Close
Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 159
  1. #11
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Thirrja e Redi Juput eshte nje gje me mend e Brigelit. Ishalla i kane edhe atij ardhe mendte ne koke.

    Forca Shqiperia !!!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Briegel: Ja Shqiperia ndaj Turqise e Greqise
    E Diele, 20 Mars 2005
    Bledar KUKA

    Redi Jupi eshte rikthyer ne kombetaren shqiptare, per ndeshjet eliminatore te Kampionatit Boteror 2006, ndaj Turqise e Greqise. Kjo eshte risia e vetme e trajnerit kuqezi, Hans-Peter Briegel, ne listen e lojtareve qe do grumbullohen per takimet e 26 e 30 marsit, shpallur dje pasdite. Gjermani nuk ka lene jashte dy sulmuesit qe luajne ne Shqiperi, si Rraklli e Bushi (per me teper, ata shenuan dje), ndersa vazhdon te mos therrase as Fatmir Vaten dhe as Skerdi Currin. Portieri Foto Strakosha eshte thirrur, madje ne listen e botuar ne adresen zyrtare te FSHF-se, ai mbante numrin 1, por sipas marreveshjes te arritur ne javen e pare te marsit, Strakosha duhet te jete i gatshem vetem ne rast nevoje.

    Portieri tjeter Beqaj nuk eshte thirrur, pasi nje dite me pare, FSHF njoftoi se ai kishte gruan te semure dhe duhej t'i qendronte prane. Ne ndeshjen e fundit ndaj Ukraines, Beqaj nuk ishte as ne stol, ndersa u perfol per nje ftohje te tij me trajnerin Briegel. Beqaj, madje u shpreh se "ndoshta duhet te qendroj rezerve qe te luaj per Shqiperine".

    Ne mbrojtje vazhdojne te sundojne lojtare nga kampionati, si Osmani, Dallku e Sina, ndersa rikthehet nga pezullimi Elvin Beqiri, por ne forme shume me te mire eshte Adrian Aliaj, qe ndaj Ukraines luajti i demtuar. Briegel ka pritur deri ne perfundim te ndeshjeve te kampionatit shqiptar dhe me pas ka vendosur ta nxjerre per botim listen e ekipit. Kete e pohoi dje per "Radio +2", Shefi i Sektorit te Ekipeve Kombetare, Besnik Cela. "FSHF, - tha ai, ndersa kthehej nga Fieri ku kishte pare Lushnja-Partizani (1-3), - do flase me Briegelin tani, pas mbarimit te ndeshjeve te kampionatit dhe do te shikojme se kur do te dale lista. Ne te vertete, pjesa me e madhe e lojtareve dihet, por jane 2-3 te tille, qe kane mbetur ne pikepyetje. Ja, kemi marre vesh se Rraklli eshte ne forme te mire dhe madje ka shenuar gol shume te bukur".

    Ndersa kjo bisede behej ne oren 16.30, ne ora 17.37 lista e kuqezinjve u botua ne adresen zyrtare te FSHF-se ne internet.

    Ja plani i grumbullimit ne Antalya

    Kombetarja shqiptare e futbollit do te grumbullohet ne Antalya te Turqise, per dy ndeshjet eliminatore te Boterorit 2006, ne Turqi dhe Greqi. Kete e ka bere te ditur per gazetaret, Shefi i Sektorit te Ekipeve Kombetare, Besnik Cela. "Grumbullimi ne Antalya, - ka thene ai, - do nise me 20 mars (sot) dhe jo me 21 sic ishte parashikuar me pare. Fillimisht, trajneri Briegel do kete ne dispozicion lojtaret e kampionatit shqiptar, ndersa ata qe luajne jashte do vijne nje dite pas ndeshjes te fundit te ekipeve te tyre. Afati i fundit per grumbullim eshte mbremja e se henes (neser). Parashikohet te behen dy stervitje ne dite, ndersa 24 ore para ndeshjes me turqit do behet udhetimi drejt Stambollit". Cela sqaron se ekipi do vendoset ne Hotelin "Seiss", ndersa ndeshja do luhet ne stadiumin "Inonu". Pas ndeshjes te se shtunes, kuqezinjte do kthehen ne Antalya ku do qendrojne edhe 2 dite dhe pastaj do udhetojne drejt Greqise. Ne Athine ata do vendosen ne Hotelin "Mariot", ndersa takimi do luhet ne stadiumin "Karaiskaki" te Pireut.

    Nderkaq, pala shqiptare pret pergjigjen greke per te marre 5% te biletave te ndeshjes, qe i ka kerkuar per tifozet kuqezinj. Kjo, sipas medias greke, do te vendoset neser. "Sportime" shkruan se ky numer eshte 1.575 bileta, por federata greke e ka kushtezuar me kthimin e nje borxhi prej 7.000 eurosh. Por, sipas medias greke, tashme ky borxh paska shkuar ne 31.000 euro.

    Lista e lojtareve

    Portiere: Foto Strakosha (Panionios), Ilion Lika (Dinamo), Isli Hidi (Tirana). Mbrojtes: Tefik Osmani (Elbasani), Suad Lici (Vllaznia), Armend Dallku (Elbasani), Elvis Sina (Tirana), Ardian Aliaj (Oberhausen), Elvin Beqiri (Metalurg Donjeck), Lorik Cana (Paris SG. Mesfushore: Klodian Duro (Arminia Bielefeld), Altin Haxhi (Apollon Kallamarja, Ervin Skela (Arminia Bielefeld), Devis Mukaj (Tirana), Blendi Shkembi (Metalurg Zhaporozhnje), Altin Lala (Hannover 96), Redi Jupi (Diyarbakirspor). Sulmues: Alban Bushi (Dinamo), Florian Myrtaj (Catanzaro), Altin Rraklli (Tirana), Igli Tare (Bologna), Erion Bogdani (Verona).

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Pabesia Greke....

    PABESIA GREKE.....


    Greket u treguan edhe nje here te pabese sepse nuk u dhane bileta shqiptareve ne ndeshjen Greqi-Shqiperi....
    Por edhe Federata Shqiptare e Futbolit u tregua e paafte perderisa nuk arriti te siguronte 5% e biletave qe i takonin ne baze te marreveshjes qe kane neshkruar te 2 Kombetaret ne fillim te sezonit.....


    Ky eshte publikimi i Federates Greke te Futbolllit.....



    [B]Mundial 2006


    "Skudra shqiptare e futbollit nuk beri porositjen per biletat e ndeshjes Greqi-Shqiperi dhe per kete arsye Federata Greke e Futbollit vendosi qe 1.500 qe ishin per tifozat shqiptare tu jepen tifozave greke diten e Merkure 23/3/2005.....
    Ky numer biletash eshte i barabarte me shumen 5% e cila u perket tifozave te skuadrave mysafire, ne baze te marreveshjes qe u nenshkruajt pas shortit per kualifikimin ne MUNDIAL 2006.
    Ne kete marreveshje parashikohet gjithashtu qe porosia e biletave te kryhet e pakta 14 dite para ndeshjes...
    Ju kujtojme se cdo tifoz ka te drejte te bleje deri dy (2) bileta. pasi ka treguar me pare pasaporten e tij...."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bledari : 06-06-2005 mė 09:14
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Bogdani: Do te bejme te pamunduren

    ---------------------------------------------------

    Bogdani dhe pėrfaqėsuesja duket se po kalojnė njė muaj mjalti. Tė paktėn kjo ėshtė ideja pas dy vjetėve qė as nuk grumbulloheshit nga trajneri Brigel?

    "Tani ka mbetur gjithēka prapa. Gjėrat janė qartėsuar dhe unė ndihem mirė kėtu nė pėrfaqėsuese. E pėrsėris, ditėt me ekipin kombėtar janė tė shenjta dhe nė planin futbollistik nuk ndėrrohen me asgjė".

    As me ndonjė ndeshje tė rėndėsishme tė Veronės?

    "Verona ka rėndėsinė e saj. Skuadra luan pėr tė hyrė nė A dhe sigurisht qė ka nevojė edhe pėr mua, por mė vjen keq, nuk mund t'i pėrgjigjem kėto ditė, se nuk mund tė humbas shansin pėr t'u aktivizuar me pėrfaqėsuesen".

    Sa shanse ka Bogdani tė luajė nė kėto dy sfida. Tare gjithashtu ėshtė nė njė formė tė shkėlqyer?

    "E vendos trajneri se kush luan e kush jo. Paralelizmi me Taren nuk vlen. Kush njeh futbollin, e kupton se mund tė luajmė shumė mirė edhe bashkė. Gjithsesi, ėshtė ende herėt, ndeshja do ditė tė fillojė dhe unė do t'i pranoj tė gjitha vendimet e Brigelit".

    Pėrfshi kėtu edhe tribunėn?

    "Pse jo?! Teorikisht nuk ka asnjė arsye qė unė tė shkoj nė tribunė, por pėr kėtė skuadėr pėrfaqėsuese nuk do tė mė vinte keq ta bėja. I dashuroj ngjyrat kuqezi".

    Nė Greqi flitet se nuk do t'ju ndjekė asnjė tifoz?

    "Nuk jam nė brendėsi tė ēėshtjes, por nga media kam mėsuar se ka njė kontradiktė tė madhe nė lidhje me biletat. Sigurisht qė nuk mė vjen mirė. Pėr ne tifozėt janė shumė tė rėndėsishėm, tė barasvlefshėm me lojtarin numėr 12, ndėrkohė qė edhe ne e dimė se sa rėndėsi ka njė fitore pėr emigrantėt tanė nė Athinė e kudo nė Greqi. Janė apo s'janė nė stadium, do tė bėjmė tė pamundurėn".

    Mė parė ėshtė Turqia?

    "Edhe kjo ėshtė njė sfidė e vėrtetė, por mė thoni njė qė nuk ėshtė pėr skuadrėn tonė. Nuk ka asnjė ndeshje tė lehtė dhe kėtė duhet ta kuptojnė tė gjithė".

    Bogdani te Vijareali, Betis, Bilbao, Sampdoria apo Palermo sezonin e ardhshėm…?

    (Qesh). "Edhe unė i lexova gazetat italiane tė dielėn. Janė vetėm zėra merkatoje. Pėr momentin dua tė shkoj nė Serinė A me skuadrėn. Mė intereson vetėm kjo dhe sigurisht rikonfirmimi me skuadrėn pėrfaqėsuese

    ---------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ------------------------------------------------------------

    Risia e listės sė trajnerit tė kombėtares pėr dy ndeshjet e fundmarsit, Redi Jupi, nuk do tė grumbullohet me ekipin pėrfaqėsues. Kėtė fakt e ka bėrė tė ditur vetė futbollsti shqiptar i Diarbakisporit, i cili kėto ditė ndodhet nė Tiranė. Jupi ėshtė shprehur se po vuan njė dėmtim, i cili nuk e lejon tė grumbullohet me ekipin kombėtar, qė ka filluar dje pėrgatitjet pėr sfidėn me Turqinė nė Antalia.

    "Unė nuk do tė jem me kombėtaren shqiptare pėr dy ndeshjet e radhės me Turqinė dhe Greqinė. Kam probleme nė gju. Dje bėra edhe rezonancėn manjetike nė Tiranė dhe doli qė kisha njė problem nė kėmbė. Kėshtu m'u desh t'i pėrgjigjesha "jo" ftesės sė kombėtares shqiptare dhe trajnerit Brigel," - ka pohuar dje Redi Jupi.

    ------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -------------------------------------------------

    Portieri i kombėtares shqiptare, Fotaq Strakosha, ka folur pėr tė ardhmen e tij nė kombėtaren e Shqipėrisė, pėr ndeshjen e sė mėrkurės kundėr Greqisė dhe pėr synimet e Shqipėrisė nė grupin e dytė eliminator tė Botėrorit 2006.

    - A ėshtė e vėrtetė qė jeni larguar nga kombėtarja shqiptare pas 15 vjetėsh?

    - Po, ėshtė e vėrtetė. Kam folur me trajnerin tim dhe i kam thėnė sė dėshiroja tė tėrhiqesha, por Brigeli mė kėrkoi tė bashkohesha me skuadrėn pėr dy ndeshjet e ardhshme kundėr Turqisė dhe Greqisė pėr mbėshtetje morale. Unė do tė luaj vetėm nėse portierėt e tjerė do tė dėmtohen.

    - Tė mėrkurėn e ardhshme, Shqipėria do tė pėrballet me Greqinė nė stadiumin "Karaiskaqi". Cili ėshtė parashikimi juaj?

    - Do tė jetė njė ndeshje e vėshtirė pėr Shqipėrinė. Sigurisht, favoritė nė kėtė ndeshje janė grekėt, jo vetėm se ata kanė fituar kampionatin europian, por edhe pėr diferencat nė cilėsinė e kampionateve pėrkatėse. Veē kėsaj, ne do tė kemi shumė mungesa, pasi shumė lojtarė janė tė dėmtuar. Sigurisht, askush nuk mund ta parashikojė ecurinė e ndeshjes, pavarėsisht diferencave nė potenciale. Nėse favoritėt do tė fitonin gjithmonė, futbolli do tė ishte njė sport shumė i zbehtė.

    - Cili ėshtė objektivi i Shqipėrisė?

    - Pas rezulteteve jo tė favorshme qė morėm nė shtėpi, shanset tona qė tė pėrfundojmė tė dytėt nė grup janė eliminuar dramatikisht. Gjithsesi, filozofia jonė ėshtė qė tė mos lėshojmė pe deri nė fund.

    - Sė fundi, njė mesazh pėr njerėzit qė do tė jenė nė stadiumin "Karaiskaqi" gjatė ndeshjes Greqi-Shqipėri?

    - Futbolli ėshtė njė sport popullor qė shkakton reaksion te masat. Dhe ne, lojtarėt, fokusohemi nė lojėn tonė dhe pėrpiqemi tė luajmė mė mirė. Njerėzit duhet tė shkojnė nė stadium, tė shijojnė ndeshjen dhe tė brohorasin lojtarėt.

    -------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ----------------------------------------------------

    Ndėr tė fundit qė i ėshtė bashkuar kombėtares shqiptare nė hotelin "Top Kapi" tė Kemerit, ku po zhvillon grumbullimin para ndeshjes sė 26 marsit me Turqinė, ėshtė mesfushori shqiptar i Paris SG-it, Lorik Cana. Ky i fundit, pėrmes njė bisede telefonike, ėshtė shprehur se fakti i tė konsideruarit tė Shqipėrisė "autsajder" nė kėto dy ndeshje nga kundėrshtarėt duhet shfrytėzuar nė maksimum.

    "Pas dy humbjeve qė pėsuam nė fushėn tonė, ky ėshtė treni i fundit i Shqipėrisė pėr t'i mbajtur gjallė shpresat e kualifikimit. Humbja nė Tiranė me Ukrainėn, mendoj unė, nuk ėshtė se i ka bėrė gjėrat tė pamundshme, por vetėm se ato janė vėshtirėsuar ndjeshėm. E vetmja mundėsi pėr t'i pėrmirėsuar gabimet nga kėto dy ndeshje tė humbura nė shtėpinė tonė ėshtė tė arrijmė rezultate sa mė tė mira nė Turqi dhe Greqi. Personalisht shpresoj pėr katėr pikė, ndonėse edhe dy barazime nuk do tė ishin keq. Vetėm kėshtu mund tė shpresojmė tė mbetemi pretendentė pėr t'u kualifikuar. E di se kėto janė ndeshje shumė tė vėshtira pėr tė marrė pikė, por kjo ėshtė alternativa jonė. Ne jemi "autsajder", ata janė favoritė. Kėtė gjė duhet ta shfrytėzojmė nė maksimum. Turqia dhe Greqia duhet t'i fitojnė se s'bėn ndeshjet me ne, ndryshe ēdo rezultat tjetėr do tė ishte fatal pėr kundėrshtarėt nė fjalė. Duke gjykuar kėshtu, them se kombėtarja jonė duhet tė jetė mė e ēliruar psikologjikisht dhe nga tensioni i fitores me ēdo kusht tė vendėsve, ēka mund t'i japė atė qė dėshiron nė kėto dy sfida tė vėshtira," - ka pohuar nga Antalia nėpėrmjet celularit tė tij Lorik Cana.

    Ai shtoi se Turqia, me rezultatet e fundit negative, kėrkon ta pėrmirėsojė imazhin dhe njėkohėsisht tė zbresė nė renditje ekipin shqiptar, si njė rival tė momentit.

    "Tė dyja ndeshjet janė tė vėshtira, sidomos ajo nė Greqi, pas fitores qė arritėm ndaj tyre nė Tiranė. Ata do tė mundohen ta kthejnė rezultatin, tė hakmerren nė njėfarė mėnyre pėr atė qė u shkaktuam nė Tiranė shtatorin e vitit tė kaluar. Me njė fjalė, do tė bėjnė ēmos pėr tė fituar ndaj nesh jo vetėm pėr tė marrė 3 pikėt, por edhe pėr t'i gėzuar tifozėt e tyre. Nga ana tjetėr, edhe ne do t'i luajmė tė gjitha kartat. Besoj se ky ėshtė shansi ynė, prandaj nuk kemi ēfarė tė humbasim. Ata do tė hyjnė me mendje te fitorja, ndėrsa ne me kokė tė ftohur. Para kėsaj, ėshtė shumė i rėndėsishėm njė rezultat i mirė nė Turqi, qė do tė na jepte mundėsi mė tepėr pėr t'u pėrgatitur pėr atė ndeshje, pasi ėshtė fjala edhe pėr vullnet e moral," - nėnvizoi lojtari me numėr pesė i kuqezinjve.

    I pyetur pėr dy ndeshjet e fituara me Turqinė, nė fushėn e kėsaj tė fundit, Cana ka pohuar: "Ndeshjet e fituara mė parė me turqit nuk duhet tė merren parasysh, sepse kanė qenė shumė kohė mė parė dhe kanė qenė miqėsore. Por pėr mua do tė jetė interesante, sepse nė tė gjitha ndeshjet ne e kemi udhėhequr lojėn, kurse tani kundėrshtari duhet ta udhėheqė lojėn, ndėrkohė qė ne duhet tė shfrytėzojmė rastet e krijuara.

    Pėr njė kthim tė mundshėm tė tij nė mbrojtje, Loriku shton: "Nuk e kam menduar fare kėtė gjė. E di se kemi mungesa nė mbrojtje, por unė jam kėtu pėr t'i shėrbyer kombėtares, kudo ku ajo ka nevojė. Nėse trajneri mendon ashtu, jam i gatshėm. Nuk ėshtė hera e parė qė kam luajtur nė mbrojtje. Kėtė detyrė e kam bėrė edhe nė ekipin tim, ndonėse roli im ėshtė mesfushor."

    ----------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    --------------------------------------------------------------------

    Veterani i portės kuqezi do tė ketė tė veshur fanellėn me numrin 12 kur tė zbresė nė fushėn e stadiumit “Inonu” tė Stambollit. Siē duket trajneri Brigel nuk resht sė surprizuari shqiptarėt nė prag tė ndeshjeve. Kėshtu, mėsohet se ai ka vendosur qė t’ia besojė sėrish vendin midis dy shtyllave, portierit 39-vjeēar, cili vetėm tre javė mė parė kishte deklaruar tėrheqjen nga pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė. Trajneri gjerman kishte nė mendje tė emronte Arjan Beqajn si zėvendėsin e Strakoshės, por portieri kosovar ka prishur planet e tij. Pasi mori thirrjen e kombėtares, ai deklaroi se nuk do tė bashkohej me grupin, pasi doktorėt e kishin kėshilluar tė qėndronte pranė gruas, e cila pak ditė mė parė ka sjellė nė jetė njė vajzė. Pra, Beqaj refuzoi, ndėrkohė qė vetėm tri ditė mė parė ai, nė njė prononcim tė tijin pėr shtypin shqiptar deklaroi se do tė sakrifikonte dhe do tė vihej nė dispozicion tė kuqezinjve.

    Mirėpo, kjo gjė nuk u mor parasysh nga stafi teknik i skuadrės, qė kishte marrė me vete nė Turqi tre portierė dhe nuk mund tė kthente nė shtėpi njėrin nga portierėt. Pas kėsaj tė gjithė menduan se nė vendin e Strakoshės do tė luajė Ilion Lika, zėvendėsi natyral i tij. Portieri i talentuar dinamovit prej vitesh ėshtė grumbulluar rregullisht me kombėtaren dhe tė gjithė menduam se pas tėrheqjes sė Strakoshės dhe me mungesėn e Beqajt, do tė ishte ai njeriu qė do tė bėhej numri njė. Edhe pse Strakosha u tėrhoq, Brigel i kėrkoi tė ishte pranė skuadrės pėr kėto dy ndeshje. Prania e tij u argumentua me faktin se eksperienca e tij do tė ishte njė plus nė planin moral pėr grupin e kuqezinjve. Por me sa duket tekniku gjerman ka frikė t’i besojė portėn Likės dhe do tė hedhė nė fushė si titullar Strakoshėn ndaj Turqisė, duke i dhėnė atij fanellėn me numrin 12. Ka gjasa qė edhe nė ndeshjen ndaj Greqisė, njė takim mjaft delikat do tė jetė pikėrisht ai, portieri qė do tė mbrojė portėn kuqezi.

    --------------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  9. #19
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    FSHF "braktiset" nga FIFA




    Federata Shqiptare e Futbollit, e vetme me shpatulla pas murit pėr punėn e biletave tė mohuara nga Federata Greke e Futbollit. Kėshtu, dy ditė pas protestės sė FSHF?sė nė FIFA, kjo e fundit dje ka dėrguar nė federatė pėrgjigjen nė lidhje me protestėn qė federata jonė ka dėrguar ditėn e hėnė. Sipas komunikimit zyrtar, FIFA i ėshtė pėrgjigjur federatės sonė, duke thėnė se pėr protestėn e saj nuk mund tė bėjė dot asgjė. Sipas drejtuesve tė FIFA?s, mosmarrėveshja mes federatės shqiptare dhe asaj greke nuk mund tė zgjidhet nga FIFA. Ky insitucion nuk ka asnjė kompetencė pėr kėtė ēėshtje. Kjo sepse ekipet kanė nėnshkruar njė memorandum mes tyre dhe jo nė prani tė FIFA?s. Kėshtu edhe ēėshtja e 5-pėrqindėshit tė biletave ėshtė problem midis dy federatave. FIFA gjithashtu ka kėshilluar federatėn tonė qė tė mundohet qė ēėshtjen ta zgjidhė me gjuhėn e dialogut. Gjithsesi, duket se kjo rrugė nuk llogaritet mė, pasi palėt tashmė i kanė konsumuar pothuajse tė gjitha rrugėt. Federatės sonė, pėr tė kėrkuar tė drejtėn i mbetet vetėm njė rrugė: hedhja nė gjyq e Federatės Greke tė Futbollit pėr ēėshtjen e biletave. Kėto tė fundit tashmė janė qarė nga FSHF?ja, qė edhe njė herė ka marrė njė goditje tė rėndė nga grekėt, tė cilėt vazhdojnė tė tregohen tė ulėt, duke i trajtuar shqiptarėt me pėrbuzje.




    Biletat e shqiptarėve u shiten grekėve



    I kanė quajtur "Letra Magjike". Nė fakt janė biletat qė u takonin shqiptarėve. U tha se u shitėn nė njė kohė rekord. Do tė ishte e turpshme t'i pėrmendje sadopak e jo mė tė bėje propagandė me njė veprim tėrėsisht antihuman. Tė paktėn biletat qė u takonin shqiptarėve, u duheshin dhėnė atyre. Por nuk ndodhi kėshtu. "Nė mė pak se 2 orė u zhdukėn biletat, qė nxori nė shitje EPO pėr ndeshjen me Shqipėrinė. Qysh herėt nė mėngjez ishin krijuar radhė tė gjata jashtė sportelit nė sheshin "Korai" nė qendėr tė Omonias dhe 1500 letrat magjike qė nuk morėn shqiptarėt u dukėn tė pakta pėr nevojat e tifozėrisė greke". Sikur tė mos mjaftonte ky njoftim, qė i jepte fund ēdo shprese tė shqiptarėve pėr tė parė nga afėr ekipin e tyre, nė njė sajt tjetėr shkruhet: "Nga EPO-ja u deklarua se u shitėn tė biletat qė u hodhėn nė treg nė sportelin e Athinės. Dhe shitja e tyre u bė siē pritej, qetėsisht". Pėr kėtė federata falėnderon popullin edhe pėr entuziazmin nė prag tė ndeshjes me Shqipėrinė mė 30 mars. Ndėrkohė, po kjo federatė u kujton njerėzve tė vet, qė tė mos mbeten vende bosh, por tė plotėsohen ato qė kanė lėnė kundėrshtarėt e biletave?! Me siguri qė nė kėtė federatė duhet tė kenė shkuar me dhjetėra kėrkesa nga shqiptarė tė ndryshėm. Patjetėr qė ajo ėshtė informuar se shumė shqiptarė edhe pse e kanė ditur qė nuk mund tė marrin biletė kanė ndenjur pranė sporteleve me shpresė se dikush do tė kujtohet edhe pėr ta. Por mė kot. Dhimbja e tyre shpirtėrore pėr tė parė kombėtaren kuqezi, greqisht ėshtė pėrkthyer si mosdashje



    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al







    Kot fare Fshf-ja.....

    Ato punė duheshin sqaruar me "kolegen" e saj.....biles me kohė dhe jo ditėt e fundit

    Pse mė ngjan mua sikur ti kenė "rregulluar" punėn dy Federatat nė tė tillė mėnyrė qė tė evitojnė incidente tė mundshme....

    Gjithė veprimet qesharake tė Federatave kėto ditė mua kėtė pėrshtypje mė japin...



    Suksese Kombėtares nė kėto dy ndeshje tė vėshtira...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 25-03-2005 mė 09:30
    .........................

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Turqi-Shqiperi direkt ne internet ...

    -------------------------------------------------------

    Sapo pashe se ndeshja Turqi-Shqiperi do te transmetohet direkt ne faqen:

    .

    megjithese nuk e di si do jete nga ana cilesore!



    -------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bledari : 06-06-2005 mė 09:20
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •