Close
Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 159
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    Ilion Lika duket se do tė jetė i gatshėm pėr ndeshjen e 4 qershorit, qė kombėtarja jonė do tė zhvillojė nė Tiranė me Gjeorgjinė. Lajmin e ka konfirmuar dje stafi i kombėtares menjėherė pas mbėrritjes nė Rinas. Kėshtu, sipas ndihmėsit tė trajnerit Hans Peter Brigel, Kreshnik Agolli, Ilion Lika i ka tė gjitha mundėsitė tė aktivizohet nė takimin e sė shtunės. "Gjatė ditėve nė Gjermani dhe Poloni ai ka punuar me fizioterapistin Bulinger dhe them se tė shtunėn do tė jetė gati pėr ndeshjen. Tė paktėn kėshtu shpresojmė tė gjithė," - ka pohuar dje ndihmėsi i Brigelit, Agolli.

    ---------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Brigel

    -----------------------------------------------


    Zoti Brigel, keni zhvilluar njė ndeshje miqėsore me Poloninė dhe keni humbur. A mund tė na jepni njė mendim pėr ndeshjen e pardjeshme?

    - Pėr mendimin tim, ishte njė ndeshje e mirė e kombėtares sonė, edhe pse nuk ishim nė Poloni me tė gjithė skuadrėn e parė. Qė kur e nisėn, mund tė them se ideja ishte qė tė vėzhgonim lojtarėt e kombėtares, tė cilėt kanė munguar pėr arsye dėmtimi, apo edhe ata qė nuk kanė luajtur gjatė kėsaj kohe. Njė pjesė e futbollistėve ishte nė gjendje tė mirė, ndėrsa pjesa tjetėr kishte akoma probleme, tė cilat u shfaqėn nė kėtė ndeshje miqėsore. Pėr ndeshjen them se jam i kėnaqur pėr nga loja qė u zhvillua. Skuadra lėvizi mirė edhe pa top. Mund tė them se pas golit e morėm veten dhe ishim shumė superiorė pėr njė kohė tė gjatė. Gjithsesi, futbolli kėshtu e ka, humbet edhe kur nuk e meriton. Mund tė them me plot gojėn se njė barazim do tė ishte mė i drejtė nė ndeshjen e sė dielės. Kėtė e them duke u bazuar tek ndeshja.

    Keni luajtur me njė sulmues ndaj Polonisė dhe nuk keni shėnuar. A do tė pėrdorni kėtė skemė edhe ndaj Gjeorgjisė tė shtunėn?

    - Mendoj se sulmi ka zhvilluar njė ndeshje tė mirė. Nuk kemi luajtur tamam me njė sulmues. Gjithsesi, mund tė them se nė takimin me Gjeorgjinė do tė jemi mė agresivė. Do tė ndryshojmė shumė dhe do tė luajmė me dy sulmues.

    Zoti Brigel, tė flasim pėr sulmuesit. Reparti ofensiv i kombėtares prej mė shumė se 8?9 muajsh nuk shėnon gol...

    - Tashmė ėshtė kuptuar qė ne ēalojmė nė sulm. Futbollistėt tanė nuk shėnojnė prej kohėsh dhe ky ėshtė njė problem. Por fakti ėshtė se ne si skuadėr dhe sulmuesit kanė pasur raste pėr gol. Por ato nuk janė shfrytėzuar nga vetė sulmuesit. Ne jemi njė ekip qė ndėrtojmė raste pėr gol. Finalizimi ėshtė arma jonė mė e dobėt, ndryshe nga mė parė. Kėtė duhet ta shohim te lojtarėt, ndonėse duhet tė bėjmė tė pamundurėn qė tė shėnojmė.

    Mister, lista prej 23 futbollistėsh do tė ndryshojė pėr dy ndeshjet me Gjeorgjinė dhe Danimarkėn, apo do tė jenė ata lojtarė qė keni grumbulluar ditė mė parė?

    - Nuk ka dyshim qė nė ndeshjet me Gjeorgjinė dhe Danimarkėn do tė jenė tė njėjtėt futbollistė qė kam grumbulluar mė parė. Ju siguroj qė lista nuk tė ketė asnjė ndryshim, do tė kemi tė njėjtin grup. Pėr kėtė tė jeni tė gjithė tė sigurt.

    -----------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #73
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Kombėtarja fillon pėrgatitjet anti-Gjeorgji.

    Kuqezinjtė, nėn drejtimin e trajnerit tė kombėtares shqiptare, Hans Peter Brigel, mė nė fund kanė zbritur nė tokėn shqiptare. Kuqezinjtė kanė udhėtuar nga Berlini me avionin e linjės Berlin?Tiranė. Skuadra ėshtė pritur nė tokėn shqiptare nga punonjėsit e federatės sonė. Menjėherė kuqezinjtė i kanė hipur autobusit dhe kanė udhėtuar drejt Durrėsit, ku janė akomoduar nė hotelin "Adriatik". Sipas programit, kuqezinjtė kanė zhvilluar edhe njė stėrvitje ēlodhėse buzė detit, menjėherė pas udhėtimit tė gjatė nga Gjermania. Sipas informacioneve, i gjithė grupi sot nė darkė pritet tė jetė i plotė. Veē 19 futbollistėve qė kanė udhėtuar nė Poloni, do tė jenė edhe lojtarėt e tjerė tė kombėtares, tė grumbulluar pėr ndeshjen me Gjeorgjinė dhe Ukrainėn. Jupi ka mbėrritur qė dje paradite, ndėrkohė qė nė darkė pritet tė vijnė Tare, Bogdani Cana dhe Beqiri. Sot, stafi i kombėtares ka planifikuar vetėm njė stėrvitje pasdite, nė orėn 17.00, nė stadiumin "Niko Dovana". Gjithsesi, gjasat janė qė stėrvitje tė zhvillohet edhe paradite. Edhe tė mėrkurėn kuqezinjtė pritet tė zhvillojnė stėrvitjen e radhės, ndėrkohė qė tė premten trajneri dhe skuadra do tė transferohen nė Tiranė pėr stėrvitjen e fundit nė "Qemal Stafa", para takimit tė sė shtunės, qė kombėtarja jonė do tė zhvillojė me dyer tė mbyllura me Gjeorgjinė.


    P.S. Nuk mund te rrije pa e ndare kete foto me antaret e tjere te forumit ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Tare - Bogdani? Flet vetė Boga

    ---------------------------------------------------

    Bogdani-Tare, Tare-Bogdani, sa besoni se kjo mund tė funksionojė?

    "Po, besoj se e patė se nė Turqi u morėm vesh shumė mirė me njėri- tjetrin. Kjo do tė thotė se ne vėrtetė jemi shumė shtatlartė tė dy, por kompletohemi".

    Nė Turqi, Tare ku krijonte shumė hapėsira?

    "Mė shumė se kaq nė Turqi luajtėm pranė njėri-tjetrit dhe kjo ishte gjėja mė e mirė. Ky ėshtė ēelėsi i bashkėjetesės sė sulmuesve. Nėse pasimet midis tyre janė tė sakta, atėherė edhe goli mund tė vijė".

    Do ta provoni me Gjeorgjinė?

    "Kjo nuk varet nga unė, ėshtė Brigel ai qė vendos se kush duhet tė luajė nė sulm. Unė di tė them vetėm qė me Taren nė sulm gjendem vėrtet mirė".

    Me qė ra fjala te Brigel, nė Verona nuk e kanė mė pėr zemėr, qė kur ju grumbulloi me Gjeorgjinė?

    "Dėgjo, kjo ėshtė njė ēėshtje ku unė jam plotėsisht jashtė loje. Nuk dua tė prononcohem, unė varem nga klubi, por pėrfaqėsuesja mbetet gjithnjė pėrfaqėsuese. Nuk mund tė bėhen numra, njė ftesė nga Brigel nuk refuzohet".

    Duket sikur Bogdani dhe Brigel tani merren vesh. Kohė mė parė lėshonin replika?

    "Tani dua ta harroj atė histori".

    Jeni grumbulluar qė 17 vjeē nė pėrfaqėsuese…?

    "Po, por tė them tė drejtėn nė tri ndeshjet e fundit e kam ndjerė veten mė mirė. Kjo s'ka tė bėjė shumė me moshėn por me faktin qė ky ėshtė sezoni im mė i mirė. Nuk do tė kisha vėnė kurrė bast pėr 17 gola nė ekipin e Veronės brenda njė sezoni".

    Me njė Veronė qė po provon tė shkojė nė A?

    "Nuk ėshtė kaq e lehtė gjithsesi. Tė mendosh qė nė fillim tė sezonit kishim si objektiv shpėtimin, tani mė duket njė mrekulli ajo qė kemi bėrė. Kemi pasur edhe ne oshilacionet tona, por nė fund tė fundit pothuaj kurrė nuk na janė ndarė dėmtimet dhe fati i keq".

    Nėse Verona nuk shkon nė A?

    "Do ta provojmė sėrish sezonin e ardhshėm".

    Me Bogdanin nė bord?

    "Asgjė nuk ėshtė e sigurtė, sepse kurrė nuk dihet se ēfarė tė ofron e ardhmja. Unė kam pasur disa oferta nga disa klube nė Serinė A, por pėr momentin nuk dua tė bėj asnjė emėr publik. Tė luajmė ndeshjet me pėrfaqėsuesen dhe ndeshjet e fundit me Veronėn dhe pastaj do vendosim".



    ---------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Brigel: Luajme vetem per fitore

    --------------------------------------------------------------------------

    Flet Brigel para heshtjes per shtyp qe fillon sot


    Pa spektatorė kundėr Gjeorgjisė?

    "Ėshtė hera e parė qė e bėjmė njė gjė tė tillė dhe mua mė vjen keq, pasi futbollistėt nuk janė pėrshtatur ndonjėherė me njė situatė tė tillė. Duhet tė ambientohemi sa mė shpejt dhe tė dalim nė lojėn tonė. Psikologjikisht nuk do tė jetė e lehtė. Ne zhvilluam njė stėrvitje pa praninė e tifozėve dhe unė po ju them qė nga shkaqet qė e bėmė njė gjė tė tillė ka qenė edhe kjo. Pak lojtarė e kanė bėrė njė gjė tė tillė nė tė shkuarėn dhe ne gjithashtu vetė duhet tė pėrmirėsohemi ende shumė psikologjikisht e jo mė tė luajmė pa tifozė fare".

    Cana dhe Lala nuk do tė jenė nė mesin e fushės. Njė rezultat pozitiv mund tė arrihet edhe pa ata tė dy?

    "Ne gjithnjė duhet tė mendojmė pėr dublimin e pozicioneve dhe duhet patjetėr qė tė marrim masa qė edhe kur kemi mungesa tė rėndėsishme t'i zėvendėsojmė".

    Porta ėshtė njė problem. Lika nuk ėshtė nė gjendjen e tij mė tė mirė?

    "Nuk e di se ēdo tė bėjmė nė kėtė repart. Vetėm dita e nesėrme do tė japė njė pėrgjigje pėrfundimtare. Po, ėshtė e vėrtetė qė kemi njė farė problemi nė kėtė pjesės tė fushės, por asgjė nuk ėshtė e pariparueshme. Nėse Lika nuk ėshtė gati, do tė luajė dikush tjetėr…".

    Mendoni se Hidi mund ta pėrballlojė psikologjikisht njė ndeshje tė tillė?

    "Ok, edhe Lika ishte njė portier i ri, por shumė shpejt fitoi zemrat e tė gjithėve. Kjo ėshtė ēėshtje ambientimi, unė kam shumė besim tek ky djalė. Nė Poloni mė pėlqeu, luajti i sigurt dhe ndėrhyri mirė nė daljet".

    Arjan Beqaj ka deklaruar ditė mė parė nė "Gazetėn Shqiptare" se askush nuk i kishte kėrkuar sqarime nė lidhje me formėn e tij fizike. A mund tė themi qė pėrfundimisht Beqaj ėshtė njė ēėshtje?

    "Unė e di qė ai ėshtė i dėmtuar dhe pas operacionit ai prej kohėsh nuk ka luajtur. Nga FSHF-ja kam kėrkuar kontakt me tė, por FSHF mė ėshtė pėrgjigjur qė prej kohėsh nuk luan dhe ėshtė i dėmtuar".

    Rraklli dhe Bushi nė mėnyrė tė mistershme nuk janė grumbulluar. Mund tė jetė kjo lamtumira e fundit pėr kėta dy futbollistė?

    "Kėtė nuk mund ta them me siguri. Bushi nuk ka luajtur prej javėsh pėr shkak tė njė dėmtimi qė ka pasur. Rraklli dhe Muka i Tiranės pėr momentin nuk janė nė njė gjendje tė mirė fizike. Ju e patė pėr shembull Mukėn nė ndeshjen me Greqinė… Kėtu ka njė problem tė madh, kur unė i fus nė fushė kėta futbollistė tė gjithė thonė se pėrse e bėra, ndėrkohė qė kur nuk i grumbulloj mė thonė pėrse nuk e bėra. Nuk besoj se gjithnjė duhet tė jap shpjegime pėr vendimet e mia".

    A ėshtė gati formacioni qė do tė ndeshet me Gjeorgjinė?

    "Ka gjithnjė pikėpyetje. Jo, mund tė them qė nuk kam vendosur…".

    Murati mund tė jetė njė alternativė pėr Canėn dhe Lalėn nė mesfushė?

    "Gjendja fizike e Muratit ėshtė ende e papėrshtatshme. Kėshtu qė pėr mua ėshtė ende larg formacionit. Do tė presim deri tė shtunėn dhe pastaj do tė vendosim se ē'do tė bėjmė".

    Shkėmbi ka luajtur shumė mirė me Poloninė. Mos ndoshta tani Skela nuk ėshtė mė i pazėvendėsueshėm?

    "Ai ka luajtur shumė mirė me Poloninė, madje detyrat e mia i zbatoi deri nė imtėsi. Momentalisht ėshtė njė alternativė e mirė pėr Skelėn".

    Pikėpyetja e madhe e kėsaj ndeshje, do tė luajmė me 3-5-2 apo 4-4-2?

    "Kėtė ende nuk e di. Mjaftohem tė them qė do tė luajmė me dy sulmues".

    Ēfarė do tė ndodhė nesėr, do tė fitojė Shqipėria?

    "Ne futemi pėr ta bėrė njė gjė tė tillė nė fushė, prandaj unė them se duhet tė luajmė pėr tė fituar".

    Nėse nuk merret asnjė pikė nė kėto dy ndeshje, ēdo tė ndodhė me vetė trajnerin Brigel?

    "Nga ana ime s'do tė ketė asnjė vendim largimi, pėr kėtė ju siguroj".



    --------------------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ------------------------------------------------------

    Pėr Hans Peter Brigelin kjo mund tė jetė ndeshja e ndryshimeve tė mėdha. Mbi tė gjitha nė modul. Megjithėse 4-2-31 i aplikuar nė Poloni ka rezultuar i pranishėm, trajneri nuk ka ndėrmend ta pėrdorė kundėr Gjeorgjisė, madje ai po projekton tė braktisė edhe tė famshmin 3-5-2, me tė cilin ka rreshtuar skuadrėn nė fushė nė tė gjitha kėto vite. Mungesat e Canės dhe Lalės mund tė kushtėzojnė gjithēka dhe gjithashtu edhe pasiguritė nė mbrojtje mund tė bėjnė qė nė kėtė repart tė rreshtohen 4 futbollistė. Lika do tė jetė i sigurt nė portė, ndėrkohė qė nė mbrojtje, sipas burimeve pranė trajnerit Brigel, mund tė luajnė Ēipi dhe Osmani nė qendėr, Aliaj nė tė majtė dhe Beqiri nė tė djathtė. Mesfusha sėrish mund tė pėrbėhet nga katėr futbollistė: nė tė majtė ėshtė Murati i sigurt, ndėrkohė qė nė tė djathtė do tė luajė Klodian Duro. Nė qendėr Skela pret partnerin e tij, qė sipas tė gjitha gjasave mund tė jetė Hasi. Sulmi do tė pėrbėhet nga dy futbollistė, ku Tare e Bogdani janė pothuaj tė sigurt.

    Nė rast se Brigel do t'i rikthehet skemės 3-5-2, atėherė gjėrat mund tė ndryshojnė. Nė portė sėrish do tė jetė Lika, ndėrkohė qė nė mbrojtje mund tė rreshtohen nė vijė tė drejtė Ēipi, Aliaj dhe Beqiri. Nė mesfushė do tė jenė 5 futbollistė dhe Muratit, Skelės, Hasit dhe Duros mund t'u shtohet ose Jupi ose Shkėmbi. Nė sulm Tare e Bogdani do tė jenė nė balotazh pėr njė vend, ndėrkohė qė mė i tėrhequr mund tė luajė Myrtaj. Pėr Kapllanin mund tė ketė shumė pak hapėsira, ashtu si nė fakt edhe pėr Dragushėn, qė nė Poloni tregoi qartė se kishte disa javė jashtė forme.

    ------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  7. #77
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel
    Kuqezinjtė, nėn drejtimin e trajnerit tė kombėtares shqiptare, Hans Peter Brigel, mė nė fund kanė zbritur nė tokėn shqiptare. Kuqezinjtė kanė udhėtuar nga Berlini me avionin e linjės Berlin?Tiranė. Skuadra ėshtė pritur nė tokėn shqiptare nga punonjėsit e federatės sonė. Menjėherė kuqezinjtė i kanė hipur autobusit dhe kanė udhėtuar drejt Durrėsit, ku janė akomoduar nė hotelin "Adriatik". Sipas programit, kuqezinjtė kanė zhvilluar edhe njė stėrvitje ēlodhėse buzė detit, menjėherė pas udhėtimit tė gjatė nga Gjermania. Sipas informacioneve, i gjithė grupi sot nė darkė pritet tė jetė i plotė. Veē 19 futbollistėve qė kanė udhėtuar nė Poloni, do tė jenė edhe lojtarėt e tjerė tė kombėtares, tė grumbulluar pėr ndeshjen me Gjeorgjinė dhe Ukrainėn. Jupi ka mbėrritur qė dje paradite, ndėrkohė qė nė darkė pritet tė vijnė Tare, Bogdani Cana dhe Beqiri. Sot, stafi i kombėtares ka planifikuar vetėm njė stėrvitje pasdite, nė orėn 17.00, nė stadiumin "Niko Dovana". Gjithsesi, gjasat janė qė stėrvitje tė zhvillohet edhe paradite. Edhe tė mėrkurėn kuqezinjtė pritet tė zhvillojnė stėrvitjen e radhės, ndėrkohė qė tė premten trajneri dhe skuadra do tė transferohen nė Tiranė pėr stėrvitjen e fundit nė "Qemal Stafa", para takimit tė sė shtunės, qė kombėtarja jonė do tė zhvillojė me dyer tė mbyllura me Gjeorgjinė.


    P.S. Nuk mund te rrije pa e ndare kete foto me antaret e tjere te forumit ...
    Hallall foton skutho, te mbush shpirtin kur e shef. Ishalla i shpartallon turku mire e mire ato plehrat neser.

    Forca Shqiperia!!!!!
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  8. #78
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Trajneri i Gjeorgjise Zhires thote qe kjo ndeshje nuk ka interes per Gjeorgjine , pasi gjithcka eshte mbyllur per kualifikim.
    Thote gjithashtu qe ka 6 mungesa kryesore ne formacion.

    Mungesat ndoshta na favorizojne , por problemi eshte se kur ekipi tjeter loz per qef dhe pa tension , ka mundesi qe i del loja e bukur.

    Ndersa problemi yne eshte stadiumi bosh.
    Nuk ka denim me te poshter sesa te lozesh pa publik , sidomos per tanet qe me perkrahjen e publikut kane ecur disi.

    Nesje...

    Shpresojme ne nje fitore neser...Keto 3 pike na duhen per nje renditje sa me te mire ...Shpresojme te leme pas kazaket dhe gjergjianet...

    p.s
    Turqi - Greqi do jete ndeshje e forte...kush eshte ne Itali mund ta shofe tek Sport Italia ..e jep direkt....
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    "Shpresat" tona veniten ...

    -----------------------------------------------------------

    Ekipi ynė pėrfaqėsues Shpresa pėrsėri nuk ka mundur tė fitojė nė Shqipėri, edhe pse pėrballė ka pasur njė kundėrshtar jo shumė tė fortė. Dje, kuqezinjtė e Shpresės janė mposhtur nga gjeorgjianėt, duke mbetur sėrish nė kuotėn e shtatė pikėve, tė grumbulluar gjatė ndeshjeve tė luajtura deri tani nė kuadrin e takimeve kualifikuese pėr kampionatin europian. Loja e skuadrės sonė ka filluar mjaft e ēorientuar dhe me njė mesfushė thuajse inekzistente. Ndėrsa spektatorėt qė kishin mbushur njė pjesė tė konsiderueshme tė stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" ishin nė formė tė shkėlqyer, kjo nuk ndodhte nė fushėn e lojės me Shpresėn e Shqipėrisė. Sulmi ynė i pambėshtetur nga mesfusha nuk arriti tė vinte nė pozita tė vėshtira mbrojtjen mike pothuajse deri nė mbyllje tė pjesės sė parė. Gjeorgjianėt, nga ana e tyre, dukeshin mė tė organizuar dhe mė tė pėrgatitur. Shpeshherė, ata u pėrpoqėn tė organizonin kundėrsulmin, duke kėrkuar edhe golin e epėrsisė, por nė gjuajtjet e bėra nuk patėn saktėsinė e duhur. Me fillimin e pjesės sė dytė loja e Shpresės sė Shqipėrisė u pėrmirėsua dhe miqtė filluan ta ndiejnė rrezikun real disa herė. Por nė minutėn 69-tė Cotsirixe arrin ta dėrgojė topin pas shpinės sė Llanit, duke pėrfituar nga pasiguria dhe rreshtimi i keq i mbrojtėsve kuqezinj. Pas pėsimit tė golit, futbollistėt tanė zgjohen dhe lėvizin mė lirshėm. Trajneri i kuqezinjve bėn ndryshime nė rreshtimin e lojtarėve dhe loja pėrmirėsohet dukshėm. Fundi i ndeshjes bėhet emocionues dhe aroma e golit shqiptar fillon tė ndihet sė tepėrmi, por edhe pse nė tri minutat shtesė goli troket fort nė portėn e Totlaxes, sportdashėsit vendės nuk i gėzohen dot atij. Bega godet shtyllėn, ndėrsa Kraja nuk ka fatin tė barazojė, duke e mbyllur me rezultat negativ edhe kėtė ndeshje. Njė ndeshje e varfėr e tanėve, qė vetėm nė minutat e fundit iu afruan rrezikshėm portės sė kundėrshtarit. Le tė shpresojmė qė kjo tablo tė mos pėrsėritet sonte, kur nė fushė do tė zbresin ekipet e para pėrfaqėsuese.

    -----------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  10. #80
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post

    Nr.1

    Suksesi i kuqezinjve erdhi si rezultat i kundėrshtarit tė dobėt dhe jo si meritė e tyre, pasi lėshimi nė fund nuk falet

    Gjeorgjia, fitorja e vetmisė sė madhe

    Mund tė kishte marrė ngjyra tė tjera fitorja e arritur mbrėmė nga kombėtarja shqiptare pėrballė asaj gjeorgjiane. Fitorja mbetet fitore, por njė 3-0, apo dhe 3-1 do tė ishte me tė vėrtetė shumė e bukur, pasi mundėsitė ishin. Fituesi nuk gjykohet, por nėse kundėrshtari do tė kishte qenė paksa mė i denjė, rezultati do tė ishte ndryshe. Vėrtet ne dominuam nė tėrėsi, por duhet thėnė qė kjo erdhi mė shumė nga pėrgjumja e Gjeorgjisė sesa pėr meritėn tonė. Duke lėnė rezultatin mėnjanė, mund tė thuhet se nė disa aspekte tė tjera kombėtarja jonė ka fituar shumė. Igli Tare mė nė fund ėshtė zhbllokuar, madje ka shėnuar dy gola. Nė shpėrblim ky pėr shtatlartin shqiptar, qė pothuajse nė ēdo ndeshje i ka munguar goli. Sa keq qė kėta gola u shėnuan tani, kur nė kėtė moment mė shumė vlejnė pėr statistikė. Megjithatė, Tare ka qenė mė i miri nė fushė. Kjo nisur jo vetėm nga golat, por edhe nga lėvizjet qė bėnte me Bogdanin, qė tani mund tė quhet edhe i domosdoshėm pėr kuqezinjtė. Pa tė sulmi ynė venitet, pasi ai ėshtė mjaft i shpejtė. Rasti mė i mirė ėshtė shėnimi i golit tė dytė. Bogdani ka grintė dhe lufton shumė, duke bėrė gjithmonė presing. Pėrveē Tares dhe Bogdanit, njė lojė shumė tė mirė ka bėrė Skela dhe nė kėtė drejtim ne kemi fituar shumė, pasi edhe mesfushori organizativ kishte disa ndeshje qė nuk ishte nė formė. Njė gol dhe njė asist ishte mėnyra mė e mirė pėr t'u kthyer si "dirigjent" nė ekipin kombėtar. Tė tjerėt kanė qenė konstantė. Lojtari mė i dobėt dhe ndoshta ai qė i prishi punė ekipit nė krahun e djathtė ishte Klodian Duro, i cili vazhdon ta mbajė gjatė topin, duke e humbur atė. Pothuaj asnjė kros nė drejtim tė zonės kundėrshtare nga ai, kur ne nė sulm kemi dy gjigantė.
    Por le t'i kthehemi ndeshjes. Si gjithmonė, ne e nisim keq, pėr tė mos thėnė qė na ėshtė bėrė nė modė kėto kohėt e fundit qė hutohemi nė minutat e para, sa qė pėsojmė shumė shpejt gola. Nė dy minutat e para, gjeorgjianėt erdhėn 2-3 herė nė zonėn tonė dhe kėrkuan tė shėnonin. Pastaj, ashtu siē ndodh me ekipin tonė, ne e morėm shumė shpejt veten dhe Tare ka bėrė ndoshta triblimin mė tė mirė me ekipin kombėtar, duke nxjerrė jashtė loje portierin kundėrshtar dhe duke shėnuar me portėn bosh. Kapiteni ynė nė kėtė ndeshje e meriton tė pėrgėzohet pėr kėtė gol. Loja nė sulm e kuqezinjve ėshtė e mirė. Bogdani dhe Tare shpeshherė spostohen nė tė majtė, duke ndėrruar vendet me njėri-tjetrin dhe duke ēorientuar mbrojtjen gjeorgjiane. Por Bogdani spostohej edhe nė tė djathtė, ashtu siē ishte rasti i golit tė dytė, ku ai merr shpejt krahun dhe me zgjuarėsi nuk shėrben pėr Taren, por jep njė asist pėr Skelėn, i cili me njė gjuajtje teknike e dėrgon topin nė cepin e portės. Por deri nė momentin e dytė ekipi ynė kishte krijuar edhe 2-3 raste tė mira pėr gol. Ndėrrimi i detyruar i Haxhit tė dėmtuar nuk solli ndonjė nė problem pėr mbrojtjen tonė. Aliaj zė vendin e tij, pozicion natyral ky pėr vlonjatin, ndėrsa respektivisht Beqiri merr vendin e Aliajt, ndėrsa Ēipi i sapofutur merr qendrėn e mbrojtjes, ēka ėshtė dhe pozicioni ideal pėr tė. Skema ndryshon, pasi nga 3-5-2 ekipi kalon nė 4-4-2. Gjeorgjia, nė krahun tjetėr, ėshtė inekzistente dhe e pafuqishme pėr t'u kundėrpėrgjigjur. Njė pjesė e parė e dominuar totalisht nga tanėt, ku rezultati mund tė ishte mė i thellė.
    Pjesa e dytė fillon mė e organizuar pėr miqtė, qė duken sikur kėrkojnė tė bėjnė diēka. Gjeorgjianėt fillojnė tė bėjnė presing. Megjithatė, kombėtarja shqiptare luan mirė taktikisht nė kėto minuta dhe ndoshta kjo solli edhe golin e tretė pėr ne. Tanėt dukeshin sikur po mbronin rezultatin, por nė fakt kėrkonin kundėrsulmin dhe deri diku u realizua. Skela tregon edhe njė herė se ėshtė mė i miri nė krosim, duke e ēuar saktė topin pėr Taren, i cili gjen cepin e portės, atje ku portieri gjeorgjian nuk mund ta kapte. U duk sikur ndeshja u mbyll kėtu, ose mė mirė tė gjithė prisnin qė ne tė shėnonim prapė, pasi deri nė minutėn e 60-tė Gjeorgjia nuk kishte krijuar ndonjė rast tė pastėr. Pas golit tė tretė, ne lėshuam shumė nė lojė, duke e menduar lojėn tė mbyllur. Miqtė, qė shkėndijat e para i kishin dhėnė, pasi goditėn nga larg tri herė portėn, madje njėra kishte pėrfunduar nė shtyllė, arrijnė tė shėnojnė njė gol, i cili u shėnua po nga distanca. Ndoshta zėvendėsimi i Bogdanit, qė me tė drejtė mund tė jetė sakrifikuar pėr ndeshjen me Danimarkėn, ndikoi nė sulmin tonė, i cili nuk qe nė gjendje tė shtynte mė pėrpara. Myrtaj lėvizi disi, por nė rastin qė iu dha nuk arriti tė shėnonte. Ndėrrimi i fundit, Shkėmbi, pėr Skelėn nuk solli asgjė tė re, pėr tė mos thėnė ndikoi pėr keq. Shkėmbi nuk arriti tė orientohej nė ato pak minuta qė u aktivizua, duke mos kryer punėn qė kishte bėrė Skela. Nė minutat e fundit, gjeorgjianėt fillojnė e bėhen mė tė shpejtė nė lojė dhe nė minutėn e fundit, madje nė sekondat e fundit, nė njė gjuajtje-kros ata shėnojnė pėr herė tė dytė. Nėse do tė kishte edhe pak kohė, ashtu siē po shkonte loja, miqtė edhe mund tė kishin barazuar, por ata u zgjuan vonė dhe ne morėm njė fitore, qė nuk mund tė quhet e madhe. E pėrsėrisim, nėse pėrballė do tė kishte qenė njė ekip tjetėr, ne nuk do tė dilnim tė fituar. Kjo do tė thotė se nė Danimarkė njė barazim do tė quhej historik.

    ---------------------------------------------------------------------------------------------------

    Nr.2

    Trajneri i kombėtares analizon ndeshjen e mbrėmshme me Gjeorgjinė

    Brigel: U kthyem te shėnimi i golave

    Trajneri i kombėtares kuqezi, Hans Peter Brigel, ka qenė i lumtur mbrėmė pas ndeshjes me Gjeorgjinė edhe pėr njė fakt tjetėr, veē 3 pikėve tė marra. Ai ka vlerėsuar faktin se skuadra kombėtare i ėshtė rikthyer shėnimit tė golit. Madje e ka gjetur plot tri herė rrjetėn e kundėrshtarit mbrėmė, ndėrkohė qė, sipas tij, duhej tė kishim shėnuar mė shumė. Duke folur nė konferencėn pėr shtyp pas ndeshjes, gjermani i kombėtares sonė u shpreh: "Dua tė them qė nė fillim se e patėm tė vėshtirė nė njė stadium tė boshatisur. Futbollistėt nuk ishin mėsuar tė luanin nė njė mjedis tė tillė, i cili tė bėnte tė ndiheshe vėrtet keq. Madje, nė pesė minutat e para, ndeshja ngjante me njė seancė stėrvitore. Kėsisoj, edhe pse fituam, nė kėtė kėndvėshtrim, them se nuk pėrjetuam ndonjė kėnaqėsi tė madhe. Unė nuk e di se si e ka tė pėrcaktuar FIFA, por do tė ishte mė mirė qė ndeshja tė luhej nė fushė asnjanėse, se sa nė njė stadium tė boshatisur. Sidoqoftė, duke iu rikthyer analizės sė ndeshjes, duhet tė jemi tė kėnaqur me shėnimin e golave dhe me marrjen e 3 pikėve. Pas pesė minutave tė para, kur skuadra m'u duk e fjetur, por e morėm veten dhe krijuam volum tė madh loje. Madje krijuam disa raste tė pastra pėr shėnim. Ne vėrtet e gjetėm 3 herė rrugėn e rrjetės sė kundėrshtarit, por duhej tė kishim shėnuar mė shumė, nisur nga rastet e krijuara. Pas minutės sė 75-tė, skuadra ra, edhe sepse ishte nė avantazhin 3-0. Pėr mua, kjo erdhi edhe nga dalja jashtė loje e Haxhit dhe e Bogdanit, dy pika tė forta nė kėtė ndeshje, tė cilėt nuk i kishim llogaritur pėr t'i zėvendėsuar. Megjithatė, ata u dėmtuan dhe ishim tė detyruar t'i zėvendėsonim me tė tjerė. Sidomos dalja e Bogdanit them se na penalizoi shumė, pasi ai e mbante nė ēdo moment nė presion mbrojtjen kundėrshtare, nė thellėsi tė saj, sidomos nė goditjet standarde."
    Mė tej, duke folur pėr kundėrshtarin, Brigeli shtoi: "Gjeorgjia ėshtė njė skuadėr e mirė, gjė tė cilėn e tregoi edhe nė ndeshjen ndaj nesh, pavarėsisht se kishte disa mungesa. Lojtarė tė tillė si Kalaxe apo Kobiashvili bėjnė diferencėn dhe tė japin siguri, prandaj Gjeorgjia duhet vlerėsuar. Ne arritėm ta fitonim ndeshjen e kthimit me tė dhe kjo ka shumė rėndėsi, pasi ėshtė njė rival i drejtpėrdrejtė pėr t'u renditur sa mė lart nė klasifikim dhe pėr tė pasur privilegje tė tjera nė shortin e europianit tė ardhshėm."
    Nė fund tė fjalės sė tij, Brigeli foli edhe pėr ndeshjen e radhės me Danimarkėn: "Na pret njė ndeshje e vėshtirė, pėr vetė faktin se Danimarka ėshtė ende nė lojė pėr t'u kualifikuar, prandaj do ta kėrkojė me ēdo kusht fitoren. Madje e parashikoj se do tė luajė me tre sulmues ndaj nesh, ēka na detyron tė ndryshojmė edhe ne skemėn e lojės. Pra, do tė na duhet tė luajmė me katėr mbrojtės. Mua mė shqetėson shumė dėmtimi i Haxhit, i cili nuk e besoj se do tė jetė i gatshėm pėr sfidėn me Danimarkėn. Gjithsesi, kėtė do ta ketė nė dorė stafi mjekėsor. Po kėshtu, njė tėrheqje muskulare pėsoi edhe Bogdani, i cili gjithashtu rrezikon pėr ndeshjen e radhės. Pra, siē e shihni, do tė na kthehen Cana dhe Lala, por mund tė na mungojnė Haxhi me Bogdanin, dy pika tė tjera mjaft tė forta. Ne do tė luajmė lirshėm ndaj Danimarkės, pasi nuk e kemi presionin e vendėsve. Njė pikė nė kėtė ndeshje do tė ishte sukses i madh. Tani kemi 9 pikė, por e them me bindje se do tė kemi mė shumė nė tė ardhmen."

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Nr.3

    Kuqezinjtė mposhtin gjeorgjianėt, nė njė ndeshje ku minutat e fundit ishin tė rrezikshme

    Gjeorgjia, fitorja qė friksoi

    Shqipėri - Gjeorgji 3-2

    Shėnues: Tare 6', 55', Skela 33', Burduli 85', Kobiashvili 93'

    Shqipėria:
    Lika
    Beqiri
    T. Osmani
    Aliaj
    Haxhi (Ēipi 29')
    Hasi
    Duro
    Jupi
    Skela (Shkėmbi 85')
    Bogdani (Myrtaj 66')
    Tare
    Trajner: Hans P. Brigel

    Gjeorgjia:
    Sturua
    Kaladze
    Kobiashvili
    Rekhiashvili
    Khizanishvili
    Jakobia
    Makaradze (Burduli 66')
    Daraselia
    Salukvadze
    Asatiani
    Demetradze
    Trajner: A. Zhires
    Gjyqtarė: D.A.Tudor, K.Nica, A.Onita (Rumani)
    Kartonė tė verdhė: Rekhiashvili, Jupi, Hasi, Osmani, Duro


    1'- Gjeorgjianėt ndėrtojnė aksionin e parė, i afrohen portės sonė, por goditja e Demetradzes ėshtė e lehtė dhe jashtė.
    6'- Hasi kroson saktėsisht nė zonė pėr Igli Taren, qė del i vetėm pėrballė portierit gjeorgjian, shkėputet mjaft bukur, e shmang atė dhe mė pas e dėrgon lehtėsisht topin nė rrjetė. 1-0 pėr Shqipėrinė.
    12'- Goditje dėnimi pėr kuqezinjtė. Hasi kroson rrezikshėm nė zonė, por nė fund ndėrhyn mbrojtja gjeorgjiane.
    16'- Demetradze kroson nė zonė, por topin e largon nga zona, pas njė ndėrhyrjeje tė saktė me kokė, Osmani.
    17'- Aliaj provon me njė goditje qėndrore nga jashtė zonės, pret nė pozicion Sturua.
    22'- Shkėputje e jashtėzakonshme e Duros, qė futet nė zonė dhe pason prapa pėr Hasin. Ky i fundit godet, por jashtė.
    23'- Skela godet befasisht portėn dhe me vėshtirėsi grushton Sturua. Ndėrkohė njė mbrojtės gjeorgjian dhe e largon topin nga zona, para se Bogdani ta dėrgonte nė rrjetė.
    28'- Pėrfitojnė gjeorgjianėt dhe Demetradze kroson, por topi mjaft nė thellėsi.
    31'- Bogdani, megjithėse disa metra larg zonės, godet fuqishėm, por gjuajtja e tij ėshtė qendrore dhe portieri gjeorgjian arrin tė grushtojė, duke e nxjerrė topin jashtė.
    33'- Bogdani rrėmben njė top nė gjysmėfushėn gjeorgjiane, futet me shpejtėsi nė zonė, sheh tė lirė Skelėn, pason pėr tė dhe vlonjati godet saktė, duke e dėrguar topin nė rrjetė. 2-0 pėr kuqezinjtė.
    35'- Aliaj kroson nė zonė, por mbrojtja mike e largon rrezikun para se topi tė pėrfundojė te kėmbėt e Jupit.
    41'- Kobiashvili tenton tė zėrė nė befasi portėn tonė me njė goditje tė fortė, por grushton pas njė daljeje portieri Lika.
    45'- Asatiani, nga krahu i majtė, kroson nė zonė pėr Demetradzen, por ndėrhyn bukur Ēipi me kokė, duke e larguar topin nga zona.
    47'- Kaladze kroson nė zonė, por Ēipi ndėrhyn sėrish me kokė, duke e kthyer topin te portieri Lika.
    48'- Shqipėria ka mundėsinė e njė kundėrsulmi me protagonist Bogdanin, por sulmuesi ynė nuk e arrin topin nė kohė.
    50'- Aliaj nga e djathta, kroson nė zonė pėr Bogdanin, qė godet me kokė, por grushton portieri mik. Topi pėrfundon te Skela, qė godet pėrsėri dhe Sturua bėn sėrish mrekullinė.
    51'- Lika tregohet tepėr i vėmendshėm, duke e kaluar topin jashtė, pas njė goditjeje tė gjeorgjianėve.
    54'- Gjeorgjianėt e kthejnė topin pas te portieri dhe ky i fundit, i kėrcėnuar nga Tare, rrezikon duke e larguar me shumė vėshtirėsi.
    55'- Skela bėn njė veprim tė bukur nė afėrsi tė zonės, duke u futur mjaft mirė nė brendėsi tė saj, kroson nė mėnyrė perfekte pėr Taren, qė godet saktė me kokė dhe topi pėrfundon nė rrjetė. 3-0 pėr kuqezinjtė.
    60'- Aliaj shėrben sėrish nga e majta e sulmit tonė, por kėtė herė pėr Bogdanin, qė shumė pranė portės godet, topi kalon mbi traun e portės.
    62'- Goditje dėnimi pėr tanėt. Hasi kroson nė zonė dhe pėrsėri ėshtė Bogdani qė godet me kokė, duke kėrcėnuar portėn gjeorgjiane.
    65'- Goditje dėnimi pėr Gjeorgjinė, shumė pranė zonės sonė. Demetradze godet dhe topi kalon ngjitur me traun e portės sė Likės.
    67'- Kaladze kroson nė zonė, por Lika del e pret nė pozicion.
    68'- Goditje dėnimi pėr Gjeorgjinė. Kobiashvili godet fort dhe topi ndalet nga shtylla e majtė pingule e portės sė mbrojtur nga Lika.
    69'- Kundėrsulm i menjėhershėm i kuqezinjve. Myrtaj shkėputet nė mesfushė, shmang edhe portierin, godet nė portė, por njė mbrojtės ndėrhyn nė fund, duke shpėtuar portėn nga njė tjetėr gol i sigurtė.
    74'- Duro kroson nė zonė, godet nė dyluftim Myrtaj, qė vė nė vėshtirėsi Sturuan.
    80'- Kobiashvili fut njė top tė rrezikshėn nė zonėn tonė, por gjeorgjianėt zihen nė pozicion jashtė loje.
    85'- Gjeorgjianėt kombinojnė mirė me njėri-tjetrin nga e djathta e gjysmėfushės sonė. Njė pasim i saktė pėr Burdulin, i cili nė afėrsi tė zonės, godet saktė dhe topi pėrfundon nė rrjetė. 3-1.
    88'- Daraselia pėrfiton nga njė pakujdesje e mbrojtjes sonė dhe godet nė portė, por pa shėnjestruar si duhet.
    90'- Myrtaj kėrkon tė zėrė nė befasi portierin gjeorgjian me njė goditje nga larg portės, por nuk ia arrin dot qėllimit.
    90+3'- Goditje dėnimi pėr Gjeorgjinė. Kobiashvili kroson nė zonė, por topi nuk preket nga askush dhe pėrfundon nė rrjetė. 3-2. Kėtu pėrfundon edhe ndeshja Shqipėri-Gjeorgji, e vlefshme pėr eliminatoret e Botėrorit 2006. Kuqezinjtė tanė fitojnė me plot meritė njė ndeshje, rezultati i sė cilės kurrėsesi nuk i pėrgjigjet asaj qė u zhvillua nė stadiumin e boshatisur "Qemal Stafa".

    -----------------------------------------------------------------------------------------------------

    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    .........................

Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •