Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 36
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Drejtori i CIA-s Goss vizitoi Tiranën

    Drejtori i CIAs Goss - vizitë sekrete në Tiranë



    TIRANË, 27 QERSHOR - Porter Goss, drejtori i Shërbimeve Sekrete Amerikane (CIA), ka vizituar Shqipërinë disa ditë më parë dhe gjatë vizitës është takuar edhe me kreun e Qeverisë, kryeministrin Fatos Nano.

    Lajmi është bërë i ditur në Shqipëri, disa ditë pasi Goss është larguar nga vendi, nga zyra e shtypit e kryeministrit Nano, e cila njoftoi për takimin e kryeministrit me Gossin. Mediat në Shqipëri kanë qenë të befasuara nga lajmi i dhënë të hënën nga zyra e kryeministrit pasi Porter Goss ka qenë pjesëmarrës edhe në konferencën e agjentëve të shërbimeve sekrete të Evropës Juglindore, që u zhvillua të enjten dhe të premten e javës që shkoi në Tiranë. Takimi Nano-Goss është realizuar më 24 qershor në selinë e Kryeministrisë dhe temat e diskutuara mes tyre nuk janë bërë publike nga zyra e kryeministrit.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Shuplaka E Shba-se Per Fatos Nanon

    SHUPLAKA E SHBA-SE PER FATOS NANON

    Shfryhet tollumbacja e kryeministrit per takimin me shefin e CIA-s. Ambasadorja Ris: Cilado parti qe thote na mbeshtet SHBA, e ka gabim. Mbreme, rezoluta e Kongresit: Ngrini nje sistem demokratik

    "Qeveria e Shteteve te Bashkuara nuk mbeshtet ndonje parti te caktuar apo ndonje kandidat te caktuar. Kushdo qe sugjeron apo pretendon ndryshe, e ka gabim". Keshtu deklaroi dje ambasadorja e SHBA-se ne Tirane, Marsi Ris, gjate nje debati per ceshtjen e zgjedhjeve te organizuar dje ne kryeqytet nga Instituti per Studime Nderkombetare. Saktesimi i nje fakti te tille erdhi pikerisht pak dite pasi kryeministri shqiptar, Fatos Nano, la te kuptohej gjate nje interviste ne "Top Channel" se takimi i zhvilluar pak dite me pare mes tij dhe shefit te CIA-s perkthehej si mbeshtetje e SHBA-se per socialistet ne keto zgjedhje. Brenda ketij kuadri, Ris, duke folur ne kete debat, u shpreh se ajo cfare mbeshtet qeveria amerikane eshte thjesht mbajtja korrekte e ketij procesi. Cka sipas saj do te kushtezoje tej mase edhe integrimin e vendit tone ne strukturat euroatlantike. "Zgjedhjet jane me rendesi kritike per Shqiperine. Menyra e organizimit te tyre dhe realizimi i tyre ne perputhje me standardet eshte me rendesi per integrimin e vendit ne strukturat euroatlantike", vuri ne dukje diplomatja amerikane. Ndersa duke u ndalur ne rolin e klases politike per mbarevajtjen e ketij procesi Ris kerkoi prej ketyre te fundit qe "t"i permbahen Kodit te Zgjedhjeve dhe te pranojne rezultatin e tyre". Ndersa, nga ana tjeter, ajo terhoqi vemendjen e medias dhe shoqerise civile "te cilat kane pergjegjesi te madhe ne monitorimin e procesit dhe nxisin pjesemarrjen e qytetareve ne zgjedhje". Ambasadorja amerikane u shpreh gjithashtu se ka shume rendesi qe vota e qytetareve te jete per kandidatin me te mire te ofruar qe vete shqiptaret te mund te marrin ne dore te ardhmen e tyre. "Zhvillimi dhe rezultati i ketij procesi varet ne menyre te konsiderueshme nga votuesit shqiptare dhe nga pushteti qe ata zoterojne ne voten e tyre. Regjistrimi per te votuar, shkuarja ne votime me 3 korrik, dhe c"eshte me e rendesishme, votimi per kandidatin qe perfaqeson me mire interesat e tyre, eshte menyra me e mire ne te cilen shqiptaret te marrin kontrollin e se ardhmes se tyre", ishte mesazhi i Ris per votuesit shqiptare. Nderkohe ambasadorja e SHBA-se preferoi te beje dhe nje koment lidhur me interesin qe ka qeveria qe ajo perfaqeson sa i perket zhvillimit te zgjedhjeve te lira e te ndershme ne vendin tone. "Eshte ne interes te Shqiperise por edhe te ShBA-se qe keto zgjedhje te jene te suksesshme. Ne gezojme nje marredhenie te shkelqyer me Shqiperine dhe popullin e saj, ne e shohim Shqiperine si nje partner te forte si globalisht, sidomos ne Luften kunder Terrorit, ashtu edhe ne rajon. Shtetet e Bashkuara kane nje bashkesi energjike shqiptaro-amerikane brenda vendit. Nje Shqiperi demokatike, e begate, dhe e qendrueshme, e anetaresuar ne bashkesine euroatlantike, eshte nje synim i Shteteve te Bashkuara", mbylli fjalen e saj Ris.

    Rezoluta amerikane

    Dhoma e Perfaqesuesve e Kongresit amerikan miratoi mbreme nje rezolute, ku i behet thirrje Shqiperise te marre masa qe votimet parlamentare te 3 korrikut te zhvillohen ne perputhje me standardet nderkombetare per zgjedhjet e drejta dhe te lira. Rezoluta ishte propozuar nga anetaret e Dhomes se Perfaqesuesve Chris Smith dhe Eliot Engel dhe ishte miratuar javen e kaluar nga Komisioni i Marredhenieve me Jashte i kesaj dhome. Ne kete rezolute, mes te tjerash, thuhet se "Shqiperia ka rastin te demonstroje gatishmerine per te ndermarre hapat qe e cojne drejt integrimit europian dhe euroatlantik duke zhvilluar votime qe perputhen me standardet e OSBE-se per zgjedhje te lira e te drejta. Qytetareve te Shqiperise, ashtu si te gjithe njerezve te tjere, duhet t"u jepet mundesia te kene perfaqesuesit e tyre ne parlament dhe ne qeveri permes zgjedhjeve te lira e te drejta, si dhe t"u kerkojne llogari ketyre perfaqesuesve". Gjithashtu, ne kete rezolute, mbeshtetet ndihma e ShBA-se ndaj popullit te Shqiperise "per te ngritur nje sistem demokratik plotesisht te lire dhe te hapur, nje ekonomi te begate te tregut te lire, si dhe qe Shqiperia te kete vendin e saj ne institucionet europiane dhe euroatlantike, perfshire NATO-n". Gjithashtu, rezoluta i kerkon Presidentit Bush t"i komunikoje qeverise se Shqiperise, te gjitha partive politike dhe kandidateve si dhe popullit shqiptar rendesine e madhe qe qeveria amerikane u jep ketyre zgjedhjeve parlamentare si faktor qendror ne percaktimin e marredhenieve midis Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise ne te ardhmen.


    Koha Jone

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    SHBA-të dhe BE u kanë bërë thirrje partive politike që të sigurojnë zgjedhje të lira në Shqipëri


    Tiranë, 29 qershor - Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje partive politike dhe loderëve në Shqipëri që të sigurojnë mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe korrekte. Ambasadori holandez në Tiranë, i cili e përfaqëson BE-në dhe ambasadori amerikan thanë se zgjedhjet demokratike janë kërkesa kryesore hyrjen eventuale të Shqipërisë në NATO dhe afrimin e marrëdhënieve të saj me Bashkimin Evropian.
    Në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen të dielën janë të regjistruar rreth 2.8 milionë votues. Këto zgjedhje do të monitorohen rreth 500 vëzhgues ndërkombëtarë.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Zgjedhjet e 3 korrikut, me rëndësi kritike për Shqipërinë

    Marcie B. Ries


    Mendoj që të gjithë e dimë se zgjedhjet e kësaj të diele janë me rëndësi kritike, që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e saj të zhvillimit demokratik. Zhvillimi i këtyre zgjedhjeve, si dhe nëse ato do të përmbushin standardet ndërkombëtare, do të përcaktojë gjithashtu në një masë të madhe përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.

    Qeveria e ShBA është shumë e interesuar për këto zgjedhje. Ne kemi ndjekur me interes të madh zhvillimet e lidhura me to dhe do të vazhdojmë ta bëjmë një gjë të tillë.

    Dua të them diçka që e kam thënë edhe më parë se Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk mbështet ndonjë parti apo kandidat të caktuar. Kushdo që sugjeron apo pretendon ndryshe, e ka gabim. Ajo që Shtetet e Bashkuara mbështesin, është një proces i zhvilluar në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe një proces që përfaqëson vullnetin e popullit shqiptar.

    Procesi zgjedhor përfshin shumë aktorë, përfshi partitë politike, kandidatët dhe ç'është më e rëndësishme ju, votuesit.

    Është thelbësore që të gjitha partitë dhe udhëheqësit politikë të respektojnë dhe t'iu përmbahen dispozitave të Kodit të tyre të Etikës, një pjesë kyçe e të cilit është pranimi nga udhëheqësit dhe mbështetësit e partive i rezultateve të zgjedhjeve që shprehin qartë vullnetin e popullit shqiptar.

    Nxisim të gjithë udhëheqësit e partive, kandidatët e tyre dhe mbështetësit e partive që të respektojnë Ligjin Zgjedhor dhe Kodin e Etikës, dhe të veprojnë brenda kuadrit dhe institucioneve të ngritura për të administruar zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

    Media dhe shoqëria civile kanë gjithashtu përgjegjësi të rëndësishme. Të dyja monitorojnë procesin, sigurojnë lojë të ndershme mes të gjithë aktorëve, si dhe nxisin pjesëmarrjen e qytetarëve. E ndërgjegjshme për këtë, Qeveria e SHBA, si dhe qeveri dhe organizata të tjera, kanë dhënë asistencë si për përgatitjen e zgjedhjeve, ashtu edhe për ofrimin e informacionit për votuesit mbi mënyrën e votimit. Dhe sigurisht, do të jemi edhe pjesë e përpjekjes për monitorim.

    Është në interes të Shqipërisë - por edhe të SHBA - që këto zgjedhje të jenë të suksesshme. Ne gëzojmë një marrëdhënie të shkëlqyer me Shqipërinë dhe popullin e saj; ne e shohim Shqipërinë si një partner të fortë si globalisht, sidomos në Luftën kundër Terrorit, ashtu edhe në rajon. Shtetet e Bashkuara kanë një bashkësi energjike shqiptaro-amerikane brenda vendit. Një Shqipëri demokratike, e begatë dhe e qëndrueshme, e anëtarësuar në bashkësinë euro-atlantike, është një synim i Shteteve të Bashkuara.

    Zhvillimi dhe rezultati i këtij procesi varet në mënyrë të konsiderueshme nga votuesit shqiptarë dhe nga pushteti që ata zotërojnë në votën e tyre. Regjistrimi për të votuar, shkuarja në votime më 3 korrik dhe ç'është më e rëndësishme, votimi për kandidatin që përfaqëson më mirë interesat e tyre, është mënyra më e mirë në të cilën shqiptarët të marrin kontrollin e së ardhmes së tyre.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo eshte gje e mire por e pa mjaftueshme per Risen..

    Jan dy pale ne Shqiperi..
    Njera pale..PD-ja .. nuk ka thene se Na do Amerika..Neve e nuk e do Nanon.. kurse ai i pales tjeter ka thene shkoqi-tshem se Amerika na do neve (mua Nanon) e nuk do ti shoh syte Berishes..

    Pra rMariz Rasja a si e ka emrin.. ambasadorja pra e Amerikes duhej qarte te drejtonte Shuplaken atje ku duhej.. pra tek pala mashtruese..
    Kjo eshte neutraliteti..Kjo do ishte e Mjaftueshmja diplomatikisht e njerezisht..

    Ka muaj te tere qe Nanua fryn bulshit e trumbeton se Ate ( Berishen) nuk e do askush Jashte.. dhe kjo po.rdhe e vonuar e Rices eshte si kofini pas te vjeli..

    Ajo hapur kohet e fundit eshte pare ekraneve duke Gershanuar shirita me Nanosin e Arben Hajno Malo pocin..

    Pra i mbetet Saliut qe te mos i haje kto fiq mufka qe leshon pasuesja e Mariz Caush Mejdan Linose..
    Saliu duhet te kaloje ne zhgjenderr..

    Ki milet qe po ja mbush Sheshet.. a e di se Votimi nuk perfundon ne Miting...
    90 % e tyre te mjereve me aq e lene betejen..
    Vajtem thon te Saliu.. u kry.. si thon gjakovsit..e kaq..
    mirpo..hm..
    pra Saliu duhet te kujtohet per Carta Canten e famshme latine.. se ajo qe do vendose eshte se a do vene kta miljona njerez Sali-berishas ne Kuti.. a e dine ku e kan kutine.. a e i ka Saliu komisioneret prej Betoni qe nuk genjehen nga Lesko -Dokle nano-Bidoni.. a i ka ne cdo zone te kompletuar e te instruktuar kta komisionere..a i ka te zgedhur e tamam demokrate.. dhe a do jen ata aq trima te perballen me kallashet e pistolat e Mezan Bizhgo Malove xhepaxhive qe nga Kopliku ne Sarande e Delvin e Bilishte..
    keto gjera pala nanoiste i ka te kopsitura ..kur thone labo kapterrat.. pra i ka top te ujdisura bukur nga nje armate fronto-keshilltaro-fukso spiunave qe nga koh e e partise mëmë ..plus sot e rinovuar e sofistikuar kjo armate kanibale lagje fshatrash.. me mijra nga fresho-banditet e modernizuar qe i thajne dhe kompjuterat..
    pra i njejti shoku Lame apo Kico eshte tek zyra e Votimit qe ka qene qe me 1957 e deri ne 90 -ten.. e ku instikti i rajase vepron tek te mjeret qe dridhen para atyre krokodileve envero-iste.. e te rinia e tyre jane perseri ata por me te eger se gjysherit..
    gjyshi cizmet e kapterrit mbronte athere po keta nashti mbrojne Kulla 20 katshe hotel bordello e pika zinxhir karburanti.. magaze sheqeri e vaporra me koli cigaresh.. mbrojne vila e BM V ëra.. e plot e plot te ARDHURA.. qe thot Nanua i tire famë madh..
    Pra kan pse vene ne KUTI e pse ta mbrojne ate Kuti..
    E per ato te ardhura jan gati kallash e bidona ti perdorin e vërrat e motra mamave po qe nevoja ti ven ne perdorim..

    Po e ngrata Pd..?
    e sa pun i duhen asaj..
    pra ka nje mal me pune e varfera pd.. dhe kam frike se duke e ditur se eshte ky mal me pune.. Pd e le te kryme punen me mitingje..
    Kusuri.. i lihet Magjise.. po ska magji..
    PD.. Parti e dembelave ne se deshton kte radhe pikerisht ne kte qafe qe thash do thyej qafen.. se kjo qafe nuk merret me llogje.. por me pune derrce e te tille ne PD ska..pik..
    Kurse moz Rucua te tille derra kokulur qe punojne nat e dite per kucedren parti te tiren ka me mijra.. Mjafton nje xerr tu beje dhe i ka ne kembe dhe ne 3 te nates..

    Cili mitingash nga ata qe vene tek saliu e di se cdo beje me 3 Korrik???

    Ata sdine asgje.. Ata sdine ku do ven kryq ata sdin ku do votojne Partine..ku kandidatin etjetj..

    PS po ja u con te gjthve nen dere modelin e fleteve te Votimit ku natyrisht e ka treguar se ku do vihet kryqi mbi partine e mbi kandidatin..e kuptohet shembull u eshte bere..PARTIA SOCIALISTE..si Parti dhe MIMI Kodhel Bizhgo Harasan hajdut ahmetat e kanibal Mezan Luizat si kandidate..

    Ne se jam i gabuar me thoni..

    Pra kty eshte esenca e puneve..

    Ne se fiton Pd kte radhe do jete Ngjarja me e bukur ne historine tone..Do jete festa e shqiptareve te vertete festa e dinjitetit festa e te vertetes.. dhe dita e turpit te atyre mijra e mijra kanibaleve socialisto-enveriste nanoiste qe mbasi vrane e prene 50 vjet..mbasi vodhen e rropen tash 8 vjet.. do ikin ne te semes se do tu numrohen te gjitha..nje e nga nje..

    Per Azemin duhet votuar per te mjerin Genc Sina .. per ata mijra fotoksin pirese qe i lan femijet jetime nenat zemer djegura.. per Lek Cokun qe e masakruan kanibalet.. por edhe per ta gezuar Doktorrin qe u ndesh i pari me Bishen e na solli me studentet Demokracine..
    Ja vlen te votosh PD e Berishes..se skemi ndonji Pd me te mire..

    qashtu..

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan miraton rezolutën për zgjedhjet në Shqipëri

    Rezoluta: Zgjedhjet përcaktojnë marrëdhëniet me SHBA-në

    Shekulli

    TIRANË – Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan miratoi mbrëmjen e së hënës një rezolutë ku i bëhet thirrje Shqipërisë të marrë masa që votimet parlamentare të 3 korrikut të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare për zgjedhjet e drejta dhe të lira. Rezoluta ishte propozuar nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, Chris Smith dhe Eliot Engel, dhe ishte miratuar javën e kaluar nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë i kësaj dhome. Edhe Senati amerikan ka dalë me një rezolutë të ngjashme. Në rezolutë thuhet se Shqipëria ka rastin të demonstrojë gatishmërinë për të ndërmarrë hapat që e çojnë drejt integrimit evropian dhe euroatlantik, duke zhvilluar votime që përputhen me standardet e OSBE-së për zgjedhje të lira e të drejta. Në rezolutë thuhet gjithashtu se qytetarëve të Shqipërisë, ashtu si të gjithë njerëzve të tjerë, duhet t’u jepet mundësia të kenë përfaqësuesit e tyre në Parlament dhe në qeveri, përmes zgjedhjeve të lira e të drejta, si dhe t’u kërkojnë llogari këtyre përfaqësuesve. Rezoluta mbështet angazhimin e shprehur nga partitë politike të Shqipërisë për të respektuar Kodin e Sjelljes gjatë fushatës dhe u bën thirrje këtyre partive si të gjithë zyrtarëve zgjedhorë, t’u përmbahen ligjeve që lidhen me zgjedhjet, t’i kryejnë aktivitetet e tyre në mënyrë të paanshme dhe transparente dhe të lejojnë vëzhguesit e huaj e të vendit të kenë mundësi të monitorojnë lirisht të gjitha aspektet e procesit elektoral, siç janë takimet publike të fushatave, kandidatët, mediat, votimet, numërimi i votave pas zgjedhjeve dhe ankesat që lidhen me to. Në rezolutë mbështetet ndihma e Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Shqipërisë për të ngritur një sistem demokratik plotësisht të lirë dhe të hapur, një ekonomi të begatë të tregut të lirë si dhe që Shqipëria të ketë vendin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përfshirë NATO-n. Gjithashtu, rezoluta i kërkon presidentit Bush t’i komunikojë qeverisë së Shqipërisë, të gjitha partive politike dhe kandidatëve, si dhe popullit shqiptar, rëndësinë e madhe që qeveria amerikane u jep këtyre zgjedhjeve parlamentare, si faktor qendror në përcaktimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në të ardhmen.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dje dha Shuplaken ambasadorja amerikane..pa asnji adrese megjithse arsyet per te dhene shuplaka nuk vinin nga Saliu por nga Nano..

    Por pa u ftof ala shuplaka e djeshme pa adrese e ambasadores Raisja, ajo u duk perseri sot ne ekranet e televizioneve Shqiptare..krah per krah me Arben Malo Caco Hajdutat..e Nanos.. duke firmosur ca kontrata a marreveshje e sdi cfare mes bandes se malo caco poc nanosave dhe Botes..

    Pikerisht sot e paskan gjetur nje far banke e sdi kujt me qene ne Tiran me firmos ca Suksese te qeverise Malo-Nano-Cace.. e aty patjater duhej te cfaqej Ambasadorja amerikane?

    Pra as Raisja e as rroku nuk kan dale rastesisht ne Ekran.. Kjo eshte e qarte..

    Pra dje Raisja desh te laj m .utin me sh.urre e sot me vrap ta ndreqe "demin" qe mund ti ket bere Nanosit ne Marshimin e tije fitimtar..
    Pra 97-tatistet kanibale duhet te vazhdojne pushtet -mbajtjen.. kjo eshte mesazhi nga Jashte..
    Por Populli me duket ka nje tjeter mesazh per tu dhene ne 3 Korrik..



    Me 3 korrik shpresoj ti jap nje shuplake ky Popull gjith asaj Mafies nderkombetare qe.. ri-solli ne pushtet stalino-isto-hajduto-kanibalet e Nano Malo Caushave te Enver Hoxhes..


    aj hop sou..

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Pse jan te detyruar amerikanet te sqarojn qendrimin e tyre me nje deklarate, gje qe nuk ndodh me asnje vend te botes.

    Sepse shqiptaret jane aq te zgjuar , saqe per ti kuptuar gjerat i duan me shkrim.

    sepse shqiptaret nuk kane nje ideal por cdo vit e nderrojn pllaken sipas interresit ose mjaftojn dy takime me politikan te larte te huaj per ti nderruar mendjen.

    sepse shqiptaret nuk kane asnje intelektual apo politikan model ku te mbeshteten por kane diletant politikan dhe hajdut.

    Psh
    Sikur neser te shkojn ne shqiperi dy BUSHAT , TONI BLER , BERLUSKONI ,PUTIN , dhe te takojn Berishen ja u garontoj une qe zgjedhjet jane te fituara , dhe e kunderta po te takojn Nanon.


    Domethenien e saj kuptoheni vet.

    Ky eshte populli yne.

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    dardajan, te te jap edhe une nje arsye per tia shtuar listes tende?

    Sepse nje dite me pare kryeministri Nano doli dhe u fry pak perpara kamerave ashtu sic e ka zakon duke u munduar qe te perdorte nje vizite pune te shefit te CIA ne Ballkan me te gjithe shefat e sherbimit sekret te rajonit, qe u mbajt ne Tirane, duke thene fjalet me plot mburrje: "politika amerikane ne rajon fillon nga zyra ime".

    Ambasadoria amerikane vetem sa beri detyren duke i shkulur veshin ne publik.

    Albo

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Amerikanët, të kërcënuar në Shkodër

    Vetëm tri ditë para zgjedhjeve, selia e SHBA-së në Tiranë paralajmëron qytetarët amerikanë

    Amerikanët, të kërcënuar në Shkodër

    Ambasada: Jemi të shqetësuar për kërcënime të mundshme nga elementë kriminalë

    A.Rama

    TIRANË-

    Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët e saj që ndodhen në zonën e Shkodrës që të jenë shumë vigjilentë dhe të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve. Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e saj të internetit, selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpreh shqetësimin e saj lidhur me kërcënime të mundshme fizike që mund të drejtohen ndaj qytetarëve amerikanë, të cilët ndodhen aktualisht në Shkodër nga alementë kriminalë të caktuar.

    Njoftimi i Ambasadës Amerikane vjen në një kohë kur duhen vetëm 3 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme. “Ambasada Amerikane është e shqetësuar për kërcënime të mundshme nga elementë kriminalë kundër sigurisë fizike të qytetarëve amerikanë në zonën e Shkodrës.

    Në kuadrin e këtij shqetësimi, ambasada paralajmëron të gjithë qytetarët amerikanë në zonën e Shkodrës të bëjnë kujdes dhe të kenë një nivel të lartë vigjilence gjatë të gjithë kohës. Qytetarët amerikanë mund të kontaktojnë Seksionin Konsullor të Ambasadës Amerikane nëpërmjet numrave përkatës të telefonit”, - thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës në faqen e internetit. Por selia e Ambasadës Amerikane njofton se edhe shtetasit që janë duke udhëtuar në zonën e Malësisë së Madhe apo në Tropojë, duhet të marrin masa të tilla, pra të jenë të kujdesshëm dhe vigjilentë gjatë udhëtimit, pasi rrezikohen nga veprime kriminale të elementëve të caktuar. Edhe për këta qytetarë, selia diplomatike e SHBA-së ka kërkuar që për çdo problem që mund të kenë, të lidhen në mënyrë të menjëhershme me Seksionin Konsullor.

    Qëndrimet e SHBA-së

    Ndërkaq Departamenti i Shtetit nëpërmjet qëndrimeve zyrtare që ka mbajtur, i vlerëson zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut si një hap shumë i rëndësishëm për ecurinë e vendit në proceset euroatlantike. Kongresi Amerikan miratoi vetëm pak ditë më parë një rezolutë të posaçme për zgjedhjet, duke u kërkuar forcave politike që të zbatojnë Kodin e Sjelljes të nënshkruar mes tyre në prani të presidentit Alfred Moisiu. Rezoluta kërkon gjithashtu që partitë politike të angazhohen që këto zgjedhje të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare, pra të jenë të lira dhe të drejta. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Adam Ereli, deklaroi zyrtarisht se SHBA-ja u kërkon forcave politike në Shqipëri që të njohin dhe të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 3 korrikut. Ereli ka theksuar edhe një herë se SHBA-ja e vlerëson maksimalisht ecurinë e zgjedhjeve politike. SHBA-ja do të vijë për herë të parë me një grup vëzhguesish për të parë nga afër zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.






    Islami: Nuk e di se në Shkodër ka probleme sigurie


    TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme, Kastriot Islami, deklaroi dje se ai nuk kishte asnjë informacion lidhur me njoftimin që Ambasada Amerikane kishte bërë për të paralajmëruar shtetasit e saj për t’u ruajtur nga kërcënime të mundshme fizike. Islami tha dje se ai nuk ishte në dijeni për këtë fakt dhe nuk kishte marrë njoftim zyrtar nga Ambasada Amerikane për një shqetësim të tillë. “Nuk jam në dijeni se në Shkodër ka probleme sigurie. Por shtete të ndryshme, herë pas here, paralajmërojnë shtetasit e tyre që banojnë në një vend tjetër, lidhur me problemet e sigurisë. Në të gjithë vendin këto ditë kanë ardhur vëzhgues të huaj për zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut, të cilët janë akredituar në KQZ. Ne nuk kemi asnjë indikacion nga ambasada të ndryshme për mundësitë e rrezikut ndaj shteasve të tyre”, - tha Islami. Të njëjtën gjë konfirmoi edhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Roland Bimo.




    30/06/2005
    shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 30-06-2005 më 07:27
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviçit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  3. Llotaria Amerikane, skualifikohen mashtruesit
    Nga ALBA në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-06-2004, 08:17
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •