Close
Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 159
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Interviste me Igli Taren

    ------------------------------------------------------

    - Igli, Bolonja duket se rrezikon disi me renditjen aktuale nė Serinė A. Jeni shumė afėr zonės sė ftohtė...

    - Po, ėshtė e vėrtetė qė kėto javėt e fundit nuk kemi marrė rezultate pozitive. Kemi disa javė qė nuk kemi marrė rezultate tė mira. Gjithsesi, them se nuk rrezikojmė rėnien nė Serinė B. Edhe forma e lojtarėve pas ndeshjeve me kombėtaret respektive nė mars ra shumė. Aktualisht skuadra nuk ka atė formė sportive qė kaloi 5 javė mė parė. Gjithsesi, jemi skuadėr solide dhe nuk rrezikojmė shumė.

    - Ju kemi parė nė televizor tė inatosur kur pėsuat njė dėmtim afėr zonės sė Juventusit. Ndaj kujt ishte gjithė ai inat?

    - Ndaj futbollistėve tė Juves. Nė atė rast ata nuk e ndaluan lojėn, ndėrsa unė isha i shtrirė nė fushėn e lojės i dėmtuar. Ishte Zambrota ai qė mė ndėrhyri rėndė. Kėtė e pranoi kur e pyeta gjatė ndeshjes. Me tė vėrtetė isha shumė i zemėruar me lojtarėt e Juventusit qė nuk treguan fair-play.

    - Mė 4 qershor, kombėtarja do tė luajė kundėr Gjeorgjisė, por stadiumi do tė jetė bosh pėr shkak tė dėnimit tė FIFA-s...

    - Eshtė e vėrtetė qė kur luhet njė ndeshje futbolli duhen tifozėt. Ata do tė mungojnė nė kėtė ndeshje, por kjo nuk ėshtė ndonjė gjė kushedi se ēfarė. Takimi me Gjeorgjinė nuk vlen shumė pėr kombėtaren tonė. Do tė zhvillohet vetėm pėr numėr dhe nuk ka shumė vlera. Pra, ėshtė njė ndeshje pėr moral nga ana jonė. Do tė vlejė pėr tė parė edhe elementin e ri pėr nė kombėtare. Pėr sa u pėrket tė tjerave, ky takim nuk vlen. Tashmė jemi larg dhe nuk mund tė shkojmė nė botėror siē menduam njė ēast. Pra, ndeshja me Gjeorgjinė nuk zbulon ndonjė surprizė tė madhe.

    - Nė shtypin shqiptar, prej kohėsh flitet pėr fundin e njė brezi futbollistėsh. A duhet tė zėvendėsohen ata me tė rinj?

    - Jam dakord qė nė njė ekip kombėtar duhet tė ketė ndryshime. Pra, tė largohen futbollistė tė njė moshe tė caktuar. Por nė kombėtaren tonė ky rinovim ėshtė paksa i vėshtirė. Thuhet qė duhet larguar njė pjesė e futbollistėve veteranė tė kombėtares, po kush do t'i zėvendėsojė? Cilėt janė kėta lojtarė qė mund t'i bėjnė punė kombėtares sonė? Ku janė kėta lojtarė tė rinj, tė denjė pėr tė na zėvendėsuar ne, tė vjetėrve? Unė nuk shoh alternativa dhe ky ėshtė njė problem i madh pėr kombėtaren tonė. Kampionati shqiptar ėshtė tepėr i dobėt, prandaj futbollistėt qė luajnė nė tė nuk mund t'i shqyejnė dyert e kombėtares, siē ndodh kėtu nė Itali apo edhe nė vende tė tjera me futboll tė zhvilluar. Me sa di unė nuk ka mė fluks futbollistėsh shqiptarė qė ikin nė Europė, si dikur, ēka tregon se kampionati shqiptar shikohet si njė "treg" i varfėr nga klubet e huaja. Mbase ėshtė dhe problem menaxhimi, megjithatė, tė mirin s'e lėnė tė bierė nė tokė, kudo tė jetė. Duke gjykuar nė kėtė mėnyrė, unė them se nuk duhet tė nxitohemi dhe tė ndėrmarrim kėto lloj aventurash. Ndryshimet nė kombėtare duhet tė bėhen sipas njė plani tė detajuar dhe tė menduar mirė nga drejtuesit e skuadrės. Unė i kam parė tė gjithė ata lojtarė qė janė kandidatė tė mundshėm pėr kombėtaren tonė, futbollistėt e ekipit Shpresa, dhe them se akoma nuk ka lojtarė gati pėr tė zėvendėsuar dikė tjetėr nė kombėtare.

    - Mos po tregoheni disi konservatorė nė kėto qė po thoni?

    - Jo, aspak. Thjesht po them njė tė vėrtetė, qė duhet ta pranojmė tė gjithė. Sikurse e dini edhe ju, kohėt e fundit nė kombėtare janė afruar mjaft tė rinj, tė cilėve trajneri Brigel nuk ka ngurruar t'u japė shansin pėr ta merituar fanellėn kuqezi. Ju, a mund tė mė thoni njė talent shqiptar qė nuk i ėshtė dhėnė mundėsia pėr tė luajtur me kombėtaren shqiptare, pra i ėshtė mbyllur dera e saj? Madje bėmė ēmos edhe pėr Behramin, qė kishte probleme me dokumentacionin dhe s'kishte pasaportė shqiptare.

    - Kėtu nė Tiranė mendojnė se Brigeli duhet tė japė llogari pėr rezultatet. Madje ka nga ata qė kėrkojnė edhe dorėheqjen e tij...

    - Jo gjithmonė pėr rezultatet e dobėta faji ėshtė i trajnerit. Nė rastin tonė pėrgjegjėsia e rezultateve jo bindėse bie edhe mbi futbollistėt. Madje ka edhe shumė faktorė tė tjerė qė kanė tė bėjnė me ecurinė jo fort pozitive tė kombėtares sonė nė ndeshjet e fundit.

    - Konkretisht...

    - Nė qoftė se do tė kishim qenė tė gjithė tė gatshėm, do tė kishim luajtur sė bashku tė 11 lojtarėt e formacionit bazė, tani do tė flisnim pėr njė kualifikim nė botėror. Por, qė pas ndeshjes me Gjeorgjinė, gjithmonė formacioni bazė ka pasur mungesa. Ne nuk kemi njė nivel tė lartė te zėvendėsuesit dhe kjo ėshtė njė dobėsi pėr skuadrėn tonė qė nuk ka shumė futbollistė.

    - Federata prej disa kohėsh ka vendosur tė hapė zyra pėr gjetjen e talenteve nė Europė...

    - Eshtė njė ide shumė e mirė e federatės sonė. Gjithsesi, problemi ynė kryesor mbetet infrastruktura. Nėse arrihet tė investohet nė fusha futbolli, tė rinjtė do tė kenė mundėsi tė stėrviten dhe tė luajnė bukur futboll.


    ------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -------------------------------------------------

    FIFA ka pėrcaktuar gjyqtarėt pėr takimin e radhės tė kuqezinjve. Kėshtu, ndeshjen Shqipėri-Gjeorgji do ta drejtojė njė 3-she rumune. Kryesor do tė jetė Aleksandru Dan Tudor, ndėrsa ndihmės tė tij Kristian Nica dhe Aurel Onita. Ndėrkohė, pėr ndeshjen e 4 qershorit, mėsohet se FIFA ka vendosur tė dėrgojė nė Shqipėri edhe njė punonjės tė sigurisė, Valter Gak, nga Zvicra. Ky person do tė vėzhgojė nga afėr tė gjithė mbarėvajtjen e ndeshjes, e cila, siē dihet tashmė do tė zhvillohet me dyer tė mbyllura, pėr shkak tė dėnimit tė komisionit tė disiplinės sė FIFA-s.

    -------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #53
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar mė parė nga zeus
    -------------------------------------------------

    FIFA ka pėrcaktuar gjyqtarėt pėr takimin e radhės tė kuqezinjve. Kėshtu, ndeshjen Shqipėri-Gjeorgji do ta drejtojė njė 3-she rumune. Kryesor do tė jetė Aleksandru Dan Tudor, ndėrsa ndihmės tė tij Kristian Nica dhe Aurel Onita. Ndėrkohė, pėr ndeshjen e 4 qershorit, mėsohet se FIFA ka vendosur tė dėrgojė nė Shqipėri edhe njė punonjės tė sigurisė, Valter Gak, nga Zvicra. Ky person do tė vėzhgojė nga afėr tė gjithė mbarėvajtjen e ndeshjes, e cila, siē dihet tashmė do tė zhvillohet me dyer tė mbyllura, pėr shkak tė dėnimit tė komisionit tė disiplinės sė FIFA-s.

    -------------------------------------------------
    Do ishte mire qe te mblidhnim ca leke dhe t`ju benim noi dhurate ketyre rumuneve, se rumunet si popull jane shume te korruptueshem.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ----------------------------------------------------

    Kundėrshtari i kuqezinjve pėr miqėsoren e gushtit, me tė gjitha gjasat do tė jetė ekipi i Azerbajxhanit. Njė lajm i tillė ėshtė bėrė i ditur nga vetė presidenti i FSHF-sė, Armand Duka. Ky i fundit, i pyetur nė lidhje me njė miqėsore tė mundshme tė kuqezinjve nė muajin gusht, ka zbuluar emrin e kundėrshtarit mė tė mundshėm. Sipas tij, me tė gjitha gjasat kundėrshtari i kuqezinjve nė miqėsoren e mesgushtit do tė jetė ekipi i Azerbajxhanit. "Pėr datėn e lirė tė gushtit mund tė them se kundėrshtari me shumė mundėsi do tė jetė ekipi i Azerbajxhanit. Kjo skuadėr pritet tė vijė nė Tiranė dhe tė zhvillojė njė miqėsore me ekipin tonė. Tratativa kemi zhvilluar pritet vetėm konfirmimi zyrtar i palės kundėrshtare," - ėshtė shprehur dje pėr kėtė ēėshtje presidenti i FSHF-sė, Armand Duka. Pritet qė ndeshja mes ekipit kombėtar shqiptar dhe atij azerbajxhanas tė zhvillohet mė 17 gusht nė Tiranė.

    ----------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Sokol Kushta per Brigelin dhe futbollin shqiptar

    --------------------------------------------------------

    Gjermani Brigel e ka komentuar katastrofike kohėn kur ju luanit nė pėrfaqėsuese?

    "Ok, problemi nuk ėshtė kaq i thjeshtė. Trajneri Brigel ka bėrė shumė gjėra pozitive me skuadrėn shqiptare tė futbollit, por gjithashtu tė mos harrojmė se efekti i njė tė huaji nė Shqipėri gjithnjė shoqėrohet me njėfarė kompleksi inferioriteti shumė tė madh. Ndoshta njė tė huaj e lėmė tė punojė… Sa pėr atė kohė katastrofike, po e pranoj ka qenė vėrtet e tillė".

    E keni parasysh rėndėsinė e kėsaj qė po thoni, vėrtet jeni i bindur pėr kėtė?

    "Epo, katastrofike ka qenė, sepse atėherė trajneri i pėrfaqėsueses merrte sa merr tashmė punėtori i fushės. Ne e paguanim vetė biletėn pėr tė ardhur nė kombėtare dhe nuk kemi parė ndonjėherė premio prej 500 mijė dollarėsh. Sa pėr rezultatet, pastaj ėshtė tjetėr gjė… Nuk mund tė pranoj asnjė qė t'i emėrtojė kėshtu. Unė di tė them qė ne atėherė kemi fituar dy herė me Moldavinė, kemi barazuar me Bullgarinė dhe me Uellsin, kemi mundur me Birēen Greqinė nė mes tė Athinės, pėr tė mos folur pėr nivelin e klubeve shqiptare nė fundin e viteve '90".

    Thuhet se pėrfaqėsuesja nuk ecėn se nė Shqipėri nuk ka fusha…?

    "Po, sigurisht qė kjo ėshtė njė ndėr arsyet, por nuk mund tė pėrdoret si mjet justifikimi nga ana e gjermanit Brigel. Pėrpara se tė merrte pėrfaqėsuesen shqiptare, me siguri dikush ia ka thėnė se nė Shqipėri kjo gjendje ėshtė. Se ēfarė ofron stadiumi i Rrogozhinės kėtė tė gjithė e dinė, por si duket Brigel ka preferuar dollarėt e shumtė dhe fushat nė momentin e ofertės i janė dukur tė gjitha jeshile. E prapė nuk ėshtė i gjithi faji i tij…".

    Po i kujt ėshtė?

    "Ėshtė shumė e thjeshtė, Turqia dhe Greqia nė fillimin e viteve '80 kanė qenė pak a shumė nė nivelin tonė. Shikojini ku janė tani: njėra e treta nė botė, tjetra kampione Evrope. Nuk besoj se bėnė ndonjė mrekulli trajnerėt e huaj. U ndėrtuan strukturat e nevojshme, me plane afatgjata, u pėrforcuan klubet, u punua me tė rinjtė. Njė qytet nė Turqi mund tė ketė mė shumė se 20 fusha futbolli… Gjėrat janė tė lidhura nė zinxhir, tė rinjtė rrisin cilėsinė e kampionatit, kampionati rrit cilėsinė e pėrfaqėsueses".

    A ėshtė Kushta pėr njė trajner tė huaj nė pėrfaqėsuese?

    "Po, pse jo kjo ėshtė njė tezė interesante, por jo pa u pjekur kushtet. Federata Shqiptare e Futbollit duhet tė mendojė mė shumė pėr tė ndėrtuar njė futboll tė ndershėm dhe pėr tė rritur cilėsinė nė vend, dhe gjithashtu pėr tė pėrparuar nė infrastrukturė, sepse vetėm kėshtu mund t'i kėrkosh llogari edhe objektiva njė tė huaji. Nė kushtet ku po flasim, askush nuk mund t'i thotė Brigelit se pėrse nuk arrihen rezultate. Ai dhe kushdoqoftė nė vend tė tij do tė tė japė njė pėrgjigje tė pakontestueshme: nuk ka fusha… Tė ndėrtojmė ēdo gjė dhe pastaj tė marrim njė tė huaj. Shembulli ėshtė i qartė: kėtė bėrė Greqia pėrpara se tė ulte nė stol Jordaneskun apo Rehagelin".

    Gjithsesi, nuk duhet tė jetė vetėm ēėshtje investimesh, skuadrat shqiptare nė vitet '80 bėnin namin, ndėrkohė qė tani mezi kalojnė ture mediokre?

    "Cilėsisht ndryshimi ėshtė i madh, unė mbaj mend qė ne luanim kundėr gjigantėve tė futbollit evropian dhe arrinim rezultate tė shkėlqyera. Kemi pėrballuar Barcelonėn e Linekerit, Shusterit dhe Zubizarretės dhe ky nuk ishte thjesht njė episod, sepse edhe Tirana e Partizani arrinte nė shumė vite rezultate tė mira kundėr tė mėdhenjve tė Evropės. Ndryshimi ėshtė i qartė: atėherė kishte konkurrencė nė fushė, brenda skuadrės dhe nė kampionat. Mos harroni qė stadiumet ishin plot…".

    --------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #56
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Ekipit shqiptar i duen vetem lojtar te rinj per te ardhmen dhe ata te vjetrit duhe ti hapin rrug ktyre te rinjve per eksperience. Na duen lojatr prsh si Behrami qe zgjodhi Zvicren, Gjasula...plus dhe ata qe lujn jasht qe akoma mund te behen me pashaport shqiptare ne qoftese federata punon me shum.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ----------------------------------------------------------

    Majkėll Rilli nga Anglia do tė jetė gjyqtari i ndeshjes Danimarkė-Shqipėri, e cila do tė zhvillohet mė 8 qershor. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga FIFA, organizmi mė i lartė i futbollit nė Botė. Ndihmės tė Rilit do tė jenė David Babski dhe David Brajan. Gjyqtar i katėrt Mark Heskli po nga Anglia. Kujtojmė qė Shqipėri nė ndeshjen me Ukrainėn e ka gjykuar njė tjetėr anglez Stiv Benet. Ndėrkaq, ndeshja Danimarkė-Shqipėri do tė luhet nė Kopenhagen nė orėn 20.00.

    ----------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -----------------------------------------------------

    Ka dhuruar gjithēka ky fund kampionati: bukuri, spektakėl, surpriza. Ka dhuruar plot gola, 23 gola, ku njėri prej tyre mban firmėn e tė njohurit Indrit Fortuzi. Ka dhuruar 31 kartonė tė verdhė, ku asnjė prej tyre nuk u takon futbollistėve tanė.
    Kampionati grek ka ruajtur deri 2 javė para pėrfundimit enigmėn e fitimit tė tij. Por ai ka ditur tė ruajė edhe surprizat pėr futbollistėt tanė.

    Rikthimi i Edvin Muratit e ka shtuar mė shumė buzėqeshjen nė kampin bardheblu tė Selanikut. Asi shqiptar i ka munguar skuadrės sė tij qė nga 28 nėntori i vitit tė kaluar, pas njė dėmtimi nė kėmbė gjatė ndeshjes Iraklis-Egalio. Pas asaj dite, futbollisti ynė ka qenė nėn kujdesin e vazhdueshėm tė mjekėve francezė. Lojtari mė i shtrenjtė i Iraklisit ka bėrė deri tani njė stėrvitje tė diferencuar, pėr tė arritur maksimumin e tij pikėrisht kėto ditė, kur ai e ndien veten mjaft mirė. Lajmeve tė pėrfolura pėr aktivizimin e tij, Murati iu pėrgjigj me njė "po". Edvin Murati tha se ishte i gatshėm tė luajė.

    "Kam zhvilluar kėto ditė njė stėrvitje me ngarkesė tė plotė dhe do tė jem nė fushė pikėrisht tė dielėn nė derbin e Selanikut, Aris-Iraklis," - pohoi asi shqiptar.
    Rikthimi i Edvin Muratit nė fushėn e blertė ėshtė njė lajm i mirė jo vetėm pėr Iraklisin apo edhe pėr vetė kampionatin grek, por edhe pėr kombėtaren e Shqipėrisė. Nė lidhje pėr kėtė problem, Murati sqaron:
    "Gjithēka ka qenė nė funksion tė kombėtares, e kam fjalėn edhe pėr kėtė zgjatje tė kohės. Unė tani kam arritur formėn e duhur dhe jam plotėsisht i gatshėm jo vetėm pėr tė luajtur nė kampionatin grek, por pėr tė qenė qė tani nė dispozicion tė trajnerit tė kombėtares." Nė fakt, kuqezinjtė e kanė ndier shumė mungesėn e tij. Mjafton tė kujtosh ndeshjet me Ukrainėn, Turqinė apo edhe Greqinė pėr tė kujtuar se sa e domosdoshme ka qenė prania e tij.

    Futbollisti sedėrli mezi pret tė veshė edhe njė herė fanellėn kuqezi pėr tė treguar se ka shumė pėr t'i dhėnė asaj. Tė dielėn, Murati do tė jetė nė fushėn e lojės. Do tė jetė njė rikthim, qė pritet me njė interes tė veēantė jo vetėm nė Selanik, por sidomos nė Tiranė. Tashmė Murati e ka thėnė fjalėn e tij: "Unė jam gati"!

    Indrit Fortuzi, goli i 5-tė

    Ka qenė pikėrisht minuta e 45-tė e ndeshjes Iraklis-Kalithea, kur Indrit Fortuzi ka ngritur peshė entuziazmin e tifozėve vendės pas asaj goditjeje fluturimthi, qė veē rrjeta mund ta ndalte. Ky ishte goli i parė i vendėsve, qė u pasua edhe nga 4 tė tjerė. Iraklisi fitoi 5-1 ndaj bluve tė El Pasos, duke treguar hapur synimet e saj pėr njė vend nė kupat e Europės. Edhe pse ka luajtur vetėm 833 minuta nė 12 ndeshje, futbollisti tiranas ėshtė golashėnuesi mė i mirė i skuadrės sė tij. Ai i ka tundur 5 herė rrjetat e portave tė skuadrave kundėrshtare, duke u bėrė sulmuesi kryesor i Iraklisit, tė cilėt tani thonė se "po luajti Fortuzi, patjetėr qė do tė shėnojė". Ndėrrimi i tij nė minutėn e 67-tė ishte mė tepėr i detyruar. Pas asaj fitoreje tė thellė, Iraklisi nuk kishte se ēfarė tė bėnte tjetėr, ndaj pėr ta ruajtur pėr derbin e Selanikut, trajneri Savas Kofidhis bėri zėvendėsimin e duhur.

    Ndeshja e 3-tė e Strakoshės

    Panioniosi kishte nė portė Foto Strakoshėn. Portieri shqiptar edhe nė kėtė takim tregoi vlerat e tij. Ai u ndėshkua me gol nė minutėn e 39-tė pas njė gjuajtjeje fluturimthi tė futbollistit tė Arisit, Sanhurgo. Por pastaj Strakosha, i cili kurrsesi nuk ishte fajtor pėr golin e pėsuar, kreu pritje tė shkėlqyera, duke u bėrė siguria e portės sė tij. Ishte kjo arsyeja qė ai u aktivizua 90 minuta.

    Haxhi, jo ai i ditėve tė mira

    Apolloni i Kallamariasė ka arritur njė fitore tė suksesshme nė Athinė, duke mundur 3-2 skuadrėn vendase, Halkidhona. Futbollisti ynė, Altin Haxhi, edhe pse u aktivizua 90 minuta, nuk ishte ai i ditėve tė tij mė tė mira. Sidoqoftė, ai mbetet pika mė e fortė e skuadrės sė tij dhe faktori ndoshta vendimtar qė kuqezinjtė e Kallamariasė tė mbijetojnė nė kategorinė e tė mėdhenjve.

    -----------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  9. #59
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437

    Poloni vs Shqipėri (Ndeshje miqėsore)

    Sic e dini me date 28 maj ,skuadra jone zhvillon nje ndeshje miqsore me polonine !!

    Mund te jepni Mendimet tuaja per sa i perket ksaj ndeshje ??
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Moltisanti : 17-05-2005 mė 17:46

  10. #60
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Polonia eshte nje skuader teper e forte dhe shancet qe Shqiperia te fiton kete miqesore jane 0. Kjo nuk eshte per shkak se nuk kam besim tek djelmoshat e Brigelit por kjo krejt vjen si pasoje e rezultateve te dobeta qe kane treguar dhe rezultateve te mira qe tregojne polaket kohen e fundit.

    Realiteti eshte hidhur por duhet pranuar se nese nuk e pranojme ate kurre ne jete nuk mund te perparojme. (Thenie e vjeter kineze)
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •