Close
Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 159
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    "Shpresat" shuhen ne Ukraine

    -------------------------------------------------
    Ukraine - Shqiperi 5:0

    Shėnues: Ēigrinskij 4', Jacenko 21', Milevskij 45', Fomin 56', Pukaniē 61'

    Ukraina: Pjatov, Jacenko (Nevmivaka 69'), Fomin (Feshēuk 66'), Ēigrinskij, Oberemko, Pukaniē (Pivnenko 73'), Milevskij, Ēeberiaēko, Jarmash, Maksimov, Sitnik. Trajner: Oleksij Mihajliēenko

    Shqipėria: Gjondeda, Pashaj, Muēa, Ndreka, Hodo (Mile 65'), Lila, Kaēani (Arapi 46'), Ēapja (Xhihani 46'), Hallaēi, Salihi, Veliaj. Trajner: Hasan Lika


    -------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Interviste me Edvin Muratin

    ---------------------------------------------------

    - Edhe pse kombėtarja jonė ka pėr tė zhvilluar sė pari ndeshjen me Ukrainėn, ēuditėrisht, gjithė pesha e rėndėsisė ka rėnė te takimi Shqipėri Turqi. Ju a e ndieni kėtė?

    - Sigurisht qė e ndiej.

    - Si, nė ē'mėnyrė e ndieni?

    - Tek fakti qė nuk janė tė paktė njerėzit, duke pėrfshirė edhe ata tė medias, qė pyesin nėse Shqipėria do tė favorizojė Turqinė apo Greqinė.

    - Pėrse ndodh kjo?

    - Unė them se ajo qė e ka bėrė ndeshjen tonė me Turqinė tė jetė nė epiqendėr tė shtypit sportiv shqiptar, por edhe atij grek, turk edhe atij danez, ėshtė rivaliteti i madh i skuadrave tė grupit tonė, nė kėtė rast i Greqisė dhe i Turqisė.

    - Ju, ēfarė thoni pėr kėtė?

    - Ka njė opinion qė mendon se ne do t'ia lėmė ndeshjen Turqisė. Tė tjerė thonė qė do tė luftojmė pėr t'i marrė pikė Turqisė pėr tė ndihmuar Greqinė.

    - A ka ndonjė tė vėrtetė nė kėtė mes?

    - Jo, nuk ka. Ne jemi profesionistė dhe probleme tė favorizimit tė njėrės apo tjetrės skuadėr nuk qėndrojnė. Askush nuk na ka lėnė ne ndonjėherė ndeshje, ndaj nuk ka se si qė ne tė bėjmė njė veprim tė tillė.

    - Atėhere pėrse ėshtė krijuar ky opinion?

    - Nuk e di. Ajo qė mund tė them ėshtė se ne do tė luftojmė pėr tė fituar.

    - Sot, para ndeshjes me Turqinė, ėshtė ajo me Ukrainėn. Ēfarė mendoni pėr kėtė takim?

    - Po, pėrpara se tė luajmė me Turqinė, ne kemi njė ndeshje shumė tė vėshtirė nė Ukrainė. Edhe kėtu do tė luftojmė pėr tė marrė pikė, pse jo, duke synuar edhe fitoren. Qėllimi ynė ėshtė i qartė: Tė marrim sa mė shumė pikė, pėr t'u renditur nė njė vend mė tė mirė. Vetėm nė kėtė mėnyrė do t'i krijojmė mundėsi vetes qė nė aktivitetet e ardhshme tė renditemi nė njė grup sa mė tė lehtė.

    - Njihni mirė Turqinė dhe Greqinė. Kush mendoni se do ta shoqėrojė Ukrainėn nė finalet e Botėrorit 2006?

    - Favorite duket Turqia, sepse, sipas pikėve, vjen pas Ukrainės dhe ka pėr tė zhvilluar vetėm njė ndeshje, atė me skuadrėn tonė. Por nuk mund tė thuash se nuk ėshtė favorite edhe Greqia, e cila, ndonėse ndodhet nė vendin e 3 tė, ka pėr tė zhvilluar 2 ndeshje, nė Danimarkė dhe nė Athinė me Gjeorgjinė.

    - A mendoni se pas kėsaj "lodhjeje" tė eliminatoreve tė botėrorit kombėtarja jonė e ka tė domosdoshme rifreskimin e saj?

    - Unė mendoj se pas ēdo aktiviteti, aq mė shumė pas kėtij aktiviteti tė veēantė, siē janė eliminatoret e njė botėrori, ēdo kombėtare duhet tė shikojė punėn e saj, pra duhet tė bėjė njė farė analize. Kėtė gjė duhet ta bėjė domosdoshmėrisht edhe kombėtarja jonė.

    - Pra, pas kėtyre eliminatoreve ju mendoni se nė kombėtare duhet tė bėhen ndryshime?

    - E thashė se po dhe, duke iu pėrgjigjur pyetjes suaj pėr rifreskimin e kombėtares, kjo duhet bėrė me kujdes dhe profesionalizėm. Kombėtarja jonė vėrtet e ka tė domosdoshme futjen e elementėve tė rinj, por kjo nuk duhet bėrė menjėherė. Duhet tė gėrshetohet mirė pėrvoja e disa futbollistėve me talentin dhe vrullin e mė tė rinjve. Ndaj them se kėrkohet profesionalizėm nė kėtė punė. Kjo ėshtė punė trajnerėsh e specialistėsh. Unė mendoj se ashtu siē kemi ardhur edhe ne nė ekipin kombėtar, duhet tė vijnė edhe tė tjerėt. Mendoj se pėr kėtė dera ėshtė e hapur. Por nuk ėshtė kollaj tė veshėsh fanellėn e ekipit kombėtar. Fanella e kombėtares ėshtė ndryshe nga fanella e njė klubi.

    - Ju, shikoni vėshtirėsi nė kėtė punė?

    - Sigurisht qė nuk ėshtė e lehtė tė luash me ekipin kombėtar. Nuk mjafton tė realizosh njė ėndėrr, sepse pėrfaqėsimi nė kombėtare ka njė nocion mė tė gjerė. Eshtė atdheu, ėshtė fanella, janė tifozėt, ėshtė ēdo gjė. Qė tė luash me kombėtaren, pėr mendimin tim, nuk mjafton as fjala qė dėgjojmė shpesh se filani "ėshtė i mirė". Kombėtarja, si gjėja mė e shtrenjtė pėr secilin prej nesh, kėrkon qė pėr interesa tė saj tė bėsh tė pamundurėn, tė bėsh mė tė mirėn.


    Sporti

    ---------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga zeus : 08-10-2005 mė 05:59
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    --------------------------------------------------------------

    Organizmi mė i lartė i futbollit europian, UEFA, mė nė fund ka bėrė publike dje 7 vazot me ekipet qė do tė pėrballen pėr eliminatoret e Europianit tė 2008 ės, qė do tė zhvillohet nė Austri dhe Zvicėr pas dy vjetėsh. Ashtu siē kishim thėnė edhe kohė mė parė, ekipi ynė pėrfaqėsues mė nė fund ka arritur tė largohet nga vazoja e parafundit pėr eliminatoret e Europianit tė 2008 s. Kuqezinjtė, pas paraqitjes sė mirė nė eliminatoret pėr Botėrorin e 2006 ės, kanė fituar tė drejtėn qė tė renditen nė vazon numėr 5 si asnjėherė tjetėr, pra nga shorti i kaluar njė vazo mė lart. Renditja e skuadrės sonė njė vazo mė lart se eliminatoret e fundit ėshtė shumė pozitive, pasi kuqezinjtė tashmė nė letėr konsiderohen ekip mė i fortė. Nė vazon numėr 5, ku ėshtė tashmė Shqipėria, bėjnė pjesė edhe ekipe me emėr, si Hungaria, Finlanda, Islanda, Uellsi, Lituania dhe Estonia. Renditja mė e mirė nė grupin 2 eliminator pėr botėrorin ka bėrė qė kuqezinjtė tė kenė poshtė tyre skuadra tė vogla tė rangut tė Gjeorgjisė, ndėrsa nė vazon e fundit skuadrat mė tė dobėta tė kontinentit, si Kazakistani, San Marino apo edhe Ishujt Faroe. Pra, duket qartė se me kėtė pozicionim, kuqezinjtė mund tė kenė mė shumė shanse pėr t'u kualifikuar nė Europianin e 2008 s, gjithmonė nėse nė grupin e tyre nuk ka ekipe me shumė emėr. Kokė serie pėr shortin e grupeve tė europianit do tė jetė kampionia nė fuqi, Greqia, e ndjekur nga Holanda, Portugalia, Anglia, Ēekia, Franca dhe Suedia. Shorti qė pėrcakton grupet eliminatore pėr euro 2008 n do tė hidhet mė 27 janar nė Montro.

    Ja vazot zyrtare pėr Euro 2008:
    Vazo 1: Greqia, Holanda, Portugalia, Anglia, Republika Ēeke, Franca, Suedia
    Vazo 2: Gjermania, Kroacia, Italia, Turqia, Polonia, Spanja, Rumania.
    Vazo 3: Serbi Mali i Zi, Rusia, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Ukraina, Sllovakia.
    Vazo 4: Bosnjė Hercegovina, Irlanda, Belgjika, Letonia, Izraeli, Skocia, Sllovenia.
    Vazo 5: Hungaria, Finlanda, Estonia, Uellsi, Lituania, Shqipėria, Islanda.
    Vazo 6: Gjeorgjia, Maqedonia, Bjellorusia, Armenia, Irlanda e Veriut, Qipro, Moldavia.
    Vazo 7: Lihtenshteini, Azerbajxhani, Andorra, Malta, Ishujt Faroe, Kazakistani, Luksemburgu, San Marino.

    Sporti
    --------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Kuqezinjtë kanë tri alternativa për datat e lira të nëntorit, Austrinë, Estoninë dhe Islandën 25-10-2005

    Kombëtarja në kërkim të miqësores për nëntorin

    Olsi Avdiaj


    Federata Shqiptare e Futbollit intensifikon kërkimet për një ndeshje miqësore për kombëtaren në datat e lira të muajit nëntor. Edhe pse ditë më parë ishte hedhur ideja e një ndeshjeje me Austrinë, dje në FSHF është bërë e ditur se ky projekt nuk do të realizohet. Sipas informacioneve zyrtare në FSHF, austriakët nuk kanë pranuar të luajnë me ekipin tonë përfaqësues të paktën për vitin 2005. Zëdhënësi i shtypit në FSHF, Lysien Nurishmi, është shprehur dje se Austria është dakord që të luajë me Shqipërinë, por vetëm më 2006 ën. Kështu, kuqezinjtë e Brigelit, me të gjitha gjasat, mund të luajnë me Austrinë vetëm më 2006 ën. Ndërkohë, pas dështimit të ndeshjes me Austrinë, që gjithsesi ka qenë vetëm në rangun e fjalëve, në sfond kanë dalë 3 kundërshtarë të tjerë për kuqezinjtë. Bëhet fjalë për 3 skuadra të rangut tonë. Kështu, FSHF u ka dërguar ftesa shumë ekipeve, por vetëm 3 kanë pranuar parimisht që të luajnë me Shqipërinë në nëntor. Bëhet fjalë për Irlandën e Veriut, Estoninë dhe Islandën. Dy prej kundërshtarëve janë shumë të njohur për Shqipërinë dhe trajnerin Brigel. Me Estoninë, skuadra jonë ka luajtur 2 miqësore brenda 8 muajsh, ndërkohë që me Islandën kuqezinjtë janë përballur në mars të 2004 ës. Gjithsesi, në FSHF të bëjnë të ditur se të 3 ekipet kanë pranuar vetëm parimisht të luajnë me ekipin tonë. Asgjë nuk ka përfunduar. I sigurt është fakti që FSHF po kërkon që të luajë në "Qemal Stafa", por edhe ndeshja jashtë do të ishte shumë e pranueshme nga drejtuesit e skuadrës sonë. Nga ana tjetër, Estonia duket se është një alternativë vetëm për 16 nëntorin, pasi më 12 nëntor ajo luan me Finlandën. Ndërkohë, dy ekipet e tjera janë të lira për të luajtur me Shqipërinë. Gjithsesi, përfundimisht vetëm në ditët në vazhdim do të kuptojmë nëse kuqezinjtë do t'i luajnë miqësore në datat e nëntorit apo jo.


    Bici në Zvicër për takimin e sekretarëve
    Sekretari i përgjithshëm i FSHF Arben Bici do të niset këto ditë në Zvicër për të marrë pjesë në mbledhjen e sekretarëve të përgjithshëm të federative të të gjithë Europës. Lajmi është dhënë në FSHF. Në takimin që do të marrë pjesë edhe Bici do të diskutohet më shumë për problemet e licensimeve.
    Ignore List: Den Bossi

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Albania - Record International Players

    Appearances for Albania National Team
    Goalscoring for Albania National Team

    --------------------------------------------------------------------------------

    Last match included: Albania-Turkey, 12 Oct 2005


    --------------------------------------------------------------------------------

    Appearances for Albania National Team

    Name First/Last Caps Goals

    Foto STRAKOSHA * 1990-2005 73 0
    Altin RRAKLLI * 1992-2005 63 11
    Igli TARE * 1997-2005 62 9
    Rudi VATA * 1990-2001 59 5
    Alban BUSHI * 1995-2005 58 14
    Altin HAXHI * 1995-2005 50 2
    Arjan XHUMBA * 1994-2002 48 0
    Altin LALA * 1998-2005 47 2
    Sulejman DEMOLLARI 1983-1995 45 1
    Ilir SHULKU 1992-2000 41 1
    Bledar KOLA * 1994-2001 39 6
    Edvin MURATI * 1998-2005 39 4
    Besnik HASI * 2000-2005 37 1
    Ervin SKELA * 2000-2005 36 6
    Hysen ZMIJANI 1984-1995 36 2
    Geri CIPI * 1995-2005 34 0
    Klodian DURO * 2000-2005 32 1
    Arian BELLAI * 1994-2003 31 1
    Sokol KUSHTA 1987-1996 31 10
    Artur LEKBELLO 1987-1996 30 0
    Elvin BEQIRI * 2002-2005 28 0
    Arben MINGA 1980-1989 28 2
    Devi MUKA * 1998-2005 28 1
    Panajot PANO 1963-1973 28 4
    Erion BOGDANI * 1996-2005 27 7
    Mirel JOSA 1984-1992 27 1
    Ervin FAKAJ * 1995-2002 26 1
    Indrit FORTUZI * 1992-2002 25 1
    Florian MYRTAJ * 2002-2005 25 3
    Ardian ALIAJ * 2002-2005 24 7
    Loro BORICI 1946-1958 23 6
    Perlat MUSTA 1981-1993 23 0
    Agustin KOLA 1980-1992 22 1
    Muhedin TARGAJ 1980-1985 22 3
    Safet BERISHA 1970-1981 21 0
    Skender HODJA 1984-1990 21 0
    Lefter MILLO 1988-1996 20 0
    Ramazan RRAGAMI 1965-1973 20 1
    Eduart ABAZI 1985-1997 19 2
    Lorik CANA * 2003-2005 19 1
    Nevil Thamas DEDE * 1995-2004 19 0
    Muhamet DIBRA 1946-1953 19 0
    Rexhep SPAHIU 1946-1952 19 0
    Reti JUPI * 1999-2005 18 0
    Salvador KACAJ 1991-1997 18 1
    Sllave LLAMBI 1946-1950 18 0
    Blendi NALLBANI * 1989-2002 18 0
    Aristidh PARAPANI 1946-1952 18 1
    Arian BEQAJ * 1998-2003 17 0
    Fatmir VATA * 1996-2002 17 0
    Edmond DALIPI 1993-2000 16 1
    Shkelqim MUCA 1982-1987 16 2
    Vasif BICAKU 1946-1950 15 1
    Sabah BIZI 1967-1976 15 1
    Fatbardh JERA 1985-1990 15 0
    Saimir MALKO 1994-1997 15 0
    Ilir PERNASKA 1971-1981 15 5
    Lin SLLAKU 1963-1970 15 0

    * still active


    Goalscoring for Albania National Team

    Name First/Last Goals

    Alban BUSHI * 1995-2005 14
    Altin RRAKLLI * 1992-2005 11
    Sokol KUSHTA 1987-1996 10
    Igli TARE * 1997-2005 9
    Ardian ALIAJ * 2002-2005 7
    Erion BOGDANI * 1996-2005 7
    Loro BORICI 1946-1958 6
    Bledar KOLA * 1994-2001 6
    Ervin SKELA * 2000-2005 6
    Ilir PERNASKA 1971-1981 5
    Rudi VATA * 1990-2001 5
    Pal MIRASHI 1946-1949 4
    Edvin MURATI * 1998-2005 4
    Panajot PANO 1963-1973 4
    Qamil TELITI 1946-1952 4

    * still active
    Ignore List: Den Bossi

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -------------------------------------------------------

    Kombėtarja B, qė pėrbėhet me lojtarėt mė tė mirė tė kampionatit shqiptar, do tė nisė sot grumbullimin treditor nėn drejtimin e trajnerit tė Kombėtares, gjermanit Hans Peter Brigel. Tekniku Brigel, pasi ka ndjekur tė shtunėn ndeshjen Besa-Tirana, ėshtė kthyer nė Tiranė dhe ka konfirmuar listėn e futbollistėve qė do tė grumbullohen mė 21-23 nėntor. Futbollistėt qė do tė jenė nėn urdhrat e Brigelit pėr tri ditė janė:
    Ilion Lika, Isli Hidi, Arion Mustafa, Erjon Xhafa, Tefik Osmani, Endri Vrapi, Alban Dragsha, Mardian Kasollja, Enkel Alikaj, Erald Deliallisi, Bledar Mancaku, Vangjel Mile, Bledion Guga, Arjan Berisha, Dritan Stafsula, Entonio Pashaj, Emiliano Veliaj, Restiald Agolli, Stavrion Lako.

    -------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    U-18

    --------------------------------------------------

    Kombetarja U-18 eshte rikthyer diten e premte pas 2 ndeshjeve miqesore qe zhvilloi ne Kassel te Gjermanise.Kuqezinjte e rinj jane akomoduar ne qytetin Kassel per 8 dite ku dhe zhviluan seancat stervitore.Perfaqsuesja Shqiptare U-18 e drejtuar nga trajneri Shpetim Duro i fitoi te dy takimet e zhvilluara.
    Ne ndeshjen e pare ata u perballen me skuadren e Eintraht Baumatol duke fituar me rezultatin 3-2. Golat u shenuan nga Henri Shiba, lojtar ky i cili aktivizohet me skuadren Primavera te Rexhines ne Itali dhe Mirel Cota.
    Ne ndeshjet e dyte ndaj K.S.V Kassel skaudra kuqezi fitoi me rezultatin 4-3. Golat u shenuan nga Cota dhe Hyka. Vete trajneri Duro pas ketij aktiviteti u shpreh i kenaqur me skuadren dhe sidomos me disa nga lojtaret qe u aktivizuan ne repartin sulmues. Henri Shiba eshte nje nga zbulimet e ketij turneu i cili bente debutimin e pare me fanelen kuqezi. Lojtari i Rexhines se bashku me Cotan dhe Hyken shenuan plot 7 gola.Gjithashtu vlen per tu permendur edhe organizatori i ketij turneu Kompania e Medicinave B-Bruan dhe z.Beqir Hajzeraj perfaqsues i kesaj Kompanie ne Shqiperi. Skuadrat pjesmarrese ne kete aktivitet kane shprehur deshiren per te zhvilluar ndeshje edhe ne Shqiperi ne te ardhmen.

    --------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    SHQIPERI-SUEDI,MARREVESHJE BASHKEPUNIMI.

    - 17/11/2005 - 14:30

    Objekti i marreveshjes eshtedukimi i lojtareve ,Edukimi i trainereve,Edukimi i gjyqtareve ,Pervoje pune per klubet:

    Informacion Ne kuadrin e Projektit te bashkepunimit ndermjet FSHF dhe Akademise se Futbollit si dhe te KF Degerfors (Suedi), antari i K.E. te FSHF Z. Alfred Bode si dhe Pergjegjesi i Sektorit Teknik Z. Mexhid Haxhiu, zhvilluan prej dates 12 – 14 ne Suedi tratativa me antarin e bordit te Federates Suedeze Z.Lars Appelkuist , President FK Degerfors dhe President i Kompanise me te madhe te celikut ne Europe,Z. Leif Rosen, Guvernatorin e Orebro Z. Seren Gunnarson, me Kryetarin e Bashkise te Degerfors Z. Robert Merk si dhe me Kryeadministratorin e Komunes Jan Backman. Objekti i ketyre tratativave ishte hartimi i nje projekti me synimet e meposhteme: I. Edukimi i lojtareve - Ndertimin e nje akademije futbolli(Projekt Europian) ne Shqiperi per talentet e rinj - Shkembime te edukimit me transferim te dyanshem te talenteve te rinj(bursa etj). - Mbeshtetja e projektit te bashkpunimit me FSHF per evidentimin dhe pergatijen e talenteve shqiptare qe jetojne ne vendet Nordike(Nje pune e tille kish nisur me hartimin e nje liste te lojtareve te perzgjedhur dhe ishte ngritur edhe kampingu te cilin e vizituam). II. Edukimi i trainereve - Kurse te gjithe niveleve : Per nivele te UEFA ne Suedi e ne Shqiperi Per pergatites fizik, per portjeret, futsall, futbollin e femrave si dhe Kurse per edukimin trainereve te elites. Per pergatitje instruktoresh te kurseve III Edukimin e gjyqtareve - Kurse e seminare sipas niveleve te ndryshme - Analiza loje etj. Ndertim i nje strukture per programe edukimi afatgjate Program zhvillimi per klubet dhe ndertim I nje strukture per ate afatgjate: IV Pervoje pune per klubet: Edukim: - Kurse per Administrate - Per Finance - Per ceshtjet juridike V Pervoje pune per Federaten Edukim: - Kurse per administrate - Per Finance - Per ceshtjet juridike Per Infrastrukturen : STADIUMET: Seminare per mirmbajtesit e fushave Sjelljen e paisjeve te demoluara te stadiumeve suedeze ne Shqiperi Seminare per menyren e organizimit te ndeshjeve Grumbullimi i paisjeve e mjeteve didaktike Per rendesine e ketij takimi pune shprehen interesim te vecante strukturat e Federates Suedeze, te Akademise se Futbollit Degerfors, dhe strukturat e pushtetit vendor dhe organet e medias Jemi ne fazen perfundimtare te te gjithe tratativave me palen suedeze per nenshkrimin e marveshjes se bashkepunimit, qe do te hape rrugen drejt implemenimit te saj. Nga ana jone do te kryhen formalitetet e duhura per perpilimin e aktmarrveshjes qe do te neneshkruhet nga titullari institucionit. Per formulimin e kesaj aktmarveshje jane autorizuar per te qene pjese e kordinimit me palen suedeze Z. Alfred Bode e Z.Mexhid Haxhiu.

    Zyra per shtyp.FSHF
    Ignore List: Den Bossi

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    FSHF-ja eshte institucion shume shakaxhi: Perdor shprehjen "Sjelljen e paisjeve te demoluara te stadiumeve suedeze ne Shqiperi", ku fjala "e demoluar" do te thote shqip "e shkaterruar".

    Pra do sjellin derrasat e vjetra suedeze dhe hekrat e ndryshkur qe suedezet s'kane se ku t'i cojne. Bukur marreveshje!
    Ignore List: Den Bossi

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Artikull i gazetarit te pavarur Fatjon Pandovski ne www.albaniasoccer.com

    Deri tani për kombëtaren e futbollit shqiptar, nuk është aktivizuar asnjë lojtar shqiptar nga Maqedonia. FSHF deri më sot nuk ka dërguar asnjë përfaqësues të saj në Maqedoni për të ndjekur futbollistët shqiptarë, ndërsa interesimi i futbollistëve për të mbrojtur ngjyrat kuq e zi është i madh

    Viti që sapo lamë pas për kombëtaren shqiptare mund të themi se ka qenë relativisht i mbarë. Këtë e themi duke u bazuar vetëm në dy aspekte, i pari është se me angazhimin e gjermanit Hans Peter Briegel Shqipëria arrin të lëvizë në renditjen përfundimtare të FIFA-s, ndërsa e dyta se edhe në grup Shqipëria ka bërë lëvizje pozitive ku përfundoi në pozitën e pestë. Megjithatë, pas gjithë asaj euforie të madhe që u bë, pas gjithë mbështetjes me zemër e shpirt e të gjithë tifozëve shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe pas disa fitoreve historike të realizuara, kombëtares shqiptare shumë shpejt edhe kësaj radhe i ishin shuar shpresat për kualifikim në Kampionatin Botëror 2006 që do të mbahej në Gjermani.

    Trajneri gjerman dhe vet Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) kishin paralajmëruar se kombëtarja do të jetë e hapur për të gjithë shqiptarët, se kësaj radhe janë të vendosur maksimalisht që të bëjnë një skuadër me të cilën do të ndihen krenar të gjithë shqiptarët në botë. Në çdo deklaratë të Briegelit thuhej se ai është në kërkim të futbollistëve shqiptarë kudo qoftë që luajnë ata nëpër shtete të ndryshme. Briegel dhe FSHF kërkuan lojtarë, gjetën disa dhe ende kërkojnë nëpër të gjitha vendet e Evropës. Tani në radhë janë dy kosovarë të tjerë, Bekim Kastrati dhe Debatik Curri.

    Mirëpo, siç duket e harruan shtetin fqinjë, Maqedoninë dhe futbollistët shqiptarë të cilët jetojnë dhe aktivizohen në këto troje shqiptare dhe nuk janë më pak të talentuar se shumica dërrmuese e lojtarëve anëtarë ose kandidatë për të veshur fanelën e ekipit kombëtar.

    FSHF ka interes, për të gjithë shqiptarët
    “Në FSHF deri më tani nuk është paraqitur asnjë futbollist shqiptar nga Maqedonia që do të kishte dëshiruar të luaj për kombëtaren e Shqipërisë”, ka cilësuar Presidenti i FSHF-së, zoti Armando Duka në një deklaratë ekskluzive për redaktorin sportiv të gazetes FAKTI dhe bashkëpunëtorin e Albaniasoccer.com, Hajrush Mani. “Ne kemi shprehur interesim të madh që të gjejmë futbollistë cilësorë dhe t’i angazhojmë ata në kombëtare nga cili vend qofshin ata. Tash për tash nuk kemi ndonjë interesim për lojtarë që luajnë në kampionatin e Maqedonisë, pasi që ata janë shtetas të Maqedonisë”, ka deklaruar Duka. Pyetjes se a ka ndonjë përfaqësues të FSHF-së për të ndjekur futbollistët shqiptarë në Maqedoni, Presidenti i është përgjigjur: “Jo. Deri në momentin që po bisedojmë nuk kemi asnjë përfaqësues tonin atje. Megjithatë nëse ka ndonjë interesim më të madh të ndonjë futbollisti ne jemi të hapur për çdo njërin dhe duke vlerësuar aftësitë e tij do të shikojmë edhe inkuadrimin e tij në kombëtaren shqiptare”, ka përfunduar në deklaratën e tij presidenti i FSHF-së.

    Ne rast ftese lojtarët janë të gatshëm
    Edhe pse lojtarët shqiptarë nga Maqedonia janë mësuar që të jenë tifozë të flaktë të kombëtares shqiptare,ata janë të interesuar që të jenë pjesë e kombëtares së Shqipërisë dhe nga bisedat që kemi zhvilluar me ta interesimi është i madh.

    Nderim Nexhipi njëri ndër lojtarët më cilësorë të Maqedonisë, e ka pranuar publikisht se ka marrë një ftesë nga zyrtarë të FSHF-së, megjithatë asgjë më pas nuk është konkretizuar. “Unë kam marrë një ftesë nga FSHF-ja për tu aktivizuar me kombëtaren, por më pas asgjë nuk u konkretizua dhe për momentin nuk ka asgjë konkrete”, ka vazhduar Nexhipi. Pyetjes, nëse shprehet interesim nga Shqipëria për ju, a do të angazhoheshit, ai i është përgjigjur: “Me gjithë dëshirë. Unë kam luajtur vetëm për U-21 dhe ekziston mundësia që të luaj për kombëtaren shqiptare dhe jam i gatshëm që tani të vesh fanellën kuq e zi nëse më vjen ftesë nga Brigel.

    Kujtim Saliu, njëri ndër mbrojtësit më të mirë të Slloga J. i cili ka edhe një eksperiencë në aspektin ndërkombëtar të ndeshjeve pasi është angazhuar për të rinjtë e Maqedonisë, U-17, U-19 dhe U-21, ka deklaruar: “Nëse marrë ftesë nga FSHF-ja me gjithë dëshirë do ta pranoja atë. Eshte fakt që ne si futbollistë këtë po synojmë që të luajmë me kombëtaren një ditë. Ne gjithmonë si shqiptarë kemi qenë të lënë mënjanë nga seleksionuesit e Maqedonisë. Ata na kanë ftuar vetëm atëherë kur kanë pasur shumë nevojë për ne dhe gjatë gjithë kohës vendet tona i kanë zënë futbollistë më të dobët se ne. Prandaj, për Shqipërinë do të ishte gjithnjë kënaqësi për të luajtur. Shqipëri, ja ku më ke edhe mua”, ka përfunduar talenti i ri shqiptar Saliu.

    Tifozët kërkojnë lojtarë shqiptarë edhe nga Maqedonia
    Tifozët e shumtë shqiptarë nga Maqedonia kanë përkrahur në mënyrë të parezervë kombëtaren shqiptare në të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar gjatë kualifikimeve për Botërorin 2006 dhe më parë. Ata në mënyrë të organizuar bashkë me tifozë nga Kosova kanë udhëtuar me qindra kilometra drejt Tiranës që të shohin kombëtaren e zemrës, të përkrahin futbollistët shqiptarë dhe t’i tregojnë botës mbarë se edhe shqiptarët luajnë futboll cilësorë, ndërsa tifozët dinë të përkrahin futbollistët e tyre.

    Shumë tifozë të ndryshëm nëpërmjet Website –it kërkojnë pandërprerë që në skuadrën e kombëtares Shqiptare mbi të gjitha të shohin lojtarë cilësorë që me gjithë sakrificën më të madhe do të bëjnë gjithçka për kombëtaren. Shumë grupe tifozësh kanë kërkuar nga FSHF-ja që të marrë lojtarët më të mirë të cilët po arrijnë rezultate të shkëlqyera nëpër vende të ndryshme të Evropës, qoftë edhe nga Maqedonia.

    Megjithatë më shumë se shpesh dështojë angazhime të tilla të lojtarëve. Ku qëndron faji ende nuk është e qartë. Nga Maqedonia ende nuk ka asnjë lojtarë të aktivizuar në kombëtaren shqiptare, ndoshta nga mos interesimi i njërës apo tjetrës pale, ose nga vështirësitë që qendrojnë dhe do të qendrojnë gjithmonë në ndryshimin e nënshtetësisë së lojtarëve. Padyshim, që ky është një faktor objektiv në neglizhimit nga ana e FSHF-së, por që gjithmonë mund të tolerohet në ndonjë rast special
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pasiqe : 04-01-2006 mė 09:31
    Ignore List: Den Bossi

Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •