Close
Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 159
  1. #61
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kristalizohet lista anti-Poloni

    Edhe pse nuk ėshtė zyrtare, gjithsesi kjo duket se do tė jetė lista e futbollistėve qė do tė jenė nėn urdhėrat e trajnerit Brigel pėr miqėsoren e 29 majit me Poloninė. Bėhet fjalė pėr 19 futbollistė, mes tė cilėve spikat emri i Mehmet Dragushės, ndėrkohė qė tė tjerėt janė tė fiksuar tashmė nė listat e fundit tė gjermanit. Konfirmohen nga futbollistėt e kampionatit shqiptar Lici, Osmani, Dallku, Sina, Ēipi, Lika, Xhevahir Kapllani dhe Hidi. Mes tė grumbulluarve vazhdon tė jetė edhe Strakosha, i cili edhe pse ka dhėnė dorėheqjen, nuk u mungon grumbullimeve kuqezi. Kėsaj here mungojnė Tare dhe Bogdani, qė kanė impenjime me skuadrat e tyre nė Itali. Rikthehet nė kėtė miqėsore Besnik Hasi, i cili mungoi nė ndeshjet me Turqinė dhe Greqinė pasi ishte i dėmtuar dhe Mehmet Dragusha, qė e ka humbur prej kohėsh vendin e titullarit tek Frankfurti.

    Sikurse ėshtė bėrė e ditur, kombėtarja shqiptare do tė grumbullohet nė Gjermani, nė kushte mjaft tė mira. Mė datėn 26 tė kėtij muaji pjesa e futbollistėve tė kampionatit shqiptar do tė niset pėr nė Berlin, ku do tė mbėrrijnė edhe legjionarėt e tjerė kuqezinj. Mė datė 27 dhe 28 ekipi ynė do tė qėndrojė nė qytetin e Szcecinit, ku do tė zhvillojė edhe stėrvitje. Mė datėn 29 maj, ora 17.30, do tė luhet ndeshja e planifikuar miqėsore Poloni-Shqipėri. Pastaj, mė datė 30, do tė bėhet kthimi pėr nė Shqipėri.

    Lista anti-Poloni

    Foto Strakosha, Ilion Lika, Isli Hidi, Xhevahir Kapllani, Florian Myrtaj, Ervin Skela, Altin Lala, Klodian Duro, Besnik Hasi, Edvin Murati, Geri Ēipi, Suat Lici, Tefik Osmani, Elvis Sina, Altin Haxhi, Armend Dallku, Mehmet Dragusha, Bledi Shkėmbi, Ardian Aliaj
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ----------------------------------------------------------------

    Trajneri i kombėtares shqiptare Hans Peter Brigel mė nė fund ka shpallur edhe listėn e lojtarėve qė do ketė nė dispozicion pėr dy takimet me Gjeorgjinė nė Tiranė dhe Danimarkėn nė Kopenhagen. Trajneri i kuqezinjve kėtė herė ka preferuar tė grumbullojė pėr kėto dy ndeshjen 23 futbollistė, nga kampionatet e huaja, por edhe futbollistė tė kampionatit shqiptar. Pothuajse tė gjithė lojtarėt mė tė rėndėsishėm tė kuqezinjve janė aty tė gatshėm pėr tė dhėnė kontributin e tyre. Edhe Tare, i dėmtuar tė dielėn, do tė bashkohet me ekipin menjėherė pas pėrfundimit tė javės sė fundit tė kampionatit Italian. Nga kampionati shqiptar janė konfirmuar Lika, Hidi, Lici, Dallku, Ēipi Sina dhe Osmani. Si pėr ēudi, pas shumė kohėsh rishfaqen emrat e Edmond Kapllanit dhe Mehmet Dragushės, prej kohėsh tė harruar nga trajneri Brigel, i cili kėta dy lojtarė qė luajnė nė Bundesligėn 2 nuk i grumbullon prej shumė muajsh. Sėrish trajneri Brigel ka menduar tė grumbullojė Redi Jupin njė nga "legjionarėt" mė tė mirė, i cili po shkėlqen nė Turqi, por qė nė dy ndeshjet e fundit nuk ka qenė i pranishėm, pasi ėshtė i dėmtuar. Mė shumė se ata qė rikthehen nė kombėtare, tė bėn pėrshtypje fakti i mospėrfshirjes nė ekip i disa emrave shumė tė njohur tė kuqezinjve. Kėshtu, as nė Poloni dhe as pėr dy takimet eliminatore nuk do tė jenė Edvin Murati, Alban Bushi, Altin Rraklli dhe Devi Muka. Pėr tė parin mėsohet se versioni zyrtar ėshtė dėmtimi nė njėrėn kėmbė, ēka e ka lėnė jashtė fushave tė lojės futbollistin e Iraklisit pėr shumė kohė. Ndėrkohė, pėr ēudi, nuk ėshtė grumbulluar as Devi Muka, njė lojtar qė kohėt e fundit gjithmonė ka qenė me ekipin kombėtar. Por vetė mesfushori i bardhebluve ka konfirmuar dje se nuk ėshtė grumbulluar nė ekipin kombėtar, pasi i ka kėrkuar leje pėr arsye personale trajnerit gjerman Hans Peter Brigel. Mbeten pa sqarime mungesat e 2 sulmuesve tė njohur tė kombėtares tonė, Alban Bushi dhe Altin Rraklli. Pėr mosgrumbullimin e tyre, asnjė nuk ka dashur tė japė shpjegime dje nė federatė. Ose tė paktėn tė gjithė janė munduar qė zgjedhjet t'ia delegojnė trajnerit tė kombėtares, Brigel. Gjithsesi, mė shumė se njė zgjedhje teknike, pas mosgrumbullimit tė Bushit dhe Rrakllit duket se fshihet "strategjia" e re e trajnerit kuqezi. Me zgjedhjet e fundit, gjermani ndoshta ka filluar revolucionin brenda ekipit kombėtar. Duke iu referuar listės, dy viktimat e para tė "spastrimeve" brigeliane pas kritikave tė ashpra ndaj gjermanit mund tė jenė Bushi dhe Rraklli, qė janė edhe dy golashėnuesit mė tė mirė tė kombėtares gjatė gjithė historisė sė saj. Tė paktėn deri tani, asnjė nga lojtarėt nuk ka ndonjė arsye tė fortė pėr tė mos u grumbulluar me kombėtaren. Pėr mė tepėr qė Rraklli ka paraqitur njė formė tė shkėlqyer kėtė sezon, ndėrsa Bushi u rikthye nė Shqipėri pėr tė luajtur si e si qė tė kishte njė vend nė kombėtare. Dyshja e sulmit nuk ėshtė thirrur as nė Poloni pėr t'u testuar para Gjeorgjisė dhe Danimarkės.
    Gjithsesi, nuk mund ta themi me siguri nėse me tė vėrtetė trajneri Brigel ka filluar krasitjen e madhe brenda gjirit tė kombėtares, apo kemi tė bėjmė me njė makiazh, sa pėr tė mbyllur gojėt e kritikėve tė punės sė gjermanit nė krye tė kuqezinjve. Kėtė do ta vėrtetojmė vetėm nga goja e tij nė ditėt nė vijim.


    Lista e kombėtares:

    Portierė
    Ilion Lika
    Isli Hidi
    Foto Strakosha
    Mbrojtės
    Armend Dallku
    Tefik Osmani
    Geri Ēipi
    Adrian Aliaj
    Suad Lici
    Altin Haxhi
    Elvin Beqiri
    Mesfushorė
    Klodian Duro
    Ervin Skela
    Besnik Hasi
    Elvis Sina
    Mehmet Dragusha
    Altin Lala
    Blendi Shkėmbi
    Lorik Cana
    Redi Jupi
    Sulmues
    Florian Myrtaj
    Edmond Kapllani
    Igli Tare
    Erion Bogdani

    ----------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #63
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga TITI
    Sic e dini me date 28 maj ,skuadra jone zhvillon nje ndeshje miqsore me polonine !!

    Mund te jepni Mendimet tuaja per sa i perket ksaj ndeshje ??

    Ndeshje e vėshtirė por dhe njė test shumė i rėndėsishmėm pėrsa i pėrket ndėrtimit sė njė ekipi qė synon tė arrijė vazhdueshmėri e rezultate pozitive siē ėshtė ekipi ynė Kombėtar.
    Polonia ėshtė ekip i fortė kėshtu qė mobilizimi i ekipit tonė duhet tė jetė i madh nė mėnyrė tillė qė tė mos kemi ndonjė "tragjedi" miqėsore.

    Parashikimet nuk mė pėlqejnė por uroj qė Bringeli tė bėjė mė shumė eksperimente me lojtarėt e rinj,nė mėnyrė tė tillė qė tė vijė ai ndryshim i kaq pritur nė ekipin tonė.


    Gjithė tė mirat
    .........................

  4. #64
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kombėtarja, sot mbėrrin nė Poloni

    Ekipi kombėtar shqiptar, prej ditės sė djeshme, ka filluar grumbullimin pėr ndeshjen miqėsore, qė skuadra e drejtuar nga Brigeli do tė zhvillojė me pėrfaqėsuesen polake. Kėshtu, dje, rreth orės 15.30, futbollistėt e kampionatit shqiptar si Lika, Hidi, Ēipi, Dallku, Sina, dhe Lici nėn drejtimin e shefit tė sektorit tė ekipeve kombėtare Besnik Ēela dhe zėvendėstrajnerit tė kuqezinjve Vladimir Ajazi, kanė marrė avionin e linjės "Malev" dhe i janė drejtuar Berlinit.

    I gjithė stafi kuqezi qė do tė udhėtojė nga Tirana nė Berlin me njė ndalesė nė Budapest dhe nė tokėn gjermane do tė akomodohet nė hotelin "Park Inn" rreth orės 20.30. Nė kėtė hotel, skuadrėn do ta presė trajneri Brigel sė bashku me stafin e tij gjerman, i cili ka mbėrritur mė parė nė vendgrumbullimin e kombėtares. Veē trajnerit Brigel, nė hotel pritet tė jenė edhe tė gjithė futbollistėt e tjerė tė kombėtares, tė grumbulluar pėr ndeshjen me Poloninė. Sipas informacioneve, tė gjithė "legjionarėt" kanė udhėtuar drejt Berlinit.

    Edhe Edvin Murati, me shumė gjasa, do tė udhėtojė drejt Gjermanisė pėr t'iu bashkuar skuadrės para se kjo e fundit tė kalojė nė tokėn polake. Menjėherė sot, nė orėn 10.00, skuadra jonė do tė udhėtojė drejt Polonisė. Pėr kėtė trasfertė, skuadrės sonė pala polake i ka vėnė nė dispozicion njė autobus tė federatės sė futbollit. Kuqezinjtė do tė zhvillojnė 170 kilometra derisa tė arrijnė nė qytetin Zcezcin, ku do tė zhvillohet edhe ndeshja me polakėt. Nė kėtė qytet, kuqezinjtė do tė akomodohen nė hotelin "Radison Sas". Pritet qė skuadra jonė tė zhvillojė njė stėrvitje shumė afėr hotelit. Nuk dihet me siguri, pasi kėtė do ta vendosė trajneri Brigel nėse do tė zhvillojė njė stėrvitje apo dy stėrvitje.

    Edhe tė shtunėn, kuqezinjtė pritet tė zhvillojė njė stėrvitje, por kėtė herė nė stadiumin, ku do tė zhvillohet ndeshja rreth orės 17.00. Ndėrkohė, takimi Poloni-Shqipėri do tė zhvillohet nė stadiumin e qytetit tė Zcezcinit, "Pogon", nė orėn 17.30. Menjėherė pas ndeshjes, tė gjithė kuqezinjtė do tė udhėtojnė sėrish me autobus drejt Berlinit. Tė nesėrmen, mė 30 maj, skuadra jonė menjėherė nė mėngjes do tė niset drejt Tiranės. Nė darkė, stafi kuqezi do tė nisė zyrtarisht grumbullimin pėr dy ndeshjet eliminatore qė skuadra jonė do tė zhvillojė me Gjeorgjinė nė Tiranė dhe Danimarkėn nė Kopenhagen.


    300 tifozė shqiptarė pėr Danimarkė-Shqipėri
    Nė ndeshjen e 8 qershorit, mes Danimarkės dhe Shqipėrisė, pritet qė nė stadium tė jenė tė pranishėm rreth 300 tifozė shqiptarė. 200 prej tyre do tė jenė tė pėrhershmit tifozėt kuqezinj, ndėrsa rreth 100 tė tjerė do tė jenė shqiptarė, tė cilėt kanė blerė njė biletė nė FSHF pėr tė parė kėtė takim tė kombėtares sonė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #65
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Polonia, "banko-provė" pėr Muratin

    Shefi i sektorit tė ekipeve kombėtare nė federatė, Besnik Ēela, ka pohuar dje se edhe mesfushori i kuqezinjve, Edvin Murati, mund tė grumbullohet me kombėtaren pėr ndeshjen me Poloninė. "Aktualisht mund tė them vetėm se Murati ka shumė mundėsi qė tė jetė nė Poloni pėr t'u provuar nga trajneri Brigel. Nuk mund tė them me siguri nėse do tė jetė apo jo.

    Pėrfundimisht, kjo gjė do tė vendoset nė ditėt nė vijim. Gjithsesi, Murati ėshtė shumė afėr grumbullimit," ? ka pėrfunduar Ēela. Duket se Brigeli ka ndryshuar mendje pėr mosgrumbullimin e mesfushorit kuqezi, i cili prej disa muajsh ėshtė i dėmtuar nė kėmbė
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -------------------------------------------------------------

    Kombėtarja shqiptare ka mbėrritur dje nė Poloni dhe menjėherė ėshtė akomoduar nė hotel "Radison Sas", qė do tė jetė edhe rezidenca e skuadrės tonė gjatė qėndrimit nė kėtė vend. Sipas informacioneve zyrtare, grupi ka qenė i plotė, ku tė 18 futbollistėt janė bashkuar me ekipin. Sė bashku me lojtarėt e grumbulluar nga gjermani ėshtė bashkuar edhe mesfushori i Iraklisit, Edvin Murati. Ky i fundit, vetėm nė njė moment tė dytė u grumbullua me skuadrėn kombėtare, pasi mendohej se ishte i dėmtuar. Por, Murati nga ana tjetėr, ėshtė shprehur se ėshtė gati tė luajė futboll dhe dėmtimi tashmė ėshtė histori e shkuar. Probleme nė kufirin polak ka pasur futbollisti Florian Myrtaj, i cili ka qėndruar gjatė nė doganėn polake, derisa ėshtė sqaruar gjithēka pėr problemin e vizės. Dje kuqezinjtė kanė zhvilluar njė stėrvitje shumė afėr hotelit, ku ėshtė akomoduar skuadra kombėtare. Nga kuqezinjtė i vetmi qė nuk ėshtė stėrvitur me grupin ka qenė Ilion Lika. Portieri i kombėtares vazhdon tė ketė probleme nė muskujt e barkut. Fizioterapisti Bulinger po bėn tė pamundurėn qė ai tė jetė i gatshėm pėr ndeshjen me Gjeorgjinė. Stėrvitja mė shumė ka qenė fiziko-taktike. Burime tė sigurta pranė kuqezinjve janė shprehur se trajneri Brigel nė ndeshjen e sė dielės pritet tė testojė lojtarėt qė kanė qenė tė dėmtuar gjatė kėsaj kohe, por edhe lojtarėt qė janė rezerva tė ekipit kombėtar. Nė radhė tė parė gjermani duket se dėshiron tė testojė mbrojtjen pas riaftėsimit tė Ēipit. Hapėsirė nė mesfushė, njė pjesė loje, duket se do tė ketė edhe Bledi Shkėmbi, zėvendėsuesi natyral i Skelės te kuqezinjtė. Rast pėr tė treguar vlerat e tij do tė ketė edhe Mehmet Dragusha, qė rikthehet nė kombėtare pas shumė kohėsh, dhe Hasi i ardhur nga dėmtimi. Ndėrkohė, nė sulm Kapllani duhet tė tregojė se vlen pėr tė luajtur nė kombėtare. Pėr mė tepėr qė durrsaku ėshtė njė nga benjaminėt e trajnerit Brigel. Me sa ėshtė deklaruar, trajneri gjerman kėrkon tė testojė tė gjithė lojtarėt para takimit zyrtar me Gjeorgjinė, qė skuadra jonė do ta zhvillojė me dyer tė mbyllura, pėr shkak tė dėnimit tė FIFA-s.

    -------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  7. #67
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Miqėsorja, edhe Murati me kuqezinjtė

    Kombėtarja shqiptare ka mbėrritur dje nė Poloni dhe menjėherė ėshtė akomoduar nė hotel "Radison Sas", qė do tė jetė edhe rezidenca e skuadrės tonė gjatė qėndrimit nė kėtė vend. Sipas informacioneve zyrtare, grupi ka qenė i plotė, ku tė 18 futbollistėt janė bashkuar me ekipin. Sė bashku me lojtarėt e grumbulluar nga gjermani ėshtė bashkuar edhe mesfushori i Iraklisit, Edvin Murati.

    Ky i fundit, vetėm nė njė moment tė dytė u grumbullua me skuadrėn kombėtare, pasi mendohej se ishte i dėmtuar. Por, Murati nga ana tjetėr, ėshtė shprehur se ėshtė gati tė luajė futboll dhe dėmtimi tashmė ėshtė histori e shkuar. Probleme nė kufirin polak ka pasur futbollisti Florian Myrtaj, i cili ka qėndruar gjatė nė doganėn polake, derisa ėshtė sqaruar gjithēka pėr problemin e vizės. Dje kuqezinjtė kanė zhvilluar njė stėrvitje shumė afėr hotelit, ku ėshtė akomoduar skuadra kombėtare. Nga kuqezinjtė i vetmi qė nuk ėshtė stėrvitur me grupin ka qenė Ilion Lika. Portieri i kombėtares vazhdon tė ketė probleme nė muskujt e barkut. Fizioterapisti Bulinger po bėn tė pamundurėn qė ai tė jetė i gatshėm pėr ndeshjen me Gjeorgjinė. Stėrvitja mė shumė ka qenė fiziko-taktike.

    Burime tė sigurta pranė kuqezinjve janė shprehur se trajneri Brigel nė ndeshjen e sė dielės pritet tė testojė lojtarėt qė kanė qenė tė dėmtuar gjatė kėsaj kohe, por edhe lojtarėt qė janė rezerva tė ekipit kombėtar. Nė radhė tė parė gjermani duket se dėshiron tė testojė mbrojtjen pas riaftėsimit tė Ēipit. Hapėsirė nė mesfushė, njė pjesė loje, duket se do tė ketė edhe Bledi Shkėmbi, zėvendėsuesi natyral i Skelės te kuqezinjtė. Rast pėr tė treguar vlerat e tij do tė ketė edhe Mehmet Dragusha, qė rikthehet nė kombėtare pas shumė kohėsh, dhe Hasi i ardhur nga dėmtimi.

    Ndėrkohė, nė sulm Kapllani duhet tė tregojė se vlen pėr tė luajtur nė kombėtare. Pėr mė tepėr qė durrsaku ėshtė njė nga benjaminėt e trajnerit Brigel. Me sa ėshtė deklaruar, trajneri gjerman kėrkon tė testojė tė gjithė lojtarėt para takimit zyrtar me Gjeorgjinė, qė skuadra jonė do ta zhvillojė me dyer tė mbyllura, pėr shkak tė dėnimit tė FIFA-s.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Poloni - Shqiperi 1:0

    ---------------------------------------------------

    Shqiperia ku humbur miqesoren me Polonine me rezultatin 1 - 0. Polaket kane arritur ta shenojne golin e vetem te takimit 35 sekonda pas fillimit te ndeshjes me ane te futbollistit Zuravcki.


    Kuqezinjte ne kete takim kane bere nje paraqitje te mire. Loja ka filluar me kete formacion per kombetaren tone:

    12. Isli Hidi - 4. Armando Dallku, 19. Tefik Osmani, 3. Geri Cipi, 11. Adrian Aliaj - 6. Besnik Hasi, 14. Altin Lala, 13. Ervin Skela, 18. Klodian Duro, 16. Mehmet Dragusha - 9. Florian Myrtaj

    Ne pjesen e dyte Brigel ka hedhur ne fushen e lojes Lici, Haxhi, Shkembi, Murati, Kapllani respektivisht ne vend te Hasi, Aliaj, Skela, Dragusha, Myrtaj.

    ---------------------------------------------------
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga zeus : 30-05-2005 mė 04:59
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  9. #69
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Nr.1

    Ndeshja e djeshme me Poloninė ka treguar formėn reale tė kuqezinjve para sfidave me Gjeorgjinė dhe Danimarkėn

    Kombėtarja, ajo qė ka harruar tė shėnojė

    Pavarėsisht rezultatit 1-0 pėr polakėt, duhet thėnė se miqėsorja e djeshme ka rezultuar njė test pak a shumė pozitiv pėr kombėtaren tonė, nė prag tė dy ndeshjeve zyrtare tė radhės me Gjeorgjinė dhe Danimarkėn. Themi kėshtu, pasi loja e kuqezinjve tanė ka qenė e pėlqyeshme, madje nė total, nė aspektin e zotėrimit tė topit apo edhe e kombinacioneve mes futbollistėve, kemi dominuar ndaj vendėsve polakė. Megjithatė, duhet pranuar se tendosja e kombėtares polake nuk ishte nė nivelin e njė ndeshjeje zyrtare, ēka mund t'u ketė lejuar mė tepėr hapėsirė futbollistėve tanė. Nė ndryshim nga miqėsoret e shkuara tė kombėtares sonė, ajo e djeshmja dalloi pikėsėpari nė numrin e futbollistėve tė aktivizuar nga Brigeli. Shijen e lojės e provuan tė gjithė ata qė kishin udhėtuar pėr nė Poloni, me pėrjashtim tė Ilion Likės, i cili nuk ka dashur tė rrezikojė, pas atyre problemeve me muskujt e barkut. Trajneri Brigel, edhe nė udhėzimet qė jepte nga stoli, kėsaj here dukej qartė se nuk ishte shumė i dhėnė pas rezultatit, si nė tė shkuarėn, nė tė tilla ndeshje, por nė modulet e lojės dhe skemat taktike qė pėrdori sipas futbollistėve. Gjermani e ka nisur miqėsoren e djeshme me Poloninė me Hidin nė portė, ndėrkohė qė para tij vinte mbrojtja, e pėrbėrė nga katėr futbollistė, Ēipi dhe Tefik Osmani nė qendėr, ndėrsa nga krahėt Aliaj dhe Dallku. Pra, kishim tė bėnim pak a shumė me njė mbrojtje tė pėrbėrė nga futbollistė tė kampionatit shqiptar, veē Aliajt. Para tyre, si gjithmonė, nė mesfushė figuronin emrat e Skelės, nė rolin e organizatorit, Lalės dhe Hasit nė rolin e shkatėrruesve, ndėrsa Duro e Dragusha pozicionoheshin nga krahėt. Kėsisoji, i vetėm nė sulm mbetej Florian Myrtaj.
    Fatkeqėsisht, ndeshja nis me gol pėr vendėsit, qė nė minutėn e parė, duke bėrė qė polakėt tė luanin taktikisht nė vazhdim dhe jo shumė tė tendosur. Nga ana tjetėr, tanėt krijojnė volum tė madh loje, arrijnė tė shkojnė deri te zona e portierit polak, por ēalojnė nė finalizim. Myrtaj ėshtė konfuz nė disa raste pėr shėnim, teksa vonon shumė, pa e vėnė nė rrezik portėn e skuadrės polake. Veē tij, pėr sulmin duket se mendon edhe Skela, bashkė me Duron dhe Dragushėn nga krahėt, tė cilėt gjuajnė disa herė nga larg, por pa sukses. Vendėsit janė mė inferiorė nė zotėrimin e topit, sepse e presin skuadrėn tonė nė gjysmėfushėn e tyre, duke tentuar kundėrsulmin e shpejtė. Madje, janė perfektė nė aplikimin e pozicionit jashtė loje, ku bien disa herė "viktima" kuqezinjtė tanė. Sidoqoftė, pavarėsisht volumit mjaft tė madh tė lojės qė ne krijojmė, fare pak e gjejmė kuadratin e portės mike. Njė dobėsi e evidentuar dukshėm kjo nė ndeshjet e fundit. Pjesa e parė pėrfundon me rezultatin 1-0 nė favor tė polakėve, tė cilėt thjesht administruan golin e shėnuar qė nė minutėn e parė tė ndeshjes. Nė pjesėn e dytė fillojnė zėvendėsimet pėr tė dyja palėt. Me kalimin e minutave tė pjesės sė dytė, trajneri Brigel nxjerr nga loja Myrtajn pėr Kapllanin, Dragushėn pėr Muratin, Skelėn pėr Shkėmbin, Aliajn pėr Haxhin, Hasin pėr Licin dhe Duron pėr Sinėn, duke i dhėnė secilit njė mundėsi pėr tė treguar veten. Nėse flasim pėr ata qė e nisėn pjesėn e parė si titullarė, duhet thėnė se portieri Hidi pati pak punė, duke mos u gjendur nė pozita tė vėshtira, pėr tė treguar ēfarė ėshtė nė gjendje tė bėjė. Meritė kjo e Geri Ēipit nė qendėr tė mbrojtjes, i cili, sidomos nė dyluftimet ajrore me sulmuesit kundėrshtarė, doli gjithnjė fitimtar. Pas tij nuk ngelet as Tefik Osmani, i cili formoi njė duet tė kėnaqshėm me Ēipin nė qendėr tė mbrojtjes, me pėrjashtim tė njė rasti nė pjesėn e parė, kur njėri nga sulmuesit polakė i "trullosi" tė dy sė bashku. Natyrisht, e parė nė kompleksitetin e njė miqėsoreje, edhe dy lojtarėt e krahut, Dallku dhe Aliaj, mund tė thuhet se ishin nė lartėsinė e duhur. Nėse Dallku tregoi se ka rritje nga ndeshja nė ndeshje, pėr sa i takon sigurisė nė vetvete dhe nė rolin qė kryen, tek Aliaj nuk u pa ajo freskia fizike, ai galopimi i gjatė nė krah, deri nė vijėn fundore tė portės kundėrshtare, pėr tė krosuar. Kjo mbase vjen nga fakti se ka disa kohė pa luajtur njė ndeshje zyrtare, kur dihen problemet qė ka pasur me klubin e tij qė pas ndeshjes me Ukrainėn. Mesfusha konfirmoi sėrish njė Lalė tė kudogjendur, tepėr punėtor dhe agresiv nė shkatėrrimin e manovrės sulmuese tė kundėrshtarit, njė Has jo nė mundėsitė e tij reale, njė Skelė disi tė pėrgjumur, njė Duro qė djersiu shumė, por e teproi me ndonjė veprim individual, dhe njė Dragushė "jashtė loje". Ky i fundit, pėrveē dy-tri rasteve tė ndonjė depėrtimi individual nga krahu i majtė i sulmit kuqezi, nuk arriti tė shkrihej me lojėn e skuadrės. Gjė qė lidhet patjetėr me mosaktivizimin e tij sė pari nė skuadrėn ku luan, Frankfurti, dhe mungesėn nė kampin kuqezi prej disa ndeshjesh. Konfuz nė veprimet sulmuese rezultoi edhe Florian Myrtaj, i cili nė dy-tri raste, nėse do tė kishte shpejtėsinė dhe nuhatjen e njė sulmuesi "race", mund edhe tė kishte barazuar. Pėr sa u takon atyre qė e luajtėn pjesėn e tyre nė kėtė ndeshje si zėvendėsues, mbresėlėnėse ishte loja e Shkėmbit, i cili regjistroi tė vetmen gjuajtje pėr tė qenė tė kuqezinjve nė portėn polake. Futja e tij nė fushė i dha njė tjetėr ritėm mesfushės sonė, e cila shikoi mė shuma nga porta vendėse. Murati, i cili vjen nga njė dėmtim i gjatė dhe mosaktivizim me Iraklisin, demonstroi defiēenca nė lojėn e tij, jo vetėm nė aspektin fizik, por edhe tė fantazisė nė veprimet individuale, qė e dallojnė kėtė futbollist nga tė tjerėt. Me nota pozitive duhet vlerėsuar edhe minutazhi qė luajti Altin Haxhi, i cili mbetet njė "violinė e parė" pėr trajnerin Brigel, pavarėsisht viteve qė ka mbi shpatulla. Zėvendėsuesi i Myrtajt, Edmond Kapllani, nuk la ndonjė shenjė nė kėtė ndeshje, duke mos pėrbėrė aspak "kėrcėnim" pėr tė zėnė vendin e titullarėve tė tjerė nė kėtė repart, si Tare, Bogdani, apo edhe Bushi e Rraklli. Tė tjerėt, Sina dhe Lici nė mesfushė, nuk patėn aq kohė nė dispozicion sa pėr ta treguar veten.
    Pra, nisur edhe nga kėto vlerėsime individuale tė futbollistėve qė luajtėn dje, duket se testi-Poloni para ndeshjeve me Gjeorgjinė dhe Danimarkėn, ka rezultuar pozitiv pėr Brigelin. Tė besuarit e tij, kush mė pak e kush mė shumė, kanė treguar se nuk e kanė lėshuar veten, pavarėsisht pėrfundimit tė njė sezoni tė gjatė dhe tė ngarkuar futbollistik. Pavarėsisht se kanė humbur, dje, ata kanė luajtur mirė. Nga ajo qė dha nė kėtė miqėsore, nė pamje tė parė, duket se skuadra jonė pėrfaqėsuese ra nė sy pėr mirė. Pa u verbuar nga humbja e ndeshjes, mendojmė se trajneri Brigel tashmė po nxiton tė riparojė disa mangėsi serioze, qė kuqezinjtė i paraqitėn dukshėm nė ndeshjet paraardhėse me turqit dhe grekėt. Duke pasur parasysh se nė ndeshjet zyrtare tė radhės do tė kemi edhe Taren me Bogdanin nė sulm, apo edhe ndonjė titullar tė pėrhershėm kuqezi, qė dje mungoi, shpresojmė qė kombėtarja jonė tė zhvillojė sėrish ndeshje me nivel, tė paktėn nė shtėpi me Gjeorgjinė. Kėsaj here jo vetėm pėr rezultatin teknik tė ndeshjes, por edhe pėr tifozėt e shumtė kuqezinj, qė s'mund ta shohin nga afėr mė 4 qershor, pasi jemi tė dėnuar nga UEFA.

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Nr.2

    Trajneri i kombėtares sonė, hans Peter Brigel, vlerėson lojėn, por kritikon ekipin pėr golin e pėsuar

    Brigel: Shpėrdorojmė shumė para portės

    I mėrzitur ka qenė dje pas takimit me Poloninė trajneri i kombėtares shqiptare, Hans Peter Brigel. Mė shumė se te loja, gjermani e ka pasur mendjen tek goli qė pėsoi skuadra dhe qė u dha fitoren polakėve nė miqėsoren e djeshme. Sipas tij, gabimi i bėrė dje, kur skuadra u ndėshkua qė nė fillim, ėshtė bėrė edhe mė parė nė ndeshjen me Turqinė. "Nuk jam aspak i kėnaqur nė fund tė kėsaj ndeshjeje. Kjo sepse humbėm ndaj njė skuadre tė mirė, por qė nuk e meritonte sot qė tė fitonte. Futbollistėt tanė humbėn shumė raste pėr gol para portės sė polakėve. Nuk jam aspak i kėnaqur edhe me faktin qė pėsojmė shumė shpejt gol. Kjo ėshtė e pakonceptueshme. Nuk ėshtė hera e parė qė ndėshkohemi kėshtu. Kaq shpejt kemi pėsuar gol edhe nė ndeshjen e Turqisė, gjė qė nuk ėshtė aspak normale," ? ėshtė shprehur dje nė konferencėn e shtypit gjermani kuqezi.
    Gjithsesi, Brigeli dukej se kishte mbetur disi i kėnaqur nga loja qė ka zhvilluar skuadra e tij nė takimin e djeshėm me Poloninė. Sipas tij, vetė fakti qė skuadra pati raste pėr shėnim, tregoi shumė nė fund tė ndeshjes. "Nuk e meritonim tė humbisnim nė kėtė takim. Njė barazim do tė kishte qenė i pranueshėm pėr tė dy palėt. Gjithsesi, plani ynė pėr tė marrė diēka nga ky takim nuk u realizua dot. Megjithatė, mendoj se nė tėrėsi luajtėm mirė dhe e dominuam pėr mjaft minuta lojėn, edhe pse nuk arritėm tė shėnonim dot njė gol, qė do tė na kishte dhėnė barazimin dhe mė pas ndoshta edhe diēka mė shumė. Edhe kundėrshtari nuk ishte nė ditė tė mirė, fakt nga i cili nuk arritėm tė pėrfitojmė. Rrjedhimisht, u mundėm dhe nuk kam ē'tė them gjė tjetėr, veēse tė uroj kundėrshtarėt dhe tė pėrgatis ekipin pėr ndeshjen e ardhshme, qė do tė luajmė pas pak ditėsh nė Tiranė," ? ka pėrfunduar gjermani.

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Nr.3

    Mesfushori i kuqezinjve flet pėrmes linjės telefonike pas ndeshjes miqėsore me Poloninė

    Klodian Duro: Nuk e meritonim humbjen

    Nė kampin kuqezi nuk ėshtė se e kanė pėrtypur humbjen e fundit qė skuadra bėri me kombėtaren polake dje nė Pogon. Njė nga ata qė ka luajtur shumė mirė ėshtė edhe mesfushori i kuqezinjve Klodian Duro. Ky i fundit ka zhvilluar dje nė Pogon tė Polonisė njė ndeshje shumė tė mirė, madje duke pasur edhe disa raste pėr shėnim, por pa mundur tė shėnojė njė gol, qė pėr tė gjithė skuadrėn do tė kishte qenė shumė i vlefshėm. Vetė Duro, pas ndeshjes, ėshtė shprehur se jo vetėm ai, por e gjithė skuadra nuk e pėrtyp dot njė humbje me njė gol nė minutėn e parė tė lojės. "Tė them tė vėrtetėn, jo sepse luajta, por nuk e merituam humbjen. Pėsuam njė gol qė nė sekondat e para qė, pėr mendimin tim, mund tė evitohej. Nuk e di, por po na bėhet si sėmundje pėsimi i golave qė nė minutat e para tė lojės. Tė gjithė pas ndeshjes kėtė thamė, madje tani duhet tė mundohemi tė mos goditemi mė nė kėtė mėnyrė, pasi nuk ėshtė e drejtė tė humbasėsh pėr njė episod," ? ėshtė shprehur dje Duro.
    Ndėrkohė, mesfushorii krahut tė djathtė tė kuqezinjve ka folur edhe pėr ndeshjen nė pėrgjithėsi. Sipas tij, ndeshja nė Czescin ka qenė njė takim qė ka vlejtur pėr tė gjithė. "Tė gjithė e kemi parė veten tonė para takimeve qė kemi tani e tutje. Treguam se jemi nė gjendje tė mirė, paēka se nuk ishim tė gjithė. Trajneri pa edhe ata futbollistė qė kanė qenė tė dėmtuar dhe qė nuk kanė luajtur me skuadrat e ture," ? ka pohuar dje elbasanasi.
    Duro ka shtuar nėpėrmjet telefonit se ekipi ynė nuk e meritoi humbjen. "Skuadra nė pėrgjithėsi luajti mirė dhe ne nuk e kemi merituar aspak humbjen. Luajtėm shumė mirė, duke pasur edhe raste pėr shėnim. Gjithsesi, vazhdojmė tė dėnohemi nga fati dhe golat qė pėsojmė qė nė fillim".
    Duro ka hedhur sytė edhe nė ndeshjen e radhės qė skuadra jonė do tė zhvillojė tė shtunėn e ardhshme me ekipin e Gjeorgjisė dhe mė pas me Danimarkėn nė Kopenhagen. Sipas Duros, skuadra jonė ka dalė nga lufta pėr njė vend nė botėror. "Ndaj Gjeorgjisė do tė luajmė pa tifozė dhe kjo do tė jetė njė minus i madh pėr ne. Aktualisht duhet tė paraqitemi sa mė mirė. Pėr mendimin tim, skuadra duhet tė synojė vetėm tri pikėt. Vetėm kėshtu mund tė gėzojmė tė gjithė ata qė nuk do tė jenė nė stadium kėtė herė. Pėr sa i pėrket Danimarkės, them se duhet tė luajmė njė herė me Gjeorgjinė dhe mė pas tė shohim," ? ka mbyllur deklaratėn e tij mesfushori i kombėtares sonė, Klodian Duro.

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Nr.4

    Kuqezinjtė, pavarėsisht se kanė humbur 1-0, kanė bėrė njė figurė tė mirė nė miqėsoren e djeshme

    Polonia, testi gjeneral para Gjeorgjisė

    Poloni - Shqipėri 1-0
    Polonia
    1.Boruc
    2.Baszczyński (Kaczorowski 86')
    3.Blos
    4.Bosacki,
    5.Kiezbowicz (Karwan 46')
    6.Kosowski (Stolarczyk 46')
    7.Radomski (Zieńczuk 75')
    8.Sobolewski
    9.Krzynowek
    10.Zhurawski (Slusarski 63')
    11.Frankowski (Niedzielan 46')
    Trajner: P.Janas

    Shqipėria
    1.Hidi
    2.Dallku
    3.Osmani
    4.Ēipi
    5.Aliaj (Haxhi 73')
    6.Hasi (Lici 85')
    7.Lala
    8.Skela (Shkėmbi 65')
    9.Duro (Sina 78')
    10.Dragusha (Murati 46')
    11.Myrtaj (Kapllani 46')
    Trajner: H.P.Brigel
    Shėnues: Zhuraski 1'
    Gjyqtar: Mikael Veiner (Gjermani)
    Karton i verdhė: Aliaj

    1'- Pas 30 sekondave, polakėt shėnojnė golin e parė. Skuadra jonė humbet topin nė mesfushė, pas njė anėsoreje tė gabuar tė Dallkut. Frankovski merr njė top ecėn pėrpara kombinon me Zhuraskin. Ky i fundit kalon pa problem mbrojtjen tonė dhe me qetėsi shėnon golin e parė tė takimit.
    6'- Ēipi ndėrhun keq dhe goditje dėnimi pėr polakėt. Gjuan Krzynovski, por pret i sigurt Hidi.
    9'- Rasti i parė pėr tanėt. Aliaj hedh njė top tė gjatė pėr Myrtajn, qė pason menjėherė tek Duro. Ky i fundit godet por pa shumė pretendime.
    15'- Duro mer krahun e djathtė. Gjuan afėr portės polake, por vetėm jashtė.
    16 - Sobolevski merr njė top tė gjatė, hyn nė zonė, por Osmani e kalon topin nė goditje kėndi nė momentin kur polaku kėrkonte tė godiste portėn.
    19'- Kosovski merr njė top nga e majta, kalon Aliajn, pason nė qendėr pėr te Frankovski, qė gjuan menjėherė por pret i sigurt Hidi.
    20'- Sulm pėr tanėt. Skela arrin tė dalė para portierit kundėrshtar. Kėrkon tė shėnojė, duke kaluar topin poshtė kėmbėve tė portierit polak, por Boruc pret pa probleme.
    27'- Hasi jep njė top tė gjatė nga mesfusha pėr Myrtajn. Sulmuesi ynė vetėm pėr vetėm me njė mbrojtės polak, godet, por topi kthehet sėrish tek ai. Myrtaj pason tek Dragusha, qė gjuan menjėherė, por jashtė kuadratit tė Borucit.
    29'- Myrtaj zbulon bukur Duron. Mesfushori kroson menjėherė pėr tek Dragusha. Kėtė herė, kosovari nuk godet por kėrkon tė kalojė njė top mbi kokėn portierit polak. Por Buruk, i vėmendshėm, pret pa probleme.
    30'- Kombinim Skela-Myrtaj. Vlonjati, nė zonė, nuk godet, por preferon tė pasojė pėr Myrtajn, qė gjuan, por topi kapet nga portieri polak.
    37'- Duro merr krahun e djathtė, pason nė qendėr pėr Skelėn. Mesfushori ynė qė luan nė kampionatin gjerman vonohet, duke u dhėnė mundėsi polakėve tė spastrojnė zonėn.
    39'- Insistim i gjatė i tanėve para zonės polake. Lala pason bukur pėr Myrtajn, qė gjendet i vetėm para portierit Boruc. Vlonjati gjuan dhe topi ndalon nė rrjetė. Por pėr gjyqtarėt goli ėshtė i pavlefshėm, pasi Myrtaj ėshtė konsideruar nė pozicion jashtė loje. 43'- Kryznovek pason bulur pėr Frankovskin. Sulmuesi polak rrotullohet bukur, kalon bukur Ēipin, gjendet para portės sonė, godet, por jashtė kuadratit tė Hidit.
    46'- Pjesa e dytė fillon sėrish me njė rast pėr polakėt, por qė nuk finalizohet nga Niedzelan.
    53'- Karvan kalon Ēipin, kroson nga krahu i djathtė pėr nė qendėr. Zhuraski godet me tė parėn nga 20 metra, por jashtė porte.
    57'- Duro insiston gjatė nė krahun e djathtė, futet nė zonė, por rrėzohet. Pėr gjyqtarin gjerman gjithēka e rregullt, edhe pse elbasanasi pretendon pėr 11-metėrsh.
    65'- Radmoski gjuan nga larg, por vetėm jashtė porte.
    66'- Kundėrpėrgjigjen kuqezinjtė. Kapllani merr njė top del i vetėm para portierit polak, por nė momentin final shtyhet nga Klos dhe Boruk zotėron topin.
    68'- Shkėmbi, i sapofutur nė fushė, provon me njė gjuajtje nga 25 mertra. Por Boruc, i vėmendshėm, e pret gjuajtjen e Shkėmbit.
    70'- Goditje kėndi pėr kuqezinjtė. Hasi kroson pėr Kapllanin, por Boruk grushton, duke spastruar zonėn.
    78'- Niedzelan kroson nė qendrėn e zonės tonė pėr Slusarsin. Gjithsesi, ky i fundit nuk godet dot, pasi krosi nuk ėshtė i saktė. 81'- Rast pėr tanėt. Kapllani pason pėr te Shkėmbi, qė godet menjėherė, por grushton Boruc. Murati, pak hapa larg portės, godet, por mė parė anėsori ngre flamurin, duke e zėnė mesfushorin tonė nė pozicion jashtė loje.
    88'- Goditje kėndi pėr tanėt. Kroson Shkėmbi, por Klos spastron zonėn.

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Nr.5

    Janas: Shqipėria, skuadėr e fortė

    Menjėherė pas ndeshjes Poloni?Shqipėri ka folur edhe trajneri i kundėrshtarėve tanė, Pavel Janas. Sips njėshit tė stolit polak, skuadra e tij nuk ėshtė se ka zhvilluar ndonjė ndeshje tė mirė dje nė Pogon. "Pėrgjithėsisht ishte njė ndeshje dhe lojė e hapur. Gjithsesi, nuk ėshtė se kemi luajtur shumė mirė. Nė rast se nė ndeshjen me Azerbajxhanin luajmė kėshtu si sot, nuk besoj se kemi shumė shanse pėr tė fituar. Pashė qė nė fushė nuk kishim ndonjė lojtar qė tė frymėzonte ekipin. Mungonte motivimi i pėrgjithshėm, ndoshta ngaqė tashmė jemi nė fund tė sezonit futbollistik. Nuk mund tė them se Shqipėria ėshtė mė e fortė se Azerbajxhani. Gjithsesi, them se skuadra shqiptare ėshtė e fortė dhe nė pėrgjithėsi luajti mirė. Kundėrshtarėt tanė dinin tė luanim mirė edhe pa top, ēka dėshmon pėr pėrpjekje serioze qė ka bėrė trajneri i tyre. Them se nė pėrgjithėsi ishte njė ndeshje miqėsore e mirė, por e fituar me meritė nga skuadra jonė," ? ka pėrfunduar trajneri polak Janas.

    ---------------------------------------------------------------------------------------------------

    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Interviste me talentin Jetullah Bahtiri

    ------------------------------------------------------

    - Kohet e fundit emri juaj ėshtė bėrė i njohur nė mediat Europiane ,sidomos nė ato suedeze, pasi golat qe juve keni shenuar kane bere jehone deri ne Shqipėri. Mund te na tregoni me shume, kush ėshtė Jetullah Bahtiri, dhe nga jeni?

    - Quhem Jetullah Bahtiri, por tė gjithė mė thrrasin Toni. Jam i lindur nė fshatin Lisicė e cila gjindet nė afėrsi tė Mitrovicės. Nė vitin 1992 kur kam qenė 3 vjeēar kam ikur se bashku me familjen prej Kosoves, dhe kam ardhur nė Suedi me prindėrit e mi, vėllain dhe motren. Kur kam qenė 11 vjeēar fillova tė luaj futboll me njė ekip kėtu nė Trelleborg.

    - Ju thate qe keni nisur futbollin nė vitin 1999, ka qenė ndonje anėtar i familjes qe tė ka shtyre tė merresh me futboll?

    - Po, pikerisht ka qenė djali i hallės sime.

    - Ka pas ndonje arsye tė veēantė qe ti ke pritur aq shumė?

    - Them se po pasi futbolli nuk mė ka pelqyer aq shumė dhe nuk e kam njohur sportin aq mirė nė fillim.

    - Por ekipi i parė cili ka qenė?

    - Ekipi im i parė ka qenė Trelleborg FF

    - Futbolli tani ėshtė diēka qe tė pelqen apo ka ndonje arsye tjeter qe te shtyn te luash futboll?

    - Natyrisht qe nga viti ne vit mua futbolli mė pelqen mė shumė, dhe kur jam njohur me mirė me sportin, kam kuptuar, qe ka edhe mundėsi tė fitosh para duke luajt.

    - Ende je nė ekipin e Trelleborgut, por tani je edhe nė ekipin e pare. Si po kalon?

    - Dua tė thėm se po kaloj mirė, ėshtė mė e veshtire se tė luash me shpresat, por nė ekipin "B" deri tani po shkojn punėt shumė mirė,dhe vetem po pres shansen per te luajtur nė ekipin "A".

    - Je sulmues, por nė kohen e fundit ke luajtur edhe nė mesfushė? Ku tė pelqen mė se shume?

    - Kam mundėsi qe te luaj ne te dyja pozicionet ,veēanerisht si mesfushorė i krahut. Por tani trajneri mė sheh si sulmues dhe ky rol mė pelqen.

    - Nė Trelleborg je i bashkuar me disa Shqiptarė tė tjerė si: Fisnik Shala, Alban Jusufi, Haris Berisha dhe Xhezair Idrizi. Takohesh me bashkėatdhetarėt rregullisht,dhe cilin do te donit mė shume si bashkėlojtar?

    - Normalisht me Alban Jusufin kaloj shumė kohe, pasi tė dy stervitemi me ekipin "A". Tė gjithė jane bashkėlojtar tė mirė, mirėpo Haris Berisha ėshtė njė mik dhe njė lojtar qe i kalon tė gjithė. Mendoj qe ky djalosh ėshtė mė i miri si bashkėlojtar qe e kam patur deri tani.

    - Nė kohen e fundit jeni aktivizuar nė kombėtaren suedeze (U17), ē“fare do te na thoni pėr ketė?

    - Mė pelqen qe kam pasur shansin tė tregoj veten jashtė kufirit tė Suedisė.

    - Keni debutuar kunder Polonisė, keni pasur ndonje ndenje tė veēantė kur jeni futur nė fushė?

    - Patjeter, eshte nje ndjenje e veēantė te perfaqėsosh njė shtet.

    - Loja perfundoj me fitoren suedeze. juve keni shenuar tre gola, keni qenė i kėnaqur me debutimin?

    - Po, si jo mbasi fituam 4-1 dhe kam shenuar 3 golat e parė, shumė i kėnaqur kam qenė. Para lojes kam patur deshirė te shenoj nje gol, por punet shkuan mė mirė se sa une parashikova.

    - Emri juaj menjehere pas ndeshjes u bė i njohur, thuhet edhe qe keni pasur kontakte me disa klube jashte Suedisė, ėshtė e vertet?

    - Po ėshtė e vertet qe kam pasur kontakt me ekipe nga Europa.

    - Ndonje emer tė veēantė?

    - Juventusi mė ka kerkuar...

    - Tė kane kontaktuar personalisht, apo e keni degjuar kėtė nga media?

    - Mė ka bėrė njė "agent" i Juventusit njė telefonatė, nuk dua tė futem aq thelle nė ketė ēeshtje por mund tė them se mė ka kerkuar ta gjej njė agent personal dhe te nisem pėr Itali, tė luaj nė "provė" me Juven.

    - Dhe si jeni pėrgjigjur juve?

    - Pėrgjigja ka qenė qe unė ende jam i ri dhe dua ta perfundoj gjimnazin para se tė levizi, dhe Juventusi mė kerkoj tė shkoj pėr tė luajt me Shpresat, jo me ekipin e pare.

    - Por tė themi se do te ju kerkoje njė ekip mė i vogel,atehere si do ti pergjigjeshit?

    - Nuk e di, deshira ime ėshtė qe tė luaj nė ekipin "A" tė Trelleborgut dhe tė kem sukses nė Suedi dhe tani nqs. Do te kem fat, dhe nqs. kam ndihmen e Zotit do tė shkoj nė njė ekip mė tė madhė.

    - Pėrndryshe si e parashikoni tė ardhmen e Trelleborgut, kryesoni tabelen nė ligen e dytė tė Suedisė, dhe po kaloni njė formė tė shkelqyer. Do tė luash nė ligen e parė vitin e ardhshem?

    - Nuk e di ēfare tė them, shpresoj pėr mė tė mirėn, pastaj shikojmė si do shkojne punėt..

    - Tė flasim prap pėr tė kaluaren tėnde, keni ardhur nė Suedi i vogel. Keni vizituar Kosoven pas lufte?

    - Natyrisht..

    - E sheh Kosoven si shtepi, apo si vend ku jeni turist?

    - Jo jo patjeter qe e shoh si vendin timė dhe njė ditė tė bukur do tė kthehem pėr gjithmonė..

    - Por futbollin Shqiptar, e pėrcillni? Kombėtaren p.sh.?

    - Sa kam mundėsi, nė TV i shikoj ndeshjet e kombėtares..

    - Nė muajin e kaluar ekipi U19 e Shqipėrisė jane nisur pėr Serbi dhe Mal tė Zi pėr tė luajt kualifikimin Evropian. Ndoshta do tė kishte pėlqyer mė shumė tė debutoje nė kombėtare aty dhe jo nė Poloni?

    - Haha...nuk di ēka tė thėm. Po patjeter qe do te mė kishte pėlqyer mė shumė tė shenojė 3 gola kunder Serbisė se sa kundra ndonje ekipit tjeter...

    - Kemi pas nevojė, Serbia na gjunjėzoj dhe na mundi 7-1 edhe pse talentat Shqiptar nuk mungojnė nė Evropė. Por shumė jane nė Diasporė dhe i perfaqėsojnė shtete te tjera. A mendoni qe juve do kishit pranuar njė ftesė pėr kombėtaren Shqiptare?

    - Nuk e di, jam ende shumė i ri dhe kam nevojė qe ta tregoja veten ne ekipet e mėdha nė Evropė. Do doja qe te rritem me nje ekip te madh, me njė kontratė tė mirė, atehere patjeter qe e kisha pranu ketė ftesė

    - Por ju kurrė nuk keni pas kontakt me FSHF-nė?

    - Jo...

    - Dua tė ju tregoj pėr dy Shqiptar, ndoshta i njihni. Lorik Cana dhe Valon Behrami, tė dy jane si ti tė lindur nė Kosovė. Cana ka luajt nė PSG kurė i ka ardhur ftesa pėr kombėtaren franceze dhe atė tė Zvicrrės. Por Cana nuk i pranoj dhe kontaktoj me FSHF:it dhe ju tregoj qe ka deshirė ta pėrfaqėsojė Shqipėrinė. Ndersa Behrami i cili luante tek Verona ka qenė i deshiruar nga Juventusi, Tottehami dhe te tjerė, ka thėnė se dua ta pėrfaqėsojė Shqipėrinė para Zvicrrėn. Por nė fund e ka zgjedhur Zvicrrėn me shpjegimin qe me helvetet mundė tė luaje mė shumė nė botėrorin dhe kampionatin Europian. Ē'thua ti pėr ketė?

    - Hmm, nuk e di, Cana ka luajtur nė njė ekip tė madhė ku ka patur mundėsi tė prezantohet mė mirė ndersa unė tani pėr tani nuk e di si do kisha bere se nuk jam i afirmuar. Po patjeter qe nese do te kisha luajtur pėr Kombetaren atehere kisha luajtur me gjithė zemer, ndėrsa pėr tjeter vend do te kisha luajtur vetem per te treguar veten.

    - Ok, dua tė tregoj qe Cana ka luajt kunder kampionatit tė Evropės, Greqisė nė Tiranė dhe pas fitores sė madhe tė kombėtares sonė se bashku me mijėra Shqiptare ne Prishtinė, Mitrovicė, Shkup, Tiranė dhe nė anembanė boten kane vallezuar tėrė naten. Ndersa Valon Behrami u demtua rėndė dhe ende nuk ėshtė kthyer nė maksimumin...

    - Tani kalojmė tek pyetjet tė shkurta, Mitrovica apo Trelleborgu?

    - Aty ku e kam familjen, aty dua tė jem edhe unė

    - Champions League me Juventusin, apo nė kampionatin botėror me fanellen kuqezi?

    - Me fanellen kuqezi nė kampionatin boteror.

    - Cili ekip ju pėlqen mė shume?

    - Real Madridi dhe Kombėtarja Shqiptare.

    - Tė shenosh nė Beograd apo tė ēosh Trelleborgun nė ligė tė parė?

    - Pse jo tė dyjat?

    - Deshira e madhe nė fushen e futbollit?

    - Te shenoj gjithmone per skuadren time.

    - Toni Bahtiri dhe Haris Berisha nė kombėtaren Shqiptare apo Toni Bahtiri dhe Zllatan Ibrahimoviq nė Juventus?

    - Toni Bahtiri dhe Haris Berisha nė Shqipėri patjeter.

    - Se fundi, ku ėshtė Toni Bahtiri pas 10 viteve?

    - Aty ku deshiron Zoti.

    - Atehere ju falenderojmė qe gjetet kohė per kete interviste, dhe nė emer tė gjithė Shqiptarėve ju urojme suksese me futbollin.
    Mirėupafshim nė Kosovėn e pavarur, dhe te shėnosh gola per ngjyrat kuq e zi!

    Mirėupafshim..

    ------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •