Close
Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 159
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ----------------------------------------------------------

    Kalimi i Igli Tares nga Bolonja te Lazio ka perfunduar sot. Me ne fund gjigandi i sulmit do luaje ne skuadren e kryeqytetit italian.

    ----------------------------------------------------------
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Foto Strakosha trajner te Akratitos

    -------------------------------------------------------

    Njė telefonatė zbulon vendndodhjen e Strakoshės. Kėto ditė tė nxehta tė korrikut, legjenda e portės shqiptare, ashtu si gjithnjė tė paktėn nė kėta 15 vjet, nuk gjėndet nė Greqi. Eshtė pikėrisht telefonata e bėrė dje, qė zbuloi dje vendodhjen e tij. Pas formulimit tė numrit, dėgjohet zėri i njohur i portierit tonė tė madh.

    "Jam nė Itali,- pėrgjigjet Strakosha. - Kam ardhur me skuadrėn e Akratitosit, ku aktualisht kryej detyrėn e njėrit prej trajnerėve. Po merrem krahas, tė tjerave, me pėrgatitjen e portierėve tė kėsaj skuadre..."

    Ndėrkohė, nė njė njoftim tė lėshuar nga klubi i Akratitos, thuhet:" "Klubi i futbollit Akratitos bėri tė njohur se zėvendėstrajner u bė ish-portieri i njohur i kombėtares shqiptare, Foti Strakosha. Sė bashku me Strakoshen do tė punojė edhe trajneri i tė rinjve tė Panioniosit, Dhimitris Barbalas".

    Pas njohjes me kėtė njoftim ishte mėse e ligjshme biseda me ish-portierin e njohur tė skuadrės sonė kombėtare. Ai thotė:
    "Po, gjithēka ėshtė e vėrtetė. Unė tani jam nė Trento tė Italisė sė bashku me ekipin dhe i jemi futur njė pune tejet serioze. Skuadra duket e motivuar nė stėrvitje, ndėrsa unė jam i kėnaqur me detyrėn qė mė ėshtė ngarkuar. Sigurisht nuk ėshtė njė punė e lehtė, aq mė shumė qė unė e kryej pėr herė tė parė kėtė. Kam tani njė licencė tė njohur trajneri dhe i plotėsoj tė gjitha kushtet pėr tė drejtuar njė skuadėr. Ndoshta ėshtė njė fat, qė unė po e filloj kėtė detyrė, duke bashkėpunuar me njė nga emrat mė tė njohur tė futbollit rumun, Ilia Dumitresku, i cili ėshtė edhe trajner i parė i ekipit. Besoj se gjithēka do tė shkojė mbarė dhe ne do tė paraqesim nė kampionatin e sivjetėm grek njė skuadėr tė kompletuar, tė denjė pėr t'u ndeshur me ekipet e njohur tė kampionatit grek tė kategorisė A".

    Skuadra e Akratitosit vjen nė kategorinė A tė kampionatit helen pas qėndrimit pėr njė sezon nė kategorinė B. Skuadra, e cila ka pėr uniformė fanelat me ngjyrė jeshile, ėshtė betuar se do tė qėndrojė gjatė nė kategorinė A. Pėr kėtė nė drejtim tė saj ajo ka zgjedhur njė nga emrat mė tė njohur tė futbollit rumun, ish-trajner edhe tek AEK dhe Egalio tė Athinės, Ilia Dumitresku. Edhe zgjedhjet e Strakoshės dhe tė Barbalas janė quajtur tė drejta dhe nė pėrputhje me objektivat qė do tė synojė Akratitos.
    Por, pėrveē stafit drejtues, skuadra qė e ka qendrėn nė Ano Liosja, diku nė periferi tė Athinės, ka marrė nė gjirin e vet edhe mjaft futbollistė tė njohur, siē ėshtė portieri i madh rumun, Stelea, futbollisti i kombėtares bullgare Milan Petkov dhe futbollisti 24-vjeēar Nikola Vujoviē, sulmues i skuadrės Buduēnost tė Titogradit.
    Duke qenė njė ndėr trajnerėt e bėrė publik tė kategorisė A tė kampionatit grek, Foto Strakosha bėhet kėshtu trajneri ynė i parė, qė drejton njė skuadėr tė huaj tė kategorisė superiore. Legjendari shqiptar e ēon nė 10 numrin e skuadrave tė aktivizuar nė kampionatin grek, duke shėnuar edhe njė rekord tė kėtij vendi pėrsa i takon pjesėmarrjes sė njė njeriu nė skuadrat e ndryshme tė kampionatit grek.

    -------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Klodian Duro ndoshta te Kėlni

    ----------------------------------------------------------

    Klodian Duro, sipas tė gjitha gjasave, nė dy ditėt e ardhshme do tė firmosė pėr skuadrėn e Kėlnit. Futbollisti shqiptar, i cili prej kohėsh ėshtė pa skuadėr, ka pranuar dje nė linjė telefonike se tratativat janė drejt fundit:
    "Ėshtė e vėrtetė, ka thėnė Duro, jam shumė pranė nėnshkrimit tė njė kontrate me skuadrėn e Kėlnit dhe besoj se nė ditėt nė vijim gjithēka mund tė zyrtarizohet. Por kujdes, sepse po flasim pėr merkato dhe gjėrat, qė duken aq pranė, ndonjė herė nuk realizohen". Telenovela mesa duket po mbaron me njė "hapyy-end". Mesfushori i djathtė i pėrfaqėsueses, i cili pėr shumė kohė ka kėrkuar njė skuadėr tė Bundesligės duket se ka rėnė parimisht dakord me skuadrėn, qė kėtė sezon ėshtė ngjitur nė nivelet mė tė larta tė futbollit gjerman. Pėr t'u habitur mbetet fakti, qė nė Kėln, shqiptari do tė gjejė tė njėjtin trajner qė ia bėri jetėn shumė "tė vėshtirė" te Arminia, Rapolderin. Megjithatė pėr momentin kjo gjė nuk pėrbėn ndonjė shqetėsim pėr vetė lojtarin:
    "Ai mė ka kėrkuar vetė, kėshtu qė "Nuk besoj se ėshtė ndonjė problem. Nuk mund tė them se kemi pasur marrėdhėnie tė shkėlqyera me njėri tjetrin sezonin e shkuar, por kėtu po flasim pėr profesionalizėm. Tė dy ja kemi nevojėn njėri-tjetrit. Pastaj unė e di shumė mirė qė Rapolder nuk ka pasur kurrė asgjė nė lidhje me aftėsitė e mia, thjesht te Arminia nuk kishte shumė hapėsira".

    Duro duket i kėnaqur nėse njė kontratė e tillė zyrtarizohet, nė fund tė fundit tė luash nė kampionatin gjerman ėshtė gjithnjė njė kėnaqėsi:
    "Mė vjen mirė vetėm pėr njė gjė, qė arrita tė pėrmbush dėshirėn time. Kam pritur gjatė dhe ndoshta kam refuzuar edhe oferta tė rėndėsishme pėr tė luajtur nė njė skuadėr tė kampionatit gjerman. Ja arrita dhe nėse luaj me rregullsi mendoj se njė gjė e tillė do tė mė ndihmojė shumė edhe pėr skuadrėn pėrfaqėsuese".
    Duro ka qenė nė qendėr tė merkatos gjatė gjithė kėsaj kohe. Lojtari ka pranuar vetė disa kohė mė parė qė ka pasur disa kontakte me klube tė Serisė A dhe B, por nuk arriti qė tė firmoste pasi ndjente vėshtirėsinė e aktivizimit tė rregullt:
    "Po, ėshtė e vėrtetė - thotė lojtari - do tė isha ekstrakomunitar dhe njė gjė e tillė tė krijon vėshtirėsi. Jam i lumtur qė do tė qėndroj nė Bundesligė, megjithatė mė duhet ta pėrsėris, asgjė nuk ka pėrfunduar zyrtarisht".

    ----------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ---------------------------------------------------

    Futbollisti i kuqezinjve Igli Tare, bėn pjesė nė listėn e 22 futbollistėve tė Lacios, qė janė federuar pėr ndeshjen e radhės, qė ekipi italian do tė zhvillojė nė kupėn Intertoto. Kėshtu nė listėn e publikuar nga Lacio ėshtė edhe emri i Igli Tares. Lacio do tė luajė nė kupėn Intertoto me Olimpikun e Marsejės.

    ---------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Behrami do bluzėn kuqezi

    -------------------------------------------------

    Pas refuzimit tė parė tė Behramit pėr tė qenė pjesė e kombėtares shqiptare, pėr tė pranuar mė vonė ftesėn e Zvicrės (ka luajtur vetėm pėr U-19-n helvete), kosovari me pasaportė zvicerane, ka bėrė tė ditur dje nė njė deklaratė ekskluzive, se pėrfundimisht dėshiron tė jetė pjesė e kuqezinjve tė Shqipėrisė dhe nuk ka mė asnjė interes dhe dėshirė pėr t'i mbrojtur ngjyrat e helvetikėve.

    "Unė e kam menduar gjatė kėtė ēėshtje, qė pėr mua ka shumė rėndėsi. Pėrfundimisht dua tė luaj dhe tė mbroj ngjyrat e Shqipėrisė. Kėsaj radhe kam dėgjuar zemrėn time, e cila qė nga fillimi ka rrahur vetėm pėr fanellėn kuqezi tė Shqipėrisė,"- shpjegon Behrami i emocionuar, por edhe shumė i vendosur pėr vendimin e tij mė tė fundit, duke shtuar se ėshtė i vetėdijshėm se i ka dėshpėruar shumė bashkatdhetarėt e tij, kur nuk e kishte pranuar ftesėn e Shqipėrisė.

    I gjithė ky ndryshim kishte ndodhur pas bisedave tė para qė kishte
    bėrė Behrami me kapitenin e kombėtares, Igli Taren, po ashtu i ardhur te Lacio ditė mė parė. "Sapo bisedova me Iglin dhe ai mė premtoi se pajisja me pasaportė shqiptare nuk do tė jetė e vėshtirė,"- shtoi plot gėzim kosovari.

    Behrami e kishte marrė edhe ftesėn nga trajneri i kombėtares sė
    Zvicrės, Kobi Kuhn (Zvicra momentalisht ėshtė e para nė grupin
    kualifikues pėr Botėrorin 2006), por siē shpjegon ai vetė, tani nuk ka mė dėshirė t'i mbrojė ngjyrat e Zvicrės dhe shpeshherė edhe nuk u ėshtė pėrgjigjur telefonatave tė shumta nga stafi i kombėtares zvicerane.

    "Tė them tė drejtėn, pėrfaqėsuesit e Zvicrės shpesh mė telefonojnė, por unė nuk kam pranuar tė flas me ta. Thjesht nuk mund tė luaj pėr njė kombėtare, ku nuk e ndiej veten tė lumtur. Dėshira ime e flaktė qė nga fillimi ka qenė qė tė luaja pėr Shqipėrinė dhe besoj se kjo ēėshtje do tė rregullohet shpejt,"- vazhdon mė tej Behrami rreth dėshirės sė tij tė madhe pėr t'u veshur kuqezi.

    Ai tė enjten ėshtė prezentuar zyrtarisht nga Lacio pas bisedimeve tė gjata dhe tė mundimshme dhe tregon se ndjehet i nderuar qė do tė luajė nė serinė A. "Jam shumė i lumtur. Kjo me siguri se ėshtė njė arritje e madhe nė karrierėn time. Tė luash nė serinė A nuk ėshtė punė e vogėl dhe mua tani mė mbetet tė pėrgatitem sa mė mirė dhe tė jem sa mė parė nė 11-in e Lacios,"- tregon Behrami pėr pėrshtypjet e tij tė para nė skuadrėn romane.
    Behrami do ta veshė fanellėn numėr 85 deri mė 2010. "Kam nėnshkruar me Lacion deri nė vitin 2010 dhe nuk tė pėrshkruhet gėzimi im. Gjithashtu edhe me kushtet kontraktuale kam mbetur i kėnaqur dhe tani duhet tė shpaguaj nė fushėn e blertė besimin qė Lacio ka treguar pėr mua. Mezi po pres tė vij ky moment. Sa i pėrket pritjes qė mė bėnė, ajo ka qenė fenomenale. Qė nga mbėrritja ime nė aeroportin e Romės, ku po mė pritnin zyrtarėt e Lacios, e deri kur shkuam nė qendrėn stėrvitore, kuptova se ky ėshtė njė klub i madh,"- tregon Behrami pėr ditėn e parė tė tij si bardhekaltėr.

    Tare: Behrami do tė vishet kuqezi

    Kapiteni kuqezi, Igli Tare, nė njė bisedė telefonike e ka pranuar se ka biseduar rreth ēėshtjes sė kombėtares me Behramin. "Po, kemi biseduar dhe them se ai do tė vishet kuqezi. Behrami ka ndenja tė forta patriotike dhe do tė ishte lojtar i vlefshėm pėr kombėtaren. Shpresoj se ēėshtja do tė rregullohet me angazhimin e tė gjithėve,"- tha Tare pėr, i cili ka biseduar edhe me babain e Valonit, Ragip Behramin.

    -------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Federata: Do tė bėjmė ē'ėshtė e mundur pėr Behramin!

    ---------------------------------------------

    "Federata Shqiptare e Futbollit ėshtė e gatshme dhe do tė bėjė tė pamundurėn qė Valon Behrami tė veshė fanellėn e kombėtares shqiptare."
    Eshtė ky qėndrimi zyrtar i FSHF-sė pas deklaratės bombė tė Valon Behramit i cili ka pohuar se vazhdon tė jetė i interesuar qė tė veshė fanellėn kuqezi. Dhe me njėherė nė federatė kėtė lajm e kanė pritur pozitivisht.

    "Mund tė them se ishte njė lajm pozitiv pėr kombėtaren tonė. Federata nga ana e saj do tė bėjė tė pamudurėn qė Valoni tė marrė nėnshtetėsinė shqiptare dhe tė luajė pėr Shqipėrinė," - ėshtė shprehur dje zėdhėnėsi i shtypit nė federatė.

    Kėshtu sipas informacioneve zyrtare Behrami nė bashkėpunim me FSHF-nė, duhet tė fillojė menjėherė plotėsimin e dokumentacionit. Nė federatėn tonė tė bėjnė tė ditur se Behrami duhet tė bėjė njė deklaratė qė nuk dėshiron tė luajė me Zvicrėn, por me kombėtaren shqiptare. Kėtė deklaratė ai duhet ta ēojė nė FIFA dhe te federata zviceriane. Gjithashtu kosovari duhet tė plotėsojė tė gjitha kėrkesat pėr tė ndėrruar shtetėsi.

    "Menjėherė sa tė pėrfundojė tė gjithė dokumentacionin, ne do tė lėvizim dhe gurėt tanė. Madje edhe do tė marrim avokatin qė kishim thėnė mė parė. Gjithēka ėshtė nė dorė tė Valonit dhe federatės zviceriane. Nėse kjo federatė do tė thotė "po" largimit tė Behramit, atėherė gjasat janė qė futbollisti i ri i Lacios tė bėhet pjesė e kombėtares shqiptare," - ėshtė shprehur zėdhėnėsi i shtypit.

    Pra thėnė mė thjesht gjithēka ėshtė nė dorė tė zvicerianėve, tė cilėt kanė nė dorė tė ardhmen e Behramit nė kombėtaren shqiptare pasi shtetėsia shqiptare ėshtė njė procedurė pa shumė probleme. Ndėrkohė federata jonė pas njė shkėputje tė gjatė ka rifilluar punėn pėr tė veshur kuqezi Behramin. Nė fakt ka qenė insitimi i kapitenit Tare qė ka bėrė tė mundur qė kjo ēėshtje tė hapet sėrish.


    Sporti

    ---------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    E kam thene edhe me pare dhe e perseris: Behrami ben si ata kalamajte e vegjel qe perplasin kembet. Deri tani kam lexuar 5 deklarata te Behramit:

    1. Dua te luaj me Shqiperine;
    2. Dua te luaj me Zvicren;
    3. Dua te luaj me Shqiperine;
    4. Dua te luaj me Zvicren;
    5. Dua te luaj me Shqiperine.

    Ceshtja eshte shume e thjeshte: Behrami duhet te vere firmen te formulari qe avokati i ka pergatitur prej kohesh e te mos na caje me tajaren, po te luaje se nuk do merremi me nje qurrash njezetvjecar.

  8. #98
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Citim Postuar mė parė nga Zombie
    E kam thene edhe me pare dhe e perseris: Behrami ben si ata kalamajte e vegjel qe perplasin kembet. Deri tani kam lexuar 5 deklarata te Behramit:

    1. Dua te luaj me Shqiperine;
    2. Dua te luaj me Zvicren;
    3. Dua te luaj me Shqiperine;
    4. Dua te luaj me Zvicren;
    5. Dua te luaj me Shqiperine.

    Ceshtja eshte shume e thjeshte: Behrami duhet te vere firmen te formulari qe avokati i ka pergatitur prej kohesh e te mos na caje me tajaren, po te luaje se nuk do merremi me nje qurrash njezetvjecar.
    qyrrat e te cilit vlejne jo me pak se 2.miljon e 800 mije EURO.vetem qyrrat .ndersa per cfare luan merr rroge.pra sqenkan dhe aq pa vlere qyrrat e Behramit
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar mė parė nga miki_al2001
    qyrrat e te cilit vlejne jo me pak se 2.miljon e 800 mije EURO.vetem qyrrat .ndersa per cfare luan merr rroge.pra sqenkan dhe aq pa vlere qyrrat e Behramit

    Dinjiteti i kombetares shqiptare eshte me i larte se qyrrja Behrami, fitofte 2 milione apo 200 milione. Mund te jete talenti me i madh, kjo s'do te thote qe une te pranoj faktin qe ai shfrytezon lutjet e shqiptareve per ta pasur ne kombetare per te bere presion ndaj zviceraneve qe ta marrin direkt ne kombetare te pare.

    Ka nje vit e gjysem qe luan pingpong me FSHF-ne dhe federaten zvicerane: si perfundim besoj se do rrije me ne sepse helvetikeve ua ka shpifur, kurse ne e kemi stomakun e forte, pra gelltisim edhe qyrre!

  10. #100
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    zombie me fal por ne nuk e njohim mire pranej sduhet ta paragjykojme.ne intervisten e dhene igli tha per behramin se eshte nje cun i mire dhe shume i forte kombetarisht.kuptohet nuk eshte mire te jete i lekundur por me sa une arri te kuptoj ai ka friken e asaj se mos ndoshta sarrin dot te luj per neve ngaqe akoma seshte zgjidhur kjo pune.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •