Close
Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 166
  1. #151
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BAR-HILEL, Jeshua


    BAR-HILEL, Jeshua (BAR-HILEL, Jehoshua),
    filozof ēifut (1915 -). Prof. nė Universitetin hebraik nė Jerusalem. Ėshtė akademik, kryetar i degės pėr logjikė, metodologji dhe filozofinė e shkencave tė Unionit ndėrkombėtar pėr historinė dhe filozofinė e shkencave. Ėshtė edhe autor i punimeve tė spikatura nga fusha e logjikės dhe e filozofisė sė shkencave.


    Veprat kryesore: An Outline of dhe Theory of Semantic Information (sė bashku me R. Karnapin, 1952); Language and ifnformation (1964).

    -------------------------------------------------------------
    BARDILI, Kristof Gotlib


    BARDILI, Kristof Gotlib, (BARDILI, Christoph Gottlieb),
    filozof gjerm. (1761-1808). Ishte profesor nė Shtutgart. Nėn ndikitnin e filozofisė sė Kantit u pėrpoq tė krijonte njė «realizėm racional» specifik, sipas tė cilit tė menduarit ėshtė parim i qenies. Ndėr-sa tė menduarit qė pėrshkon universu-min arrin te njeriu deri te vetėdija e vetvetes. Me disa teza ėshtė i afėrm . me Shelingun dhe Hegelin.


    Veprat kryesore: Allgemeine prak-tische Philosophie (1796); (Jber das Gesetze der Ideenassoziation (1797); Briefe tiber den Ursprung der Meta-physik (1798).
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #152
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BANZEN, Julius


    BANZEN, Julius (BAHNSEN, Julius),
    filozof gjerm. (1830-1881). Nga viti 1858 ishte profesor nė gjimnazin e Leuenburgut. Botėkuptimi i tij nė themel pesimist mbėshtetej nė radhė tė parė nė disa teza tė Shopenhauerit. E ashtuquajtura «dialektikė reale» zbulon se natyra kontradiktore nuk gjendet vetėm nė «fenomenin e shfaqur empirik» por edhe nė «njėmendėsinė», kurse edhe vetė qenia (das Seiende) shfaqet si «bashkim i dashjes me mosdashjen kontradiktore». Ndėrsa «qenia si esencė themelore e njeriut» pėrcaktohet nė mėnyrė shopenhaueriane «si vullnet». Edhe karakteri njerėzor (B. ėshtė njė nga themeluesit e karakterologjisė bashkėkohėse) ėshtė sajuar nga vetė kontradiktat dhe duhet tė pėrmbajė nė vete, nėse dėshiron tė veprojė, pjesėt pėrbėrėse qė kanė parashenja tė kundėrta dhe synojnė qėllime tė ndryshme.


    Veprat kryesore: Beitrage zur Charakterologie mit besonderer Bertic-ksichtigung pedagogischer Fragen (2 vėll., 1867); Zum Verhaltnis zwischen Wille und Motiv (1870); Zur Philo-sophie der Geschichte (1871) Der Widerspruch im Wissen und Wesen dei Welt(2vm. 1880-81).
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #153
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BANFI, Antonio


    BANFI, Antonio (BANFI, Antonio),
    filozof ital. (1886-1957). Ishte njė nga marksistėt mė tė rėndėsishėm italianė. Nė fillim, si «realist kritik» ishte i afėrm me fenomenologjinė e Huserlit, pastaj me disa filozofė tė ekzsitencės, ndėrsa rreth vitit 1940, me botimin e revistės «Studi filozofici» kalon gjithnjė e mė shumė nė pozita marksiste. B. mendonte se shumica e filozofeve italianė marksistė formuan qėndrimet e tyre «para sė gjithash nėpėrmjet pėrvojės sė luftės politike dhe shoqėrore», si dhe pėr shkak tė karakterit tė krizės sė filozofisė bashkėkohėse. Ēėshtje qenėsore filozofike sipas Banfit ėshtė problemi i humanizimit tė botės, ndėrsa marksizmi ėshtė mėsim i tillė universal qė ka raport mė adekuat ndaj «aktualitetit historik». Universaliteti i tij shprehet nė formė sociale, historike, etike, teorike dhe, sė fundi, nė formė tė pėrgjithshme njerėzore dhe kjo bėhet e qartė nga fakti se marksizmi nuk ėshtė doktrinė filozofike tė cilėn si menēuri shkollore e meditojnė mendimtarėt e zgjedhur, por mendim revolucionar i gjithė njerėzimit qė lufton pėr humanitetin e vet dhe nė bazėn e tė cilit qėndron «problematika radikale njerėzore». Si njohės i madh i historisė sė filozofisė dhe erudit, B. gjendej nė dialog tė pėrhershėm kritik ndaj traditės filozofike dhe lėvizjeve bashkėkohėse filozofike.


    Veprat kryesore: La filosofia e la vita spirituale (1922); Principi di una teoria della ragione (1926); L'uomo copernicano (1950); Scuola e societa (1958); Studimi i realitetit (posth. 2 vėll. 1959); Saggi sul markxismo (po-sth. 1960); Filozofia e artit (1962).
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #154
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BALIQ, Karlo


    BALIQ, Karlo (BALIC, Karlo) (Katuni-Dalmaci, 1899-Romė, 1977),
    franēeskan dhe profesor nė Romė. Ishte ekspert i njohur pėr studimin e veprave tė Duns Skotusit; organizator i kongreseve skotistike (Zagreb, Krakov), kryetar i komisionit ndėrkombėtar pėr botimin e veprave tė Duns Skotusit dhe ekspert pėr mariologjinė e mesjetės.

    Veprat kryesore: Les commentari-eres de Jean Duns Scot (1927); Duns Scoti Theologiae Marianae elementa (1933); Ratio criticeae editionis epe-rum I.D.S. (1939).


    --------------------
    BALANSH, Pjer Simon


    BALANSH, Pjer Simon, (BALLANCHE, Pierre Simoni,
    filozof franc. (1776-1847). Ithtar i Vikos dhe Bones. Bėri pėrpjekje pėr bashkimin e mėsimit tė Bones me disa konceptime sociologjike dhe politike me orientim specifik religjioz. Balanshi ishte edhe socialist i krishter i cili nė filozofi shpesh mbrojti tezat mistike.
    Veprat kryēsore: Du sentiment considėrė ditns son rapport a vec la li-terature (1802); Essai sur les instituti-ons sociales (1818).
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #155
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BALANSH, Pjer Simon


    BALANSH, Pjer Simon, (BALLANCHE, Pierre Simoni,
    filozof franc. (1776-1847). Ithtar i Vikos dhe Bones. Bėri pėrpjekje pėr bashkimin e mėsimit tė Bones me disa konceptime sociologjike dhe politike me orientim specifik religjioz. Balanshi ishte edhe socialist i krishter i cili nė filozofi shpesh mbrojti tezat mistike.
    Veprat kryēsore: Du sentiment considėrė ditns son rapport a vec la li-terature (1802); Essai sur les instituti-ons sociales (1818).

    ---------------------
    BAKRADZE, Konstantin


    BAKRADZE, Konstantin, Spiridonoviē (BAK.RADZE, Konstantin, Spiridonovic),
    filozof gruzin (1898-). Nga viti 1940 ėshtė profesor i logjikės nė Universitetit e Tbilisit. Merret edhe me histori tė filozofisė (me idealizmin klasik gjerman), mirėpo punimet kryesore i shkroi nė fushėn e logjikės. Numrin mė tė madh tė veprave rribi materializmin dialektik dhe historik i shkroi nė gjuhėn gruzitane.
    Veprat kryesore: Logjika (1951); Sistemi dhe metoda e filozot'isė sė Hegelit(1958).
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #156
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BAJER, Vilhelm, Rajmund


    BAJER, Vilhelm, Rajmund, (BEYER, Wilhelm, Raimund),
    filozof gjerm. (1902-). Themelues i Shoqatės Inter-nacionale tė Hegelit. Pas luftės njė ko-hė tė gjatė jetoi nė Munih dhe pastaj nė Salcburg. Mė vonė bėhet profesor pėr teorinė e shtetit dhe tė sė drejtės nė Universitetin Humbolt nė Berlinin Lindor. Ėshtė organizator i shumė kongreseve tė Hegelit nė tė cilat u an-gazhuan kryesisht filozofėt nga vendet socialiste tė Lindjes.
    Veprat kryesore: Hegelbilder. Kri-tik der Hegel-Deutungen (1964); Imunitat als Privileg (1966).

    ------------------
    BAHTIN, Mihail Mihajlloviē


    BAHTIN, Mihail Mihajlloviē (BAHTIN, Mihail Mihajlovic),
    filozof rus i gjuhės dhe estet (1895-1975). Mendon se parimi i vlerėsimit imanent tė veprės letrare ėshtė parim metodologjik nė studimin e letėrsisė, dhe kėtė e zbaton sidomos nė hulumtimin e poetikės sė Dostojevskit. Raportin ndėrmjet marksizmit dhe tė filozofisė pėrpiqet ta ndriēojė nga tri shkallė. Derisa nė nivelin e parė objekt i hulumtimit ėshtė problematika e pėrgjithshme e filozofisė linguiste duke marrė parasysh rėndėsinė e saj pėr marksizėm, dhe nė tė dytin kuptimzimi i rrugėve specifike tė filozofisė marksiste tė gjuhės, nė nivelin e tretė objekt hulumtimi ėshtė kontributi marksist pėr format historike dhe konstruksionet e shprehjes gjuhėsore. B. u mor edhe me studimin e Rablesė dhe tė «kultu'rės» specifike «tė tė qeshurit» tė karnevaleve mesjetare.
    Veprat kryesore: Marksizam i Hl-zoHja jezika (1929); Problemi poetike Dostojevskog (1963).
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #157
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BADER, Franc Ksaver


    BADER, Franc Ksaver (BAADER, Franz Xaver),
    teolog, filozof dhe sociolog gjerm. (1765-1841). Nė fillim ishte mjek, kurse nga viti 1826 profesor i teologjisė dhe i filozofisė nė Munih. Ishte mendimtar mistik katolik qė mbėshtetej mė shumė nė pikėpamjet e Kabalės, tė Jakob Bemes, tė V. Vajgelit, tė St. Martinit, tė Fihtes dhe para sė gjithash tė Shelingut, nė tė cilin mė vonė edhe vetė ndikoi shumė. Zhvillimi jetėsor i njeriut ėshtė mu si ai i zotit dhe njeriu mund tė di pėr veten aq sa zoti di pėr tė. Jeta njerėzore ėshtė pėrcaktuar si fillim nėpėrmjet mėkatit, dhe ka si qėllim shėlbimin - porse edhe vetė zoti zhvillohet nga paraqenia e errėt, e pamend deri te mendja absolute. Nė sociologji mendon se lėvizjet revolucionare janė pasojė e varfėrimit gjithnjė mė tė madh tė masave qė krijohet pėr shkak tė prodhimit nga makinat dhe se kundėrshtitė brenda shoqėrisė kapitaliste mund tė zgjidhen vetėm duke u mbėshtetur nė autoritetin dhe nė besimin e kishės katolike.
    Si militant katolik, B. konsideron se gabimi themelor i tėrė filozofisė irreligjoze ėshtė mendimi se liria e njeriut presupozon ekzistimin absolut tė pavarur pa ndihmėn e zotit. B. ia mohon njeriut haptazi tė drejtėn pėr autonomi, prandaj filozofia e tij qė ėshtė e mbushur me njė frymė katolike ultramontane - paraqiste njė parashtrim karakteristik dhe tė hapėt (shumė mė tė hapėt sesa e tregon kėtė filozofia e mėvonshme katolike) tė filozofisė konsekuente arkireaksionare.
    Veprat kryesore: Fermenta cognitionis (4 vėll. 1822-24); Vorlensungen iiber spekulative Dogmatik (1827-38); Schriften zur Gesselschaftsphiloso-phie.


    PS:
    Postimi i fundit, jam lodhur more...lexim te mire
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #158
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Filozofet jane nje tufe budallenjsh qe e kane pergjumur realietin e jetes.Zhvillimi njerezor ne te gjitha aspektet eshte i lidhur me venien ne praktike te asaj qe krijon ne saje te aftesive intelektuale.Me thoni nje filozof te vetem qe idete dhe mendimet e tij i vuri ne praktike gjate jetes vet.Shumica e filo-trapeve te greqise lashte jetonin mbrenda ne fuci tere diten e jepnin keshilla qe nuk duhet me qene pertac,duhet me punuar,duhet me bere keshtu e duhet me bere ashtu....vete asnjehere nuk i zbatuan.Filozofet per mendimin tim jane njerez te papune.pik
    Te mirat jane te ndara nga te keqiat.Ai qe don me ul koken e me bere dicka te mire,nuk ka nevoje te sakrifikoje lesht e bithes duke shkrojtur zarathustra e kapitale qe nuk i hyn ne pune tre cerekut botes.Filozofet u komunikojne tjereve e harrojne veten.Mos e beni komplekse jeten tuaj me filozofira te panevojshme.Gjerat jane ndare me se miri..e bardha eshte e bardhe e zeza e zeze.

    ps..Kush eshte i afte te sjelle nje filozof qe idete,mendimet dhe vizionet e tij pjeserisht i zbatoi...nese nuk beni dot kete sillni njerin qe u frymezuan tjeret me idete e tij e arriten te bejne dicka te mire per njerzimin.Filozofet jane peshe e vdekur.Si pasoje e gomarlliqeve te marks nice leshminjve linden nazizmi i budallenjve dhe komunizmi i pabreksave.

    Per mua shembull ideal ne mendim dhe zbatim mbetet HAINE,pamvaresisht se vdes ne moshe te re ka thene perla te paarritshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 19-05-2005 mė 09:12
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  9. #159
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga FLORIRI
    Filozofet jane nje tufe budallenjsh qe e kane pergjumur realietin e jetes....
    Vazhdoj te mahnitem me popullin...'it takes all kinds' thone amerikanet..

    P.S. E pastaj me thote Kuqja mua 'ke faj' :P
    ... po kur tha Luftar Pajo ne ate skecin qe ja vodhen lopen e i thoshin te tere 'ke faj'... si tha ai..'Po mire re, po hajduti qe e vodhi...ai nuk ka faj fare ai re?"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diikush : 19-05-2005 mė 13:07

  10. #160
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Ti sillem nji filozof qe i ka zbatuar ne praktike apo i kane zbatuar te tjeret e ka dale me sukses filozofia e tij.Te them dikush me plot gojen..Tani per tani je askush..te pakten per mu ne kete teme
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  4. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  5. Shenjat e hipokritėve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 07:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •