------------------------------------------------------
- Igli, Bolonja duket se rrezikon disi me renditjen aktuale nė Serinė A. Jeni shumė afėr zonės sė ftohtė...
- Po, ėshtė e vėrtetė qė kėto javėt e fundit nuk kemi marrė rezultate pozitive. Kemi disa javė qė nuk kemi marrė rezultate tė mira. Gjithsesi, them se nuk rrezikojmė rėnien nė Serinė B. Edhe forma e lojtarėve pas ndeshjeve me kombėtaret respektive nė mars ra shumė. Aktualisht skuadra nuk ka atė formė sportive qė kaloi 5 javė mė parė. Gjithsesi, jemi skuadėr solide dhe nuk rrezikojmė shumė.
- Ju kemi parė nė televizor tė inatosur kur pėsuat njė dėmtim afėr zonės sė Juventusit. Ndaj kujt ishte gjithė ai inat?
- Ndaj futbollistėve tė Juves. Nė atė rast ata nuk e ndaluan lojėn, ndėrsa unė isha i shtrirė nė fushėn e lojės i dėmtuar. Ishte Zambrota ai qė mė ndėrhyri rėndė. Kėtė e pranoi kur e pyeta gjatė ndeshjes. Me tė vėrtetė isha shumė i zemėruar me lojtarėt e Juventusit qė nuk treguan fair-play.
- Mė 4 qershor, kombėtarja do tė luajė kundėr Gjeorgjisė, por stadiumi do tė jetė bosh pėr shkak tė dėnimit tė FIFA-s...
- Eshtė e vėrtetė qė kur luhet njė ndeshje futbolli duhen tifozėt. Ata do tė mungojnė nė kėtė ndeshje, por kjo nuk ėshtė ndonjė gjė kushedi se ēfarė. Takimi me Gjeorgjinė nuk vlen shumė pėr kombėtaren tonė. Do tė zhvillohet vetėm pėr numėr dhe nuk ka shumė vlera. Pra, ėshtė njė ndeshje pėr moral nga ana jonė. Do tė vlejė pėr tė parė edhe elementin e ri pėr nė kombėtare. Pėr sa u pėrket tė tjerave, ky takim nuk vlen. Tashmė jemi larg dhe nuk mund tė shkojmė nė botėror siē menduam njė ēast. Pra, ndeshja me Gjeorgjinė nuk zbulon ndonjė surprizė tė madhe.
- Nė shtypin shqiptar, prej kohėsh flitet pėr fundin e njė brezi futbollistėsh. A duhet tė zėvendėsohen ata me tė rinj?
- Jam dakord qė nė njė ekip kombėtar duhet tė ketė ndryshime. Pra, tė largohen futbollistė tė njė moshe tė caktuar. Por nė kombėtaren tonė ky rinovim ėshtė paksa i vėshtirė. Thuhet qė duhet larguar njė pjesė e futbollistėve veteranė tė kombėtares, po kush do t'i zėvendėsojė? Cilėt janė kėta lojtarė qė mund t'i bėjnė punė kombėtares sonė? Ku janė kėta lojtarė tė rinj, tė denjė pėr tė na zėvendėsuar ne, tė vjetėrve? Unė nuk shoh alternativa dhe ky ėshtė njė problem i madh pėr kombėtaren tonė. Kampionati shqiptar ėshtė tepėr i dobėt, prandaj futbollistėt qė luajnė nė tė nuk mund t'i shqyejnė dyert e kombėtares, siē ndodh kėtu nė Itali apo edhe nė vende tė tjera me futboll tė zhvilluar. Me sa di unė nuk ka mė fluks futbollistėsh shqiptarė qė ikin nė Europė, si dikur, ēka tregon se kampionati shqiptar shikohet si njė "treg" i varfėr nga klubet e huaja. Mbase ėshtė dhe problem menaxhimi, megjithatė, tė mirin s'e lėnė tė bierė nė tokė, kudo tė jetė. Duke gjykuar nė kėtė mėnyrė, unė them se nuk duhet tė nxitohemi dhe tė ndėrmarrim kėto lloj aventurash. Ndryshimet nė kombėtare duhet tė bėhen sipas njė plani tė detajuar dhe tė menduar mirė nga drejtuesit e skuadrės. Unė i kam parė tė gjithė ata lojtarė qė janė kandidatė tė mundshėm pėr kombėtaren tonė, futbollistėt e ekipit Shpresa, dhe them se akoma nuk ka lojtarė gati pėr tė zėvendėsuar dikė tjetėr nė kombėtare.
- Mos po tregoheni disi konservatorė nė kėto qė po thoni?
- Jo, aspak. Thjesht po them njė tė vėrtetė, qė duhet ta pranojmė tė gjithė. Sikurse e dini edhe ju, kohėt e fundit nė kombėtare janė afruar mjaft tė rinj, tė cilėve trajneri Brigel nuk ka ngurruar t'u japė shansin pėr ta merituar fanellėn kuqezi. Ju, a mund tė mė thoni njė talent shqiptar qė nuk i ėshtė dhėnė mundėsia pėr tė luajtur me kombėtaren shqiptare, pra i ėshtė mbyllur dera e saj? Madje bėmė ēmos edhe pėr Behramin, qė kishte probleme me dokumentacionin dhe s'kishte pasaportė shqiptare.
- Kėtu nė Tiranė mendojnė se Brigeli duhet tė japė llogari pėr rezultatet. Madje ka nga ata qė kėrkojnė edhe dorėheqjen e tij...
- Jo gjithmonė pėr rezultatet e dobėta faji ėshtė i trajnerit. Nė rastin tonė pėrgjegjėsia e rezultateve jo bindėse bie edhe mbi futbollistėt. Madje ka edhe shumė faktorė tė tjerė qė kanė tė bėjnė me ecurinė jo fort pozitive tė kombėtares sonė nė ndeshjet e fundit.
- Konkretisht...
- Nė qoftė se do tė kishim qenė tė gjithė tė gatshėm, do tė kishim luajtur sė bashku tė 11 lojtarėt e formacionit bazė, tani do tė flisnim pėr njė kualifikim nė botėror. Por, qė pas ndeshjes me Gjeorgjinė, gjithmonė formacioni bazė ka pasur mungesa. Ne nuk kemi njė nivel tė lartė te zėvendėsuesit dhe kjo ėshtė njė dobėsi pėr skuadrėn tonė qė nuk ka shumė futbollistė.
- Federata prej disa kohėsh ka vendosur tė hapė zyra pėr gjetjen e talenteve nė Europė...
- Eshtė njė ide shumė e mirė e federatės sonė. Gjithsesi, problemi ynė kryesor mbetet infrastruktura. Nėse arrihet tė investohet nė fusha futbolli, tė rinjtė do tė kenė mundėsi tė stėrviten dhe tė luajnė bukur futboll.
------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt