Close
Faqja 4 prej 16 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 159
  1. #31
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Na mbani ca me lajme ne kėtej qė s'kemi as satelit as ndonjė mjet tjetėr komunikimi me mediat qė shfaqin ndeshjen sot.

    S'di ē'tė urojė robi i shkretė, tė fitojmė sotdo na dalė pėr hundėsh fill pas ndeshjes rrezik, tė mos fitojmė, prapė do na dalė pėr hundėsh pėr nja njė muaj rresht...

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -----------------------------------------------------

    Humbja e fundit kunder Greqise ishte e pritshme. Greket bene ēdo gje per kete fitore dhe e arriten me te gjitha mjetet morale apo imorale.

    Tani eshte momenti qe stafi i kombetares te mendoje seriozisht per te ardhmen. Gjendja e skuadres eshte e tille qe vetem ekipi i pare eshte ne gjendje te perballoje nje ndeshje nderkombetare. Ekipi i dyte (rezervat) nuk jep garanci ne keto gara. Ky eshte rezultati i nje pune te dobet me ekipet zinxhir dhe me "gjuetine" e lojtareve shqiptare qe luajne ne kampionatet e huaja. Eshte e tepert te them se duhet rifilluar nga zero (ose aty afer). Duhet punuar me te rinjte, ndoshta edhe duke sakrifikuar nje periudhe. Fillimisht eshte normale qe do paraqitemi keq, si ēdo fillim, por duhet krijuar nje baze e forte. Te mos harrojme shembullin e Gjermanise qe e filloi me nje brez lojtaresh te rinj dhe fillimisht nuk beri figure te mire. Natyrisht ne nuk quhemi Gjermani, po per mendimin tim eshte e vetmja menyre qe te rimekembemi. Nuk mund te ecim perpara me kete brez lojtaresh qe besoj se kane arritur ne fundin e karrieres se tyre. Duhen djem te rinj, te forte fizikisht dhe me ambicje. Mendimi im eshte qe me mire te kemi nje staf teknik 3-4 specialistesh shqiptare ne drejtim te kombetares sesa nje te huaj qe vjen ne Shqiperi 3-4 here ne vit.

    -----------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Thane disa lojtare ...

    ------------------------------------------------------

    Haxhi

    Kapiteni i skuadrės pėrfaqėsuese shqiptare, Altin Haxhi, tha pėr shtypin pas ndeshjes se pavarėsisht situatės sė krijuar nė stadium, nė fushė u pa njė fair - play i madh: "Me grekėt njihemi dhe jemi miq. Skela ka luajtur me njėrin prej tyre, unė luaj nė kampionatin grek, Tare luan me Zagoraqisin".

    Osmani

    "Isha nė njė ditė tė mirė dhe mendoj se me aq sa pata mundėsi, i shėrbeva skuadrės. Nuk ishte njė ndeshje e lehtė, dhe sidomos pėr mua qė nuk kisha asnjė pėrvojė me fanelėn kuqezi". A ėshtė Osmani tani pjesė e formacionit? "Nuk e di, unė do tė vazhdoj tė punoj pėr kėtė gjė".

    Duro

    "Mė falni, po ē'doni mė shumė nga kjo skuadėr? A e kuptoni ju qė tre-katėr futbollistė qė luajtėn kundėr Turqisė dhe Greqisė sapo kanė mbushur 20 vjeē. Mos mendoni gjė se kėta do tė arrijnė tė thyejnė Karaiskaqin apo Stambollin dhe tė pėrballojnė gjithė kėtė presion?! Jo, ėshtė e pamundur".

    Lika

    Mbrapa tij qėndronin mijėra grekė, tė cilėt pėr 90 minuta i thoshin qė "nuk do tė bėhesh kurrė grek". Gjithsesi, kjo nuk e shqetėsonte shumė, madje me shaka tė thotė pas ndeshjes qė bashkohet nė kėtė pikė me mendimin e tifozėve grekė. Presioni nuk ka qenė i vogėl. Pėr njė portier qė luan dy ndeshjet e para tė pėrfaqėsueses nė fusha tė vėshtira ballkanike, e ardhmja duket edhe mė e lehtė: "Nuk di ē'tė them pėr tė ardhmen, sepse jam ende i mėrzitur pėr kėtė ndeshje. Mė vjen keq qė pėrfundoi nė kėtė mėnyrė, sepse unė mendova se mund tė merrnim njė pikė". Sa me fat ishte Lika nė Kariaskaqi: "Kisha fat nė rastet e shtyllave, por jo te golat. Kjo tani s'ka shumė rėndėsi, ata merituan edhe fituan". Po tifozėt? "Nė fillim e kisha pak tė vėshtirė, por u ambientova qė nė nxemje. Mė pas nuk ėshtė se na penguan edhe aq shumė. Pastaj, edhe ajo qė thuhet se skuadra greke ishte nė njė formė tė shkėlqyer, nuk ėshtė se ma mbush shumė mendjen. Ishim ne dobėt dhe jo ata shumė mirė".

    Cana

    Brigel nuk e ka pėr zakon tė pėrmendė ndonjė lojtar tė veēantė, por ashtu si tha edhe vetė, dje e theu rregullin. Lorik Cana ka qenė sipas gjermanit absolutisht mė i miri nė fushė pėr skuadrėn shqiptare, megjithatė futbollisti i PSG nuk e ndien shumė njė gjė tė tillė: "Unė jam pjesė e grupit, megjithatė deklarata tė tilla vetėm mirė mund tė mė bėjnė". Sa ndikuan tifozėt nė humbjen e Shqipėrisė? "Ndoshta fare. Patėm pak vėshtirėsi kur dolėm nė nxemje, por mė pas nuk ndodhi asgjė qė mund tė na pengonte. Unė vazhdoj tė them se djemtė e dhanė maksimumin, por kėshtu ėshtė futbolli. E pėrsėris, tifozėt nuk na penguan, jemi tė gjithė profesionistė".

    Rraklli

    "Kėta 30 mijė tifozė nuk mė bėjnė pėrshtypje fare", - deklaron menjėherė pas ndeshjes me Greqinė, nė hollin e hotelit ku ėshtė akomoduar pėrfaqėsuesja, Altin Rraklli. - "Unė kam luajtur kundėr Bajernit e skuadrave tė mėdha gjermane dhe kemi pasur pėrballė 60 mijė dhe 70 mijė veta, kėshtu qė nuk ėshtė se kėta tifozė mė bėnin ndonjė efekt. Thjesht ne nuk luajtėm mirė, kėtė duhet ta pranojmė. Ndoshta po tė ishim rreshtuar disi mė ndryshe... Nuk di ēfarė tė them". Ka pasur njė mundėsi tė mirė nė pjesėn e dytė, por kėmba e njėrit prej mbrojtėsve grekė e ka penguar hyrjen e tij nė zonė, madje i ka dhuruar njė shkelm tė plotė nė fytyrė: "Pėr momentin u trullosa pak dhe m'u morėn mendtė, por mė shumė mė erdhi inat qė nuk pata mundėsi tė futesha nė zonė, sepse isha vetėm pėr vetėm dhe mund tė kisha shėnuar".

    ------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  4. #34
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    FSHF: UEFA, duam 3 piket per Greqi-Shqiperi U21
    E Shtune, 02 Prill 2005
    "Ne emer te Popullit Shqiptar dhe Qeverise Shqiptare, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) paraqet indinjaten e saj per sjelljet jo sportive dhe ofenduese drejt Simboleve Kombetare Shqiptare gjate ndeshjes Greqi-Shqiperi U-21, date 29.03.2005 ... Kjo atmosfere e tensionuar ndikoi ne rezultatin e ndeshjes. Per kete arsye ne deshirojme te kerkojme anullimin e takimit dhe marrjen e tri pikeve ne tavoline per Ekipin U-21 Kombetar Shqiptar". Kjo eshte nje pjese e deklarates zyrtare te presidentit te FSHF-se, Armand Duka, drejtuar UEFA diten e djeshme, lidhur me takimin e 21-vjecareve te dy vendeve, te marten e kaluar.

    Duka vazhdon sqarimin se "Edhe pse ne takimin zyrtar midis Delegatit te UEFA-s, Federates Greke dhe Federates Shqiptare te Futbollit, shefi i Policise te Athines konfirmoi se Policia Greke kishte marre te gjitha masat ... para, gjate dhe pas ndeshjes, ... keto gjera ndodhen pasi policia nuk i kushtoi rendesine e duhur masave te sigurise. ... Perpara fillimit te ndeshjes tifozet greke, ulen poshte flamurin kombetar te Shqiperise qe qendronte perballe tribunes VIP se bashku me flamurin e UEFA-s dhe ate grek. Ne kete tribune mungonin forcat e policise ... Tifozet grek nxorren me dhune jashte stadiumit nje numer te vogel tifozesh shqiptare. Tifozet greke iu drejtuan flamurit shqiptar duke thyer shtizen dhe duke e grisur. ... Ne kete situate te krijuar lojtaret shqiptare nuk ishin me te sigurt ne fushe. Por per te respektuar pjesemarrjen e ekipi kombetar ne Europian, FSHF vendosi qe ekipi te futej ne fushen e lojes edhe pse flamuri i vendosur nuk ishte ai zyrtari. Kjo atmosfere e tensionuar ndikoi ne rezultat
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Fatmir Vata flet per kombetaren ...

    --------------------------------------------------------

    Nga TV-ja, si pėrherė kėto kohėt e fundit, keni ndjekur skuadrėn pėrfaqėsuese. Dy ndeshje, 0 pikė, 4 gola tė pėsuar dhe asnjė i shėnuar?

    "Nuk mbaron me kaq. Sidomos nė Greqi kam parė njė skuadėr mė tė shpėrfytyruar se kurrė. Kam parė futbollistė qė nuk luajtėn nė pozicionet e tyre dhe asnjė goditje nė portė. Prej vitesh nuk shihja njė ndeshje tė tillė kaq tė dobėt. Nė Kariaskaqi ne duhej tė luanim jo vetėm pėr vete dhe pėr tri pikėt, por edhe pėr ata emigrantė tė shumtė qė ndodhen atje nė Greqi".

    Brigel menjėherė pas ndeshjes tha se kishte provuar disa futbollistė tė rinj…?

    "Brigel nuk ka turp! Si mund tė thuash qė provova disa futbollistė tė rinj nė njė ndeshje kaq delikate si kjo. Kjo nuk ishte miqėsore dhe nėse Brigel kėrkonte qė tė provonte futbollistė tė rinj, kishte shumė muaj nė dispozicion pėr ta bėrė njė gjė tė tillė".

    Disa u provuan nė miqėsoret e shumta, bie fjala Ndreka, Pisha, Mancaku, Kapllani…?

    "E mė thoni kush nga kėta tani gjendet nė pėrfaqėsuese? Te Kapllani kishin tė gjithė shumė besim, ndėrkohė qė injorohej Bogdani. Kapllani, me gjithė respektin, tani ndodhet te Karlsruhe, falė atyre dy ndeshjeve qė luajti me kuqezinjtė. Brigel qė insistoi aq shumė te aftėsitė e tij, pasi ndėrhyri pėr ta transferuar, tani as nuk e grumbullon. Po kėshtu, pasi nuk doli gjė me tė tjerėt, i provoi shumė nė miqėsore, por nuk fitoi asnjė. Kjo ėshtė skandaloze. Nė tetė muaj tė mos fitosh asnjė lojtar nė 6 ndeshje miqėsore, e tani papritur e pakujtuar fituam 3 nė ndeshje zyrtare, e ēfarė ndeshjesh…Brigel ka bėrė njė dyzinė gabimesh pėr tė cilat ndoshta duhet tė paguajė".

    Gjithsesi, Dallku, me gjithė gabimet, premton, Osmani e justifikoi veten, ndėrsa Lika ishte nė gatishmėri tė plotė…?

    "OK, mė kuptoni, unė nuk kam asgjė me kėta tė tre, por disa gjėra nuk i kuptoj. Dallku ka qenė dy javė pa stėrvitje, madje mė kanė thėnė qė ka qenė nė Gjermani sė bashku me Brigelin pėr t'u afruar pranė ndonjė skuadre gjermane. Ėshtė shumė i ri dhe insistimi i Brigelit pėr ta futur medoemos nė fushė m'u duk i habitshėm dhe, si rrjedhojė, jo vetėm e dėmtoi futbollistin, por dėmtoi edhe skuadrėn. Pėrpos kėsaj, Osmani luajti mirė kėtė ndeshje, por nuk mund ta futėsh papritur e pakujtuar nė njė stadium tė Pireut, teksa dihet se si ėshtė atje. Pra, kėta futbollistė duhen provuar edhe mė parė".

    Po Lika? E pamundur tė thuash se ai nuk bindi?

    "Po pse nuk e aktivizonte Brigeli Likėn gjatė miqėsoreve, ose tė paktėn nė njė ndeshje zyrtare nė Tiranė. Lika nuk gaboi, por edhe sikur ta bėnte, askush nuk kishte pėr t'i thėnė gjė. Pėr mendimin tim Strakosha duhej tė tėrhiqej mė shpejt dhe t'i lihej vendi kėtij djaloshi tė ri. Gjithashtu, nuk janė sjellė mirė edhe me Beqajn. Ai ka qėndruar rezervė pėr 9 vjet dhe ēfarė ndodh, as nuk e thėrrasin, ose e lėnė nė tribunė".

    Nė Athinė nuk ishin kėta ata qė gabuan?

    "Nė Athinė, madje edhe nė Stamboll, mbi tė gjitha gaboi Brigel. Edhe ato paraqitje tė mira tė sezonit tė shkuar, ku ne shėnonim gola dhe arrinim nė njėfarė mėnyre tė mbanim kundėrshtarin nėn presion janė shuar. Kur tė gjithė lavdėronin Brigelin pėr rezultate tė shkėlqyera, unė u thosha pritni, sepse ky trajner ndikohet shumė nga ato qė i thonė nė Federatė dhe njerėzit e tij tė afėrm. Ky ėshtė shkaku kryesor i dėshtimit. Tani ai duhet tė vendosė tė drejtojė me dinjitet ose tė largohet (njė gjė qė praktikisht e ka tė vėshtirė ta bėjė, sepse paguhet nė mėnyrė tė ēmendur). Pėr mua, edhe zogjtė e dinė se i kujt ėshtė faji, qė kemi bėrė hapa mbrapa gjithė kėtė kohė…".

    Mė jepni njė arsye pėr tė besuar qė me Vatėn do tė ishte njė ndeshje tjetėr?

    "Unė ju siguroj qė do tė jepja maksimumin dhe sa herė shoh pėrfaqėsuesen dhe nuk jam aty, mė vjen pėr tė qarė. Brigel mė ka mohuar njė mundėsi tė madhe pėr tė luajtur me skuadrėn time tė zemrės nė kulmin e karrierės, megjithatė s'ka problem. Unė uroj vetėm qė ju nė Shqipėri dhe tė gjithė ku janė tė mos e lejojnė kėtė gjerman tė punojė keq pėr Shqipėrinė dhe skuadrėn pėrfaqėsuese".

    Keni thėnė qė nėse Brigel ikėn, mund tė ktheheni sėrish kuqezi?

    "Nuk di ē'tė them, kjo gjė ėshtė pak e vėshtirė pėr moshėn time. Unė dua qė tė rinjtė tė jenė e ardhmja e skuadrės. Dhe talente kemi, mjafton qė ata tė menaxhohen. Pėrfaqėsuesja nuk ėshtė peng i askujt dhe aq mė pak i trajnerit Brigel".

    --------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    3 humbje radhazi, 3 zhgėnjime tė njėpasnjėshme, njėri mė i hidhur se tjetri, s'mund tė kalohen nė heshtje 03-04-2005
    Pavarėsisht se kupa ėshtė mbushur, aq sa zyrtarėt e futbollit shqiptar s'kanė mė asnjė hapėsirė morale karshi tifozėve tė shumtė tė kombėtares, tė atyre qė blejnė bileta deri nė 50 a 100 euro, vetėm pėr t'i pėrkrahuar kuqezinjtė, ende kemi qėndrime nė pritje tė atyre qė mbajnė pėrgjegjėsi, mbase tė njė goditjeje tjetėr.

    Kokėprerje s'ka, po pėrgjegjėsi a mban njeri?

    Alfred LLESHI


    Nuk ka dilema apo mėdyshje, pasi gjithēka ėshtė si drita e diellit. Tifozėt shqiptarė kanė humbur kombėtaren e tyre tė mirė, qė shėnonte nė ēdo ndeshje, qė rikuperonte disavantazhin, qė "shembi" Rusinė me meritė, qė mbajti nė ankth Irlandėn, Zvicrėn etj. Tri humbje radhazi, tri zhgėnjime tė njėpasnjėshme, njėri mė i hidhur se tjetri. Tė dalė jashtė gare, pėr sa i takon endrrės sė shkuarjes nė finalet e Botėrorit tė radhės, megjithatė gjithēka duket se po pėrjetohet si tė mos ketė ndodhur asgjė. Pavarėsisht se kupa ėshtė mbushur, aq sa zyrtarėt e futbollit shqiptar s'kanė mė asnjė hapėsirė morale karshi tifozėve tė shumtė tė kombėtares, tė atyre qė blejnė bileta deri nė 50 a 100 euro, vetėm pėr t'i pėrkrahuar kuqezinjtė, ende kemi qėndrime nė pritje tė atyre qė mbajnė pėrgjegjėsi, mbase tė njė goditjeje tjetėr. Ndėrdyshaz, nė kėtė rast nuk ka pėr ta, as kalamendje, duke e shpėnė trupin pėrpara e mendjen prapa, apo duke gjetur justifikime tė llojit "Brigel", se na mungoi ky apo ai lojtar. Standarte vlerėsimi tė dyfishta pėr njė kombėtare, qoftė edhe me mundėsitė e kėsaj tonės, nuk mund tė ketė. Llogaritė bėhen mirė para nisjes sė "betejės", duke marrė parasysh edhe "rrjedhjet" qė mund tė ketė gjatė rrugės. Megjithatė, kjo vlen pėr trajnerė me objektiva tė qarta, mbase jo pėr tonin Brigel, tė cilit nė fakt nuk dihet se ēfarė i kėrkon kontrata qė ka nėnshkruar me FSHF-nė. Pėr pasojė, pavarėsisht kapitullimeve tė njėpasnjėshme, aq mė keq kėtij tė fundit pa kushte, pa hyrė ende nė fushėn e lojės me Greqinė, trajneri Brigel vazhdon tė veprojė njėsoj. Mbyllet ndeshja dhe merr arratinė drejt vendit tė tij, pa denjuar apo e thėnė mė troē, pa ia ndierė fare tė japė ndopak llogari pėr katandisjen nė kėtė qedere tė ekipit qė drejton dhe pėr tė cilin paguhet. E pra, kokėprerje nuk ka (as po kėrkojmė), por llogari pėr gjithēka ngjet me kėtė kombėtaren tonė, qė si qėmoti tashmė i ka mbetur vetėm tė mos renditet e parafundit, a duhet tė japė njeri? Patjetėr qė po. Madje publikisht. Duke nisur nga gjermani i pėrkėdhelur Brigel e tė tjerėt pas tij, duke ditur se kuqezinjtė janė pasuri kombėtare dhe jo "pronė" e askujt, as e FSHF-sė nė rastin mė tė mirė. Sepse, nėse ēmimi i madhėshtisė profesionale, qoftė edhe i njė trajneri si ai i kombėtares sonė, Hans Peter Brigel, ėshtė "tragjedia greke", qė u vuri kapakun disfatave tė njėpasnjėshme, nė njė profesion tė tillė edhe koncepti i fatalitetit tė tij nė krye tė kuqezinjve duhet tė pranohet gjithashtu. Tė humbėsh nė botėn njerėzore do tė thotė t'i nėnshtrohesh natyrės sonė, si dhe tė pranosh se ne i pėrkasim fare pak vetes. Kėtė mbase deshi tė nėnkuptonte trajneri ynė kuqezi pas humbjes me Turqinė, teksa tha pas ndeshjes se na mungoi fati, duke mos pranuar se mundėm vetveten tonė. E thėnė kjo para sfidės sė radhės me Greqinė, mbase pėr tė perėnditė e Olimpit, edhe sikur tė mos ekzistojnė, duhej tė ishin kundėr nesh dhe vetė atij mbrėmjen e 30 marsit??? Gjė qė paracaktoi njė kapitullim pa kushte tė kombėtares sonė nė fushė dhe tė vetė gjermanit kuqezi nė "kullėn e regjisė". Sigurisht, jo pėr tė parėn herė. Falė tij dhe tė tjerėve qė duket se nuk i kanė vėnė asnjė cak, tashmė, edhe pse sezoni eliminator i Botėrorit 2006 sapo ka nisur fazėn e dytė, pėr ne ka mbaruar gjithēka. Shyqyr zotit ka ende ndeshje, tė cilat duhet t'i shfrytėzojmė pėr garėn e radhės europiane. Thėnė mė shkoqur, pėr kombėtaren tonė janė hapur "shtigje" tė reja, tė detyrueshme, pėr t'u ndjekur. Se cilat janė kėto "shtigje", nuk ėshtė vėshtirė pėr t'i evidentuar, megjithatė pėr kėtė temė duhet tė flasin sa mė parė publikisht vetė krerėt e futbollit shqiptar, me apo pa praninė e ikanakut Brigel pas ēdo ndeshjeje. Sepse, si kudo nė jetė, edhe nė futboll, tė shkuarėn nuk mund ta zhbėsh, as mund ta ndreqėsh, por t'i dalėsh pėr zot, tė japėsh llogari pėr tė, ėshtė e domosdoshme, e detyrueshme. Gjithmonė, duke pasur parasysh se pikėsėpari, krerėt e FSHF-sė, futbollistėt kuqezinj dhe vetė Brigeli, janė njėherazi zotėrit dhe skllevėrit e kombėtares shqiptare. Pėr sa i takon sė ardhmes sė stolit kuqezi, detyrat dhe objektivat e trajnerit duhen precizuar saktė dhe patjetėr bėrė publike. Qoftė pėr Brigelin, qoftė pėr njė tjetėr pasues tė tij, kjo ėshtė ēėshtje e tjetėrkujt. Mirė do tė ishte tė vazhdohej me trajner tė huaj, kur dihen ndėrhyrjet e gjithanshme tė shqiptarėve...Por, kėtij tė huaji i duhet kėrkuar tė jetojė e punojė patjetėr nė Shqipėri, pėr aq kohė sa tė jetė trajner i kuqezinjve. Tė shohė ndeshjet e kampionatit shqiptar ēdo fundjavė, tė shkojė kudo nėpėr Europė ku luajnė "legjionarėt" tanė, tė gjurmojė e tė hyjė nė kontakt me talentet shqiptarė nėpėr botė, pra tė jetė trajner, seleksionues dhe menaxher njėherazi, dhe tė mos mbetet nė kuadrin e "zboreve" tė dala boje tė Brigelit. Pėrndryshe, nėse do tė vijė 3 ditė nė muaj nė Shqipėri apo ditėt e grumbullimit para ndeshjeve, kjo lloj sjelljeje e ēdo trajneri do tė sjellė paevitueshėm mungesėn, qė rrėzon ngrehinėn e personalitetit profesional e njerėzor, identitetin e pėrkatėsinė, mungesa e tėrėsisė sė tė cilave bjerr kėdo, i ēfardolloj profesioni qoftė. Sepse, kėtu kemi parasysh njė mungesė mė tė thellė se qenia mė shumė prezent nė Shqipėri, atė qė e ka shoqėruar nė mėnyre tė vazhdueshme Brigelin. Fjala ėshtė pėr diēka qė mungon pa arsye dhe ai nuk e kupton se ēfarė i mungon. Natyrshėm, nėse veprohet kėshtu, jotja nuk ėshtė mė prezente, ndėrsa sugjerimi mund tė tė gėnjejė, ose tė lė pa i dhėnė hakun atij qė i takon. Pėr rrjedhojė, ashtu si edhe me Brigelin, aty ku mbizotėron mungesa, fillon tė kėrkojė pėrgjigje pėrkatėsia. Pėr atė tė dikurshmen, botėn e sė sates, ti je i ikuri, apo i humburi, ngadalė. Fillon tė bėhesh pėr kėdo njė i huaj i ri, duke pėrjetuar fatin e tė qenit nė zgrip dhe pėrpjekjen pėr mosbjerrjen. Dhe po nuk u gjet njė pėrgjigje pėr mungesėn gėrryese, atėherė fillon shpėrbėrja. Humbet nga sytė qėllimi, nga horizonti zhduket perspektiva, e ardhmja nuk ekziston, ikėn shpresa, ta konsumon energjinė boshėsia. Dhe aty ku fillon shpėrbėrja, vdesin ėndrrat. Siē u shuan kaq shpejt edhe pėr kombėtaren tonė dhe tifozėt e saj tė zjarrtė ėndėrrat e kėtyre eliminatoreve tė Botėrorit 2006. Tani mė ėshtė momenti pėr t'i vėnė pikat mbi "i". Rasti e solli qė gjermanit tonė tė kombėtares t'i binte nė pjesė "tė dezertonte" nga objektivat e tij nė krye tė kuqezinjve pikėrisht nė Stamboll, para derbit tė nxehtė me Greqinė fqinje, para "duelit" tė kthimit me "armikun" e tij personal, Rehagel. Njė nga fatet e rralla qė mund t'i bjerė njė trajneri kombėtareje: ta fillojė "tragjedinė" (eliminatoret e botėrorit 2006) me njė fitore historike si ajo e 4 shtatorit tė vitit tė kaluar dhe ta varė ekzistencėn e vet nė kėtė detyrė pikėrisht nė kthimin e saj, nė stadiumin "Karaiskaqi". Pikėrisht aty, ku kodi i dyluftimit mitologjik thotė se: "Toreadorin nė arenė nuk e vret tigri apo luani (nė rastin konkret humbja), por e ndėshkon britma dhe duartrokitja e turmės (konkretisht zhgėnjimi dhe humbja e besimit ndaj tij dhe kombėtares qė drejton)". Diēka e vlefshme kjo edhe pėr krerėt e futbollit shqiptar...

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    FSHF: UEFA, duam 3 piket per Greqi-Shqiperi U21
    E Shtune, 02 Prill 2005
    "Ne emer te Popullit Shqiptar dhe Qeverise Shqiptare, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) paraqet indinjaten e saj per sjelljet jo sportive dhe ofenduese drejt Simboleve Kombetare Shqiptare gjate ndeshjes Greqi-Shqiperi U-21, date 29.03.2005 ... Kjo atmosfere e tensionuar ndikoi ne rezultatin e ndeshjes. Per kete arsye ne deshirojme te kerkojme anullimin e takimit dhe marrjen e tri pikeve ne tavoline per Ekipin U-21 Kombetar Shqiptar". Kjo eshte nje pjese e deklarates zyrtare te presidentit te FSHF-se, Armand Duka, drejtuar UEFA diten e djeshme, lidhur me takimin e 21-vjecareve te dy vendeve, te marten e kaluar.

    Ky z. Armand Duka mire do ishte te kujdesej te bente detyren qe i eshte ngarkuar si kryetar i FSHF dhe pastaj te dale me deklarata te tipit komunist "Ne emer te popullit shqiptar...etj,,".....

    Ku gaboi FSHF dhe z. Duka?

    E para ishte mosaftesia e z.Duka dhe FSHF qe kjo e fundit nuk siguroi 5% e biletave qe i takonin per ndeshjen....

    E dyta kur u shqye flamuri shqiptar, skudra shqiptare kishte cdo te drejte te terhiqej nga takimi dhe keshtu automakisht skuadra greke denohej me humbjen e 3-pikeshit.....

    Shqiptaret kur pane poshterimin qe u be simbolit te tyre kombetar nuk pranuan per 10 minuta qe te luajne pjesen e dyte te ndeshjes, por me pas u rikthyen pasi nena e nje futbollisti u kishte dhene autoriteteve greke nje flamur te vogel shqiptar i cili u vendos me vone ne shtizen e demtuar nga tifozat greke.....


    Po te ishin greket do ishin terhequr menjehere nga loja, por ne shqiptaret jemi mesuar me poshterime, nuk reagojme dhe kur mbaron gjithcka, sipas zakonit ia fillojme "qarjes"...

    Imagjinoni kur u zhvillua takimi i shpresave ne Lushnje shtatorin e kaluar mediat greke i kishin kushtuar vemendje fanellave qe kishin veshur femijet e vegjel qe shoqeronin futbollistet....Fanellat e tyre kishin simbolin italian dhe kjo gje nuk u pelqeu grekeve dhe me pas e komentuan negativisht....Imagjinoni te ishte poshteruar flamuri grek, autoritetet shqiuptare ta kishin ngritur gjysme te shqyer sic bene greket me flamurin tone....Si do kishin reaguar greket?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 04-04-2005 mė 09:26
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  8. #38
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Ky muhabeti i lenies se lojes ne fakt eshte si thike me dy presa .
    Keq te lesh lojen , keq mos ta lesh . Ta shpjegoj pse....
    Nese do kish ndodhur nje gje e tille me greket ne Shqiperi , ata do kishin lene lojen....UEFA do i kishte dhene 3 pike grekeve , kurse ne do na kishin denuar 111 vjet te loznim jashte fushe...shto ketu edhe ndonje gjobe marramendese ....

    Nese do e kishim braktisur ne lojen , nuk i dihej ca ndodhte....Ne do dilnim krenare dhe do i linim si te dh*ere greket ...Por kam frik se UEFA do zbatonte tjeter ligj ne kete rast ...dhe perseri ne do e kishim ngrene ndonje denim per braktisje fushe...

    Perfundimisht them qe federata jone eshte si shteti yne ...cope - cope ... Ngado te dredhim muhabetin , perseri me i dobti do e haje peshkun...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    Citim Postuar mė parė nga inter_forever

    Nese do e kishim braktisur ne lojen , nuk i dihej ca ndodhte....Ne do dilnim krenare dhe do i linim si te dh*ere greket ...Por kam frik se UEFA do zbatonte tjeter ligj ne kete rast ...dhe perseri ne do e kishim ngrene ndonje denim per braktisje fushe...
    ----------------------------------

    Nese "denimi per braktisje fushe" eshte thjesht nje fitore ne tavoline per greket, do preferoja kete.

    ----------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Ervin Skela paraqitet mire me skuadren e tij

    -----------------------------------------------

    Nėse me pėrfaqėsuesen nuk kanė shkėlqyer, janė pėrpjekur qė tė paktėn njė gjė tė tillė ta bėjnė nė klubet e tyre. Ia ka arritur mė mirė nga tė gjithė Ervin Skela, pasi ka ndihmuar skuadrėn e tij, Arminia, tė fitojė 1-0 kundėr Bajer Leverkusenit. Skela, pasi ėshtė vlerėsuar me notėn 2 nga e pėrditshmja prestigjioze "Kicker", ėshtė vendosur gjithashtu edhe nė formacionin mė tė mirė tė javės nė Bundesligė.

    Trajneri i Arminia Bielefild i ka bėrė dje komplimente futbollistit shqiptar Ervin Skela. Nė njė deklaratė tė dhėnė nė njė tė pėrditshme gjermane, Rapolder ka thėnė se: "Skela ka aftėsi tė shkėlqyera organizative. Ka nuhatje dhe, po tė ketė dy-tre lojtarė tė aftė rreth e rrotull, mund tė bėjė gjėra tė mėdha". "Unė, - vazhdoi Rapolder, - nuk habitem nga vlerėsimet qė ai merr nga mediat gjermane. E pėrgėzoj, sepse i meriton".

    -----------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

Faqja 4 prej 16 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •