Close
Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 166
  1. #131
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BENTHEM, Xheremi


    BENTHEM, Xheremi (BENTHAM, Jeremy),
    filozof angl. (1748-1832). Njė kohė ishte avokat, pastaj mėsues privat. Ėshtė pėrfaqėsuesi mė i rėndėsishėm dhe themeluesi i utilitarizmit drejtim nė etikė dhe nė filozofi pėrgjithėsisht, i cili si parim themelor dhe kriter tė veprimit moral e ka dobinė. Ndėrkaq, pėr Benthemin, qėllimi mė i lartė i njėrėzimit pėrfshihet nė parullėn e njohur tė tij «Lumturia mė e madhe per numrin mė tė madh tė njerėzve>> (the greatest happines for the greatest number). Utilitarizmi i Benthemit inspirohet para sė gjithash nga kuptimi i angazhuar pėr dobinė e pėr-gjithshme. Pėr realizimin e kėtij qėllimi kėrkoi kritere saktėsisht tė caktuara sipas tė cilave do tė mund tė matej vlera e mėnyrave tė ndryshme tė veprimit si pėr tė mirėn e vetė atij pėr tė cilin kryhet veprimi, ashtu edhe pėr bashkėsinė. Nė kėtė mėnyrė krijoi tabelat e vlerave dhe tė jovlerave, nė tė cilat janė skicuar marrėdhėniet dhe nevojat e ndryshme invididuale dhe sociale, ėndja dhe joėndja me pasojat pėrcjellėse tė dobishme ose tė dėmshme.

    E mira, pėr B. janė kėnaqėsia dhe lumturia, kurse e keqja ėshtė dhembje, kėshtu qė gjendja e caktuar ėshtė mė e mirė se tjetra nėse pėrfshin njė shumė mė tė madhe tė kėnaqėsisė nė krahasim me dhembjen ose njė shumė mė tė vogėl tė dhembjes nė krahasim me kėnaqėsinė. E mira ėshtė lumturia e pėrgjithshme, mirėpo meqė secili individ shkon pas lumturisė vetjake, ėshtė punė e ligjdhėnėsit tė harmonizojė tė pėrgjithshmen dhe tė veēantėn, pėrkatėsisht t'i harmonizojė interesat private. Pėr shembull, tė pėrmbajturit nga tė vjedhurit ėshtė nė interesin e pėrgjithshėm, por jo edhe nė interesin tim pėrveē nėse ekziston veprimi i ligjit penal qė ėshtė mjet pėr pajtimin e interesit individual me interesat e bashkėsisė. Nė fillim ishte konservativ, ndėrsa mė vonė mbrojtės i demokracisė dhe ateist, mirėpo tėrė jetėn ngeli i matur dhe kundėrshtar i kryengritjeve («Luftėrat dhe kryengritjet janė mė tė mira kur lexojmė mbi to, mirėpo paqja dhe qetėsia mė lehtė pėrballohen»).

    B. nė bazė tė tezave tė tij mbi «interesin e kuptuar drejt» kėrkoi tė bėhen reforma nė njė seri entesh tė shoqėrisė qytetare. Mirėpo, njėkohėsisht ngeli nė suazat e moralit tė vetė kėsaj shoqėrie, duke absolutizuar vlerat themelore tė saj, kėshtu qė edhe Marksi e quajti «gjeni tė marrisė borgjeze».


    Veprat kryesore: Introduction to the Principles of Moral and Lėgislati-on (1780); Traitė de la Lėgislation civile et penale (1802); Deontology, or the Science ot'Morality (2 vėll. 1834). Veprat komplete nė 11 vėllime i botoi John Bovvring nė vitin 1838-43.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #132
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BENSE, Maks


    BENSE, Maks (BENSE, Max),
    estet gjerm. (1910 -). Profesor nė Jenė dhe Shtutgart. Me A. Molesin ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit kryesorė tė tė ashtuquajturės estetikė informacioni, e cila te ai pėrpiqet nė mėnyrė specifike tė gjejė urėn ndėrmjet semiotikės dhe ontologjisė, madje edhe ndėrmjet fizikės dhe metafizikės. Nė «Estetikėn» e vet ka pėrmbledhur dhe plotėsuar studimet e mėparshme me qėllim themelor qė estetika klasike interpretuese «pėr tė parėn herė tė zėvendėsohet nga estetika shkencore moderne». Pėr ta shpėtuar artin nė kohėn tonė, nė tė cilėn teknika ėshtė bėrė realitet i pashmangshėm, ėshtė e domosdoshme t'i ndėrrojmė tė gjitfra parametrat e makro-estetikės sė vjetėr klasike sub-stanciale me njė mikro-estetikė moderne, funksionale, statistike dhe strukturale, Kjo do tė duhej tė ishte estetika e ardhmėrisė e cila ėshtė e privuar nga «sentimentalitetet banale» dhe e cila, e ndėrtuar nė bazė tė teorisė bashkėkohėse tė informacionit, duhet tė provojė sesi «veprimet racionale dhe empirike tė hulumtimit kanė pėrparėsi para atyre spekulative». Me kėtė rast diferencimit fizik tė ndonjė situate i pėrgjigjet diferencimi i gjen-djes sė vetėdijes, domethėnė informacioni. Pėr tė, informacioni, para sė gjithash, ėshtė njė rend i caktuar qė ėshtė i drejtuar kundėr ēfarėdo rastėsie dhe kundėr uniformitetit. Ndonėse pjesėrisht mė inventiv se pėrfaqėsuesit e tjerė tė estetikės sė informacioneve, B. i paraqet tė gjitha dobėsitė, madje edhe dėshtimet e plota tė kėsaj metode e cila, duke reduktuar artin nė disa-formula tė caktuara tė shprehura matematikisht, ai qėndron shpesh edhe mbi tė arriturat e estetikės sė vjetėr klasike. Me fjalė tė tjera, gjithė ajo qė nėpėrmjet zbatimit tė teorisė sė pėrgjithshme tė informacioneve nė estetikė mund tė skematizohėt nė mėnyrė statistike, ėshtė vetėm aksidentale dhe efemere pėr artin.


    Veprat kryesore: Technische Existenz (1950); Estetika(1965); Semiotik, Allgemeine Theorie der Zeichen (1967); Einfiihrung in die informationstheoretische Ästhetik (1969); Artistik und Engagement (1970); Die Realität der Literatur (1971).
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #133
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BENKOVIQ, Benko



    BENKOVIQ, Benko (BENKOVIC, Benko)
    filozof (rrethi i Zarės rreth 1460 - Judenburg, Austri 1523). Mendimtar kroat i Renesanses i cili si pjesėtar i urdhrit franēeskan u bė edhe: provincial i Dalmacisė. Ishte edhe profesor i teologjisė dhe i logjikės nė Entin e Lartė Shkollor Franēeskan nė Romė, ndėrsa nė vitin 1520 u zgjodh njė nga kėshilltarėt e gjeneralit tė urdhrit franēeskan.

    Nė veprėn e tij Navigium qė ėshtė; rne karakter sakral ekskortativ dhe qė tėrėsisht pėrshkohet nga meditimet fi-lozofiko-kontemplative, autori tregon se posedon njė kulturė tė jashtėzakonshme dhe njė rutinė nė metodėn diskursive skolastike, si dhe imagjinatė dhe elegancė tėrheqėse tė stilit. Nė kėtė vepėr janė shprehur nė mėnyrė simbolike edhe katėrfishsia aristoteliane e shkaqeve. B. gjithasbtu pėr nevojat e nxėnėsve tė tij pėrgatiti edhe njė tekst tė logjikės skolastike dhe gjithė jetėn propagandoi filozofinė e Duns Skotusit. Ishte kundėrshtar i intelektualizmit skolastik dhe pėrkrahte pikėpamjet voluntariste nė njohje. Me studimin e jetės dhe tė veprės sė B., filozof qė mė parė ishte shumė pak i njohur ndėr ne, u mor sidomos prof. dr. Maria Brida.


    Veprat kryesore: Navigium beate Marie virginis e venerabili patre Benedicto Benedicti... (1489); Scotiae subtilitatis epidiction (1520).
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #134
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BENJAMIN,Valter



    BENJAMIN,Valter (BENJAMIN Walter),
    filozof gjerm., kritik letrar, estet dhe socilog (1892-1941). Si marksist herėt mori pjesė nė lėvizjet revolucionare tė rinisė dhe botoi artikujt e parė nė revistėn «Der Anfang». Nė vitin 1917 shkon nė Universitetin e Bernit dhe sė shpejti njihet me Blohun dhe mė vonė me Llukaēin, Adornon, Brehtih dhe Horkhajmerin. Si aktivist i rrethanave intelektuale tė majtistėve evropianė, pas ardhjes nė pushtet tė Hitlerit emigron nė Paris, ndėrsa gjatė kohės sė okupacionit tė Francės, me rastin e ikjes, nga frika qė tė mos i dorėzohet Gestapos, pinė helmin.

    Benjamini, qė pak mė vonė iu bashkua Rrethit tė Frankfurtit, hyn nė radhėn e mendimtarėve marksistė mė tė ndritur tė shekullit tonė. Pėrveē studimit mbi kritikėn e forcės, shqyrtimeve «Vepra artistike nė kohėn e riprodhimit tė vet teknik», «Shkrimtari si prodhues», «Fati dhe karakteri» e tjera, B. shkroi edhe njė seri artikujsh, analiza dhe komente letraro-historike p'ėr disa vepra (nė radhė tė parė pėr ato tė Helderlinit, tė Kafkės dhe tė Brehtit). Duke trajtuar problemin e progresit, u konfrontua nė mėnyrė kritrke me pikėpamjen socialdemokrate nė atė kohė dominuese. Sipas B., historia nuk mund tė jetė homogjene dhe kohė e zbrazėt, por kohė e mbushur me tė tanishmen, kėshtu qė ajo nuk ėshtė renditje e thjeshtė e kontinuar e ngjarjeve. B. nė kėtė drejtim kritikoi edhe tė vizatuarit optimist naiv tė historisė si pėrparim tė vazhdueshėm nė botėn bashkėkohore. «Vetėm revolucioni permanent ėshtė nė gjendje ta pėrfundojė luftėn permanente, ndėrsa e drejta policore nė tė suprimohet nė ēastin kur shteti, Ucili me ēdo kusht dėshiron t'i realizojė qėllimet e veta empirike, nuk mund t'i zbatojė me anėn e rendit juridik pėr shkak tė dobėsive tė veta».
    B. para sė gjithash nė eseun mjaft tė madhe «Vepra artistike nė kohėn e riprodhimit tė vet teknik» tematizoi problemin e futviit tė artit, duke provuar vjetėrsimin e formave tradicionale artistike (drama, epika, lirika) dhe nevojėn e heqjes sė njė numri tė caktuar tė nocioneve tė vjetra (estetike) siē janė krijimtaria, gjenialiteti, vlera e amshueshmėrisė, sekreti e tė tjera. Restriksionin e teorisė estetike nė kuptimin e traditės, B. e interpreton si diēka qė del nga motivet politike reaksionare dhe fashiste. Nė kėtė drejtim, sipas B., pėr pėrkufizimin e ri tė teorisė artistike nocioni i teknikės ėshtė qendror, ngase me kėtė kapėrcehen jo vetėm kategoritė estetike tė formės dhe tė pėrmbajtjes, por mund tė pėrfundojė mosmarrėveshja mbi varėsinė e tendencės politike dhe tė kualitetit artistik tė njė vepre (teknika letrare mė e pėrpunuar garanton kėshtu tendencėn e mirė politike sikurse edhe kualitetin letrar). Nė teknikėn e njė vepre mund tė lexohet pra, edhe funksioni shoqėror politik i saj. Shembull i njė praktike tė tillė pėr B. ka qenė teatri epik i Brehtit, nė tė cilin teknika e pėrparuar e filmit dhe e radios janė hyrje tė «transformuara» nė dramaturgji. Teatri epik ėshtė paradigmė e njė praktike tė tillė, e cila mund tė tre-gojė tė drejtėn e ekzistimit tė artit si organpn i sė vėrtetės, tė cilin i pari me plot seriozitet e vuri nė dyshim Hegeli, duke proklamuar vdekjen e artit nė qoftė se e shtron kėrkesėn pėr njėmendėsimin e sė vėrtetės sė Absolutit nė mediumin e intuitės.

    Ndonėse jo i njė formati tė madh, B. edhe sot ėshtė jashtėzakonisht aktual edhe si strateg i ngjarjeve revolucionare bashkėkohore dhe para sė gjithash si teorik brilant i situatės «postestetike» tė artit.


    Veprat kryesore janė tė pėrmbledhura nė: Zur Kritik der Geuult und :indere Au/~s;itze (1965-67). Nė Jugosllavi janė pėrkthyer shumė ese tė tij nė librat «Uz kritiku sile» (1971) dhe £se/;'(1974).
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #135
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BENEKE, Fridrih Eduard



    BENEKE, Fridrih Eduard (BENEKE, Friedrich Eduard),
    filozof gjerm. (1798-1854). Gjatė kohės kur jetoi Hegeli, si kundėrshtar i tij, nuk mundi tė bėhej profesor i universitetit. Pėr mė tepėr, nė vitin 1822 iu ndalua tė mbante ligjėrata pėr shkak tė tezave empirike dhe relative riė etike. Vetėm pas vdekjes sė Hegelit (1831), u emėrua profesor inordinar nė Berlin.

    B. ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė psikologjizmit dhe armik radikal i ēdo filozofie spekulative. Ndėrkaq, pėr Kantin thotė se ka meritė qė e ngriti nė nivelin e parimit shkencor tezėn mbi pėrvojėn si themel dhe burim tė gjithė diturisė. Mirėpo, metoda transcendentale ėshtė fajtore pėr tėrė rrugėn e gabueshme tė mėtejme tė filozofisė, e cila, sipas Benekes, nuk guxon tė bjerė as nė ppzitat e apriorizmit as tė empirizmit ekstretn. Njė qėndrim tė kėtillė e mundėson vetėm metoda psikologjike sepse pikėrisht psikologjia ėshtė disiplinė themelore filozofike, ndėrsa tė gjitha tė tjerat janė vetėm aplikim i psikologjisė nė fushat e veēanta specifike (etikė, estetikė, logjikė e tjera). Psikologjia ėshtė shkencė natyrore mbi pėrvojėn e brendshme dhe duhet tė pėrdor metodat natyrore-shkencore. Shpirti ėshtė sistem i forcave nė zhvilllm, kurse uniteti i tij ėshtė dinamik.
    Shpirti, konsideronte B., nuk mund tė paramendohet si krejtėsisht pasiv, pa aftėsitė e veta imanente, ai u del pėrpara nxitjeve dhe kėshtu sipas rregullimit edhe i pret. Mirėpo edhe nga karakteri i ndikimeve tė jashtme varet gjithashtu si db tė pranohen nė shpirt dhe tė vendosen nė tė. Andaj me rastin e njohjes sė sendeve, shpirti nuk vepron as krejtėsisht nė mėnyrė subjektive as objektive, sepse tė njohurit nuk ėshtė pasqyrim i thjeshtė i sendeve.


    Veprat kryesore: Erfahrungssee-lenlehre als Grundlage alles Wissens (1820); Neue Grundlegung zur Meta-physik (1822); Grundlegung zur Phy-sik der Sitten (1822); Lehrbuch der Logik als Kunstlehre des Denkens (1832); lehrbuch der Psychologie als Naturwissenschaft (1833); System der Logik als Kunstlehre des Denkens (2 vėll. 1842); Die neue Psychologie(1845).
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #136
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BEJKĖN, Roxher


    BEJKĖN, Roxher (BACON, Roger),
    filozof dhe polihistor angl. (midis vitit 1210 dhe 1214 deri rreth 1294). Studioi nė Paris gjashtė vjet, u bė anėtar i urdhrit franēeskan, u kthye nė Oksford dhe u mor me punė shkencore dhe pedagogjike, e cila e bėri shumė tė popullarizuar. Disa biografė tė tij pohojnė se R. Bejkėni shpenzoi pėr tė bėrė eksperimente tėrė pasurinė e tij me njė vlerė prej 2000 funtash. Sė shpejti, pas denoncirpit nga ana e Bonaventures, largohet nga katedra dhe vihet nėn mbikėqyrje rigoroze. Nė vitin 1273 burgoset nė burgun e manastirit nga i cili del nė vitin 1292, drejtpėrdrejt para se tė vdesė.

    R. Bejkėni, i cili nė veprat e tij pėrfshiu dituri enciklopedike tė madhe dhe qė mori titullin «doctor mirabilis», kritikoi ashpėr korruptimin dhe ēoroditjen e hierarkisė sė lartė kishtare dhe pėr kėtė arsye u pėrsekutua dhe u burgos aq shumė, duke qenė nėn presionin mizor tė franēeskanėve dhe tė dominikanėve. «Tėrė priftėria» - shkruan R. Bejkėni - «ėshtė dhėnė pas kryelartėsisė, luksit dhe lakmisė sė pangopur». Duke mos u pėrkulur para ēfarėdo «autoriteti pa bazė dhe tė padenjė», B. mėnjanonte radikalisht ēdo fshehje tė paditurisė me maskėn e urtėsisė fiktive dhe tė paramendimit kryelartė tė sunduesve.

    Duke shqyrtuar lėndėn e filozofisė dhe raportin e saj ndaj shkencave tė tjera, B. pohon se metafizika ėshtė shkencė e pėrgjithshme teorike e cila shpjegon marrėdhėniet ndėrmjet shkencave tė veēanta, u jep premisat fillestare, mirėpo edhe vetė duhet tė bazohet nė rezultatet e hulumtimit tė kėtyre shkencave. Ndonėse me shumė teza tė veta ėshtė i afėrm me konceptin e Augustinit dhe tė Platonit, Bejkėni mohon tėrė diturinė e deriatėhershme dhe sidomos metodėn skolastike dhe thekson rėndėsinė e pėrvojės dhe tė hulumtimeve tė pavarura shkencore-eksperimėntale. Pėrvojėn e ashtuquajtur tė brendshme duhet dalluar nga ajo e jashtme, e cila nėpėrmjet ndijimeve arrin te njohja dhe paraqet bazėn e shkencės sė vėrtetė eksperimentale (scientis experimentalis). «Mbi tė gjitha dituritė dhe shkathtėsitė spekulative qėndron shkathtėsia e ushtrimit tė eksperimenteve dhe kjo shkencė ėshtė mbretėreshė e tė gjitha shkencave».

    Anticipimet e jashtėzakonshme tė shumė zbulimeve tė mėvonshme (B. nė veprat e tij parashikoi edhe lokomotivėn, automobilin, anijen, madje edhe aeroplanin dhe me orė tė tėra bėri vėzhgime tė errėsimit tė Diellit, tė Hėnės e tė tjera), e bėjnė kėtė mbrojtės tė hershėm tė eksperimenteve, njė nga personalitetet shkencore mė interesante tė shekullit XIII, pavarėsisht nga disa elemente mistike me tė cilat shpesh pėrshkohen veprat e tij. Pėrveē mbi filozofinė dhe teologjinė, shkroi edhe mbi medicinėn, filologjinė, matematikėn, optikėn, alkiminė, astrologjinė e tė tejra.


    Veprat kryesore: Opus maius; Opus minus; Opus tertium (midis viteve 1266-68).
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #137
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BEJKĖN, Frensis



    BEJKĖN, Frensis (BACON, Francis),

    filozof angl. (1561-1626). Studioi nė Kembrixh. Nė kohėn e sundimit tė Elizabetės dhe sidomos tė Jakovit pati pozita tė larta politike dhe shtetėrore (u bė rojtar i Vules sė madhe shtetėrore, lord kancelar, baron i Verulamit). Mirėpo, nė vitin 1621 nė bazė tė akuzės pėr marrje tė ryshfetit (e cila, sipas mendimit tė disa autorėve, ka qenė e rreme dhe e kurdisur), dėnohet me gjobė tė lartė dhe burgim. Ndonėse pas njė kohe amnistohet, ai mė nuk u mor me aktivitet politik, por iu pėrkushtua ekskluzivisht hulumtimeve filozofike dhe shkencore.
    Bejkėni hyn nė radhėn e mendimtarėve mė tė ndritur dhe mė tė guximshėm tė shekullit XVI e XVII nė pėrgjithėsi. Duke krijuar bazat «pėr reformimin e shkencės» nė mėnyrė tė plotė antiskolastike, Bejkėni u pėrpoq nėpėrmjet metodės induktive, deriatėherė tė papėrfillur ta vinte tėrė diturinė njerėzore nė themele tė reja. Njėkohėsisht konsideronte se ēdo «ndėrmarrje intelektuale pėrfundon me aksion», kėshtu qė ēdo njohje edhe quhet me tė drejtė «fillim i aksionit». Ndėrkaq, edhe ata njerėz qė u pėrpo-qėn t'i themelonin pavarėsisht dituritė, nuk kishin guxim tė ndahen nga ato qė ishin pėrvetėsuar mė parė, por kėnaqeshin me atė qė nė tė ekzituaren tė «futnin dhe tė shtonin» diēka me kujdes. «Nuk ekziston askush» - ankohet B. nė parathėnien e «Organonit tė ri» - «qė do tė pėrqendrohej si duhet tek sendet dhe pėrvojat». Sepse, as vetėm me guxim nuk mund tė arrihet shumė nė qoftė sė kjo bėhet vetėm «me zhurmė tė zakonshme pėr tė pėrmbysur tė pėrparshmen». Godina e kėtij universumi ende gjithnjė po i duket arsyes njerėzore si labirint, kurse mendimi dhe pėrvoja akoma nuk kanė gjetur njė raport tė harmonizuar, dhe B. konsideronte se nė kėtė drejtim me reziiltatet e veprės sė vet ka bėrė njė kthesė tė qenėsishme. Nga ideja grandioze e tij e Restaurimit tė madh (Instauratio magna), ėshtė realizuar, ndėrkaq, vetėm njė pjesė e tij, Organoni i ri. Si kundėrshtar radikal i meditimeve sterile skolastike qė janė tė privuara nga ēfarėdo diturish reale, B. konsideronte se njohje tė vėrteta janė vetėm ato qė njėmend e zgjerojnė fuqinė e njerėzve dhe «u shėrbejnė interesave njerėzore». Te kėto njohje nuk arrijmė nėpėrmjet kurrfarė logjike tė silogjizmave: «Logjika e cila pėrdoret, shėrben mė shumė pėr forcimin dhe vėrtetimin e iluzioneve qė themelohen nė nocionet e zakonshme sesa nė hulumtimin e sė vėrtetės: andaj ėshtė mė shumė e dėmshme sesa e dobishme» («Organoni i ri»).

    Pėr tė pasur njohje tė vėrteta, njerėzit para sė gjithash duhet tė ēlirohen nga paragjykimet e ndryshme, thellėsisht tė rrėnjosura dhe tė pėrhapura. Ekzistojnė katėr lloje tė paragjykimeye tė tilla, tė nocineve tė rreme (ose tė i d o 1 e v e). Idola tribus (idolet e fisit) janė paragjykime karakteristike pėr njeriun si pjesėtar i llojit njerėzor, domethėnė ekzistojnė nė vetė natyrėn njerėzore, nė ndijimet e tij, madje edhe nė atė botėn magjike-mitologjike e cila krijohet nė bazė tė frikės, tė parandjenjės sė turbullt, tė dėshirės dhe tė fantazisė. Idola specus (idolet e shpellės) bazohen nė cilėsitė individuale konkrete, nė shprehitė qė topitin fuqinė burimore tė mendimit, nė edukimin e shtrembėruar qė i rrėmben njeriut aftėsinė pėr dallimin e fantazmes nga realiteti, pėr tė gjykuar pavarėsisht dhe pa iu nėnshtruar autorite-teve dhe traditės. Idola fori (idolet e sheshit) janė paragjykime qė lindin nė bazė tė gjuhės, sepse fjalėt qė krijohen nė mėnyrė stihike si mjet pėr t'u marrė vesh inteligjencat mė tė thjeshta, shpeshherė janė burim i konfuzioneve tė gabueshme. Idola theatri (idolet e teatrit) krijohen me rastin e pranimit jokritik dhe dogmatik.tė tė gjitha tezave tė disa autoriteve filozofike, nė realitet tė filozofėve tė rremė (tė cilėt, si-pas Bejkėnit, janė si racionalistėt ose sofistėt ashtu edhe empiristėt dhe filozofėt nėn ndikimin e religjionit dhe tė paragjykimeve tė tjera). Vetėm pasi tė ēlirohen nga tė gjitha kėto paragjyki-me, dhe nėse mbėshteten nė pėrvojen dhe hedhin poshtė diturinė e rreme, njerėzit mund tė merren me njohje tė vėrtetė. Kjo njohje nė esencė themelo-het nė studimin e fakteve tė veēanta konkrete.

    Nė kundėrshtim me aristotelizmin e atėhershėm dominues, qė silogjizmin dhe deduksionin e konsideronte parime themelore tė njohjes, Bejkėni «armėn e re» tė vet (Novum organon) e bazon para sė gjithash nė induksion ose mė saktėsisht nė «induksionin e vėrtetė», si tė vetmen metodė tė sigurt tė zbulimit tė sė vėrtetės. «Unė ju dhashė armė - thotė Bejkėni nė Orga-nonin e ri - kurse pėrmbajtja duhet tė merret nga vetė sendet». Qėllimi themelor i induksionit ėshtė tė zbulojė format qė gjenden nė themelin e tė ashtuquajturave «cilėsi tė thjeshta» ose «tė natyrės sė thjeshtė». Sipas Bejkėnit, forma ėshtė ligj i brendshėm i tė gjitha objekteve dhe fenomeneve, kėshtu qė njohja e formės mundėson tė menduarit aktiv dhe shndėrrimin e trupit nga njėra formė nė tjetrėn. Njė varg tabelash dhe konkluzionesh nga kėto tabela (tė ashtuquajturat tabela tė instancave pozitive, tabela tė instancave negative, tabela tė shkallėve, tabela tė instancave prerogative) mundėsojnė njohjen e formave. Ēdo studim i fenomenit, sipas tij, duhet tė ni-set nga analiza e sendeve tė veēanta, nė mėnyrė qė vetėm pastaj tė bėhen tė pėrgjithshme dhe tė kuptohet gjithė ligjshmėria.

    Njė nga pėrcaktimet e qenėsishme dhe karakteristike tė filozofisė sė Bejkėnit ėshtė edhe qėndrimi i tij kritik radikal lidhur me vėzhgimin teleologjik tė natyrės, pra, tė vėzhguarit nga pikėpamja e shkaqeve finale, i cili, sipas mendimit tė B. nuk ėshtė i dobishėm dhe nuk ka kurrfarė rėndėsie.
    Fr. Bejkėni paraqet nė historinė e mendimit njerėzor pėrpjekjen e parė tė themelt qė tė likuidojė plotėsisht skolastikėn rnesietare dhe metafizikėn spekulative si dhe inaugurimin e guximshėm tė epokės sė diturive natyrore dhe tė hulumtimit konkret eksperimental. Pavarėsisht nga orientimi filo-zofik i tij i njėanshėm (i cili shprehet nė mėnyrė mė plauzibile nė refuzimin e plotė tė deduksionit), nga njė varg paragjykimesh shoqėrore - politike, nga tė metat dhe dobėsitė njerėzore, merita e Bejkėnit ėshtė epokale: ai ishte luftėtar pėr reformėn e diturive natyrore tė vėrteta dhe pėr krijimin e njė metode tė re. Me tezat e veta tė gu-ximshme materialiste-empirike, Bejkėni i kontribuoi mė shumė se askush para tij ēlirimit tė mendimit njerėzor nga skemat dogmatike mesjetare dhe u dha orientim ecurive tė reja drejt zbulimeve tė papara natyrore-shkencore.


    Veprat kryesore: Novum organum scientiarum, (1620); De dignitate et augmentis scientiarum (1623); Essay, (1597 dhe 1625); Sylva sylvarum (posth. 1627); Advancement of Learning (1605); New Atmantis, (1624).
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #138
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BEJL, Pjer



    BEJL, Pjer (BAYLE, Pierre),
    filozof dhe iluminist franc. (1647-1706). Profesor i filozofisė nė Universitetin e Sedanit, nga i cili sė shpejti largohet pėr shkak tė antidogmatizmit dhe tė mendimit skeptik ndaj mėsimeve tė krishtera. Pastaj emigroi nė Holandė ku njė kohė tė shkurtėr ishte profesor i filozofisė nė Roterdam. Sė andejmi e dėbuan gjithashtu kėsaj here teologėt protestanė.

    B. ėshtė autor i Fjalorit historik dhe kritik tė pėrmendur, i cili e bėri tė famshėm dhe qė shėnon fillimin e epokės sė iluminizimit, kėshtu qė nė kėtė drejtim B. ėshtė njė nga paraardhėsit mė tė rėndėsishėm tė enciklopedistėve francezė. Luftėtar i pasionuar pėr tolerancėn fetare dhe intelektuale, posedues i njohurisė enciklopedike kolosale, qė urren nė mėnyrė superiore tė gjitha format e bestytnisė, humanist dhe skeptik, mendimtar kritik qė shquhet pėr qartėsi tė kristaltė dhe qė njėsoj e pa kompromis heq maskėn nga hipokrizia katolike dhe protestante. Bejli shėnon fillimin e njė epoke tė re: epokė e cila arsyen e vė nė piedestalin e vlerės mė tė lartė dhe e cila beson nė mėnyrė idealiste nė formimin e bindjes dhe nė arsimimin me anėn e tezave tė arsyes sė shėndoshė, tė kuptueshme dhe tė arritshme pėr ēdo njeri.

    Nė «FjaIorin» e pėrmendur tė tij, B. shkruan: «Nė qoftė se doni tė besoni vetėm nė atė qė ėshtė e qartė dhe qė pajtohet me nocionet pėrgjithėsisht tė pranuara bėhuni filozof dhe hiqni dorė nga doktrina e krishterė. Nėse dėshironi tė besoni nė sekrete religjioze, bėhuni i krishterė dhe hiqni dorė nga filozofia...» Se mendja njerėzore ėshtė gjykatės mė e lartė e vetvetes, se filozofia ėshtė e mundshme pa teologji dhe se me tė pikėrisht ėshtė e papajtueshme - kėtė Bejli e shpjegoi vazhdimisht dhe me shumė bindje, mirėpo njėkohėsisht ėshtė persekutuar dhe larguar vazhdimisht nga fakulteti prej obskurantistėve dhe teologėve nė Francė dhe nė Holandė. As kėto persekutime, as vrasja e vėllait, as djegia e librave tė tij, nuk e detyruan Bejlin tė bėnte kompromise: duke hapur rrugė tė reja, ai i mbeti konsekuent vetes, me qėndrimin moral dhe intelektual ishte jokonformist, kėshtu qė nė historinė e filozofisė do tė pėrmendet mė shumė pėr ndikimin e tij qė ushtroi nė gjeneratat e ardhshme sesa pėr zgjidhjet e veta origjinale dhe tė arriturat filozofike eminente. B. dyshon nė mėnyrė deterministe nė lirinė e vullnetit, kurse me skepticizėm pohon se ėshtė vėshtirė tė vėrtetohet ekzistimi i materies dhe i lėvizjes dhe se shkalla mė e lartė e njėmendėsisė e arritshme pėr njeriun ėshtė vetėm probabiliteti. Duke qėndruar nė suazat qė tė tregojė kundėrshtitė, kundėrthėniet dhe paqėndmeshmėrinė imanente tė dogmatikės sė krishterė, duke dyshuar me mendjeprehtėsi nė ēdo gjė qė nuk pėrputhet me arsyen, Bejli paralajmėron lėvizjen e cila me gjithė kufizimet e saj do tė mundėsojė lulėzimin e hovshėm tė filozofisė liberale dhe triumfin e asaj profane mbi tė shuguruaren.


    Veprat kryesore: Dictionnaire historique et critique (vėll. I-II, 1695
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #139
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BEJN, Aleksandėr


    BEJN, Aleksandėr (BAIN, Alexander),
    filozof dhe psikolog i Skocisė (1818-1903). Duke u bazuar nė pikėpamjet e Milit, zhvillon nė psikologji njė lloj tė veēantė tė asociacionizmit. Sipas tij edhe «veprimtaritė e larta shpirtėrore» (siē janė arti dhe shkenca) bazohen nė tė ashtquajturat «asociacione konstruktive». Kėshtu pėr shembull arti pėr tė ėshtė gjallėrim i fuqisė me anėn e kontrastit, domethė-nė tė asociacionit specifik tė parregullt. Si determinist mohon mundėsinė e vullnetit tė ri. Ishte themelues i revistės kryesore filozofike angleze «Mind» (1876).


    Veprat kryesore: The Senses and the Intellect (1855); The Emotion and the W///(1859); On the Study ofCharacter (1861); Logic, Deductive and Inductive (2 vėll. 1870)

    ----------------------
    BEJBIT, Irving


    BEJBIT, Irving (BABBIT, Irving),
    filozof dhe kritik letrar amer. (1865-1933). Profesor i letėrsisė komparative nė Harvard. Me P. E. Morin, pėrfaqėsues kryesor i tė ashtuquajturit «humanizėm i ri». Polemizoi edhe me materializmin, qė .e reduktonte njeriun nė natyrė, edhe me idea-lizmin, qė e absorbonte nė hyjni.


    Veprat kryesore: The New Laokoon (1910); Rouseau and the Romanticism (1919); Democracy and Leader-ship(924).
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #140
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BEHER, Erih



    BEHER, Erih (BECHER, Erich),
    filozof dhe psikolog gjerm. (1882-1929). Ishte asistent i matematikės dhe i filozofisė nė Bon dhe profesor i filozofisė nė Mynih. Nė fillim ishte realist kritik, kurse mė vonė vitalist, qė mendonte se nė zhvillimin e tėrė materies, tė qenieve tė gjalla dhe tė krijimeve kulturore zhvillohet njė jetė mbi individuale e strukturės shpirtėrore.

    B. dallon shkencat ideale pėrmbajtja e tė cilave janė vetėm mendimet e kulluara dhe shkencat reale, tė cilat ekzistojnė pavarėsisht nga qenia mendore, nė tė cilat hyjnė pėrveē shkencave natyrore dhe psikologjisė, edhe metafizika si shkencė mbi realitetin e tėrėsishėm.


    Veprat kryesore: Philosophische Voraussetzungen der exakten Natur-wissenschaften (1907); Die Grundfrage der Ethik (1907); Naturphilosophie (1916); Geisteswissenschaften und Naturwissenschaften (1921); Grundlagen und Grenzen des Naturerkennes (1928)
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  4. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  5. Shenjat e hipokritėve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 07:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •