Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 166
  1. #31
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ANĖKEN, Arturė

    ANĖKEN, Arturė (HANNEQUIN, Arthur), filozof franc. (1856-1906); Profesor i filozofisė nė Universitetin e Lionit. Ishte ithtar i «monizmit kritik». Nocioni fizikal pėrmban nė vete kundėrthėnien, sepse pėrveē strukturės sė vet atomike - tė diskontinuar duhet tė plotėsojė edhe kontinuitetin. Kuantiteti i diskontinuar (qė pėrbėn edhe themelin e matematikės) duhet tė pėrfytyrohet si simbol i kualitetit tė kontinuar. Andaj atomi edhe nuk ėshtė nocion, por ekzistimi i tij hipotetik ėshtė i domosdoshėm nė shken-cė.



    Kryevepra: Essai crituque sur l'hypothėse des atomes dans la science contemporaine ( 1895).

    -------------------------------------------------------------------

    ANSELMI, i Kenterberit

    ANSELMI, i Kenterberit , filozof angl. dhe teolog me origjinė italiane (1033-1109). Arqipeshkvi i Kenterberit luftoj kundėr mbretėrve anglezė pėr autonominė e kishės. Kundėrshtar i pėrbetuar i nominalizmit dhe realist radikal. Pohoi se para krijimit, bota duhet tė ketė ekzistuar nė mendimin hyjnor - idetė hyjnore janė modele sipas tė cilave ėshtė sajuar bota reale. Sikurse artisti qė e pėrfytyron nė ide veprėn artistike para se tė krijojė, ashtu edhe bota ka ekzistuar nė ide para se tė krijohej. Teologjia qėndron mbi dhe para filozofisė sipas parimit themelor: Credo ut intelligam (Besoj pėr tė njohur).



    Nė veprėn De incarnatione Verbi (Mbi mishėrimin e fjalėve), A. thekson se atyre qė nuk besojnė, nuk u lejohet fare tė bėjnė shqyrtime lidhur me Librin e shenjtė (Biblėn). Kjo ėshtė e lidhur para sė gjithash me nominalistėt ose, si i quajti A. «dialektikanė tė kohės sonė».



    Vėrtetimin ontologjik tė Anselmit mbi ekzistencėn e perėndisė, me tė cilin nėpėrmjet nocionit tė perėndisė deshi tė provonte ekzistimin e saj, e mohoi me sukses Gaunilo dhe mė vonė Kanti. Sot nuk e pranojnė as tė gjithė teologėt katolikė.



    Veprat: Nė botim tė J. P. Migne, Patrologia Latina, fashikulli 158-159 (1855).
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #32
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ANTIFONTI

    ANTIFONTI , filozof grek (shek. V p.e.r.). Njė nga sofistėt e parė qė pėr nga mėsimi i vet mbi natyrėn ėshtė i afėrt me Empedoklin. Sipas Antifontit, kombinimet mė tė ndryshme qė krijohen nga konflikti i elementeve ndodhin nė saje tė forcės mekanike dhe jo nga ndonjė forcė qėllimore. Ėshtė e njohur doktrina e tij mbi tė drejtėn natyrore me tė cilėn angazhohej pėr barazinė e njerėzve. Ligji naty-ror ėshtė i lidhur ngushtė me mirėqenien e ēdo individi meqė ėshtė ligj jetėsor i organizmit tė gjallė. Vetėm plotėsimi i kėsaj tė drejte natyrore ėshtė e dobishme pėr jetėn, ndėrsa shtypja e saj ėshtė e dėmshme. Dallimet ndėrmjet grekėve dhe barbarėve, tė farfėrve dhe tė pasurve i quante dallime barbare.



    Sipas A. ligjeve njerėzore duhet t'u nėnshtrohemi vetėm para syve tė atyre qė i kanė nxjerrė: ndėrkaq, kur nuk ka dėshmitarė, duhet tė jetojmė ekskluzivisht sipas natyrės, sepse kjo asnjėherė nuk sjell as turp as dėnim. Dėnimi pėr cėnimin e ligjeve, sikurse edhe vetė ligjet, janė pikėrisht paragjykime: prandaj dėnimit duhet t'i shmangemi meqė ai ėshtė shkelje e ligjeve tė cilat, kryesisht, janė nxjerrė arbitrarisht dhe shumė prej tyre janė tė kundėrta me natyrėn.



    Veprat kryesore: Nga katėr veprat qė pėrmenden me emrin e tij, kėto tė dyja janė me siguri tė tij: E vėrteta dhe Mbi harmoninė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #33
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ANTIOKU, Askalonas

    ANTIOKU, Askalonas , filozof grek (shek. I p.e.r.). Nxėnės i Filonit dhe i stoikut Mnesark Mohoi tezat skeptike. Ėshtė eklektik qė pohoi se nuk ka ndryshime qenėsore ndėrmjet shkollės peripatetike dhe stoike. Skepticizmin absolut A. nuk e pranon pėr shkaqe praktike (ngaqė nuk ekziston mundėsia qė njeriu ta rregullojė jetėn nė harmoni me arsyen pa bindje tė fortė dhe tė paluhatshme) dhe teorike (ngaqė nė vete ėshtė nė kundėrthėnie).

    ----------------------------------------------------------
    ANTISTENI, Athinas

    ANTISTENI, Athinas . Filozof grek (rreth 444-365 p.e.r.). Ėshtė themelues dhe pėrfaqėsues kryesor i shkollės kinike. Nė teorinė e njohjes Antisteni ėshtė sensualist. Mė origjinale ėshtė doktrina etike e tij. Virtyti i vėrtet gjendet jashtė ēdo gjėje tė jashtme dhe sidomos jashtė shoqėrisė. Ajo ėshtė imanente vetėm ndaj personalitetit autonom tė moralshėtn. Pasuria, shėndeti, nderi, kėnaqėsia - nuk e paraqesin tė mirėn, sikurse qė as sėmundja, varferia dhe vdekja nuk janė njė e keqe. Si mėsuesi i tij Sokrati, pohon se lumturia e njeriut qėndron nė vetė njeriun dhe varet plotėsisht nga vullneti i tij. Duke u nisur nga teza se janė tė mundura vetėm gjykimet identike (A ėshtė A), ai pohon se kundėrthėnia ėshtė e parealizueshme nė gjykime. Ekziston vetėm individualja e jo edhe gjenerikja, vetėm sensualja dhe jo edhe e pėrgjithshmja. «E shoh kalin Por nuk e shoh kalėrinė». Nė kėtė vėshtrim Antisteni kritikoi edhe mėsimin e Platonit mbi idetė.



    Nė aspektin shtetėror-juridik pėr Antistenin shtet ideal ėshtė ai kozmopolit e kėrkonte edhe bashkėsinė e grave dhe tė fėmijėve. Sipas disa dėshmive, edhe pikėpamjet mbi religjionin i kishte shumė liberale.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #34
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ANTONI, Karlo

    ANTONI, Karlo (ANTONI, Carlo), filozof ital. (1896-1959). Profesor nė Romė, i afėrm me Kroēen. Pėrveē problemeve estetike studioi edhe ēėshtjet e pėrgjithshme tė kulturės dhe veēanėrisht ato tė historicizmit dhe tė iracionalizmit.



    Veprat kryesore: Mbi historizmin nė sociologji (1940); Koment Kroēes (1955); Historizmi dhe antihistorizmi (posth. 1964).

    --------------------------------------------
    APELT, Ernst Fridrih

    APELT, Ernst Fridrih , (APELT, Ernst Friedrich), filozof gjerm. (1812-1859) Prof. nė Jenė, nxėnės dhe ithtar i filozofisė sė Frizit. Ėshtė mė i njohur mėsimi i tij mbi induksionin qė «mundėson unitetin e njohjes» kėshtu qė ėshtė pika ku gjenden «empiria dhe metafizika». Nė veprėn Die Epochen der Geschichte der Menschheit A. paraqet zhyillimin historik tė kulturės pėr tė cilin mendon se ka arritur shkallėn mė tė lartė nė botėkuptimin e Kantit dhe tė Frizit.



    Veprat kryesore: Die Epochen der Geschichte der Menschheit (1845); Die Theorie der Induktion (1854); Metaphysik (1857).
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #35
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    APEL, Karl Oto

    APEL, Karl Oto (APPEL, Karl Otto), filozof gjerm. (1922 -) Prof. nė Frankfurt. Themeloi teorinė e njohjes dhe teorinė e shkencės, qė nė fund tė fundit mbėshtetet nė motivet e dimensionit socialo-filozofik dhe antropologjik. Pėr tė, transformimi i filozofisė ka domethėnie tė njėjtė me transformimin e filozofisė transcendentale, pėrkatėsisht me tregimin e mundėsisė sė komunikimit nė bashkėsinė njerėzore me anėn e transformimit tė subjektit transcendental nė subjektin shoqėror. Pikėrisht njė bashkėsi e tillė pushon tė jetė objekt dhe bėhet subjekt i njohjes. Ka pikėpamje tė afėrta me disa teza tė «teorisė kritike mbi shoqėrinė», pastaj me tė Hajdegerit, me disa teori bashkėkohore hermeneutike dhe me kritikat gjuhėsore analitike tė kuptimit.



    Veprat kryesore: Komunikation-sgemeinschaft und die Grundlage der Hermeheutik (1968); Transformacija filozofije (1973); Aspekte und Probleme der Sprachphilosophie (1974); Der Denkweg von Charles S. Pierce (1975); Die Erklaren Verstehen Kontroverse in transcendentalpragmatische Sicht (1979).
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #36
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    APOLONI, Tianas

    APOLONI, Tianas , filozof grek (fundi i shek. I). Pėrfaqėsues i drejtimit neopitagorian, predikues-mistik. Elementet stoike tė botėkuptimit tė tij janė tė aferta me kozmopolitizmin. Predikoi ēlirimin nga pasionet tokėsore, nga trupi mėkatar (me tė cilat shpirti ėshtė i lidhur me zinxhirė) dhe tė ngriturit nė hyjni nėpėrmjet perfeksionimit religjioz e moral. I atribuoi vetes fuqitė mbinatyrore dhe hyjnore
    ----------------------------------------------------------------------
    APTON, Ēarlls Barns

    APTON, Ēarlls Barns , (UPTON, Charles Barnes), filozof angl. (1831-1920). Profesor i filozofisė nė Oksford. I afėrm me filozofinė e Martinos, tė cilin pėrpiqet ta lidhė me disa teza tė Loces. Kundėrshtar i Th. H. Grinit dhe idealizmit klasik gjerman. Veprat kryesore: The present Agnosticism and the Coming Theology (1879); Are Ethics and Theology Vitally Connected? (1892); Martineau's Philosophy, a Survey (1905).
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #37
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ARDIGO, Roberto

    ARDIGO, Roberto , filozof ital. (1828-1920). Nė fillim ishte predikues, kanonik qė merrej me probleme teologjike. Duke u pėrpjekur pėr vėrtetimin dhe argumentimin shkencor tė bindjeve teologjike, u njoh me metodat dhe rezultatet e shkencave natyrore bashkėkohėse dhe kėshtu evoluoi duke u bėrė pėrfaqėsuesi mė i rėndėsishėm i pozitivizmit italian. Nga viti 1881 prof. i filozofisė nė Padovė. Shkenca duhet tė kufizohet nė zbulimin e raporteve tė drejta midis fakteve, ndėrsa uniteti i tėrė realitetit (nė tė cilin gjithmonė sėrish shfaqet procesi i ndarjes sė tė caktuarės nga e pacaktuarja) assesi nuk mund tė kuptohet. Sipas Ardigos, vullneti njerėzor ėshtė i lirė vetėm pjesėrisht, ndėrsa mbi fenomenet fizike dhe fiziologjike sundon kauzaliteti natyror.



    Sipas A. etika, nė realitet, nuk mund tė krijojė forca te njeriu, ajo vetėm ndan nė mėnyrė kritike forcat reciprokisht tė ndryshme duke ndarė tė dėmshmen nga ajo qė mund tė pėrdoret. Megjithkėtė, A. beson edhe nė ekzistimin e bėrthamės «sė idealitetit shoqėror» te njeriu, d.m.th. tė instinkteve qė shpien kah veprimtaria altruiste.



    Veprat kryesore: Psikologjia si shkencė pozitive (1870); Morali i pozitivistėve (1878); E vėrteta (1891); Uniteti i njohjes (1898); Tė gjitha veprat u botuan nė 11 libra (1882-1918).
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #38
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    AREND, Hanah

    AREND, Hanah (ARENDT, Hannah) , filozofe, politologe dhe kritike letrare gjerm. (1906-1975). Pas ardhjes sė Hitlerit u detyrua tė emigronte. Njė kohė jetoi nė Paris, ndėrsa mė vonė qe prof. shumėvjeēare e filozofisė politike nė universitetet e ndryshme tė SHBA. Sipas H. A. politka ėshtė sferė e lirisė, nė tė cilėn liria ėshtė realitet i gjallė e jo nocion. Andaj njeriu mund tė realizojė lirinė e vet vetėrn nė jetėn publike, pėrkatėsisht nė politikė. Mirėpo, njėkohėsisht pėr tė ēėshtjet politike janė aq serioze saqė nuk mund tė jenė objekt vetėm i politikanėve dhe shkencėtarėve. Ajo e sulmoi edhe pozitėn tradicionale tė varėsisė se jetės aktive (vita activa) nga jeta kontemplative (vita contemplativa). Kėto janė mėnyra diametralisht tė kundėrta tė ekzistencės njerėzore, por jeta tė cilėn e zgjedh filozofi nuk ėshtė superiore (as e nėnrenditur as e mbirenditur) mbi jetėn e punėtorit politik, si kėrkohet prej fillimit tė traditės metafizike.



    Veprat kryesore: The Origins of Totalitarianism (1951); On Revolution (1963); Vita activa oder vom Tatigen leben (1967); The Human Condition (1973); Men in Dark Times (1973); The Life of the Mind (vėll.11,1978).

    --------------------------------------------------------------------
    ARETINO, Pietro

    ARETINO, Pietro , letrar, piktor dhe estet ital. (1492-1556). Ėshtė i orientuar nė mėnyrė antiaristoteliane dhe antinormative si dhe nė pėrgjithėsi kundėr diturisė sė padobishme dhe tė vdekur nga librat. Pėr kėtė arsye pėr tė bota e ėndrrave vetjake ėshtė mė e vlefshme se ēfarėdo instrukcionesh pedante, ndėrsa poeti ėshtė ligjdhėnės dhe gjykatės i vetvetes.



    Burim kryesor pėr tezat e tij: Pisma (1537-1550).
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #39
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ARIAN FLAVIE, Nikomedias

    ARIAN FLAVIE, Nikomedias , filozof grek (shek.II). Mėsues i Epiktetit, mėsimin e tė cilit e paraqiti nė shumė vepra, nga tė cilat mė me rėndėsi ėshtė Manuali i Epiktetit, e qė mė vonė nė Bizant shpesh ėshtė parafrazuar dhe shpjeguar pėr nevoja tė krishterimit. Pėrveē kėsaj vepre qė ėshtė burimi mė i rėndėsishėm i mėsimit etik tė Epiktetit, shkroi edhe Bisedat e Epiktetit nė tetė libra (nga tė cilėt janė ruajtur vetėm katėr veprat e para), dhe Homilietė nė dymbėdhjetė libra qė nuk janė ruajtur. Pėrveē veprave filozofike shkroi edhe studime historike dhe ushtarake.

    ----------------------------------------------------------------
    ARISTID, Marcie

    ARISTID, Marcie , apologjet i vjetėr krishter (shek. II). Nėpėrmjet argumenteve filozofike u pėrpoq tė mbrojė krishterimin dhe ishte kundėrshtar i Politeizmit. Konsideroi se monoteizmi ėshtė karakteristikė e qenėsishme e krishterimit. Aristidi mendon se ėshtė e pamundur njohja e perėndisė, sepse Perėndia ėshtė (qė ka bėrė ēdo gjė pėr njeriun dhe pėr shkak tė njeriut) e paaritshme dhe e pafundme.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #40
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ARISTIPI, Kirenas

    ARISTIPI, Kirenas , filozof grek (rreth 435-355 p.e.r.). Themelues i shkollės sė Kirenes dhe nxėnės i Sokratit. Nė teorinė e njohjes A. ėshtė sensualist kurse nė etikė hedonist. Sendet nė vetvete janė tė panjohshme dhe njohim vetėm ndijimet tona nė to, d.m.th. njohim gjendjen e subjektit tė mallėngjyer. Ndijimet e papėlqyeshme qė shkaktojnė vuajtje janė tė kėqija, ndėrsa tė kėndshmet, qėllimi i tė cilave ėshtė kėnaqėsia, janė tė mira.

    Lumturia ėshtė ndjenjė e kėnaqėsisė dhe e ėndjes, mirėpo i menēuri nuk u nėnshtrohet kėnaqėsive por i sundon ato d.m.th. kupton nė mėnyrė racionale dobinė konkrete tė kėnaqėsisė sė veēantė. Pėr atė qė ndihet si e kėnaqshme nuk dihet, d.m.th. drejtpėrdrejt, por vetėm me anėn e meditimit, filozofimit. Pėrveē ndikimit tė Sokratit qė shprehet edhe nė disa postulate tė ba-zuara etike dhe racionaliste, nė Aristipin ndikoi para sė gjithash, doktrina senzualiste e Pitagores.

    ------------------------------------------------------------------------
    ARISTOBULI

    ARISTOBULI , filozof ēifut (rreth 160 p.e.r.). Pėrfaqėsues i sinkretizmit helenistik-hebraik. U pėrpoq tė vėrtetonte (shepeshherė me teza dhe argumente tė dyshimta) se pėrfaqėsuesit mė tė mirė tė filozofisė greke nxjerrin pikėpamjet e tyre nga tradita ēifute. Kėshtu konsideron se Pitagora, Sokrati dhe Platoni ishin tė varur nga doktrina e Mojsiut. Komentoj Dhiatėn e vjetėr
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  4. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  5. Shenjat e hipokritėve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 07:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •