Close
Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 166
  1. #141
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BAZALA, Albert



    BAZALA, Albert,
    shkrimtar filozofie (Bėrno 1877-Zagreb 1947). Studioi nė Zagreb dhe nė qytete tė ndryshme tė Gjermanisė e nė Pragė. Nga viti 1909 ishte profesor inordinar, kurse nga viti 1912 deri nė vdekje (me disa ndėrprerje, domethėnė nė kohėn e «SHPK» kur u largua nga universiteti) profesor ordinar i filozofisė nė Universitetin e Zagrebit. Nė vitin 1912 themeloi Universitetin Popullor dhe u mor edhe me veprimtari peda-gogjike dhe arsimore. Me orientimin e vet themelor filozofik si aktivist voluntarist, B. e pėrfytyron njėmendėsinė si njė pleksje dinamike e shumė mėnyrave tė ekzistimit (material, bio-logjik, shpirtėror e formave tė tjera tė ekzistimit) dhe kishte qėndrim kritik ndaj tė gjitha formave tė intelektualizmit radikal.

    Duke mos qenė determi-nist origjinal nė mėnyrė tė veēantė lidhur me ēėshtjen e linsė, B. ishte ith-tar edhe i njė varg tezave tė njohura nė gnoseologji dhe ontologji, dhe mbrojti voluntarizmin specifik. Nė as-pektin filozofik, vepra mė origjinale e tij ėshtė «Rrėnja metalogjike e filozofisė», e cila ndonėse e vogėl pėr nga vėllimi, ėshtė njė nga veprat mė tė vlefshme tė filozofisė qytetare tė para-luftės. Ndėrkaq, Bazala, si personalitet i shquar filqzofik, ėshtė pėr ne pa dyshim krijuesi mė i rėndėsishėm i terminologjisė filozofike dhe ėshtė i njohur pėr Historinė e filozofisė sė tij, I e cila, ndonėse nuk ėshtė vepėr plotėsisht e pavarur, luajti njė rol jashtėzakonisht tė rėndėsishėm pedagogjiko-. arsimor nė vendin tonė.

    Nė «Historinė e filozofisė», Bazala e pėrkufizon filozofinė si «shkencė mė tė pėrgjithshme nė bazė tė botėkuptimit shkencor tė vėrtetuar, i cili dunet t'i plotėsojė kėrkesat e mendjes, tė krijojė pikėpamje mbi jetėn, e cila do t'i plotėsojė nevojat e natyrės dhe tė zemrės. Bazala njėkohėsisht konsideronte se «pėr asnjė shkencė nuk ėshtė aq e rėndėsishme njohja e historisė sė saj sesa pėr filozofinė».


    Veprat kryesore: Povijest filozofije (3 vėll. 1909 dhe 1912); Filozofski portret Franje Markovica (1921); Metalogtėki korijen filozofije (1924); Masaryk mislilac (1934).
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #142
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BAUMGARTEN, Aleksandėr Gotlib



    BAUMGARTEN, Aleksandėr Gotlib (BAUMGARTEN, Alexander Gottlieb),
    filozof gjerm. (1714-1762). Nxėnės dhe ithtar i filozofisė sė Volfit. Nė veprėn e tij Meditationes philosophicae de nonulis ad poema partinenti(1735) pėr herėn e parė nė historinė e filozofisė u pėrdor shprehja estetikė. B. dallon filozofrnė teorike e cila pėrbėhet nga metafizika dhe fizika dhe filozofinė praktike e cila pėrfshin etikėn dhe filozofinė e sė drejtės, dhe gnoseologjinė brenda sė cilės gjendet estetika si shkencė mbi njohjen ndijore dhe logjika si shkencė mbi njohjen racionale.

    Dhe derisa logjika i shkoqit veprimet e intelektit, pėrcakton rregullat e tė menduarit dhe dėshiron ta drejtojė konkluzionin tonė dhe veprimtarinė shkencore, estetika hulumton njohjen ndijore, zbulon ligjet e saj dhe i bėn norma tė krijimit artistik. Nė «Estetikėn» e njohurtė tij, B. e pėrkufizon tė bukurit si pėrsosmėri tė njohjes ndijore, ndėrsa karakteristika tė qenėsishme tė artit (tė cilat ekzemplifikojnė nė poezi) i konsideron: pasurinė, madhė-sinė, tė vėrtetėn, qartėsinė, bindshmė-rinė dhe jetėn.

    Ndonėse B. i takonte Shkollės racionaliste tė Lajbnicit dhe tė Volfit, prapėseprapė pėrkufizimi i tė bukurit me tė cilin fillon «Estetika» nuk pėr-mban nė vete tendencėn e pėrēmimit ose tė vlerėsimit mė tė ulėt tė fuqisė sė njohjes ndijore ndaj fuqive tė tjera tė njohjes, aq karakteristike pėr atė shkollė. Tė bukurit ėshtė pėrsosmėri e njė fuqie specifike tė njohjes dhe brenda saj ajo ėshtė ajo mė e larta: perfectio cognitionis sensitivae.
    Baumgarteni e themeloi sistemin e parė filozofik tė estetikės sė pėrsiatur, tė cilėn e pėrcaktoi si shkencė tė pava-rur dhe autonome. Ai shprehu nė mėnyrė shumė konsekuente njė varg idesh (dhe para sė gjithash idenė e in-dividualitetit) tė cilat edhe mė parė ishin paralajmėruar fragmentarisht, mirėpo pikėrisht nė shekullin XVIII kishin fituar rėndėsinė e mendimit epokal. Andaj, roli i tij nė historinė e filozofisė nuk qėndron vetėm nė fak-tin se zbuloi emrin e njė shkence tė re (sikurse shpeshherė interpretohet si-pėrfaqėsisht), por pse «Estetika» e tij njėmend pėrbėn bazėn dhe pikėnisjen e tėrė estetikės evropiane tė re.


    Veprat kryesore: Metaphvsica (1739); Ethica" philosophica (1740); Aesthetica( 1750-1758).
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #143
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BAUMAN, Julius


    BAUMAN, Julius (BAUMANN, Julius),
    filozof gjerm. (1837-1916) Ithtar i Loces, prof. nė Gėtingen. Ėshtė pėrfa-qėsues i tė ashtuquajturit idealrealizėm, sipas tė cilit, janė apriore format tona tė tė menduarit dhe intuitat, mirėpo megjithkėtė diēka u pėrgjigjet , edhe nė realitetin. Nė veprat e mėvon-shme pėrkrah tezėn mbi nevojėn e krijimit tė lirė tė komunave nė bazė tė botėkuptimit shkencor dhe pa mbė-shtetje nė traditėn religjioze.


    Veprat kryesore: Phiiosophie als Orientierung uber die Welt (1872); Elemente der Philosophie: Logik, Er-kenntnistheorie und Metaphysik, Mo-ral (1891); Die Grundlegenden Tat-sachen zu einer wissenschaftlichen Wehund Lebensansicht (1894).

    -----------------------------------
    BAUH, Bruno


    BAUH, Bruno (BAUCH, Bruno),
    filozof gjerm. (1877-1942). Prof. i filozofisė nė Jenė. Si neokantist nė fillim ishte i afėrm me Shkollėn e Badenit. Mė vonė u pėrpoq tė sintetizonte disa
    teza tė drejtimit tė Marburgut dhe tė Badenit tė filozofisė neokantiste. U mor nė mėnyrė tė veēantė me problemet e etikės, tė kulturės, tė historisė dhe tė filozofisė sė tė drejtės.


    Veprat kryesore: Immanuel Kant (1917); Wahrheit, Wert und Wirklichkeit (1923); Die Idee (1926); Grundzüge der Ethik (1935).


    -------------------------------
    BAUER, Antun


    BAUER, Antun,
    argjipeshkėv i Zagrebit, shkrimtar teologjie dhe filozofie (Bteznicė 1865-Zagreb 1937). Prof. i filozofisė dhe i teologjisė nė Fakultetin Teologjik tė Zagrebit, nga viti 1914 arqipeshkėv. Nė horizontin dhe caqet e filozofisė tomistike u mor me filozofinė bashkėkohėse evropiane dhe si-domos me tezat e Vuntit mbi njohjen. Duke aplikuar rigorozisht metodolo-gjinė skolastike, dha edhe disa teza origjinale metafizike.


    Kryevepra filozofike: Opca metafizika ili ontologija (1894).
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #144
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BATO, Sharl



    BATO, Sharl (BATEAUX, Charles),
    estet franc. (1713-1770). Njė nga este-tėt mė tė njohur tė shekullit XVIII. Parimi themelor, nga cili mund tė zbulohen tė gjitha ligjet e tjera tė ve-ēanta tė gjerave artistike, sipas Batosė, ėshtė imitimi (mimezis). Ky parim «mund tė aplikohet edhe nė poezi, nė pikturė, nė muzikė dhe nė artin e lė-vizjes», dhe ai qė depėrton nė kėtė pa-rim elementar, mund t'i nxjerrė prej tij tė gjitha ligjet e veēanta. Ndėrkaq, arti nuk e imiton natyrėn nė pėrgjithė-si, por natyrėn e bukur. Me fjalė tė tjera, artet duhet tė zgjedhin pjesėt mė tė bukura tė natyrės pėr tė krijuar njė tėrėsi tė zgjedhur e cila do tė ishte mė e pėrsosur se vetė natyra, dhe qė megjithėkėtė nuk pushon tė jetė naty-rore. B. konsideronte se ekzistojnė tri lloje tė arteve: artet mekanike ose tė aplikuara (domethėnė ato qė punohen me interes); artet zbukuruese (pėr ne~ vojė dhe kėnaqėsi - p.sh. arkitektura) dhe nė fund artet e bukura nė kupti-min e vėrtetė pa kurrfarė qėllimi. Kėto nuk ekzistojnė pėr tė arritur ndonjė dobi ose pėr tė kėnaqur ēfarė-do nevoje jetėsore. Karakteristikat kryesore tė bukurisė, sipas Batosė, janė qartėsia, gjallėria, lehtėsia, risia, uniteti, ritmi dhe harmonia. B. kėrkon nė mėnyrė karteziane qė ideja e qartė dhe e kthjelltė tė bėhet bazė e filozofisė, prandaj kėrkon qė nė kėtė drejtim «tė kthjellohen mjegullat» edhe lidhur me artin.


    Veprat kryesore: Les beaux arts rė-duits en un mėtne principe (1764); Cours de belles-lettres (1747-1750).
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #145
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BASHLAR, Gaston-Luj-Pjer


    BASHLAR, Gaston-Luj-Pjer (Bachelard, Gaston-Luis-Pierre),
    filozof franc. (1884-1962). Nė fillim ishte profesor i matematikės, i fizikės dhe i kimisė, mė vonė u bė profesor i historisė dhe i filozofisė sė shkencės nė Dizhon (1930-40) dhe pastaj nė Sorbonė (nga viti 1940-1945). Nė veprat e tij merret nė radhė tė parė me ndikimin e zbulimeve bashkėkohore shkencore nė strukturėn e frymės dhe shfaq besimin e vet ndaj shkencės bashkėkohore. Ndonėse kjo shkencė e shqetėson dhe e habit frymėn, ajo e lejon t'i zgjerojė jashtėzakonisht kufijtė e saj. Duke pėrkrahur tė ashqutuajturin «racionalizėm tė hapur» dhe «frymėn e re shkencore», ai konsideron se pėr shumė punėtorė shkencorė «tė cilėt me pasion kalojnė njė jetė pa pasione, interesimi pėr problemet e sotme i pėrgjigjet interesimit shpirtėror parėsor nė tė cilin kemi tė bėjmė me vetė fatin e arsyes». (Fryma e re shkencore).
    Pėr B. tė lexosh, tė mendosh dhe tė ėndėrrosh do tė thotė t'i kthehesh vetvetes dhe tė mund tė kuptosh se «shpesh nė zemrėn e vetė qenies, qenia ėshtė bredhje poshtė e pėrpjetė» si dhe fakti se «gjithė ardhmėria e tė menduarit qėndron nė rikonstruksionin e frymės». Nė «ėndėrrimin poetik» B. njohu qenien tonė ėndėrruse, dhe pikėrisht atė «qė lumturisht ėndėrron, aktivisht nė ėndėrrimin e vet, posedon tė vėrtetėn e qenies...»


    Veprat kryesore: L'intuition de l'instant (1932); Le dialectique de la durėe(1933); Le nouvel esprit scienti-/7
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #146
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BATĖMOR, Thomas


    BATĖMOR, Thomas (BOTTOMORE, Thomas),
    sociolog dhe filozof angl. (1920-). Profesor nė Venkuver (Kanadė). Ka merita pėr pėrtėritjen e kuptimit burimor tė filozofisė marksiste. Pėrktheu Dorėshkrimet ekonomiko-filozofike tė Marksit. Shkroi mė shumė punime nga fusha e teorisė sė pėrgjithshme sociologjike, tė stratifijcacionit shoqėror dhe tė filozofisė sė marksizmit. B. konsideron se zhvillimi i mendimit tė Marksit nga punimet e hershme deri te punimet e vonshme tregon tendencėn nga filozofia e his-torisė kah teoria shkencore e shoqėri-sė. I hapur dhe i guximshėm, shpesh edhe polemik, B. nuk kėnaqet me kundėrshtimin e kulluar tė ideve por shpesh pėrpiqet t'i lidhė kauzalisht me ngjarjet shoqėrore.


    Veprat kryesore: Elites and Socie-fy(1964); Classes in Modern Society (1965); Sodology(l97l); Marxist So-ciology (1975);
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #147
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BASH, Viktor


    BASH, Viktor (BASCH, Victor),
    filozof franc. (1863-1944). Prof. nė Nasi dhe mė vonė nė Paris, ku ligjėroi shumė vjet estetikėn. Nė vitin 1926 bėhet kryetar i Lidhjes pėr tė Drejtat e Njeriut. Ishte antifashist i shquar, gjatė okupacionit e vranė nacionalsocialistėt.
    Nė trajtesat estetike tė tij, i pari nė Francė pėrdori nocionin tė depėrtuarit nė mėsim (Einfuhlung), duke e shpjeguar si empati, pėrkatėsisht «simpati simbolike». Mosinteresimi estetik, qė nė tė vėrtetė e largon artin nga jeta dhe e shndėrron nė lojė, krijohet sipas B., pikėrisht nga aftėsia e zotėrimit tė egoizmit praktik, e vetėzgjėrimit nė sende dhe nga aftėsia e depėrtimit nė sendet rreth nesh.


    Veprat kryesore: L'Esthėtique de Kant (1896); La Poetique de Schiller (1897); La philosophie allemande au XlXe s. (1912); Essais d'esthetique et de la philosphie (1934).
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #148
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BASTA, Danilo


    BASTA, Danilo,
    shkrimtar filozofie (Zrenjanin, 1945 -). Punon nė Fakultetin Juridik nė Beograd. U doktorua me tezėn «Fihte dhe revolucioni francez» dhe shkroi pėrveē tė tjerash edhe disa studime tė rėndėsishme pėr Ni-ēen. Pėrktheu Kantin dhe Fihten.


    Veprat kryesore: Kantova politidka filozofija (1980). Fichte i francuska revolucija (1980).

    --------------------
    BART, Roland


    BART, Roland (BARTHES, Roland),
    eseist, kritik dhe estet franc. (1915-1980). Njė nga pėrfaqėsuesit mė tė njohur tė «Kritikės sė re» nė Francė. B. u mor me ēėshtjet e gjuhės dhe tė semiologjisė, kurse mashtrimet themelore tė kritikės sė vjetėr i shihte nė paaftėsinė e saj qė t'i shqyrtojė simbolet dhe njėherėsh edhe raportet reciproke tė kuptimeve. B. konsideronte se ėshtė absurde ta vėshtrosh veprėn si pasojė tė ndonjė shkaku tė jashtėm; vepra ėshtė «tregues i tė treguarit», sistem i shenjave qe pėrmban njė burim dhe rrėnjė tė pafund tė kuptimit. Duke luftuar me shumė tė drejtė kundėr sociologjizimit vulgar tė analizės kritike letrare, B. deri diku izoloi dhe formalizoi metodėn e vet, prandaj qortohet shpesh pėr hermetizmin qė injoron disa komponente qenėsore tė veprės, madje edhe koordinatat filozofike tė klimės shpirtėrore nė tė cilėn jeton ajo.


    Veprat kryesore: Le Degrė zero de l'ėcriture (1953); Mythologies (1957); Sur Racine (1963) ; Essais critiques (1964); Elements de semiologie (1964); Critique et vėrite (1964); Njė pėrmbledhje nga verapt e B. ėshtė pėr-kthyer nė serbokroatishte me titull «Knjizevnost, mitologija, semiologija (1971).
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #149
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BART, Paul


    BART, Paul (BARTH Paul),
    filozof dhe sociolog gjerm. (1858-1922). Prof. nė Lajpcig. Mbron tezėn se njohja unike e ēdo gjėje ekzistuese mund tė arrihet vetėm si shumė e rezultateve tė shkencave tė veēanta. Konsideron se shkencat historike varen nga shkencat natyrore. Mohonte pikėpamjet e neo-kantistėve, tė Vindelbandit dhe tė Rikertit, mirėpo ai gjithashtu u pėrpoq tė kritikonte «materializmin historik» pėr shkak «tė njėanshmėrisė ekonomike».


    Veprat kryesore: Die Philosophie der Geschicbte als Soziologie (1897); Die Geschichtsphilosophie Hegels und der Hėgelianer bis auf Marx und Hartmann (1890); Die Stoa (1903).
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #150
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BART, Karl


    BART, Karl (BARTH, Karl),
    teolog dhe filozof zvic. (1886-1968). Profesor nė Mynster dhe nė Bon, pastaj nė Bazel, antifashist i shquar. Njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm bashkėkohės tė tė ashtuquajtures teologji dialektike.
    Mendimi i B. niset nga interpretimi kritik i filozofisė sė ekzistencializmit, kurse nė saje tė shumė ligjeratave, tė letrave dėrguar tė burgosurve dhe tė veprave u bė pėrfaqėsues i shquar i teologjisė reformiste. Ishte njė mendimtar jashtėzakonisht interesant qė u mor me shumė probleme aktuale tė botės bashkėkohėse. Ndonėse e qortoi humanizmin ngase synoi vendosjen e njeriut nė vend tė perėndisė, prapėseprapė ai ėshtė shumė kritik dhe polemik edhe ndaj formave tė ndryshme tė katolicizmit. Nė kėtė drejfim ėshtė karakteristik artikulli i tij me titull «Besimi nė Zbulesen ėshtė liberal», i cili ėshtė botuar nė buletinin e punimeve shkencore «Ē'do tė thotė liberale».


    Veprat kryesore: Wort Gottes und die Theologie (1924); Die Theologie und die Kirche (1928); Die kirchliche Dogmatik (1932).
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  4. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  5. Shenjat e hipokritėve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 07:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •