Close
Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 166
  1. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    AGRIPA FON NETESHAJM, Hajnrih

    AGRIPA FON NETESHAJM, Hajnrih (AGRIPPA VON NETTESHEIM, Heinrich), okulist, mjek dhe filozof gjerm. (1486-1535). Neoplatonist i Renesansės, ithtar i magjisė tė cilėn e konsideron instrument tė pėrshtatshėm pėr zotėrimin e natyrės. Sipas Agripit, idetė janė nė perėndinė dhe sipas tyre perėndia krijoi univerzumin nga asgjėja, domethėnė vetėm sipas modelit tė ideve tė frymės vetjake tė vet. Tri botėt e pėrbėjnė gjithėsinė; mbretėria e elementeve, bota qiellore e yjve dhe bota inteligjibile e engjėjve. Duke kritikuar dhe pėrqeshur tezat filozofike, teologjike dhe shkencore tė bashkėkohėsve tė vet, Agripa edhe vetė zhvillon shumė teori fantastike mbi «frymėn e gjithėsisė», mbi kuptimin hyjnor kabalistik dhe mbi forcat magjike, kėshtu qė te ai gėrshetohen pothuaj tė gjitha karakteristikat tipike tė mistikėve tė Renesansės.

    -------------------------------------------------------------------------
    AJDUKJEVIĒ, Kazimjezh

    AJDUKJEVIĒ, Kazimjezh (AJDUK.I-EWICZ, Kazimierz), filozof polak (1890-1963). Prof. nė Varshavė, anėtar i Akademisė sė Shkencave, redaktor i revistės «Studia logica». Njėri nga logjicistėt polakė mė tė shquar bashkėkohės tė shkollės sė njohur tė Lavovit-Varshavės. Preokupimet themelore tė tij janė problemi i rolit tė pėrvojės nė njohjen shkencore si dhe i rolit qė nė njohje kanė elementet konvencionale tė lidhura me gjuhėn dhe aparaturėn konceptuale tė shkencės. A. gjithashtu u mor veēanėrisht me ēėshtjen e tė themeluarit tė qėndrimeve analitike dhe konsideron se vėshtirėsitė kryesore me tė cilat u ballafaquam deri tash me rastin e pėrpjekjeve tė pėrkufizimit tė qėndrimit analitik janė tė lidhura me tendencėn qė ky koncept tė trajtohet nė mėnyrė absolute. Disa qėndrime, sipas Ajdukjeviēit, qė nė njė gjuhė tė caktuar janė analitike, kėrkojnė njė mbėshtetje nė rezultatet e pėrvojės. Problemet e semantikės logjike, tė metodologjisė, tė klasifikimit tė sistemeve aksiomatike si dhe shumė ēėshtje tė tjera, A. i shtron pėr arsye qė zgjidhjet e tyre tė mund tė shfrytėzohen pėr shumė ēėshtje fundamentale filozofike (siē janė problemi i idealizmit dhe i materializmit, konvencionalizmit dhe empirizmit e tjera). Nė veprėn e fundit tė tij Logjika pragmatike A. kujdes tė veēantė i kushton tipeve metodologjike tė shkencės.



    Veprat kryesore: Mbi metodologjinė e shkencave deduktive (1921); Sprache und Sinn (1934); Das Weltbild und die BegritTsaparatur (1934); Die wissenschaftliche Weltperspektive (1935-36); Gjuha dhe njohja (2 vėll. posth. 1960-1965); Logjika pragmati- A;e(posth. 1965).




    Veprat kryesore: De occulta philo-sophia (1510); De vanitate et incerti-tudine esientiarum (1527).
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    AJNSHTAJN, Albert

    AJNSHTAJN, Albert (EINSTEIN, Albert), fizikan gjerman (1879-1955). Profesor nė Cyrih, Pragė dhe Berlin, nga viti 1933 jetoi nė SHBA, meqė pėr shkak tė sundimit tė tmerrshėm tė Hitlerit hoqi dorė nga shtetėsia gjermane. Nė vitin 1921 fiton Shpėrblimin Nobel pėr fizikė.



    Ishte fizikani teorik mė i madh i kohės sonė, autor i teorisė sė njohur tė relativitetit tė pėrgjithshėm dhe special, njeri me koncepte tė gjera, pacifist radikal, liberal me pikėpamjet e veta tė pėrgjithshme jetėsore. Ajnshtajni dha edhe kritikėn mė tė themeltė dhe mė komplete tė pėrfytyrimeve klasike mbi hapėsirėn dhe kohėn (kontraksioni i gjatėsisė dhe diletacioni i kohės) dhe me kėtė hapi njė epokė tė re nė studimet fizike dhe natyrore-shkencore nė pėrgjithėsi.



    Duke folur nė skicėn e vet autobiografike pėr disa ēėshtje metodologjike dhe parimore tė teorisė sė relativitetit, A. midis tė tjerave, shkruan: «Teoritė konstruktive kanė, pėrveē aftėsisė sė adaptimit dhe konkretizimit dhe epėrsine se janė tė plota; epėrsia e teorive tė principeve ėshtė pėrsosmėria dhe siguria e bazės. Teoria e relativitetit i takon kėsaj kategorie tė dytė».



    Njė varg i tėrė i zbulimeve dhe i hipotezave fundamentale tė A. Ajnshtajnit kanė rėndėsi themelore jo vetėm pėr zhvillimin e fizikės teorike, por edhe pėr kozmologjinė dhe kozmogoninė e pėrgjithshme, ndėrsa shumė teza tė tij (sidomos pėr hapėsirėn dhe kohėn) u bėnė objekt edhe i diskutimeve tė shumta tė filozofeve nė gjithė botėn.



    Veprat kryesore : Zur Elektrodynamik bewegter Korper (1905); Grundlage der allgemeinen Relativitatstheorie (1916); The Meaning of Relativiity (1953)
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    AJZLER, Rudolf

    AJZLER, Rudolf (EISLER, Rudolf), filozof austriak (1873-1926). Nė punimet e veta filozofike pa ndonjė origjinalitet tė veēantė (i afėrm me Vundtin dhe me disa elemente tė «dualizmit spiritualist»), A.ėshtė i njohur me njė seri veprash filozofike enciklopedike, nga tė cilat (veēanėrisht Fjalori i nocioneve filozofike i tij) shumė prej tyre luajnė njė rol tė rėndėsishėm kulturor dhe historik.



    Veprat kryesore: Leib und Seele (1906); Einfuhrungen in die Erkenntnistheorie (1907); Grundlagen der Philosophie des Geisteslebens (1908); Elemente der Logik (1910); Geschichte der Monismus (1910); Philsophen Lexikon (1912); Handworterbush der Philosophie (1922); Worterbuch der philosophischen Begriffe (3 vėll. bot. 4, 1927-1930); Kant-Lexikon (1930).

    ----------------------------------------------------

    AKOSTA, Uriel

    AKOSTA, Uriel (Gabriel da Costa (1590-1640), filozof ēifut. Me guxim mohoi shumė tradita religjioze ēifute e pėrkrahi edhe tezėn mbi vdekshmėrinė e shpirtit njerėzor. Nė Amsterdam ra nė konflikt tė ashpėr si me pushtetin protestant ashtu edhe me sinagogėn. I shkishėruar nga bashkėsia ēifute dhe i pėrsekutuar gjithė jetėn, bėri vetėvrasje.



    Kryevepra: (me karakter autobiografik); Exemplar humanae vitae.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    AKSELOS, Kostas

    AKSELOS, Kostas (AXELOS, Kostas), francez i natyralizuar me origjinė greke (1925 -). Iniciator dhe kryeredaktor i revistės «Arguments», e mė vonė edhe i bibliotekės sė rėndėsishme me tė njėjtin emėr. Duke qenė pėrfaqėsues i marksizmit tė caktuar me elemente tė theksuara antidogmatike, A. sipas fjalėve tė tij, nė studimet e veta ėshtė i afėrt me qarqet rreth pėrmbledhjes «Argumenti» (Milano), me disa teza tė Hajdegerit, Finkut (Frainburg), Markuzes (SHBA), Kollakovskit (Varshavė), pastaj me rrethin e revistės «Das Argument» (Berlin), «Notizen» (Tybingen), «Pra-xis» (Zagreb) dhe «Dialogue» (Anvers).



    Tėrė aksioni dhe tėrė pasioni i njeriut zhvillohen sipas A. si lojė, bile edhe atje ku kjo lojė nuk ėshtė e njohur: nė mitet, religjionet, poezi, politikė, filozofi, shkencė, teknikė. Loja lidh manifestimet e logosit dhe tė praksisit, fjalėn dhe veprėn, aksionet dhe lėshimet. Mė nė fund, loja e njeriut realizohet nėpėrmjet revolucionit si lojė e revolucionit dhe revolucion i lojės.



    Veprat kryesore: Heraclite et la philosophie (1926); Marx, penseur de la technique (1961); Vers la pensėe planetaire (1964); Einfuhrung in ein kiinftiges Denken (1966). Le jeu du monde (1969).
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #15
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    AKSELROD, Lubov Isakovna


    AKSELROD, Lubov Isakovna , filozofe ruse (1868-1946). Mori pjesė nė lėvizjen revolucionare, emigroi nė Francė dhe Zvicėr, nė vitin 1892 mori pjesė nė formimin e grupit «Ēlirimi i punės», nxėnėse dhe ithtare e Plehanovit. U doktorua me tezėn «Tolstois Weltahschauung und ihre Entvvic-klung». Njė kohė ishte anėtare e KQ tė menjshevikėve, nga viti 1921-23 ligjėroi nė Institutin e Profesurės sė Kuqe. Kritikoi «ekonomizmin», format e ndryshme tė revizionizmit filozofik dhe sidomos neokantistėt. Mė vonė u kritikua si ithtare e taborrit tė filozofėve «mekanistė», si individe qė «u bėri koncesione agnosticizmit dhe relativizmit dhe kėshtu lejoi gabime nė frymėn e teorisė sė hieroglifeve». Sidomos u kritikua nė vendimin e KQ tė 25 janarit 1934.
    --------------------------------------------------------------------------
    AL, Anaton

    AL, Anaton (AALL, Anathon), filozof norvegjez (1867-1943). Prof. nė Oslo. Motivet dhe temat themelore tė filozofimit A. i zbulon nė konfliktin ndėrmjet kėrkesave absolute tė krishterimit dhe rezultateve tė interpretimit kritik tė teologjisė. Ėshtė nėn ndikimin e dukshėm tė Platonit, Loces, Hefdingut si dhe tė dramave sociale tė Ibsenit. Me gjithė lidhjen e fortė tė aspektit shpirtėror, trupor dhe kozmik, prapėseprapė sipas tij uniteti i frymės dhe i materies ka vetėm karakter funksional.



    Veprat kryesore: Der Logos (2 vėll. 1896-99); Macht und Pflicht (1902); H.Ibsen als Dichter und Den-ker(1906). Historia e filozofisė antike dhe mesjetare (norvegjisht, 1923).




    Veprat kryesore: Karl Marksi si filozof (1924); Nė mbrojtje tė materializmit dialektik. Kundėr skolastikės (1928); Leon Tolstoi (1928); Dialektika idealiste e Hegelit dhe dialektika materialiste e Marksit (1934).
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #16
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ALBERTI SAKSONAS

    ALBERTI SAKSONAS (Albert von Sachsen), filozof gjerman dhe natyralist (1316-1390). Rektor i parė i Universitetit tė Vjenės (1356) dhe ipeshkėv (1366). Logjika e tij ėshtė e orientuar nė mėnyrė okamistike. Mendonte se Toka sillet, kurse qielli ėshtė i palėvizshėm. Pėr shkak tė mėsimit tė vet mbi domosdoshmėrinė natyrore tė ēdo gjėje si dhe tė sjelljes morale, u akuzua pėr herezi; mirėpo nuk ėshtė vėrtetuar saktėsisht si ka pėrfunduar procedura e cila ishte ndėrmarrė ndaj tij. Kryevepra: Quaestiones et dicisiones physicales in Aristotelis libros Physicorum (botuar mė 1516 nė Paris).

    -------------------------------------------------------------------
    ALBERTI I MADH

    ALBERTI I MADH (Albertus Magnus), filozof dhe teolog gjerm., (1193 ose 1206 -1280). Dominikan, ligjėroi filozofinė nė Kėln, Hildeshajmė, Strasburg, Paris dhe gjetiu. Ipeshkėv nga viti 1260, i dėrguari i papes, predikon luftėrat e kryqėzatave. A.M. ndikoi fuqishėm nė zhvillimin e filo-zofisė skolastike mesjetare si kundėrshtar i Platonit dhe i Augustinit dhe mbrojtės i madh i Aristotelit, tė cilin e bėn tė afėrt pėr rrethin mendor evropian nga burimet dhe komentet arabe dhe ēifute. Pėr shkak tė erudicionit tė tij tė gjerė (u mor pėrveē me filozofi dhe teologji edhe me matematikė, as-tronomi, fizikė, gjeologji, botanikė, zoologji, alkimi dhe magji), mori titullin doctor universalis. E ndan fushėn e teologjisė dhe tė filozofisė, kėshtu qė, filozofia nė veprimtarinė e tij gjatė viteve mė tė frytshme ka njė qėndrim relativisht mė tė pavarur ndaj religjionit sesa tek disa skolastikė tė vjetėr.



    Doktrinėn e Aristotelit A.M. ia pėrshtat religjionit tė krishterė, duke polemizuar njėkohėsisht me interpretimet arabe dhe ēifute tė Aristotelit. Nė vend tė nocionit tė lėvizėsit tė parė ai vė qenien e pafundme, ndėrsa nė vend tė sė pėrgjithshmes ai mbron pavdekėsinė individuale tė shpirtit.



    Veprat kryesore: Nė Lion mė 1655 u botuan tė gjitha veprat e tij nė 21 vėllime; nė vitet 1890-99 botohen pėrsėri veprat e tij nė 38 vėllime nė redaktim tė A.Borgnetit; De animalibus libri XXVI, botoi H. J. Stadleri nė Mynster nė vitin 1916.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #17
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ALEKSANDRI, I HALES


    ALEKSANDRI, I HALES (Alexander of Hales), filozof dhe teolog angl. (1185-1245). Franēeskan, prof. i teologjisė nė Paris. Njohės i jashtėzakonshėm i tėrė filozofisė sė Aristotelit tė cilėn e pėrdor pėr qėllime tė justifikimit filozofik tė teologjisė. Shqyrtimet filozofike tė tij janė hartuar sipas skemės trinomike, e cila mė vonė u aplikua shumė: nė tė sė pari paraqiten tė gjitha argumentet pro dhe kundėr (sic et non) tė ndonjė zgjidhjeje, dhe vetėm pas kėsaj jepet njė zgjidhje sistematike e problemit. Lidhur me debatin rreth universalieve A. ėshtė realist, i cili pranon ekzistimin e universalieve para sendeve nė mendjen hyjnore, kėshtu qė kėto janė prototipe hyjnore tė tė gjitha sendeve. Sipas tyre perėndia e krijoi botėn nga asgjėja. U quajt nga bashkėkohėsit e tij Doctor irrefragabilis (qė nuk mund tė hidhet poshtė).



    Kryevepra: Summa, 4 vėll. (e pakryer, nuk ėshtė e sigurt se A. ėshtė i vetmi autor i kėsaj vepre).

    -----------------------------------------------------------------------

    ALEKSANDRI, Afrodisias

    ALEKSANDRI, Afrodisias , filozof grek (fundi i shek. II dhe fillimi i shek. III). Prej vitit 198-211 mėsoi filozofinė p.eripatetike nė Athinė. U pėrpoq, ndonėse jo gjithmonė nė mėnyrė konsekuente, tė hedhė poshtė ēdo mistikė pėr shpjegimin e botės. Ėshtė njė nga komentuesit mė tė njohur tė Aristotelit, mirėpo lidhur me disa qėndrime, ai u largua shumė nga ai. Sipas tij e pėrgjithshmja ekziston vetėm nė tė menduarit, ndėrsa ajo e pėrgjithėsishme ėshtė mė afėr nominalizmit sesa vetė Aristoteli. Duke bėrė dallimin, sikurse edhe Aristoteli, ndėrmjet funksioneve tė larta dhe tė ulėta tė njohjes, A. insistoi veēmas nė tezėn se perceptimi ėshtė parakusht i domosdoshėm i tė menduarit.



    Ėshtrė ruajtur njė pjesė e vogėl e komenteve tė tij tė quajtura Egzegeta (interpretues).
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #18
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ALEKSANDER, Semjuel

    ALEKSANDER, Semjuel (Alexander, Samuel), filozof anglz. (1859-1938). Prof. i filozofisė nė Manēester. Eshtė pėrfaqėsues i metafizikės realiste dhe i njė kombinacioni tė njė lloji tė veēantė tė empirizmit dhe tė apriorizmit gnoseologjiko-teorik, kurse nė etikė tė njė evolucionizmi specifik.



    Sipas A. etika mund tė kaloj nė ēėshtjet metafizike, mirėpo ajo si premisė nuk ka njohjen metafizike ngase metafizika nuk mund ta ndryshoj etikėn sikurse nuk mund t'i ndryshojė as aksiomat gjeometrike. Ndonėse nė filozofi shpesh pėrkrah tezat aprioristike spekulative, A. nė veprat kryesore tė tij estetike ėshtė biologjist dhe evolucionist tipik. Ai mendon se mėnyra mė e mirė e shpjegimit tė procesit kri-jues tė artistit ėshtė tė vėzhguarit i instinkteve shtazėrore dhe njerėzore ashtu si bėjnė natyralistėt. Nga kjo pozitė e kritikon ashpėr edhe B.Kroēen, ndonėse nė tėrėsi - dhe sidomos lidhur me tezen mbi tė ashtuquajturin instinkt konstruktiv si vendimtar pėr artistin - ėshtė shumė nėn nivelin e konceptit estetik tė Kroēes.



    Megjithėkėtė, mendimi i S.Aleksandrit nė tėrėsi karakterizohet nga njė forcė e caktuar e konstruksionit racional dhe sistematik nė tė cilin, nė suazat e tezave tė pėrgjithshme tradicionale, gjenden edhe disa ide tė reja dhe origjinale tė paraqitura nė formė tė orientimit neorealist fundamental.



    Veprat kryesore: Moral Order and Progress(1889); Space, Time and Deity (2 vėll. 1920); Art and Instinct (1927); Beauty and Other Forms of Va/ue(1933).
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #19
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ALEKSANDROV, Georgij Fedoroviē

    ALEKSANDROV, Georgij Fedoroviē , filozof sovjetik (1908 -). Prof. i filozofisė, nga vitit 1946 akademik. Drejtor i Institutit tė filozofisė tė Akademisė sė shkencave (1947-54). Nė vitin 1947 u kritikua nga KQ libri i tij Historia e filozofisė evropiane tė perėndimit. Ėshtė bartės e premive staliniane tė viteve 1943 dhe 1947. Ėshtė njėri ndėr redaktorėt e Historisė sė filozofisė.



    Veprat kryesore: Paraardhėsit filozofik tė marksizmit (1939). Aristoteli (1940); Dialektika dhe politika ( 1940); Formimi i pikėpamjeve filozofike tė Marksit dhe tė Engelsit (1940); Mbi teoritė bashkėkohėse borgjeze tė zhvillimit shoqėror (1946); Historia e sociologjisė si shkencė (1958); Historia e doktrinave sociologjike tė Lindjessė Vjetėr (1959).
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #20
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ALEN

    ALEN (Alain, emri i vėrtet Emile-Auguste Chartier), filozof franc. (1868-1951). Eseist, aforist spirituoz gjithmonė aktual, racionalist i pasistematizuar qė pėrgėnjeshtron Bergsonin, A. ushtroi ndikim tė korisiderueshėm te shkrimtarėt francezė dhe intelektualėt nė pėrgjithėsi. U mor para sė gjithash me estetikė dhe pedagogji, mirėpo veprat e tij tė shumta mbajnė vulėn e improvizimit filozofik dhe tė spirituozitetit tė gjallė, tė angazhimit pėr zgjidhjen e ēėshtjeve bashkėkoho-



    re praktike dhe teorike. Nė veprėn Propos surle bonheurme njė spirituozitet tė jashtėzakonshėm zbulon tė gjitha momentet, tė cilat, nė situatat nė dukje tė pėrditshme dhe tė parėndėsishme, mund ta bėjnė tė lumtur njeriun.



    Nė shqyrtimet estetike Aleni dallon artet sipas mėnyrave dhe mjeteve tė objektivizimit: artet trupore (vallėzimi, poezia, muzika, kėnga) dhe artet e objekteve (arkitektura, skulptura, piktura). Mundėsitė e formave dhe tė ligjeve formale i determinon, sipas tij, nė fund tė fundit materiali, sepse ēdo materie pėrmban nė vete teknikėn, kurse pa teknikė arti nuk mund tė paramendohet.



    Veprat kryesore: Systeme des Beaux Arts (1920); Mars ou la guerre Jugėe (1921); Elėmėnt d'une doctrine radicale (1925); Idėe, Platon, Descar-tes, Hegel (1932); Les idėes et les ages (1927); Propos sur l'ėducation (1932), Propos sur le bonheur (1928).
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  4. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  5. Shenjat e hipokritėve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 07:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •