ėshtė bazė e ēdo hipnoze. Disa vepra tė tij dhanė impulse edhe pėr trajtimin matematik tė logjikės.

    Veprat kryesore: Prolėgomėnes philosophiques de la gėometrie ( 1 860) ; De la psychologie comme science naturelle ( 1 876) ; Logique algoritmique, essai d'un systėme de signes appliquės a la logique (1877); De l'origine des effets curatifs de l'hypno/me (1877).
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #59
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DEKART, Rene (DESCARTES, Renė - Cartesius Renatus)

    DEKART, Rene (DESCARTES, Renė - Cartesius Renatus), filozof, matematikan dhe fizikan franc. 1596-1650). Pas kryerjes sė shkollės sė jezuitėve shkoi nė ushtrinė e princit holandes dhe pastaj tė mbretit tė Bavari-sė. Udhėtoi nėpėr Holandė, Gjermani, Zvicėr dhe Itali, «duke studiuar librin e madh tė botės», meqė ishte i zhgėnjyer nga dituria skolastike dhe i bindur pėr nevojėn e reformės sė themeltė tė tė gjitha fushave shkencore. Nė vitin 1629 vendoset nė Holandė, nė tė cilėn gjetėn strehim nga persekutimet shumė shkencėtarė pėrparimta-rė. Pasi dėgjoi pėr dėnimin e Galileut, deshi nė ēastin e dėshpėrimit t'i djegė tė gjitha dorėshkrimet e veta, mirėpo megjithatė vazhdoi tė punojė dhe nė mėnyrė anonime shtypi disa vepra tė tij. Nė vitin 1647 edhe nė Holandė u ndalua pėrhapja e kartezianizmit, kurse veprat e Dekartit me vendim u dogjėn publikisht. Dekarti iku nga Ho-landa dhe me thirrjen e mbretėreshės sė Suedisė - Kristinės shkoi nė Shtokholm, ku sė shpejti pas njė ftohjeje tė rėndė vdiq.

    Dekarti, «babai i filozofisė sė kohės sė re», ėshtė njė nga mendimtarėt mė tė mėdhenj racionalistė tė tė gjitha kohėve. Pas disa kaptinave kryesisht biografike tė cilat nė realitet janė teza hyrėse - nė pjesėn e katėrt tė Traj-tesės mbi tnetodėn tė njohur tė tij - libėr i cili u botua nė frengjishte, dhe jo nė gjuhėn tradicionale latinishte ar-rin te qėndrimi fundamental i tij, problematika dhe zgjidhja e tė cilit paraqesin skeletin e tėrė filozofisė sė tij, kurse mė vonė edhe tė racionalizmit tė kohės sė re. Pakėnaqėsia ndaj gjithė gjendjes sė deriathershme tė shkencave shndėrrohet nė dyshim qė pėrfshin tėrė pėrmbajtjen e vetėdijes. Tė gjitha gjėrat qė kanė hyrė nė vetėdijen time si pėrmbajtje e saj, mund tė jenė gjithashtu rezultat i fantazimit dhe i gėnjimit tė shtrembėruar, sikur ėshtė pėr shembull gėnjimi qė e pėrjetojmė nė gjumė. Mund tė supozoj dhe tė pėrfytyroj se nuk kam trup, se nuk ekziston as bota, as vendi mbi tė cilin qėndroj.

    Pėr mė tepėr, mund tė dyshojmė edhe nė perėndinė dhe tė supozojmė se jemi krijuar nė njė mėnyrė e cila do tė na gėnjente gjithmonė. Gjithēka, ēdo pėrmbajtje mund ta pėrfytyrojmė: se nuk ka as tokė, as qiell, se jemi pa duar, pa kėmbė, pa trup. Mirėpo nė tė njėjtėn kohė kur kėshtu mendojmė, derisa kėshtu dyshojmė, e vetmja gjė pėr tė cilėn nuk mund tė dyshohet ėshtė vetė ky dyshim, domethėnė mendimi, sepse edhe derisa mendohet se gjithēka ėshtė e shtrembėr, medoemos ai qė mendon ėshtė, ekziston: Cogito, ergo sum. Kėtu, pra, ėshtė zbuluar pėr tė parėn herė baza e sigurt, e kjo ėshtė ai «fillimi i kulluar» (Hegeli), mbi tė cilin mė vonė u ndėrtua tėrė sistemi, kėtu ėshtė thėnė se fryma nuk njeh asgjė, as pėrpara as mė mirė as mė qartė nga vetvetja. Rezultati, pra, i skepsės metodike tė Dekartit nuk ėshtė i njėjtė si te skeptikėt, dyshimi, por vėrtetėsia. Mendimi ėshtė pikėnisje e botės, esenca e tij dhe mundėsia e vetė sigurisė sė njohjes. Kjo ėshtė ajo formė e ēlirimit tė njeriut, e cila karakterizohet me pavarėsimin mijėvjeēar nga stagnimi spekulativ i filozofisė kishtare dhe e cila nė kėtė mendim tė ri dhe tė ēliruar, vetvetes i shtron ligjėsi qė nė to pėr vete tė ēlirohet vetė.

    Por dyshimi megjithatė, pėr vete dhe nė vetvete, flet mbi papėrsosurinė. D. me fjalė tė tjera pyet nga lind te njeriu mundėsia qė tė mendojė mbi diēka mė tė pėrmbaruar sesa qė ėshtė vetė, ngase tė gjitha rrugėt e tij ēojnė nė dyshim, domethėnė nė papėrsosuri. Nga i ka njeriu njohjet e vėrteta dhe tė pėrsosura kur vetė ėshtė i pa-pėrsosur? Pėr ta zgjidhur kėtė problem, D. e fut perėndinė, e cila rrėnjos brenda nesh idenė e njohjes adekuate, tė pėrsosur dhe absolute. Pėrfytyrimi i qenies sė pėrsosur nuk mund tė dalė nga unė qė jam tejet i papėrsosur. Njėkohėsisht, ndėrkaq, sa mė e madhe ėshtė pėrsosuria objektive e ēdo ideje tanė, aq mė i madh duhet tė jetė shkaku i saj. D. me kėtė nė realitet pėrtėrin edhe vėrtetimin ontologjik pėr ekzistimin e perėndisė, sipas tė cilit vetė nocioni i qenies mė tė pėrsosur pėrfshin nė vete domosdoshmėrinė e ekzistimit tė perėndisė. Kualiteti the-melor i njohjes sė vėrtetė, sipas Dekartit, ėshtė tė jetė e qartė dhe e kuptueshme. Ēdo gjė qė na jepet nė kėtė mėnyrė ėshtė vetė e vėrteta. ( O m n e est verum quod valde clare et distincte percipio).

    Nė ne, sipas Dekartit, ekzistojnė dy shfaqje tė vetėdijes: njohja intelektuale pėrkatėsisht kuptimi dhe dashja ose veprimtaria e vullnetshme. Tė gjitha tė tjerat (perceptimi, dėshirat, kundėrshtimi) janė vetėm mėnyra tė kuptimit ose dashje. Kur pėrceptojmė nė mėnyrė tė qartė dhe tė kuptueshme, atėherė me siguri nuk gabojmė. Mirėpo, vullneti qė shtrihet mbi ēdo gjė dhe tė cilin mund ta quajmė tė pakufizuar, shpesh zgjerohet edhe pėrtej asaj qė njohim qartė, dhe kjo bėhet shkak i gabimeve tona. Mirėpo, megjithatė, shtrirja e gjerė e vullnetit mbi gjithēka - qė i pėrgjigjet natyrės sė tij provon lirinė e vullnetit, ku edhe qėndron madhėshtia e njeriut. «Nuk lavdėrohen automatėt qė me saktėsi kryejnė tė gjitha lėvizjet pėr tė cilat janė rregulluar, sepse medoemos i kryejnė kėshtu, por lavdėrohet krijuesi i tyre, qė i ka punuar aq saktėsisht, ngase nuk i ka thurur sipas nevojės, por me vullnetin e lirė». .

    Tezat themelore ontologjike tė Dekartit provojnė qartė dualizmin e tij; ekzistojnė dy substanca: materia dhe fryma. Derisa pėr frymėn ėshtė karakteristike mendimi, materia reduktohet nė shtrirje dhe lėvizje. Ajo qė shtrihet nuk mendon, ajo qė nuk ka shtrirje, mendon. Nė shumė teza tė veta (sidomos nė fizikė) si mekanicist konsekuent, D. mbrojti edhe mėsimin mbi unitetin material tė botės. Substanca unike materiale nuk lejon qė pranė saj nė natyrė tė ekzistojė cilado materie tjetėr, as ēfarėdo qė ėshtė jomateriale. Andaj, D. nuk pranon ekzistimin e hapėsirės sė shprazėt, «kurse lėvizja e njė trupi ose i njė korpuskule, nuk mund as tė pėrfytyrohet, sepse ēdo lė-vizje supozon lėvizjen reciproke, rrjedhėn rrethore tė materies». Por kėtė materie. sipas Dekartit e ka krijuar perėndia, e cila njėkohėsisht edhe e para e vuri nė lėvizje. Tė gjitha trupat kozmikė dhe sistemi i gjithėsisė marrė nė tėrėsi krijohen mė tej me anėn e proceseve tė pastra mekanike: nė vetė themelet e formimit tė botės qėndroj-nė rrymat vorbulluese tė materies.

    Parimet mekanike tė veta D. i zgjeron dhe nė kuptimin e jetės, kėshtu qė qenia e gjallė pėr tė ėshtė vetėm njė automat i komplikuar qė u nėnshtrohet tė gjitha ligjeve mekanike. Nė kėtė drejtim ai ėshtė gjithashtu njė nga the-meluesit e fiziologjisė mekanike. Si ndėrmjetės midis trupit dhe shpirtit, i cili mundėson ndikimin reciprok tė njėrės nė tjetrėn prej kėtyre dy substancave plotėsisht tė ndryshme dhe reciprokisht tė pavarura, ekziston, sipas Dekartit, njė gjėndėr e veēantė, e cila gjendet nė mesin ndėrmjet tė dy hemisferave tė trurit. Kėtu ėshtė edhe vetė vendi i shpirtit.

    Pėrveē zbulimeve gjeniale matematike tė veta dhe tė njohjes nė fushėn e fizikės, D. ndikoi dukshėm. edhe nė zhvillimin e psikologjisė. Psikologjia e tij e pasioneve ėshtė pėrpjekje e parė e njė teorie tė ndjejshmėrisė, tė bazuar nė pikėpamjen e tij mbi fiziologjinė dhe teorinė e shpirtrave animale.
    Me gjithė kufizimet e tėrėsishme tė kushtėzuara nga gjendja e atėhershme e shkencės, si dhe nė pėrgjithėsi nga rrethanat dhe tendencat shpirtėrore tė kohės nė tė cilėn jetoi, me gjithė tezat e tij vulgaro-mekanike dhe njėanshmėrisht racionaliste, filozofia e Dekartit paraqiste njė epokė tė re nė zhvillimin e tė menduarit njerėzor. Thelbi i revolucionit filozofik tė Dekartit qėndron nė pohimin se kurrgjė s'ka tė drejtė tė ketė njė autenticitet tė tillė sikurse ė kanė njohjet njerėzore tė qarta dhe tė kuptueshme.

    Tė gjitha pohimet e tjera duhen reduktuar nė kėto njohje dhe tė vėrteta njerėzore, pėr t'u bėrė edhe vetė tė vėrteta. Duke provuar guximshėm kėto njohje si njohje tė vetme autentike, D. nė studimet e tij njėkohėsisht hodhi poshtė paragjykimet mijėvjeēare, besimin nė autoritete, nė mistikė dhe nė gėnjeshtra duke ndėrtuar mbi themelet e skolastikės sė rrėnuar, nė mėnyrėn e vet edhe sot tė freskėt, interesante dhe tė gjallė tė tė menduarit, njė filozofi tė besimit racional nė mundėsitė njohėse tė njeriut, njė filozofi optimiste tė ar-syes njerėzore.

    Veprat kryesore: Prakticna i jasna pravila rukovodena duhom u istrazivanju istine (serb.) (1631); Traitė du monde uo de la lumiėre (1633); Rasprava o metodi pravilnog upravljanja umo/ri i trazenja istine u naukama (1637) (serb.) Mėditationes de prima philosophia (1649); Principia philosophiae (1664); Les passions de l'ame (1649); (nuk ėshtė e sigurt a ėshtė kjo vepėr e D.); L'home et traitė de la for-mation du foetus (posth. 1664); Correspondance.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #60
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    DELAKROA, Anri (DELACROIX, Henri)

    DELAKROA, Anri (DELACROIX, Henri), filozof franc. (1873-1937). Profesor nė Sorbonė. Preokupimet themelore tė Delakroas pėrqendrohen nga studimi i doktrinave tė ndryshme mistike dhe hulumtimeve estetike deri te problemet relevante psikolpgjike (para sė gjithash tė psikologjisė sė tė menduarit, gjuhės e tjera). Pėrkundėr gjithė orientimit tė psikologjisė natyrore-shkencore, «psikologjisė sė funksioneve tė ulėta tė ndiesisė», Delakroa konsideronte se lėnda themelore e psikologjisė ėshtė studimi i funksio-neve tė larta shpirtėrore tė njeriut. Pavarėsisht nga fakti se edhe arti dhe loja janė argėtim, prapėseprapė artin si realizim dhe objektivitet duhet dalluar nga loja.

    Veprat kryesore: Essai sur le mysticisme spėkulatif en Allemagne au XIV e siėcle (1900); Etudes d'histoire et de psychologie dy mysticisme (1908); La religion et la foi (1922); La langage et la pensėe (1924); Psicholo-gie de l'art (1927) L'enfant et la langa-
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  4. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  5. Shenjat e hipokritėve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 07:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •