Close
Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 166
  1. #71
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    CILER, Tuiskon (ZILLER, Tuiscon)

    CILER, Tuiskon (ZILLER, Tuiscon), filozof dhe pedagog gjerm. (1817-1882). Profesor nė Lajpcig. Herbartian qė pėrpunoi dhe konkreti-zoi programin e mėsuesit tė vet, Her-bartit. Pedagogjinė e bazon nė etikė, nė psikologji dhe nė religjion. Qėllimi themelor i edukatės ėshtė formimi i vullnetit, kurse individi duhet tė formohet me tė njėjtin rend dhe drejtim me tė cilin u zhvillua evoluimi kulturor i njerėzimit.

    Veprat kryesore: Einleitung in die allgemeine Padagogik (1856); Die Re-gierung der Kinder (1857); Allgemei-ne philosophische Ethik (1880).

    -----------------------------------------------------------------
    CILSEL, Edgar (ZILSEL, Edgar)

    CILSEL, Edgar (ZILSEL, Edgar), shkencėtar i diturive natyrore, sociolog dhe filozof austr. (1891-1944). Ishte fizikan sė pari nė Vjenė dhe mė vonė nė Angli dhe SHBA. Bashkėpunėtor i «Rrethit tė Vjenės» dhe ishte i afėrm me fraksionin e majtė tė tij. U mor edhe me pėrcaktimin koptimor tė ligjeve tė numrave tė mėdhenj, me problemet e induksionit, gjeniut si dhe me problemet sociologjike tė shkencės bashkėkohėse.

    Veprat kryesore: Das Anwendungsproblem (1916); Die Genieretigion (1918); Die Entstehung des Ge-niebegriffes (1926); Naturphilosophie (1928); Die sozialen Ursprunge der neuzfitlichen Vissenschaft (posth. 1976).
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #72
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    CIMERMAN, Johan Georg

    CIMERMAN, Johan Georg (ZIMMERMANN, Johann Georg), filozof dhe mjek gjerm. (1728-1795). Nė veprėn e tij Mbi vetminė ėshtė i qartė ndikimi i Rusoit. Ėshtė i orientuar ashpėr dhe nė mėnyrė polemike kundėr krishterimit si dhe kundėr deizmit dhe iluminizmit.

    Veprat kryesore: Ober die Einsamkeit (1756); Vom Nationalstolz (1758); Fragmente uber Friedrich den Grossen (3 vėll. 1789).
    -----------------------------------------------------------
    CIMER, Patricius Benedikt

    CIMER, Patricius Benedikt (ZIMMER, Patritius Benedikt), teolog dhe filozof gjerm. (1752-1820). Preo-kupimet themelore filozofike tė tij pėrqendrohen nė lidhshmėrinė e besimit dhe tė diturisė, tė teologjisė dhe tė filozofisė. Sidomos e pėrgėnjeshtroi ashpėr filozofinė e Kantit, duke provuar se sulmet e tij kundėr krishterimit medoemos dėshtojnė, sepse «kri-hterimi qėndron pėr njė shkallė mė lartė se filozofia e Kantit».

    Veprat kryesore: Philosophische Religionslehre (1805); Philosophische Untersuchung uber den allgemeinen Verfall des menschlichen Geschle-chtes (3 vėll. 1807); Untersuchungen Hber den Begriff und die Gesetze der Geschichte (1817).
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #73
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    CIMERMAN, Robert (ZIMMERMANN, Robert)


    CIMERMAN, Robert (ZIMMERMANN, Robert), filozof dhe estet austr. (1824-1898). Profesor nė Vjenė dhe Pragė. Sipas Cimermanit, filozofla ėshtė hulumtim i idesė me qėllim tė vėrtetimit tė normave pėr veprimtarinė shkencore,artistike dhe etike. Bazėn pėr tė vėrtetėn, tė bukurėn dhe tė mirėn C. e kėrkoi vetėm nė format dhe jo nė realitet. Nė punimet estetike kryesore tė tij ėshtė nėn ndikimin e estetikės formale tė Herbartit (C. konsideronte se Herbarti ėshtė kantist besnik), e cila e kundėrshtonte tė ashtuquajturėn estetikė lėndore tė Hegelit (para sė gjithash tė J. T. Fisherit). Konsiderohet se Cimermani ėshtė i pari shkrimtar i rėndėsishėm i historisė sė estetikės si shkencė filozofike.

    Veprat kryesore: Philosophische Propadeutik (1852); Ober das Tragische und die Tragddie (1856); Geschichte der Asthetik als philosophische Wissenschaft (1858); Allgemeine Asthetik als Formwissenschaft (1856); Studien und Kritiken zur Philosophie und Asthetik (2 vėll. 1870).

    ---------------------------------------------------------------
    CIMERMAN, Valter (ZIMMERMANN, Walter)

    CIMERMAN, Valter (ZIMMERMANN, Walter), biolog dhe filozof gjerm. (1892 -). Sipas pozitės themelore C. ėshtė evolucionist i orientuar nė mėnyrė natyrore-shkencore.

    Veprat kryesore: Grundfragen der Evolution (1948); Evolution (1953); Evolution und Naturphilosophie (1968).
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #74
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    COHER, Rudolf (ZOCHER, Rudolf)

    COHER, Rudolf (ZOCHER, Rudolf), filozof gjerm.(1887).Nė fillim i afėrm me Shkollėn neokantiste tė Hajdelbergut, ndėrsa mė vonė u orientua kah ontologjia e shtresave tė N. Hartmanit.

    Veprat kryesore: Die objektive Geltungslogik und der Immanenzgedanke (1925); Geschichtsphilosophische Skizen (2 vėll. 1933-34); Die phi-losophische Grundlehre(l939); Philo-sophie in Begegnung mit Religion und Wissenschaft (1955); Kants Grundlehre (1959).
    ---------------------------------------------------------------------
    CVINGLI, Ulrih (ZWINGLI, Ulrich)


    CVINGLI, Ulrih (ZWINGLI, Ulrich), reformator fetar zviceran (1484-1531). Studioi nė Bernė, Vjenė dhe nė Bazel, nė vitin 1506 bėhet magjistėr; orientohej sidomos nė studimet skolastike, tė filozofisė greke, romake dhe hebraike dhe ishte shumė i arsimuar dhe njė nga humanistėt mė tė mėdhenj tė Zvicrės. Me reforma, pėr ēka ra nė konflikt me kishėn katolike (duke refuzuar qysh nė vitin 1519 t'i paguajė papės rentėn vjetore), filloi nė Cyrih. U vra nė betejėn e Kapelės, duke mbrojtur religjionin e ri tė reformuar, kurse kufomėn ia dogjėn dhe hirin ia hodhėn.

    Nė punimet teorike tė tij (sidomos nė 67 Schlussreden) mbėshtetet edhe nė Shkrimin e Shenjtė dhe kėshtu hedh poshtė pushtetin absolut tė papės, paraqitet kundėr luksit dhe plangprishjes sė kishės, ishte kundėrshtar i beqarisė dhe i nderimit tė figurave tė shenjta. Ishte njohės i Erazmos dhe i takonte me disa teza teorike tė tij rrethit tė miqve dhe mbrojtėsve tė tij. I aferm ishte edhe me Piko dela Mirandolen, kurse nė tezat e tij etiko-praktike (ku orientohet gati gjithė veprimta ria e tij) janė tė dukshme edhe ndikimet e stoicizmit.

    Veprat kryesore:Von Klarheit und Gewissheit der Wortes Gottes (1522); Comentarus de vera et falsa religione (1525); De providentia Dei (1530); Expositio Christianae fidei (1531); Veprat (nė 4 vėll) i botoi pėr herėn e parė R. Gvalter mė 1545
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #75
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ĒADAJEV, Pjotėr Jakovleviē


    ĒADAJEV, Pjotėr Jakovleviē (CAADAJEV, Pjotr Jakovljevic), filozof rus (1794-1856). Nė tetė Letrat filozoHke tė tij (tė botuara nė revistėn Teleskop) kritikoi radikalisht rrethanat shoqėrore nė Rusi, por konsideronte se shoqėria e re nuk mund tė themelohet me pėrmbysjen politike. Nė kėtė aspekt ai dallohej prej dekabristėve, ndaj tė cilėve ishte i afėrm. Pėrveē mendimit progresiv dhe kritik, Ē. nė letrat e tij paraqiti edhe njė seri tezash mistiko-religjioze. Kuptimin e ekzistimit tė popullit rus Ē. e pa nė krijimin e njė rendi tė ri dhe mė tė pėrsosur dhe nė frymėn i ideve tė krishtera «tė mėshirės sė frymėzimeve tė fundit dhe mė tė mrekullueshme», tė rendit ideal tė pėrgjithshėm njerėzor dhe «tė krijimit tė mbretėrisė sė perėndisė mbi tokė nė tė cilėn do tė zhduken tė gjitha pabarazitė dhe padrejtėsitė shoqėrore».

    Kryevepra filozofike: Letrat filozofike (posth. 1862).
    -------------------------------------------------------------------
    ĒERĒ, Alonzo (CHURCH, Alonzo)

    ĒERĒ, Alonzo (CHURCH, Alonzo), matematikan dhe filozof amer. (1903--). Profesor nė Prinston dhe njė nga logjicietėt kryesorė bashkėkohės tė logjikės simbolike. Pėrveē tjerash, Ē. u pėrpoq tė provojė se nuk mund tė zbulohet kurrfarė teknike e pėrgjithshme e cila do tė mundėsonte vėrtetimin nė mėnyrė efektive tė saktėsisė ose provueshmėrisė sė gjykimit arbitrar aritmetik. Nėpėrmjet aplikimit tė drejtpėrdrejtė tė metodės sė diagonalizimit ai nuk provoi vetėm se njė teknikė e tillė u tregua e pasigurt, por vėrtetoi se supozimi mbi ekzistimin e saj shpie nė absurditet. Statusi induktiv i llogaritjes efektive pėrjashton, sipas Ē., ēdo arsyetim tė plotė tė propozimit tė tij (tė njohur si tezė e Ēerēit), mirėpo ai paraqet arsyet qė identifikimi tė konsiderohet i pranueshėm e qė ėshtė pėrforcuar me zbulimin se tė gjitha pėrpjekjet e karakterizimit tė nocionit intuitiv u treguan ekuivalent tne noci-onin e rekursivitetit tė pėrgjithshėm. Ndonėse disa (pėr shembull E. Mendelsoni) mohuan shumė teza tė Ēerēit, ai me siguri - edhe si drejtor i revistės «The Journal of Symbolic Logic» ndikoi shumė pėr zhvillimin dhe pėr-hapjen e logjikės simbolike.

    Veprat kryesore: Altemative to Zermelo's Assumption (1927); A Note on the Entscheidungsproblem (1936); Setnantic Analysis (1951); Introducti-on to Mathematical Logic(956.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #76
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ĒERMSHEVSKI, Nikolla Gavriloviē


    ĒERMSHEVSKI, Nikolla Gavriloviē (CERNJlSEVSKI, Nikolaj Gavriloviē), kritik, letrar dhe estet rus (1828-1889). I takonte grupit tė kritikėve dhe tė mendimtarėve me orientim materialist tė filozofisė revolucionare-demokratike ruse tė shekullit XIX (bashkė me Bjelinskin, Hercenin, Dobrolubovin dhe Pisarevin). Preokupimet themelore filozofike gati tė tė gjithė kėtyre mendimtarėve rusė janė tė orientuara kryesisht nė planin estetik, pėrkatėsisht nė fushėn e kritikės ideore tė veprave letrare dhe artistike tė kohės sė tyre. Nė kėtė grup Ēernishevski pa dyshim ėshtė njohėsi mė i mirė i filozofisė sė atėhershme bashkėkohėse (sidoraos gjermane).
    Si kritik letrar Ē. kėrkoi qė literatura tė bėhet armė e luftės dhe e pėrparimit shoqėror. Nė veprėn e tij mė tė njohur estetike «Marrėdhėniet estetike tė artit ndaj realitetit» e cila ndikoi dukshėm nė teorinė ruse tė artit deri nė ditėt tona, Ē. pohoi se nga pėrkufizimi «e bukura ėshtė jeta» -pėrkufizim tė cilin e konsideronte konstitutiv pėr gjithė konceptin estetik tė tij - del nga fakti se «bukuria mė e lartė ėshtė pikėrisht ajo tė cilėn njeriu e has nė botėn e realitetit, dhe jo bukuria qė krijohet nga arti». Ē., i cili pėrpiqet madje ta radikalizojė kritikėn kundėr Hegelit bėrė nga Fojerbahu, dhe i cili vazhdimisht dhe me kėmbėngulje thekson se «realiteti ėshtė mbi ėndrrat», me pozicionin e vet «materialist», shpesh edhe pa vetėdije pėr kėtė, degradon edhe njeriun dhe artin e tij dhe nė kėtė aspekt assesi nuk ėshtė - si mendojnė disa shumė i afėrm me Marksin, por bile ėshtė qenėsisht i kundėrt me tė.

    Kryevepra filozofike: Marrėdhėni-et estetike tė artit ndaj realitetit (1855); (Ndėr ne nė serbokroatishte u pėrkthye N. G. Ēernishevski: Estetid-ki i knjizevno-krittėki Clanci, 1950).
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #77
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ĒERONI, Umberto (CERRONI, Umberto)

    ĒERONI, Umberto (CERRONI, Umberto), filozof dhe jurist ital. (1926-). Si marksist u mor mė shumė me ēėshtjet e teorisė sė pėrgjithshme dhe tė filozofisė sė tė drejtės. Redaktoi shumė anuarė (Teoria sovjetike e sė drejtės, 1964; Mendimi politik, 1966).

    Veprat kryesore: Kanti dhe tė the-meluarit e kategorisėjuridike; Marksi dhe e drejta modeme (1962); Teoritė politike dhe socializmi
    ------------------------------------------------------------------

    ĒEZARINI, Sforca Vidar

    ĒEZARINI, Sforca Vidar (CESARINI, Sforza Vidar), filozof ital. (1886-1965). Profesor nė Romė. U mor kryesisht me filozofinė e sė drejtės. Kritikoi shumė teza tė neohegelianėve, duke provuar te kėta sidomos tė metat e natyrės epistomeologjikojuri-dike.

    Veprat kryesore: Principi filosofici di una nuova teoria del diritto (1911); Corso di filosofia del diritto (1942); L'eterna ragion di stato (1952).
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #78
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ĒOMSKI, Nouem (CHOMSKY, Noam)


    ĒOMSKI, Nouem (CHOMSKY, Noam). linguist dhe filozof amer. (1928 -). Eshtė profesor ordinar i linguisti-kės nė Institutin e njohur Masaēusets pėr teknologji (M.I.T.). Ėshtė njėri nga teoricienėt mė tė shquar nga fsuha e linguistikės sė pėrgjithshme, pėrfaqėsues i gramatikės transformative-gjenerative, programi i sė cilės me tė madhe i tejkalon programet standarde tė linguistikės moderne. Ē. e kupton linguistikėn si degė tė psikologjisė sė njohjes, duke e kthyer nė kontekstin e psikologjisė dhe tė filozofisė. Dhe derisa transformuese konsiderohet ēdo gramatikė e cila strukturėn e dhėnė e shndėrron, transformon nė njė tjetėr, kurse gramatikė gjenerative ajo e cila prodhon fjalitė e ndonjė gjuhe, sistemi qė e pėrpunoi Ēomski me tė drejtė mban tė dy kėto atribute. Nė kėtė drejtim, gramatika te ai ka njė kuptim mė tė gjerė sesa ai tradicional, duke pėrfshirė kėtu pos sintaksės edhe mor-fologjinė dhe tė gjitha nivelet e tjera tė strukturės gjuhėsore. ndonėse shpeshherė i mohuar, Ē. me siguri ka luajtur rol tė madh pėr paraqitjen e problemeve tė reja, pastaj lidhur me shpjegimin e ri tė esencės sė gjuhės dhe pėr afirmimin e trajtimit teorik mbi atė deskriptiv tė pastėr.

    Veprat kryesore: Syntactic Struktures (1957); Current Issues in Linguistic Theory (1964); Aspects of the Theory of Syntex (1965); Cartesian Linguistics (1966);.7bp/cs in the The-ory of Generative Grammar (1966); Language and Mind (1968); Pėrmbledhja e veprave tė N. Ē. ėshtė pėr-kthyer nė serbokroatishte nė vitin 1972 me titull Gramatika i um.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #79
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ĒIRNHAUS, Ehrenfrid Valter

    ĒIRNHAUS, Ehrenfrid Valter (TSCHIRNHAUS, Ehrenfried Valter), filozof gjerm. (1651-1708). Nėstudimet e tij gnoseologjiko-teorike pėrpiqet tė ndėrmjetėspj midis racionalizmit dhe empirizmit. Ai anticipoi, sipas shumė historianėve tė filozofisė, disa mendime fundamentale tė kriticizmit tė Kantit. Ēirnhausi dallon tri shkallė tė tė menduarit filozofik: mė poshtė qėndrojnė «filozofėt e fjalėve» tė cilėt janė mashtruar nga gjuha dhe kėnaqen me poetizimin konceptual; diēka mė lartė janė filozofet qė merren me histori, kurse mė lartė janė fl-lozofet e njėmendėsisė.

    Kryevepra: Medicina mentis ac corporis (1687).
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #80
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BUTRU, Emil


    BUTRU, Emil (BOUTROUX, Emil), filozof franc. (1845-1921). Profesor i filozofisė nė Kanė, Nansi, Paris dhe anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Francės. Nė kohėn e dominimit dhe tė lulėzimit tė filozofisė natyraliste e kundėrshtoi ashpėr determinizmin dhe pohoi se kontingjentiteti ėshtė karakteristikė themelore e njėmendėsisė. Nė frymėn e «meditimit tė lirė» u pėrpoq t'i bazojė tezat e veta edhe nė disa bindje religjioze, duke kritikuar ateizmin dhe racionalizmin dhe duke u mbėshtetur edhe nė Paskalin. E pėrpunoi mėsimin e J. Lasheljeut dhe pohoi se realiteti pėrbėhet nga shumė sfera tė qenies. Kėto sfera ndėrtohen ashtu qė vijuesja i bashkohet tė pėrparshmes, mirėpo nuk mund tė nxi-rret nga kjo, sepse ēdo sferė nxirret nga parimi krijues i vet. Shkalla mė e ulėt janė format mekanike dhe nė kė to vazhdon mbretėria e formave jetė-sore tė vetėdijes dhe tė frymės me njė liri krijuese tė madhe.

    Veprat kryesore: De la contingen-ce des lois de la nature (1874); Pascal (1900); Science et religjion dans la philosophie contemporaine (1908); Morale et religion (1925); La philosophie allemande au XVII siėcle (1929).
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  4. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  5. Shenjat e hipokritėve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 07:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •