Close
Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 166
  1. #121
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BERNSHTAJN, Eduard



    BERNSHTAJN, Eduard (BERNSTE-IN, Eduard), politikan dhe teoricien gjerm. (1850-1932). Teoricien socialdemokrat revizionist i njohur, i cili nė filozofi ishte eklektik. U pėrpoq, pa ndonjė sukses tė veēantė, tė «pajton-te» marksizmin dhe Kantin dhe theksonte veēanėrisht nevojėn e heqjes sė dialektikės nga filozofia marksiste, ngase ėshtė iluzion themelor dhe «i kobshėm» i Marksit meqė nuk mundi tė lirohej deri nė fund nga «mbeturina e kundėrthėnies diatektike tė Hegelit». (Premisat e socializmit...) Tezat e tij dhe sidomos qendrimet reformiste mbi kalimin e qetė nė socializėm i kri-tikuan ashpėr V. I. Lenini, G. V. Ple-hanovi dhe R. Luksemburgu.



    Veprat kryesore: Ferdinand Lasa-lle (1891); Die Voraussetzungen des Sozialismus und die Aufgaben der So-zialdemokratie (1899); Pretpostavke socijalizma i zadaci socialdemokracije (1958); Zur Geschichte und Theorie des Sozialismus (1901).
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #122
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BERNAR, Silvestris


    BERNAR, Silvestris (BERNARD Silvestris), pėrkatėsisht Bernari nga Turi, filozof franc. (rreth 1150). E identifikon nusin me logosin e krishterė, me shpirtin botėror dhe shpirtin e shenjtė. Idetė qė gjenden nė mendje janė formae exemplares tė universalieve, dhe njėkohėsisht edhe themelet e para dhe shkaqet e realitetit. Gjithė natyra, madje edhe njeriu janė krijuar nėpėrmjet veprimit tė nusit. Disa hulumtues pohojnė se ėshtė autor i studimit «De mundi universitate sive Megacosmus et Microcosmus», kurse disa tė tjerė ia atribuojnė Bernarit nga Shartrėzi.

    -----------------------------------------
    BERNARI Shartrias



    BERNARI Shartrias (BERNARD, Chartres ) filozof franc. (vdiq rreth 1127). Ėshtė skolastik - platonist pėr tė cilin universaliet janė ide tė amshueshme sikurse ėshtė perėndia. Format individuale janė prototipa tė ideve tė amshueshme dhe u takojnė sendeve dhe ideve. Nė disa teza tė veta ai u pėrpoq tė pajtonte Platonin me Aristotelin.

    -------------------------------------------
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #123
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BERNARI, Klervoas



    BERNARI, Klervoas (BERNARD, Clairvauxa), filozof dhe teolog franc. (1091-1153). Njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė mistikės mesjetare, personalitet me influencė nė oborrin e papės Inoēenti II dhe armik i Abelarit. Me vetė faktin se Abelari pohon se Platoni ėshtė i krishterė, ai vetė provon mė sė miri se ėshtė pagan. Abelari, sipas tij, gjithashtu i zvogėlon meritat e fesė sė krishterė kur pohon se arsyeja njerėzore mund tė kuptojė plotėsisht perėndinė. Mirėpo, Bernari i shenjtė, shenjtėria e tė cilit si konstaton nė mėnyrė spirituoze Raseli - «nuk ishte e mjaftueshme pėr ta bėrė inteligjent» gabimisht e interpretoi Abelarin, kėshtu qė akuzat e tij edhe nga aspekti i krishterė janė tė dėshtuara. Duke kundėrshtuar ashpėr ēdo racionalizėm, B. nga Klervoa pohonte se ēdo njohje qė nuk i shėrben fesė nė realitet ėshtė vetėm «njė kureshtje e turpshme». Premisat themelore tė intuitės mistike janė thjeshtėsia dhe dashuria ndaj perėndisė. Shkalla mė e lartė e njohjes ėshtė ekstaza qė paraqet «detyrėn e plotė», «Unin», shkrirje me perėndinė.



    Veprat kryesore: Capitula hacre sum Petri Abaelardi; De contemitu mundi; De gradibus humilitatis (botu-ar nė Paris nė vitin 1839, botim i Ma-billonit.)

    --------------------------------
    BERNAJS, Paul



    BERNAJS, Paul (BERNAYS, Paul), filozof zvic. (1888-). Profesor i Universitetit tė Cyrihut dhe tė Gėtingenit. Mė shumė u mor me problemet e logjikės dhe tė themeleve filozofike tė shkencave natyrore dhe tė matematikės. Redaktoi (sė bashku me G. Bashėlarin dhe F. Gonsetin) revistėn e njohur filozfike internacionale «Dialectica».



    Veprat kryesore: Grvndlagen der Mathematik (sė bashku me D. Hilbertin, 2 vėll. 1934-1939); Axiomatic Set Theory (sė bashku me A.A. Fraenke-lin, 1958).
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #124
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BERNAJS, Paul



    BERNAJS, Paul (BERNAYS, Paul), filozof zvic. (1888-). Profesor i Universitetit tė Cyrihut dhe tė Gėtingenit. Mė shumė u mor me problemet e logjikės dhe tė themeleve filozofike tė shkencave natyrore dhe tė matematikės. Redaktoi (sė bashku me G. Bashėlarin dhe F. Gonsetin) revistėn e njohur filozfike internacionale «Dialectica».



    Veprat kryesore: Grvndlagen der Mathematik (sė bashku me D. Hilbertin, 2 vėll. 1934-1939); Axiomatic Set Theory (sė bashku me A.A. Fraenke-lin, 1958).
    -------------------------------------
    BERLOT, Dushko


    BERLOT, Dushko (BERLOT, Dusko), shkrimtar filozofie (Vėrgorac, mė 1930-). Nga viti 1954 profesor i gjimnazit, kurse nga viti 1960 ligjėron filozofinė dhe sociologjinė nė Akademinė Pedagogjike tė Rijekės. Ėshtė marksist dhe pėrveē veprės kryesore mbi Fojer-bahun, ėshtė autor edhe i njė varg artikujve tė dalluar (midis tė tjerėve edhe studimi mjaft i madh pėr filozofinė e A. Lėfevrit)



    rKryevepra: Djelokrug i domet Feuerbachove kritike religije (1975);
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #125
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BERLINGER, Rudolf



    BERLINGER, Rudolf (BERLINGER Rudolf), filozof gjerm. (1907-). Profesor nė Vyrcburg. Merret me studimin e traditės filozofike tė periudhės sė hershme tė krishterė (sidomos tė Augustinit) dhe tė mesjetės, por edhe me njė varg temash aktuale filozofike. Nė librin Vepėr e lirisė konsideron sesi vetėm duket se liria nė lojėn e forcave krijuese tė njeriut nuk mund tė zhvillohet mė. Kėtė ēėshtje e shqyrton para sė gjithash lidhur me fenomenin e artit dhe tė teknikės.



    Veprat kryesore: Das Nichts und der Tod(954); Das Werk der Freihe-it (1959); Augustins dialogische Me-taphysik(96); Vom Anfang des Phi-losophierens (1965); Ėshtė botues edhe i serisė Die Quellen der Philo-sophie.
    --------------------------------------------------------------------------
    BERLIN, Ajzijah



    BERLIN, Ajzijah (BERLIN, Isaiah), filozof angl. (1909-). U shkollua nė shkollėn e Shėn Palit dhe Corpus Christi College nė Oksford. Profesor nė Oksford nga viti 1939. Kryesisht merret me problemet e filozofisė sė historisė, dhe gjithashtu pėrpiqet tė interpretojė veprėn e Marksit dhe tė Mozes Hesit.



    Veprat kryesore: Karl Marx (1939); Historical Inevitability (954); The Age of Enlihghtenment (1956); Two Cocepts of Liberty (1958); The Life and Opinion of Moses Hess (1959);
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #126
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BERKLI, Xhorxh



    BERKLI, Xhorxh (BERKELEY, George), filozof angl. (1685-1753). Nė vitin 1707 u bė magjistėr i teologjisė, mė 1713 kapelan dhe shpesh udhėtoi nė Francė dhe nė Itali. Nga viti 1729 deri 1731 si misionar pėrhapi krishterimin nė Amerikė, kurse nė vitin 1734 u bė ipeshkėv nė Klouni. Nė vitin 1752 u tėrhoq nga jeta publike dhe njė vit mė vonė vdiq nė Oksford. Tė gjitha punimet e veta mė tė rėndėsishme dhe mė origjinale i kreu derisa ishte akoma relativisht i ri. Mund tė thuhet se ēdo gjė qė shkroi pas moshė sė vet njėzetetetėvjeēare nuk pėrmbajnė ndonjė vlerė tė madhe.



    Si njė nga pėrfaqėsuesit mė tipikė tė idealizmit subjektiv, B. filozofinė e vet, e fillon paradoksalisht, me pohime radikale empirike, kėshtu qė pėr tė pėrvoja-sikurse edhe pėr shumė materialistė siē janė pėr shembull Loku ėshtė bazė e tėrė diturisė. Por pėr B. edhe vetė tė ashtuquajturat objekte tė jashtme nuk janė gjė tjetėr veēse grumbuj tė ndijimeve tona dhe tė ideve ndijore, kėshtu qė nuk ekzistojnė objekte ose ēfarėdo substancė materiale jashtė shpirtit tonė. Pėr mė tepėr, objektet dhe pėrgjithėsisht bota e jashtme ekziston vetėm nėse perceptohen. «Ka ekzistuar ndonjė erė, domethėnė dikush e ka nuhatur atė; ka ekzistuar ndonjė tingull, domethėnė se dikush e ka dėgjuar; ka qenė ndonjė ngjyrė ose formė - janė perceptuar nėpėrmjet tė pamit ose tė prekurit. Kjo ėshtė krejt ajo qė mund tė kuptoj lidhur me kėto dhe shprehjet e ngjashme. Sepse ajo qė thuhet pėr ekzistimin absolut tė sendeve jo tė menduara, pavarėsisht nga fakti se a perceptohen, kjo duket plotėsisht e pakuptueshme. E s s e i tyre ėshtė p e r c i -p i, dhe nuk ėshtė e mundur qė ato tė kenė ndonjė ekzistencė jashtė shpirtrave ose sendeve tė menduara qė i perceptojnė». (Shqyrtim mbi parimet e njohjes njerėzore).



    Nė Dialogėt ndėrtmjet Hilasit dhe Filonusit, Hilasi pėrfaqėson arsyen e shėndoshė shkencėrisht tė formuar, ndėrsa Filonusi ėshtė pikėrisht vetė Berkli. Filonusi pohon se «realiteti i sendeve ndijore qėndron nė faktin se janė tė perceptuara», pėrkundėr Hilasit qė mendon se «tė ekzistosh do tė thotė njė gjė, kurse tė jesh i perceptuar diēka tjetėr». Por B. me anėn e Filonusit tregon sesi tė gjitha fenomenet ndijore janė tė natyrės mentale dhe konkludon sesi pohimi «se ēdo objekt ndijor i drejtpėrdrejtė dhe kjo do tė thotė ēdo ide ose kombinim idesh duhet tė ekzistojė nė njė substancė e cila nuk mendon, ose e cila ėshtė jashtė ēdo shpirti, ėshtė vetvetiu njė kontradiktė e qartė».



    Idetė ndijore, ndėrkaq, nuk varen nga ne por i nxit, si thotė B., perėndia. Andaj idetė ndijore janė shumė mė tė forta dhe mė tė qendrueshme nga idetė e refleksionit dhe tė imagjinatės, tė cilat i prodhon arbitrarisht shpirti ynė. Sendet reale edhe nuk janė gjė tjetėr veēse ide ndijore, kėshtu qė ekzistimi i materies jashtė dhe pavarėsi-sht nga kėto ide tė cilat i shkakton perėndia nė ne, ėshtė vetėm njė trillim i filozofive «tė ēuditshme», blasfemuese dhe ateiste. Madje edhe nė qoftė se teza mbi likuidimin e materies nuk ėshtė vėrtetuar logjikisht, do tė duhej qė tė gjithė miqtė e «diturisė, tė paqes dhe tė religjionit» tė synonin qė tė bėhet kėshtu. B. ndėrkaq nuk proklamoi vetėm doktrinėn mbi realitetin e nocioneve abstrakte si njė nga mashtrimet mė tė ēuditshme nga tė gjitha mashtrimet e metafizikės, por njėsoj sikurse nominalistėt mesjetarė mohoi fare ekzistimin e ideve abstrakte nė vetė shpirtin. Iluzioni mbi kėtė lind pikėrisht nga shėnimi i fjalėve. Mirėpo ēdo pėrpjekje qė tė mendohet vetėm nė mėnyrė abstrakte, zhduket nė perceptimin ndijor qė mbetet pėrmbajtje e veprimtarisė shpirtėrore. Nocionet abstrakte, pra, janė fiksione shkollore; nė vepimtarinė e njėmendtė mendore ekzistojnė vetėm perceptimet e veēanta, kurse disa pėr shkak tė ngjashmėrisė me rastin e tė shėnuarit mund tė pėrfaqėsojnė tė tjerat qė janė tė ngjashme me to. Pikėrisht nocioneve matematikore u takon njė kuptim i tillė reprezentativ.



    Idealizmi subjektiv i Berklit drejtohet nga fanatizmi religjioz dhe nevoja e luftės kundėr tezave ateiste tė cilat gjithnjė e mė shumė depėrtqjnė nė frymėn evropiane tė kohės sė tij. I menduar nė mėnyrė konsekuente, ky idealizėm - ndonėse ipeshkvi Berkli u pėrpoq t'i shmangte kėtij dhe bile edhe ta mohonte - pėrfundoi nė solipsizėm. Pavarėsisht, pra, nga disa konstatime lucide para sė gjithash kur ėshtė fjala pėr paraqitjen jokonsekuente tė Lokut lidhur me tezat e tė ashtuquajturave kualitete primare dhe sekondare dhe pavarėsisht nga fakti se shumė autorė (p.sh. Harisi) edhe sot pohojnė pėr pamohueshmėrinė e argumenteve tė Berklit filozofia e Berklit nė esencė mbetet njė pėrpjekje origjinale i mbrotjes sė pozitave joorigjinale dhe tė kota filozofike dhe religjioze. Njė kritikė tė caktuar tė kėtyre pozitave shoqėrore dhe ideore nė tėrėsi e dha Lenini nė veprėn Materia-liztni dhe empiriokriticizmi.



    Veprat kryesore: An Essay Towar-ds a New Theory of Vision (1709); A Treatise concering the Principles of Human (1709); Three Dialogues bet-ween Hylas and Philonuous (1713); Alciphron or the Minute Philosopher (1732); Siris, a Chain of Philosophical Reflexions and Inquiries (1744).
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #127
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BERK, Edmund



    BERK, Edmund (BURKE, Edmund), filozof dhe politikan angl. (1729 -1797). Pėr nga doktrinat politike ėshtė konservator; ishte ithtar i teorisė mbi balancimin e forcave qė ėshtė arritur nėpėrmjet zhvillimit historik dhe nga kjo pozitė kritikoi ashpėr edhe revolu-cionin francez. Ērregullimet nė shoqėri sjellin, sipas tij, medoemos diktatu-rėn e njė njeriu. Si filozof ėshtė mė i rėndėsishėm pėr shqyrtimet e tij nga fusha e estetikės. Estetikėn e themeloi nė baza psikologjike dhe sensualiste dhe qysh para Kantit u pėrpoq tė dallonte tė bukurėn nga e madhėrishmja. B. konsideronte se sfera sensuale nė pėrgjitėsi nė jetė dhe sidomos nė art, ėshtė mė vendimtare dhe mė e rėndėsishme se sfera e arsyes. Nė kėtė drejtim tėrė procesin estetik e reduktoi nė pasion. Pikėrisht pėr shkak se funksioni estetik vepron drejtpėrdrejt, ėshtė i domosdoshėm supozimi se kėtė e kryen impulsi, instinkti, qė ėshtė plotėsisht i pavarur nga ēfarėdo meditim, pra edhe nga arsyeja. Me rastin e shfaqjesa sė bukurisė jo vetėm qė nuk ka arsyetim, por, pėr mė tepėr as vullnet. Dashuria qė shkaktohet drejtpėrdrejt nga bukuria, ėshtė identike si fenomen me nxehtėsinė qė e shkakton zjarri.

    Andaj me kuptimin e tė bukurit nuk mund tė nėnkuptohet asgjė qė nė vete pėrmban varg ose proporcion. Dhe ndonėse konsideronte se arsye e vetme e drejtė pėrse pėr shembull poezia ka njė ndikim tė tillė nė tė gjithė njerėzit vetėm interesi pėr pasion edhe tek ne dhe tė tjerėt, B. nuk ėshtė imun nga shumė karakterizime objektive tė bukurisė tė cilat shpesh janė nėn nivelin e estetikes sė kohės sė tij. Kėshtu B. i shqyrton shumė cilėsitė natyrore tė cilat duhet t'i pėrmbajė nė vete objekti, bukuria e tė ctlit mund tė ndihet me shqisa: objekti duhet tė jetė relativisht i vogėl, i lėmuar, nė disa pjesė i ndryshėm dhe kėto pjesė duhet tė gėr-shetohen, objekti duhet tė ketė «struk-turė delikate pa kurrfarė force tė duk-shme pėrdorimi», duhet tė ketė ngjyra tė gjalla por jo edhe shumė tė forta dhe tė ndritshme etj. Ndikoi mjaft nė shumė estetė nė Gjermani (nė Mendelsonin, nė Lesingun, nė Kantin dhe nė Shilerin).



    Veprat kryesore: A Philosophical Inquiry into the Origin of Our Ideas on theSublim and Beautiful(n56); A Vindication of Natural Society (1756); Reflections on the Revolution in France(1790).
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #128
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BERGSON, Anri



    BERGSON, Anri (BERGSON, Hen-ri), filozof franc. (1859-1941). Pas studimit tė filozofisė, shtatė vjet shėrbeu si profesor nė provincė. Nė vitin 1900 bėhet profesor nė Collėge de France nė Paris, kurse nė vitin 1914 anėtar i Akademisė Franceze tė Shkencave. Ishte jashtėzakonisht i popullarizuar nė Francė pėr shkak tė stilit spirituoz dhe elegant plot metafora dhe paradokse si dhe pėr shkak tė origjinalitetit tė tezave filozofike, kėshtu etnri i tij u bė shpejt i njohur nė tėrė botėn. Nė vitin 1927 mori Shpėrblimin Nobel.



    Intenca themelore e intuicionizmit tė Bergsonit ėshtė tė provuarit e faktit se pėrkundėr njohjes racionale, shkencore, njohjes e cila nė abstraksionin e saj kuantitativ-mekanik mund tė provohet tė zbatohet vetėm nė atė qė ėshtė e vdekur, inorganike - kundėrvihet njohja e vėrtetė filpzofike. Njohja e tillė bazohet nė instinktin e caktuar, nė simpatinė specifike intelektuale dhe me tė, drejtpėrdrejt dhe nė mėnyrė intuitive njihet, pėr mė tepėr, pėrjetohet realiteti i gjallė i vėrtetė, i cili ėshtė zhvillim i vazhdueshėm, njė vijimėsi krijuese reale (durėe). Mėsimi i tij mbi vijimėsinė ėshtė i qenėsishėm pėr kuptimin e tėrė pozicionit tė Bergsonit. Vijimėsia lidh tė kaluarėn dhe tė tanishmen nė njė tėrėsi or-ganike, ku ekziston tė pėrshkuarit reciprok dhe ndėrrimi i pandėrprerė.



    Vijimėsia ėshtė ndryshim i vazhdueshėm. Nuk ekziston gjendje shpirtėrore qė do tė ishte identike me veten, por ēdo moment sjell diēka tė re. Sė kėtejmi vijimėsia ėshtė njėkohėsisht edhe tė krijuarit e pareshtur tė sė resė, dhe kjo nė tė vėrtetė ėshtė edhe e vetmja kohė e vėrtetė. Dhe derisa njė kohė e tillė ėshtė esencė e vetė realitetit, hapėsira ėshtė njė iluzion i rėndomtė. Realiteti i vėrtetė ėshtė njė zhvillim i vazhdueshėm, njė energji absolute, njė aktivitet i pėrhershėm, njė formim, njė evolucion krijues ose vetė jeta. Nė esencė jeta krijuese ėshtė njė proces i atillė, nė tė cilin zhvillimi rrjedh nga instinkti i parė me anėn e impulsit jetėsor (ėlan vital) deri te proceset e larta shpirtėrore. Sipas Berfsonit, jetėn nuk mund ta shpjegojė kurrfarė materie e vdekur, por edhe vetė materia duhet tė kuptohet si ngecje nė evolucionin krijues, si energji e dobėsuar, e mortshme. Intelekti, ratio, tė cilin qytetėrimi bashkėkohor po pėrpiqet ta vendosė nė piedestalin e vlerės mė tė lartė, i shėrben vetėm jetės praktike dhe kurrsesi njohjes sė realitetit tė vėrtet, pėr tė cilin instinkti ėshtė shumė mė i pėrshtatshėm dhe mė i afėrm sesa arsyeja. Intelekti, «i atillė ēfarė del nga duart e natyrės ka pėr objekt tė vet kryesor njė trup tė fortė inorganik». Ai mund tė krijojė njė ide tė qartė vetėm mbi atė qė ėshtė e diskontinuar dhe e palėvizshme. Mirėpo, me kėtė ai nuk kėnaqet: «Mendjemadhe e pashėrushme, arsyeja jonė pėrfytyron se posedon sipas origjinės ose sipas sė drejtės qė ka pushtuar, tė rrėnjosura ose tė fituara, tė gjitha ele-mentet e qenėsishme tė sė vėrtetės.



    Ndėrkaq, atje ku pranon se nuk e njeh objektin qė paraqitet para saj, ajo beson se padijenia e saj ėshtė e lidhur vetėm me pyetjen: cila nga kategoritė e mėparshme tė saj i pėrgjigjen objektit tė ri? Nė cilin sirtar, tė gatshėm pėr t'u hapur, do ta fusim? Nė ēfarė rrobash tashmė tė prera, do ta veshim?... Histpria e filozofisė na tregon pėr konfliktin e amshueshėm tė sistemit, pėr pamundėsinė qė ta veshim definitivisht realitetin nė kėto rroba tė gatshme tė cilat quhen nocio-ne tona tė gatshme». (Evolucioni krijues).



    Duke izoluar disa momente «tė vijimėsisė reale», nė mėnyrė artificiale i stabilizojmė dhe fiksojmė, duke i hipostazuar nė nocionet tona. Kjo mund tė bėhet pėr shkak tė disa nevojave konkrete, pėr arsye tė veprimit -kurse armė e kėtij veprimi - por jo edhe i njohjes - ėshtė trupi, pėrkatėsisht truri. Nė teorinė e tij mbi kujtesėn, B. pėr mė tepėr do ta ndajė kujtesėn e pastėr - e cila ėshtė vetė esenca e shpirtit - nga truri tė cilit i atribuon kujtesėn praktike motorike. Nė veprėn e tij Mbi tė qeshurit Bergsoni pohon se komikja ėshtė diēka mekanike, automatike, e ngurtėsuar, e shartuar nė tė gjallėn, kurse lind kur njerėzit tė grumbulluar nė grupe e pėrqėndrojnė tėrė vėmendjen vetėm nė njėrin prej tyre «duke frenuar ndjeshmėrinė e vet dhe duke pėrdorur vetėm arsyen e vet». Interesante janė studimet e Bergsonit edhe mbi problemet e tjera specifike tė estetikės dhe tė psikologjisė.



    Bergsoni konsideronte se individualitetin e sendeve dhe tė qenies nuk e vėrejmė atėherė kur nė pikėpamje materiale njė vrojtim i tillė nuk ėshtė i dobishėm. Syri ynė nuk e kupton vetė invidiualitetin, domethėnė pėr shembull harmoninė plotėsisht origjinale tė formės dhe tė ngjyrės, por vetėm disa cilėsi mė tė dukshme tė cilat do tė na lehtėsojnė dallimin praktik. Ne, pra, nuk i shohim vetė sendet, por mė shpesh kufizohemi nė faktin se lexojmė etiketat tė cilat janė ngjitur nė to. Nė kėtė drejtim, ne vazhdimisht sillemi midis komunikimeve dhe simboleve dhe nuk tregojmė ndonjė nevojė pėr t'i njohur tė gjitha fenomenet nė individualitetin e tyre. Pikėrisht pėr kėtė arsye nė art perceptimi nuk lidhet me nevojėn. Artisti i takon artit sipas njerės nga shqisat e veta, dhe sė kėtejmi edhe specializimet janė sipas dispozicioneve. Artisti i cili pėr shembull lidhet pėr ngjyrat dhe format e do ngjyrėn pėr shkak tė ngjyrės, formėn pėr shkak tė formės, dhe kėshtu do tė ketė mundėsi qė jetėn e brendshme tė sendeve ta tejshohė npėrmjet formave dhe ngjyrave tė tyre. Me kėtė na privon nga paragjykimet qė janė bėrė pengesė ndėrmjet syrit tonė dhe realitetit. Duke hequr velin e etiketave, tė shablloneve dhe tė paragjykimeve, artisti do tė na zbulojė natyrėn nė origjinalitetin e saj, do ta zbulojė jetėn e vėrtetė tė saj. Andaj arti nė tėrėsi edhe nuk ka detyrė tjetėr veēse tė «heqė simbolet praktikisht tė dobishme, ko-munikimet konvencionale ose nė aspektin shoqėror komunikimet shoqėrore tė pranuara, pastaj ēdo gjė qė pengon tė vėzhguarit e realitetit pėr tė na sjellė sy mė sy para vetė realitetit».



    Virtuoz i fjalėve, stilist i kualitetit tė parė, me ndikim tė jashtėzakonshėm - si reformator i metafizikės tashmė tė braktisur - nė tėrė njė gjeneratė tė intelektualėve francezė, koncepcioni filozofik i Bergsonit pas vdekjes sė tij megjithatė relativisht shpejt ra nė hijen e koncepteve tė reja ekzistencialiste edhe brenda vetė filozofisė qytetare. Shkathtėsia brilante e penės sė tij dhe e tė zgjedhurit me kujdes dhe nė mėnyrė tė rafinuar tė fjalėve (la belle parole bergsonienne) nuk mundi t'i fshihte kundėrthėniet ima-nente tė tėrė sistemit tė tij si dhe tė ēdo sistemi iracionalist: duke u pėrpjekur tė futėt nė thelbin e irracionales, ai prapėseprapė u detyrua tė shpjegonte nėpėrmjet kategorive tradicionale mendimin e tij intuitiv dhe kėshtu nė realitet qysh mė parė t'i bėnte vetvetes tė pamundshme premisen elementare tė pikėnisjes sė tij dhe tė tėrė ndėrmarrjes filozofike vetjake.



    Veprat kryesore: Essai sur les donnėes immėdiates de la conscience (1889); Matiėre et Memoire (1897);Le Rire (1900); Introduction a la metaphysique(903); L'evolution crėatrice ( 1907); La perception du changement (1911); Durrėe et simultaneite (1922); Les deux sources de la morale et de la religion (932),
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #129
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BERIGAR, Klod



    BERIGAR, Klod Zhilėrme (BERI-GARD, Claude Gillermet), filozof franc. (1578-1663). Pėrkundėr Aristotelit zhvilloi mėsimin se substanca pėrbėhet nga atomet qė kanė formėn e sferės. Ėshtė i afert edhe me Anaksagorėn, mirėpo konsideronte se nuk ka hapėsirė tė zbrazėt dhe se lėvizja sajohet nėpėrmjet stuhisė nė tė cilėn ēdo trup zė drejtpėrdrejt vendin e tė mėparshmit.



    Veprat kryesore: Dubitationes in dialogos Galilaei pro Terrae immobi-litate (1632); Circulus Pisanus. De ve-teri et Peripatetica Philosophia (1643).

    ----------------------------------------------
    BERGMAN, Gustav



    BERGMAN, Gustav (BERGMANN, Gustav), filozof amer. me origjinė austriake (1906 -). Nė fillim ishte anėtar i Rrethit tė Vienės, por sė shpejti distancohet nga shumė teza tė orientimit filozofik logjiko-pozitivist. Sistematikisht merret me problemet logjike dhe epistemologjike si dhe me ēėshtjet e filozofisė sė shkencės. Ėshtė njė nga redaktorėt e revistės sė njohur amerikane Philosophy of Science.



    Veprat kryesore: Metaphysics and Logical Positivism (1954); Philosophy of Science (1957); Meaning and Existence (1960); Logic and Realitv (1964); Realism: A Critique of Brentano and Meinong ( 1 967).
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #130
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BERGER, Johan Erih


    BERGER, Johan Erih (BERGER, Johann Erich), filozof gjerm. (1772-1833). Profesor i astronomisė dhe mė vonė i filozofisė nė Kilė. Nė fillim ishte nėn ndikimin e Shelingut, kurse mė vonė tė Hegelit. Vepra e tij Paraqitja niozoflke e harmonisė sė gjithėsisė ėshtė plot me tablo romantike dhe panteiste («Tė gjitha shpirtrat pushojnė nė njė, kurse njė nė tė gjithė»). Konsideronte se mendimet tona janė gjithashtu tė zhvilluara dhe tė varura reciprokisht sikurse edhe sendet. Algjebres sė numrave i pėrgjigjet algjebra e ideve. Sipas dukurisė sė jashtme tė saj, natyra, sipas Bergerit, ėshtė materiale, kurse sipas esencės sė saj ėshtė shpirtėrore.



    Veprat kryesore: Philosophische Darstellung der Harmonien des Wel-talls (1808); Allgemeine Grundzuge zur Wissenschaft (4 vėll. 1817-1827).

    --------------------------------------------
    BERANZHEU, Turas


    BERANZHEU Turas (BĖRANGER de Tours), filozof dhe teolog franc. (998-1088). Nė interpretimet e veta tė disa dogmave kishtare mbėshtetet nė arsye kundėr autoriteteve, andaj u sulmua nga kisha dhe dy herė u detyrua tė pėrgėnjeshtrojė tezat e veta.



    Beranzheu konsideronte se arsyeja njerėzore, si shėmbėlltyrė e perėndisė nė ne, ėshtė udhėrrėfyese mė e mirė pėr gjurmimin e sė vėrtetės, ndėrsa sė vėrtetės duhet t'i nėnshtrohet patjetėr edhe autoriteti rnė i madh. U pėrpoq nėpėrmjet elementeve racionale dhe tezave filozofike tė shpjegonte transsupstancėn simbolike dhe kėshtu u akuzua pėr herezi nė koncilin nė Versajė(1060), nėTur(1054)dhe nė Paris (1059).



    Kryevepra: De sacra Coena.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  4. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  5. Shenjat e hipokritėve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 07:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •